Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Koalicioni i parė LDK-PDK

    Lutfi Haziri ėshtė nė gjendje tė bėjė koalicion edhe me djallin, vetėm pėr t`iu hakmarrė kryetarit tė Komunės nga radhėt e dardanėve tė Nexhat Dacit.

    Nebih Maxhuni

    Gjilan,28 shkurt – Dardanėt e Nexhat Daci nė Gjilan kanė humbur pozitėn e kryeshefit nė kėtė komunė. Pėrpjekjet e kryetarit tė Komunės, nga radhėt e dardanėve, Xhemail Hyseni qė Komuna tė udhėhiqet nga kryeshefi i LDD-sė tė Dacit, kanė marrė fund.
    Njė marrėveshje mes opozitės nė Gjilan, Partisė Demokratike tė Kosovės dhe LDK-sė sė Lutfi Hazirit, ka bėrė qė pozita e kryeshefit t`i takojė PDK-sė, Dega nė Gjilan.
    Kjo marrėveshje fillimisht i mundėson PDK-sė qė tė propozojė njė kandidat si ushtrues detyre tė kryeshefit ekzekutiv.
    Kėtė e ka bėrė PDK-ja qysh sot dhe ka emėruar Kabil Osmanin, ushtrues detyre tė kryeshefit. Osmani ka filluar punėn pas marrjes sė bekimit tė 21 votave tė mbledhura nga kėshilltarėt komunalė tė Gjilanit nga radhėt e LDK-sė dhe PDK-sė.
    Qemajl Mustafa, kryetari i PDK-sė nė Gjilan, thotė se ky nuk ėshtė koalicion qeverisės, por vetėm marrėveshje pėr tė vendosur njė kryeshef unifikues nė krye tė qeverisė komunale.
    “Kemi bėrė marrėveshje me LDK-nė, me krahun e Fatmir Sejdiut, me Lutfi Hazirin, nuk ėshtė koalicion pėr tė qeverisur, por ėshtė marrėveshje vetėm pėr ta vendosur ushtruesin e detyrės sė kryeshefit”, thotė kryetari i PDK-sė nė Gjilan.
    Sipas Mustafės, u.d. i kryeshefit nuk ėshtė anėtar i PDK-sė, por qė anon nga kjo parti.
    “Kjo ėshtė hakmarrje. Lutfi Haziri ėshtė nė gjendje tė bėjė koalicion edhe me djallin, vetėm e vetėm qė tė mė hakmerret”, i ka komentuar zhvillimet e fundit Xhemail Hyseni, kryetari i Komunės nga radhėt e LDD-sė sė Nexhat Dacit.
    Ai ka kundėrshtuar kėtė marrėveshje duke propozuar qė tė pritet deri nė zgjedhjet e sivjetme dhe tė vendoset nga vota e lirė se kush do tė udhėheqė me komunėn.
    Kandidatin pėr u.d. tė kryeshefit e ka propozuar PDK-ja.
    “Kandidatin tė cilin e ka propozuar PDK-ja, ėshtė njė kandidat i cili spikatet me aspektet profesionale, nuk ka qenė i involvuar nė asnjėrėn nga partitė dhe qėllim yni ka qenė qė tė emėrohet ky njeri nė qeveri, sepse ėshtė element unifikues, element profesional dhe nė qytet ka reflektuar shumė pozitivisht, reaksionet janė shumė tė mira”, ka thėnė kryetari i PDKsė.
    Kjo marrėveshje ėshtė cilėsuar edhe si njė hap drejt koalicionit LDK-PDK pėr tė udhėhequr Kuvendin komunal tė Gjilanit.
    Mustafa thotė se tė dy partitė, LDK-ja dhe PDK-ja janė tė interesuara qė punėt tė ecin normalisht nė kėtė komunė dhe qė tė mos ketė bllokime nė KK shkaku i interesave tė grupeve tė caktuara individėsh.
    “LDK-ja dhe PDK-ja definitivisht janė tė interesuara qė tė ketė rregull dhe rend nė Komunė. Ato forca sė shpejti do ta marrin Komunėn”, ėshtė i bindur kryetari i PDK-sė.
    Por, nėse vendoset pėr njė koalicion mes dy partive mė tė mėdha nė vend, PDK-ja pėrveē kryeshefit do tė kėrkojė edhe mė shuam se gjysmėn e drejtorive komunale.
    “Nėse vendosim qė tė shkojmė nė qeverisje, kėrkesat tona mund tė shkojnė edhe mė tutje, por ende nuk jemi ulur pėr tė folur me LDK-nė pėr koalicionin”, tregon ai.
    Negociatat pėr bashkėqeverisje mes LDK-sė dhe PDK-sė, Mustafa thotė se duhet tė zhvillohen nė Prishtinė mes liderit tė PDK-sė, Hashim Thaēi dhe Eqrem Kryeziut, nėnkryetarit tė parė tė LDK-sė.
    “Nėse vendosim pėr koalicion tė pėrbashkėt LDK- PDK, deri nė zgjedhjet e ardhshme, kėtė duhet ta bėjnė partitė nė qendėr”, shpjegon ai.
    Kabil Osmani u.d. i kryeshefit, ka qenė shef i zyrės sė projekteve pranė kryeshefit ekzekutiv tė Komunės sė Gjilanit. Ai, sipas Mustafės, ka relacione tė mira me tė gjithė drejtorėt e drejtorive komunale dhe shėrbyesit civil nė kėtė komunė.
    Kryetari i PDK-sė ka fajėsuar LDD-nė e Nexhat Dacit si pėrgjegjėsit kryesor tė bllokimit tė punėve nė KK tė Gjilanit, duke thėnė se ata e kanė ēuar Komunėn drejt njė kolapsi tė madh.
    Konkursi pėr kryeshef ekzekutiv do tė mbetet i hapur 14 ditė qė nga shpallja e tij dhe me gjasė, pas kėsaj periudhe, zyrtarisht do tė emėrohet nė postin e kryeshefit kandidati i propozuar nga PDK-ja.
    Mosmarrėveshjet PDK-LDD nė kėtė komunė kanė filluar shumė mė herėt, kur kryetari i Komunės, Xhemail Hyseni i kishte vazhduar disa herė kontratėn e punės ish-kryeshefit Enver Muja.

    DardaniaFORUM.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    heeeeeeeeeeeeeeee
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar mė parė nga Llapi
    heeeeeeeeeeeeeeee

    Qysh ju po bani Kualicion me at partin qe ti e quajshe LKJ

    Ju per pushtet e jepni edhe nanen e juve.. e leje ma ftyren.. e ato qka e folni.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

Tema tė Ngjashme

  1. Dule: PS nuk mbrojti votat tona
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 15:13
  2. Lėkundet koalicioni VMRO-DPMNE-BDI
    Nga Faik nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 23:41
  3. Koalicioni qeveritar BDI-VMRO afėr fundit!
    Nga RaPSouL nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 12:53
  4. Krijohet koalicioni i ri qeverisės VMRO PDSH
    Nga babadimri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-07-2006, 09:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •