Close

Rezultati i Sondazhit: Eshte normale nje nxenes Shqiptare te ngrej Flamurin Greke!ne Greqi?!

Votues
148. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • JO

    53 35.81%
  • PO

    24 16.22%
  • PSE JO

    18 12.16%
  • KURRE

    62 41.89%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 170
  1. #131
    ne kerkim
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Postuar më parë nga leci
    Po te vinin grekt ne Shqiperi si mendon qe do ti prisnim ne?
    Ndoshta me lule dhe buqeta?
    Nuk e di o Leci sa kohe ke ne Itali po nqs ke degjuar ca behet andej nga Shqiperia, Greku ka ardhe me kohe e me vakt e ne jo vetem qe e kena prit me lule e me buqeta po biles po i shesim edhe gjysmen e vendit.
    timeo Danaos et dona ferentes

  2. #132
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176
    E vetmja gje qe i ka ngelur grekut te beje ne shqiperi, eshte ta vendosi flamurin e vet tek sheshi skenderbe,mos vellezer a e dini se cfare po ndodhe ne shqiperi,te ngelemi shqipetare apo te grekezohemi.

    Zoti na ndihmofte ne ruajtjen e trojeve e integritetin ....shqipetar.


    kristali

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e vagabondi1
    Anëtarësuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Where the bitches are...CaLiFoRnIa BaBY !
    Postime
    217
    jam krenar qe jam shqiptar deri ne vdekje,por nje flamur te huaj do ta ngrija vetem ne qoftese do ishte ne interesin tim dhe do isha akoma me krenar qe nje shqiptar del me i zgjuari i asaj shkolle po cfar do gjeje tjeter (me i zoti)

    bye

  4. #134
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630
    leci e ke shume gabim! Z-ja e kishte shume mire!

    ketu ne greqi 80% te rinise deri ne 20 vjec nuk flasim me shqip as ne per shtepirat e tyre!saper ikjen e tyre ne shqiperi nje numer te 20%vene me qejfin e tyre kurse nje numer te 20%vene se prindrit i marin me vete!te tjeret nuk e dine fare se ca do te thote shqiperia edhe kane me shume se 3-4 vjete pa vajtur!keto statistikat i kam bere vete ne rethin shoqerore edhe ne shkollen time!

    kshu qe mos kundershto tek te thenat e Z!



    """""""""""""""""""""""""""""""""""""roeli"""""""""""""""""""""""""""""
    Fieri eshte qyteti endrrave te mia
    Fieri qyteti ku kaloj femirija
    Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
    Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
    Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time

    ......................^_R_o_L_u_A_^

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    56
    Shqiptare te tjere humbin jeten prej grekërve

    Një aksident i dyshimtë i merr jetën ish-agjentit sekret shqiptar në qëndër të Selanikut. Ngjarja ka ndodhur në 2 tetor 2003 ku është vrarë aksidentalisht në Greqi ish-oficeri i SHIK-ut Mitat Mersinllari, 47 vjeç. Vrasja e tij është mbuluar me mister, ndërsa vëllai dhe shokët e tij, këmbëngulin për një vrasje shtetërore të projektuar mirë dhe jo për një aksident automobilistik të zakonshëm.

    Kjo nuk është hera e parë që ndodh kështu, tha vëllai i tij Mersin Mersinllari, pedagog në Universitetin e Tiranës. Sipas familjarëve dhe shokëve të tij, aksidenti mund të ketë lidhje me të shkuarën e tij si oficer i Shërbimit Sekret Shqiptar (SHIK), detyrë që ai e ushtroi deri në vitin 1997. Mitati, njëkohësisht njihej edhe si veprimtar politik në Greqi dhe merrte pjesë në aktivitete të tilla.

    Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por në emër të mbledhjes së provave dhe fakteve, e ka vonuar rreth dy orë dërgimin e Mitatit në spital, i cili ishte jo më larg se 200 metra. Sipas variantit të policisë, Mitati është goditur nga një makinë me targë NZN 2698 e drejtuar prej 18-vjeçares Theofili Zeropulos, e bija e çifutit Jakov. Policia thotë se makina e ka goditur Mitatin në rrethana të paqarta, por, ndërkohë, ajo nuk e ka kapur autorin e ngjarjes. Makina, menjëherë pas goditjes, ka ikur nga vendngjarja, duke e lënë viktimën të shtrirë përtokë. Pas ngjarjes tragjike, aty ka shkuar ekipi hetimor, i cili ka marrë me vete të gjitha provat e krimit, dhe si përfundim i ka lënë fajin viktimës. Ekspertët policorë nuk kanë deklaruar rrethanat e këtij krimi, duke u mjaftuar me mbrojtjen e autorit të krimit.

    Vëllai i viktimës, por edhe disa prej shokëve të Mitatit, këmbëngulin se krimi ishte i planifikuar dhe se në timonin e makinës nuk ishte 18-vjeçarja, por i babai i saj, i cili jashtë çdo mundësie ka goditur shqiptarin për vdekje dhe më pas është larguar qetë-qetë pa u ndjekur nga policia dhe nga askush.

    Mitati ka qëndruar i shtrirë në asfalt rreth dy orë, pra nga ora 21.30 deri në 22.45, kur ai u dërgua në spital. Pasi u dërgua në spital, ai mori ndihmën e parë, por vdiq në orën 22.30. Nëse policia do ta kishte marrë menjëherë në vendngjarje, sipas burimeve shqiptare, ai do të kishte shpëtuar, por miqtë e tij këmbëngulin se ai u la aty për të vdekur me çdo kusht. Një detaj tjetër, për të cilin këmbëngulet, është fakti se policia e Selanikut nuk e lajmëroi konsullatën shqiptare, derisa për këtë u kujtuan shokët e Mitatit. Konsullata, pasi i bëri telefon policisë dy ditë më pas konfirmoi vdekjen e Mitat Mersinllarit. Kur shefi i konsullatës kërkoi shpjegime për mosinformimin, zyrtari i policisë tha se ne nuk e dinim numrin e telefonit. Shokët e Mitatit thanë se kur e kërkuan kufomën e shokut të tyre, polica e fshihte. Bashkë me kufomën policia, sipas tyre, ka zhdukur edhe provat e krimit, duke krijuar pseudoprova të tjera. Policia i dha të shoqes së Mitatit rroba pa gjak, një portofol me 40 euro dhe lejën e vjetër të qëndrimit. Gruaja e tij nuk di greqisht, kështu që ajo firmosi për marrjen e këtyre gjërave, pa ditur se policia po përdorte një mekanizëm për fshehjen e provave të së vërtetës. Ne kërkojmë drejtësi. Po ata që thanë se djali nga Hasi u vra nga plumbi që bëri rikoshetë në ajër, thanë se vëllai im u vra aksidentalisht. Por hetimet për djalin nga Hasi treguan se ai u vra me qëllim, ashtu siç gjurmët e krimit për vëllanë tim u fshehën për të bërë fajtor viktimën, shprehet i revoltuar Mersini.

    Dy emigrantë korçarë kanë nderruar jete gjithshtu dje pas një aksidenti në kryeqytetin grek, Athinë. Burimet nga qyteti i Korçës bëjnë të ditur dje se, dy viktimat, Vaskë Ceci dhe Romeo Treni, banues në qytetin e Korçës, pësuan fundin tragjik gjatë një përplasjeje mes automjetesh në një autostradë në dalje të Athinës.

    Në morgun e Selanikut, që prej dy muajsh vazhdon të dergjet trupi i pajetë i një shqiptari nga Gjirokastra. Quhet Jorgo Vasili. Këtë e dëshmon për gazetën prof. Mersin Mersnillari. Kur unë shkova të merrja trupin e vëllait, shefi i morgut m'u lut të bëja publik faktin që në këtë morg dergjej edhe një shqiptar tjetër, për të cilin nuk kujdesej askush. Ne i kemi kërkuar ndihmë konsullatës shqiptare, por ajo na ka thënë se po interesohemi, por në fakt askush nuk ka ardhur të marrë trupin e tij. Më thanë se në disa qytete të tjera, ka edhe shqiptarë të tjerë, që dergjen në morg pa ditur se kush janë dhe që nuk kujdeset askush për ta, saktëson Mersini.

    Gazeta Panorama
    11 Tetor 2003

  6. #136
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630

    hmmm

    kto lloje faktesh nuk duhen te lien keshtu!


    po dua e te theme qe kjo tema esht teper per teper e dryshme me ate lajm qe ti na kishe shkruahtur!





    """"""""""""""""""""""""""""""""""""""""roeli""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""
    Fieri eshte qyteti endrrave te mia
    Fieri qyteti ku kaloj femirija
    Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
    Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
    Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time

    ......................^_R_o_L_u_A_^

  7. #137
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404

    Odisea Cenaj ekspozon Greqine raciste!

    Dje nxenesi shqiptar me banim ne Greqi, me deklarate te tij ne SHTYP, hoqi dore nga e drejta e tij te ishte flamurtari i shkolles se tij ne parakalimin shkollor te 28 Tetorit 2003. Kete e beri pasi bashkenxenesit e tij dhe disa prinder te tyre kishin pushtuar shkollen ku ai studion ne shenje proteste se nje "shqiptar duhet te ngreje flamurin grek" ne kete parakalim. Menjehere mbas deklarates ne shtyp te Odiseas per doreheqjen e tij nga e drejta tei ishte flamurtar, bashkenxenesit e tij nderprene pushtimin e ambienteve shkollore dhe u rikthyen ne mesime.
    Odisea deklaroi para kamerave televizive:" U perpoqa dy here te ndryshoj shoqerine , por sic duket jam gabuar.Disa gjera kurre nuk kane per te ndryshuar". Babai i Odisea Cenaj, nje emigrant ekonomik ne Greqi beri vecse nje deklarate lakonike ne lidhje me pushtimin e bashkenxenesve te te birit per te mos e lejuar ate te parakaloje me flamurin grek :"Ne qofte se ky ( veprim) nuk eshte racizem , atehere cfare eshte?"
    Per tu shenuar eshte se kundervenia e bashkenxenesve te Odiseas per ta mos lejuar ate te ushtroje te drejten e tij te jete flamurtar i shkolles si nxenesi me i mire i saj eshte ne kundershtim me politiken zyrtare te Ministrise se Arsimit te Greqise, e cila ne baze te nje udhezimi te futur vjet ne fuqi , perseri nga rasti "Cenaj" i vitit te kaluar, eshte qe te mos behen diskriminime me baza etnike, fetare persa i perket te drejtes se qenit flamurtar i shkollave nxenesve te huaj qe jane te shkelqyer ne shkollat greke.
    Ceshtja "Cenaj" ka ekspozuar ne kete menyre Greqine dhe greket si raciste. Partite politike te parlamentit grek te gjitha pa perjashtim u vune perkrah Odiseas dhe denuan qendrimin racist te bashkenxenesve te tij. Ministri i Arsimit te Greqise deklaroi para kamerave se te tilla qendrime raciste ekspozojne Greqine dhe krijojne imazhin se ne Greqi ka shkolla qe ndihmojne ne krijimin e "getove" gje qe shteti i tij do ta evitoje. Ish ministri i Jashtem grek me origjine arvanitase Theodhoros Pangallos i indinjuar thelle i kerkoi kryeministrit qe Odiseas ti jepet urgjentisht shtetesia greke.
    Vjet perseri ishte Odisea Cenaj ai qe terhoqi vemendjen e opinionit publik grek dhe atij te huaj ( deri dhe CNN pati nje lajme te shkurter ne lidhje me kete ceshtje) me gjakftohtesine e tij dhe menyren burrerore se si reagoi ndaj qendrimit racist te bashkenxenesve te tij. I vetem Odisea ka ekspozuar racizmin grek me teper sesa vete Shqiperia si shtet i organizuar.
    Ashtu si vjet edhe sivjet, as ambasada shqiptare ne Athine, as Ministria e Jashtme e Shqiperise nuk bene te pakten nje note proteste formale per te denuar fenomenet raciste drejtuar kundrejt nje qytetari shqiptar-shembullor ne sjelljen e tij dhe i shkelqyer ne mesime ne nje shtet te huaj.
    Personalisht pershendes nga larg Odisea Cenajn dhe i them te qendroje i forte dhe i matur ashtu si gjithmone!
    BRAVO ODISEA!
    "Who is John Galt?"

  8. #138
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630
    nga nje ane eshte e sakte veprimi qe beri!por nga ana e grekut nuk e pranuan foljen e tije per racizmin!
    ata edhe nuk duan ta ngrej ai po edhe nuk pranojne kritiken!!!









    """""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""'roeli""""""""""""""""""""""""""""""'''"""""""""'
    Fieri eshte qyteti endrrave te mia
    Fieri qyteti ku kaloj femirija
    Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
    Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
    Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time

    ......................^_R_o_L_u_A_^

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Pervec Odiseas do doja t'i them bravo edhe Toros per shkrimin e tij te goditur dhe te plote.

    Votova dhe une ne se duhet apo jo te ngrejne flamruin Grek Shqiptaret por ajo qe dua te them eshte se u zhgenjeva jashte mase kur pashe rezultatet e votave. 73 vota ishin negative kundrejt 22 votave positive.

    Kjo gje mua me tregon se me kot akuzojme Greket se jane rraciste, ndersa ne Shqiptaret ne vend qe te krenohemi qe kemi arritur ne shume shkolla te kemi nxenesit me te mire, nuk duam te ngrejme flamurin e tyre. Mos valle reagimi yne eshte po aq racist sa i Grekeve? Madje eshte pakica e Grekeve qe jane kundra Cenai-t, dhe jo shumica. Ndersa me sa po shoh eshte shumica e Shqiptareve qe nuk duan qe patriotet e tyre te ngrejne flamurin Grek. Ne mendjen time lindi pyetja: Mos valle ne Shqiptaret jemi me rraciste se Greket? Mos valle do silleshim me keq neve nese nje Grek do ngrinte flamurin Shqiptar ne Shqiperi? Votat me tregojne se ndofta pergjijgja e pyetjeve te mia eshte Po.

    Me keqardhje,

    liveintwoplaces
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #140
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Eh c'rendesi ka e pranojne apo jo kritiken Rolo? Rendesi ka qe ne shkollen ku studion shqiptari Odisea Cenaj, flamurtari i kesaj shkolle ka per te qene gjithmone nxenesi i dyte me i mire.Jo i pari si ne te gjitha shkollat e tjera. Me pushtimin e shkolles ata e kane provuar me fakte qe jane raciste. Dhe madje kete e kane provuar me "pushtimin" e shkolles, me deklaratat kunder tyre te Ministrit te Arsimit, me perkrahjen qe parlamenti grek qe nderpreu punimet per tu marre me nje adoleshent shqiptar qe i behej nje padrejtesi ( te gjitha partite pa perjashtim) i bene Odiseas. Pra atyre u ka ngelur damka e racistit ne syte e gjithe opinionit publik me fakte , e pranojne apo jo!
    "Who is John Galt?"

Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  4. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •