
Postuar mė parė nga
Borix
darwin,
mendoj se problemet tuaja bien ne fushen e absolutizmit te mendimit, fushe e cila i ngjet mendimtareve fetare, jo atyre shkencore (kritike, e kam fjalen). Une nuk kam nevoje per miratimin e askujt, as ne kete forum as ne jete reale, sepse mendimi im eshte teresisht i prere. Nisur nga kjo, po nxjer ne pah disa pika te artikullit te KVS, meqenese mendoja se do te ishit aq mendjehapur per t'i cilesuar vete si pika te dobta.
Se pari, lexo me vemendje dy pohimet disnjuktive te argumentit (te shkeputur nga artikulli i paraqitur nga KVS):
Ky lloj argumentimi pervecse eshte i gabuar (sepse bie pre e falsitetit te te menduarit bardhe e zi), nxit nje teze e cila presupozon se do te vertetoje perse nuk ka kuptim respekti ndaj fese, dhe per pasoje toleranca fetare (ky eshte konceptimi qe me lind mua nga teza, por a zhvillohet ky ne vazhdim?).
Se dyti, hidhi nje sy tjeter te vemendshem argumentit te meposhtem:
Edhe ne kete rast, falsiteti i te menduarit bardhe e zi, i cili vjen nga nje falsitet logjik non causa pro causa, nxit lexuesin kritik te mos ta pranoje ate si evidence ne favor te tezes se parashtruar. Per me teper, ne kete seksion te paragrafit une prisja te lexoja evidenca se perse fetaret nuk e kuptojne konceptin 'respekt' dhe 'respket ndaj fese'. Ne te kundert, kjo qendron nje pike apo fund i hapur.
Ende pres te ndeshem me nje linje arsyetimi se perse ne, ateistet, dhe njerezit ne pergjithesi nuk duhet te kene nje respekt te merituar (fjalen qe une po shtoj per te ulur kritiken time) ndaj fetareve:
Ne kete pike, lindin rishmez disa pyetje: "Per cilen veprimtari behet fjale, vetem per ritualin, apo edhe per rutinen e jeteses?" dhe "Cilat jane ato jo pak raste kur feja nuk ngjall respekt? Mos behet fjale per persekutimin historik te njerezve? Nese po, perse nuk shpaloset si evidence ne favor te tezes, dhe perse mbahet si e implikuar?". Te tilla pyetje, darwin, meritojne nje pergjigje eksplicite, sepse teza behet me e forte dhe linja e arsyetimit me bindese atehere kur autori me paraqet mua nje suport te forte.
Per me teper...
Teksa une njoh shume shembuj ne favor te ketij konkluzioni (i cili nuk eshte rrjedhe logjike e linjes se pritshme te arsyetimit te artikullit nisur nga teza e ketij artikulli), autori nuk paraqet asnje evidence ne forme shembulli. Tek e fundit, lidhja logjike bie ne kete pike, teksa autori argumenton ne baze te ndjenjave dhe opinioneve subjektive (eksperte?), por qe edhe kjo konsiderohet nje falsitet logjik. Sidoqofte, une vazhdoj te pres te lexoj argumente te forta dhe logjike ne favor te tezes se lartpermendur; ende nuk po has te tilla.
Duke lene menjane pikat e parashtruara ne paragrafet ne vijim, me lejo te dal tek paragrafi i meposhtem:
Ky eshte argumentimi me i gabuar qe kam hasur ne jeten time, nisur nga fakti se eshte nje falsitet logjik i specializuar "i dordolecit", ose "straw man" (te cilin kam vene re se e njeh mire). Pra, autori i ketij artikulli nderton nje kokashte duke e veshur me roba qe i ngjajne vecorive te fetareve, dhe duke e goditur me pas ate. Ne fakt, ai po godet vetveten, sepse vecorite e dordolecit jane te ngritura nga vete autori. Jane vecori te nje fetari? Po? Te cilit fetar, atehere? Pse nuk jepen evidenca? Te tilla argumentime, apo kundershembuj, meritojne koshin, sepse nuk jane aspak te vlefshme. Mbase ky ishte dhe paragrafi qe me beri te postoja shkrimin tim te pare ne kete teme.
Ja dhe paragrafi konkludues:
Ky eshte perfundimi, jam dakord, por linja e arsyetimit e autorit ne fjale nuk sjell aspak logjikisht tek ky konkluzion, sic argumentova me lart.
---
Une jam ateist, evolucionist, me quaj si te duash. Sido qe te me quash, une nuk jam ketu per te marre miratimin e ndonjerit. Une jam ketu per te marre mbeshtetjen e ndonjerit dhe per te luajtur rolin e politikanit, po aq sa c'je ti ketu per te miratuar cdo shkrim e artikull qe paraqet KVS dhe po aq sa c'je ti dakord me argumentimet false te tipit te paraqitura ne artikullin e mesiperm, e po aq sa c'je ti ketu per te pranuar cdo lloj linje arsyetimi, per sa kohe qe del kunder fese. Kjo, darwin, nuk eshte aspak kritike, vecori e cila nuk eshte pjese e karakteristikave te shkrimeve te tua, me aq sa kam vene re. Prandaj, nese ke ndonje arsyetim me te forte dhe me bindes se sofizma, je i mirepritur ta ndash me te tjeret. Por, lufta e fjaleve (e cila eshte edhe loje), si dhe pranimi i burimeve nga mendesite e cuditshme shqiptare (si autori i artikullit te paraqitur ne kete teme) leri jashte sferes sone, sepse behen teper qesharake ne sy te te gjitheve, aq me shume kur mundohesh t'i mbrosh me bllofe.
Krijoni Kontakt