Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Vetė Zoti Krisht shkonte nė tempull pėr tė adhuruar, ai vetė pranonte priftėrinė madje dhe praktikat e ndryshme fetare. Shkonte tė shtunave nė sinagogė, shkoi nė Jerusalem pėr tė falur Pashkėn, hėngri me dishepujt darkėn e pashkės, madje u rrethpre, hyri si foshnjė nė Tempull dyzet ditė pas lindjes, mori emrin ditėn e tete, u pagėzua nga Joani nė Jordan, agjėroi etj. Madje ai vetė e ruan rendin e priftėrinjve, ndonėse I kritikon ashpėr ata, nuk e dėnon apo shkatėron kėtė rend. “Ato qė ata iu thonė nga katedra bėhini, por mos bėni veprat e tyre” Mattheu. Pas shumė mrekullish qė ai bėnte I dėrgonte njerėzit tė rrefeheshin tek priftėrinjtė, jo vetėm duke e respektuar kėtė rend, por edhe duke rivlerėsuar dhe duke bėrė priftėrinjtė pjesėtarė tė mrekullisė sė tij. Apostull Pavli, kur I thanė se shau kryepriftin, kėrkoi fale duke thėnė se nuk e dinte, apo mos vallė shkrimi gėnjen? Apostull Petroja dhe Joani shkonin nė Tempull regullisht, ku edhe predikonin, madje kasha e parė e krishterė u pėrhap brenda sinagogės, nė njė vend tė caktuar lutjesh dhe adhurimi. Ungjillori Matthe jo vetėm qė nuk I pėrbuz praktikat fetare por I rivlerėson ato duke I vendosur nė tekstin e Ungjillit tė shkruar prej tij. Madje dhe vetė apostujt qė e pėrhapėn krishterimin pėr tė cilin ju po flisni ishin praktkantė tė traditave judaike, pėr tė cilat flasin qartė ngjarjet qė tregohen nė librin e veprave tė apostojve.
    Me kishte shpetuar kjo pjese pa komentuar. Po, Zoti yne Jezusi i beri te gjitha keto gjera qe ke permendur me siper. Por nuk me thua, ti vete i ke bere te gjitha ato gjera qe beri Jezusi? P.sh. je rrethprere ti? Nese jo, perse? Vete Jezusi u rrethpre, atehere perse te mos rrethprehesh edhe ti?

    Fakti eshte ky, Jezusi u fut ne tempull dhe ne sinagoga, por jo duke e konsideruar si vendin e vetem ku Perendia mund te adhurohej. Ai shkonte per te predikuar lajmin e mire dhe zakoni i Tij ishte qe ta fillonte nga Tempulli apo sinagogat. Mos harro se ishte Krishti ai qe i tha Samaritanes tek pusi se do vije dita qe Perendia do adhurohet ne fryme dhe liri. Eshte Krishti pra qe hapi rrugen per t'u treguar njerezve se Tempulli i vertete eshte trupi i besimtareve persa i perket individit apo Trupi i Tij, Kisha, per sa i perket adhurimit kolektiv.

    Ti duhet te shohesh thelbin. Duhet te shohesh jeten e Kishes ne vitet e para te saj. Ajo mblidhej ne shtepira, jo se shtepirat jane vendi i vetem ku besimtaret mund te mblidhen, por se ishte praktike per ta, ashtu sic eshte praktike edhe sot per besimtaret qe te mblidhen neper shtepira.

    Pervec kesaj, besimtaret merrnin pjese aktive te gjithe. Ne kishen e pare nuk kishte nje me dy persona qe do merreshin me ceshtjet e kishes, te gjithe merreshin me ceshtjet e saj.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Kisha dhe Krishterimi

    Unė mendoj se pa tjetėr duhet tė shikojmė shkrimet e hershme tė krishtera dhe tu referohemi burimeve historike, sepse vetė ngjarjet zhvillohen nė histori dhe ne nuk mund ta pėrjashtojmė atė. Askush nuk mund tė dijė ku shkon pa ditur se nga vjen, aq mė tepėr kur flasim pėr gjėra qė kanė ndodhur nė ditancė kohore tė largėt. Askush nuk mund tė thotė qė krishterimi lindi sot dhe nuk na interesojnė ato qė kanė ndodhour mė parė dhe nuk mund tė injorojmė breza tė tėrė tė krishterėsh qė kanė kaluar nga kjo botė, as pėrjetim dhe as adhurimin e tyre.
    Pėrsa I pėrket krishterimit ėshtė pėrjetim dhe nuk i luaj asnjė presaje asaj qė kam thėnė. Mėnyra se si ti pėrpiqesh ta komentosh ėshtė tjetėr gjė dhe e ndryshme nga ajo qė unė kam shkruar.

    Njė I krishterė nuk beson thjesht nė njė Perėndi apo forcė abstrakte por krijon njė marrėdhėnie konrete me njė person konkret, nė mėnyrė individuale dhe kolektive njėkohėsisht, marrėdhėnie e cila realizohet brenda besimit, shpresės dhe dashurisė qė ėshtė fillimi dhe fundi i gjithēkaje. Megjithėatė askush nuk mund tė pėrjashtojė nga krishterimi praktika dhe rituale qė e shoqėrojnė atė nga vitet e tij tė para.

    Gjithashtu nuk mohoj asgjė dhe as nė njė farė mėnyre, sepse nuk mund qė edhe tė pohoj edhe tė mohoj njėkohėsisht. Nuk e kam absolutizuar se vetėm Orthodhoksėt mund tė pėrjetojnė drejt, por edhe nėse do tė them se Orthodhoksia ėshtė rruga e sigurt qė tė ēon 100% tek Krishti nuk gėnjej. Sa pėr ata mija jo orthodhoksė qe perjetimin e besimit e tyre te thelle dhe te paster mund te deshmojne me qindra e mijera njerez gjate shekujve dhe deri me sot, nuk dua tė them asgjė. Por ajo qė dua tė them ėshtė se fjalėt “Besim Katholik” dhe “Besim Orthodhoks”, janė terma qė Kisha e krishterė i njeh qė nė shekujt e parė tė saj, dhe janė pėrcaktuese tė besimit kristian.

    Megjithėse fjalėn “i destinuar” e ke anashkaluar ndonse ėshtė shumė e rėndėsishme tė dimė nėse jemi tė lirė apo tė destinuar. Tani po vazhdoj me ritualin. Piksėpari njerzit e parė nė paraisė adhuronin Perėndinė apo kishin njė marrėdhėnie me tė, por si zhvillohej kjo? Shkrimi nuk na e dėshmon, por nėse kishin njė marėdhėnie dhe njė adhurin kjo realizohej nė njė formė konkrete, sepse nuk mund tė ishte abstrakte. Pra ka njė praktikė adhuruese, ose ritual. Atėherė pėrse shkimi flet pėr rituale dhe praktika adhuruese tė engjėjve, kur ne e dimė se forcat qiellore janė mė lart se qenia njerėzore. Si ėshtė e mundur qė nė shumė libra tė biblės pėrmenden praktika rituale adhurimi, madhje edhe nė libri i saj i fundit qė ėshtė Zbukesa, lexojmė altare qiellorė, temjan dhe tym temjani, pleq qė bihen nė gjunjė dhe vendosin kurorat e tyre pėrpara Fronit dhe kėtė gjė e bėjnė nė mėnyrė tė pėrsėritėshme. Atėherė ku qėndron problemi dhe arsyeja qė tė flakej tej rituali? Apo mos vallė ruajtja e vazhdueshme e porosisė pėr tė mos u afruar dhe ngrėn njė frut tė caktuar deri pėrpara rėnies nuk tė duket njė praktikė rituali? Megjithatė nėse nė njė paragraf, kapitull ose libėr tė Biblės nuk pėrmendet diēa qė pėrmendet vazhdimisht nė tė tjerat, kjo nuk do tė thotė se njė gjė nuk ka ekzistuar dhe ėshtė shpikur mė vonė, sepse ne sot lexojmė atė tekst qė kemi me ato sa janė shkruar nė tė, por kjo nuk do tė thotė qė ēdo detaj mund tė pėrmblidhet nė njė tekst tė vetėm. Vetė Joani nė Ungjillin e tij thotė po tė shkruheshin tė gjitha sa bėri Jisui bota nuk do t’i nxinte librat. Sa mė tepėr mund tė themi pėr gjithė historinė e shfaqes sė Perėndisė nė botė.

    Perėndia e krijoi gjithēka tė mirė dhe jo tė pėrkryer, ty mund tė tė duket lojė fjalėsh, por, fjalėsht shprehin mendim edhe pėrjetim. Nje fjalė e pėrdorur drejt mund tė shprhė drejt pėrjetimin dhe nėse pėrdoret pa kandar mund ta shprehė gabim ose ta deformojė pėrjetimin. E mira mund tė bėhet mė e mirė kurse e pėrsosura ėshtė absolute nuk ka mė ku tė shkojė. Njeriu u krijua i mirė pėr te arritur nėpėrmjet provės sė Zotit tek pėrsosja, nėse do tė ishte i pėrsosur prova pėrse do tė duhej. Edhe pėrsa i pėrkėt frazės “fryma e tij vdiq” atėhere si ne mund tė flasim pėr njerėz tė shenjtė ne Dhiatėn e Vjetėr, Abrahami Isaku, Jakovi etj a nuk ishin edhe kėta njerėz qė lindėn nga trashėgimia e Adamit dhe e Evės, nėse fryma kish vdekur si kėta quhen tė shenjtė sipas Shkrimit. Pėr sa i pėrket pėrdorimit tė fjalėve, unė jam orthodhoks edhe nė kėtė dhe kjo bėn qė ta predikosh, pranosh, besosh dhe aplikosh besimin nė mėnyrė othodhokse, e thėnė nė shqip nė mėnyrė tė drejtė.

    Sa pėr praktikat, tempujt dhe rendin priftėror besoj se i ke tė gjitha tė sqaruara mjaft mirė dhe nuk ka vlerė t’i rithem, deri sa pranojmė urdhėrat klerikalė si peshkopė, presviterė dhe diakonė ata kryenin njė rit tė caktuar dhe njė detyrė tė caktuar tė cilėn e kryejnė edhe sot, por jo nė ēdo kohė gjėrat kryehen nė tė njėjtėn mėnyrė, jo nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend njerėzit kanė udhėtuar me tė njėjtat mjete. Pavarėsisht nga format dhe mėnyrat urdhėri priftėror ruan tė njėjtat detyra dhe funkione. Nėse nuk sheh tempuj shiko veprat e apostujve dhe apostojtė vazhduan tė shkonin nė Tempull edhe pas Ngjalljes sė Krishtit, mblidheshin dhe predikonin edhe nėpėr sinagoga. Agapet vazhdojnė edhe sot nė Kishat qė ti thua, por nuk ėshtė faji im nėse ti nuk i di, ndoshta nga forma jo si nė vitet e para, por nga pėrmbajta janė po njėsoj.

    Pa dashur tė diskutoj problemet qė cifutėt i shkaktuan Kishės krishtėrimi ėshtė pėrsosja e jo vetėm e ligjit por edhe e praktikave dhe ritualit tė Dhiatės sė Vjetėr, sikundėr thotė Zoti “nuk erdha ta prish por ta pėrsos”

    Peroja nuk ra nė kurth pavarėsisht se deshte tė zbatonte njė praktikė, por edhe Pavli qė e kritikoi nuk do tė thotė se i doli kundra, pasi bėhet fjalė pėr njė situatė konkrete dhe nėse e lexon fragmentin e kupton shumė lehtė, por nuk do tė thotė kjo se fryma e apostujve dhe e kishės sė vjetėr nuk pranonte ritualet. Po e pėrsėris Ungjilli i Mattheut flet pėr praktika si agjėrimi, falja, lėmosha apo mos vallė ungjillori gėnjen. Edhe vetė apostujt agjėronin dhe kėtė e shohim gjatė gjithė historisė sė Veprave dhe tė Letrave tė tyre. Pėrse Zoti pas mrekullisė i dėrgon njerėzit tek priftėrinjtė, pėrse e rivlerėson rolin e tyre, apo edhe kjo ėshtė e pa vėrtetė.

    Pėr rrethprerjen, une nuk jam i rrethprerė, por nuk do ta konsideroja gabim edhe po tė rrethpritesh madje pėr kurjozitetin tėnd ka mjaft tė krishterė edhe sot qė e ruajnė ende kėtė praktikė, si koptėt armenėt, abisinianėt dhe etiopianėt. Nuk them se kjo ėshtė shpėtimtare, por edhe nė qoftė se dikush e ruan ēfarė problemi ka, dhe ēfarė dėmton kjo nė ata qė Krishti solli nė botė.

    Krishti thotė pėr Tempullin, qė “kjo ėshtė shtėpi lutjėsh”, kėshtu profetizoi psalmisti pėr kėtė ngjarje dhe tha “Zelli pėr shtėpinė e tim Eti mė hėngri” po kėshtu edhe kishat e krishtera kanė tė njėjtin funksion, vende ku komuniteti mblidhet per tė kryer adhurimin kolektiv nė komunitet. Vėrtet kisha e vjetėr mblidhej fillimisht nė shtėpi, por mė pas me rritjen e numurit tė komunitetit filluan tė mblidhen nė vende tė caktuara ēdo tė djelė herėt pėr tė kryer adhurimin. Madje shkronjės tė vjetėr thonė se mblidhen edhe ēdo ditė para se tė lindė apo perėndojė dielli.

    I hyra kėsaj gjėje dhe shkrova kėto dy rreshta sepse i shikoj gjėrat nė thelb, nė tė kundėrt nuk do tė harxhohesha. Vitet e para tė jetės sė Kishės i njoh shumė mirė dhe kam studiuar jo vetėm ato, por edhe vitet e mė pastajme dhe shoh vazhdimėsinė e hallkavė tė kėtij zinxhiri brenda Kishės Orthodhokse.

    Nga sa shoh nga shkrimet dhe mendimet e tua menoj se je protestant, ndoshta edhe mund tė gabohem dhe kėrkoj ndjesė pėr kėtė. Por nėse je protestant po nė kėtė forum tek Besimi Orthodhoks do tė mund tė gjesh argumenta dhe pėrgjigje tė shumta orthodhokse pėr protestantizmin dhe qė tė mos lodhesh po atje ka edhe shume shkrimė paleokristiane tė hedhura po nga unė.

    Me kaq po e mbyll pa dashur qė tė bėj tė priten dy drejtėza tė kithta.
    Gjithė tė mirat.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Ne kete forum, kam postuar nje liber qe quhet "Ortodoksia e Kishes" Po e vendos ketu linkun perkates ne menyre qe nese jeni te interesuar ta lexoni te gjithe librin. Nderkohe, per te qene i sigurte se do lexoni te pakten vetem ato pjese qe kane lidhje me cfare kemi diskutuar, po sjell disa pjese me poshte. Me falni per gjatesine e ketij postimi, por besoj se te pakten I KTHYERI dhe KRYEENGJELLI do ta lexojne kete postim deri ne fund.
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=44997

    …"Por ti ke kėtė, qė i urren veprat e Nikolaitėve, qė i urrej edhe unė" (v. 6). Nikolaitėt nuk mund tė gjenden nė historinė e kishės. Meqėnėse Zbulesa ėshtė njė libėr profecie, duhet tė kėrkojmė tė gjejmė kuptimin e fjalės. Nikolait nė greqisht pėrbėhet nga dy fjalė. Nikao do tė thotė "dal fitimtar" ose "mbi tė tjerėt." Laos do tė thotė "njerėz tė zakonshėm," "njerėz jofetarė," ose "popull, milet." Kėshtu qė nikolait do tė thotė "tė dalėsh mbi njerėzit e zakonshėm" "tė ngrihesh mbi popullin." Nikolaitėt atėherė i referohen njė grupi njerėzish qė e vlerėsojnė veten mė lart se besimtarėt e thjeshtė. Zoti ėshtė lart, besimtarėt e thjeshtė janė nėn. Nikolaitėt janė poshtė Zotit, por mbi besimtarėt e thjeshtė. Zoti e urren qėndrimin e Nikolaitėve. Sjellja e tė ngjiturit dhe tė qėnit mbi besimtarėt e thjeshtė si klasė ndėrmjetėsuese ėshtė e neveritshme pėr Zotin; ėshtė diēka e urryer. Por, nė atė kohė kjo gjė shfaqej vetėm si sjellje, nuk ishte bėrė ende diēka qė mėsohej.

    Dhjata e Re ka nje princip fondamental: Te gjithe femijet e Perendise jane prifterinj te Perendise. Ne Exodin 19:5-6 Perendia u thirri popullit te Israelit duke thene, “Prandaj, ne qofte se do ta degjoni me vemendje zerin tim dhe zbatoni beselidhjen time, do te jeni thesari im i vecante ndermjet tere popujve, sepse gjithe toka eshte imja. Dhe do te jeni per mua nje mbreteri prifterinjsh dhe nje komb i shenjte.” Perendia caktoi ne fillim qe i gjithe kombi te ishin prifterinj, por incidenti i adhurimit te vicit prej ari ndodhi jo shume kohe me pas. Moisiu theu pllakat e ligjit dhe tha, “Kushdo qe eshte me Zotin, le te vije tek une!”... “dhe te vrase secili vellane e tij”. Ne ate kohe Levitet qendruan ne ane te Zotit dhe si rezultat, tre mije Izraelite u theren ate dite. Qe atehere vetem Levitet mund te ishin prifterinj; mbreteria e prifterinjve u be nje fis prifterinjsh. Te tjeret nuk mund te beheshin prifterinj, dhe ata duhej te mvareshin nga Levitet te cilet u bene prifterinje edhe per ta. Klasa prifterore ne Dhjaten e Vjeter ishte nje klase ndermjetese. Megjithate, ne Dhjaten e Re, Pjetri tha, “por ju jeni nje fis i zgjedhur, prifteri mbreterore, nje komb i shenjte, nje popull i fituar” (1Pjeter 2:9). Ne, e tere kisha, jemi prifterinj; kjo na con prapa ne gjendjen qe ishte ne fillim. Zbulesa 1:5-6 thote se te gjithe ata qe jane lare ne gjakun jane prifterinj. Prifterinjte jane ne krye te vepres se Perendise; cdo besimtar eshte ne krye te puneve te Perendise. Nuk duhet te kete klase ndermjetese ne kishe. Kisha ka vetem nje Prift me te Larte, Jezu Krishtin.

    Perpara se te ndodhte nje ndryshim ne kishe, te gjithe besimtaret kujdeseshin per punet e Perendise. Por pas apostujve, gjendja filloi te ndryshonte; njerezit filluan te humbin interesin per t’i sherbyer Perendise. Kur kisha Katolike filloi (ne kohen e Pergamit), ndodheshin vetem pak veta qe ishin te shpetuar por shume te pagezuar: keshtu, jobesimtaret u futen ne kishe. Atehere u krijua nje grup “klerikesh”. Perderisa pra, kisha u mbush me njerez qe nuk ishin frymeror, cfare mund te benin ata? T’u kerkoje atyre te linin librat e llogarive dhe te merrnin Biblen per te predikuar nuk do kishte llogjike. Keshtu nje grup njerezish u gjenden qe te kujdeseshin per gjerat frymerore, ndersa te tjeret benin pune sekulare. Keshtu, linden “kleriket” ne kundershtim me deshiren e Perendise. Perendia deshiron qe te gjithe ata qe bejne pune sekulare duhet gjithashtu te kujdesen per pune frymerore.

    Ne kishen Katolike, ndarja e bukes, vendosja e duarve, pagezimi etj., behen nga prifterinjte Katolike; akoma edhe martesat dhe varrimet duhet te merren per siper nga “kleriket”. Kisha Protestante ka pastore. Per semundje, therret doktorin, per gjerat e ligjit, therret avokatin, per gjerat frymerore therret pastorin. Po ne? Ne mund t’i kushtohemi puneve sekulare pa pushim. Por ju lutem kujtohuni qe, ne Taoisem eshte prifti Taoist qe ben liturgjine per njerezit, ne Judaizem, prifti merret me gjerat e Perendise per njeriun. Megjithate, ne kishe nuk duhet te kete klase ndermjetese, sepse ne te gjithe jemi prifterinj.

    Per kete arsye pra ne e kemi thirrur me te madhe ceshtjen e “prifterimit universal” per njezet vjet. Abeli mund te ofronte nje sakrifice; keshtu edhe Noa. Ne fillim njerezit e Izraelit mund te ofronin sakrifica; por me vone, per shkak te incidentit te vicit te arte ata nuk mund te ofronin me sakrifica. Perendia thote se cdo besimtar mund te vije direkt te Ai. Por tani jane shfaqur njerezit ndermjetes ne kishe. Sot jane shfaqur Nikolaitanet ne kishe; prandaj Krishterimi eshte bere Judaizem.

    Zoti kenaqet me ata qe nuk pranojne klasen ndermjetese. Nese je lare nga gjaku, keni nje pjese direkte ne gjerat frymerore. Kisha mund te ndertohet vetem mbi kete taban, ndryshe ajo behet Judaizem. Prandaj, ne nuk po luftojme thjeshte ceshtjen e sekteve, por ne po luftojme per privilegjin e gjakut. Sot jane tre kategori kryesore te kishave ne bote: njera eshte kisha boterore, pra Kisha Katolike; tjetra eshte kisha shteterore, si psh kisha Anglikane dhe ajo Luterane; dhe nje tjeter eshte kisha e pamvarur, si psh. Kisha Metodiste, Presviteriane, etj. Ne Kishen Katolike kemi sistemin prifteror katolik, ne Kishen Anglikane kemi sistemin klerikal, dhe ne kishat e pavarura kemi sistemin pastoral. Ne te gjitha keto kemi nje klase ndermjetese e cila merr per siper ceshtjet frymerore. Por kisha qe Perendia don te themeloje, eshte ajo ne te cilen Ai mund te vendose te gjithe ungjillin pa klasen ndermjetese. Nese aty ka ndonje gje qe nuk eshte sipas tere ungjillit, atehere ajo nuk mund te quhet kishe.

    …Ka shume ndryshime kryesore midis Judaizmit dhe kishes. Deshiroj te permend kater pika te cilave duhe t’u kushtojme vemendje te vecante: tempulli, ligji, prifterinjte dhe premtimet. Persa i perket vendit te adhurimit, Judenjte ndertuan nje tempull te mrekullueshem ketu ne toke me gure dhe ar. Persa i perket standartit te sjelljes, ata kishin Dhjete Urdherimet dhe shume rregulla te tjera. Ndersa per te ndjekur gjerat frymerore, ata kishin ofiqin e prifterinjve, nje grup te vecante njerezish. Dhe se fundi, ata kishin gjithashtu bekimet prej te cilave ata mund te jetonin ne mbaresi ketu ne toke. Ju lutem vini re se Juadaizmi eshte nje fe e gjerave tokesore. Ata kane nje tempull material, rregulla letrash, prifterinje ndermjetes, dhe kenaqesi per ketu ne toke.

    Kur Judenjte u futen ne token Kanaan, ata ndertuan tempullin. Nese une jam Jude dhe dua t’i sherbej Perendise, duhet te shkoj ne tempull. Nese kam mekatuar dhe duhet te ofroj nje sakrifice, duhet te shkoj ne tempull te ofroj sakrificen. Nese ndjej se Perendia me ka bekuar dhe une dua t’i jap falenderime, duhet te shkoj ne tempull. Ky vend eshte quajtur vendi i adhurimit. Jedenjte jane adhurues, dhe tempulli eshte vendi ku ata adhurojne. Adhuruesit dhe vendi i adhurimit jane dy gjera te ndryshme. Por, a eshte keshtu ne Dhjaten e Re? Karakteristika kryesore e kishes eshte se nuk ndodhet asnje vend dhe asnje tempull, sepse ne, njerezit, jemi tempulli.

    Ne Efesianet 2:21-22 thuhet, “Mbi te cilin, gjithe ndertesa e lidhur mire, rritet per te qene nje tempull i shenjte ne Zotin, ne te cilin edhe ju jeni bashkendertuar per te qene nje banese e Perendise ne Fryme.” A e keni pare kete gje? Karakteristika kryesore e kishes eshte se trupi juaj eshte vendi banues i Perendise. Nga ana individuale secili nga ne eshte tempulli i Perendise. Ne menyre kolektive Perendia nderton dhe na lidh se bashku qe te behemi vendi banues i Tij. Ne kishe nuk ka asnje vend adhurimi; vendi i adhurimit eshte adhuruesi. Ne e transportojme vendin tone te adhurimit kudo qe ne shkojme. Kjo eshte faktikisht ndryshe nga Judaizmi. Tempulli i Judaizmit eshte nje tempull material; tempulli i kishes eshte nje tempull frymeror. Dikush llogariti vleren totale te tempullit te Judenjve – ishte e mjaftueshme per te ofruar te gjithe njerezit ne bote nje pjese monetare. Po per tempullin e te Krishtereve sot? Disa jane sakate, disa te verber, disa te varfer, por ky eshte tempulli. Sot disa njerez thone, “Nese nuk shkon ne tempullin e mrekullueshem, te pakten te duhet nje ndertese ‘kishe’.” Por kisha nuk ka nje ndertese “kishe”. Kudo qe besimtaret shkojne edhe ndertesa e kishes shkon. Perendia banon ne njerez, jo ne nje shtepi. Ne kishe Perendia banon ne njeriun; ne Judaizem Perendia banon ne nje shtepi. Njeriu mendon se ai ka nevoje per nje vend ne menyre qe te adhuroje Perendine. Disa e quajne ndertesen “kishe”. Kjo gje quhet Judaizem, jo kishe! Fjala kishe ne Greqisht eshte eklisia, (ekklesia), qe do te thote “te thirrurit jashte”. Kisha eshte nje popull i blere me gjakun e cmuar; kjo eshte kisha. Sot ne mund te kemi tempullin na katin e siperm, mund te kemi tempullin ne veranden e Solomonit, mund te kemi tempullin ne porten e quajtur E bukur, dhe mund te kemi tempullin ne katin e poshtem. Judaizmi ka vendin material. Kush jane atehere Judenjte? Jane ata qe sjellin vendin material ne kishe. Nese femijet e Perendise duan te ecin sipas menyres se Tij, ata duhet t’i kerkojne Perendise t’u hapi syte ne menyre qe ata te mund te shohin se kisha eshte frymerore, jo materiale.

    ... Judaizmi ka ligje dhe rregulla tė shkruara. Sot ka gjithashtu shumė rregulla dhe ligje tė shkruara nė "kishė", por kjo nuk ėshtė kishė. Ēdo rregull i vendosur me mėnyra tė jashtme, nuk ėshtė kishė. Ne nuk kemi rregulla tė jashtme; standarti i jetės sonė tė pėrditshme ėshtė i brėndshėm. Vuajtjet e kishės nė Smirna ishin pėr shkak tė faktit qė ata qė e quanin veten Judenj po impononin rregullat Judaiste ne kishė.

    Nė Judaizėm njerėzit qė adhurojnė dhe Perėndia qė adhurohet janė tė ndarė dhe shumė larg nga njėri tjetri. Distanca ėshtė Judaizėm. Kur njeriu sheh Perėndinė e Judaizmit, ai do vdesė menjėherė. Si mund tė shkojnė pranė Zotit ata tė Judaizmit? Ata duhet te mvaren nga prifti si njė ndėrmjetės. Prifti i pėrfaqėson ata para Perėndisė. Njerėzit janė laikė; ata mund tė bėjnė vetėm gjėra sekulare dhe tė jenė tokėsorė. Por priftėrinjtė duhet tė jenė tėrėsisht tė shenjtė dhe tė bėjnė gjėra tė shenjta. Pėrgjegjėsia e Judenjve ėshtė qė tė sjellin kaun apo delen nė tempull. Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė tė shėrbyerit Perėndisė, ėshtė puna e priftėrinjve, jo e Judenjve. Por nė kishė nuk ndodh kėshtu. Nė kishė Perėndia jo vetėm do qė ne tė sjellim gjėra materiale, por Ai do qė ne, njerėzit tė vijmė tek Ai. Sot klasa ndėrmjetėse ėshtė hequr. Cilat ishin fjalėt blasfemuese qe Judenjte thonin? Disa vetė nė kishėn e Smirnės thonin, "Nuk do ketė asnjė rregull nėse vėllezėrit do pagėzojnė njerėz, nėse vėllezėrit do ndajnė bukėn, dhe nėse ēdo gjė u jepet vėllezėrve pėr ta bėrė! Kjo gjė do ishte e tmerrshme!" Ata donin tė themelonin njė klasė ndėrmjetėse.

    Krishtėrimi i sotėm ėshtė Judaizuar tashmė. Judaizmi ka priftėrinj, por Krishtėrimi ka etėr strikt, klerikė qė nuk janė dhe aq strikt dhe pastorė tė zakonshėm nė sistemin pastoral. Etėrit, klerikėt dhe pastorėt marrin pėrsipėr gjėrat frymėrore pėr tė gjithė tė tjerėt. E vetmja gjė qė ata presin prej pjestarėve tė kishės janė dhuratat. (paratė) Ne laikėt (besimtarėt e thjeshtė) mund tė bėjmė vetėm gjėra sekulare dhe nga to mund tė bėjmė sa tė duam. Por, vėllezėr dhe motra, kisha nuk ka njerėz sekular (tokėsorė)! Kjo nuk do tė thotė se nuk do bėjmė gjėra sekulare, por se bota nuk mund tė na prekė. Nė kishė tė gjithė janė frymėrorė. Mė lini t'ju them diēka, nėse kisha ka arritur nė pikėn e tė pasurit vetėm njė grusht njerėzish qė marrin pėrsipėr gjėrat frymėrore, kjo kishė ka rėnė. Tė gjithė e dimė se etėrit e kishės Romeo Katolike nuk martohen, sepse sa mė shumė ata ndryshojnė nga pamja e jashtme nga njerėzit e thjeshtė, mė shumė tė sigurtė do ndjehen njerėzit pėr t'u besuar atyre gjėrat frymėrore. Kisha nuk ėshtė aspak e tillė. Kisha kėrkon qė ne t'i ofrojmė tė gjithė trupin tonė Perėndisė. Kjo ėshtė mėnyra e vetme. Tė gjithė duhet t'i shėrbejnė Perėndisė. Tė bėsh gjėra sekulare ka si qėllim vetėm pėr t'u kujdesur pėr nevojat tona tė pėrditshme.

    …Le tė vazhdojmė nė pikėn e katėrt. Qėllimi i Judenjve nė shėrbimin e Perėndisė ishte qė ata tė mund tė korrin sa mė shumė grurė nė fushat e tyre dhe lopėt dhe dhentė tė shumėzohen sa mė shumė, ashtu si edhe nė rastin e Jakobit. Ata gjėmojnė bekimet nė kėtė botė. Premtimet qė Perėndia u jepte atyre ishin premtime tokėsore, qė midis tė gjithė kombeve tė tokės ata do ishin kreu dhe jo bishti. Por premtimi i parė drejturar kishės ėshtė se ne duhet tė ngrejmė kryqin dhe tė ndjekim Zotin. Disa herė kur unė predikoj ungjillin, njerėzit pyesin, "Kur tė besojmė nė Krisht, a do e kemi tė sigurtė njė pjatė oriz pėr tė ngrėnė?" dhe unė pėrgjigjem, "Kur ju besoni nė Jezusin, tasi i orizit thyhet." Kjo ėshtė kisha. Nuk ėshtė se ne do fitojmė mė shumė nė ēdo gjė pasi tė kemi besuar. Njė herė kur isha nė Nanking, njė predikues tha nė mesazhin e tij, "Nėse besoni nė Jezusin, ndofta nuk do bėni shumė para, por tė paktėn do bėni njė jetė normale." Kur unė e dėgjova kėtė gjė, mendova se kjo nuk ėshtė ashtu si duhet tė jetė kisha. Kisha nuk mėson se sa do fitojmė pėrpara Perėndisė, por sa shumė do jemi nė gjėndje tė braktisim pėrpara Perėndisė. Kisha nuk mendon se vuajtja ėshtė diēka e dhimbshme; por se ajo ėshtė gėzim. Sot kėto katėr gjėra - tempulli material, ligjet e jashtme, priftėrinjtė ndėrmjetės, dhe premtimet tokėsore - janė futur nė kishė. Vėllezėr dhe motra, ne duam tė predikojmė fjalėn e Perėndisė mė shumė. Shpresojmė se tė gjithė fėmijėt e Perėndisė, pėrveē se tė merren me punė sekulare, do bėhen edhe njerėz frymėrorė.

    "Por kam disa gjėra kundėr teje: sepse ke aty disa qė mbajnė mėsimin e Balaamit, i cili e mėsoi Balakun t'u vėrė njė gurė pengesė pėrpara bijve tė Izraelit qė tė hanė flijimie idhujsh dhe tė kurvėrojnė." (v.14) Balaami ishte joēifut; nuk e dimė pse Perėndia e quajti atė gjithashtu njė profet. Ashtu si nė rastin e Saulit, Fryma e Perėndisė e nxiti atė, por nuk hyri nė tė. Pėr arsye se Izraelitėt ishin vazhdimisht fitimtarė, Balak kishte frikė dhe thirri Balaamin. Ai i tha atij, "Ti je profet, tė lutem mallkoje popullin e Izraelit." Balaami lakmoi paratė qė ju ofruan dhe donte tė shkonte dhe megjithėse Perėndia e pengoi atė ne fillim, mė vonė e lejoji tė shkonte. Por Balaami nuk mund tė gjente asnjė mėnyrė pėr tė mallkuar popullin e Izraelit. Meqė ai kishte pranuar paratė e Balakut dhe nuk kishte bėrė asgjė pėr t'ja shpėrblyer, nuk ndjehej mirė. Kėshtu ai bėri njė komplot ku gratė Moabite do tė shkonin afėr popullit tė Izraelit. Populli i Izraelit i mori kėto gra Moabite dhe u bashkua me to. Kėto gra joēifute sollėn me vete edhe idhujt e tyre duke bėrė qe populli i Izraelit jo vetėm tė kurvėrojė, por edhe tė adhurojė idhuj. Perėndia u mėrzit dhe vrau 24,000 Izraelitė, por Moab u ruajt. Nė Numrat 25 shohim qė gratė Moabite u bashkuan me Izraelitėt, por vetėm pas kapitullit 31 na zbulohet se komploti ishte planifikuar nga Balaami.

    Perėndia na tregon se ēfarė ėshtė Pergami: Kuptimi i Pergamit ėshtė martesa me botėn. Fillimisht, bota e kundėrshtoi kishėn; tani bota dhe kisha janė martuar. E kam thėnė shpesh herė se kuptimi i "kishės" (eklesia) ėshtė, tė thirrurit jashtė, jo tė bashkuar, jo tė vendosur nė botė, por tė ndarė, tė thirrur jashtė - kjo ėshtė kisha. Metoda e Balaamit ėshtė tė shkatėrrojė ndarjen midis kishės dhe botės, dhe rrezultati ėshtė adhurim idhujsh.

    Kėtu duhet tė kemi kujdes tė veēantė nė dy gjėra - kurvėrim dhe adhurim idhujsh. Ėshtė shumė e ēuditshme qė kėto tė dyja janė tė vendosura sė bashku. Nė Korintasit 1 kėto dy ēėshtje janė pėrmėndur sė bashku gjithashtu. Nė mish kėto janė dy gjėrat qė Perėndia urren dhe nė gjėrat frymėrore pėrsėri kėto janė dy gjėrat qė Perėndia urren. Dėgjoni se ēfarė thotė Jakobi 4:4 rreth kėsaj: "Nuk e dini se miqėsia me botėn ėshtė armiqėsi me Perėndinė?" Tė jesh i bashkuar me botėn ėshtė diēka qė Perėndia e urren. Mamoni gjithashtu vjen nė kundėrshtim me Perėndinė. "Nuk mund t'i shėrbeni Perėndisė dhe mamonit"(Mat. 6:24). Njerėzit ose do i shėrbejnė njėrit ose tjetrit. Kėtu ne shohim njė ēėshtje tepėr tė rėndėsishme. Mamoni qėndron kundėr Perėndisė. Shumė idhuj egzistojnė pikėrisht pėr shkak tė mamonit. Sot asnjė i Krishterė nuk do vriste njerėz apo adhuronte idhuj, por nėse ne lakmojmė paranė dhe kemi besim nė fuqinė e mamonit, kjo gjė ėshtė e njėjtė me adhurimin e idhujve. Mamoni ėshtė parimi i idhujve dhe Perėndia dėshiron tė ndajė njeriun nga mamoni. Kurvėrimi ėshtė i lidhur me adhurimin e idhujve dhe tė lakmosh paranė ėshtė e lidhur me bashkimin me botėn. Mė pėlqen tė vendos para jush anėt e kundėrta nė Bibėl. Nėse ju mund tė shihni anėn negative, atėhere ju mund tė shihni edhe anėn pozitive. Bibla gjithmonė e vendos Satanin nė anėn e kundėrt tė Krishtit, mishi ėshtė e kundėrta e Frymės sė Shenjtė dhe bota me mamonin ėshtė e kundėrta e Atit Perėndi. Bota i kundėrvihet Atit. Sipas 1Gjonit 2:15, "nėse dikush do botėn, dashuria pėr Atin nuk ėshtė nė tė." Mamoni qėndron kundėr Perėndisė. Sa herė qė njeriu i shėrben mamonit, ai nuk mund t'i shėrbejė Perėndisė.

    Vepra e Balaamit ėshtė bashkimi i botės me kishėn. Nevojshmėria e Kostandinit pėr tė na lartėsuar ėshtė mėsimi i Balaamit. Nuk ka gjė mė tė vėshtirė se sa tė mos lejosh veprėn e Balaamit tė hyjė brėnda. Sot fėmijėt e Perėndisė duan tė jenė tė medhenj, tė kenė mė shumė dhe mos t'i japin rėndėsi shenjtėrimit dhe pastėrtisė. Kėshtu, ata i nėnshtrohen mėkatit, i nėnshtrohen mėsimit tė Balaamit dhe ata lejojnė qė tė mohohet emri i Zotit.

    Zoti e pėrmėnd nė mėnyrė tė veēantė Balaamin nė kėtė letėr. Balaami ishte i pari qė filloi tė fitonte para duke pėrdorur dhuntinė e tij. Kemi disa pjesė tė Dhjatės sė Re qė flasin pėr Balaamin. Letra e dytė e Pjetrit 2:15 thotė se Balaami "deshi pagėn e paudhėsisė". Juda 11 na tregon se Balaami ishte i dhėnė pas fitimit. Le tė konsiderojmė kėtė. A mendoni se do ishte e mundur qė kisha e Korinthit tė ftonte Palin dhe gjėja e parė qė do diskutonin tė ishte ēėshtja e fitimit? A mendoni se kisha e Jeruzalemit nėnshkroi nje kontratė me Pjetrin pėr sasinė e parave qė ai do merrte ēdo vit? Sigurisht qė nuk mund t'i besojmė se kanė ndodhur kėto gjėra. Fillimisht ata qė punonin pėr Perėndinė vareshin nga Perėndia pėr jetesėn e tyre; ata nuk kėrkonin asgjė nga njerėzit dhe ata nuk do pranonin para nga joēifutėt (3Gjoni 7). Por gjatė kohės se Konstandinit, tė gjithė ata qė i shėrbenin Perėndisė merrnin paga nga pasuria e shtetit. Kjo praktikė filloi pak sa pas 300 pas Krishtit. Kur secili merrte njė pagė, metoda e Balaamit u fut brėnda. Metoda e Balaamit nuk ka asnjė vėnd nė planet e Perėndisė. Nėse do pyesnit Apostujt se sa paguheshin ata nė muaj, a nuk do ishte kjo njė shaka? Por sot kjo situatė ėshtė bėrė e zakonshme. Nėse mund t'i besojmė Perėndisė, atėhere ne shkojmė dhe punojmė; nėse nuk mund t'i besojmė Perėndisė, atėhere nuk punojmė. Duhet tė kemi njė kujdes tė veēantė pėrpara Zotit pėr kėtė ēėshtje.

    Menjėherė pas Zbulesės 2:14 pėrmenden pėrsėri Nikolaitėt. “Nė tė njėjtėn mėnyrė …” – vecanėrisht kėto fjalė formojnė njė lidhje me cfarė thuhet mė parė. Zoti shpreh kundėrshtimin e Tij ndaj mėsimeve tė Balamit; nė tė njėjtėn mėnyrė Ai kundėrshton mėsimin e Nikolaitėve. Zoti Vetė e pėrcakton nė Bibėl se si duhet tė jetė kisha. Mateu 20:25-28: [B]“Dhe Jezusi i thirri ata pranė vetes dhe u tha: ‘Ju e dini se tė parėt e kombeve i sundojnė ato dhe tė mėdhenjtė pėrdorin pushtet mbi ato, por midis jush kėshtu nuk do tė ndodhė; madje secili prej jush qė do tė dojė tė bėhet i madh, qoftė shėrbėtori juaj; dhe kushdo prej jush qė do tė dojė tė jetė i pari, qoftė skllavi juaj. Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi qė t’i shėrbejnė, por pėr tė shėrbyer dhe pėr tė dhėnė jetėn e Tij si cmim pėr shpengimin e shumė vetėve." E shihni? Kisha themelohet nga Zoti; shtresa e princėrve dhe e tė mėdhenjve nuk lejohet. Zoti tha se kushdo do qė tė jetė i madh mes jush, duhet tė jetė shėrbėtori juaj; kushdo ėshtė shėrbėtor, ėshtė prijės. Tė qėnit i madh nuk caktohet mbi baza pozite, por shėrbese. Po tė lexoni Mateun 23:8-11, ėshtė akoma mė e qartė. Parimi bazė i kishės ėshtė: Tė gjithė janė vėllezėr; nuk ka rabin, nuk ka mėsues, nuk ka etėr.

    Kur Kostandini pranoi krishtėrimin, u has mėsimi i Balamit dhe u shfaq mėsimi i Nikolaitėve. Kėtu gjejmė sistemin e etėrve. Ndėr shumė etėr, ai qė qėndron mbi ta ėshtė papa. Kur dikush i puth atij kėmbėt, duhet tė thėrrasė: ‘Zoti im’. Po kėshtu Vatikani ka zyrtarėt e lartė dhe shumė shtete pėrfaqėsohen me anė tė ambasadorėve dhe ministrave. Ka mbretėr dhe zyrtarė tė lartė, janė edhe ata qė quhen atė dhe ata qė quhen rabinė. Pėr kėtė mėsim tė Nikolaitėve kemi folur. Ata me pushtet dhe pozitė nė botė duhet tė bėjnė kujdes tė mos sjellin gjėrat e botės nė kishė. Nėse nuk e thėrret tė pėrulurin e ulur nė krahun tėnd vėlla, ka dicka qė nuk shkon me ty. Kur je mes vėllezėrish dhe motrash, e megjithatė ti nuk mund tė jesh njė vėlla apo motėr, pikėrisht atėherė shfaqen Nikolaitėt. Fjala laos, nė greqishten origjinale nikolaos, do tė thotė jo vetėm tė thjeshtėt (popull i zakonshėm), por gjithashtu do tė thotė njerėz jo tė zanatit, nė dallim nga ekspertėt dhe specialistėt. Pėr shembull, doktorėt janė specialistė tė mjekėsisė, dhe ata qė nuk janė tė tillė quhen njerėz jo tė zanatit. Kur njė zdrukthėtar takohet me njė zdrukthėtar tjetėr, ata janė tė tė njėjtitt zanat dhe tė dy ekspertė. Kur takojnė dikė i cili nuk ėshtė zdrukthėtar, e quajnė njeri jo tė zanatit apo jashtė tij. Nikolait do tė thotė tė sundosh popullin e thjeshtė, qė tregon se ėshtė njė grup njerėzish qė janė ekspertėt, dmth. njerėz tė zanatit, ndėrsa pjesa tjetėr janė popull i zakonshėm, qė do tė thotė njerėz jo tė zanatit. Zoti thotė qė kjo ajo qė Ai e kundėrshton.

    Gjendja e kishės nė Efes dhe asaj nė Pergam ėshtė e ndryshme. Kisha nė Efes ka vetėm sjelljen e Nikolaitėve, ndėrsa kisha nė Pergam ka mėsimin e Nikolaitėve. Duhet ca kohė qė sjellja tė bėhet mėsim. Nėse manifestohet njė sjellje e caktuar dhe mė pas predikohet njė doktrinė, kjo pėrfshin jo vetėm aftėsinė pėr t’u sjellė, por edhe aftėsinė pėr tė nxjerrė njė teori bazuar nė atė sjellje. Ky ėshtė njė hap mė tej. Sjellja vjen para mėsimit. Shfaqja e mėsimit tregon se cėshtja ėshtė vėrtet serioze….Si e formoi Pergami kėtė mėsim? Tashmė e kemi thėnė se kur Kostandini e pranoi krishtėrimin si fe shtetėrore, kisha u bashkua me botėn. Nėse do tė ishe romak, mund tė pagėzoheshe; ndaj kisha u mbush me jobesimtarė. Nė fillim ishin vetėm vėllezėrit nė kishė, dhe tė tėrė ishin priftėrinj. Mė pas aty hyri njė turmė e pėrzier. Ishte e pamundur t’u kėrkoje atyre t’i shėrbenin Perėndisė. Ndaj, pėr lehtėsi, ata zgjodhėn njė grup njerėzish duke thėnė: ‘Ju do tė merreni me cėshtjet frymėrore, tė tjerėt mund tė jenė popull i thjeshtė, jo tė zanatit.’ Shumė nga ata qė u bėnė anėtarė tė kishės nuk e njihnin aspak Zotin Jezus; ndaj ata qė e njihnin Zotin Jezus u bėnė ekspertė. Si rezultat u shfaqėn Nikolaitėt. Ky ėshtė pėrfundimi i pashmangshėm i bashkimit tė kishės me botėn. Ajo qė bėnė Nikolaitėt ishte vetėm njė sjellje nė Efes, por nė Pergam u bė njė lloj mėsimi. Pas kėsaj, kisha u bė cėshtje ekspertėsh, jo e popullit tė thjeshtė. Hyri mėsimi se ėshtė e pranueshme qė njerėzit tė mos jenė frymėrorė, qė cėshtjet frymėrore lihen nėn kujdesin e ekspertėve, dhe qė njerėzit e zakonshėm mund tė vazhdonin tė merreshin me cėshtjet jofetare. U bė doktrinė se nė kishė ka dy lloje njerėzish. Ata qė merren me cėshtjet frymėrore dhe ata qė kujdesen per gjėrat jofetare. Ėshtė e mjaftueshme pėr njerėzit e zakonshėm thjesht tė ndjekin takimet, nuk u duhen gjėrat e tjera. Nėse dikush do pėrpiqej tė sillte parimet e takimit sipas 1 Korintasve 14, nuk do tė funksiononte. Doktrina e Balamit solli mėsimin e Nikolaitėve.

    Besoj se kjo gjė ėshtė ajo cka Zoti urren mė shumė, ndaj duhet t’i kushtojmė vėmendje tė vecantė. E njoh cėshtjen e shėrbesės. E di qė Pali merrej nė tė njėjtėn kohė edhe me bėrjen e tendave, dhe se gjithashtu Pjetri, Jakobi dhe Gjoni iu pėrkushtuan tėrėsisht predikimit. Por sot, ajo qė ne quajmė pozita e vėllezėrve, nuk ka tė bėjė me pozitėn e shėrbesės. Nė kishėn lokale, vėllezėrit e lokalitetit duhet tė jenė dhjakėt dhe pleqtė. Cdo vėlla e motėr duhet tė kujdeset pėr cėshtjet frymėrore, ata janė priftėrinjtė. Pleqtė nuk duhet tė bėjnė cdo gjė pėr ta; pleqtė vetėm ‘mbikqyrin’. Dhe nė lidhje me punėtorėt, kur ata vijnė nė kishė, ata kanė thjesht pozitėn e njė vėllai. Kėtu qėndron ndryshimi mes Nikolaitėve dhe vėllezėrve. Bibla na tregon se tė gjithė bijtė e Perėndisė dėshmojnė, por apostujt dėshmojnė mė shumė. Ndryshimi ka tė bėjė me shkallėn, jo me natyrėn. Natyra ėshtė e njėjtė, vetėm shkalla ėshtė e ndryshme. Por mėsimi i Nikolaitėve e ndryshon kėtė – pėr cėshtjet frymėrore kujdeset njė shtresė e vecantė. Zoti qorton pėr kėtė, sepse nėse do tė ishte kėshtu, atėherė kisha do tė ishte e botės dhe do t’i mjaftonin vetėm disa dhjakė frymėrorė. Disa njerėz vecanėrisht frymėrorė do tė zgjidheshin nga kisha pėr t’u kujdesur pėr cėshtjet frymėrore. Do tė pėrbėnin njė klasė tjetėr pėr t’u marrė me cėshtjet frymėrore. Sistemi i etėrve tė kishės botėrore, sistemi fetar i kishės shtetėrore dhe sistemi pastoral i kishave tė pavarura, janė tė gjithė tė tė njėjtės natyrė. Janė tė gjitha Nikolaite. Nė Bibėl ka vetėm vėllezėr. Ka dhunti pastori por jo sistem pastorėsh. Sistemi i pastorėve ėshtė traditė njerėzore. Nėse bijtė e Perėndisė nuk dėshirojnė tė kthehen nė gjendjen e fillimit, cfarėdo tė bėjnė, nuk do tė jetė e duhura. Kisha nuk duhet tė bashkohet me botėn dhe tė pranojė jobesimtarė. Sepse pėrndryshe, do tė jetė e lehtė tė pranojė mėsimin e Nikolaitėve. Njerėzit duhet tė ndahen nga bota para se tė sillen nė kishė. Sa herė lejojmė jobesimtarė tė bėhen pjesė e kishės, kisha nuk ėshtė mė kishė, por botė. Shenjtėria dhe ndarja e kishės duhen ruajtur me cdo kusht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marcus1 : 10-03-2007 mė 19:16
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Kryeengjelli
    Nga sa shoh nga shkrimet dhe mendimet e tua menoj se je protestant, ndoshta edhe mund tė gabohem dhe kėrkoj ndjesė pėr kėtė. Por nėse je protestant po nė kėtė forum tek Besimi Orthodhoks do tė mund tė gjesh argumenta dhe pėrgjigje tė shumta orthodhokse pėr protestantizmin dhe qė tė mos lodhesh po atje ka edhe shume shkrimė paleokristiane tė hedhura po nga unė.
    Mendoj se duhej ta kishe kuptuar se nuk jam protestant ne nje kohe qe thashe se edhe Protestantizmin, e fus ne te njejtin sistem fetar.

    Jam nje i Krishter qe ndodhet jashte cdo sistemi fetar te njohur sot. Jam nje i Krishter qe besoj ne Kishen e Krishtit si nje trup organik i gjalle, qe besoj ne mbledhjen e te Krishtereve ne nje menyre te thjeshte, kudo, ne shtepi, garazhd, ne natyre apo edhe ne salla (nese numri i besimtareve eshte me i madh), por qe te gjithe marrin pjese aktive ne Kishe, qe te gjithe ndajne, qe te gjithe i sherbejne Perendise, qe te gjithe jane prifterinj dhe kane te drejten t'i sherbejne Atij.

    Nese kerkon per nje emer, mos u lodh kot, nuk do gjesh. Zakonisht emrat neve qe nuk pranojme te veme tabela, na i vene armiqte. Emrat qe me jane vene ne kete forum kane qene te ndryshme, disa prej tyre jane: protestant, heretik, pirosti, ore ore lulebore, akoma dhe ateist. Nuk me vjen aspak keq per keto epitete qe me ngjisin, perkundrazi, lavderoj Zotin tim Jezu Krishtin per kete gje.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,204
    Postimet nė Bllog
    22
    Shume njerez mendojne se Krishterimi eshte nje nga fete qe egzistojne sot, pra Krishterimi eshte nje pjese e sistemit fetar ne pergjithesi. Une do mundohem me kete shkrim te tregoj se Feja (te pakten ashtu si e njohim ne sot) dhe Krishterimi nuk kane asgje te perbashket.
    Ka dy kategori njerezish qe marrin persiper te shtjellojne nje teze kaq universale:

    a) Eter te Kishes me thinja qe bejne nje jete te shenjte dhe kane nje njohje te gjere te Tradites se Shenjte se Kishes 2000 vjecare. Keta numerohen me gishtat e njeres dore ne boten e sotme.

    b) "Adoleshentet ne besim" qe edhe pse mund te kene vetem pak kohe qe kane zbuluar Krishtin, i genjen mendja se i dine te gjitha, ashtu sic e genjen mendja ate adoleshentin qe di me shume se sa prindi i vet. Kjo kategori vegjelon ne rradhet e atyre mijera sekteve te krishtera qe kane mbire ne kete shekullin e fundit.

    Paragrafi yt i pare nuk le dyshim ne mendjen time se ne cilin grup ben pjese ti.

    Cfare eshte Feja? Kur ka lindur ajo? Ku i ka te ngulura rrenjet Feja? Do doja qe para se te shtjelloja mendimet e mia mbi keto pyetje, t'i jepja pergjigje pyetjes se pare: Cfare eshte Feja?
    Ti po pyet cfare eshte feja, kur ti ende nuk ke kunguar Gjakun dhe Trupin e Jisu Krishtit pa te cilin nuk ka jete shpirterore. Dhe duke qene se nuk ke perjetuar Misterin e Kishes se Shenjte Katolike dhe Apostolike, ti ngelesh ne kuadrin e fjaleve duke dashur te krahasosh ato qe nuk i njeh. Eshte njesoj si te pretendosh te njohesh fare mire faren(fene) e nje fruti kur ti nuk ke provuar ende frutin e asaj peme ne gojen tende!

    Atje ku nuk ka nje jete liturgjike ka nje lume fjalesh te kota.

    Feja eshte perpjekjet e njeriut me mjete njerezore per te kenaqur Zotin, per t'u pranuar nga Ai, si dhe per t'ju shmangur zemerimit te Tij.
    Eshte perkufizimi tradicional qe degjon nga goja e atyre besimtareve te krishtere apo atyre te pafeve qe e njohin Krishterimin jo nga brenda Kishes por nga jashte saj. Gjate liturgjise orthodhokse qe behet cdo te diele ne Kishe, momenti me kulmor i liturgjise qe mbase perkufizon gjithcka eshte momenti kur pasi gjithe te pranishmit rrefejne Trinine e Shenjte: "Atin Birin dhe Shpirtin e Shenjte me nje esence dhe te pandare", Prifti del perpara altarit e thote: "Krishti ėshtė mes nesh" dhe populli i mbledhur i pergjigjet: "Ėshtė dhe do tė jetė gjithmonė." Dhe te gjithe te pranishmit ndajne puthjen e paqes me njeri-tjetrin.

    Perėndia me ne!

    Dallimi midis ketyre tre fjaleve te thjeshta dhe ati perkufizimit tend eshte perseri kendveshtrimi: qe te perjetosh hyrjen e Krishtit ne Kishe duhet te jesh prezent ne Kishe gjate liturgjise. Nje person qe jeton jashte Kishes as nuk mund ta quaje veten te Krishtere as nuk mund te pretendoje se e njeh sic duhet Krishtin. Ato pak vite qe ti mban mbi supe nuk mund te zevendesojne 2000 vjetet e historise se Kishes ashtu si mendjet me te ndritura te njerezimit te te gjitha koherave nuk mund te zbulojne dot Misteret e Kishes qe na i kane lene trashegimi vete Krishti dhe dishepujt e Tij.

    Le t'i hedhim nje sy tani fillimit te jetes (njerezore) ashtu si pershkruhet ne Bibel. Kemi dy persona ne kopshtin e Edemit, te cilet kalonin kohen e tyre ne pranine e njeri-tjetrit dhe ne pranine e Zotit. Krijuesi i tyre zbriste ne Edem here pas here dhe kalonte kohe me ta. Ata ishin te kenaqur dhe te lumtur ne pranine e Krijuesit te tyre. Ne kete periudhe nuk shohim as shenjen me te vogel qe mund te na tregoje se dy njerezit e pare ishin fetare. Ata nuk kishin nevoje per te kenaqur Perendine. Egzistenca e tyre e kenaqte Perendine. Ata nuk kishin nevoje te benin asgje, per te fituar miratimin e Tij, ata ishin miratuar qe nga momenti qe Krijuesi i tyre i kishte krijuar.
    Adami nuk u krijua thjeshte per te jetuar ne prani te Perendise. Misioni i tij nuk ishte vetem ekzistenca e tij, misioni i Adamit ishte perkujdesja ndaj mbare Krijimit dhe sjelljes se ketij Krijimi ne kungim me Perendine, ashtu sic ishte ne kungim vetem Adami me Perendine. Ky ishte misioni i Adamit, mision ne te cilin ai deshtoi dhe kjo ishte arsyeja perse Perendia dergoi Krishtin, Shpetimtarin, "Adamin e Ri", Birin e Vetemlindur te Tij, Fjalen e Perendise me te Cilin krijoi gjithcka, qe te mund te vinte ne vend misionin e Adamit, sjelljen ne kungim me Perendine jo vetem te Adamit dhe pasardhesve te tij, por te gjithe Krijimit qe perfshin gjithcka qe Perendia krijoi per njeriun.

    Te rekomandoj te lexosh Vladimir Lossky qe eshte nje prej teologeve orthodhokse me ne emer te shekullit te XX.

    Cfare ndodhi atehere? Perse lindi Feja (perpjekja e njeriut per te kenaqur Zotin) ne nje kohe qe Zoti ishte krejtesisht i kenaqur me njeriun? Cdo gje e keqe filloi ne momentin kur njeriu mekatoi. Brenda tij u fut ndjenja e fajit, turpit, frikes, justifikimit, deshira per t'ja hedhur fajin tjetrit ne menyre qe t'i shmanget denimit, etj.
    Ajo qe eshte qesharake me kendveshtrimin e protestanteve, te pakten nga kendveshtrimi i nje besimtari orthodhoks, eshte se ju pretendoni te flisni me autoritet mbi fene dhe te qenit fetar, kur ju as nuk keni fe, as nuk e keni idene se cfare do te thote te jesh fetar.

    Besimi behet fe atehere kur ai behet ushqim i pazevendesueshme per nje njeri, nje familje, nje grup njerezish, nje shoqeri, nje popull. Kurse ti nuk je fetar per dy arsye te thjeshta: a) Ti nuk njeh Krishterimin e Vertete Apostolik qe ka 2000 vjet qe lulezon mbi toke b) Vete sekti qe ti ke zgjedhur te besh pjese e lidh ekzistencen e vete me mohimin e Kishes dhe Tradites Apostolike 2000 vjecare. Prandaj ti e ndjen te nevojshme qe ti mbushesh mendjen vetes se Krishterimi i Vertete nuk lindi me kryqezimin e Krishtit 2000 vjet me pare dhe ka arritur deri ne ditet tone fale asaj Kishes se Shenjte Katolike dhe Apostolike, por Krishterimi per ty lindi qe nga momenti qe ti zbulove Krishterimin me anen e atij sektit ne te cilin ti ben pjese qe ka lindur kete shekullin e fundit.

    Dhe mos harro, Perėndia ėshtė me ne, kjo e vecon Krishterimin nga te gjitha fete qe ka njohur e do te njohi njerezimi.

    Albo

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Dhe mos harro, Perėndia ėshtė me ne, kjo e vecon Krishterimin nga te gjitha fete qe ka njohur e do te njohi njerezimi.
    Krishterimin do thoja une, nga te gjitha fete qe ka njohur e do te njohe njerezimi e vecon fakti se Perendia eshte NE ne! Por ti nuk mund ta njohesh kete gje.

    Per sa i perket te tjerave qe ke shkruar me siper, nuk dua te komentoj.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,204
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga liveintwoplaces
    Krishterimin do thoja une, nga te gjitha fete qe ka njohur e do te njohe njerezimi e vecon fakti se Perendia eshte NE ne! Por ti nuk mund ta njohesh kete gje.
    Te VESHESH Krishtin me Misterin e Pagezimit dhe te VULOSESH shpirtin tend me Vulen e Shpirtit te Shenjte gjate Misterit te Mirosjes, nuk do te thote se ti je bere nje i krishtere i mire automatikisht. Ne mendjen dhe zemren tende vetem sa u mboll ajo fara e beses orthodhokse. Dhe ashtu sic na e deshmon vete Krishti me paravoline e fares se hedhur ne rruge, ne ferra, ne shkemb e ne toke pjellore, vetem ajo fare qe bie ne toke pjellore do te japi fryt 10fish.

    Pa harruar qe te gjithe ata qe kane Veshur Krishtin dhe kane filluar te rriten shpirterisht, nuk mund ti qendrojne dot larg Kishes se Shenjte, pasi vetem atje gjejne Gjakun dhe Trupin e Krishtit, pa te cilin nuk ka jete shpirterore. Ashtu si njeriu nuk jeton dot pa buke e pa uje, ashtu edhe shpirti i te krishterit nuk jeton dot pa Gjakun dhe Trupin e Krishtit. Dhe kete nuk ta thote Albo, ta thote vete Krishti.

    Albo

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •