SHTETI "KLANDESTIN"
Shteti "KLANDESTIN"
Para disa vitesh policia italiane ndaloi njė ēift shqiptar qė po udhėtonin me makinė bashkė me qenin e tyre qė e kishin blerė atje. Kur u kėrkuan dokumentat dy tė rinjtė pėrveē pasaportės, nuk kishin asnjė lloj tjetėr dokumenti identifikimi, ndėrsa qeni i tyre kishte njė dosje tė tėrė me dokumenta. Pėr policinė vetėm qeni ishte nė rregull.
Pavarėsisht ēėshtjes sė klandestinitetit tė dy tė rinjve ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė sesi shteti italian edhe njė qen e pajis me njė sėrė dokumentash.
Nėse policia shqiptare ndalon pėr verifikim njė qytetar, shumė tė rrallė janė ata shqiptarė qė nė portofolat apo xhepat e tyre do tė kenė njė dokument identifikimi. Dhe kjo jo aq pėr mungesėn e zakonit apo neglizhencėn e mbajtjes sė njė dokumenti identifikimi me vete, sesa pėr faktin se ēfarė ata tė mbajnė. Shqiptarėt edhe kur janė tė pajisur mė pasaportė me tė drejtė nuk e mbajnė me vete nė jetėn e pėrditshme, sepse ėshtė shumė e ndėrlikuar tė ribėsh njė tė re e sidomos kur ėshtė e pajisur me vizėn e ndonjė vendi tjetėr ajo sigurohet mirė brenda banesės. Kush ka patentė automjeti ėshtė mė i favorizuar, por edhe patenta ende nuk ėshtė njė dokument identifikimi, pėr shkak tė tė dhėnave tė mangėta qė ka.
Nėse nė Shqipėri shkon tė regjistrohesh diku apo tė hapėsh njė llogari bankare tė kėrkojnė pasaportėn, ndėrkohė qė ajo ėshtė menduar si njė dokument qė qytetarit i nevojitet vetėm nė rastin kur duhet tė kalojė kufirin. Nė vendet e BE-sė pjesa dėrrmuese e popullsisė nuk e ka pasaportėn dhe as e mendojnė ta kėrkojnė atė nėse nuk u duhet tė shkojnė nė njė kontinent tjetėr apo nė vendet e Ballkanit.
Nė mbi pesėmbėdhjetė vjet tranzicion shteti shqiptar nuk e gjeti asnjėherė mundėsinė pėr ti pajisur qytetarėt e vet me kartė identifikimi, pėr tė mos thėnė pėr dokumenta tė llojeve tė tjera, si njė kod fiskal ku ēdo person tė ketė njė numėr personal identifikimi, etj. Mund tė zotėrojmė njė ēertifikatė lindjeje me fotografi dhe kėtu jemi nė rregull po tė mos marrim parasysh faktin se gjithmonė nevojitet njė e tillė pėr ta dorėzuar diku. Ēertifikata mė tė mėdha se njė fletė libri, kur ka vetėm njė kollonė me tė dhėnat kryesore tė shkruara, me njė letėr qė kur e hap dhe e palos disa herė griset e nuk lexohet mė. Pėr tė mos thėnė pėr atė shkrimin e tmerrshėm tė punonjėseve tė gjendjes civile qė duhet tė mbushin me shkrim dore qindra tė tilla nė ditė dhe ku emrat nuk u kuptuan ndonjėherė nė mėnyrė tė qartė, e pėr pasojė njė numėr i madh shqiptarėsh nuk e kanė mė emrin ashtu si prindėrit e tyre ua kanė vendosur. Tė paktėn tė kishte njė rregull qė ti detyronte tė shkruanin me shkronja shtypi edhe pse me dorė. Nė kėtė rast gabimet do tė ishin mė tė pakta.
Por ēertifikata e lindjes nuk mund tė jetė njė dokument idenfikimi i mjaftueshėm, ndėrkohė qė do tė ishte njė ēertifikatė rezidence. Koncepti i rezidencės qė tregon vendin zyrtar tė banimit si dhe koncepti i vendbanimit qė tregon ku jeton qytetari as qė ekzistojnė nė Shqipėri dhe as nuk ėshtė folur ndonjėherė pėr ti pėrcaktuar ato.
Ndaj dhe sa herė tė kemi zgjedhje parlamentare apo lokale do tė kemi debate politike se me ēfarė duhet tė jenė tė pajisur qytetarėt kur tė votojnė, ashtu si do ndodhė qė njė pjesė e tyre tė rendin nga njė zonė e votimit nė njė tjetėr nė kėrkim tė emrit nė lista.
Derisa shteti ynė tė na pajisė me dokumenta seriozė ne do jemi nė njė farė mėnyre klandestinė nė vendin tonė, shumė mė tė paidentifikuar se qeni italian.
mar nga revista "SHQIP"
Krijoni Kontakt