Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Ata Vinin Nga Nje Planet Tjeter

    Shkrimi i meposhtem eshte botuar sot ne gazeten "Koha Jone".

    Po e ve ne forumin "Historia e Shqiperise", sepse duke qene nje nga ata te cilet jo vetem qe e kane jetuar ate kohe, por deri diku duke e ndjere veten personazh te ketij shkrimi, mendoj se shkrimi i meposhtem, pershkruan ngjarje te cilat bejne pjese ne historine e Tiranes.

    Nga Vasil QESARI - France -

    Aso kohe, shume e shume vjet te shkuara, ne ishim nje grup shokesh studente te fakultetit filologjik qe pothuajse cdo mbremje, te ulur aty perballe Hotel-Dajtit, pikerisht ne bordurat e Parkut Rinia sodisnim fillimin e se famshmes xhiro tradicionale te Tiranes ku, mijera te rinj e te reja, gjimnaziste, studente, punetore, intelektuale e familjare, kalonin kohen e tyre te lire duke ecur vajtje-ardhje, mes shetitores se madhe e cila niste nga godina qendrore e Universitetit e vazhdonte gjer tek redaksia e gazetes Zeri i Popullit. Ajo tradite kolektive qe bere aq e domosdoshme, sa qe shume mendonin se Tirana do te ishte nje Sahara e vertete, pa xhiron e saj te mbremjes.

    (Xhiroja - ajo skene e sterrmadhe me mijera e mijera personazhe komiko-tragjike e cila s'ndeshej ne asnje kryeqytet tjeter te botes, ishte edhe spektakli me impresionant per cdo te huaj qe vizitonte Shqiperine. Per shume prej tyre, ajo levizje e pakuptimte e atij lumi te murme njerezish, me teper se zbavitje apo argetim, ngjante me xhiron qe te denuarit benin rregullisht e ne ore te caktuara neper burgjet politike. Ky konstatim qe plotesisht i goditur e me vend, po te kemi parasysh se vete Shqiperia ne ato vite, nuk qe vecse nje burg i madh, ku njerezit per cdo mbremje e si me komande, delnin jashte per te marre pak ajer, per t'u shlodhur e per t'u pershendetur me njeri-tjetrin ...)

    Jo vetem sheshi Skenderbej e bulevardi Deshmoret e Kombit, por edhe gjithe qendra e Tiranes, s'kane pasur gjithmone pamjen qe kane sot: plot makina, kioska, bare, qebaptore, kambiste, llustraxhinj, biznesmene, shites bananesh, rremuje, balte, pluhur e njerez qe shtyhen per te kaluar nga nje trotuar ne tjetrin.

    Jo !... Shume vite me pare, ajo, ashtu si cdo ane tjeter e kryeqytetit, ka qene tejet e qete, me pak njerez, dyqane e levizje e me shume pllakate, parrulla, peme te gjelbera e parcela te mbjella me lule. Nje enderr e vertete per ekologjistet europiane!

    Per ata pak te huaj qe vizitonin aso kohe Shqiperine, ajo ngjallte pershtypje orgjinale. Qendra e kryeqytetit shqiptar - shkruante Christophe L. ne nje te perditeshme franceze, aty nga fundi i viteve '70 - edhe pse me mungesen e levizjeve te makinave e qarkullimit te zhurmshem, te krijon nje ndjenje te cuditshme mbytese. Mes asaj mase asfalti pothuajse te shkrete, rrethuar nga fasada ndertesash memece e uniforme, vehtja te duket i vockel e tmerresisht delikat. Pervec njerezve qe ngasin anes se bulevardit bicikletat e tyre te forta e teper te larta, syri te sheh fare pak automjete qe mund te prishin sado pak qetesine e atij vendi pa zhurme.

    Ato jane, kryesisht, ca autobuze te kuq urbane te mbushur plot e perplot e tek-tuk ndonje automjet zyrtar. Nder keta te fundit, bejne pjese disa "jeep"-sa ruse apo kineze e ndonje veture luksoze e drejtuesve te larte te partise, zakonisht Benz-Mercedese te inj fringo te rinj e ndonje Fiat apo Warsawa - me te cilet, ne me te shumten e rasteve, udhetojne zyrtare, miq te Shqiperise, delegacione te huaja apo marksiste-leniniste te ftuar per pushime. Rrjedhimisht, te krijohet pershtypja se mungesa e veturave dhe e automjeteve ne pergjithesi, eshte nje shenje e thelle varferie, perderisa edhe ne rruget e Tombuktuse, Dakarit apo Uagaduguse, ka me shume qarkullim se ne Tirane ...

    Por, nga ana tjeter, sapo mbi kryeqytet binte mbremja e mbi shtyllat e larta metalike ndizeshin varg llambat neon, sheshi Skenderbej, Bulevardi Stalin e ai i Deshmoreve te Kombit, gumezhinin nga zhurma e mbusheshin plot e perplot me njerez. Ata, delnin grupe-grupe nga cdo lagje, rruge e kthine dhe derdheshin drejt qendres se tij si te drejtuar me komande.

    ...Mes atij mjedisi asfiksues e teper monoton, per ne, te rinjte universitare, vetem Hotel Dajti, ( me shkelqimin e neoneve qe reflektonin butesisht ngjyren e tyre violete mbi kreshtat e bredhave te perhimte, tingujt e melodive te huaja te orkestres se Night Club-it e reflekset e xhamave kristal te makinave luksoze te trupit diplomatik ), paraqiste atraksionin dhe magjine e nje bote tjeter, krejtesisht te ndryshme nga ajo qe na rrethonte.

    Natyrisht, kjo s'ndodhte thjesht per shkak te aparences se tij te jashtme.

    Hotel Dajti, mbi te gjitha, e kjo qe dhe me kryesorja, qe rezidenca e vetme e te huajve qe ndodheshin a vizitonin Shqiperine e asaj kohe. Kesisoj, ai na dukej jo vetem pjesez e nje planeti misterioz, por njekohesisht edhe shume i larget e i pa arritshem. Ish pikerisht aty qe bujtnin pjesa me e madhe e pese a gjashte mije turisteve suedeze, norvegjeze, daneze, holandeze, gjermane e angleze, te cilet vizitonin mesatarisht per cdo vit, vendin e shqiponjave.

    Pervec asaj lidhje me boten e jashtme, ( pra, ate te cilin ne e quanim planet tjeter, e qe ish perjetesisht, rreptesisht dhe absolutisht e ndaluar per seicilin prej nesh ), Hotel Dajti kish edhe dicka tjeter krejt te vecante: historine e tij orgjinale. I ndertuar gjate periudhes se pushtimit fashist ai qe shembell tipik i arkitektures musoliniane. Fill pas pushtimit, italianet kishin dashur t'i a ndryshonin pamjen kryeqytetit primitiv shqiptar, duke nisur zbatimin e nje vargu projektesh neoklasike romane. Keshtu, shume shpejt, euforia e fushates se sukseseshme ushtarake ne Shqiperi, e pat kthyer qendren e Tiranes ne nje kantier te madh ndertimi.

    Sipas projekteve te hartuara, italianet do realizonin ne kryeqytet nje kompleks urbanistik impozant, i cili do te behej jo vetem simbol i kultures se re fashiste, por edhe i prezences e influences se dikursheme imperiale romake ne mbare Ballkanin. Por, per ters e per fatin e keq te shqiptareve, italianet nuk arriten t'a perfundonin projektin e tyre ambicioz per transformimin alla-roman te Tiranes. ( Megjithate, edhe sot e kesaj dite, pas me teper se 60 vjeteve, ndertimet e kryera prej tyre, bejne pjese ne krenarine e godinave me te vyera te kryeqytetit shqiptar ).

    Gjithe keto, pra, i jepnin Hotel Dajtit nje fuqi teper magnetike e sugjestionuese. Per ate arsye, shpesh gjate mbremjeve, vecanerisht te rinjte, i benin shetitjet enkas, perbri tij. Thjesht per kersheri. Per te pare nga afer autobuzet e huaj luksoze si edhe targat e tyre fluoreshente me inicialet e qyteteve te ndryshme perendimore. E pastaj, e kjo qe natyrisht edhe me e rendesishmja, turistet qe zbrisnin prej tyre. Ne me te shumten e rasteve te moshuar, por shpesh edhe te rinj e te reja.

    O Zot! - thosh shoku im i kursit, D.M. - Ata, edhe pse jane qenie njerezore, ndryshojne krejtesisht nga ne!

    E, pastaj, hiqte ne zemer e psheretinte i brengosur ... D.M kish te drejte. Ata njerez qe vinin kembe mbi token shqiptare, duke zbritur hijshem prej autobuzeve te tyre me ajer te kondicionuar, te jepnin pershtypjen se vinin nga larg. Nga tmerresisht larg. Dukesh se zbrisnin nga bordi i nje anije kozmike. Pra, njelloj sikur zbarkonin nga nje planet tjeter. Vertet, ata ishin krejt ndryshe nga ne!

    Te vecante e hyjnore ne gjithcka. Ne levizje, sjellje, buzeqeshje.

    Ne menyren e shpenguar te ecjes. Ne lirshmerine e komunikimit.

    Ne stolite, veshjet e lehta, flladitese e plot ngjyra. Ne sharmin e fytyrave ngjyre roze, te pastra e delikate. (Ate ngjyre, te cilen ne, e kishim pare vetem gjate parakalimeve te 1 majit, natyrisht, ne fytyrat e ushqyera mire te anetareve te Byrose Politike e drejtuesve te tjere te larte te Partise dhe Shtetit).

    Ata, turistet, kalonin prane e linin pas, magjishem, nje parfum te lehte qe ne nuk e kishim ndjere kurre. Nje arome qe te bente t'a ndjeje vehten mes livadhesh imagjinare plot lule egzotike. Por, medet ! Ajo trullosje s'zgjaste vec pak caste. Aq, sa ish edhe koha per te kaluar ate copez trotuari para hotelit, i cili niste nga busti i Stalinit e vazhdonte gjer tek kthesa e rruges Marsel Kashen. Sepse, para hotelit qe rreptesisht e ndaluar te qendroje, me teper se pak minuta.

    Ne fakt, sa here qe kalonim ne trotuarin para Dajtit, pervec ngazellimit qe na sillte prania e te huajve ne kryeqytetin tone te izoluar, ndesheshim edhe me dicka tjeter, e cila na frikesonte jo pak. Para tij, me veshtrime te ashpra e vigjilente, ca civile nuk rreshtnin se ecuri poshte e lart, ashtu si fare rastesisht. Njerezit e Sigurimit ishin gjithmone aty. Ata vezhgonin rreth e rrotull, pa u shpetuar jo vetem cdo levizje e te huajve, por edhe gjithe te tjereve qe hynin e delnin ne hotel. Civile te tjere, bile edhe me te shumte ne numer se ata jashte, ndodheshin ne brendesi te tij. Dukej se Sigurimi e kish vendosur shtatmadhorine e tij, pikerisht ne Dajti ...

    Civilet e tij ishin kudo. Ne holle, korridore, bar, restorant, ulur ne kolltuke, duke lexuar gazeten, duke pire duhan e duke pergjuar perreth plot dyshim. Per me teper, ate detyre e kryente edhe personeli i fryre i vete hotelit qe pervec sherbimeve rutine, hetonte, pergjonte e raportonte per cdo levizje, bisede e takim te dyshimte te turisteve. Ne fakt, qe hoteli ne fjale qe seli e Sigurimit, ajo nuk ish dicka e pa njohur. Natyrisht, ate e dinin te gjithe...

    Ish kjo arsyeja pse, njerezit, pergjithesisht, kur kalonin para tij e ndjenin vehten te bezdisur e ne siklet nga dicka e pakuptueshme. Qe kjo arsyeja pse, ata nxitonin hapat e kalonin shpejt, duke shikuar vetem drejt. As majtas as djathtas. Here-here, me koken ulur nen kurorat e dendura te bredhave, te cilat binin aq poshte mbi trotuare, sa qe dukej sikur donin t'u thoshin:

    - Ej, ndalni, ku shkoni !... Ketu ndalohet kalimi !...

    Marre nga gazeta "Koha Jone"

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ke bere mire Bokerrima qe e ke sjelle kete shkrim.
    Une, megjithese shume me vogel ne moshe se shkruesi, e kujtoj ate xhiron e te djeles ne darke. Nese kishim fuqi familjarisht mundet ta benim vajtje-ardhjen edhe dy here rresht.
    Dhe prinderit pershendetnin fytyrat e njohura.
    Shiheshin "modelet" e reja te fustaneve. Shiheshin copat e basmeve, te teritalit, te stofit qe mund te ishin te njejta ne trupat e shume njerezve njekohesisht.
    Flitej dhe per "valutat" e xhiros. Ata qe e hapnin dhe e mbyllnin. Nga prinderit di, se ishte nje si lloj rituali. Personat me te rregullt ne xhiro e fitonin kete status dhe ai nuk ishte i perhershem.

    Vecanerisht ne kujtese me ka mbetur mbremja kur eshte inauguruar grupi i shatervaneve tek universiteti. Besoj ate nate gjithe banoret e Tiranes kane parakaluar ne bulevard. Te merrej fryma nga njerezit dhe hapat t'i beje ngadale e ngadale, sikur po mbaje rradhen per te blere qumesht, buke apo qepe.

    Nje tmerr i vertete. Dhe kete ta quaje kenaqesi qe e shijoje njehere ne jave, diten e djele.

    Hotel Dajti, molle e ndaluar.
    Shume bukur e ka peshkruar shkruesi ndjenjen e perftuar para tij. Tmerr me vete.


    Me ngjethi mishin. Realitet i hidhur. Sa mire do te ishte qe te gjithe njerezit qe e kane jetuar ate kohe t'i lene te shkruara kujtimet e tyre. Do te ndricohej e verteta nen veshtrimin e ndjenjat e njerezve te thjeshte. Te zhdukeshin nga faqja e dheut ato pallavrat mbi ate sesa e mire, e bukur e qete ka qene ajo kohe, ato dokrrat qe i reklamonin si fitoret e realizmit socialist dhe me te cilat mbushnin mendjet e atyre qe donin te degjonin e dinin dicka mbi Shqiperine.

    Pershendetje!

  3. #3
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Vasil, po masnej, su kuptu ēa deshe me thene me ket shkrimin, per me teper ke citu dhe nje francez.
    Xhiro si e Tiranes eshte ajo ēfare i mungon Parisit, ku te vishesh bukur s'eshte me detyrim e banalja pak nga pak po ze shtrese kudo. Kete ka dash me thene ai francezi qe ke citu.

    ps, tema nuk i perket "historise" por "meditacionit". Dita kujt i thu tmer ti mi goc, rradhes qumeshtit apo xhiros, per me teper s'man men gjo se ke qen e vogel.

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    gerrices i pandreqshem me emrin ornament. U bene disa here qe te them, lexo e pastaj shkruaj. Mos nderhy kot.

    Do te shohim si do te vendose Eni, moderatore e forumit te historise. Sa me lart ben pjese ne historine e Tiranes dhe e meriton per mua kete vend. Ti po te jesh aq tirans, sa c'do me u duk kur diskuton per bashkine e Tiranes, urdhero shkruaj edhe ti ca nga kujtimet e tua, meqe duhet te jesh me i madh se une.

    P.S. Kam qene aq e madhe sa te kujtoj sic duhet gerrices i pandreqshem

Tema tė Ngjashme

  1. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  2. Kur’ani i Mrekullueshem edhe pėr jo-muslimanet...
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 03:38
  3. Roli i Akides sė Selefėve nė bashkimin e muslimanėve
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:28
  4. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  5. Kur dhe kush e ka shkruajtur Kuranin?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 16:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •