vazhdimi (gazeta 55)
.......
Hetimi i ri pėr vrasjen e Mehmet Shehut
Vrasja e Mehmet Shehut nuk u bė nė njė natė tė vetme
Mehmet Shehu survejohej nga kolegėt e vet tė Byrosė Politike, nėn udhėheqjen e Spiro Kolekės, nga Aparati i Komitetit Qendror me linjat nė bazė. Mblidheshin informacione pėr tė, nga URT-ja e Durrėsit, uzina ushtarake e Mjeksit, rezervati i gjatė. Nga pikėpamja operative, survejimi filloi mė 18 prill 1979. Njė organizėm dhe strukturė ilegale mblidhte dhe analizonte tė dhėnat dhe merrte vendime.
Nga Gramoz Mezhgorani
Jam duke lexuar nė gazetėn "55", hetimin e ri pėr vrasjen e Mehmet Shehut. Me gjithė pėrpjekjen e dėshirėn e mirė tė kėsaj gazete pėr tė hedhur dritė mbi vrasjen e Mehmet Shehut, duhet thėnė se kėtė hetim mund ta pėrfundojė vetėm Gjyqi i Hagės. Unė, personalisht, kam punuar nė Drejtorinė e Dytė tė Ministrinė sė Punėve tė Brendshme, qė nė atė kohė mbulonte udhėheqjen dhe kishte njė sistem organizimi shumė tė komplikuar. Personalisht, mendoj, se nėqoftėse hetimi do tė pėrmblidhet nė zbulimin se, ēfarė ndodhi nė natėn e vrasjes, ky hetim ėshtė i dėshtuar. Unė ju pėrgėzoj pėr guximin dhe inteligjencėn qė ju ēoi nė nxjerrjen e faktorit Fiqirete Shehu. Unė e mbėshtes kėtė pikėpamje tė hedhur nga veterani i Brigadės sė Parė Sulmuese. Unė e mbėshtes dhe jam dakord qė veterani nuk ka dhėnė emrin, ashtu siē nuk po vė edhe unė emrin e vėrtetė, pasi procesi i vrasjes sė Mehmet Shehut ėshtė me rėndėsi aktuale dhe tė vret edhe tani. Dy djemtė qė janė gjallė tė Mehmetit, janė nėn presion edhe sot e kėsaj dite dhe vetėm njė marrėveshje me ta, qė tė pranojnė versionin zyrtar tė vetėvrasjes dhe tė mos kėrkojnė hetime tė mėtejshme, i ka bėrė ata qė tė jetojnė dhe tė kenė njė jetė personale tė lirė dhe tė qetė tani. Ishte vėllai i madh, ai qė paraqiste rrezikshmėri serioze pėr vrasjen e Mehmet Shehut. Prandaj, ata e vranė Mehmetin. Ata vranė Fiqireten dhe ne kur ta analizojmė kėtė krim tė madh, duhet ta studiojmė atė, duhet ta hetojmė atė pėr tre vrasje dhe shumė burgosje. Grupi i oficerėve qė u arrestuan nė Elbasan me njė ekip special tė Ministrisė sė Brendshme, tė kryesuar nga oficeri i lartė Bajram Merko, ishte njė nga goditjet qė meriton vėmendje tė posaēme dhe se Enver Hoxha dhe klani i tij, bashkė me Ramiz Alinė, nuk kishin tė ngopur me aq pak vdekje tė Shehlerėve.
Kam aq shumė ide, mendime dhe fakte lidhur me kėtė krim, sa tė them tė drejtėn, mbase do t'u drejtohem edhe njė herė tjetėr, por tani pėr tani dua tė kėmbėngul nė idenė, qė Mehmet Shehu nuk u vra brenda njė nate. Si oficer i lartė i Sigurimit dhe Ministrisė sė Shtetit, kisha kuptuar se mbi kryeministrin po endej njė dyshim. Nė fillim, tė them tė drejtėn, pata idenė se kjo ishte njė pėrkujdesje, pėr shkak tė vlerave dhe potencialit qė kishte Mehmet Shehu. Por mė pas, e kuptova se ky ishte njė mashtrim dhe gėnjeshtėr dhe ky njeri ruhej dhe vėzhgohej. Mirėpo, tė them tė drejtėn, nuk shikoja personat qė pėrfaqėsonin ingranazhin e shtetit, tė cilėt e bėnin kėtė punė. Ishin krejt fytyra tė panjohura, ose njerėz tė cilėt ndėrsa maskoheshin nė njė detyrė dhe post tė caktuar, bėnin kėtė punė. Thjesht nga simpatia qė kisha pėr Mehmet Shehun, fillova ta ndjek kėtė rrugė dhe kėtė merimangė qė endej sipėr kryeministrit. Ēfarė mė doli?! Mehmet Shehu ishte nėn njė survejim tė plotė, total, qė prej vitit 1979. Madje, fati i tij ishte i paracaktuar qė prej periudhės sė afirmimit tė Ramiz Alisė. Nė atė ēast qė Ramiz Alia mori formatin e udhėheqėsit pa zė brenda Byrosė Politike, filloi gėrryerja e Hysni Kapos, Kadri Hazbiut, Beqir Ballukut, madje dhe Mehmet Shehut. Por, qė tė jem i ndershėm deri nė fund, secili nga ata e shihte tjetrin pėr konkurrent dhe i bėhej qejfi kur dikush merrte kartela tė verdha nga Enver Hoxha. Pikėrisht, nė kėtė rivalitet, xhelozi dhe garė karrieristėsh tė paskrupullt, lėvizte intriga serbo-hoxhiste pėr t'i gėlltitur tė gjithė. Gjėja mė interesante ishte, se vetė brenda Byrosė Politike kishte njė raportim pėr njėri-tjetrin tepėr dramatik dhe tragjik. Kėshtu qė, Mehmeti ishte nė radhė tė parė i siguruar pėr "armiqėsi" me Partinė nga kolegėt e Byrosė Politike. Nėqoftėse ndonjėri prej tyre nuk pranonte tė hynte nė kėtė sulm mbi Mehmetin, ai konsiderohej i grupit tė tij dhe rrethi i kuq vihej dhe mbi tė. Koha e tregoi se sulmi mbi ta pėrfundoi me pushkatime dhe ndjekje me flakėhedhėse. Pra, survejimi i parė ishte nga vetė byroistėt.
Survejimi i dytė, ishte nga njė mekanizėm i aparatit dhe i Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės, i cili organizimin real tė tij e kishte sipas kritereve thellėsisht tė strukturave agjenturore. Pikėrisht, kėta sapo merrnin urdhrin fillonin dhe endnin merimangėn nga godina e KQ-sė deri nė nivelin e aparateve nė rrethe, ku kishte persona pėrgjegjės, si vazhdim i kėtij rrjeti. Prandaj dhe nė rrethe kishte shumė njerėz, tė cilėt ishin gjakftohtė, ose shpesh dhe e kundėrshtonin Mehmetin Shehun, sepse merrnin kėtė vijė sjelljeje nga qendra. Nė kėtė linjė, kanė qenė tė angazhuar Myslym Peza, Shefqet Peēi dhe shumė tė tjerė, qė mund t'i them pėr tė shkruar pėrsėdyti pėr ju. Natyrisht, po ju them se tani, disa nga tė porsazgjedhurit nė Byronė Politike, ishin totalisht nė shėrbim tė survejimit dhe tė sulmit mbi Mehmet Shehun. Nga mė tė zellshmit kėtu kanė qenė Spiro Koleka e ndonjė tjetėr, i cili nė fakt, nuk pėrfaqėsonte tė porsazgjedhurit, por ishte ai qė orientonte tė fundzgjedhurit.
Pėrveē kėsaj, mbi kryeministrin kishte njė vendim ultra sekret tė pashkruar, pėr pėrgjimin e bisedave, kontrollin e postės, si dhe analizėn e tė gjithė fjalimeve, orientimeve dhe ideve tė tij, nė bazė dhe nė parti. Enver Hoxha e mashtroi si nje Kavalkant i vėrtetė Mehmetin, kur i dha atij zyrėn e Hysni Kapos. Kjo ka qenė koha kur Ramiz Alia ka ngritur si njė shef i vėrtetė policie sekrete, tė gjithė merimangėn asgjėsuese pėr kryeministėr. Qė tė mos e fetishizojmė Ramiz Alinė dhe pėr tė qenė realist ndaj tij, ai pėrveē pabesisė nuk kishte asnjė lloj inteligjence. Kultura e tij sovjetike e nivelit tė uēilishtes, pasurohej dhe maskohej vetėm nga informacioni dhe roli qė kishte. E gjithė skema e asgjėsimit tė Mehmet Shehut, ėshtė krejt e stilit lindor dhe sigurisht, serbo-rus. Mehmeti paraqiste dyshime pėr ta dhe nuk mund tė lejohej kurrsesi, qė tė ndodhte ndonjė aksident nė favor tė zhvillimit ekonomik tė Shqipėrisė, apo ndonjė nuancė nacionaliste, qė tė prekte Kosovėn dhe Ēamėrinė. Njeriu qė siguronte status quo-nė enveriste, kishte zgjedhur dhe pėrcaktuar Ramizin. Dhe kjo ishte forca e tij. Madje, edhe sot kjo ėshtė, se po tė qe pėr dituri e aftėsi, ai ėshtė njė aktor nga mė tė rėndomtit e politikės shqiptare. Mirėpo, nė role tė tilla, duhet tė jesh me tamam si Ramizi, sepse dituritė sjellin pavarėsi intelektuale, sjellin karakter dhe nxitin zgjidhje tė tjera.
Po kush kanė qenė njerėzit qė e survejonin kryeministrin?!
Tė gjithė kėta njerėz kanė qenė nė njė dilemė dramatike, se nuk e dinin fundin e misionit tė tyre. Kėtu nis loja e Fiqiretes dhe shumė njerėzve dhe miqve tė afėrt tė Mehmetit. Tė tėrė kėta qė mund tė pėrfshihen nė personelet e shėrbimit e deri te miqtė e djemve, u angazhuan pikė-pikė, tė ēanin tabanin e njė figure tė historisė komuniste. Prandaj, unė ju sugjeroj, qė derisa tė vini nė natėn e vrasjes, ju duhet tė sqaroni: kush e denonconte dhe e survejonte Mehmet Shehun?! Nga Byroja, KQ-ja, rrethet, ekipi "Dinamo", URT-ja, e deri te ca letrarucė, qė bėnė hajėr nė periudhėn e Ramiz Alisė?
Po m'u mbush mendja, do t'ju shkruaj pėrgjigjen e kėtyre pyetjeve.
Vetėm mos harroni! Ai nuk u vra brenda njė nate..
Krijoni Kontakt