Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Bedri Spahiu

    Bedri Spahiu eshte i vetmit ish udheheqes komunist qe beri PENDESEN.
    Ndoshta ju kujtohet artikulli i Bedri Spahiut bere ne RD diku nga 1992 ku ai shpreh keqardhjen per te keqijat e komunizmit dhe ku kerkoj falje boterisht per vitet kur ai punoj si Prokuror i Shtetit ne periudhen45-50.

    ne gaz.Shqiptare botohet nji leter e Bedri Spahiut ne 1967.
    --------------
    DOSSIER II

    "Por pas 50-vjetėve kur udhėheėsit do tė kenė vdekur, mė i riu i tyre qė do tė jetojė akoma do tė shprehet: "Koha vėrtetoi tė drejtėn e Testamentit tė Bedri Spahiut"

    Bedri Spahiu: "Pėrse Enveri mė mban nė burg"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me njė biografi tė shkurtėr tė jetės sė njėrit prej personaliteteve mė tė spikatura tė Luftės Antifashiste Nacional-Ēlirimtare, Bedri Spahiut, i cili u lind nė vitin 1908 nė qytetin e Gjirokastrės. Spahiu pasi u shkollua pėr disa vjet nė njė kolegj italian nė Stamboll u kthye nė Shqipėri nė 1927-ėn e vazhdoi mėsimet nė gjimnazin e Shkodrės. Mė pasė ai u diplomua nė Shkollėn Ushtarake tė Artilerisė nė Tiranė. Pasi shėrbeu pėr disa vjet si ushtarak i Monarkisė sė Zogut, Bedriu u arrestua nė vitin 1927 i akuzuar si pjesmarrės nė Lėvizjen e Fierit dhe organizator i krijimit tė grupit komunist tė oficerėve zogistė. Qė para pushtimit italian tė vėndit, Spahiu krijoi grupin komunist tė Gjirokastrės dhe pas formimit tė PKSH-sė ai u zgjodh sekretar i pėrgjithshėm i asaj partie pėr degėn e Gjirokastrės. Mė pas Spahiu u zgjodh dhe antar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Nac-Ēlir, antar i Byrosė Politike dhe nė Qeverinė e Parė Provizore tė kryesuar nga Enver Hoxha ai u emėrua nė funksionin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė Republikės. Deri nė vitin 1955 kur ai u arrestua pas debateve tė ashpėra qė pati nė Plenium me Enver Hoxhėn lidhur me shtrembėrimin qė po i bėhej historisė sė Luftės, Spahiu mbajti edhe funksionet e Sekretarit tė K.Q. e Ministrit tė Arsimit. Nė vitin 1957 Bedri Spahiu u dėnua me 25 vjet burg dhe pas lirimit nė 1974-ėn ai u internua nė Selenicė tė Vlorės, ku qėndroi deri nė vitin 1990-tė. Nė shkrimin e mėposhtėm po botojmė pjesėn e dytė tė letrės qė ai i dėrgoi Kryeministrit Mehmet Shehu, kur vuante dėnimin nė burg, si dhe letrėn dėrguar Kryehetuesit tė Republikės.

    Letėr Mehmet Shehut
    Nė kaushin tim tė izolimit kanė kaluar me dyzina tė burgosur. Izolimi im vazhdon tė jetė i gjatė. Po! Vazhdon, se unė jam Bedri Spahiu qė kam jetuar dhe punuar nė mes tė udhėheqjes sė Partisė dhe tė Shtetit dhe si i tillė, me sa duket, dikujt, iu pandehkam shumė i pėrshtatshėm pėr ta bėrė mish-mash udhėheqjen, pėr tė ndjellur dyshime ndaj njėri-tjetrit, pėr tė intriguar. Janė pikėrisht shpifjet, atribuimet falso, dėshmitė e rreme nė drejtim tė udhėheqsve, ato qė kėrkojnė shkelėsit e ligjeve, me izolimin tim tė pėrjetshėm. A nuk kanė siguruar prova e dėshmira tė rreme nga ata qė kanė qenė tė izoluar me mua gjatė kėtyre vjetėve? E kush nuk i di kėto gjėra. Le tė shėrbeje ky testament si njė paralajmėrim tjetėr, nė vijim tė atij qė kam paraqitur me shkrim nė gjyq, se shkelsit e ligjit nuk do tė mundnin kurrė tė mė katandisnin njė krijues provash tė rreme dhe njė jallanshahit. Le tė shėrbejė ky Testament i depozituar nė arshivat e udhėheqjes sė vėndit, si fjala e fundit e njė njeriu qė duke mos pėrfillur asgjė i thotė udhėheqjes: "Nė qoftė se pėr shkakun tim dhe tė Tukut kanė arritur tė tronditin sado pak besimin tuaj ndaj njėri-tjetrit, pėrmbahuni e hidheni tej dyshimin. Tani unė mund t'u siguroj e t'ju garantoj edhe pėr Tukun (se jetova me tė ditėt e fundit tė jetės sė tij) se nuk ka asnjė udhėheqės, qoftė i Byrosė, i K.Q. apo i Qeverisė, qė tė jetė pėrfolur me mua apo me Tukun: qė tė ketė pasur ēfardo lloj lidhje qoftė kundėr udhėheqjes (si tėrsi apo pėr antarsi tė veēantė tė saj), apo vijės sė saj: qė tė jetė implikuar direkt apo indirekt ose sido qoftė qė tė ketė pasur dijeni pėr ēfardo veprimtarie si ajo qė na u atribua dhe pėr tė cilat u akuzuam dhe u dėnuam unė dhe Tuk Jakova". Ē do udhėheqės veē e veē e beson kėtė deklaratė time se beson veten e tij. Kolektivisht ata nuk e besojnė se, nuk ėshtė oportune, qė tė verė njeriu dorėn mbi zjarr pėr tė gjithė tė tjerėt. Por pas 50 vjetėve, kur udhėheqėsit do tė kenė vdekur, mė i riu qė akoma do tė jetojė, do tė mund tė thotė: "Koha vėrtetoi deklaratėn e Testamentin e Bedri Spahiut. Tė mallkuar qofshin ata qė na bėnė tė dyshojmė pėr njėri-tjetrin. Dhe ky mallkim do tė jetė pėr mua njė shpėrblim post-mortum. 5) Po! Janė po ato metoda dhe po ato synime qė kanė ndjekur antiligjorėt gjatė gjashtė vjetėve tė para, qė po pėrsėriten sot. Ėshtė po ajo veprimtari antiligjore qė po mė persekuton: por unė nuk jam, nga fiziku ai qė kam qenė dy vjet mė parė. Represionet shėndetėsore ia arritėn qėllimit, e rrėnuan trupin tim. Tani unė nuk mund tė dalė i gjallė nga kjo periudhė e re represionesh. Por edhe nuk dua qė tė vdes pa lėnė pas zėrin tim, pa thėnė ato qė pashė, pa lėshuar njė dritė qė udhėheqja tė shohė se ē'po ndodh nė burg. Pikėrisht unė vendosa sot dhe jo mė parė qė ta le kėtė Testament. Nė ēdo shtet ka njė ketegori zyrtarėsh qė merren me ushtrimin e ligjeve penale, me zbatimin e tyre. Nė legjislacionin e ēdo shteti konstitucional parashikohet ēfaqja e shkelėsve tė kėtyre nga rradha e zbatuesėve. Nė ēdo legjislacion penal parashikohen dispozita pėr mbrojtjen e tė burgosurve nga arbitrariteti i zyratrėve dhe sanksione kundėr kėtyre tė fundit. Kjo vėrteton fajktin se ligjėvėnsit kanė mė sė miri pėrvojėn e rrugės sė dhėmbshme e tė pėrgjakur nėpėr tė cilėn ėshtė zhvilluar e drejta penale nė pėrgjithėsi. Kategoria e zyrtarėve tė ngarkuar me zbatimin e ligjeve penale tė shtetit tonė, nuk mund tė mos nxjerrė nga gjiri i tyre, shkelės ligjesh. Kėtė e ka vėretuar vetė edhe historia e popullit tonė: kėtė unė e kam vėrtetuar edhe nga pozita e udhėheqėsit dhe po e shoh tani edhe nga pozita e tė burgosurit. Pėr kėtė flasin dhe dosjet e gjyqit tė zyrtarėve tė lartė tė dėnuar pėr shkelje ligjishmėrie. Stivė janė bėrė listat e qytetarėve, nė zyrat pėrkatėse, tė denoncuar si armiq nga tė burgosurit e torturuar. Nuk mund tė mos ketė lindur pyetja: "Po si ėshtė e mundur tė jenė armiq tė gjithė kėta? "Nuk mund tė mos ketė lindur dyshimi pėr njė punė tė keqe nga ana e hetuesėve qė shkelin ligjet. Janė parė hetues qė, pasi i kanė torturuar pėr 15 muaj me rradhė tė pandehurit qė tė denoncojnė qytetarėt, kthehen pas njė viti tek i pandehuri dhe i hedhin listėn e emrave tė denoncuar duke i thėnė: "I poshtėr na ke gėnjyer". Janė parė hetues qė kur janė gjendur pėrpara njė tė dėnuari qė u ka thėnė me plot gojėn se tė gjitha listat e dhėna prej tij janė tė rreme, ata janė gjendur aq keq sa u ka shpėtuar nga goja pohimi: "Por atėhere u dashka tė futemi brenda nė burg ne!" Dhe tė mos futet "brenda" vetė, e mbajnė tė dėnuarin 9 muaj nė izolim apsolut, qė tė "gjejė mėndtė" tė bėhet" i arsyeshėm", tė pranojė prapė listėn dhe tė heq prej saj vetėm "disa" emra. Tė gjitha kėto tregojnė se po kapėrcehet caku i fshehtėsisė dhe i sė mbuluarės. Enėt e shpuara, pėr tė dalur, nxihen nė diell".

    Ju padis
    Ē'u bė me mua gjatė shtatė muajve nė burgun e Kalasė sė Kaninės, gjatė pesė muajve tė hetuesisė dhe gjatė tetė vjetėve tė izolim, ėshtė ēėshtje e sė shkuarės, ēėshtje personale, ēėshtje qė nuk ēon kandar, se unė nuk padis ata qė mė kanė munduar mua nė hetuesi, dhe ata qė mė mundojnė sot. Unė nuk nisem nga ajo qė mė bėhet mua, qė mė shkelet mua, por nga ajo qė ėshtė e mbrojtur nga ligjet e Republikės. Unė padis tė gjithė ata shkelės ligji qė veprojnė si tė tillė pse akoma nuk janė identifikuar nga udhėheqja si tė tillė. Nė qoftė se kjo padi do t'u bjerė nė dorė atyre, ata nuk do tė habiten nga pėrmbajtja. Ata e dinė mirė se se kjo pėr tė cilėn i akuzoj unė nuk ėshtė veēse njė pjesė e kufizuar dhe e zbehtė e tėrė asaj qė bėjnė ata sė bashku. Me gjithė kėtė ata do tė zemėrohen. Padiaime ndjell zėmėrimin e tė paditurve, tė cilėt janė tė plotfuqishėm: por kjo plotfuqishmėri e tyre, ėshtė e paaftėtė shlyej atė qė unė lė Testament: ėshtė e paftė tė shlyej realitetin dhe tė vėrtetėn qė3 ėshtė nė bazė tė kėsaj padie, jetėn e burgut".

    Letėr Kryehetusit tė Republikės
    Dikush! Me kėtė emėr tė kam pagėzuar ty nė testamentin tim tė parė dhe nė fytyrėn tėnde unė pėrfytyroj tė gjithė zyrtarėt antiligjorė, jo vetėm tė atdheut tim: por tė them tė tė gjithė botės, jo vetėm tė kohės sonė, por tė tė gjithė kohve dhe tė tė gjithė sistemeve shoqėrore. Tė kujtohet se nė testamentin tim tė parė unė u nisa nga shprehja jote: "Do mė shohėsh". Tani unė nisem nga ajo shprehja e dytė e jotja nė hetuesi: "Me dorėn time do tė vras, ashtu siē vrava Liri Gegėn dhe Dali Ndreun". Dhe unė t'u pėrgjigja: "Lavdi atyre qė vriten nga dora e njė bir beu!" Sigurisht ti ke kaluar ditė ankthi e ēoroditje nė atė periudhė, kur procesi i filluar i ripėrtėritjes sė ligjishmėrisė ishte nė zhvillim e sipėr (1965-1966). Por pėr ty tashmė ai ankth dhe ēoroditje janė njė ngjarje e sė shkuarės. Pozitat e tua janė forcuar pėrsėri, tani ti ke filluar pėrsėri epėrsi mbi zyrtarėt antiligjorė: tani ti je edhe pranė kampit ku jam unė, me kthetrat e tua tė pėrgjakura tė ngulura mbi tė. Nuk ta pėrmėnd emrin. Nuk do ta pėrmėnd kurrė emrin, sepse e individualizuar figura jote nuk do t'i shėrbente mė pėrgjithėsimit. Tė gjithė antiligjorėt janė njėsoj. Tė gjithė derrat njė turi kanė. Sigurish, ti ke qenė i pari qė ke lexuar katėr protestat dhe "Pėrshėndetjen pėr Komitetin Qėndror" qė kam dorzuar nė seancėn e fundit tė Gjyqit (18 prill 1958). Njėra nga protestat tė pėrket ty. Atje tė kam njohur meritėn e xhelatit siē e ke pas dėshiruar, por tė kam paralajmėruar se profesioni i xhelatit ėshtė pa perspektivė. Kanė kaluar dhjetė vjet nga ky paralajmėrim dhe kurė tė kujtohet ti ndien ėmbėlsinė e xhelatit fitimtar. Rryma jote sot ėshtė nė procesin e ngritjes ashtu si atė ditė qė tė hodha fytyrės perspektivėn e zezė tė profesionit tė xhelatit. Edhe njėherė akoma represioni juaj i pėrgjakur filloi tė duket nė horizont tė atdheut tonė. Edhe njėherė shpata juaj prej xhelati rri varur nė njė fill pėrmbi kryet e tė burgosurve, tė zyrtarėve ligjorė, tė komunistėve tė devotshėm, nė analizė tė fundit tė tė gjithė popullit. Ju jeni aq cinikė sa tė organizoni provokacione si ato tė priftit Gabon tė Petrogrdit ose si shtypja e Hungarisė (nė 1956), po t'ia dojė puna tė justifikoni para opinionit publik represionin dhe terrorin po me tė njėjtėn lehtėsi dhe ēiltėri organizoni provokacioin e shtatė prillit, qė tė justifikoni dhe tė argumentoni zhdukjen time. Ju i keni halė nė sy ata tė dėnuar qė tė vazhdojnė tė deklarojnė haptazi edhe pas dėnimit se janė dėnuar kot ose janė dėnuar edhe pėr faje qė nuk i kanė bėrė. Sipas rastit ju ushtroni mbi kėta pėr tė zbrapsur nga qėndrimi i tyre, presione disiplinore, kėrcėnime, premtime, tė ndryshme. Shtetit aq i bėn deklarata e tė burgosurit. Ka njė vendim dėnimi nė sirtarėt e shtetit dhe kjo ėshtė e mjaftueshme nga pikpamja e sė drejtės shtetėrore. Por pėr ju nuk ėshtė kėshtu. Shpallja e pafajėsisė nga i burgosuri ėshtė njė akuzė pėr ju, ėshtė zbulimi i arbitraritetit tuaj. Prandaj pėr ju, i burgosuri qė shpall se ėshtė i pafajshėm, ėshtė heretik. Kjo e tė burgosurve ju tmerron. Kjo ėshtė njė nga shkaqet e dėshirės suja pėr tė zhdukur tė burgosurit. Tė burgosurit tė tillė janė gjurma e krimeve tuaja. Ju keni veē tė tjerash, edhe shembullin e 1948 kur tė dėnuarit u pėrdorėn dėshmitarė akuze kundėr Koēi Xoxes. 3) Deri dje tė burgosurve ju thuhej: "Rrini urtė, ulni kokat e mos na detyroni tė marrim masa. Nė nuk ju biem kot nė qafė. Mos flisni pėrsėri. Rehabilitohuni. Kjo ėshtė nė interesnin tuaj". Kjo ishte fryma e kohės sė ripėrtėritjes sė ligjishmėrisė sė 1966. Kjo ishte fryma ligjore qė nuk provokon tek tė burgosurit as histerizėm, as ēiltėrsi dėshpėrimi, as heroizėm dėshpėrimi qė tė bėjė tė burgosurin ashtu siē e ka bėrė qė tė shkojė drejt telasheve me hap tė kandencuar duke i thirrur rojes: "Tė lumtė ajo dorė Qėllo". Tani tė burgosurve u thuhet se do tė merren masa raprezalje kundėr familjeve tė atyre qė nuk rrinė "urtė". Gjendemi pėrpara sistemit tė pengut gangsterian amerikan tė aplikuar nė administratėn e tė burgosurve. Gjendemi pėrpara riprodhimit tė hakmarrjes sė fisit nė kushte e administratės shtetėrore. Pse ky kėrcėnim me raprezalje tė familjes, ndėrkohė qė shteti ka njė rregullore disipline dhe njė kod penal pėr ata tė burgosur qė i shkelin kėto. Pasi ju nuk e keni hallin te shkelja e ligjishmėrisė nga ana e tė burgosurve. Ju e keni hallin tek herezia e tė burgosurve, tek ato muhabetet e tyre, qė nuk cėnoijnė aspak autoritetin e shtetit, ligjet dhe rregulloret, veprimtarinė tuaj antiligjore dhe antishtetėrore. Ju kėrkoni me krime tė reja tė fshihni krimet e vjetra. Fantazia e Herezisė sė arbitraritetit tuaj, perversioni i pėrversionit tė ligjit dhe represioni nė bazė fisi, tė tria kėto fenomene qė po shfaqen me tėrė shėmtimin e tyre tė hatashėm, nė kushtet e shkrirjes sė ligjishmėrisė, tregojnė se ju u tmerruat se mos ripėrsėritja e ligjishmėrisė do tė ēonte nė zbulimin e krimeve tuaja. Nė ripėrtėritjen e ligjishmėrisė nuk mund tė mos kishte edhe procese kontraditore edhe nga krahu i atyre qė quhen "armiq". Gjithkush pėrpiqet ta tėrheqė jorganin nė kėmbėt e veta. Forcimi i ligjishmėrisė vjen pikėrisht nėpėrmjet kapėrcimit tė kėtyre proceseve kontraditore dhe jo nė rrugėn e zbrapjes pėrpara tyre. Me sa duket ju i tmerruat zyrtarėt ligjorė me kėto procese, i frytė kėto dhe i paraqitėt me njė dritė tė tillė qė ligjorėt tė linin pozitat e tyre. Tani ju punoni qė tė krijoni njė tmerr tė tillė nė rradhėt e tė burgosurve e askush tė mos guxojė tė thotė: "Unė jam viktimė". Deri tani nė praktikėn tuaj tė re ju kėrkoni qė tė heshtni pėr praktikėn tuaj tė vjetėr. Ju kėrkoni qė me arbitraritetin e ri tė mbuloni arbitraritetin e vjetėr. Ėshtė perversioni i perversionit nė fushėn e ligjishmėrisė. A do tė fitojė ky kurs i juaji? Ti thua po, unė them jo. Po ne jemi palė antagoniste nė ktė fushė. Qė tė dy mendimet tona antitetike kanė tė drejtėn e qytetarisė dhe janė tė drejta pėr palėt pėrkatėse. Pėr mua do tė ishte njė e rrahur ujė nė havan po tė pėrpiqesha tė argumentoja paevitueshmėrinė e zhdukjes sė atij arbitrariteti qė ju pėrpiqeni ta ngrini nė sistem e ta pėrjetsoni. Tė lė pra qė t'i komunikosh qetėsisht viktimat.

    Me mospėrfillje Bedri Spahiu. Elbasan, 15 prill 1967
    ----------------

    nga gaz.Shqiptare.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    P.p.sh.

    nga gazeta 55




    "Si iu hap rruga drejt pushtetit Ramiz Alisė?

    Hetim i ri pėr vrasjen e Mehmet Shehut

    Nė ditėt e ardhshme do tė lexoni ciklin: "Si ju hap rruga e pushtetit Ramiz Alisė? Hetim i ri pėr vrasjen e Mehmet Shehut". Njė dosje e plotė qė tenton tė zbardhė disa nga enigmat mė tė mėdha tė diktaturės komuniste, njė dosje qė tenton tė zbardhi ēėshtjen e mekanizmit tė pushtetit komunist nė Shqipėri. Kurrsesi nuk ka qenė ēėshtja e eliminimit tė njė njeriu ose tė disa personave tė tjerė por diēka mė tepėr. Ndėr tė tjera nė kėtė cikėl do tė lexoni:

    ‑Pse u vra kryeministri Mehmet Shehu pak kohė para se tė vdiste Enver Hoxha?

    ‑Cilėt ishin kandidatėt qė mund t`i zinin vendin Enver Hoxhės pak kohė para vdekjes sė tij? Si u eliminuan ata?

    ‑Si ishte gjendja e llogarive bankare tė tre udhėheqėsve tė lartė komunistė? Kush ishin ata? Ku pėrfunduan llogaritė bankare tė Mehmet Shehut?

    ‑Pse Ramiz Alia ishte personi mė i pėrshtatshėm pėr Enver Hoxhėn pėr ta zėvendėsuar atė.

    ‑Pse ishte Ramiz Alia shef i policisė sekrete tė Enver Hoxhės dhe ēfarė ishte kjo lloj policie?

    ‑Si hipi nė pushtet "djali me zė tė hollė"?

    ‑Efektet politike tė njė fejese.

    ‑Cila ishte gjendja para eliminimit tė Mehmet Shehut?

    ‑Ē`ndodhi nė shtėpinė e Mehmet Shehut nė mėngjezin e 18 dhjetorit 1981?

    ‑Cilėt ishin qėndrimet e Enver Hoxhės, Ramiz Alisė dhe Kadri Hazbiut nė lidhje me "ēėshtjen Shehu"?

    ‑Cilėt ishin orėt e fundit tė Fiqeret Shehut nė burgun 313 tė Tiranės?

    ‑Cili ishte "veprimtari kosovar" qė lajmėroi 6 muaj pėrpara me anė tė njė letre ardhjen e grupit tė Xhevdet Mustafės? Pse u dėrgua kjo letėr nė Elbasan? Nga u informua ai pėr njė gjė tė tillė?

    ‑Cili ishte agjenti i Sigurimit tė Shtetit Halit Bajrami?etj etj.

    Nga KASTRIOT DERVISHI

    Mbi 20 vjet mė parė, nė mesnatėn e 17 dhe 18 dhjetorit 1981, nė shtėpinė e kryeministrit tė atėhershėm tė Shqipėrisė, ndodhi njė diēka e pazakontė qė u quajt nga zyrtarėt komunistė si "vetėvrasje e Mehmet Shehut". Si pasojė e kėsaj mėngjezi i 18 dhjetori 1981, e gjeti Shqipėrinė me kryeministėr tė vrarė. Dhe nė mėnyrė tė kuptueshme qė nga ajo kohė e deri sot nuk kanė munguar pyetjet dhe enigmat nė lidhje me kėtė vrasje. Ē`farė ishte ajo? A ishte vėrtet "vetėvrasje"? Pse pikėrisht nė fund tė vitit 1981, dmth nė vitet e fundit tė jetės sė Enver Hoxhės. Ēfarė ndodhi nė tė vėrtėtė nė mbrėmjen e asaj nate nė shtėpinė e kryeministrit Shehu? Si dhe pėrse u eliminua figura nr 2 e hierarkisė komuniste? A mund tė ishte pa qėllim politik vrasja e Mehmet Shehut. Ē`farė ndodhi pra me njė ndėr njerėzit kryesorė tė diktaturės komuniste nė Shqipėri? Kush i kontrolloi depozitat financiare tė Mehmet Shehut nė Perėndim pas vdekjes sė tij.

    Pikėrisht pėr kėto dhe enigma tė tjera, tentojmė tė zbardhim tė vėrtetėn me anė tė kėtij dossier‑i, pa marrė absolutisht anėn e ndonjė personazhi tė kėtyre ngjarjeve, efektet e sė cilave janė reflektuar thellė skematikisht edhe nė politikėn e sotme shqiptare nė kahun politik tė majtė. Pėr mė tepėr vetė ngjitja e Ramiz Alisė nė majėn e pushtetit komunist nė Shqipėri ėshtė njė fenomen qė fatkeqėsisht kurrė nuk ka pasur analizėn dhe vėmendjen e duhur qoftė nė shtyp apo nė botime tė veēanta.



    Konsiderata tė pėrgjithshme



    Ēėshtja e pushtetit komunist nė Shqipėri nė 50 vitet e fundit ėshtė mė shumė se njė histori mė vete. Ajo i ka fillesat e veta qysh nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore kur dy jugosllavėt Miladin Popoviē dhe Dushan Mugosha formuan mė 8 nėntor 1941, shtojcėn e agjenturės jugosllave nė Shqipėri tė quajtur Partia Komuniste e Shqipėrisė. Qysh nė kėtė kohė ata piketuan edhe udhėheqėsin qė do tė drejtonte Partinė Komuniste tė Shqipėrisė e pėr rrjedhim edhe shtetin shqiptar nė vitet pas mbarimit tė luftės.

    Nė historinė aspak tė lavdishme tė PPSH‑sė, ka pasur tre momente projektimi tė pushteteve.

    Momenti i parė ka qenė ngritja e Enver Hoxhės nė krye tė PKSH‑sė nga jugosllavėt. Momenti i dytė ka qenė pėrgatija e terrenit dhe ngritja nė pushtet e Ramiz Aliasė nga Enver Hoxha dhe momenti i tretė ėshtė ai qė shėnon fundin e vitit 1990 dhe fillimin e vitit 1991 kur Ramiz Alia pėrgatiti dhe la nė pushtet pasardhėsin tė tij Fatos Nano, tė cilit i dorėzoi ēelėsat e Partisė e Punės.

    Vetė politika e kėtij tė fundit ka ecur nė ato piketa qė pat pėrcaktuar Enver Hoxha dhe ka vijuar Ramiz Alia si nė partneritetin e fshehtė me jugosllavėt ashtu edhe nė doktrinėn e "Dy popuj miq" qė doli pas vdekjes sė Hoxhės.

    Historia qė zyrtarizon lidhjet e komunistėve tė Shqipėrisė siē e thamė edhe mė lart fillon qysh nga koha e Luftės sė Dytė Botėrore. Njeriu i jugosllavėve Enver Hoxha, qė gjithsesi ėshtė e vėshtirė tė besohet se nuk ka qenė shėrbėtor i bindur i ndonjė agjenture historikisht antishqiptare, u bė drejtues i PKSH‑sė nė mars tė vitit 1943 nė konferencėn e Labinotit. Pėr shkak tė kėsaj ngritje Hoxha kishte detyrime ndaj armiqtė shekullorė tė shqiptarėve qė ishin serbėt.

    Sa pėr kujtesė po kujtojmė nga ajo kohė njė ndėr direktivat mė tė rėndėsishme e mė tė njohura tė Enver Hoxhės, atė tė datės 3 nėntor 1943, dėrguar nė emėr tė KQ tė PKSH‑sė, komiteteve qarkore, ku ndėr tė tjera thuhet:

    "Duhet tė popullarizojmė luftėn nacional‑ēlirimtare dhe veēanėrisht tė jugosllavėve dhe grekėve. Duhet tė shtrojmė haptazi dhe pa ndrojtje problemin e vėllazėrimit tonė me popujt jugosllavė dhe grek. Tė demaskojmė pa mėshirė reaksionin dhe shovinizmin qė mundohet tė na vėrė nė luftė me fqinjėt, ta bindim popullin se interesi i lartė i atdheut kėrkon qė tė jemi tė vėllazėruar me popujt grek e jugosllavė, t`ia heqim maskėn shovinizmit qė mundohet tė dalė si mbrojtės i Shqipėrisė nga tė huajt dhe t`i tregojmė botės se ne dhe vetėm ne e mbrojmė Shqipėrinė nga okupatorėt dhe nga imperializmat e huaja. Duhet ta bindim popullin se lėvizja nacional‑ēlirimtare greke dhe jugosllave jo vetėm qė nuk cėnon indipendencėn tonė, por ndihmon pėr ta fituar"( shih "PPSH Dokumenta kryesore", vėllimi I, faqe221, Tiranė 1971).

    Njė model tipik jugosllav ishte edhe Kongresi komunist i Pėrmetit (24 ‑ 28 maj 1944) , si kopje e pastėr e Mbledhjes sė Dytė tė AVNOJ‑it (29 nėntor 1943) tė mbajtur nė Jajce tė Jugosllavisė. Tė gjitha organet qė dolėn nga "kongresi" i mbajtur nė Pėrmet si KANĒ‑i (Komiteti Anifashist Nacional‑Ēlirimtar) dhe Komiteti Antifashist Nacional‑Ēlirimtar qė ishte njė lloj qeverie, ishin tė njejtat gjėra qė dolėn nga mbledhja e Jajces. Nuk po zgjatemi nė tė tjerat por po kujtojmė se nė deklaratėn e "kongresit" ju kushtua rėndėsi e madhe "vėllazėrimit me popujt e ballkanit" dhe domosdoshmėrisė se "krijimit tė njė federate ballkanike".

    Pas Luftės sė Dytė Botėrore pushteti qė u ndėrtua nė Shqipėri u vu plotėsisht nė shėrbim tė jugosllavėve. Kjo u pa edhe nė vizitėn e kryeministrit Enver Hoxha nė Jugosllavi mė 23 qershor ‑ 2 korrik 1946 dhe nė traktatet qė nėnshkroi Shqipėria me Jugosllavinė. Veēojmė nga fjala e Enver Hoxhės nė aeroportin e Beogradit:

    "...Ju siguroj se sot gjithė populli shqiptar ėshtė ēuar nė kėmbė dhe brohoret pėr popujt e Jugosllavisė. .......U ēelnikos miqėsia dhe vėllazėrimi do tė jetė i pėrjetshėm pse prej kėtej varet e ardhmja e lumtur e popullit tonė, pse ky vėllazėrim dhe kjo miqėsi ėshtė e ngushtė ėshtė njė nga faktorėt mė kryesorė tė vėllazėrimit tė Ballkanit dhe ėshtė njė faktor pėr mbrojtjen e paqes dhe demokracisė....(gazeta "Bashkimi" 25 qershor 1946).

    Enver Hoxha nė pėrshėndetjen e tij nė Beograd ndėr tė tjera ka theksuar:

    "...Nė tė kaluarėn populli shqiptar ishte ndarė nga Jugosllavia pėr shkak tė veprimtarisė sė kombinuar tė klikave tė vendit dhe tė jashtme, qė kishin qėllim tė pėrēanin dy popujt vėllezėr. Me gjithė kėtė populli shqiptar tregoi gjatė luftės dėshirėn e fortė qė t`ia presė rrugėn kėsaj politike antipopullore. Mė nė fund populli shqiptar e gjeti rrugėn e drejtė dhe sot ai sheh tek Jugosllavia jo vetėm popullin vėlla e aleat por edhe mikun e tij, popullin qė i ka dhėnė njė pėrkrahje tė fortė si gjatė luftės ashtu edhe tani nė paqe pėr ndėrtimin e njė tė ardhme mė tė mirė....."(gazeta "Bashkim" 26 qershor 1946).

    Gjatė vizitės sė tij nė Jugosllavi Enver Hoxha shkoi kudo pėrveēse nė Kososė. Ai u takua edhe mė udhėheqėsin komunist Josip Broz ‑ Tito. Kur u kthye nė Tiranė mė 2 korrik 1946 Enver Hoxha do tė deklaronte nė aeroportin e Tiranės:

    "..Ne, popujt vėllezėr tė Jugosllavisė i kemi miq tė mėdhenj dhe nga mė tė sinqertit, dhe kėtė miqėsi do ta ruajmė si sytė e ballit, ta forcojmė dita‑ditės pse ajo ėshtė garancia shumė e madhe e mbrojtjes sė indipendencės dhe sovranitetit tė vendit tonė, ėshtė njė nga faktorėt kryesorė tė pėrparimit tė vendit tonė......Prandaj tė vemė tė gjitha forcat tona qė vėllazėrimi mes popullit shqiptar me popujt e Jugosllavisė tė forcohet shumė e shumė pėr tė ardhmen e popullit tonė...."(gazeta "Bashkim" 3 korrik 1946).

    vijon
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ACTECUUUUU rapatekuuuuuuuu!!


    Mire atyre akademisteve qe studiuan ne Firence e Vjene me origjine Malesie u a gjeti Partia gabimin tek "feudalizmi" dhe i zhduku po me keta tipi Xhavit Qeses cpaten xhanem.. nejse..



    ...............GAZETA SHQIPTARE...........thote...
    .........

    DOSSIER

    Historia tragjike e Komisarit tė Brigadės sė 23-tė dhe Qarkut tė Tiranės, deputetit dhe anėtarit tė Komitetit Qendror, i cili vuajti pėr 30 vjet nė burgje dhe internime

    Xhavit Qesja, disidenti komunist qė e kundėrshtoi Enver Hoxhėn


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi
    Kristo BUDO

    Po tė ishte gjallė Karl Marksi dhe tė merrte vesh se komunistėt shqiptarė torturohen deri nė djegien e trupit me hekur tė skuqur nė zjarr dhe me heqien e thojve tė kėmbėve me pinca, siē ėshtė rasti i Kristo Budos, ay, pra Marksi, do tė shkulte flokėt e kokės dhe do tė dėnonte me ashpėrsinė mė tė madhe kėto akte dhunė e antinjerzore". Kėshtu shprehej nė njė nga 40-tė letrat qė i dėrgonte Byrosė Politike tė Komitetit Qėndror tė Partisė Punės sė Shqipėrisė nė mesin e viteve 1960-tė, Xhavit Qesja, qė ndodhej i internuari nė Kampin e Zvėrnecit, i cili kishte qenė njė nga komunistėt e parė tė rrethit tė Krujės, Komisar i Brigadės sė 23-tė partizane gjatė Luftės, Komisar i Komandės sė Qarkut tė Tiranės nė vitin 1945, antar i Komitetit Qėndror, deputet dhe Sekretar Politik i Qarkut tė Shkodrės e Beratit, si edhe nėnkryetar i Komitetit Ekzekutiv tė Qarkut tė Elbasanit deri nė vitin 1958 kur u arrestua i akuzuar si armik i popullit.

    Po cila ishte e kaluara e Xhavit Qeses, ku kishte studjuar ai dhe pėrse e arrestuan atė nė vitin 1958? Pėrse e mbajtėn Xhavitin tė izoluar nė ishullin e Zvėrnecit, cilat ishin pikpamjet e tij lidhur me vijėn politike qė po ndiqte Nikita Hrushovi dhe Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik nė atė kohė dhe pėrse ai iu kundėrvu vijės politike tė Enver Hoxhės? Ēfarė qėndrimi mbajti Xhaviti nė ishullin e Zvėrnecit ku asokohe vuanin dėnimin disa nga ish-funksionarėt e lartė tė Shtetit e PPSH-sė, tė cilėt Enver Hoxha i kishte shpallur armiq e i kishte damkosur si revizionistė dhe ēfarė kėrkonte ai nė letrat qė i dėrgonte Byrosė Politike?

    Kush ishte Xhavit Qesja
    Xhavit Qesja u lind nė vitin 1923 nė qytetin e Krujės prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tij tepėr tė njohur dhe tė pasur nė atė qytet.. Pasi mbaroi shkollėn unike nė vėndlindjen e tij, familja e dėrgoi Xhavitin nė gjimnazin e Tiranės tė cilin ai e mbaroi me rezultate tė shkėlqyera nė vitin 1941. Qė kur ishte nė bankat e atij gjimnazi, Xhaviti ra pėr herė tė parė nė kontakt me idetė komuniste dhe sė bashku me disa nga shokėt e e tij tė shkollės u aktivizua nė grupet edukative apo tė simpatizantėve tė Partisė Komuniste siē quheshin ata nė atė kohė. Pas mbarimit tė gjimnazit ai punoi pėr pak kohė nė administratėn e Drejtorisė sė Postės sė Tiranės dhe mė pas u largua nga ajo punė pėr arsye se Qarkori Komunist i Tiranės i drejtuar nga Gogo Nushi e dėrgoi atė pėr tė punuar nė organizimin e Partisė nė rrethin e Krujės. Nė atė kohė qė Xhaviti shkoi nė Krujė, falė rrethit tė gjerė miqėsor qė kishte, ai menjėherė krijoi dhe celėulėn e parė komuniste tė atij qyteti duke qenė vetė drejtuesi kryesor i saj. Xhaviti e udhėhoqi Qarkorin Komunist tė Krujės pėr disa kohė dhe mė pas ai u muar dhe me formimin e ēetės partizane Krujė-Ishėm sė bashku me Rexh Deliun qė u caktua Komandant i saj. Nė vitin 1944 kur u krijua Brigada e 23-partizane, Xhavit Qesja u caktua Komisar i saj dhe nė atė detyrė ai mori pjesė nė tė gjitha betejat qė zhvilloi ai formacion partizan deri nė mabrimin e Luftės. Gjatė periudhės sė Luftės, Xhaviti u dėrgua nga krerėt e PKSH-sė nė Qarkun e Dibrės me qėllim qė tė merrte kontakt me familjen e madhe tė Kaloshėve dhe bashkarisht tė organizonin rezistencėn e mėtejshme kundėr forcave gjermane. Qė nė vitet e para tė Luftės kur Xhaviti ishte nė Qarkorin Komunist tė Tiranės, ai u njoh me njė vajzė tė re tė quajtur Meriban Najdeni, e cila do tė bėhej dhe bashkėshortja e ardhshme e tij. Meribani ishte me origjinė nga rrethi i Dibrės dhe familja e saj kishte ardhur nė Tiranė aty nga viti 1930-tė. Nė atė kohė qė Xhaviti u njoh me Meribanin, ajo ishte njė ndėr komunistet e pakta tė Qarkorit tė Tiranės dhe pėr kontributin e madh qė dha gjatė Luftės, nė 28 nėntorin e vitit 1944 kur u zhvillua parada e madhe para Hotel "Dajtit", ku parakaluan brigadat partizane, ajo ishte njė nga dy partizanet e vetme qė ishin nė atė tribunė fare pranė Enver Hoxhės dhe personaliteteve tė lartė tė udhėheqjes sė PKSH-sė e Frontit Demokratik.

    Pas Luftės deputet dhe antar i K.Q.
    Menjėherė pas mbarimit tė Luftės qė nė ditėt e para tė dhjetorit tė vitit 1944, Xhaviti u caktua me detyrėn e Komisarit pranė Komandės sė Qarkut tė Tiranės me gradėn e majorit. Pasi qėndroi disa muaj nė atė detyrė, aty nga fillimi i vitit 1945 ai filloi punė nė aparatin e Komitetit Qėndror tė PKSH-sė, ku pėrveē leksioneve qė jepte nė Shkollėn e Dakos (Kursi i Partisė) ai dha njė kontribut tė madh nė organizimin dhe funksionimin e organizatave bazė tė Partisė Komuniste shqiptare nė rrethet e ndryshme tė vėndit. Aty nga viti 1947 Xhaviti u caktua si Sekretar Politik i Qarkorit tė Partisė nė rrethet e Shkodrės dhe mė pas nė atė tė Beratit ku punoi deri aty nga viti 1955. Nė atė vit Xhaviti u dėrgua pėr studime nė Bashkimin Sovjetik nė degėn e Filozofisė pranė Shkollės sė Lartė tė Partisė nė Moskė, ku ai ishte njė ndėr studentėt mė tė pėrgatitur pasi njihte e zotėronte nė mėnyrė perfekte gjuhėt frėnge, italiane, angleze dhe ruse. Nė atė shkollė Xhaviti studjoi deri nė atė kohė qė u mbajt Kongresi i XX-tė i Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik dhe ai ishte njė nga studentėt shqiptarė qė pėrkrahu pa asnjė rezervė vendimet liberale tė atij kongresi dhe frymėn hrushoviane qė dominoi aty. Duke qenė se ajo vijė politike qė po ndiqte Nikita Hrushovi nė atė kohė binte ndesh me qėndrimin e Enver Hoxhės dhe PPSH-sė, organizata bazė e studentė shqiptarė qė studjonin nė atė shkollė e kritikuan ashpėr atė pėr shkelje tė vijės sė partisė. Po kėshtu nė atė kohė u thirrėn nė ambasadėn shqiptare disa nga shokėt e Xhavitit, si Iljaz Spahiu e Thoma Deljana tė cilat studjonin nė tė njėjtėn shkollė me tė dhe ata u kritikuan ashpėr nė organzatėn e Partisė tė Ambasadės pėr qėndrimin liberal qė ata kishin mbajtur ndaj pikpamjeve tė shokut tė tyre, Xhavit Qeses, dhe pėrse nuk e kishin kritikuar atė. Pas asaj mbledhje Xhavitit iu komunikua urdhėri i ardhur nga Tirana, nė tė cilin thuhej se ai duhej t'i ndėrpriste studimet dhe tė kthehej urgjent nė Shqipėri. Nė atė kohė qė ai u kthye nė Tiranė, vazhdonte tė ishte deputet i Kuvendit Popullor dhe gjatė pushimit tė njė seance, vetė Enver Hoxha i futi krahun dhe e kėshilloi qė tė hiqte dorė nga pikpamjet e tija. Por edhe pas atij takimi me Enver Hoxhėn, Xhavit Qesja jo vetėm qė nuk i ndėrroi mendimet e pikpamjet qė kishte, por pėrkundrazi i qėndroi me besnikėri asaj ēka kishte thėnė qė nė Bashkimin Sovjetik.

    10-vjet nė Kampin e Zvėrnecit
    Nisur nga ai qėndrim qė po mbante Xhavit Qesja i cili binte krejt nė kundėrshtim me vijėn politike qė po ndiqte asokohe Enver Hoxha dhe PPSH-ja, atė e hoqėn nga Tirana dhe e dėrguan nė detyrėn e nėnkryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė Qarkut tė Elbasanit. Edhe gjatė asaj kohe qė ishte nė atė detyrė, Xhaviti nuk i ndryshoi pikpamjet e tij lidhur me vijėn politike tė PPSH-sė dhe si rezultat i atij qėndrimi aty nga viti 1958 atė e arrestuan dhe e dėrguan nė internim nė ishullin e Zvėrnecit (pranė Vlorės) ku asokohe mbaheshin tė izoluar disa nga ish-funksionarėt e lartė tė PPSH-sė tė cilėt Enver Hoxha i kishte shpallur armiq. Pak kohė pasi Xhavitin e ēuan nė atė kamp, bashkėshorten e tij Meribanin e hoqėn nga puna (aparati i Kryeministrisė) dhe nuk e lejonin qė tė shkonte pėr ta takuar Xhavitin nė Zvėrnec. Gjatė periudhės qė Xhaviti qėndroi i izoluar nė kampin e Zvėrnecit, ai u dallua si njė nga mė konsekuentėt nga tė gjithė ish-funksionarėt e lartė komunistė qė ishin tė internuar aty me urdhėrin e Enver Hoxhės, si Tuk e Filip Jakova, Gjin Marku, Agron Ēorati, Mark Ndoja, Zef Mala, Tahir e Muhedin Kadare, Pllumb Dishnica, Kadri Hoxha, Iljaz Ahmeti, Maqo Ēomo, Kristo Budo, Vaso Marku, Qamil Disha etj. Gjatė asaj kohe edhe pse Xhaviti ndodhej nė kushte shumė tė vėshtira jetese, ai zbatonte me pėrpikmėri dhe rigorozitet njė program dhe regjim ditor shumė strikt. Falė gjuhėve tė huaja qė zotėronte nė mėnyrė perfekte, ai studjonte vazhdimisht, mbante shėnime pėr ēėshtje tė ndryshme ekonomike, shfrytėzonte njė revistė nė gjuhėn angleze pėr problemet ndėrkombėtare dhe kishte dy fletore tė trasha nė tė cilat mbante shėnime pėr letėrsinė botėrore. Po kėshtu gjatė atyre viteve qė qėndroi nė atė kamp internimi, Xhaviti merrej me pėrkthimin e "Kapitalit" tė Marksit, libėr tė cilin e botoi nė shqip Instituti i Studimeve marksiste -leniniste, pa i vėnė emrin e pėrkthyesit. Xhaviti ishte shumė i ndjeshėm ndaj padrejtėsive e vuajtjeve qė kishin hequr shokėt e tij qė ndodheshin nė atė kamp dhe duke mos i duarur dot ato, ai i shkruante vazhdimisht letra Byrosė Politike. Nė njė nga ato letra, ku ai denonconte dhunėn e torturat ēnjerzore qė u ishin bėrė shokėve tė tij, ndėrmjet tė tjerash shkruante: "Po tė ishte gjallė Marksi dhe tė merrte vesh se komunistėt shqiptarė torturohen deri nė djegien e trupit me hekur tė skuqur nė zjarr dhe heqjen me pinca tė thonjėve tė kėmbėve siē ėshtė rasti i Kristo Budos, ai (Marksi) do tė shkulte flokėt e kokės dhe do tė dėnonte me ashpėrsinė mė tė madhe kėto akte dhunė e antinjerzore". Nė njė letėr tjetėr qė Xhaviti i dėrgoi Byrosė Politike nė atė kohė qė PPSH-ja dha orientimin (urdhėrin) pėr prishjen e shkatėrrimin e kishave, xhamiave dhe objekteve tė tjera tė kultit, midis tė tjerash ai shkruante: "Ju muarrtė njė vendim shumė tė gabuar, ju mund tė shkatėrroni xhamitė, kishat dhe objektet e tjera fetare tė kultit, por kurrė nuk do tė arrini tė ndaloni me dekrete e detyrim, ndjenjat njerzore, koshiencėn, ndėrgjegjen e besimet e tyre tė trashėguara nė shekuj". Gjatė asaj kohe qė Xhaviti qėndroi i internuar nė Zvėrnec, ai ishte ndėr tė vetmit qė nuk pranoi asnjėherė qė tė merrte pjesė nė votime. Xhaviti deklaroi pėrpara Komandės sė Kampit tė Zvėrnecit, se ai nuk merrte pjesė nė votime pėr arsye se nuk ishte dakort me programin e Frontit Demokratik dhe vijėn e Partisė qė e udhėhiqte atė. Duke parė qėndrimin e Xhavitit, nė vitin 1966 atė e arrestuan dhe e nxorrėn nė gjyq ku ai nuk pranoi qė tė fliste dhe t'ju pėrgjigjej pyetjeve qė i bėheshin. Pėrgjigjia e tij e vetme ishte: "Nuk kam punė me gjyqin. Ēėshtjet e mia ia kam thėnė Partisė dhe vetėm ajo mund t'i shqyrtojė e jo gjyqi". Pas asaj Xhavitin e dėnuan me dhjetė vjet burg politik dhe nga Zvėrneci e ēuan nė burgun e Burrelit.

    70 ditė nė grevat e urisė
    Gjatė periudhės afro 30-tė vjeēare qė Xhaviti qėndroi si nė ishullin e Zvėrnecit, ashtu dhe nė burgun e Burrelit, ai herė pas here hyri nė greva urie duke iu kėrkuar autoriteteve tė burgjeve qė ata tė zbatonin ato rregulla qė kishin hartuar vetė. Aty nga fillimi i viteve '60-tė, kur Xhaviti ishte nė Zvėrnec, ai mėsoi se i kishte ardhur njė pako me libra nga Italia, ("Komedia Hyjnore" e Dantes etj) tė cilat ia kishte dėrguar kushėriri i tij Xhemal Ferra, apo siē njihej ndryshe Konti Ferra. Njerzit e Sigurimit nuk donin t'ia jepnin librat, ndonėse "Komedia Hyjnore" nuk ishte e ndaluar dhe shitej lirėshėm nėpėr librari. Xhaviti reagoi menjėherė ndaj asaj padrejtėsie qė po i bėhej dhe njoftoi komandėn se nė rast se nuk i jepeshin librat brenda pesė ditėve, ai do tė shpallte grevėn e urisė. Pas pesė ditėve librat nuk ia dhanė dhe Xhaviti shpalli grevėn e urisė e nuk pranonte tė merrte ushqimin qė i jepej nga Komanda e Kampit. Ajo grevė vazhdoi pėr tetė ditė me rradhė dhe Xhaviti nuk futi asgjė nė gojė. Tė gjithė shokėt e tij i qėndruan pranė dhe mundoheshin qė t'i lagnin buzėt me ujė pasi nga ēasti nė ēast prisnin vdekjen e tij. Ditėn e tetė kur Sigurimi e pa se ai po vdiste, nga frika se mund tė mbanin pėrgjegjėsi u detyruan dhe ia dhanė librat, pasi e panė se nuk mund ta gjunjėzonin dot atė. Gjatė 30-vjetėve qė Xhaviti qėndroi nė burgje dhe internime, bėri 70 ditė greva urie duke u kėrkuar autoriteteve tė komandės qė tė zabtonin ato ligje qė regjimi komunist i Enver Hoxhės i kishte hartuar vetė. Nisur nga ai qėndrim konsekuent qė mbante Xhaviti gjatė kohės qė vuante dėnimet, shpesh herė ai u bė objekt i torturave mė ēnjerzore. Lidhur me kėtė, Dr. Miēo Konomi ka dėshmuar: "Njė ditė mė thėrritėn nė birucat e Burgut tė Ri tė Tiranės pėr tė vizituar njė tė sėmurė. Kur hyra nė qelinė e tij e pashė tė shtrirė pėrdhe gjysėm tė vdekur dhe nuk lėvizte asnjė nga gjymtyrėn e trupit. Kur e pyeta se si quhej, ai m'u pėrgjigj me njė zė tė shuar: Jam Xhavit Qesja. Kur e pashė se nė ē'gjendje ishte katandisur u thashė atyre tė komandės se nuk kisha ē' ti bėja, pasi atij i ishte qelbėzuar gjysma e kokės dhe duhej dėrguar urgjent nė spital."

    Lirohet pas 30-vjetėsh
    Pasi kishte kalur plot 30-vjetė nė burgje dhe internime, aty nga viti 1990-tė kur pritej qė nė Shqipėri tė vinte pėr vizitė Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė Perez de Kuelar, Xhavit Qesen e nxorrėn nga burgu kur ai ishte nė moshėn 67-vjeēare. Nė atė kohė ai u bashkua me bashkėshorten e tij, Meribanin, e cila e detyryar nga lufta e klasave kishte bėrė njė ndarje formale me tė, me qėllim qė tė shkollonte fėmijėt. Ndonėse me njė shėndet tė keqėsuar nga vuajtjet, torturat dhe grevat e urisė qė Xhaviti kishte zhvilluar gjatė viteve tė burgut, pėrsėri ai gjente forca dhe shkonte vazhdimisht nė Bibliotekėn Kombėtare ku studjonte pėr orė tė tėra. Disa nga miqtė e tij tė burgjeve qė e dinin se ē'kishte hequr ai, i sugjeronin shpesh qė tė shkruante kujtimet, por ai u pėrgjigjej: "Unė nuk luftoj me tė vdekurit, pikpamjet e mia ia kam parashtruar Byrosė Politike me letra dhe vetė Enver Hoxhės qė kur ishte gjallė". Xhaviti u nda nga jeta nė vitin 1994, pasi kishte plotėsuar pengun e vetėm: takimin me tė birin, Shpėtimin, pas 30-vjetėsh. Nė kujtėsėn e tė gjithė miqve tė tij, Xhavit Qesja ka mbetur si njė nga disidentėt komunistė mė konsekuent nė pikpamjet e tij dhe qė nuk u gjunjėzua asnjėherė pėrpara presioneve e torturave ēnjerzore qė iu bėnė pėr 30-vjet me rradhė.

    ................gjynaf i shkreti...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    nga GAZETA 55

    """"A ėshtė Fiqirete Shehu pjesėmarrėse nė vrasjen e tė shoqit?

    Letėr tronditėse pėr Fiqirete Shehun nga njė i panjohur, ish - partizan i Brigadės sė I-rė Sulmuese

    Kush e hapi derėn nga brenda vilės

    Fiqiretja Nexhmijen e kishte shoqe, armike apo shefe?

    Duke lexuar Dosier-in qė keni hapur ju tė Gazetės "55", mendova dhe gjykova se duhet tė them disa ide tė mijat tani nė kėtė fund tė moshės. Unė jam njė ish-partizan i Brigadės sė I-rė. Jam nga ata njerėz qė Mehmet Shehun e kam adhuruar si ushtarak dhe i mbetem idesė se ai ishte komunist po aq sa edhe patriot, ishte patriot po aq sa edhe komunist. Unė jam kundėr frymės tė Gazetės tuaj dhe tė them tė drejtėn kėtė gazetė e marr vetėm kur shikoj ndonjė shkrim qė flet pėr marrėdhėniet me Jugosllavinė, apo ēėshtje qė kanė tė bėjnė me ngjarjet historiko-patriotike tė vendit. Fryma e gazetės suaj shpesh ėshtė e mbrapshtė, sepse i fut tė gjithė komunistėt nė njė thes. Unė qė pėr vehten time kam qenė njė komunist i thjeshtė dhe fare i papėrfillur nga nomenklatura e lartė, kam menduar dhe mendoj, madje do tė vdes me kėtė bindje, se fatkeqėsia e Shqipėrisė, e komunizmit dhe komunistėve shqiptarė ishte Jugosllavia e Titos. Do tė thosha me kėtė fjali, qė fatkeqėsia ishte influenca e Serbisė mbi udhėheqjen komuniste shqiptare. Gjithė tė tjerat janė pėrralla me mbret. Shqipėrinė e lanė nė duart e komunizmit jo forca e brigadave tona partizane, por e la Jalta nė varėsi tė Jugosllavisė. Ju nuk mund ta imagjinoni dot edhe pse i keni botuar letrat e Fiqiretit dhe Nexhmijes drejtuar Dushan Mugoshės, se deri ku shkonte servilizmi dhe adhurimi pėr udhėheqjen e Jugosllavisė dhe interesat serbe nė Shqipėri. Ne komunistėt shqiptarė u sulėm kundėr vetė shqiptarėve nė Kosovė dhe nė Maqedoni, vetėm qė tė ruanim marrėzinė qė quhej internacionalizėm proletar. Tė gjithė ata qė nuk e pranojnė kėtė tezė janė pa pėrjashtim agjentė tė shėrbimit sekret serbė dhe nga kjo nuk kanė shpėtuar asnjė udhėheqės i lartė i partisė sė punės, i partisė komuniste. Ndonjėri qė nuk ka qenė, ėshtė vrarė dhe eliminuar, por mė sė shumti kanė qenė agjentė tė shėrbimit sekret serb dhe pastaj janė lidhur me rusin dhe sėrish janė vrarė.

    Por, tė vijmė tek vrasja e Mehmet Shehut. Mua mė kanė ndodhur fatkeqėsi tė tjera nė familje. Jam duke jetuar gjatė dhe kam parė shumė drama dhe dhimbje.Por e vėrteta ėshtė se kam qė nga nata e 18 dhjetorit tė '81-shit dhe deri tani qė po shkruaj kėto rreshta, qė nuk e kam besuar kurrė se Mehmet Shehu vret vehten. Mehmeti ishte njė politikan i socializmit, tepėr i talentuar dhe mbajti peshėn e ndryshimeve tė mėdha shoqėrore tė Shqipėrisė. Hysniu me Ramizin, Hakiu apo Adili, Kadriu apo Beqiri, kush mė shumė e kush mė pak merreshin me intriga dhe llafe. Mehmeti merrej me punė. Sigurisht nė jetėn e vet tė gjatė nga Spanja nė Vithkuq, nga Vithkuqi nė ndėrtimin e hidrocentraleve ky njeri ka gabuar. Disa thonė qė ka qenė gjakėsor. Unė them qė ka episode tė tilla. Por, ai ka qenė vazhdimisht nėn presionin dhe dyshimin e Enver Hoxhės dhe jugosllavėve, si njeri qė mund ta dridhte nė ēdo kohė dhe tė kalonte me Perėndimin. Nė pėrpjekje pėr t'u bėrė i besueshėm ai ka bėrė akte edhe tė dėnueshme. Por gjithsesi, ai ishte kryeministėr qė rrinte me dinjitet pėrballė kolegėve tė tij nė vende tė tjera tė Lindjes, nga Moska nė Varshavė, nga Praga nė Budapest.

    Unė e dija qė logjika e pastrimit dhe vrasjes sė shokėve qė kishte Enver Hoxha do ta sillte punėn nė eliminimin e Mehmet Shehut, por mendoja qė mė mirė nga unė kėtė e dinte vetė Mehmeti dhe do t'i dilte pėrpara, e do tė gjente zgjidhjen qė duhej. Isha i gabuar. Pasi fijet agjenturore, nyjet lidhėse me tė cilat lėvizte Enver Hoxha ishin shumė tė sofistikuara dhe parapėrgatitnin kurthe me shumė dinakėri.

    Qė pas vrasjes sė Mehmet Shehut janė botuar shumė herė versione, pohime me bujė dhe pa bujė, se si u vra apo u vetėvra ish - kryeministri. Ka nėpėr ato mendime dhe ide fakte qė ia vlen tė merren parasysh, por nė pėrgjithėsi, tė gjithė janė tė detyruar tė pranojnė versionin zyrtar tė vrasjes sė Mehmetit. Askush, asnjėherė nuk i ka kėrkuar Ramiz Alisė njė shpjegim apo hetim tė vėrtetė pėr vrasjen e Mehmet Shehut. Ka shumė njerėz veē kėtij qė e dijnė tė vėrtetėn e natės qė i mori jetėn ish -kryeministrit dhe mbi tė gjitha, ėshtė Nexhmije Hoxha. Asnjė arkiv, asnjė dokument, asnjė minierė nuk vlen sa vlen kujtesa e Nexhmije Hoxhės nga viti'42 dhe deri tani. Por ajo dhe tellallėt e saj pėrsėrisin mekanikisht versionin zyrtar tė vetėvrasjes. Askush nuk i pėrgjigjet pyetjes se si u hap dera nga brenda nė natėn e vrasjes sė Mehmetit. Nga studimi qė i kam bėrė vetė personalisht kėsaj historie, mė rezulton se rrjeti agjenturor i shėrbimit sekret jugosllav, i cili ėshtė organizatori bazė i vrasjes sė Mehmetit aktivizoi pėr aktin dhe krimin mė tė shėmtuar nė radhė tė parė vetė Fiqirete Sanxhaktarin. Fiqiretja, njė nga kofidentet e thella tė Dushan Mugoshės bashkė me Nexhmijen, kanė pasur njė marrėdhėnie shtrigash dhe ėngjėjsh njėkohėsisht. Ato edhe gjatė luftės tė kapura nga fashistėt kanė firmosur dokument bashkėpunimi dhe kėtė dokument u pėrpoq ta shfrytėzonte Nesti Kerenxhi dhe Koēi Xoxja, por ēuditėrisht edhe atyre iu tha se ky dokument duhej grisur. Dhe atė e ka grisur Koēi Xoxe me dorėn e vet.

    Vrasja e Mehmet Shehut nuk ėshtė njė atentat i thjeshtė, ėshtė njė proces, dhe Fiqiretja hyri nė kėtė proces dalėngadalė. Sigurisht, duke ju provuar asaj mė parė se i shoqi kishte tradhtuar interesat e partisė, tė komunizmit dhe tė m-l. Eshtė Fiqiretja ajo qė ėshtė bindur e para se Mehmet Shehu ishte njė tradhtar. Dy vija sjelljeje u ndoqėn me Fiqireten. E para : u sigurua qė partia do ta diferenconte atė dhe fėmijėt nga Mehmeti, dhe e dyta, nė mėnyrė tė pavarur agjentura jugosllave i kėrkoi asaj tė bashkėpunonte kundėr tė shoqit. Nė librin e djalit tė Mehmetit "Vjeshta e ankthit" (ky ėshtė njė djalė i talentuar qė unė e dua si djemtė e mi), thuhet se Bashkimi ėshtė shumė i habitur nga trashėsia e sėmės lidhur me besimin qė ka ajo tek Nexhmija. Bashkimi nuk arriti ta kuptojė pse e ėma ka besim se Nexhmija do t'i shpėtojė nga gjithė ky siklet. Me njohuritė qė ka Bashkimi kjo duket trashėsi dhe sentimentalizėm mes dy shoqeve tė vjetra. Por ai nuk mund tė kuptojė se Nexhmija ėshtė njė shefe e vėrtetė dhe Fiqireti ka hyrė nė lojėn dhe spiralen pak nga pak kundėr tė shoqit. Fiqireti, pasi ka hedhur disa hapa me veprime operative, kur e ka kuptuar se kjo do tė jetė njė tragjedi dhe njė dramė e madhe, me instiktin e nėnės ka menduar tė shpėtojė djemtė dhe qė nga ky moment, ajo e ka humbur toruan. Unė, kam tė dhėna tė sigurta se gjatė procesit hetimor me tė ėshtė manipuluar, edhe duke i krijuar iluzionin e njė trajtimi tė mirė ushqimor dhe tė sjelluri. Pra, pa futur nė analizė tė mirėfilltė ēėshtjen e qėndrimit tė Fiqiretit nė procesin anti Mehmet, nuk mund tė kemi njė zgjidhje dhe hetim tė ri pėr vrasjen. Ne duhet tė ēlirohemi nga sentimentalizmat e lidhjeve tė gjakut, apo raporteve prindėrore e sentimentale tė ēfarėdolloji. Nė politikė kėto nuk veprojnė si nė sistemin e diktaturės ku babai mohonte fėmijėn dhe fėmija babain, pse kishin tradhtuar partinė. Po t'i shtosh kėsaj logjikėn e rrjeteve agjenturore, tė cilat akumulojnė mjete tė fuqishme presioni, atėhere pamja ėshtė e qartė. Gjithkush mund tė aktivizohet sipas urdhrave ēnjerėzore dhe kriminale. Prandaj, ju qė po bėni kėtė hetim tė ri pėr vrasjen e Mehmet Shehut, duhet ta ndiqni mirė vijėsjelljen e Fiqiretit dhe tutelėn e frikshme tė Nexhmijes mbi tė.

    Unė i bėj thirrje tė gjithė veteranėve, tė gjithė njerėzve qė kanė humanizėm, ta ndihmojnė kėtė proces hetimi, ta zbulojnė vrasėsin dhe vrasėsit e elementit, sepse, qė nga dita qė u vra ai njeri, e keqja nė Shqipėri u thellua me njė ligėsi tė papėrmbajtshme dhe njė varfėri tė tejskajshme, me marrėzira tufėzimi. E prej gjithė kėtyre zhvillimeve mbijetoi Ramiz Alia dhe nuk dha kurrė llogari si dėshmitar, pjesėmarrės i vrasjeve tė antifashistėve shqiptarė, tė shokėve, tė miqve, etj. Pėrsa kohė qė do tė mbeten gropa tė zeza, aq kohė do tė thellohen ato edhe nė politikėn e sotme. Unė do ta ndjek Dosier-n tuaj e mbase mund tė shkruaj pėrsėri sepse e kam tė lehtė, m'i shkruan nė kompjuter im nip, i cili ėshtė gjithashtu si unė pasionant i kėsaj teme.
    ..........................................



    ..................
    Masakėr antikombėtare kundėr intelektualėve

    Mexhit Prenēi

    Nė vazhdim tė essesė: "kompleksi i inferioritetit"

    Pa dėnuar Enver Hoxhėn si kriminel dhe

    kryeamoralist i degjenerimit tė shqiptarėve, ‑

    e ardhmja do tė mbetet varur mbi cergėn e

    hollė rrahur nga erėrat e forta dimėrore.

    I

    Sipas psikanalistėve energjitė e unit tė mediokėrisė specifike, janė mė tė mėdha, mė potente, mė demoniake dhe mė vrastare te diktatorėt,‑ egoistė tė mėdhenj, tė cilėt madhėshtia e marrėzisė dhe frika se mos u rrėmbejnė pushtetin, i tjetėrson nė tiran. I tillė ishte edhe Enver Hoxha.

    Etja karrieriste e pėrbindėshme e tij, ndizej si vullkan qė zjenė brenda vetes ngaqė nuk pėrballej dot me personalitetet e shquara dhe intelektualėt elitarė siē kam theksuar edhe nė essenė: "Kompleksi I inferioritetit" Madje kjo etje e keqe karrieriste, qė e kishte burimin te ankthi, tmerri dhe frika e rrėzimit nga froni, tė cilin e quante tė pėrjetshėm, ishte po kaq e egėr, diabolike dhe hanibaliste, sa edhe kur nuk kishte tė bėnte direkt me personalitetet e shquara, i gjuante ata ku ishin e ku s'ishin, dhe ndizte fitilėt e makiavelizmit ekstrem, intensifkonte e dinamikėzonte edhe tė jashtzakonshmen edhe mitiken e magjiken edhe absurden e tragjiken, pėr tė denigruar, poshtėruar, persekutuar, izoluar dhe pėr t'i zhdukur edhe fizikisht, ata, burrat e shquar tė kombit, intelektualėt elitarė, qė i shikonte si armiq.

    * * *

    Nga librat " Mjerimi pafund" dhe "Gjėmat e komunizmit" tė Agim Mustės, po shkėpusim disa prej emrave tė personaliteteve tė shquara tė kombit, madje edhe peronalitete te huaja me famė botrore, qė i masakroi kompleksi i inferioritetit dhe etja karrieriste e fronit tė antintelektualit patologjik Enver Hoxha. Kaq i urrente intelektualėt elitarė, sa shdėrrohej edhe nė sadist, pėr ata qė kishin mbetur gjallė, duke mos u ngopur me dėnimin e tyre me burg apo internim., por edhe duke i torturuar, sa disa prej tyre kanė vdekur nė duart e xhelatėve qė i masakronin.

    Me njė kėnaqėsi sadisti sillej edhe me tė tjerėt qė i zbriste nė shkallėt e ulta tė piramidės, apo i emėronte nė punėt mė ordinere, siē bėri me personalitetin e shquar Sejfulla Malėshova, duke e punėsuar nė njė magazinė dhe duke ndėrsyer zagarėt e tij qė ta, survejonin, tallnin, poshtėronin edhe kur u bė plak dhe ecte me shkop.

    Ja, disa nga personalitetet e shquara qė i burgosi dhe vrau Enver Hoxha,sadisti i intelektualėve:


    -ARQILE TASI,‑ diplomuar pėr letėrsi nė SHBA. Ish drejtori i Bibliotekės Kombėtare. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1957.
    -XHEVAT KORĒA,‑ diplomuar nė Austri pėr histori. Ish ministėr i arsimit. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1955.
    -GJERGJ KOKOSHI,‑ diplomuar pėr filozofi nė Itali. Ish ministėr i arsimit. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1960.
    -MIRASH IVANAJ,‑ ish ministėr i arsimit, diplomuar pėr letėrsi nė Itali. Vdiq nė burgun e Tiranės, mė 1954.
    -HETEM HAXHIADEMI,‑ diplomuar nė Austri pėr shkenca politike. Tragjedian i njohur i letėrsisė shqipe. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1964.
    -XHEVIT LESKOVKU,‑ diplomuar pėr Shtamadhori nė Turqi dhe Gjermani. Ish shefi i Shtabit tė Shtamadhorisė nė kohėn e Monarkisė. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1958.
    -SELAUDIN TOTA,‑ diplomuar pėr fizikė bėrthamore nė Itali. Ish deputet. Ekzekutuar, mė 1947.
    -SABAHETE KASIMATI,‑ diplomuar pėr shkenca biologjike nė Itali. Ekzekutohet, mė 1951.
    -MUSINE KOKALARI,‑ diplomuar pėr letėrsi nė Itali. Krijuese e PSDSH, mė 1943. Vdes pas 38 vjetėsh nė internim. Autore e disa librave.
    -ENGJĖLL ĒOBA,‑ diplomuar pėr jurist nė Itali. Vuajti 25 vjet burg.
    -VISARIAN XHUVANI,‑ kryepeshkop i Kishės Ortodokse Shqiptare. Diplomuar pėr teologji nė Athinė. Vdiq mė 1965, pasi vuajti 25 vjet burg.
    -PATER MESHKALLA,‑ diplomuar pėr teologji nė Itali dhe Poloni. Ish drejtori i gjimnazit franēeskan nė Shkodėr. Poet e prozator. Vdiq pasi vuajti 30 vjet burg.
    -HAFĖZ ALI KORĒA, ‑ diplomuar pėr teologji nė Turqi. Publiēist dhe autor i disa librave me pėrmbajtje fetare dhe filozofike. I burgosur dhe i nternuar.

    * * *

    -Prof. Dok. LOCI,‑ njė ndėr kirurgėt mė tė dėgjuar dhe tė shquar nė Itali dhe Evropė. Ekzekutohet, mė 1946.
    -Prof. Dok.. ZUBER, ‑ gjeolog me famė botrore, me origjinė polake. Zbuluesi i vendburimeve tė naftės nė shumė vende tė botės. Nė Shqipėri ka zbuluar disa vendburime nafte nė Kuēovė dhe Patos. Vdes nga tortuarat nė burgun e Tirnės, mė 1947.

    I I

    Mjaftojnė vetėm akuzat e kėtyre personaliteteve tė kombit tonė dhe dy personaliteteve tė huaja:, akuzat nga varret, nga burgjet, nga internimet, torturat...pa pėrmendur masakrėn ndaj pėrfaqsuesve mė tė shquar tė klerit katolik nė Shkodėr, pėr tė cilėn do tė shkruaj posaēėrisht; pa pėrmendur masakrėn ndaj deputetėve, masakrėn e gjuatjes sė intelektualėve tė futur nėpėr rrathėt e kuq, sipas alibisė idiote, duke sajuar aktin mė makabėr tė shėprthimit tė bombės nė ambasadėn jugosllave; pa pėrmendur gjuajtjen e shtrigave ndaj kundėrshtarėve politikė qė i shihte si rrezik imagjinar pėr fronin; mjaftojnė vetėm kėto, pa pėrmendur sesi ky hanibal hėngri kokat e shokėve tė tij, tė miqėve tė tj, bashkėluftėtarėve dhe bashkėpuntorėve tė tij, ndonėse shumica ishin bėrė hamės tė kokave tė vartėseve tė tyre, mjafton pra vetėm kjo tablo, e cila paraqet vetėm majėn e aizbergut, pėr ta dėnuar kėtė kriminel tė inteligjencies tė popullit tė vet, kėtė antinjeri, kėtė monstėr qė e polli barku i komunizmit qė akoma nuk ėshtė shterpėzuar.

    * * *

    Vret mendjen njeriu!...Pėrse gjithė kjo masakėr ndaj trurit tė kombit? Pėrse gjithė kjo gjuatje shtrigash, ndaj intelektualėve tė shquar, tė cilėt janė factor themelor zhvillimi e progresi e shoqėrisė? Pėrse sulmohet njeriu i ditur, i menēur, i kulturuar, i shkolluar i afti, i zoti?

    Pėrse kjo ligėsi, armiqėsi, poshtėrsi, sadizėm, amoralitet dhe absurditet, ndaj atyre qė ishin pjesė e krenarisė sė kulturės kombėtare?

    A mundet vallė njė atdhetar, patriot, demokrat, dijetar, filozof, shkrimtar, politikan i shquar, njė udhėheqės vizionar, qė hyp nė majėn e lartė tė piramidės, tė arrijė gjer nė atė pikė, sa tėrė pushtetin e tij, ta pėrdorė kundėr inteligjencies sė popullit tė vet? Kėtė mund ta bėjnė vetėm Arturo Uitė, Makbetėt, Kaligulėt, Neronėt, ata qė ia kalojnė Hitlerit dhe Stalinit. I tillė ishte antintelektuali i tėrbuar Enver Hoxha.

    Mirėpo, ai ishte aktor qė ua kalonte dhe artistėve tė Hollivudi: hiqej si atdhetar dhe burgoste atdhetarėt; hiqej si patriot dhe vriste patriotėt; hiqej si demokrat dhe hante kokat e kundėrshtarėve politikė; hiqej si udhėheqės vizionar dhe i kundėrvihej progresit; hiqej se i digjej shpirti pėr popullin, por donte mbi gjithēka veten e vet. Popullin e donte pėr ta duartrokitur! Enver Hoxha, ‑Antinjeriu qė hante intelektualė!

    Ndryshe nga mediokėrit ordiner qė s'e njihnin veten, Antinjeriu Hoxha, si mediokėr specifik dhe diktator i madh, e njihte veten se sa peshon nė rrafshin e dijes, njihte dhe forcėn e diturisė dhe mendjen e ndritur tė kundėrshtarėve intelektualė, tė cilėt i masakroi pikėrisht pse ishin mė tė zot se ai, mė tė kulturuar se ai, mė atdhetar se ai, mė progresist se ai, po jo djall si ai, jo mashtrues si ai, jo makivelist si ai, jo sadist si ai, i cili nė kėto rrafshe ishte i jashtzakonshėm, i papartshikueshėm.

    E tėrbonte dhe e tmerronte zotėsia e intelektualėve! E linte dhe pa gjumė! Shpesh shihte ėndrra tė llahtarshme. Shpesh haluēinaciononte... Shpesh nuk dėgjonte, nuk shihte, nuk shijonte... kishte humbur shqisat... kishte humbur qetėsinė! Brenda tij,‑ jetonte njė natė e errėt, e frikėshme, e llahtarshme. Pikėrisht nė netė tė tilla, thureshin planet ogurzeza, planet demoniake tė masakrave ndaj intelektualėve dhe tė gjitha masakrat e tjera...

    Kėtu ai ishte mjeshtėr. Profesor mbi profesorėt.

    I I I

    Pėr tė realizuar veprėn e tij kriminale ndaj inteligjencies, ndiqte dy linja paralele: atė tė krijimit tė alibive, duke sajuar skenare ogurzeza, gjoja tė implikimit tė tyre me agjenturat e huaja, pėr t'i bėrė tė besueshme nė popull dėnimet, burgosjet, internimet, duke i akuzuar ata si agjent, antiparti dhe tradhėtarė. Linja e dytė, ishte burgosja e veprave tė tyre, po dhe tė atyre qė s'ishin mė nė kėtė jetė.

    Ėshtė masakra kulturore mė obskurantiste ajo e ndalimit tė librit tė ēdo lloji qė kishte mbi kopertinė emrat e atyre personaliteteve qė ishin futur nė rrathėt e kuq nga batalionet e ēensuruesve enveristė. Kėshtu u ndalua vepra e Fishtės, Konicės, Malėshovės, Koliqit, Camajt, Pipės e dhjetra, e dhjetra tė tjerėve Po kėshtu, nga letėrsia e huaj, ishin ndaluar edhe veprat e autorėve mė nė zė tė teatrit tė absurdit, tė surealizmit, simbolizmit dhe tė gjitha rrymave moderne, pėr burgosjen e tė cilave kanė kontribuar edhe disa pseudointelektualė, me reēensionet e tyre famėzeza.

    Ndėrsa shkrimtarėve, poetėve, dramaturgėve dhe artistėve tė rinj, u konfiskohej edhe njė vjershė edhe njė tregim edhe njė tablo, kur kolonin vijat e bardha tė realizmit socialist, madje edhe i internonin edhe i burgosnin autorėt duke burgosur nė tė njejtėn kohė edhe terė krijimtarinė e tyre.

    Burgosja e librit ishte akti mė skandaloz, mė antikulturė dhe antidemokratik i diktaturės enveriste.

    * * *

    Bėmat kriminale tė Enver Hoxhės kundėr inteligjencies, kundėr kundėrshtarėve politikė, kundėr shokėve, miqėve, bashkėluftėtarėve dhe bashkėpunėtorėve tė tij, qė i shihte si rivalė, akoma nuk janė vlerėsuar si rrezik pėr tė sotmen dhe tė ardhmen. Akoma nuk ėshtė dėnuar Enveri dhe enverizmi. Akoma nuk ėshtė nxjerrė nė bankėn e tė akuzuarve (pas vdekjes ) ku tė gjykohej si kriminel dhe kryeamoralist i degjenerimit tė shqipatarėve. Dhe kjo duhet bėrė pėr hir tė sė sotmes dhe tė sė ardhmes.

    Enverizmi ėshtė sėmundja mė e rrezikshme vdekjeprurėse e demokracisė, e cila shfaqet edhe sot nė forma tė ndryshme, tė kamufluara, po edhe tė hapta, pothuajse nė tė gjitha sferat e jetės, por sidomos ndaj personaliteteve tė shquara dhe intelektualėve elitarė, duke mos u krijuar hapsirat e nevojsme pėr tė qenė factor parėsor nė drejtim. Ashtu si nė kohėn e Babės, nė sferat e larta mediokėria specifike ėshtė shumicė. Ajo drejton sipas mendėsive dhe mentalitetit enverist, duke zhvilluar edhe sot disa forma tė luftės sė klasave ndaj intelektualėve dhe kundėrshtarėve politike.

    Turrmat injorante, skllevėrit ideologjik, idhtarėt e Antinjeriut, po edhe disa prej atyre qė i kish dėnuar diktatura enveriste, shumė prej kėtij soji, dolėn me portretin e kėtij diktatorit nė duar, nė festėn e Konferencės sė Pezės. Bashkė me kėto monstra ishin edhe pushtetarėt e lartė tė pozitės, ish bijtė e nomeklaturės sė kuqe, duke festuar Mashtrimin e Madh: "PA DALLIM, FEJE, KRAHINE DHE IDEJE". Kur sot gjithkush e di mirėfilli, se pėr pesėdhjetė vjet, LUFTA E KLASAVE BĖRI KĖRDINĖ mbi ballistėt, zogistėt, intelektualėt, klerikėt, tregtarėt, bejlerėt, agallarėt dhe tė gjitha ata qė mendonin ndryshe, apo kishin lidhje gjaku a shoqrore e miqėsore me njeri tjetrin.

    Mirėpo tė drejtėn morale pėr tė drejtuar kėtė vend, nuk e kanė ata qė nuk divorcohen nga Diktatori Hoxha dhe diktatura komuniste, nuk e kanė ata qė nuk u kėrkojnė falje ish tė burgosurve, ish tė persekutuarve dhe tėrė popullit pėr mjerimin e tij, si vendi mė i prapambetur nė Evropė, nuk e kanė ata qė nuk e vėnė nė bankėn e tė akuzuarve "Heroin e Popullit" ( pėrkthimi nė gjuhėn e demokracisė ėshtė XHELATI I POPULLIT ) dhe ta djegin titullin mashtrues nė mes tė sheshit Skėndėrbeg, ashtu siē tėrhoqi zvarrė, populli, shtatoren e tij, me kėngė e valle, nė ditėt e para tė dhjetorit tė demokracisė.

    * * *

    Mosdėnimi i Enverit dhe enverizmit, u ka dhėnė krahė nostalgjikėve tė diktaturės komuniste, tė bėjnė edhe njė propagandė djallėzore: dikush thotė se komunizmi vdiq, tė tjerė t'ia lemė tė ardhmes ta bėjė historinė, e mjaft slogane kėsisoj. Kėto dėshmi autentike, nė mėnyrė tė pakontestueshme vėrtetojnė se enverizmi ėshtė gjallė dhe nė veprim, i veshur me rroba tė reja demagogjike e mashtruese. Kėtė mashtrim sot nuk e ha kush, pėrveē tė mjerėve skllevėr ideologjikė qė janė mėsuar tė ecin vetėm me samar mbi kurriz dhe akoma i besojnė verbėrisht enverizmit.

    Historia na mėson se ēdo kohė ka detyrėn historike dhe pėrgjegjėsinė tė vlerėsojė kohėn e vet, tė dėnojė tė keqen, tė evidentojė tė mirėn dhe tė rivlerėsojė tė shkuarėn.

    Tė parėt qė duhet ta bėjnė kėtė janė historianėt. Mirėpo ata heshtin. Gjithkush pyet: pse heshtin historianėt? (Sa pėr pseudohistorianėt qė e kanė shkruar historinė duke e mistifikuar atė, askush nuk pyet, ata mė mirė mos ta hapin gojėn, nėse nuk e nisin fjalėn e parė duke korigjuar publikisht gabimet e rėnda tė tyre dhe duke kėrkuar falje)

    Po, akademikėt, pse rrijnė strukur nė kullėn e turpit e s'e thonė njė fjalė kundėr tij? Janė apo s'janė akademikė? Shkencėrisht, ata duhet ta vėnė pikėn mbi " i " dhe ta denoncojnė diktatorin Hoxha si kriminel, qė ia kalon dhe Millosheviēit, i cili bėri genocid mbi boshnjakėt e kosovarėt, ndėrsa Enveri ndaj bashkėkombasve tė vet. A s'ėshtė tragjike kjo? Po akademikėt tanė tė nderuar tė pandershėm, mrrudhen, mrudhen dhe flasin me vete.

    Tė mpirė, ‑ edhe ish tė burgosurit, ish tė internuarit dhe ish tė persekutuarit! Pse ? Konfliktohen me njeri tjetrin nėpėr kafenera, sjellin fakte tronditėse qė tė rrėnqethin misht, pėr torturat ēnjerėzore, pėr fajet qė s'i kishin bėrė kurrė, po nuk ngrihen tė ulurijnė sa tė ēahet kupa e qiellit, gjersa ata qė drejtojnė, o tė dėnojnė kriminelin Hoxha, o tė dorėzojnė pushtetin.

    Xhelatėt e Hoxhės i ndeshim nė ēdo rrugė, nė ēdo hap, nė zyra, nė poste tė larta, ndonjeri edhe zgėrdhihet, ca tė tjerė me cinizėm tė zgjatin edhe dorėn, atė dorė qė ka torturuar edhe profesorin e shquar polak Zuber, qė vdiē nga torturat nė burg, po as falje nuk kėrkojnė, as divorc nuk bėjnė, pėrkundrazi me mendėsitė e tij veprojnė si skuthėr. Dhe, tė bėjnė gjėmėn edhe sot!

    Pėrgjegjėsi historike kanė edhe personalitetet e shquara, me orientim perėndimor, qė kanė vizione tė qarta pėr tė ardhmen, qė argumentojnė me njeri tjetrin se pa dėnuar kėtė kriminel monstruoz, zhvillimi, progresi dhe ardhmja ėshtė nė pikpyetje, po zėrin nuk e ngrenė nė kupė tė qiellit, fjalėn e mbajnė brenda vetes. Ka forcė tė jashtzakonshme fjala e tyre po hypi mbi flatrat e guximit.

    E nėse tė gjithė kėto mbajnė pėrgjegjėsi tė dorės sė dytė, pozita dhe opozita qė janė protagonistė tė politikės, lidėr tė saj, mbajnė pėgjegjėsi parėsore., pėrse kanė heshtur gjer mė sot? Pėrse heshtin edhe tani?!

    I V

    Heshtja ndaj dėnimit tė Enver Hoxhės dhe diktaturės sė tij enveriste, kompromenton cilindo politikan, deputet, lidėr partie, opozitė dhe pozitė, qė s'e kanė kryer detyrėn qė u ka ngarkuar historia, pėr ta dėnuar diktatorin mė tė egėr, mė tė lig, tė Shqipėrinė qė e la popullin nė mjerim dhe masakroi e vraunė mjerim, qė vrau tė gjithė ata qė s'mendonin si ai, qė shkatėrroi moralin e shėndoshė tė shqiptarit duke krijuar monstrėn "njeriu i ri", sipas shembėlltyrės sė tij. Kėtė njeri sot e gjen nėpėr partitė e majta dhe tė djathta, nėpėr Fondacione, shoqata, nė masmedia, nė ambasada e kudo.

    * * *

    Disa veteranė tė sklerozuar, komunistėt dogmatikė tė pandreqshėm, skllevėrit e ideologjisė enveriste dhe disa akademikė enveristė si Rexhep Qosja, akoma e vlerėsojnė figurėn e Diktatorit Antinjeri, duke i kėrkuart me pikatore "tė mirat", madje Qosja thotė se "Diktator e kanė bėrė bashkėkohėsit servilė tė tij" (Libri Tronditja e shekullit,fq.314,rr.24‑25.) madje edhe se Enver Hoxha s'e ka shitur Kosovwn, e proēkulla tw tjera, mirėpo zemra s'ia thotė, as goja s'ia nxjerr fjalėn pėr ta dėnuar pėr krimet, ndėrsa populli e dha verdiktin e vet, kur e tėrhoqi zvarrė shtatoren e tij nė bulevardet e Tiranės; po edhe zėri i studentėve nė demonstrat e Dhjetorit, nė Shėshin Studenti, nėpėrmjet magafonėve tė fuqshėm, kumtonin qė t'i pushkatoheshin edhe eshtrat nė ēdo ditėlindje e ditėvdekje, nė ēdo gėzim apo hidhėrim.

    Diktatorėt dhe tiranėt nuk mund tė rehabilitohen, por vetėm tė dėnohen pėr krimet e tyre. Ata mbeten nė histori si kriminelė. Jo kriminelė nė heshtje. Por tė deklaruar tė tillė nga gjykata si institucioni i drejtesisė dhe tė vėrtetės.

    V

    Po, ē'bėri opozita pėr ta ēuar nė bangėn e tė akuzuarve Antinjeriun Hoxha? Ē'bėri dhe ē'bėn pozita e sotme, ndonėse akoma nuk ėshtė deklaruar zyrtarisht se ėshtė e divorcuar me te? Pėrkundrazi, organizon tubime provokative, si ai i Pezės, nė tė cilėn kishte dhe prej atyre qė Enver Hoxha u kishte vrarė babain, djalin, tė afėrmit; tė tjerė qė i kishte kalbur nėpėr burgjet mesjetare si i famshmi burg i zi i Burrelit. Brohoritjet "Enver Hoxha ‑ Enver Hoxha", janė maja bajonetash qė gėrmojnė plagėt e hakmarrjes personale. Dhe dihet mirėfilli se ku nuk vepron ligji vepron kanuni i gjakmarrjes. E, qė tė mos ndodhė kurrė kjo, ata qė i kanė dalė pėr zot kėtij vendi, janė tė detyruar tė venė nė lėvizje tė tėra strukturat dhe institucionet pėrkatėse pėr ta dėnuar fajtorin

    E, me qė s'ka ndodhur gjatė dhjetė vjetėve kjo, pėrsėri pyesim, pėrse heshtet? Pėrse ngurohet?... Apo mos vallė klasa jonė politike, nuk ėshtė e aftė tė bėjė kararsisin, tė ēlirohet prej enverizmit, tė arratiset prej ideologjisė dhe mendėsive tė tij, prej veprimeve e praktikave tė tij? Apo akoma nuk e kupton se, Antinjeriu Hoxha nuk ishte vetėm diktator, por edhe tiran! Kush mund t'u pėrgjigjet kėtyre pyetjeve?

    URTAKU do tė thoshte, MĖ MIRĖ VONĖ SE KURRĖ !

    * * *

    Opozita dhe pozita, e dhjathta dhe e majta, ėshtė momenti historik, nė vazhdėn e konsensusit pėr tė bėrė politikė ndryshe, pėr tė bėrė politikė ndėrtuese zhvillimi, integrimi dhe progresi, pėr problemet e mėdha tė shoqėrisė, tė bėjnė edhe KONSENSUSIN E MADH TĖ DĖNIMIT TĖ ENVER HOXHĖS, duke formuluar bashkarisht akuzėn ndaj figurės dhe veprės kriminale tė tij.

    Rol parėsor ka dhe Presidenti i Republikės, i cili mund tė marrė i pari nisiativėn pėr kėtė KONSENSUS TĖ MADH HISTORK.

    Pėr kėtė,kėrkohet njė rizgjim i madh, si nė fillimet demokratike; njė guxim i madh, pėr tė kapėrcyer vetveten; njė vulnet i madh dhe njė akuzė e fuqishme, qė buron nga gjaku i kulluar i tė pafajshėmve, pėr ta denoncuar, gjykuar dhe dėnuar Antinjeriun Enver Hoxha, si njė diktatori‑tiran‑ specifik, qė s'e gjen tė dytin nė tė gjitha kohrat, qė hėngri intelektualė tė shquar, qė zhduku familjet fisnike shqiptare, qė degjeneroi shqiptarin nė "njeri tė ri" sipas shembėlltyrės sė Antinjeriut, i cili kisht njė un' karrierist pėrbindėsh edhe ndaj perėndive, ndaj i mohoi ato, pėr t'u bėrė vetė kryeperėndi,‑ Zeus.

    Si konkluzė: Pa dėnuar Enver Hoxhėn si kriminel dhe kryeamoralist i degjenerimit tė shqiptarit, e ardhmja do tė mbetet varė nė njė cergė, rrahur nga erėrat e forta tė dimrit.

    Opozita dhe pozita, e djathta dhe e majta, ėshtė momenti historic, nė vazhdėn o konsensusit pėr tė bėrė politike ndryshe, pėr tė ndėrtuar politika tė reja zhvillimi, integrimi dhe progresi,tė bėjnė edhe KONSENSUSIN E MADH TĖ DĖNIMIT TĖ
    --------------------------------------------------------------------------------




    Para tė kthyera nė varre

    Agim MUSTA

    Para ca kohe m'u dha rasti tė marr pjesė nė njė ceremoni mortore nė Vlorė me rastin e vdekjes tė ish- tė dėnuarit politikė, Syrja Tota. Ishte hera e parė, qė unė vizitoja atė "qytet" tė vdekurish, qė tė ngjallte trishtim tė pakufishėm! Kulmi i tronditjes psikologjike ishte kur shihje nė tė majtė tė varrezave njė parcelė prej disa mijėra m2 tė mbushur me varre tė vrarėsh nga viti 1997, deri nė ditėt e sotme. Varre madhėshtore me mermerė nga mė tė mirėt e botės, me monumente bronxi dhe graniti, qė kanė kushtuar miliona lekė secili. Nė atė parcelė varrezash, ka vetėm tė rinj, qė janė vrarė brenda dhe jashtė Shqipėrisė nga shokėt, miqtė dhe bashkėqytetarėt e tyre, pėr njė grusht para tė pista. Atje bėjnė gjumin e pėrjetshėm mbi 1000 tė rinj vlonjatė, qė paratė e fituara me aq mund, ankth dhe gjak, janė kthyer nė varre. Natyrshėm, duke medituar, tė lind pyetja: Pėrse ata qyqarė u vranė me njėri tjetrin dhe bėnė gjithė ato gjėma, vetėm qė t'iu ndėrtohej nga njė varr madhėshtor dhe pėr tė derdhur lotėt nėnat shamizeza?! O Zot! Ē'ishte ajo ēmenduri kolektive qė vazhdon dhe nuk ka tė mbaruar?! Kush ėshtė Satanai, qė i pėshpėrit nė vesh tė rinjve: "Vrituni! Varret do t'i keni madhėshtorė!" Dhe njerėzit vriten pėr ditė, pa menduar se ka vetėm njė jetė. O prindėr! Vini gishtin kokės! Varri sado madhėshtor qė tė ndėrtohet, se justifikon kurrė vdekjen. Ai ėshtė antipodi i jetės. Parandaloni bijtė tuaj, para se tė bėjnė gjėmėn. Ndėrtoni shtėpi pėr jetėn dhe jo varre pėr vdekjen. Mjaft gjak ėshtė derdhur. Nė varreza s'ka mė vėnd pėr varre.

    ..............................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 28-09-2002 mė 10:22

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta shqiptare
    -----------------------------

    DOSSIER

    Si e persekutoi Enveri gjirokastritin Totozani, mėsuesin e Hysni Kapos qė studjoi nė Strasburg dhe punoi si Ministėr i Arsimit e ambasador i Shqipėrisė nė Paris e Sofje

    Shemsi Totozani, ambasadori qė mahniti presidentin Dė Gol


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Aty nga viti 1956 kur u godit Bedri Spahiu, Enveri Hoxha thėrriti nė Tiranė tė gjithė ambasadorėt e Shqipėrisė me qėllim qė t'i sqaronte pėr shkarkimin e tij nga tė gjitha funksionet partiake e shtetėrore. Nė atė kohė babai ishte me detyrėn e ambasadorit tė Shqipėrisė nė Paris dhe ndodhej nė njė mbledhje nė Gjenevė. Kur Shemsiu erdhi nė Tiranė, Enver Hoxha i komunikoi transferimin nga ambasada e Parisit pėr nė ambasadėn tonė nė Sofie tė Bullagarisė dhe shkaku kryesor i asaj lėvizje ishte dėnimi i Bedri Spahiut, bashkėshortja e tė cilit ishte motra e nėnės sonė. Ky transferim shėnoi edhe goditjen e parė ndaj babait, sepse mė pas atė e hoqėn edhe nga Bullgaria dhe e kthyen nė Shqipėri ku e emėruan Drejtor tė Bibliotekės Kombėtare nė Tiranė. Gjatė asaj kohe e deri sa doli nė pension nė vitin 1967, babanė e survejonin rregullisht deri edhe me aparate pėrgjimi tė cilat ia kishin vėnė nė ambientet e zyrės nė Bibliotekėn Kombėtare.

    Pas gjithė atyre survejimeve nė vitin 1965 Shemsiun e hoqėn nga Tirana dhe e transferuan nė qytetin e Elbasanit ku dhe e arrestuan nė 23 tetorin e vitit 1974, duke e akuzuar pėr agjitacion e propagandė dhe e dėnuan me dhjetė vjet burg e mė pas me internim ". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr Gazetėn, ėshtė 55-vjeēari Vojo Totozani me profesion Inxhinier Kimist, i cili rrėfen gjithė historinė e dhimbėshme tė babait tė tij Shemsi Totozanit, qė kishte studjuar nė Fakultetin e Letėrsisė tė Strasburgut dhe njė prej komunistėve tė parė tė Gjirokastrės qė sė bashku me Bedri Spahiun drejtuan gjithė Luftėn partizane nė Jugun e Shqipėrisė. Po cila ishte e kaluara e Shemsi Totozanit, si u lidh ai pėr herėv tė parė me grupet komuniste nė Francė e Shqipėri dhe cili ishte aktiviteti i tij gjatė periudhės sė pushtimit fashist nė Vlorė e Gjirokastėr. Cilat ishin funksionet qė mbajti Shemsi Totozani pas mbarimit tė Luftės, ēfarė thoshte ai pėr Enver Hoxhėn nga ai duke vuajtur pėr vite me rradhė nė burgje e internime.

    Kush ishte Shemsi Totozani
    Shemsi Totozani u lind nė 30 dhjetor tė vitit 1911 nė lokalitetin e vogėl tė Delvinės ku asokohe babai i tij Xhemali shėrbente si nėpunės nė organet gjyqėsore tė administratės lokale. Origjina e familjes Totozani ėshtė nga qyteti i Gjirokastrės dhe tė parėt e saj kanė banuar nė lagjen Dunavat qė pėrpara se babai i Shemsiut, Xhemali, tė shkonte pėr studime nė Turqi ku dhe u diplomua nė Jurisprudencė. Pas kthimit nga studimet e deri sa vdiq nė maj tė vitit 1924, Xhemal Totozani shėrbeu pėr disa vjet si hetues, komisar policie dhe nėnprefekt nė disa rrethe tė vėndit. Djali i tij, Shemsiu, pasi mbaroi arsimin fillor nė qytetin e gurtė tė Gjirokastrės, shkoi nė qytetin e Korēės ku ndoqi Liceun Francez tė cilin e pėrfundoi me rezultate tė larta nė vitin 1931. Lidhur me periudhėn qė Shemsiu ishte nė qytetin e Gjirokastrės dhe mė pas nė Liceun e Korēės, nė kujtimet e tija midis tė tjerash ai ka shkruar: "Mė 1928-ėn bashkė me disa shokė kundėrshtuam qė tė merrnim pjesė nė Entin Kombėtar nė Gjirokastėr dhe u mundova qė ta sabotoj. Pėr kėtė u rrezikova qė tė dilja pėrpara gjyqit. Nė vitin 1931 u arrestova pėr tre javė pėr disa shkrime tė Fan Nolit dhe Halim Xhelos. Po kėshtu nė vitin 1932 u arrestova pėr pak ditė i akuzuar si antizogist dhe ajo gjė kishte lidhje me organizatėn e Vlorės". Pas mbarimit tė Liceut francez tė Korēės, nisur dhe nga rezultatet e larta qė arriti nė mėsime, Shemsiu pėrfitoi njė bursė shtetėrore pėr tė ndjekur studimet e larta nė Francė.

    Student i Letėrsisė nė Strasburg
    Pas marrjes sė bursės nga qeveria e Mbretit Zog, Shemsi Totozani sė bashku me shokun e tij tė ngushtė Sulo Klosin (i pushkatur nga komunistėt nė vitin 1946) shkoi nė Francė dhe filloi studimet pranė Fakultetit tė Letėrsisė nė qytetin e Strasburgut, tė cilin nuk arriti qė ta pėrfundonte pasi e ndėrpreu dy herė nė vitin 1935 dhe nė vitin 1937. Arsyeja e ndėrprerjes sė studimeve nė Fakultetin e Strasburgut, ishte pėr shkak tė njė operacioni tepėr tė vėshtirė qė ai kreu nė syrin e djathtė. Gjatė asaj kohe qė Shemsiu i ndėrpreu studimet dhe u kthye nė Shqipėri, ai punoi si mėsues nė qytetin e Gjirokastrės ku banonte familja e tij. Lidhur me periudhėn e studimeve nė Francė , kontaktet me grupet komuniste franceze dhe kthimet nė Shqipėri pėr shkak tė gjendjes shėndetėsore, nė kujtimet e tij midis tė tjerash Shemsi Totozani ka shkruar: "Gjatė periudhės qė isha nė Francė kam qenė shumė i entuziasmuar pėr krijimin e Frontit Popullor dhe kam qenė vazhdimisht njė sipatizonjės i i mirė i komunistave. Po vetėm kaq. Ditėt qė m'u dha mundėsia qė tė njihesha me njė grup komunistėsh t'organizuar, m'u desht tė kthehesha nė Shqipėri. Nė vitin 1935 kam marrė pjesė aktive nė Lėvizjen e Fierit dhe kam qenė njė nga organizatorėt kryesor pėr pėrgatitjen e kryengritjes nė qytetin e Gjirokastrės", ka shkruar Shemsiu lidhur me priudhėn e studimeve nė Francė dhe ndjekjet nga qeveria zogiste.

    Njohja me Qemal Stafėn e idetė komuniste
    Pas ndėrprerjes sė parė tė studimeve nė Francė nė vitin 1935, Shemsiu u kthye nė Gjirokastėr dhe menjėherė filloi tė krijonte lidhjet me komunistėt e pakėt qė ishin asokohe nė Shqipėri. Kėto lidhje ai i krjoi kryesisht nė Institutin Tregtar tė Vlorės ku u caktua si pedagog qė nė vitin 1937. Lidhur me kėtė nė kujtimet e tij midis tė tjerash Shemsiu ka shkruar: "Kur u ktheva nė Shqipėri fillova t'intereso-hesha pėr ēėshtjet komuniste dhe kontaktin e parė e kam pasur me Aristidh Qėndron nė vitin 1938, nėpėrmjet shokut tim Shemso Ēelo, i cili mė premtoi se do tė mė lidhte me shokėt e tjerė nė Vlorė. Nga dėshira pėr punė m'u duk sikur njė botė e tėrė hapej para meje aq sa nuk ua vura veshin fjalėve tė Qemal Stafės i cili u pėrpoq tė mė tėrhiqte nė grupin e tij. Kjo kuptohet pėr shkak tė konspiracionit tė kalbėt qė ekzistonte atėhere. Meqėnse nuk mė erdhi asnjė lidhje nga Aristidhi, ia nisa punės vetė me dy nxėnėsit e mij tė Institutit Tregtar, Hysni Kapo dhe Sinan Gjonin, gjersa mė nė fund u lidha nė Vlorė me Grupin e tė Rinjve qė drejtohesh nga Sadik Premtja. Nė atė grup ku gjeta njė punė tė shėndoshė bashkėpunova ngushtė me Sadik Premten e Sinan Gjoni dhe gjatė gjithė asaj kohe unė diskutoja dhe isha pėr bashkimin e grupeve komuniste, por s'ma vuri veshin njeri nga shokėt e Vlorės. Nė pragun e formimit tė Partisė Komuniste, pėrveē punės politike qė bėja nė shkollė, bashkė me nxėnėsit e mij, mora pjesė dhe nė demostratėn e madhe tė 28 nėntorit tė vitit 1941. Me formimin e Partisė Komuniste tė Shqipėrisė, unė u shkėputa nga Grupi i Vlorės dhe ditėn e organizimit tė Partisė nė Vlorė, konstatova se po i hynim njė punė me tė vėrtetė serioze. Nuk e di sepse atėhere Dushani (Mugosha) dhe njė shok tjetėr qė ishte nė krye tė Partisė, nuk i shihnin me sy tė mirė intelektualėt nė Parti. Njė gjė tė tillė ata ma kanė shprehur gojarisht kur ishim nė Gjirokastėr", ka shkruar Shemsiu nė kujtimet e tija lidhur me kontaktet e para qė ai ndėrmori me lėvizjen komuniste dhe Qemal Stafėn, njė ndėr krerėt kryesor tė saj. Lidhur me periudhėn qė Shemsiu ishte nė Vlorė, njė nga njerzit e afėrm tė tij, shkrimtari e kritiku i njohur Dalan Shapllo, dėshmon: "Nė vitin 1941 pasi Shemsiu u martua me Sido Puton, e mori atė nga Gjirokastra nė Vlorė dhe tė dy banonin nė njė shtėpi me qera ku unė veja shpesh pėr t'i takuar. Nė atė kohė Shemsiu njihesh me pseudonimin "Profesori" dhe atė shtėpi ai e ktheu nė njė bazė kryesore tė lėvizjes antifashiste, ku mblidheshin tė gjithė krerėt komunistė tė Qarkorit tė Vlorės si Hysni Kapo, Sadik Premtja, Fejzo Gjomema, Sinan Gjoni, Mynir Xhindi etj, tė cilėve Sido iu bėnte pėr tė ngrėnė dhe ju lante rrobat. Kur ata kishin ndonjė mbledhje, unė sė bashku me Vlash Arapin dilnim nga shtėpia dhe bėnim xhiro nė bregun e detit", kujton shkrimtari Shapllo atė kohė kur ai shkonte nė Vlorė tek kushėriri i tij Totozani.

    Drejtues i Qarkorit tė Gjirokastrės
    Aty nga fillimi i vitit 1942 sipas udhėzimeve tė krerėve tė PKSH-sė, Shemsi Totozani iku nga Vlora dhe u vendos nė qytetin e tij Gjirokastrės. Lidhur me aktivitetin e tij gjatė asaj periudhe, midis tė tjerash ai ka shkruar: "Si rrjedhim i demostratės sė 28-nėntorit, mė 26 shkurt tė vitit 1942 mė arrestuan dhe mė mbajtėn njė javė nė burgun e Tiranės ku me shokėt Fejzo Gjomema, Gaqo Nasto etj, formuam kolektivin e parė dhe organizuam konferenca. Me inisiativėn e tij, drejtori italian i Institutit Tregtar tė Vlorės Gennaro Lionetti (qė mua dhe shokėve na ishte dukur si element antifashist) u interesua dhe mė nxorri nga burgu. Mė 9 mars kur u ktheva nė Vlorė po pėrgatitesh greva e Bukės dhe Mynyr Xhindi (antar i Komitetit Qarkor) mė porositi qė tė mos merrja pjesė nė atė grevė pasi sapo kisha dalė nga burgu. Tė nesmėrmen sė bashku me shokėt e tjerė: Hysni Kapo, Naum Hondro, Mynyr Xhindi etj u hodha nė ilegalitet nė zonėn e Mesaplikut. Nuk mė pėlqeu shumė ai ilegalitet i shokėve mė tė mirė, pasi atėherė ne ishim nė fillimin e punės sonė. Dy javė mė pas me interesimin e disa shokėve tė mij nacionalistė dhe me pėlqimin e Hysni Kapos e Mynyr Xhindit, zbrita pėsėri nė Vlorė pėr tė punuar si ilegal me nacionalistėt. Nė atė kohė Ministri i Arsimit, Xhevat Korēa mė thirri nė Tiranė dhe unė kėrkova tre herė rresht mbledhjen e Komitetit Qarkor pėr tė vendosur nė duhej tė shkoja apo jo. Mė nė fund sekretari organizativ Sinan Gjoni mė njoftoi me njė biletė se mund tė nisesha pėr nė Tiranė. Kur erdha nė Tiranė kėrkova qė tė transferohesha pėr nė Gjirokastėr ose tė jepja dorheqjen, sepse po tė rrija lirisht nė Vlorė do tė bija nė duart e fashistėve. Atė ēėshtje ia referova shokut Shule (Kristo Themelkos) i cili m'u pėrgjigj se atė ēėshtje duhej ta zgjidhte Vlora. Nė Vlorė gjeta vetėm shokun Manush Myftiu, sepse antarėt e tjerė tė Qarkorit ndodheshin jashtė qytetit. Tė dy ramė dakort qė unė tė shkoja nė Gjirokastėr. Nė prillin e vitit 1942 hyra n'organizatėn e Gjirokastrės nė fillim si antar i thjeshtė dhe mė pas u zgjodha antar i Komitetit Qarkor i ngarkuar pėr punėn me nacionalistėt. Aty nė Gjirokastėr kam bėrė punė politike sidomos nė shkollė deri nė mbylljen e saj nė majin e vitit 1942. Jashtė shkollės, sipas udhėzimeve tė Partisė kam mbajtur lidhje me nacionalistėt si Faik Quku, Koēo Muka etj. Po kėshtu nė atė kohė kam punuar me shtresa tė ndryshme dhe kam sabotuar rekrutimin e ushtarėve milicė. Nė atė kohė kam kundėrshtuar n'organizatėn bazė vendimin e partisė pėr njė demostratė qė mė dukej e parakohshme, gjė tė cilėn mė vonė e anulloi vetė Komiteti Qarkor. Mė 16 korrik tė vitit 1942 pėr shkak tė njė dokumenti tė organizatės sė Vlorės qė kishte rėnė nė duart e armikut u hodha nė ilegalitet, ku qėndrova edhe nė ditėt mė tė vėshtira tė reaksionit duke u strehuar si nė familjet e varfėra ashtu dhe tek ato tė agallarėve tė pasur. Gjatė asaj kohe unė kam mbajtur njė qėndrim tė drejtė karshi elementėve nacionalistė dhe mė vonė edhe karshi Ballit Kombėtar. Mė 6 prill tė vitit 1943 Komitetoi Qarkor vendosi qė shokėt ilegalė tė linin qytetin dhe pas njė kohe tė shkurtėr qė qėndrova nė Libohovė dhe Labovė, shkova nė Poliēan qė u bė pėr njė kohė tė gjatė qėndra e gjithė veprimtarisė sonė", ka shkruar midis tė tjerash Shemsi Totozani lidhur me aktivitetin e tij nė Qarkorin e Vlorės dhe Gjirokastrės.

    Konflikti me Miladin Popoviēin
    Aty nga viti 1943 kur Shemsi Totozani ndodhej ende nė Qarkorin e Gjirokastrės, ku sė bashku me Bedri Spahiun ishin dy nga drejtuesit kryesorė tė tij, ai pati disa konflikte me emisarin jugosllav Miladin Popoviē, i cili shfrytėzoi autoritetin e tij dhe i anulloi Shemsiut detyrėn e antarit tė Seksionit Politik nė Brigadėn e VI-tė qė sapo ia kishte ngarkuar. Lidhur me kėtė dhe veprimtarinė e tij tė mėvonėshme, midis tė tjerash nė kujtimet e tij Shemsiu ka shkruar: "Pas kapitullimit tė Italisė forcat tona hynė nė Gjirokastėr dhe nė atė kohė qė hynė gjermanėt, unė ndodhesha nė Greqi pėr t'i lidhur me Partinė Komuniste Greke dhe me E.A.M.I-n pranė Regjimentit tė 15-tė. Kur po formohesh Brigada e VI-tė, Dushani mė caktoi si antar tė Seksionit Politik, por pas operacionit tė parė, ky vendim u anullua dhe unė u caktova si pėrgjegjės i Agjit-propit, (agjitacionit e propagandės) pranė kėsaj Brigade, Arsyet qė m'u dhanė pėr kėtė ulje nuk ishin aspak me vėnd. Kuptohet se nuk isha i kėnaqur dhe rendimenti im pėr ato dy-tre muaj qė qėndrova nė Brigadė, s'ka qenė i mirė. Mė 2 maj 1944 me urdhėr tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Partisė shkova pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm nė Helmės si pėrgjegjės i Agjit-Propit. Vetėm pas Kongresit tė Partisė tė Pėrmetit, kur mė sqaroi pėr ēdo gjė shoku Enver, unė i ndryshova kryekėput mendimet qė kisha lidhur me arsyet e uljes nė atė detyrė qė m'u ngarkua nė fillim. Mė pas nė funksionin e pėrgj-egjėsit tė organizatės sė Partisė, mora pjesė nė Konferencat e kuadrove qė u zhvilluan nė Helmės, Odriēan Berat", kujton nė shėnimet e tij Shemsi Totozani lidhur me konfliktin qė pati me emisarin jugosllav Miladin Popoviē dhe takimin me Enver Hoxhėn, por pa i shpjeguar arsyet e vėrteta qė ata nuk e lanė nė detyrėn e antarit tė Seksionit Politik tė Brigadės sė VI-tė ku e caktuan nė fillim.

    (vijon tė martėn)

    -------------------------------

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nexhmie Hoxha: Nermin, te pres ne shtepi!
    "Nuk kam asnje faj per qendrimin qe eshte mbajtur ndaj teje shoqja ime e ngushte e shkolles". Nexhmije Hoxha i pergjigjet shoqes se saj te ngushte ne shkollen Nena Mbretereshe, Ambasadores se Kombit Nermin Vlora Falaski, qe dite me pare dha nje interviste tek "KJ" per marredheniet dhe problemet qe kishte me shoqen e saj te rinise. "Te respektoj ashtu si kurse para 65 vjetesh, kur ndiqnim studimet, por une nuk ndjehem fajtore dhe pergjegjese per persekutimin e familjes tende, per pengimin e bashkeshortit tuaj Renco per te ardhur ambasador ne Shqiperi. Deshiroj te takoj, jo pse jetoj ne kushte te veshtira, qe ti nuk i imagjinon dot, por per te rikujtuar kohen e rinise shkollore, qe ishte aq e bukur, aq e paster, aq e brishte" thote ajo.



    Si e pritet intervisten e zonjes Falaski ne gazeten "Koha Jone" dhe cfare do te thonit per te. zonja Hoxha?

    Me erdhi mire qe shoqja e ngushte e shkolles, (kemi qene ne Institutin Nena Mbretereshe ne Tirane,) me kujtoi me nje interviste ne shtyp, qe arrijme te komunikojme pas me se nje gjysem shekulli. Nermini, ishte vajza me e bukur e shkolles, e zgjuar, shembellore ne mesime. Por nuk ishte vetem pamja fizike, qe eshte per tu admiruar edhe sot, por ishte edhe e thjeshte e fisnike. Te gjithe e dinim qe ajo ishte mbesa e Ismail Qemalit, por ajo kurre nuk shfaqi sjellje fodulle, as perpara shokeve e shoqeve, ashtu edhe ndaj profesoreve. Kujtoj nje bisede me te para shume vitesh, ku thoshte se kam shetitur shume vende te botes, por asgjekundi nuk e kam gjetur nje shkolle te forte, me disipline, me profesore aq te pregatitur e kerkues. Dhe kjo ishte me se e vertete, pasi pedagoget tane kishin mbaruar studimet jashte shtetit, por ishin edhe patriote. Ne ishim shoqe te ngushta me Nerminin, jo pse ajo kishte virtyte qe admirohej nga te gjithe, por edhe per faktin se edukata e saj familjare, perkonte me ate te familjes sime konservatore-fanatike, ndersa familja e saj ishte konservatore-borgjeze. Kam shkuar edhe ne shtepine e saj qe e kishte perballe Lidhjes se Shkrimtareve e Artisteve, ndersa me poshte ishte Streha Vorfnore ku puonte babai im. Teksa kujtoj Nermin e bukur, me nje sjellje te shkelqyr e nxenese shembullore, hedh veshtrimin edhe tek mesueset e shquara qe na organizonin aktivitetet artistike ne fund te javes Jorgjia Truja dhe pjanistja Lola Gjoka. Emocione na sjellin festimi i 28 Nentorit dhe mbajtese e Flamurit ishte Nermini. I takonte, jo pse ishte nxenesja me e kompletuar, por ishte edhe mbesa e Ismail Qemalit. Ate foto te bere para 65 vjetesh, Nerminit ia fala une, qe e ruaja ne albumin tim. Me Nerminin jemi ndare pas 7 prillit 1939, kur Italia Fashiste pushtoi vendin tone, kur filluan demostratat ne kryeqyteti e ne gjithe Shqiperine. Une u emerova mesuese, detyre qe e kreva vetem 1 muaj, ndersa per shoqen tim Nermin, nuk mora vesh se cfare u be.



    Cilat ishin arsyet qe u refuzua bashkeshoirti i Nermin Vlor-s, per te ardhur ambasador i Italise ne Tirane dhe cili ishte roli Nexhmijes per te ndihmuar shoqen e shkolles qe e admironte. Falaski aludon se eshte bere pengese Enveri. Komenti juaj.

    Marredheniet e mia me Nerminin u nderprene fill pas pushtimit nga Italia Fashiste, edhe per nje shkak tjeter. Koicidenca qe ajo u martua me nje oficer italian, qe une nuk mbaj mend se kur e mora vesh kete martese. Ndoshta edhe ajo nuk mori vesh se cfare ndodhi me mua gjate luftes. Mendoj se per emerimin e zotit Renco ambasador, kishte dy arsye: E para, per aprovimin e nje ambasadori ka disa rregulla te pergjitheshme, qe nuk mund te shkelen per raste te vecanta. Pavaresisht se ai nuk kish ardhur ne Shqiperi si fashist, por ishte i mobilizuar e derguar nga shteti i tij. Pra, pavaresisht nga personi, perkatesimi familjar e bindjet e tij, vetem per arsyem qe citova me lart, e pengonin ligjet e shtetit shqiptar qe sapo kish dale nga lufta, qe te vendosej si amabsador i shtetit Italian ne Shqiperi. Arsyeja e dyte, qe ndoshta ishte vendimtare, ishte bashkeshortja e tij, Nermin Vlora. Ne Shqiperine e re emrit dhe vepres se Ismail Qemalit, i behej nje nderim me i larte se ne kohen e Zogut. Atij i u dha vendi qe meritonte ne historine e kombit. Ishte e drejta e Nerminit qe te zhvillonte edhe ajo veprimtarine e saj per ndricimin e figures se gjyshit te saj. Po kjo nuk mund te behej duke pasur si qender Ambasaden Italiane ne Tirane. Ishte nje nonsens qe nuk mund te pranohej ne kuadrin e marredhenieve diplomatike. Kjo eshte e tera. Ne kete mes ishin arsyet shteterore qe pengonoin dhe nuk eshte faji im, apo i Enverit.

    Nderkohe zonja Hoxha, mbeses se Ismail Qemalit, shoqes suaj te ngushte, i jane persekutuar nena, gjyshja dhe ajo ende nuk e di se ku e ka varrin e nenes se saj. Cilat jane aresyet e ketij persekutimi?

    Per hir te se vertetes, dua te them se per nenen e Nermin Vlores, nuk kam ditur fare nese ishte ne Tirane apo kishte ikur me te bijen, qe e kishte vajze te vetme. Per kete fakt nuk me kish folur kurre edhe piktorja Vera Blloshmi, qe ishte vajza e tezes se Nerminit. As nga vete Nermini nuk kam marre ndonje leter qe te me tregonte per gjendjen e nenes se saj. Me sa duket, ajo kish nderhyre ne rruge te tjera zyrtare dhe nena e saj mundi te largohej nga Shqiperia dhe te jetonte me te bijen. Gjithsesi duhet pranuar qe kane ngjare edhe gjera te shemtuara, por nuk mund te pergjigjet per te gjitha Enveri, po ashtu edhe une. Per mua nuk perbente shkak nena e Nerminit, pse e bija ishte martuar me nje italian, te te mos nderhyja per ti dhene rruge zgjidhjes se problemit. Kisha raste te tjera, te shoqeve te ngushta te shkolles, sic ishte Meri Papakristo, vajza e Drejtorit te Institutit tone Hile Mosit, Filomena, qe ishin mrtuar me italiane. Pa asnje paragjykim i kam mbeshtetur e ndihmuar dhe Nermini me ka pergezuar per kete xhest. Pastaj nje fakt tjeter qe e kemi perjetuar me zonjen Vlora. Kur erdhi ne 45 vjetorin e clirimit bashke me Rencon, u perqafuam me mall dhe folem gjate si shoqe te vjetra. Me foli per studimet qe kishte bere per gjuhen shqipe. E pergezove z, Renco per studimet qe kish bere per veprimtarine e pasur diplomatike te Ismail Qemalit etj. Midis meje dhe Nerminit u vendos nje korrespodence e rregullt dhe shkembim te studimeve te saj dhe profesor Spiro Konda, studime per te cilat Enveri tregonte nje interesim te vecante, pavaresisht nga respekti qe kish per gjuhetarin e shquar Eqerem Cabej e te tjere gjuh-_e, qe nuk ishin dakord me tezat e tyre.

    Si do ta prisnit nje vizite te Nermin Vlores ne banesen tuaj pa kushtet minimale, ku jetoni vetem?

    Ambasadorja e kombit Nermin Vlora, me vleresimet qe beri ne intervisten qe ju ka dhene juve, sigurisht me dha nje kenaqesi te vecante sepse, ne kushtet qe po perjetoj, kam shume nevoje per miqesite e vjetra, por edhe te reja. Por me e rendesishme eshte mesazhi qe ajo percolli me gjuhen e nje gruaje fisnike e guximtare, intelektualeje te shquar, qe duhet marre model nga shume intelektuale, qe kane frike te zene ne goje edhe emrin tim. Kjo menyre komunikimi, me shume se sa mua si person, i sherben shqoerise shqiptare, progresit, per te bere sa te mundemi per kete vend, ku nuk mund te perjashtohet askush qe eshte shqiptar.

    Sigurisht qe pres te vije bashke me bashkeshortin e saj te nderuar Renco, qe ka dhene kontribut te rendesishem perkrah te shoqes per te kryer studime historike, qe tregoi vlerat njerezore e intelektuale, sigurisht duke respektuar edhe Nerminin, qe se bashku kane vene ne dispozicion apartamentin e tyre, duke e shnderruar ne nje qender te rendesishme kulturore me emrin "Iliria". Une konstatoj qe ajo punon cdo dite, duke sfiduar moshen dhe kjo eshte nje arsye me shume qe meriton nderim Nermin Vlora Falaski. Kam shprese se do te kthehet ne banesen time, pasi te kthehet nga festa e 90 vjetorit te Pavaresise ne Vlore, me 28 Nentor. Pervec mallin e shoqes, do te fus ne dhomen e vetme ku jetoj edhe gezimin e festes, qe me mohohet ta perjetoj atje, si gjithe shqiptaret.

    Intervistoi: Zenepe Luka

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Pa asnje paragjykim, ajo qe bie ne sy eshte se Shemsi Totozani, si antizogist me "damke", merr prej atij shteti burse per te studiuar jashte, kthehet e behet komunist i thekur, e fusin ne burg italianet - e nxjerrin po ata, nuk bashkohet me fraksionistet, ngaterrohet me emisarin jugosllav per ceshtje posti, e sqaron dhe e qeteson shoku Enver, dhe mbetet ne seksionin politik te Br6S, ... te shohim te marten si do ta kete shastisur De Golin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alumni : 29-09-2002 mė 17:38
    alumni,

    gjithmone nxenes

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    vazhdimi

    pjesa parardhese eshte me lart.

    .......

    dossier
    Trashėgimtari i Enver Hoxhės nuk mund tė dilte veēse nga njė histori e pėrgjakur

    Pas atakut qė pėsoi zemra e Enver Hoxhės nė fund tė tetorit 1973, dmth pak orė pas festimit tė ditėlindjes sė tij sė 65‑tė, doli mė shumė nė pah ēėshtja e trashėgimisė sė pushtetit. Enver Hoxha si dhe bashkėshortja e tij Nexhmija, filluan tė mendojnė pėr trashėgimtarin e ardhshėm politik tė Enverit nė krye tė PPSH‑sė, nė rast tė ndonjė tė papriture qė mund tė sillte vdekja e kėtij tė fundit. Kėshtu qė nuk ėshtė pa rėndėsi tė thuhet qė plani pėr tė shkurtuar kandidatėt e papėrshtatshmėm pėr trashėgimtarė politikė, ka filluar pas vitit 1973.

    Kėshtu periudha 1973 ‑ 1983 ėshtė me tė vėrtetė njė periudhė tejet e pėrgjakshme nė historinė e PPSH‑sė, viktimė e sė cilės janė shumė udhėheqės tė partisė dhe shtetit komunist. Jo se mė pėrpara nuk ka pasur periudha tė pėrgjakshme nė historinė e kėsaj partie, por ėshtė me rėndėsi tė thuhet se nė periudhat e mėparshme nuk ka qenė shtruar si kėtė herė ēėshtja e trashėgimisė sė pushtetit nga Hoxha tek njė person tjetėr.

    Partia Komuniste e Shqipėrisė, e konvertuar mė pas nė Parti tė Punės e sė fundi nė Parti Socialiste, ka me tė vėrtetė njė bilanc tragjik pėrsa i takon jetėshkrimeve tė udhėheqėsve tė saj. Duke filluar qysh nga koha e themelimit tė saj nga dy jugosllavė si Miladin Popoviē dhe Dushan Mugosha, e nė vitet qė ajo ishte nė pushtet, mjaft drejtues tė lartė tė saj pėrfunduan burgjeve ose nė varre tė panjohur si "armiq tė partisė e tė popullit". Duket sikur kjo parti nuk ka mundur tė jetojė dot pa vuajtjen dhe pa erėn e gjakut tė ish drejtuesve tė saj. Ajo qė ia vlen tė theksohet ėshtė fakti se eliminimet e drejtuesve tė lartė tė partisė nė tė shumtėn e rasteve bėheshin pėr tė mos bllokuar linjat e paracaktuara politike tė kėsaj partie.

    Qysh nė vitet e luftės mjaft udhėheqės tė PKSH‑sė si Qemal Stafa, Vojo Kushi,etj u prenė nė besė dhe u futėn nė prita nga udhėheqėsi i ardhshėm i partisė. Disa tė tjerė si Mustafa Gjinishi apo Anastas Lula u vranė pabesisht pas shpine.

    Pas Luftės sė Dytė Botėrore, historia e udhėheqjes komuniste ėshtė vėrtet njė histori e pėrgjakur. Pa llogaritur drejtuesit e lartė tė partisė tė burgosur mund tė kujtojmė se momentet kryesore tė eliminimit tė udhėheqėsve janė disa nė varėsi edhe tė kushteve politike apo ideologjike.

    Nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr Partia e Punės ka dėnuar pjesėn mė tė madhe tė ish shtabit tė pėrgjithshėm tė ushtrisė.

    Ka pushkatuar ministrat e Punėve tė Brendshme si Koēi Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu dhe Feēor Shehu.

    Ka pushkatuar ministrat e Mbrojtjes Popullore Beqir Balluku, Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu.

    Ka pushkatuar zv/kryeministrat Abdyl Kėllezi, Koēo Theodhosi dhe Beqir Balluku, etj. Nė kėtė listė hyri nė vijim tė njė skeme edhe kryeministri mė jetėgjatė politik i Shqipėrisė, Mehmet Shehu. Nga eliminimet e udheheqėsve tė lartė tė partisė mund tė pėrmendet pushkatimi i Liri Gegės dhe i bashkėshortit tė saj Dali Ndreu.

    Pėr vite me radhė pėrveē kėtij genocidi edhe brenda partiak, Enver Hoxha e ushtroi pushtetitn e tij duke lundruar mbi rivalitetin e dy klaneve nė parti. Kėshtu nė vitet e para ai lundronte mbi rivalitetin e klaneve tė Koēi Xoxes dhe Liri Gegės, rivalitet qė u fitua nga i pari. Mė pas Hoxha lundroi mbi rivalitetin e klaneve tė Koēi Xoxes dhe Nako Spirut. Pushkatimi i Xoxes dhe vetėvrasja e Spirut e solli gjendjen nė Byronė Politike nė atė pikė sa u ndėrtuan nga e para dhe u fuqizuan gradualisht dy klane tė fuqishme: Shehu dhe Kapo. Nė kėtė mėnyrė Hoxha lundronte mbi kėto dy klane tė cilėt kishin krijuar mrekullisht shinėn e pushtetit tė tij. Pėr ta mbajtur situatėn nė formė ai herė pas here kritikonte njėrin klan dhe lavdėronte tjetrin dhe anasjelltas. Kjo "formulė" zgjati deri nė shuarjen e kėtyre klaneve.

    Pas mbarimit tė "konkurencės" midis tyre nė fund tė jetės sė Enverit shfaqet dhe trashėgimtari i tij "djali me zė tė hollė" Ramiz Alia. Ky ndryshe nga paraardhėsi i tij nuk lundroi mė midis dy klaneve tė caktuara, kjo edhe pėr faktin sepse nuk ekzistonin premisa pėr tė krijuar klane tė atilla si pėr shembull tė ngjashėm me atė Shehu.

    Siē e thamė edhe mė lart, mendohet se qysh nga ataku i zemrės qė pėsoi zemra e Enver Hoxhės nė tetor 1973, nisi projektimi i njeriut qė tė trashėgonte pushtetin me parametrat e njė shėrbėtori tė bindur tė Enver Hoxhės dhe garantues i sigurtė i tė ardhmes sė familjes sė tij. Nė kėtė mėnyrė lufta pėr "zbulimin e grupeve armiqėsore" pas tetorit 1973, s`do tė ishte gjė tjetėr veēse njė luftė qė i shėrbente dobėsimit tė klaneve mė tė fuqishėm para se tė arrihej tek prerja e kokave tė mėdha.

    Kėshtu pleniumi i 5‑tė i KQ tė PPSH‑sė (25 ‑ 26 korrik 1974) dėnoi veprimtarinė e Beqir Ballukut dhe e pėrjashtoi atė nga Komiteti Qendror e partia dhe e shkarkoi nga tė gjitha funksionet shtetėrore qė ai mbante.

    Goditja e dytė u dha nė mbledhjen e Byrosė Politike tė 10 tetorit 1974, ku u dėnua edhe veprimtaria e Petrit Dumes dhe Hito Ēakos. Shumė shpejt ata u arrestuan, u "gjykuan" dhe u pushkatuan. Ndėrsa pėrfundimet i bėri pleniumi i 6‑tė i KQ tė PPSH‑sė, i cili i zhvilloi punimet mė 16 ‑ 17dhjetor 1974. Kėtu Enver Hoxha mbajti flalėn kryesore me temė: "Mbi pėrfundimet e diskutimit qė u zhvillua nė Parti rreth veprimtarisė tė Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Ēakos etj".

    Nė fushėn ekonomike Enver Hoxha do tė bėnte tė njejtėn gjė me kuadrot kryesorė tė saj. Pleniumi i 7‑tė i KQ tė PPSH‑sė qė u mbajt mė 26 ‑ 29 maj 1975, pėrjashtoi nga partia dhe i shkarkoi nga funksionet shtetėrore Abdyl Kėllezin dhe Koēo Theodhosin. Nė tetor tė po kėtij viti pleniumi i 8‑tė bėri tė njejtėn gjė edhe me Kiēo Ngjelėn. Ndėra ky i fundit u dėnua me burg dy tė parėt u pushkatuan. Sipas dėshimisė tė truprojės sė Mehmet Shehut, Ali Ēeno dhėnė pėr gazetėn "Gazeta Shqiptare", qysh atėherė Mehmeti i kishte thėnė atij nė intimitet se me veprimet e fundit ndaj Kėllezit, Theodhosit dhe Ngjelės atij (Shehut) po i priteshin krahėt.

    Nė momentin e shfaqjes sė infarktit pra nė fund tė vitit 1973, dhe pas tij, ata qė besonin se mund tė ishin trashėgimtarė tė Enver Hoxhės qenė:

    ‑Mehmet Shehu

    ‑Hysni Kapo

    ‑Haki Toska

    ‑Kadri Hazbiu

    ‑Beqir Balluku

    Nga kėta "kandidatė", Enveri besimin mė tė madh e kishte tek Haki Toska, i cili mund tė ishte njė trashėgimtar i tij. Natyrisht qė udhėheqėsit komunistė tė Shqipėrisė nuk kanė qenė ata qė shfaqeshin gazmorė nė tribunat e 1 majit apo tė nėntorit. Ata kishin ardhur nė pushtet nė njė mėnyrė kriminale dhe kishin ndėtuar njė shtet sipas njė modeli kriminal. Si garanci pėr kėtė pushtet qėndronin edhe depozitat financiare qė "flenin" nė disa banka tė perėndimit dhe "zgjoheshin" sa herė dėshironte partia. Nga kjo pikpamje lufta qė bėhej nė Byronė Politike nė raste tė caktuara kishte njė rėndėsi tė posaēme e lidhur ngushtė kjo me dėshirat e momentit tė Enver Hoxhės.

    Kush ishte Haki Toska?

    Kishte lindur nė Gjirokastėr. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore kishte qenė zv/komisar i brigadės sė 6‑tė. Pėr shumė vite kishte qenė funksionar i lartė i PPSH‑sė duke u bėrė deri sekretar i saj. Ndėr detyrat ekzekutive mė tė rėndėsishme tė Toskės kanė qenė ajo e zv/kryeministrit nė periudhėn 16 shtator 1966 ‑ 18 nėntor 1970 dhe ajo e ministrit tė Financave nė qeverinė e fundit tė Mehmet Shehut nė periudhėn 27 dhjetor 1978 ‑ 17 dhjetor 1981. Pikėrisht nė kėtė kohė merrte njė rėndėsi tė madhe edhe puna e tė ardhurave, pasi Toska ishte ēelėsi i depozitave tė Enver Hoxhės nė perėndim. Depozitat mė tė rėndėsishme mendohet se i kishin tre persona:

    ‑Enver Hoxha

    ‑Hysni Kapo

    ‑Mehmet Shehu

    Kėto depozita ishin justifikuar nė rangjet sekrete si depozita tė partisė pėr nevojat e shėrbimit sekret, pėr nevoja tė financimit tė lėvizjes marksiste ‑ leniniste nė botė dhe pėr nevojat e partisė nė rast luftė nė Shqipėri.

    (Mund tė theksohet se lėvizja ishte krejt e kontrolluar nga shėrbimi sekret shqiptar Sigurimi i Shtetit dhe pėr rrjedhjojė edhe nga ai jugosllav UDB. Pėr kėtė mund tė kujtojmė bashkimin e grupeve marksiste ‑ leniniste tė Kosovės nė Stamboll).

    Pėr shumė shkaqe Haki Toska, ndonėse njeri i besuar i Enver Hoxhės, nuk mund tė ishte njė trashėgimtar i denjė i tij. Kėshtu ndėr shkaqet kryesore mendohet tė ketė qenė mosha relativisht e madhe e tij nė momentin kur parashikohej tė bėhej trashėgimtar i Hoxhės dhe paaftėsia e Toskės pėr tė qenė njė udhėheqės i aftė sipas parametrave qė kėrkonte familja Hoxha. Nė kėtė mėnyrė pėrveē besnikėrisė qė ishte njėri kusht, Toska nuk plotėsonte asnjė parametėr tjetėr tė kėrkuar nė raste tė tilla pėr njė udhėheqės tė lartė.

    Nė kėto kushte familja Hoxha nisi tė piketonte trashėgimtarin e ardhshėm tė Enver Hoxhės dhe tė pėrgatiste terrenin e duhur pėr njė gjė tė tillė. Mirėpo pėr tė arritur deri tek ky trashėgimtar duhej tė dilnin jashtė radhe disa kandidatė tė tjerė, tė cilėt ishin shumė mė pėrpara nė radhė se trashėgimtari i menduar i Hoxhės. Pėr tė nxjerrė "kandidatė" nga radha dhe pėr tė ruajtur konjukturat e vendosura mė parė, filloi proēesi i madh i motivuar me zbulime grupesh armiqėsore apo "armiqsh klase", pėr tė pėrfunduar tek "vetėvrasja"e kandidatit "brutal dhe arrogant" qė quhej Mehmet Shehu.

    Beqir Balluku, njė kandidat i dobėt

    Njė figurė me rėndėsi nė hirearkinė komuniste ishte edhe Beqir Balluku. Ai para goditjes mbante funsionin e zv/kryeministrit dhe ministrit tė Mbrojtjes Popullore. Balluku kishte marrė pjesė nė momentet kryesore tė PPSH‑sė dhe mbahej ndėr figurat kryesore tė saj.

    Beqir Balluku kish lindur nė Tiranė mė 14 shkurt 1917. Studioi pak vite nė Shkollėn Teknike tė Tiranės pa e mbarur dot atė. U pėrfshi nė lėvizjen komuniste qysh gjatė kohės qė kryente shėrbimin ushtarak (1940 ‑ 1942). Mė 20 maj 1943 u caktua komandant i batalionit partizan "Krujė Ishėm", mė 18 shtator 1943 komisar i brigadės sė tretė dhe mė pas komandant i Brigadės sė Dytė qė kritikohet mjaft nė variantin e dytė tė veprės sė dytė tė Enver Hoxhės. Mė 28 janar 1948 ishte emėruar kryetar i Shtatmadhorisė sė Ushtrisė. Kreu nė Moskė Akademinė Ushtarake "Voroshillov". Nė kongresin e parė tė PKSH‑sė u zgjodh anėtar i Byrosė Politike dhe nė vitin 1952 ministėr i Mbrotjes Popullore. Njė vit mė pas mori gradėn mė tė lartė nė Shqipėri, atė tė gjeneral leitnantit. Balluku ishte gjithmonė deputet i Kuvendit Popullor.

    Nė korrik tė vitit 1974 ai u akuzua si organizues i veprimtarisė puēiste ushtarake. U dėnua me vdekje dhe u pushkatua mė 5 nėntor 1975 pėr tradhėti tė lartė ndaj atdheut. Eshtrat ju gjetėn nė verėn e vitit 2001.

    Mirėpo nė hesapet e Enver Hoxhės nė atė kohė, Beqir Balluku nuk figuronte fare si kandidat pėr trashėgimtar. Sidoqoftė nė ēdo rrethanė,Hoxha nuk e llogaristė tė vėshtirė eliminimin e Ballukut, i cili nuk kishte nė parti atė klan apo fuqi qė kishte Hoxha, Shehu apo Kapo.

    Nė rastin e Ballukut, Hoxha pėrdori mjaft mirė Mehmet Shehun. Ky i fundit nga ana e tij nuk e kuptoi nė atė moment se goditja e grupit tė Ballukut ishte nė fakt fillimi i njė goditje tė madhe nė mėnyrė graduale. Siē e pėrmendėm edhe mė lart, pleniumet e vitit 1974 ishin vetėm njė sebep pėr tė dobėsuar kastėn e ushtarakėve dhe pėr tė bėrė mė servile pjesėn tjetėr. Nė fund tė fundit ata qė pushkatoi Enver Hoxha ishin thejsht shėrbėtorė tė bindur tė tij dhe as qė kishin ndėrmend tė ngrinin ndonjė herė krye kundėr tij apo nė rastin mė tė pabesueshėm tė rrebelonin ndaj tij.



    Hysni Kapo njė kandidat qė i zinte radhėn Ramiz Alisė



    Funksionari i lartė i PPSH‑sė Hysni Kapo ishte njė ndėr kandidatėt kryesorė pėr tė zėvendėsuar Enver Hoxhėn nė rast se ky vdiste papritur. Natyrisht ishte e qartė pėr tė gjithė qė para Kapos ndodhej Shehu.

    Hysni Kapo kishte lindur nė Tėrbaē tė Vlorės mė 4 mars 1915. Ndoqi shkollėn Tregtare tė Vlorės. Nė kohėn e luftės (1941 ‑ 1943) ishte sekretar politik i Komitetit Qarkor pėrVlorėn dhe mė pas komisar i Brigadės sė V‑tė e zv/komisar politik i shtabit tė Zonės sė Parė Operative nė vitet 1943 ‑ 1944. Nė kongresin komunist tė Pėrmetit u zgjodh anėtar i Kėshillit tė KANĒ‑it. Pas lufte ishte ambasador i Shqipėrisė nė Beograd e mė pas zv/ministėr i Punėve tė Jashtme.

    Nė vitet 1950 ‑ 1954 ishte zv/kryeministėr dhe ministėr i Bujqėsisė. Nga viti 1956 e deri sa vdiq ishte sekretar i KQ tė PPSH‑sė. Nė tė gjitha rastet ka qenė zgjedhur anėtar i Byrosė Politike dhe deputet nė Kuvendin Popullor. Mė 23 shtator 1979 Hysni Kapo vdiq nė njė klinikė tė Parisit "nga njė sėmundje e rėndė".

    Kapo kishte njė lob mjaft tė fuqishėm nė Partinė e Punės pėr shkak tė qėnies si drejtues i politikės sė kuadrit nė kėtė parti. Si rezultat i kėsaj, mjaft kuadro nė Sigurimin e Shtetit, Ministrinė e Mbrojtjes, Kėshillin e Ministrave dhe nė Komitetin Qendror, vinin nga vendlindja e tij dhe ishin pėrfshirė nė kėto struktura me ndėrhyrjen dhe pėrkrahjen e tij.

    Kapitalet politike tė Hysni Kapos nuk ishin shumė larg atyre tė Enver Hoxhės.

    Vdekja e Hysni Kapos nuk ka ngelur pa dyshimet qė kanė karakterizuar ngjarjet qė kishin tė bėnin me eliminimet nė udhėheqjen e lartė komuniste. Pėr mė tepėr qė vdekja e tij ishte vetėm dy vjet e disa muaj para vrasjes sė Mehmet Shehut. Ajo qė tė habit nė rastin e Kapos ėshtė fakti se nė tė gjitha fotografitė e daljes sė tij nė publik, vetėm pak javė para fundit tė jetės nuk duket aspak se ai ėshtė nė prag tė vdekjes.

    Nė librin e Sulo Gradecit "30 vjet pranė shokut Enver"(Tiranė 1986), nė lidhje me gjendjen shėndetėsore tė Hysni Kapos, jepet edhe njė pjesė e deklarimit tė Enver Hoxhės, i cili sikur tė ishte mjek i vėrtetė ka thėnė:

    "Kolicistet edhe kėtu (nė Shqipėri ‑ shėnim) kurohen shumė mirė, ia keni marrė dorėn dhe keni pasur sukses, por unė mendoj se shoku Hysni ka njė kompleks gjėrash. Ju e dini qė ai ka kaluar dy infarkte njėri pas tjetrit, ka vuajtur prej kohėsh nga diabeti, edhe tensionin e ka tė lartė, prandaj mendoj tė shkojė nė Paris pėr t`u kuruar, qė edhe nė qoftėse do tė ketė nevojė pėr operacion, ata kanė kushte optimale edhe pėr reaminicionin....Kjo ndėrhyrje nuk duhet marrė thjesht si kolicistit, por nė tėrė kompleksitetin e sėmundjeve. Prandaj tė mos humbasim kohė, por ta nisim sa mė parė. Thuaju shokėve (Enver Hoxha i drejtohet mjekut Fejzi Hoxha ‑ shėnim) tė konsultės ta shikojnė edhe kėtė mendim" (faqe 283 e librit).

    Pas kėtyre fjalėve Sulo Gradeci ka shtuar edhe kėto fjalė tė tij:

    "Konsulta arriti nė pėrfundim se mendimi i shfaqur nga shoku Enver ishte e vetmja rrugė. Vendimet e konsultės shoku Enver i mori vesh brenda disa orėsh dhe urdhėroi nisjen e menjėhershme tė shokut Hysni....Ndėrkaq shoku Enver thirri shoqen Vito dhe i tha se ne jemi tė mendimit qė kurimi tė bėhet nė Paris. Shoqja Nexhmije ishte nė dijeni tė kėsaj gjendjeje, mbasi nė ēdo takim me mjekėt ka qenė prezent dhe shkonte vetė 3 ‑ 4 herė nė ditė pėr vizitė nė shtėpi".

    Nė fund nė lidhje mė kėtė ēėshtje Gradeci thotė:

    "Pėr t`i transmetuar tė shtrenjtit Hysni Kapo dashurinė e madhe, ndjenjat e emocionet e thella tė Byrosė Politike, tė Komitetit Qendror, tė popullit e personalisht tė shokut Enver, pėr t`iu ndodhur atij pranė nė kėto momente tė rėnda tė jetės sė tij, pėr t`i lehtėsuar dhimbjet me dashurinė e mallin e madh nga Shqipėria, ato ditė shoku Enver dėrgoi nė Paris shokun Ramiz Alia".

    Ashtu si edhe nė vrasjen e Mehmet Shehut, shihet madje e tepruar prania e Ramiz Alisė dhe Kadri Hazbiut nė momentet e fundit tė jetės sė Hysni Kapos. Prania e madhe e Alisė nė kėto raste ėshtė nė njė farė mase edhe njė tregues mė shumė qė do tė thotė se nė krye tė kėtyre punėve Enveri nuk e kishte lėnė kot Ramizin. Mbase pėr t`i dhėnė tė kuptojė mė hapur se nuk kishte ndėrmend t`i bėnte gjithmonė vetėm disa punė.

    Po ashtu dyshime pėr vdekjen misterioze tė Hysni Kapo mėsohet tė ketė shprehur edhe bashkėshortja e kėtij tė fundit Vitoja kur i ėshtė drejtuar Kadri Hazbiut me fjalėt "pse ma vratė Hysniun?"(sipas dėshmisė sė njė ish oficeri tė Sigurimit tė Shtetit dhėnė gazetės "Gazeta Shqiptare" datė 12 tetor 2001). Sipas kėsaj dėshmie Kadriu ėshtė pėrgjigjur kėshtu: "Ē`farė ke me mua, pse nuk i drejtohesh atij?". Ishte e qartė se nėnkuptimi ishte pėr Enverin. Sipas njė dėshmie tjetėr tė sė njejtės gazetė, nė muajin shtator 1979, analizat e Hysni Kapos kishin rezultuar pozitive, pra pa rrezik pėr jetėn. Dhe pikėrisht pėr kėto analiza mjekja laborante ishte kėrcėnuar nga ustallarėt e kėtyre punėve pėr tė mos hapur gojėn.

    Mėsohet gjithashtu se nė ēastin e vdekjes pranė Kapos nuk kishin qenė tė pranishėm oficerėt e grupit tė shoqėrimit, pasi Ramiz Alia i kishte dėrguar "pėr tė mos i shkaktuar emocione". Vetė Alia kur ėshtė pyetur nga Blerim Shala dhe Llukman Halili nė lidhje me ēėshtjen Kapo nė librin "Unė Ramiz Alia dėshmoj pėr historinė", ka thėnė:

    "Hysni Kapo ka vdekur nė Paris nga kanceri. Kam qenė vetė prezent nė Paris nė ditėt kur vdiq Hysniu. Ai shkoi nė Paris, mė pastaj na erdhi njoftimi se kishte kancer nė pankreas dhe mua mė autorizuan qė ta shoqėroja nė ditėt e fundit tė jetės sė tij, sepse dihej se nuk kishte shpresė shpėtimi"(faqe 76).

    Pikėrisht me kėto qė thotė, Alia kundėrshton nė njė farė mėnyre edhe Enver Hoxhėn, i cili sipas kujtimeve tė Sulo Gradecit, nuk jep pėrshtypjen se po e dėrgonte Hysniun nė Paris pėr tė "kaluar ditėt e fundit tė jetės" siē thotė Ramiz Alia.

    Gjithmonė Alia nė jetėn e tij kishte qenė servil i madh me "shokėt e mėdhenj tė partisė", madje ai shpeshherė sipas disa dėshmitarėve Hysni Kapos i drejtohej me pėrkėdhėli me fjalėn "kapo".

    Ndėrsa nė mbledhjen e Byrosė Politike tė datės 8 tetor 1982, ku iu bė gjyqi Kadri Hazbiut, Enver Hoxha nė mėnyrė krejt tė pakuptimtė nė lidhje me vdekjen e Hysni Kapos thotė:

    "Ėshtė pėrhapur fjala nė tė gjithė Shqipėrinė sikur shoku Hysni, nuk ka vdekur nga kanceri, por e kanė vrarė me urdhėr tė Mehmet Shehut, dhe me kėtė tentojnė qė Hysni Kapon ta bėjnė njė martir tė veprimtarisė armiqsore tė Mehmet Shehut. Kurse nuk ėshtė ashtu. Hysni Kapo ėshtė njė hero i popullit, njė luftėtar i lavdishėm i partisė, por s`ka dyshim qė ai vdiq nga kanceri. Po pse hasen kėto fjalė? Kush i hap kėto fjalė? Ka edhe pjesėtarė tė familjes sė Hysniut qė kanė pasur dyshime nė kėtė ēėshtje dhe kėto i kanė shprehur, por ua kemi luftuar, i kanė rishprehur, por ka midis tyre edhe kushurinj, ka edhe armiq qė kėrkojnė t`i krijojnė vėshtirėsi partisė. Ē`farė tė bėjmė ne pėr kėtė? Tė mbaj njė fjalim tė veēantė unė ku tė them se shoku Hysni s`ėshtė e vėrtetė se ėshtė vrarė, por vdiq nga kanceri? ‑ Jo unė nuk e bėj dot kėtė, por e mbroj shokun Hysni Kapo pėr meritat e mėdha qė ka pasur, pėr shėrbimet e mėdha qė i ka bėrė partisė, por qė vdiq nga kanceri kjo ėshtė e vėrtetuar nga mjekėt".

    Me mėnyrėn sesi flet duket qė Enver Hoxha ka dashur tė heqė ēdo dyshim lidhur me vdekjen e Hysni Kapos. Ėshtė pėr t`u vėnė nė dukje se ndryshe nga herė tė tjera, Enver Hoxha flet me mjaft kopetencė pėr problemet mjekėsore sikur tė ishte mjek i vėrtetė. Gjithashtu nga kjo fjalė e tij kuptohet qė edhe familjarėt e Hysni Kapos nuk kanė qenė tė bindur pėr sėmundjen "kanceroze" tė Hysni Kapos. Kjo do tė thotė se dyshimet pėr vdekjen e tij provohen edhe nga njė kėnd tjetėr.

    Gjithkush mund tė shtrojė pyetjen pas kėtij hetimi se pėrse i shėrbeu Enver Hoxhės eliminimi i butė i njė ndėr bashkėpunėtorėve tė tij mė tė afėrt siē ishte Hysni Kapo? Natyrisht qė ky eliminim i shėrbente pastrimit tė rrugės sė kandidatit pėr trashėgimtar tė Enver Hoxhės qė ishte profilizuar se do tė ishte Ramiz Alia. Nė listėn e kandidatėve, Kapo ishte i treti dhe vinte pas Mehmetit, por gjithsesi ai ishte para Ramiz Alisė.

    Hoxha mund tė kishte ndjekur me Kapon edhe njė rrugė mė tė shkurtėr nė formėn e shpartallimit tė detyruar tė ndonjė "grupi armiqėsor". Nė kėtė rast ai ndoqi njė rrugė mė elegante dhe me kosto shumė herė mė tė ulėt pėr vetė faktin se Hysni Kapo ishte njeriu qė kishte drejtuar politikėn e kuadrit nė parti, ushtri, polici, sigurim etj, dhe sipas njė llogaritje tė thjeshtė, nė mos Hoxha, trashėgimtari i tij dhe familja e tij do tė kishin probleme serioze pas vdekjes sė Enverit.

    Nga ana tjetėr pas vdekjes sė Hysniut, klanit Kapo nuk ju prek asgjė dhe ai ngeli gjithmonė njė klan i fuqishėm me ndikime tė forta nė politikėn dhe ekonominė shqiptare. Madje jo rrallė nė shtyp janė pėrmendur edhe lidhjet antishqiptare tė kėtij klani.

    vijon)

    Kastriot Dervishi
    .......
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Shemsi Totozani (pjesa dyte)

    gazeta shqiptare
    -----------------------------

    pjesa pare eshte lart


    DOSSIER II

    Dėshmia e tė birit, Vojos: Duke perifrazuar Hygoin nė poezinė e tij pėr Napoleonin, babai thoshte pėr Enverin: "Po tė mbeten 100 armiq tė tij, ndėr ta do tė jem dhe unė; po tė mbetet njė, ai do tė jem unė"

    Ja pėrse e persekutoi Enveri ambasadorin Shemsi Totozani


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e sė dielės, u njohėm me njė biografi tė shkurtėr tė Shemsi Totozanit, ish-zv-ministrit tė Arsimit dhe ambasadorit tė Shqipėrisė nė Paris dhe Sofje.
    Totozani u lind nė vitin 1911 nė qytetin e Delvinės, por familja e tij ka banuar nė lagjen Dunavat tė qytetit tė Gjirokastrės prej nga ėshtė dhe dhe origjina e tyre.
    Pas katėr vjet studimesh qė Shemsiu bėri nė Fakultetin e Letėrisė nė Universitetin e Strasburgut nė Francė, ai u kthye nė Shqipėri dhe punoi si pedagog nė Gjirokastėr e Institutin Tregtar tė Vlorės.
    Pasi ishte njohur me idetė dhe grupet komuniste franceze qė nga koha qė studjonte nė Francė, Shemsiu u lidh me tė rinjtė komunistė qė vepronin nė atė kohė nė Vlorė e Gjirokastėr dhe pas formimit tė PKSH-sė ai u bė njė nga eksponentėt kryesorė tė saj pėr Qarkun e Gjirokastrės.
    Pas Kongresit tė Pėrmetit, Shemsiu u caktua me detyrėn e pėrgjegjėsit tė Agjit-propit pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė partizane.

    (vijon nga numri i sė dielės)

    Pas mbarimit tė Luftės, Shemsi Totozanin e caktuan me detyrėn e Sekretarit tė Pėrgjithshėm nė Ministrinė Arsimit nė Tiranė, ku njėkohėsisht ai ishte dhe me detyrėn e Sekretarit tė Partisė tė celulės sė atij dikasteri.
    Qė me fillimin e punės nė atė Ministri, Shemsiu u ndesh me probleme tė shumta dhe padrejtėsi qė u bėheshin antarėve tė thjeshtė tė Partisė tė cilėt nuk e ngrinin dot zėrin nga frika se do tė kishin konsekuenca.
    Duke qenė njė komunist idealist, i formuar me idealet e social-demokracisė perendimore qė nga koha qė kishte studjuar nė Francė, Shemsiu nuk i duronte dot ato metoda brutale nė tė cilėt u ndeshėn antarėt e Partisė asokohe.
    Nisur nga ajo gjė, Shemsiu ngriti problemin e qėndrimit qė u mbajt ndaj deputetėve Riza Dani e Selaudin Toto, gjė e cila nė atė kohė pėrbėnte njė problem shumė delikat dhe pėr tė cilat ai pati konsekuenca duke u shkarkuar nga detyra e duke shapllur element arnti-parti.

    Goditja e parė nė 1945-n
    Lidhur me atė periudhė kohe kur dhe filloi goditja e parė ndaj tij, nė kujtimet qė ka lėnė tė shkruara, midis tė tjerash Shemsiu shprehet: "Pas ēlirimit kam qenė Sekretar i Celulės nė Ministrinė e Arsimit dhe mė 1945 antar i Komiteteve tė Digastereve.
    Nė kėtė Komitet ku ka qenė Sekretar i Parė shoku Teodor Heba dhe Sekretar i Dytė shoku Kahreman Ylli, ne tė tre kemi ngritur shpesh raporte verbale dhe me shkrim, pėr ēėshtje qė nuk na dukeshin tė drejta.
    Pėr kėtė na ėshtė bėrė kohė e pa kohė ndonjė kėshillim nga ana e Pandi Kristos dhe mė nė fund, qėllimisht krerėt e Ministrisė sė Brendshme urdhėruan qė ne tė tre tė ndaheshim nga njeri tjetri. Shoku Teodor u transferua nė Durrės si Sekretar i Parė i Partisė dhe shoku Kahreman shkoi Ministėr nė Paris.
    Kam ngritur nė njė aktiv tė ngushtė Partie, mungesėn e demokracisė nė Parti, mungesėn e kritikės dhe autokritikės, ēėshtjen e frikės sė antarėve tė Partisė pėr tė shtruar drejt problemin, ēėshtjen e deputetėve Riza Dani dhe Selaudin Toto mė 1945. Kėto ia kam shtruar direkt edhe Koci Xoxes, i cili s'i ka quajtur tė drejta.
    Kuptohet se pas kėtyre kanė ardhur goditjet tė njėpasnjėshme pėr mua. Nė tetorin e 1946-ės mė ēuan nė Ministrinė e Drejtėsisė si Sekretar i Pėrgjithshėm dhe nė dhjetor 1956 mė dėrgojnė Drejtor tė Shkollės Pedagogjike 17 Nėntori.
    Asnjė arsye nuk m'u dha pėr kėtė trajtim dhe asnjė arsye tė fortė nuk munda tė gjeja nė veten time. Komiteti Qarkor i Tiranės mė hoqi "vėrejtje tė rėndė me paralajmėrim me shėnim nė biografi" pėr arsye "kisha folur kundėr kooperativave", "kisha shkuar nė kundėrshtim me vendimet e Komitetit Qarkor".
    Qė prej asaj date jam shikuar kudo me sy tė keq, emri im pėrmėndej kudo nė organizatat e ndryshme tė Partisė si element armik dhe anti-parti. Shokėt e vjetėr s'guxonin tė mė flisnin, shpifjet pėr mua ishin nė rendin e ditės dhe nė ēdo mbledhje tė organizatės bazė tė shkollės, do tė mė vinte ndonjė i deleguar i Komitetit tė Rajonit apo qytetit pėr tė mė goditur mua pse isha "element i rrezikshėm".
    Edhe Ministria e Arsimit n'anėn e saj mundohesh tė mė goditėte. Kėto ndjekje kondra meje kanė vazhduar deri nė Pleniumin e XI-tė tė Komitetit Central", thuhet nė kujtimet e Totozanit lidhur me vitet 1945-1947 kur ai u godit nga Partia si armik.
    Po kėshtu pėr atė periudhė, dėshmon edhe 80-vjeēarja Selfixhe Broja (Ciu) e cila nė mes tė tjerash shprehet: "Nė njė aktiv Partie, Shemsiu shtroi ēėshtjen e mungesės sė demokracisė nė Parti, gjė e cila ndillte frikė pėr tė shtruar ēėshtje qė dukeshin tė gabuara si psh "Gjyqi i Deputetėve".
    Pas kėsaj nisi goditja ndaj tij duke u bėrė shpifje nga mė tė paskrupulltat. Nė ato kohė ai u detyrua dhe iu drejtua me njė promemorie Dikasterit, duke ngritur jo vetėm problemin e tij por dhe rrugėn pa krye ku ishte futur Partia", kujton pėr Totozanin, ish-publicistja e famėshme e viteve '30-tė, Selfixhe Broja e cila nė vitet e para tė pas-Luftės ka punuar bashkė me tė nė Ministrinė e Arsimit.

    Ambasador nė Francė
    Goditja ndaj Shemsiut vazhdoi deri nė fundin e vitit 1948 kur u mbajt Pleniumi i XI-tė, i cili njihet ndryshe dhe si "Kthesa e Partisė". Nė atė kohė Enver Hoxha sipas udhėzimeve qė kishte marrė nga Moska, goditi Koci Xoxen tė cilin e shihte si rival tė tij nė krye tė Partisė dhe ia ngarkoi atij tė gjitha "gabimet" qė ishin bėrė.
    Nė atė kohė u rehabilituan njė numėr shumė i madh komunistėsh qė ishin cilėsuar elemenetė anti-parti e armiq dhe nė atė kuadėr u rehabilitua edhe Shemsi Totozani i cili si fillim u emėrua Drejtor i Arsimit nė Ministri.
    Ai nuk pranoi qė tė fillonte punė pa sqaruar mė parė pozicionin e tij dhe i kėrkoi takim Tuk Jakovės, i cili nė atė kohė mbante funksionin e Sekretarit tė Dytė tė Komitetit Qėndror. Nė atė takim me Tukun pėrveē ēėshtjeve personale ai ngriti edhe probleme tė tjera qė e kompromentonin rėndė demokracinė nė Parti, tė cilat Tuku jo vetėm qė ia mirėpriti por dhe e ndihmoi duke e propozuar pėr ambasador tė Shqipėrisė nė Paris.
    Kėshtu nė vitin 1953 Shemsi Totozani shkoi nė Francė me detyrėn e ambasadorit dhe disa nga ish-kolegėt e tij tė asaj kohe dėshmojnė se Totozani ka qenė njė nga pėrfaqėsuesit mė dinjitozė tė Shqipėrisė nė Paris.
    Njėri nga kolegėt e Totozanit shprehet se gjatė dorzimit tė lertave kredenciale dhe pas ceremonisė, Presidenti i Francės Sharl Dė Gol, mbeti krejt i befasuar dhe u mahnit nga gjuha frėnge (tė cilėn Shemsiu i fliste krejt rrjedhshėm njėlloj si shqipen) dhe kultura e tij e gjerė.
    Qė nė momentet e para tė atij takimi, Presidenti francez iu shpreh Totozanit duke i thėnė se nga tė gjithė ambasadorėt e akredituar nė Francė qė ai kishte pasur mirėsinė qė t'i priste, nuk kishte rastisur asnjė qė ta fliste frengjishten nė atė mėnyrė. Lidhur me periudhėn qė Shemsiu shėrbeu nė ambasadėn shqiptare nė Paris, Selfixhe Broja dėshmon: "Me kulturėn, eduktaėn dhe mprehtėsinė qė e karakterizonte Shemsiun, ai dijiti tė pėrfaqėsohej nė mėnyrėn mė dinjitoze nė tė gjitha qarqet diplomatike nė Paris.
    Por nė atė kohė ai pati mjaft probleme tė cilat erdhėn si rezultat i mungesės sė rakordimit me kuadrin i cili kishte vartėsi tė dyfishta dhe sidomos barrikada qė i bėri ai shpėrdorimeve financiare dhe shpėnzimeve tė dyshimta qė bėnte Ll. P. (i Sigurimit) i cili nė atė kohė kishte pavarėsi tė plotė. Shemsiu u shpreh hapur kundėr shpenzimeve financiare tė pallogaritshme pėr subvencionin qė u jepej nė atė kohė marksitėve, tė cilėt ai i qunte me nevri "Horrat e Europės".
    Por denoncimi qė iu bėri Shemsiu atyre problemeve nė ambasadėn shqiptare tė Parisit, i krijoi konsekuenca tė shumta nė Tiranė, duke e atakuar personalisht me Enver Hoxhėn i cili kishte firmosur dhe donacionet pėr grupet marksiste-leniniste tė cilėt paguheshin rregullisht dy herė nė muaj nga ambasadat shqiptare nė Paris e Romė.

    Goditja pas Bedri Spahiut
    Ajo krisje qė u krijua nė mes Totozanit dhe Enver Hoxhės nė atė kohė qė ai ishte ambasador nė Paris, konēidoi edhe me goditjen qė Enveri i dha atėhere Bedri Spahiut, baxhanakut tė Shemsiut. Pas kėsaj Enver Hoxha e hoqi Shemsiun nga Franca dhe fillimisht e dėrgoi ambasador nė Sofie tė Bullgarisė, transferimim i cili nėnkuptonte njė tė ardhme krejt tė zymtė pėr tė.
    Lidhur me kėtė, i biri i Shemsiut, 55-vjeēari Vojo Totozani dėshmon: "Nė atė kohė qė u godit Bedri Spahiu, Enver Hoxha thėrriti nė Tiranė tė gjithė ambasadorėt e Shqipėrisė, me qėllim qė t'u sqaronte arsyet e shkarkimit tė tij nga tė gjitha funksionet partiake e shtetėrore.
    Nė atė kohė babai ndodhej nė njė mbledhje nė Gjenevė dhe kur erdhi nė Tiranė, Enveri i komunikoi transferimin nga Parisi pėr nė ambasadėn shqiptare tė Sofies. Gjatė njė feste zyrtare nė atė kohė, kur erdhi rradha pėr tė takuar ambasadorėt, Enver Hoxha nė mėnyrė demostrative e kaloi Shemsiun pa ia dha dorėn. Arsyeja kryesore e atij transferimi bėhej pėr shkak tė goditjes sė Bedri Spahiut, bashkėshortja e tė cilit ishte motra e nėnės sonė dhe ajo lėvizje ishte dhe zanafilla e goditjes sė rėndė qė do tė pėsonte babai mė vonė, sepse atė e hoqėn edhe nga Bullgaria dhe e sollėn nė Tiranė.
    Pasi e lanė afro dy vjet si nėpunės nė Ministrinė e Jashtme, aty nga viti 1957 atė e hoqėn edhe qė andej dhe e caktuan Drejtor tė Bibliotekės Kombėtare, ku ai ishte vazhdimisht nėn survejimin e organeve tė Sigurimit, tė cilat i kishin vėnė deri dhe pėrgjues nė ambientet e zyrės.
    Edhe nė ato kushte babai punonte me pėrkushtimin mė tė madh duke e pasuruar fondin e Bibliotėkės me libra nga mė tė pėrzgjedhurit, por edhe pėr atė gjė ai u ndesh nė pengesa tė mėdha dhe u akuzua nga lart se po fuste nė bibliotekė ideollogjinė reaksionare.
    Tepėr i revoltuar nga ajo situatė nė tė cilėn ndodhej, babai herė pas here shfrynte mllefet e akumuluara me miqtė e tij mė tė ngushtė si Profesor Eqerem Ēabejn, Selfixhe Brojėn, Zef Malėn, Nonda Bulkėn etj, tė cilėve iu thoshte: "Mjer ky popull, qė i mohoet edhe ushqimi shpirtėror e mendor".
    Po kėshtu me ata miq tė tij, nė atė kohė babai diskutonte edhe pėr shpėrdorimet e privilegjet e udhėheqjes sė lartė qė banonte nė "Bllok". Tė gjitha kėto ndikuan nė pėrjashtimin e tij nga Partia nė vitin 1956 dhe motivacioni qė iu tha atėhere ishte: "1) Ke shfaqur pikpamje tė huaja pėr Partinė 2) Je shprehur kundėr lidhjeve e miqėisė me Kinėn. 3) Nė Francė ke pasur lidhje me armiqtė e Kombit. 4) Ke propaganduar kulturėn perendimore". Nė fund tė asaj mbledhje, ku i deleguar ishte Faik Shehu, babai u shpreh: "Jam i bindur se njė ditė Partia pėrsėri do mė pranojė nė rradhėt e saj".
    Faik Shehi i tha: "Pėr cilėn parti e ke fjalėn, pėr atė tė Enver Hoxhės?" babai iu pėrgjigj: "Jo, pėr Partinė e Punės tė Shqipėrisė".
    Qėndrimi i tij nė Komitetin Qarkor ishte shumė burrėror dhe ai nga i akuzuar u kthye nė akuzues. Kėtė gjė e pohon edhe Selfixhe Broja e cila midis tė tjerave dėshmon: "Pas atyre akuzave, kur i thanė Shemsiut qė t'i kėrkonte falje Komitetit Qėndror dhe tė denonconte shokėt e tij, ai u pergjegj: Quhem Shemsi Totozani dhe kam qenė gjithė jetėn i ndershėm e do tė vdes i tillė".

    10 vjet burg dhe internimi nė Belsh
    Pasi Shemsiu nuk kėrkoi falje dhe nuk bėri autokritikė, Enver Hoxhės u shpreh: "Le tė shkojė nė Elbasan, ta fillojė nga e para". Lidhur me periudhėn qė ai jetoi atje ku dhe u arrestua mė pas, i biri i tij, Vojua dėshmon: "Nė qytetin e Elbasanit babai punoi disa kohė si mėsues dhe nė vitin 1967 ai doli nė pension si arsimtar. Gjatė asaj periudhe e deri nė vitin 1974 kur babanė e arrestuan, ai vazhdimisht shoqėrohej kryesisht me Qamil Ēelėn, (komunisti i parė nė Shqipėri) tė cilin e kishte mikun mė tė ngushtė.
    Po kėshtu pėrveē Qamilit, nė shtėpinė tonė vinin dhe Ymer Dishnica, Peēo Kagjini, Muhamer Spahiu e disa intelektualė tė tjerė si Perikli Sheti me tė cilėt ne kishim shoqėri familjare.
    Nga miqtė e Tiranės ata qė nuk e harruan asnjėherė babanė edhe kur e ēuan nė Elbasan, ishte Dalan Shapllo me vėllezėrit e tij. Babai kishte njė humor tė jashtėzakonshėm dhe me ata miq e shokė ai i rrinte vazhdimisht edhe nė kafene, ku midis bisedave tė tjera diskutonin edhe pėr Enver Hoxhėn.
    Duke perifrazuar Viktor Hygonė nė poezinė e tij pėr Napoleonin e Tretė, babi u thoshte vazhdimisht shokėve tė tij: "Nėse do tė mbeteshin 1000 kundėrshtar tė tij, njė prej tyre do tė isha unė, nėse do tė mbeteshin 100, pėrsėri njė prej tyre do tė isha unė, ndėrsa po tė mbetej edhe njė kundėrshtar i tij, ai do tė isha unė".
    Tė gjitha kėto u bėnė shkak qė nė vitin 1974 babai tė arrestohej dhe pasi u mbajt pėr gjashtė muaj ne hetuesi, ai u dėnua me dhjetė vjet burg politik dhe sekuestrim tė pasurisė. Nė fillim Shemsiun donin ta dėnonin si agjent tė UDB-sė, por pasi nuk gjetėn dot dėshmitarė, atė e dėnuan pėr agjitacion e propagandė.
    Gjatė seancave gjyqsore, babai u kthye nė njė akuzues dhe ajo gjė atėhere pati jehonė tė madhe. Ndėr ata miq tė babait tė cilėt nuk pranuan tė jepnin dėshmi tė rreme kundėr tij, ishin: Ferik Toto, Faik Ēoēoli dhe Leonidha Qirjako tė cilėt patėn edhe presionte tė mėdha dhe konsekuenca tė rėnda mė pas. Po kėshtu Qamil Ēelės qė nuk pranoi tė dėshmonte kundėr babait, i prenė pensionin jetik.
    Nė atė kohė qė u dėnua babai, nėnėn tonė Sidon, e cila ishte komuniste e 1941-it, e pėrjashtuan nga Partia dhe e hoqėn nga puna duke i kėrkuar llogari se pse priste nė shtėpi vjehrrėn e Bedri Spahiut, qė njėkohėsisht ishte nėna e saj. Burgun, babai e vuajti kryesisht nė kampin e Ballshit dhe prej andej u lirua nė vitin 1982 duke pėrfituar nga amnistia qė u dha atėhere pėr tė moshuarit mbi 60 vjeē.
    Pas lirimit nga burgu babai mė shumė qėndronte nė shtėpi ku merrej me hartimin e njė Fjalori Frazeologjik frengjisht-shqip tė cilin e kishte filluar qė prej 10-vjetėsh. Atė fjalor ia sekuestruan hetuesit kur e arrestuan duke meduar se do kishte materiale kompromentuese dhe ia dhanė pėrsėri mė pas. Por babai nuk qėndroi shumė kohė i lirė, sepse nė 1986-ėn, kur ishte 75-vjeē, sė bashku me nėnėn i internuan nga Elbasani pėr nė Belsh.
    Nė qytetzėn e Belshit, babai shkoi duke u zvarritur dhe i mbajur prej krahėsh nga nėna, sepse ai ishte shumė i sėmurė. Atje Shemsiu qėndroi i internuar deri nė nėntorin e vitit 1990-tė kur dhe u shkri Komisjoni i Internim-Dėbimeve.
    Gjatė asaj kohe pikpamjet prej disidenti komunist, e ēuan babanė nė njė metamorfozė tė plotė ideo-politike dhe ai e quante Enver Hoxhėn "Tradhėtar tė idealeve tė Luftės".
    Nė nėntorin e vitit 1990-tė, tė dy me nėnėn u kthyen nė Elbasan, por nga vuajtjet e shumta tė burgut e internimit ai nuk jetoi mė shumė se dy muaj", e pėrfundon rrėfimin e tij tė dhimbshėm Vojo Totozani, pėr babanė e tij, Shemsiun, njė nga komunistėt e ndershėm idealist, i cili nuk u pajtua kurrė me diktatin e Enver Hoxhės dhe si rezultat i rebelimit tė tij vuajti pėr 15-vjet nė burgje dhe internime.

    ----------------

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    dossier / gazeta 55/

    Tė gjithė ata qė survejuan dhe spiunuan Mehmet Shehun bėnė karrierė nė kohėn e Ramiz Alisė.

    Nga Bekim Arizi

    -Karriera e Ylli Bufit, ministėr dhe kryeministėr e ka bazėn tek e ashtuquajtura letra e Sokrat Bufit qė e shpallte Mehmetin agjent sovjetik.

    -Duhet tė japin pohimet e tyre rreth fejesės sė Skėnder Shehut, Kreshnik Tartari dhe tė tjerė.

    -Ka edhe viktima si pjesėmarrės tė grupit tė Mehmet Shehut qė e kanė denoncuar atė si armik.

    -Pse heshtin Ylli Popa e tė tjerė tė ashtuquajtur mjekė-ligjorė.

    -Ē'lidhje ka midis vrasjes sė Mehmet Shehut dhe pushkatimit tė Llambi Ziēishtit.

    Duke lexuar me kujdes prononcimet e ndryshme rreth Dosier-it "Hetim i ri pėr vrasjen e Mehmet Shehut" edhe mua si bashkėkohės i kėsaj ngjarjeje dhe funksionar i lartė i asaj administrate, mė bėjnė pėrshtypje disa ēėshtje: Tė gjithė personat tė cilėt janė nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr tė implikuar ose aktorė tė kėsaj ngjarjeje, nuk kanė dhėnė asnjė pohim tė tyre me pėrjashtim tė Ali Ēenos, i cili gjithsesi ėshtė pėrpjekur tė hedhė njė farė drite, por nuk ka mundur tė shprehė ndonjė gjė tepėr serioze. Si ėshtė e mundur qė nuk janė prononcuar dhe nuk janė pyetur apo akoma mė keq, hetuar, ata njerėz tė cilėt bėnė mbushjen e dosjes "Shehu" dhe grupit tė tij armiqėsor. Shumė nga hetuesit e kėtij grupi "armiqėsor" janė sot avokatė, gjykatės dhe juristė tė rėndėsishėm nė sistemin e drejtėsisė. Veēanėrisht pas vitit '97, rehabilitimi total i tyre, madje rivlerėsimi i tyre e ka bėrė shumė tė vėshtirė mundėsinė qė kėta njerėz tė flasin tė vėrtetėn.Ē'ka thėnė nė hetuesi Llambi Ziēishti, i vėllai i tij Mihallaqi, po Kadriu vetė? Ky grup i madh hetimor kė kishte shef, nga i merrte detyra, orientimin, vetėm nga Ministri i Brendshėm? Cila ishte dora origjinale qė shkruante dhe hartonte paraprakisht skemėn e dėnimit? Tė gjitha kėto pse rrinė tė varrosura?

    Marrim konkretisht fejesėn e Skėnder Shehut. Mė shumė se idetė qė juve keni nė Dosier-in tuaj, unė do tė thosha se kėtė fejesė e organizoi Sigurimi i Shtetit, por jo ai sigurimi me operativė, qė mbanin koburet nėn kostumet e territalit. Nė kėtė operacion janė pėrfshirė edhe njerėz tė diasporės, familjarė, miq shokė tė tė gjitha palėve, tė cilėt mbase nė fillim morėn hijen e tė goditurve, por midis tyre janė edhe ata tė cilėt e kanė endur kėtė fejesė pėr ta shkatėrruar mė pas dhe pėr ta pėrdorur si njė alibi, nė gjithė operacionin e madh tė goditjes sė kryeministrit Shehu.

    Nė qoftėse nuk do tė zbėrthehet pikėrisht ideja dhe operacioni qė e lidhi Silva Turdiun me Skėnderin, asgjė s'kanė pėr tė kuptuar viktimat e vėrteta tė kėsaj ngjarjeje. Ish-trajnieri i Dinamos, njeriu i sukseseve ndėrkombėtare tė ekipit tė asaj kohe, ėshtė njė nga njerėzit qė mund tė flasė dhe t'i lidhė tė gjitha episodet hap pas hapi, se si ndodhi qė njė fejesė u kthye nė njė varr pėr dhjetėra e dhjetėra vetė. Kreshniku nuk pėsoi mė pak, duke mos patur asnjė pėrgjegjėsi reale pėr fejesėn dhe njė subjekt politik qė zhvillohej nė njė raport krejt mekanik, pse ky ishte trajnier i Dinamos. Por, nėse vetė Kreshniku do ta denonconte pikėrisht padrejtėsinė qė iu bė dhe krimin qė shkaktoi trajtimi i kėsaj fejese, do tė jepte njė ndihmė tė madhe nė hetimin e kėsaj ēėshtjeje.

    Natyrisht, tė ndėrtoje njė punė operative nė gjirin e njė ekipi qė i pėrkiste Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, nuk ishte e vėshtirė. Ata praktikisht ishin nomenklaturė e kėtij dikasteri dhe jo vetėm formimi e rrethanat e asaj kohe, por edhe njė nga detyrat funksionale tė tyre, ishte normalisht shėrbimi pėr tė mbrojtur partinė, atdheun, Enver Hoxhėn nga rreziku. Nė kėto kushte, nėse ne do tė kishim njė vetėrrėfim tė ēiltėr, tė sinqertė, do tė kishim prej gjithė stafit dhe ekipit tė vajzave dinamovite tė asaj kohe njė akt-akuzė tė rėndėsishme, qė zbėrthente fillesėn e kėsaj tragjedie tė mėpastajme.Ēastin e goditjes sė Mehmetit, e goditjes publike nga partia dhe nė ditėt e spostimit tė tij nga pesha politike, shumė nga njerėzit e rrezikuar prej hijes sė lisit qė po binte, shpejtuan tė bėjnė shitjet e para. Atje ku nuk kishte person qė tė dėshmonte kundėr Shehut, sajoheshin dokumentet nga arkivat, siē qe e ashtuquajtura letra e Sokrat Bufit, babait tė Ylli Bufit, i cili na paskėsh akuzuar Mehmetin pėr agjent sovjetik. Dhe Enver Hoxha nė atė kohė nuk e kishte marrė parasysh kėtė gjė. Montazhet e tipit tė letrės sė Sokrat Bufit shėrbyen vetėm pėr t'i hapur rrugėn e karrierės djalit tė tij, Ylli Bufit, i cili, nė kohėn e Ramiz Alisė nga Drejtor Drejtorie u ngjit nė nivelin e ministrit dhe pikėrisht Ramizi e bėri kėtė mė pas kryeministėr tė qeverisė sė Stabilitetit. Pra, ishte Ramizi ai qė dirigjonte dhe komandonte tėrė goditjet ndaj Mehmet Shehut dhe tė ashtuquajturit grupit tė tij. Dhe ishte Ramizi qė me njerėzit e tij i shėrbyen nė kapjen e postit tė Sekretarit tė Parė, ndėrtoi karrierėn e sa e sa njerėzve qė kishin dhėnė prova kundėr Mehmetit dhe pro ngritjes sė tij.Prandaj ka rėndėsi hetimi i ri pėr vrasjen e Mehmet Shehut, sepse fakti qė prej saj doli i fituar Ramizi bėri qė ky i fundit edhe nė pluralizėm tė hynte me resurse kuadrovike tė dyshimta. Ai shpiku artikujt e Ylli Popės nė "Zėrin e Popullit" pėr kohėn e humbur, nė njė kohė qė ky njeri nuk ka shkruar kurrė mė, por sot e ka Kryetar tė Akademisė sė Shkencave, partia socialiste mjekun kryesor tė Hoxhės. Dhe pas kėtij emėrimi tė njė njeriu pa asnjė vepėr, pa asnjė staturė reale akademike ėshtė pėrsėri Ramiz Alia. Sepse edhe Ylli Popa mund tė mos heshtte ose nuk ėshtė vonė le tė flasė tani, le tė japė mendimet dhe gjykimet e tij pėr vrasje-vetėvrasjen e Mehmetit. A nuk mundet Ylli Popa qė tė gjejė, tė kuptojė dhe tė ndihmojė nė zbulimin e arsyes reale tė vrasjes sė Llambi Ziēishtit, ish ministrit tė Shėndetėsisė? Ja pra pa njė zbėrthim tė tė gjithė korrit dhe orkestrės qė shkaktoi vrasjen e kryeministrit dhe goditjen totale tė njė rrethi prej 1356 vetėsh nė vijė vertikale, asnjėherė politika shqiptare nuk do tė ketė qetėsi. Janė iluzionistė tė gjithė ata qė mendojnė se kushtet e reja, koha pėrparimi dhe zhvillimi do t'i tejkalojnė tė gjitha enigmat e kohės sė komunizmit. Le t'i hedhim njė sy grupit Meidani-Klosi-Gjinushi dhe do tė shohim as mė shumė dhe as mė pak se midis Dosierit tonė dhe bėmave tė tyre ka njė lidhje monstruoze. Por tė paditurit janė po aq tė rrezikshėm sa edhe fajtorėt.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 07:01
  2. Mitro Ēela, kujtime..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:26
  3. Kujtime ....
    Nga e-v0gela nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-05-2008, 13:59
  4. Kujtime Maturantėsh.!
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-06-2005, 15:50
  5. Ani - Kujtime
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-10-2004, 10:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •