Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Festim Pashke

    PASHKET NE KORĒE

    Atmosfera e Pashkės filloi tė ndihej me intensivisht qė nga e Diela e Dafinave, ditė e cila shėnon mbylljen e periudhės sė Kreshmės sė Madhe dhe filimin e Javės sė Madhe tė pesimeve shpėtimtare.
    Kjo atmosferė nė qytetin e Korēės shprehej jo vetėm nė zbukurimin e objekteve tė kultit, por edhe nė intensitetin e lutjeve dhe shėrbesave kishtare, por edhe banderolat me urime pashkale nė rrugėt e qytetit demostronin njė klimė festive. Shėrbesat kishtare u zhvilluan nė tė gjitha kishat e qytetit dhe u ndoėn nga besimtarė tė shumtė.
    Tė martėn nė Akuluthinė e tretė tė Dhendėrit Mitropoliti i Korēės Hirėsia e Tij Imzot Joani, foli pėr rėndėsinė liturgjike tė kėsaj jave dhe pėr pėrjetimin e saj. Ai shpjegoi se krishterimi ėshtė njė mėnyrė tė jetuari dhe jo njė mėnyrė tė menduari dhe ky pėrjetim mund tė arrihet vetėm nėpėrmjet pastrimit tė zemrės dhe tha: Nė Kishėn e vjetėr ishte njė karakteristikė qė misteret nuk u shpjegoheshin katikumenėve, vetėm mbas pagėzimit fillonte dhe shpegohej misteri. Ndoshta njerėzve sot mund t’iu duket pak e habitshme, pėrse nuk u flitej rreth mistereve katikumenėve. Kjo, sepse Kisha e vjetėr besonte fort qė Ungjilli dhe Krishtėrimi, ėshtė njė mėnyrė tė jetuari, nuk ėshtė njė filozofi qė mund tė shpjegohet dhe tė kuptohet vetėm me arsye. Duhej tė zbriste nė shpirt hiri i Shpirtit tė Shenjtė qė mendja tė ndriēohej dhe tė kuptonte mbi misteret. Jo mė kot Kisha gjatė 40 ditėve e paraprin Javėn e Madhe me njė agjėrim dhe me lutje, pikėrisht pėr tė na bėrė ne tė denjė qė tė kapim misteret shpirterore tė mėdha, sepse pa u thyer korja e zemrės edhe shpirtit, nuk mund tė zbresė dot hiri i Shpirtit tė Shenjtė, dhe nėse ne do tė vijmė tė penduar dhe hiri i Shpirtit tė Shenjtė do tė ketė zbritur mbi zemėrėn dhe shpirtin tonė atėherė dhe zemra dhe shpirti do tė jenė tė butė. Duke u zbutur shpirti sado tė duket e habitshme pėr racionalistėt edhe mendja ndriēohet. Jo mė kot feja e ka vendosur zemrėn si qendrėn e njeriut, zemra mund tė kuptojė gjėra qė mendja nuk mund t’i kuptojė dot kurrė. Shpirti i njeriut ėshtė mendja mė e lartė, jo mė kot fuqitė shpirtėrore nė Kishėn e vjetėr, quheshin fuqitė e arsyeshme, pėr tė thėnė se njė arsye e vėrtetė ėshtė njė fuqi shpirtėrore. Nėse ne do tė bėhemi qenie shpirtėrore tė vėrteta atėherė edhe mendja jonė do tė jetė e kthjellėt dhe do tė kuptojė. Ne kemi njė mendje qė kupton vetėm nga ana e jashtme, njė mendje qė kupton vetėm me prova dhe shpjegime dhe nuk mund tė kapė dot shpesherė misteret e shenjta tė Kishės, sepse qė tė kuptohen kėto mistere duhet tė ndodhė proēesi i pendimit, i kthimit dhe i afrimit me Perėndinė.
    Ne e kemi pėrmendur shumė herė qė fjalėt e Ungjillit nuk janė fjalė tė kota, nė vetvete ato kanė njė fuqi. Asnjė fjalė e thėnė nga Perėndia, nuk ėshtė njė fjalė e kotė, fjala ėshtė njė fuqi nė vetvete. Ky ėshtė dhe shpjegimi qė ka bėrė edhe Shėn Pavli, qė fjalėt e Ungjillit, kanė fuqi nė vetvete dhe kjo fuqi ėshtė njė fuqi transformuese, nėse ato do tė hyjnė nė shpirt ato do tė japin fruta, nėse ato do tė gjejnė njė tokė tė mirė, fara e fjalės sė Ungjillit do tė mbijė dhe do tė japė shumė fruta dhe ata qė do tė gėzohen mė shumė nga frutat do tė jemi pikėrisht ne, sepse ato fruta Perėndia i ka pėrgatitur pėr ne. Ungjilli ka fuqinė e madhe pėr tė transmetuar tė vėrteta qė ėshtė shumė e vėshtirė tė transmetohen me anė tė mendjes, prandaj edhe shenjtorėt duke jetuar njė jetė tė krishterė, arritėn tė kishin njė mendje tė ndritur dhe jo mė kot thuhet nė Ungjill “Lum zemėrpastrit se do tė shohin Perėndinė.” Nuk thotė mendjendriturit, por zemėrpastrit, sepse pastėrtia e zemrės do tė sjellė edhe ndriēimin e zemrės dhe tė mendjes.
    Prandaj tė dashur motra dhe vėllezėr nė kėto ditė tė Javės sė Madhe kur jetohet nė mėnyrė intensive, jeta e Krishtit, kur ne e sjellim para syve tanė dhe e pėrjetojmė edhe ne gjithė pėsimin shpėtimtar tė Zotit dhe Perėndisė tonė Jisu Krisht, gjithsekush le tė mendojė pak mė thellė pėr jetėn e tij shpirtėrore, le tė mendojė pak mė thellė qė gjithsecili nga ne ka nevojė pėr njė ushqim shpirtėror. Ne nuk mund tė jetojmė dot pa Zotin, njė jetė pa Zotin ėshtė njė jetė e zbrazėt dhe njė jetė mėrzije. Nuk mund tė ketė gėzim nė shpirt, nėse nuk ėshtė i pranishėm Zoti. Le tė mundohemi qė t’i dėgjojė pak mė tepėr si fjalėt e Ungjillit, ashtu edhe psalmet dhe troparet pėr tė kuptuar pak mė shumė, sepse siē e thashė edhe nė fillim Krishterimi ėshtė njė mėnyrė tė jetuari dhe jo njė mėnyrė tė menduari. Nėse ne nuk e pėrjetojmė Ungjillin ai do tė mbetet gjithmonė njė libėr i mbyllur. Le t’i lutemi Zotit qė tė derdhė mbi shpirtrat tanė, hirin e Shpirtit tė Shenjtė pėr tė na bėrė tė aftė qė tė kuptojmė misteret dhe shkrimin e Tij. Amin.
    Mė intensive pjesėmarrja u bė tė Mėrkurėn e Madhe nė mbrėmje, ku siē ėshtė bėrė tashmė traditė tė gjithė besimtarėt u mblodhėn nė katedralen e Burimit Jetėdhėnės dhe ndoqėn shėrbesėn e Efqelisė, e cila u celebrua nga Imzot Joani, kjo shėrbesė monoklise u mbyll me vajosjen e shenjtė.
    Tė Enjten e Madhe shėrbesat vazhduan nė tė gjitha kishat. Ndėrsa nė orėt e mbrėmjes, sipas tipikosė sė ritualit tė ditės Zoti I varur mbi Kryq u vendos nė mes tė kishės dhe ku mijra njerėz u pėrgjunjėn pėrpara tė Kryqėzuarit.
    Dita e premte nė mėngjes filloi me shėrbesėn e zbritjes sė Zotit nga kryqi. Menjėherė pas kėtij momenti tingujt e kėmbanave filluan tė pėrshkojnė vajtueshėm qytetin. Pėrsėri mijra njerėz u falėn pėrpara Epitafit tė Zotit. Zhvillimet e kėsaj dite mbartin me vete edhe njė traditė e cila nuk dihet kur dhe si I ka fillesat. Tė gjithė shkojnė dhe pėrshėndoshin Epitafin nė tė gjitha kishat nė shenjė mirėnjohjeje dhe falenderimi pėr sakrificėn sublime qė Zoti bėri pėr njerėzimin. Kjo traditė bėn qė nė rrugėt e qytetit njerėzit tė mos reshtin gjatė gjithė ditės, ndonėse nė tonet e natyrshe vajtuese. Mbasditja e sė premtes mblodhi pėrsėri besimtarėt nė kishat e enorive tė tyre, ku pas Vajtimeve tė Pėrmbivarrshme nė orėn 18:45 u bė takimi I pesė epitafėve tė tė gjitha kishave. Mė pas procesioni vazhdoi, banda e qytetit shoqėronte epitafėt me marrshe funevėr dhe nėn melodinė e stancės sė tretė tė vajtimeve. Procesion i cili u ndoq nga mijra njerėz tė cilėt shoqėronin nga pas kortezhin pėrgjatė lėvizjes sė tij nė unazėn e vogėl tė qytetit. Kėshtu duke u kthyer pėrsėri nė kishat pėrkatėse u mbyll kjo ditė vajtimi dhe gėzimi, ku Ngjallja kalon nga Kryqi dhe jeta nga vdekja.
    Kulmi i fstimeve arriti natyrshėm nė mesnatėn e sė shtunės. Mitropoliti i Korēės Hirėsia e Tij Imzot Joani shpalli lajmin e gėzuar dhe triumfal tė Ngjalljes dhe tha nė urimin e tij:
    “Pėr kėtė arsye Kisha na fton tė marrim pjesė nė dritėn e Ngjalljes sė Krishtit, pėr tė pėrjetuar gėzimin qė vjen nga kjo dritė. Ajo na fton ta pėrjetojmė Ngjalljen e Zotit, sepse vetėm nėpėrmjet kėtij pėrjetimi ne mund tė ndiejmė gėzimin e gjallė dhe ngazėllimin e papėrshkruar tė kėsaj ngjarje, qė ėshtė dhurata mė e madhe qė Perėndia i ka bėrė tė gjithė njerėzve nėpėrmjet Jisu Krishtit.
    Duke u ngjallur sė vdekurėsh Zoti hapi rrugėn e ēlirimit, duke mundėsuar realisht shpresėn pėr mundjen e vdekjes pėr tė gjithė ne. Duke mundur vdekjen na aftėsoi tė mundim frikėn dhe dėshpėrimin dhe t’i japim kėshtu jetės sonė shpresė, kuptim dhe gėzim.
    Nė kėtė ditė tė shenjtė do tė doja t’i pėrshendes tė gjithė me lajmin e gėzuar se "Krishti u Ngjall!”
    Fitorja e Zotit tė ngjallur mbi vdekjen ėshtė fitore e cila i prek tė gjithė pa pėrjashtim, sepse Zoti me ngjalljen e tij mundi vdekjen armikun e pėrbashkėt tė njerėzimit dhe na dha tė gjithėve mundėsinė tė triumfojmė mbi vdekjen nėpėrmjet tij.
    Ditėn e dielė nė ora 10:00 sikundėr ėshtė traditė u celebrua Mbėmėsorja e Dashurise, e cila nė Korēė ėshtė njė shėrbesė monoklise dhe kryhet gjithmonė nė kishėn e Burimit Jetėdhėnės. Mė pas nga ballkoni I Selisė sė Mitropolisė sė Shenjtė tė Korēės Hirėsia e Tij Imzot Joani siē ėshtė traditė shpalli pėrsėri lajmin e Ngjalljes qė nga korēarėt njihet me emrin Dhefteri Anastasi Ngjallja e dytė. Kėshtu nė vazhdim nė Selinė e Mitropolisė u pritėn vizita me rastin e Pashkės. Morrėn pjesė pushtetarėt locale, njerėz tė artit dhe kulturės, personalitete tė botės akademike edhe qindra besimtarė, tė cilėt me urimin Krishti u Ngjall, morėn dhe bekimet atėrore tė Mitropolitit Joan. Gjithēa ishte e mbushur me urimin Krishti u Ngjall!

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Gezuar Pashket!

    Krishti u Ngjall!

    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Tema tė Ngjashme

  1. Eshte gjithmone Pashke!
    Nga ilia spiro nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 14:32
  2. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  3. Imzot Zef Gashi: URIMI per PASHKE
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 08:13
  4. Festimet pas golave, spektakėl dhe polemika!
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 13:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •