Mrekullia e barkarisur e natyrės me histori e pasuri shekullore
22 Janar Udhėtim nė fshatin Grabovė tė Gramshit, ku 6 muaj mbulohet nga bora dhe 2000 orė nė vit ngrohet nga dielli
Grabova, ky emėr shekullor pėrtej zonės malore tė Gramshit vazhdon tė turbullojė mendjet e njerėzve pėr misterin dhe fshehtėsinė sė bashku me thesaret arkeologjike qė konservon. Njė turist apo i interesuar pėr herė tė parė do ta kishte tė vėshtirė pėr faktin se pėr tė shkuar nė Grabovė rruga ėshtė e lodhshme, e pashtruar dhe shpesh njė mundim. Por falė peizazheve dhe bukurisė sė kėsaj zone, vėshtirėsitė janė tė pandjeshme. Bukuritė janė tė gjithanshme dhe mė shumė tė pa prekura nga njeriu.
Sapo shikon liqenin e Dushkut, mbushur me zambak uji, kupton se je larg realitetit tė pėrditshėm dhe zhurmės mbytėse tė qytetit. Mė shumė freskinė e ndjen nė verė ndėrsa nė dimėr, dėborė, bardhėsi, ndėrsa magjia behet akoma mė e bukur kur zbulon shtėpitė me gur, oxhakėt shekullorė dhe ata njerėz qė jetojnė njė jetė tė shėndetshme edhe pse gjatė kėsaj periudhe janė plotėsisht tė izoluar nga civilizimi.
Shprehja e djeshmja dhe e sotmja, e hershmja dhe e tashmja janė ulur kėmbėkryq nė kėtė zonė.
Grabova e ka vitlindjen nė shekujt e parė tė njerėzimit duke u quajtur njė ndėr qytetėrimet e hershme shqiptare. Grabovarėt do tė mbahen mend pėr mjeshtėritė e tyre nė punimet me dru, pėrpunimin e bulmetit dhe tė ndėrtimeve.
Karakteristikat
Kalaja shekullore me murin e gjerė karakteristik, sendet arkeologjike ku, tashmė shumica prej tyre mund tė gjenden nė Evropė, ndėr gjėrat e vjetra dhe me vlerė, e bėjnė zonėn mė tė mistershme aq sa do tė mendonim se ekziston edhe njė qytet i nėndheshėm qė shpesh banorėt e quajnė Grabova e Poshtme.
Sendet arkeologjike si enė balte, vegla pune, maja heshtash dhe sidomos fragmentet e mureve tė kalasė tė ruajtura edhe sot dėshmojnė se Grabova nuk ėshtė thjeshtė njė gojėdhėnė.
Urat me harqe do tė ishin njė tjetėr element i mjeshtėrisė sė grabovarėve. Nga tre urat hark tė ndėrtuara mbi pėrrenjtė e shumtė do tė mbetej nė kėmbė edhe sot vetėm njė prej tyre ajo mbi pėrroin e Sharrės qė ka njė hapėsirė drite mbi 15 metra dhe ėshtė e ndėrtuar me gurė tė skalitur. Nė mesin e qemerit nga ana e poshtme varej njė kambanė e cila tundej kur frynte erė e fortė duke lajmėruar udhėtarėt pėr rrezikun nga era e fortė.
Bashkėjetesa
Bashkėjetesa me vllahėt tė ardhur paqėsisht nė Grabovė ka bėrė qė ato tė pranohen gjerėsisht dhe tė nisė njė ndėrthurje qė do tė zgjaste me shekuj.
Por tradita nė fushėn e ndėrtimit do tė pėrbėnte njė ndėr krenaritė e grabovarėve duke pėrmendur kishėn e Shėn Kollit me afresket dhe ikonostasin prej druri tė gdhendur duke vazhduar me kambanoren qė zė njė pjesė tė madhe tė kishės. Por edhe kisha e Shėn e Premtes ose e Shėn Parashqevisė paraqet edhe njėherė numrin e madh tė banorėve tė dikurshėm.
Piktorėt e familjes Ēetiri, Gjergj Nikolla, Johani, Gjergji dhe Nikolla janė quajtur pinjollėt e familjes sė piktorėve qė kanė gdhendur dhe pikturuar nė shumė kisha tė Shqipėrisė sė mesme dhe tė jugut.
Braktisja
Sipas gojėdhėnave nė kohėn e lulėzimit, Grabova kishte rreth 2000 familje dhe njė e katėrta e ka braktisur zonė brenda njė dite nė shekujt XVII-XVIII.
Braktisja e Grabovės ndėr shekuj do tė ishte mė e keqe pėr zonėn nė vitet e diktaturės ku banorėt nuk mund tė konservonin mė zakonet dhe traditėn e tyre pasi kooperativa do ti shfrytėzonte deri nė pikėn e fundit dhe tė hollat nuk i mjaftonin as pėr tu ushqyer.
Por sado tė nėnshtruar, grabovarėt mund tė mbrojnė pjesėn mė tė rėndėsishme identifikuese tė tyre siē ishte feja dhe ritualet e ndryshme tė cilat vazhduan fshehurazi sė bashku me vėnien e emrave ortodoksė dhe martesave brenda etnisė.
Largimi i grabovarėve nga vendlindja ėshtė kushtėzuar nga mungesa e infrastrukturės, e tė ardhurave dhe sidomos e frymėmarrjes ekonomike pėr zonėn e Grabovės.
Shumė prej familjeve tė vjetra vazhdojnė tė ruajnė Grabovėn pėr njė tė ardhme qė do tė quhet padyshim e artė.
Perspektiva duket optimiste
Ndoshta njė ditė sėrish do tė kthehen tė gjithė...
Ndoshta njė ditė tė gjithė do tė kthehen, tregon Meēan Hoxha, ai qė ka studiuar historikun, traditat dhe tė gjitha pasuritė e zonės pasi e ardhmja do tė kthejė Grabovėn nė qytetėrimin e turizmit malor dhe tė kėnaqėsisė qė sjell natyra.
Pėrpjekjet e vllahėve ose arumunėve kanė bėrė qė tė investohet fillimisht nė njė baxho duke ripėrtėrirė prodhimet karakteristike si ai i djathit tė Vizės( kaēkavall) qė pėrbėn njė ndėr shijet qė kėrkohen nė tė gjithė vendin dhe sasi tė vogla kanė shkuar edhe nė Greqi e Gjermani.
Njė lokal nė mes tė fshatit dhe mirėmbajtja e objekteve historike sė bashku me ujin e mrekullueshėm tė zonės pėrbėjnė ofertat e dashamirėsisė dhe mikpritjes sė grabovarit.
Vlerat kurative tė klimės qė shfrytėzohet ēdo verė nga astmatikėt, tė sėmurėt me reumatizėm si dhe sėmundjet e tjera tė mushkėrive duke llogaritur jo vetėm orėt me diell, ajrin e pastėr por edhe ujin mineral natyror qė i shėrben mėnjanimit tė kėtyre sėmundjeve.
Njė hotel, dallėndyshja e parė e resurseve natyrore
Grabova, me vlera pėr turizmin malor
Grabova zė vendin e parė pėr vlerat e turizmit malor ku vera mė shumė se verė ėshtė pranverė dhe vjeshtė ndėrsa dimri mė shumė se dimėr pėr gjashtė muaj mbulon me borė tė gjithė zonėn edhe pse kėtė vit moti ėshtė treguar kapriēoz.
Por vetė grabovarėt e kanė kuptuar rėndėsinė e vendlindjes dhe i pari prej tyre qė ka investuar ndoshta me rrezik pėr mungesėn e infrastrukturės ėshtė Todi Buzo i cili me tė drejtė ėshtė quajtur dallėndyshja e parė pėr turizmin e zonės duke ndėrtuar njė hotel tė kushteve optimale nė pritje tė turistėve duke i shėrbyer rikthimit tė Grabovės nė vėmendjen e njerėzve jo pėr ta shkatėrruar por pėr ta shfrytėzuar pėr njė jetė tė shėndetshme. Infrastruktura mbetet problemi kryesor pėr tė mbėrritur nė fshatin e largėt. Vetėm njė fuoristradė mund tė pėrshkojė rrugėn pėr atje dhe izolimi i Grabovės mbulon misteret pėr kėtė zonė tė virgjėr tė Gramshit qė konsiderohet njė pasuri arkeologjike e paēmuar pėr qytetėrimin e lashtė. Vetėm pėr njė rrugė tė pėrshtatshme dhe turizmi malor do te merrte emrin Grabovė.
Pozita gjeografike
Grabova, me dy stinė,pranverėn dhe dimrin
Grabova ndodhet nė lartėsinė 1300 metra mbi nivelin e detit duke diktuar kėshtu ndryshimet e elementėve klimaterikė, ndikimin e masave ajrore dhe pozita gjeografike.
Duke bėrė pjesė nė zonėn me klimė mesdhetare malore duke lėkundur temperaturat nga 4 deri nė 12 gradė Celsius, regjistrohet si mesatare 17.4 gradė pėr muajin mė tė ngrohtė dhe -2.2 gradė pėr muajin mė tė ftohtė.
Rrezatimi diellor me rreth 2000 orė nė vit me diell normal sė bashku me presionin atmosferik pėrbėjnė vlera tė tjera tė kėsaj zone ndėrsa burimet minerale tė zonės pėrbėjnė njė pasuri mė vete duke i shėrbyer si kurė tė gjitha llojeve tė sėmundjeve tė mushkėrive.
Shumė afėr Grabovės ndodhet Liqeni i Zi i shquar pėr efektin e ngjyerjes nga pėrbėrjet minerale nė tė.
Stinėt nė Grabovė nga katėr ngushtohen nė dy pranverė dhe dimėr. Pllajat dhe sheshet e bukura sipėr Grabovės tė cilat me teleferik janė vetėm njė kilometėr larg qendrės sė banuar mbulohen nga bora nė nėntor dhe zbulohen nė prill duke numėruar plot gjashtė muaj nėn petkun e bardhė mbi njė metėr tė trashė.
Sheshet dhe pllajat me pjerrėsi tė butė por edhe tė theksuar, janė vende ideale pėr kampionatet e skive me pista nga mė interesantet.
Mbi 2000 ha sipėrfaqe e pjerrėt dhe e sheshtė i shėrben sportit tė skive ndėrsa rreth 800 ha tė kėsaj sipėrfaqe, ėshtė e pastėr, e vetmja nė Shqipėrinė e Jugut.
Pasuritė e Grabovės janė vlerėsim i natyrės sipas banorėve tė cilėt kanė ditur tė ruajnė gjithmonė identitetin e tyre dhe tė zonės pėr tė pritur tė ardhmen e premtuar.
Krijoni Kontakt