Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Ku eshte Nano ?!

    Fatkeqesisht, per Nanon dhe fatmiresisht per gjithe ne shqiptaret, Rama fitoi bindshem dhe praktikisht i ka ēelnikosur pozitat e tij ne Partine Socialiste dhe gjithe aleancen e majte.
    Ndonese dukej sikur dalja e Nanos me ftese dhe ne krahe te Berishes i dha te parit mundesine per te hyre me force ne politiken shqiptare dhe per t‘u bere nje faktor percaktues, paradoksalisht mbeshtetja e pamase e Berishes po rezulton shkaterruese per ate pak gje qe kishte mbetur nga personaliteti politik i Nanos. Edhe pse ai ngelet me ndikim ne disa deputete te sotem socialiste, e ardhmja e marreveshjes se heshtur te tij me Berishen (ku ky i fundit ta ndihmoje per t‘u bere President dhe anasjelltas Nano ta ndihmoje Kryeministrin blu per te mbajtur pushtetin dhe shmangur zgjedhjet e jashtezakonshme) duket sot me e pasigurt se kurre me pare.
    Eshte nder rastet e pakta te karrieres se tij, ku Nanos heshtja apo mungesa ne politiken shqiptare nuk i sherben aspak, madje po e rrenon e defaktorizon me keq nanoizmin.

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    En el nombre del dios Maska e qorri_30
    Anėtarėsuar
    31-08-2006
    Vendndodhja
    MADE IN ALBANIA
    Postime
    180
    fatmiresisht per gjithe ne shqiptaret, Rama fitoi bindshem


    Sa keq e ke nisur kete diskutim
    ''Nėse puna ju shkakton lodhje ,atėher pasiviteti ju shkaton kalbje.''

  3. #3
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Ingenuous,

    Titulli i temes mbaron me nje pikepyetje, por permbajtja e saj nuk le vend per diskutim.

    Megjithate..........

    Citim Postuar mė parė nga Ingenuous
    Fatkeqesisht, per Nanon dhe fatmiresisht per gjithe ne shqiptaret, Rama fitoi bindshem dhe praktikisht i ka ēelnikosur pozitat e tij ne Partine Socialiste dhe gjithe aleancen e majte.
    Rama fitoi po aq vota sa do kishte fituar ēfaredo kanditat tjeter i PSse.

    paradoksalisht mbeshtetja e pamase e Berishes po rezulton shkaterruese per ate pak gje qe kishte mbetur nga personaliteti politik i Nanos.
    Do ishte mire ta ilustroje kete "mbeshtetjen e pamase te Berishes", keshtu mund te gjykonim 1) A ka pasur mbeshtetje? 2) A ishte kjo mbeshtetje e pamase?

    Edhe pse ai ngelet me ndikim ne disa deputete te sotem socialiste, e ardhmja e marreveshjes se heshtur te tij me Berishen (ku ky i fundit ta ndihmoje per t‘u bere President dhe anasjelltas Nano ta ndihmoje Kryeministrin blu per te mbajtur pushtetin dhe shmangur zgjedhjet e jashtezakonshme) duket sot me e pasigurt se kurre me pare.
    Tek e fundit kjo marreveshje nuk paska qene dhe kaq e heshtur deri sa ti e ke degjuar.


    Eshte nder rastet e pakta te karrieres se tij, ku Nanos heshtja apo mungesa ne politiken shqiptare nuk i sherben aspak, madje po e rrenon e defaktorizon me keq nanoizmin.
    Ky paragraf i fundit shpreh gjithe qellimin e postimit tend, qe ne fakt eshte rrezatim i frikes dhe pasigurise se Rames (dhe gjithe simpatizantve te tij) per nje rikthim te mundeshem te Nanos.

    ēfare te rejash ka andej nga ju qe nuk i dime ne nga ana jone ?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  4. #4
    I come back
    Anėtarėsuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Edi Rama t'ia dije per nder Nanos edhe per ato bashki apo komuna qe i fitoi. I yti mishin ta ha por kocken ta ruan. Nanua president; kjo eshte deshira e socialisteve sot, por te kote e keni. Nuk ja fusni do politikanit te vjeter Dr Berisha.
    Rama, Nano, Sollaku me kompani veē po vonojne reformat qe duhen sot ne Shqiperi.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-01-2007
    Postime
    75
    Titulli i temes eshte KU ESHTE NANO? Fatos nano kalon keto jave sa ne selanik, turqi dhe spanje. Mos harroni se nano ngriti miliona dollare ne kohen qe ishte ne pushtet duke cfrytezuar postin e tije ne kurriz te shqiptareve. Nano eshte njesoj me jaser arafat qe vendi i tije skane buke te hane ndersa Jaseri kishte nja 600 milion dollare ne emer te vet dhe shpenzonte nga 30 mije dollare per nje nate ne hotelet me luksoze ne paris. Shqiptaret akoma nuk e kane idene se kush eshte krimineli fatos nano. Per sa kohe fatos nano bredh i lire une skam tjeter krahasim per shqiptaret pervec palestines

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    A NUK ESHT ME MIRE E ME QYTETARE...
    TE NDIHMOJM SA TE MUNDEMI E ME C DO MJET QOFT DHE VETEM ME ZEMER
    DR BERISHEN ,QE T I KRYEJ PUNET SA ME MIRE??
    A NUK ESHT ME MIRE E ME QYTETARE
    TE NDIHMOJM SA TE MUNDEMI E ME C DO MJET QOFT DHE VETEM ME ZEMER
    RAMEN, QE T I KRYEJ PUNET QE I TAKOJNE SA ME MIRE??

    QE T U LUTEMI TE
    TI'' NGRIJNE '' TITUJT PARTIAKE ZOTERIJT E ME SIPERM E DHE TJERET NE QEVERRI E ADMINISTRATE, E TE MOS HANE USHQIM ME VULLNETIN E TYRE KUR TE MOS KENE KRYER NDOJE DETYRE???
    E TI FALEN NE MENGJES PAPES SE DO SHKOJM NE AVROP,
    NE DARKE JANITULLASIT SE VJEN NGA GREKU TE CILIT JA PASKEMI
    NEVOJEN?
    E TI KENE PO S JA PATEN,NJE CIKE FRIKEN TE MADHIT ZOT????
    QOFTE NE VETEN E TYRE,E PA DEMOSTRIM TE PANEVOJSHEM E QE JA
    HEQ VLEREN KSAJ PUNE???
    E ,GJITHNJE VULLNETARISHT, TE MOS BEJNE PUSHIME E VILLEXHATURA NEPER
    BOTE QOFTE PER TU SOLIDARIZUAR FORMALISHT ...

    E TE TJERA TE TILLA ''DEMODE''........?????????/

    e ne fund po themi se a ja vlen me vra menjen seriozisht per punet apo shqiptari
    me nji ''ē. q. t'.o'' shko gjasht muj ? ( barcalet e vjeter)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga i humburi : 27-02-2007 mė 22:11

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Dallimi midis Fatos Nanos dhe Edvin Rames eshte se i pari ka ne dore zgjedhjen e presidentit te ardhshem te vendit, kurse i dyti duhet ta ndjeki votimin nga ekrani i televizorit sic e ndjekin gjithe shqiptaret. Fatos Nano mund te jete larguar nga skena politike, por ai eshte ende nje force ne politiken shqiptare pasi ndikimi i tij si ne kryesine e partise se tij si ne grupin parlamentar te PS eshte shume here me i madh se sa i diletantit Rama.

    Dhe une po vras mendjen tani nese Gramoz Ruci, Ylli Bufi, Fatos Nano e gjithe ata kreret historike te PS zonat e te cileve votuan djathtas ne keto zgjedhje do te jene entuziaste per te shkuar ne zgjedhje te parakoshme duke bllokuar me kartonate tyre zgjedhjen e presidentit.

    Dhe ajo qe eshte me e bukura eshte se edhe kur Nano zgjedh ti qendroje larg politikes shqiptare, socialistet nuk mund te mos rine pa e zene ne goje emrin e tij.

    Albo

  8. #8
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Per mendimin tim NANO nuk i ka sjelle ndonje nder te madh popullit shqiptar. Paraqitja e NANOS perkrah Berishes ne keto zgjedhje te fundit ka patur ndikim negativ ke elektorati i djathte. Berisha ne kohen kur ishte ne opozite e quajti kriminel, hajdut, kontrabandit, mafioz, e cfare nuk e quajti ndersa ne keto zgjedhje dolen "dore per dore" me ate qe s'i la etiketim pa bere.

    Tani, do doja qe NANO dhe BERISHA pergjithmone te pershendeteshin me politiken shqiptare sepse te dy jane TE KONSUMUAR! Asgje te re s'na kane sjelle. Do doja shume qe te rishikohet edhe statusi i ca socialisteve te vjeter (te njemendesise se NANOS) dhe te rifreskohet nje cik PS dhe PD me ide te reja dhe me alternativa me te mira.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  9. #9
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    ...

    Berisha humbi Tiranen, Nano humbi Saranden.

    Po te mos ishte Rama, socialistet tani do te ndodheshin ne mes te nj deshtimi te radhes dhe politikes pa buke te Nanos.
    Pas fitores se bujshme e te forte te qyteteve kryesore ne zgjedhjet e 18 shkurtit, oferta qeverisese Rama vjen me gjithe forcen, qendresen e proven e kaluar ne kohe ne Bashkine e Tiranes.

    Ajo do t‘i qendroje shpate Damokleu ne koke Kryeministrit Berisha gjate gjithe periudhes se vijimit te mandatit te tij qeverises. Dhe Berisha, me gjithe zellin dhe energjite e tij herkuliane per te komanduar e futur njerez te punojne apo te bejne sikur punojne, fatkeqesisht per te dhe per "ne" shqiptaret, nuk eshte reformator i mirefillte. Jo pse s‘do, por thjesht pse nuk di te beje reforme.

    Ne kete katrahure te qeverisjes se vendit, figura apo ylli politik i Nanos po shteron njesoj si liqeni i Fierzes diteve pa shi te ketij viti tejet te nxehte.


    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  10. #10
    Presidenti, takim sekret Nano-Majko

    E Diele, 11 Mars 2007

    NEGOCIATAT Ish-kryeministri nis konsultimet me drejtues te Partise Socialiste, per te shqyrtuar mundesine e kandidimit per postin e kreut te shtetit. Pas propozimit publik, dje biseda me sekretarin e Pergjithshem. Plani i Nanos dhe deklarata per te qene President i Republikes me pelqimin e PD e PS

    Ish-kryeministri Fatos Nano ka nisur dje konsultimet me drejtues te Partise Socialiste, per te shqyrtuar mundesine e kandidimit per postin e Presidentit te Republikes. Vete Nano eshte deklaruar publikisht pak kohe me pare, per tentimin e karriges numer nje te shtetit, duke e kushtezuar perpjekjen e tij me marrjen e mbeshtetjes nga dy partite me te medha, demokratet ne pushtet dhe socialistet ne opozite. Pikerisht me partine se ciles i perket, Nano ka startuar bisedimet. Ai ka diskutuar dje pasdite per rreth 90 minuta me sekretarin e Pergjithshem te PS-se, Pandeli Majkon, lidhur me strategjine qe do te ndjeke partia kryesore e opozites ne votimin qe do te zhvillohet ne muajin qershor. Detajet rreth takimit mbeten te pakta, ndersa ai konfirmohet nga sekretariati i selise roze.

    Aktualisht edhe drejtuesi i grupit parlamentar te Partise Socialiste, Majko, pritet te kete nje rol te rendesishem ne menyren e veprimit te opozitareve pas zgjedhjeve vendore. Socialistet duken te zhvendosur nga ideja e tyre per zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme, ndersa demokratet ne pushtet kane shpallur zyrtarisht, se propozimi i shumices qeverisese per postin e Presidentit do te mbaje emrin e Bamir Topit. Keto alternativa mesohet te jene diskutuar ne takimin e djeshem, nje dite pasi kryetari socialist Edi Rama, e cilesoi nje telenovele hapjen ne kete kohe te temes se zgjedhjes se Presidentit.

    Burime nga Partia Socialiste nuk saktesuan nderkohe nese takimi Nano-Majko eshte bere me kerkesen e ish-kryetarit te PS-se apo te sekretarit te Pergjithshem. Sidoqofte, te dy ish-kryeministrat mesohet se kane folur mes tyre per rruget e veprimit brenda selise roze dhe me tej, ne negociata me kryeministrin Berisha, deri ne arritjen e nje marreveshjeje per Presidentin e ardhshem. Pikerisht ky duket te jete nje “kushtet” e Nanos, i cili edhe publikisht ka deklaruar se do te pranonte postin e Presidentit te Republikes, “vetem nese do te siguroj nje shumice nga te dy kampet e medha”.

    Megjithate, per te siguruar mbeshtetjen per postin e Presidentit, i cili duhet te votohet ne Parlament me te pakten 84 vota, Fatos Nano do te kerkoje te binde njerezit e partise qe drejtoi per 15 vjet. Marredheniet e tij me kryetarin aktual te PS-se nuk kane qene te mira dhe vete Edi Rama ka evituar te beje komente apo vleresime publike per mundesine e zgjedhjes se Fatos Nanos si President.

    Emri i Fatos Nanos per President u propozua dy dite me pare nga deputeti socialist Taulant Balla, ndersa eshte mbeshtetur publikisht edhe nga Leonard Solis e Andis Harasani. Megjithate, numri i deputeteve mbeshtetes te kandidatures se ish-kryeministrit mendohet te arrije ne 20, duke plotesuar edhe minimumin kushtetues per t’u perfshire ne gare.

    M.E



    Fatos NANO per kandidimin:

    “Une do ta pranoj kete post, vetem nese do te siguroj nje shumice nga te dy kampet e medha (socialistet dhe demokratet ne qeveri). Une deshiroj te bej nje pune mbi partite dhe te coj me perpara konsensusin, per te cilin Shqiperia ka kaq nevoje. Ne duhet te ndalojme luften ndaj njeri-tjetrit”.


    Edhe nje here: Mos u genjeni se Nano apo dhe Berisha largohen nga karrigia MILIARDO prodhuese per ta!
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •