Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Fëmijët që rriten me gjyshër, më të dobët!

    Edukatoret i dallojnë hapur këta fëmijë, pasi janë qaramanë dhe dembelë

    Fëmijët që rriten me gjyshërit nuk socializohen shpejt në shoqëri. Këta fëmijë janë më të përkëdhelur dhe më dembelë sesa fëmijët që kanë shkuar në çerdhe ose kopsht. Vitet e tranzicionit u shoqëruan me shkatërrimin e shumë kopshteve apo çerdheve, si dhe me mbylljen e vendeve të punës. Nga ky fakt, shumë gra ngelën të papuna dhe nuk u është dashur që t’i çojnë fëmijët nëpër kopshte apo çerdhe. Kjo ka bërë që fëmijët të mos i frekuentojnë këto institucione, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në formimin dhe edukimin e tyre. Nga kontakti që “GT”-ja ka marrë me Lindita Jançen, edukatore kopshti, ajo shpreh shumë qartë diferencën që ka midis fëmijëve të rritur në shtëpi dhe atyre që frekuentojnë kopshtet dhe çerdhet.

    “Fëmijët që janë çuar në çerdhe apo kopsht janë më të shkathët dhe më të aftë për të marrë informacion, pasi me ta është bërë një punë e kujdesshme, e ndjekur hap pas hapi,” thotë ajo. “Përveç të tjerave, kategoria e fëmijëve që nuk shkojnë në shkolla apo kopshte, por janë nën kujdesin e gjyshërve, kanë edhe probleme të tipit qaraman, të përkëdhelur apo që nuk pranojnë këshilla,” thotë Ermira Kurti, punonjëse sociale. “Zhvillimi psikomotor i fëmijëve që frekuentojnë institucionet e lartpërmendura është shumë më i zhvilluar se i atyre që rriten me gjyshërit në shtëpi, pasi informacioni që ata përthithin është shumë më i kufizuar,” vijon ajo. Problemet e para të këtyre fëmijëve shfaqen dukshëm në momentin kur ata fillojnë klasën e parë, pasi nuk janë më gjyshërit që të kujdesen për gjithçka. Kjo çon edhe në mbylljen e këtyre fëmijëve në vetvete, si dhe distancimin e tyre nga bashkëmoshatarët e tyre.

    Kopshtet

    Kopshtet janë hallka më e rëndësishme e fillimit të jetës së një fëmije. Edhe pse në kushtet ekonomike të sotme, ku shumë prindër janë të papunë dhe merren vetë me rritjen e fëmijëve të tyre, propaganda për ta çuar fëmijët aty dhe për të marrë sa më shumë informacion është shumë e rëndësishme.

    Gjyshërit

    E vetmja punë e bukur që mund të bëjnë të moshuarit është të merren me nipërit dhe mbesat e tyre. Edhe pse është shumë e domosdoshme që ata të shkojnë në kopsht, pjesa më e madhe e tyre nuk pranojnë, pasi pretendojnë që është më mirë t’i rrisin vetë, pasi mund t’u mësojnë më shumë sesa kopshtet.

    Fatiola Kurteshi
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Teme shume e mire, Davius.
    Pajtohem me ate se femijet kane mundesi me gjitheperfshirese, per formimin e tyre ne kopshtin e femijeve.
    Jeta ne shoqeri eshte shkoll e madhe per njeriun-- femijet.
    ################################################## ##
    KOMBI KA NEVOJE PER FAMILJE TE SHENDOSHE.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Edukatoret i dallojnë hapur këta fëmijë, pasi janë qaramanë dhe dembelë


    Gjyshërit

    E vetmja punë e bukur që mund të bëjnë të moshuarit është të merren me nipërit dhe mbesat e tyre. Edhe pse është shumë e domosdoshme që ata të shkojnë në kopsht, pjesa më e madhe e tyre nuk pranojnë, pasi pretendojnë që është më mirë t’i rrisin vetë, pasi mund t’u mësojnë më shumë sesa kopshtet.

    Fatiola Kurteshi

    Nuk eshte ndonje pune e bukur. Kush e bene e bene nga halli i modh se ska ndonje bukuri te madhe. Kopshtet jane cope cope dhe me marr mendja dhe cmimet e krypura.

    Tani edukatoret exagjerojne pak se dhe aq qerraman sma merr mendja jane kurse dembel varet se kush i ka rritur nese ka qene gjyshja u ka bo yzmet se gjyshi sma merr mendja ka lujt vendit. Gjithesesi kur rritesh me moshatare te bene me mire por dhe vrejtjet e gjyshit jane mese te vlefeshme.

    He te keqen e gjyshit tani mos bej ashtu

  4. #4
    Wãy øf tħé Ðàwņ Maska e _Elena_
    Anëtarësuar
    06-02-2006
    Postime
    975
    Prandaj jam kaq e perkedhelur une se me ka rritur gjyshja?
    Me then te drejten nga shoqeria nuk jam mangut
    Mendoj se ç'do gje varet nga tipi i njeriut

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Postime
    112
    Eshte vertet qe kush rritet me gjysherit behet dembel e ca dembeli por jo qaramane perndryshe behet me i shoqeruar se gjysherit ne shqiperi dalin i nxjerrin femijet ose shkojne ne shtepite e shoqerise se tyre qe kane femije qe keshtu femijet mesohen dhe ca here mesohen keq duke dal dhe me njerez.
    Mua me ka rritur gjyshja dhe ska gje me te bukur.Kjo eshte dhe arsyeja qe une do leviz mbrapsht ne shqiperi qe femijet e mi te rriten me gjysherit por dhe kopesht part-time se sa kane nevoj per gjysherit aq kane nevoje per disiplinen e kopshtit.
    Me mendje e shpirt ne Vlore.

  6. #6
    your "wrost" nightmare Maska e Militik
    Anëtarësuar
    19-01-2007
    Postime
    246
    Citim Postuar më parë nga _Elena_
    Prandaj jam kaq e perkedhelur une se me ka rritur gjyshja?
    Me then te drejten nga shoqeria nuk jam mangut
    Mendoj se ç'do gje varet nga tipi i njeriut
    Tamam,nuk ka te beje.Varet si te kane edukuar gjyshrit.Po te llastuan llastic do behesh,por atyre qe u kane vdekur prinderit nuk para ka se kush ti llastoje.
    Gjithsesi gati tere kalamajte qaraman dhe dembele jane.
    Pse,ata qe i ka rritur mami me babin nuk jane akoma me te llastuar?

  7. #7
    ray Maska e bucket07
    Anëtarësuar
    22-02-2007
    Vendndodhja
    US
    Postime
    8
    Keto studimet qe behen nga "social workers" shqiptare me shkrijne. Kaq kisha, pak dhe sakt!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Postime
    112
    Citim Postuar më parë nga bucket07
    Keto studimet qe behen nga "social workers" shqiptare me shkrijne. Kaq kisha, pak dhe sakt!
    Mos u shkri shume se do te bien dhembet
    Me mendje e shpirt ne Vlore.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e shtegetar
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Postime
    97
    Vet me kan rritur gjyshrit ,po them se goc me te pergedhelur dhe me llastic me teka nuk do ket pasur ,gjyshja ime thoshte gjithmon ehhhhh je cic moj mace mos e hac,shkoja dhe ne kopesht por gjithmon doja te isha me e para nga shoket gjyshja ime me qortonte me mbushen syt me lot kur shjell kujtimete atyre viteve
    I arratisur e i syrgjynosur

    i rraskapitur e i sakatosur

  10. #10
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    Nuk eshte ndonje pune e bukur. Kush e bene ( kujdesin per nipin a mbesen) e bene nga halli i modh se ska ndonje bukuri te madhe.

    I don't think so ! Por s'kemi si ta gjejme, se jemi ohuuuaaaaaaaa shume heret per tu bere gjysher. (lol)

    Hello Bondi , hau ju duin' ?
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjendja e fëmijëve jetimë shqiptarë
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  2. Një epidemi e rrezikshme
    Nga Apolloni31 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 16:08
  3. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  4. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  5. Të mësosh aktrimin njëherësh me abetaren
    Nga TiLoNcE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •