Raporti: “Administrata, 1.3 milionė dollarė mė shumė shpenzime abuzive”

Gazeta Albania



Qeveria dhe administrata publike kanė harxhuar fonde pa kriter pėr shpenzime operative gjatė vitit 2006, duke kaluar disa herė mė tepėr shkeljet e konstatuara nė vitin 2005. Njė gjė tė tillė e ka konstatuar raporti mė i fundit i Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, i cili ka kapur abuzime tė mėdha me fondet publike dhe nė shpenzimet qeveritare. Sipas KLSH-sė, nė fushėn e shpenzimeve operative, janė konstatuar shkelje dhe abuzime nė masėn e pėrgjithshme prej 178,3 milionė lekėsh tė reja, ēka pėrbėn njė rritje prej 1,3 milionė dollarėsh amerikanė, nė krahasim me shkeljet e konstatuara nė vitin 2005. Nė vitin 2005 ishin konstatuar dėme nė masėn 45,7 milionė lekė tė reja nė shpenzimet operative. Por, nga ana tjetėr, kjo pėrbėn njė rritje prej gati katėr herėsh. Kėto shkelje janė konstatuar vetėm nė 47 subjekte tė kontrolluara nga ekipet e institucionit kryesor tė Kontrollit tė Shtetit shqiptar. Ndėrkohė, burime konfidenciale pranė KLSH-sė kanė bėrė tė ditur pėr gazetėn “Albania ”, se “gjatė kontrolleve tė kryera mjaft dokumente nuk janė bėrė publike, si dhe ėshtė bėrė presion prej drejtuesve tė kėtyre institucioneve”.

Abuzimet me pagat

Nė fushėn e pagave, shkeljet, sipas Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, kanė qenė mėse pesė herė mė tė larta se njė vit mė parė. Nė rast se nė vitin 2005 janė konstatuar gjatė kontrolleve tė kėtij institucioni shkelje nė masėn 12 milionė lekė, nė vitin 2006 konstatimet kanė zbuluar shkelje nė masėn 60 milionė lekė, qė kanė tė bėjnė me paga tė llogaritura nė kundėrshtim me dispozitat ligjore nė fuqi, pagesa tė pamerituara dhe pagesa tė dhėna tepėr nė kundėrshtim me dispozitat ligjore. Gjithashtu ka patur dhe pagesa tė padrejta pėr punonjėsit dhe anėtarė tė kėshillave drejtues, pėrfitime tė padrejta tė dietave, si dhe abuzime tė tjera nė blerje tė ndryshme.

Abuzimet nė prokurime

Vlera e shkeljeve tė konstatuara nė prokurimet publike, nga ana e institucioneve shtetėrore, ka qenė 556.993.000 lekė gjatė vitit 2006, thekson raporti i KLSH-sė. Duke vėnė nė dukje se kėto abuzime janė vėrejtur nė 70 subjekte tė kontrolluar prej kontrollit. Gjithashtu nė raport shtohet se ato kanė tė bėjnė me njė dėm ndaj buxhetit tė shtetit, qė ėshtė 10 pėr qind mė i lartė se dėmi i evidentuar nga kontrollet njė vit mė parė nė kėtė drejtim.

Dėmi i pėrgjithshėm

Ekipet e KLSH-sė kanė konstatuar se, nė pėrgjithėsi, shkeljet ekonomike nė veprimtarinė e organeve shtetėrore tė kontrolluara gjatė vitit 2006 kanė qenė mbi 73 milionė dollarė. Kjo shifėr ėshtė 23 milionė dollarė mė e lartė se ajo e abuzimeve tė konstatuara nga kontrollet e ushtruara nga KLSH-ė njė vit mė parė.

E. Koēi


26 Shkurt 2007
-----------------------------------



... dhe njerzit rrinė pa drita sepse qeveria "nuk ka lekė" tė importojė energji, por pėr tė harxhuar pėr xhepin e tyre ka lekė... bankat janė PLOT.