Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9

Tema: Kryqezimi

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e aliu
    Anėtarėsuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    16

    Kryqezimi

    Pershendetje!
    Une kam lexuar me vemendje disa prej shkrimeve te deshmuesit etj. ne forum dhe kam arritur ne konkluzion se jeni besimtar te krishtere shume te flakte.
    Per kete arsye mendoj se bie si detyre permbi ju te perhapni dhe t'u qartesoni njerezve fene te cilen e besoni si te vertete.
    Une jam perpjekur te lexoj biblen por, sic thoni edhe ju vete jo gjithkush mund ta kuptoje ate. Megjithate nuk e di se si ju i kuptoni vargjet e meposhtme:

    "KOHA E KRYQEZIMIT

    Luke 23:44
    "Dhe ishte rreth ora e gjashte, dhe kishte nje erresire mbi te gjithe token deri ne oren e nente"

    Mark 15:25
    "Dhe ishte ora e trete, dhe ata e kryqezuan ate"

    John 19:14-15
    Dhe ishte pergatitja e tejkalimit, dhe rreth ora e gjashte: dhe ai i tha cifuteve , Shikojeni mbretin tuaj!
    Por ata thane, Larg prej tij, kryqezojeni ate. Pilati u tha atyre, A ta kryqezoj mbretin tuaj? Kryeprifti u pergjegj, Ne nuk kemi mbret tjeter perpos Cezarit".

    A mund te ma tregoni sa ishte ora se nuk jame shume i qarte!!!
    4eva Shkodran!!!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    131
    ali
    te lutem mos u tall

  3. #3
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Ali!
    Ne radhe te pare te uroj shendet dhe gjithe te mirat!
    Ti me siper thua nje te vertete te pamohueshme se jo kushdo mund ta kuptoje Biblen edhe pse mund ta lexosh ate.Eshte Fryma e Perendise ajo qe mund te te sqaroje gjithshka edhe pse ti mendon se mund ti kuptosh gjerat vete.Ne si njerez jemi te kufizuar dhe shohim disa copeza te realitet, por Perendia shikon ne cdo drejtim dhe ne cdo kohe. Prandaj ashtu sic ka ndodhur edhe ne Testamenin e Vjeter me Jozefin qe interpretonte enderrat e Faraonit (Zanafilla 41), apo Danieli enderrat e mbretit Nebukadnesar (Danieli 2:24-49), dhe ato e pohuan se vetem Perendia mund te interpretoje endrrat dhe te tregoje te fshehtat qe mendja e njeriut nuk mund ti shohe keshtu eshte edhe me te fshehtat e Bibles vetem Fryma e Shenjte mund te ndricoje mendjen e kujtdo dhe ti tregoje interpretimin e sakte.

    Por le te kthehemi tek tema jone.Ne kohen e kryqezimit te Jezusit ne kemi dy metoda te matjes se kohes; njera metode ishte ajo e hebrenjve(judenjve) qe e fillonin matjen e dites prej ores 6:00 te mengjesit me sistemin e sotem dhe metoda me sistemin romak qe e fillonin matjen e dites nga mesnata ose njelloj sic bejme edhe ne sot.Marku dhe Luka permendin oren sipas sistemit hebraik, keshtu kur thone ora e trete perkon me oren 9 te mengjesit dhe ora e gjashte me oren 12 te mesdites dhe ora e nente me oren 3 pasdite(ose 15), ndersa Gjoni perdor sistemin romak te ndarjes se dites pra nga mesnata dhe kur thote ishte rreth ores se gjashte do te thote e njejta ore qe kemi edhe ne sot 6 e mengjesit.
    Pra e thene me fjale te tjera Pilati e dorezoi tek rojet per ta kryqezuar ne rreth ores 6 te mengjesit me oren tone , rojet e kryqezuan ate ne oren 9 te mengjesit erresira filloi ne oren 12-15 dhe Jezusi vdiq rreth ores 15 gjithmone me sistemin tone qe eshte i njejte edhe me ate romak te asaj kohe.Mendoj se gjithshka eshte e qarte ne lidhje me oren, por une dua te terheq vemendjen me teper tek mesazhi i kryqit.Cfare do te thote per ty Ali pse u kryqezua Jezu Krishti dhe vuajti nje denim te tmerrshem edhe pse Ai ishte i pafajshem?Kur Pilati u tha atyre: "Cte bej, pra me Jezusin, qe quhet Krisht?"(Mateu 27:22) kjo pyetje ne nje fare menyre i eshte drejtuar cdo njeriu, secili mban nje qendrim ne lidhje me Jezusin.Ose e pranojme ate si Shpetimtar qe u kryqezua per mekatet e mia dhe vuajti denimin tim ne kryq per mua ose e quajme si te duam dhe ecim ne rrugen tone drejt erresires drejt shkaterrimit. Tek Luka 23:45 thuhet :
    Dielli u err dhe perdja e tempullit u nda ne mes.
    Kjo tregon se Jezusi e cau ndarjen ne mes njerezve dhe Perendise beri te mundur qe njerezit te hyjne ne vendin shume te shenjte dhe qe te hysh aty duhet te jesh pa mekat, duhet te jesh pastruar me pare tek kryqi i Tij.Dhe per kete duhet te falenderojme Perendine qe e beri te mundur nje gje te tille, kjo gje ka me shume rendesi tek kryqezimi se sa pyetja sa eshte ora?

    Me respekt, Astriti!
    Zoti ju bekofte!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Astrit, mos i jep pergjigje, se fillon e qan Shahu nga inati..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Ali.

    Ali te faleminderit qe ti i ke ndjekur shkrimet e miaj rreth kryqezimit te Krishtit, por nuk me vjen mire qe nuk ke mare ate qe duhet, arsyen per te cilen dhe eshte shkrojtur.
    Kush eshte me e rendesishme per ju:
    Cila ishte ora e kryqezimit , apo vepra shpetuese qe Jezusi beri ne kryq?
    Mendoj se qe ketu fillon zgjuarsia.
    Te uroj qe te jesh mire me shendet.
    Deshmuesi

  6. #6
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Deshmues,

    ke e shpetoi Krishti?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e aliu
    Anėtarėsuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    16
    Deshmues!

    Jam dakord me Starcraft kur ai thote me lart se ke e shpetoi krishti?
    Mund te jete nje histori e gjate por me duket e arsyeshme qe ti na japesh disa sqarime pasi mendoj se zgjuarsia e vertete fillon pikerisht ketu sic thua edhe ti vete me lart!!!
    4eva Shkodran!!!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    71
    dhe Jezusi vdiq rreth ores 15 gjithmone me sistemin tone qe eshte i njejte edhe me ate romak te asaj kohe.
    ------------------------------------------------------
    Ose e pranojme ate si Shpetimtar qe u kryqezua per mekatet e mia dhe vuajti denimin tim ne kryq per mua ose e quajme si te duam dhe ecim ne rrugen tone drejt erresires drejt shkaterrimit.
    ------------------------------------------------------------------------------

    Pra Jezui vdiq,ska lidhje ora,kryesorja Jezuin e kryquan dhe ai pas disa oresh vdiq.E kjarte.Po,si mund ta pranojm per shpetimtar kur ai vetvetes nuk mundi ti gjej shpetim,por lejoi qe te kryqohete te vdes?Si mundet dikush te pranoj per shpetimtar ate qe s`mundi te mbroje vete?(keshtu thoshin edhe idhujtaret per Uzan e Latin se ai do ti shpetoj ata).
    Dhe nuk me nevoitet shpetimtari pasi ai vdiq.Nuk ka kush me denon me.Jam i liore te bej ēte dua.E di se skam kujt ti jap llogari.
    -------------------------------------------------------------------
    Vertete jeni aq te pakjart sa me beni te kuptoj se ju lexoni me sy mbyllur(nenkuptohet lexoni por skuptoni).
    Ju lutem mos shkruani me gjera te tilla se spo mund te ndalem se qeshuri.
    haker007

  9. #9
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390

    Per Besnik29!

    Postuar me pare nga Besniku :
    Pra Jezui vdiq,ska lidhje ora,kryesorja Jezuin e kryquan dhe ai pas disa oresh vdiq.E kjarte.Po,si mund ta pranojm per shpetimtar kur ai vetvetes nuk mundi ti gjej shpetim,por lejoi qe te kryqohete te vdes?Si mundet dikush te pranoj per shpetimtar ate qe s`mundi te mbroje vete?
    .

    Mire e thua Besnik, nuk ka rendesi ora, rendesi ka qe Jezusi vdiq, dhe kete gje Bibla e thote mjaft qarte.
    Por i dashur Besnik, historia nuk perfundon ketu, sepse pas tri ditesh, Ai u ringjall.Varri ku Ai u varros u vulos nga kreret e judenjve dhe ruhej nga ushtaret romake qe trupi i Tij te mos vidhej, por megjithekete asgje nuk e pengoi qe Krishti te ringjallej dhe te ngjitej ne qiell, pasi u pa prej me shume se 500 vetave qe Ai ishte ringjallur dhe shumica e tyre qe u bene deshmitare te ringjalljes u persekutuan dhe u vrane, sepse shpallnin kudo Jezusin e ringjallur.
    Nuk ishte se Jezusi nuk mund te ndihmonte vetveten sepse Ai u ringjall, por Ai erdhi te bente shlyerjen e mekateve dhe pa u derdhur gjak i pafajshem nuk ka shlyerje mekatesh na meson Bibla.

    Pak para se ta arrestonin, Jezusi i hodhi te gjithe ushtaret romake dhe rojet e krereve te judenjve pertoke vetem me dy fjale, Gjoni 18:6:

    6 Sapo u tha atyre: "Une jam", ata u zmbrapsen dhe rane perdhe.

    Kjo tregon se Jezusi ne cdo kohe e kishte situaten ne dore dhe ne cdo moment mund te lirohej prej tyre, apo te bente cfare te donte.Por Ai kishte dashuri dhe dhembshuri per ne mekataret, per ne kokefortet (qe akoma vazhdojme ta lendojme Ate), Ai donte te na falte jeten e perjetshme, Ai donte te ndertonte uren lidhese ndermjet Perendise dhe njeriut, ure qe njeriu me mekatin e tij e shkaterroi qysh ne Eden.Sot kjo ure eshte ndertuar dhe askush nuk mund te shkoje tek Perendia pa kaluar mbi kete ure. Perendia e ka ndertuar kete ure dhe njeriu duhet te kaloje neper te n.q.s. do te shpetoje, ose ta neglizhoje ate dhe te humbase.Ky eshte plani i Perendise i shpalosur ne Bibel.

    Ti mund te qeshesh sa te duash, por une mendoj se eshte per te qare, sepse pa u penduar per mekatet e tua dhe pa kerkuar faljen e mekateve nepermjet Jezu Krishtit je i humbur i dashur mik.Kete gje nuk e them une, por e meson Bibla dhe e thote qe te na paralajmeroje, per te miren tone.
    Shume kohe me pare rreth 3500 vjet me pare, Moisiu para se te vdiste e paralajmeroi popullin e Izraelit qe ti bindej urdherave te Zotit n.q.s. donte te kishte mbaresi dhe prosperitet ne vendin ku po shkonte, perndryshe atyre do tu ndodhnin gjerat me te tmerrshme (te ngjashme me ato qe po na ndodhin ne shqiptareve) derisa ato te pendoheshin dhe te ktheheshin perseri tek Zoti (Ligji i Perterire 30). Fjala e Perendise eshte per tu marre seriozisht dhe jo per te qeshur. Ne ate kohe Moisiu u tha izraeliteve, Ligji i Perterire 30:15 :

    15 Shiko, une po ve sot perpara teje jeten dhe te miren, vdekjen dhe te keqen;

    Zoti i ka vene keto alternativa perpara nesh, dhe ne duam s'duam do te zgjedhim.Uroj Besnik qe te zgjedhesh te miren dhe jeten qe ndodhen tek Jezu Krishti, cdo gje tjeter do te thote vdekje dhe e keqe.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

Tema tė Ngjashme

  1. Kryqėzimi Dhe Ringjallja E Jezusit Sipas Katėr Ungjijve
    Nga ester nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-07-2007, 09:04
  2. Kryeqyteti, Tirana nė kaos me trafikun rrugor
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-12-2006, 11:20
  3. Kryqėzimi i dashurisė
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 25-12-2004, 03:29
  4. Muslimanet dhe Kryqezimi i Krishtit
    Nga berat96 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 29-08-2002, 02:44
  5. Kryqezimi
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-08-2002, 16:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •