Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Humaniteti Në Peshojë

    HUMANITETI NË PESHOJË
    NDIHMA JUAJ I HEQ NGA APARATI I DIALIZËS DY VËLLEZËR TË RINJ
    Mitrovicapress
    Ka filluar aksion humanitar, për t`u ndihmuar për shërim mjekësor jashtë vendit, vëllezërve Burim dhe Shpend Abazi, nga Mitrovica, Sa për informim të njerëzve të vullnetit të mirë, do theksuar se Shpendi ka dy vjet që është sëmurë, kurse Burimi tani ka mbushur një vit dhe që të dy janë të detyruar, për shkak të gjendjes së rëndë, t'i nënshtrohen hemodializimit çdo të dytën ditë.
    Duke parë se Shpendit dhe të vëllait Burimit, po u përkeqësohet gjendja si dhe duke ditur gjendjen e rëndë ekonomike të familjes, e cila nuk mund ta përballojë shërimin e këtyre fëmijëve, kemi par te rendesishme qe te kerkoim ndihm nga të gjith njërzit e vullnetit të mirë.
    Ndonëse gjendja ekonomike e qytetarëve të Mitrovicës pas luftës është tejet e rëndë, ata po tregohen solidarë dhe po japin kontributin e tyre, aq sa u lejojnë mundësitë materiale. Mirëpo, meqë vetëm për transplantimin e veshkës së njërit, jashtë vendit, i nevojiten rreth 25.000 euro, do të thotë se për shërimin e të dy vëllezërve duhet siguruar rreth 50.000 euro, organizatorët apelojnë tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që edhe kësaj radhe t`i hapin zemrat e kuletat e të ndihmojnë për shërim e këtyre dy të rinjve, duke dhënë kontributin e tyre material aq sa kanë mundësi. Gjendja ekonomike e familjes Abazi është e rëndë. Familja jeton vetëm nga të ardhurat e nënës së fëmijve të sëmurë, e cila është mësuese e dalluar shumëvjeçare në Shkollën fillore ''Meto Bajraktari'' , kurse babai i tyre, Enveri, është i papunë. Me pagën e mësueses, familja duhet të
    shkollojë fëmijët e tyre, Burimin që studion frengjishten, vajzën që poashtu është studente dhe Shpendin që është nxënës. Ç`është edhe më keq, kjo familje nuk ka as
    shtëpi të veten dhe jeton në një banesë pa status të zgjidhur dhe nën kërcënim të përhershëm të HABITAT-it për ta larguar nga ajo. Burimi dhe Shpendi janë shumë të dashur në mesin e shokëve. Ata janë të hareshëm, të kulturuar dhe shumë të shoqërueshëm.

    Për të interesuarit që duan t`i bashkangjiten këtij aksioni humanitar me ndihmat e tyre, po japim edhe numrin e llogarisë rrjedhëse: Shpend Abazi, Raiffaisen Bank 1503001001241107 dhe Shpend Abazi , Kasabank 1713100013512291
    info@mitrovicapress .com
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Per

    Per te interesuarit kete mund ta gjeni ne web sitin :

    http://www.mitrovicapress.com/module...ticle&sid=1831
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •