Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 104
  1. #91
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Ky lajm e ben me madheshtore festen e pavaresise . Jemi ndare, gjykuar dhe torturuar padresjtesisht me vite e shekuj. Keto jan ditet e fundit te grekofileve e serbofileve dhe miqeve te tyre.Shqiptaret po e bindin boten se jemi popull liridashes por qe fatkeqesisht jemi te rrethuar me gjakpires e hajdut . Por ky eshte fundi , fundi i te keqijave per popull. Tani jemi me te bashkuar se kurre, dhe te bashkuar ska force e as politike qe do te na mund. UÇK do te mbetet forca me e lavdishme qe levizi themelet e historise dhe drejtoj popullin nga rrezet e lirise dhe bashkimit kombetar. Andaj perulem para te gjitha atyre vajzave e djemve qe ishin pjese e kesaj force. Urime Kosove, urime Shqiptar triumfi i nje beteje dhe fitorja mbi padrejtesite. Miresevjen Ramush ,Lah ,Idriz ..miresevini ne token per te cilen luftuat dhe sakrifikuat aq shume.

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878
    Fole, shume u preka me kete postimin tend, e s'kam cfare t'ju shtoj fjaleve tua.
    Urime Ramushit e gjithe shqipetareve.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  3. #93
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    - e besoj se ketyre dy ditav qe kaluan me feston ton te madhe edhe me dite e sotit ka pas edhe ka me pas njerz me infrkat ne zemer si domos nga ana e shkinis dhe bashkpuntorve te tyre , do te pelcasin ne vazhdim, dite te mira per gjith Kombin Shqiptar.
    - Mir se vjen Ramush ne Republiken e Kosoves.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Urime Ramush Haradinajt.
    Dhurate me te bukur ne kete 100 vjetor te pavaresise nuk ka per luftetaret e lirise.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Skam pase dyshim qe do te ndodhte ndryshe, edhe pse me shqiptaret drejtesia e huaj nuk qene gjithmone drejtesi. Urime shqiptare!

    Per here te pare pashe lot ne syte e Hilmi Haradinajt. Se kam pare te qante me gjithe katrahurat qe ka pesu familja e tij qe i vinin nga te gjitha anet. Dhe jo vetem nga te huajt..... Nje fillim te mbare per familjen e tij!
    AUTOCHTHONOUS

  6. #96
    Gjak Shqiptari Maska e Illyri
    Anëtarësuar
    05-05-2011
    Vendndodhja
    Në tokën shqiptare Dardani
    Postime
    145

    Të pafajshëm dhe faqebardhë.

    Skedarët e Bashkëngjitur 158404

    Gëzuar fitoren për vërtetësinë e luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Gjakpirësit sllavë le të pëlcasin!
    Gegërishtja! Dialekti i të parëve tanë ILIR!

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Kthehet sot si hero lufte - do ta vazhdojë punën e lënë si kryeministër më 2004

    E plotësuar - Ramush Haradinaj tha përmes avokatit të tij Ben Emmerson se është "koha për pajtim" dhe se do të “garantojë të drejtat dhe pjesëmarrjen e plotë të serbëve në jetën politike të Kosovës".

    Emmerson e ftoi ish kryeprokuroren Carla del Ponte që t’i kërkojë publikisht falje popullit të Kosovës dhe tre pandehurve, meqë ka ajo e ka ngritur aktakuzën.


    "Haradinaj kthehet sot në Prishtinë. Ai do të vazhdojë të punojë si lider i Kosovës, në detyrat dhe funksionet që kishte përpara gjyqit", u tha Emmerson gazetarëve në Hagë.

    Përndryshe, publiku pret reagimin e Del Pontes. Ajo është deklaruar pas lirimit të gjeneralëve kroatë, Gotovina dhe Markac, duke thënë se vendimi është “i padrejtë dhe i pabesueshëm”.

    "Britanikët, amerikanët dhe të tjerët kanë thënë se këtë e ka kuptuar gabimisht, por ajo ishte e vendosur të vazhdojë pavarësisht nga dëshmitë", tha Emmerson.

    Pas vendimit, Emmerson u tha gazetarëve se "Haradinaj do të udhëheqë qeverinë që do të përfaqësojë të gjithë qytetarët, çfarëdo gjuhe që flasin, pa marrë parasysh se prej nga vijnë dhe pavarësisht nga kombësia e tyre",

    "Është koha për pajtim", tha Haradinaj përmes avokatit të tij.

    Siç njoftoi avokati, Haradinaj do të ballafaqohet ashpër, kudo, me korrupsionin në Kosovë.

    "Mbi të gjitha, Haradinaj do të vazhdojë me detyrat të cilat kjo padi e padrejtë i ka ndërprerë, duke e shpirë vendin në fazën e dytë në rrugën tek pavarësia dhe sovraniteti i plotë”, thotë Emmerson, duke shtuar se me pëlqimin e komunitetit ndërkombëtar dhe të popullit të Kosovës Haradinaj do të përfundojë punën që filloi në vitin 2004.

    Emmerson tha se me vendimi e sotëm, gjykata në fund solli drejtësi për Haradinajn dhe popullin e Kosovës, pas "rastit më të gjatë dhe më të lodhshëm në historinë e së drejtës ndërkombëtare".

    "Është vërtetuar pa asnjë dilemë se Haradinaj është hero lufte, e jo kriminel lufte. Është koha që të gjithë armiqtë e një Kosovës të lirë të pranojë verdiktin e historisë. Ky vendim duhet të hesht, një herë e përgjithmonë, të gjithë zyrtarët në kreun e qeverisë në Beograd të cilët kanë publikuar gënjeshtra për këtë proces, madje edhe në ditët e vendimit”, ka thënë avokati mbrojtës.

    Emmerson përsëriti se Gjykata konstatoi se nuk ka pasur dëshmi që Haradinaj ishte i përfshirë në ngacmimin e dëshmitarëve. /Telegrafi/

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Presidenca dhe Qeveria mirëpresin vendimin e Tribunalit

    Presidentja e Republikë s së Kosovës, Atifete Jahjaga, mirëpret vendimin e Tribunalit Ndërkombë tar për Krime lufte në ish-Jugosllavi, që të shpallë të pafajshëm ish-kryeministrin e Kosovës dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë s, Ramush Haradinaj.

    Presidentja e Kosovës shpreh kënaqësinë që Haradinaj po i kthehet familjes së tij, qytetarëve të Kosovës dhe vendit, “për të vazhduar kontributin e tij në konsolidimin dhe forcimin e proceseve demokratike nëpër të cilat po kalon vendi ynë”.

    “Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës për zotëri Haradinajn dhe ish-bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, është edhe një dëshmi se lufta jonë e drejtë dhe prijësit e luftës tonë çlirimtare nuk janë fajtorë për krimet që u janë veshur”, thuhet në një kumtesë të Presidencës.

    Presidentja e Kosovës përgëzon qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës në përpjekje për të kërkuar drejtësi për krimet e luftës të kryera në Kosovë dhe durimin e tyre gjatë kësaj periudhe.

    Vendimin e Tribunalit ka mirëpritur edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

    “Ky vendim është dëshmia më e fortë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë për liri dhe nuk ka kryer krime për të cilat jemi akuzuar padrejtësisht”, thuhet në një komunikatë të publikuar nga zyra për informim e kryeministrit. Ky proces i stërzgjatur i Tribunalit të Hagës kundër Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt ka qenë shumë i dhimbshëm për t’u përballuar jo vetëm për ata dhe për familjet e tyre, por ka qenë shumë i vështirë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shtetin tone”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Kryeministria.

    Duke uruar ish-kryeministrin dhe dy ish bashkëluftëtarët e tij, kryeministri ka ritheksuar se “lufta për liri dhe pavarësi ka qenë e drejtë dhe e shenjtë”.

    “Kjo u vërtetua nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës sot, dhe do të dëshmohet përsëri me rastin e Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij”, citohet të ketë thënë Thaçi në komunikatë.


    LDK-ja përshëndet lirimin e Haradinajt

    Lidhja Demokratike e Kosovës përshëndet vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për lirimin nga të gjitha akuzat të Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij.
    “Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se vendimi i sotëm edhe një herë e dëshmon se përpjekjet dhe lufta e shqiptarëve të Kosovës për liri ka qenë e drejtë”, thuhet në një komunikatë të LDK-së.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës gjithnjë ka besuar në vlerat e përpjekjeve shqiptare dhe të luftës çlirimtare. LDK, në këtë rast, përgëzon z. Haradinaj dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe përshëndet kthimin e tij në Kosovë dhe në familjen e tij”.


    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #99
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360
    .....u kuptua te pa fajshmit tanime te lire, por ku duhet te perfundoi ajo "drejtesia" qe vodhi vite te tera jete padrejtesisht ketyre burrave? Do te kete te pakten nje " me fale" te shkruar? hmm..

  10. #100
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Me ne fund!!! Nje lajm fantastik ky i sotmi!! Urime Haradinajt, Urime Kosove , Urime shqiptare!!! Drejtesia egzsistoka!!! Prishtinali, them se patjeter do te kete edhe "me fal". C'rendesi ka a do ta ndjejne apo do ta thone nga zori... pershendetje miku im
    What goes around---comes around

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Leter e hapur Heroit te Popullit Ramush Haradinaj
    Nga Bahtir Hamza në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 176
    Postimi i Fundit: 07-08-2010, 18:28
  2. Ramush Haradinaj qytetar nderi në Gjirokastër
    Nga Sabriu në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 06:27
  3. Leter e hapur drejtuar Ramush Haradinaj
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-11-2005, 09:16
  4. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  5. Spiro Butka: Si luftova në krah të Ramush Haradinaj
    Nga demir në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 10:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •