Gjashte vendet e perfshira ne perpjekjet per te bindur Iranin qe te ndale programin berthamor takohen sot ne Londer per te diskutuar menyrat e reja per te ushtruar presion mbi Teheranin. Bisedimet zhvillohen pas publikimit te nje raporti te OKB-se se Irani ka injoruar afatet per pezullimin e aktiviteteve berthamore. Presidenti Ahmadinexhad tha se Irani nuk do te kthehet prapa me programin nuklear. Ndersa sekretarja amerikane e Shtetit Condoliza Rice tha se institucionet financiare nderkombetare tashme kane filluar te terhiqen nga vendi nderkohe qe edhe investimet e huaja ne sektoret e naftes dhe gazit mund te nderpriten se shpejti.
Ali Larijani , kreu negociator iranian per ceshtjen berthamore eshte shprehur i gatshem per te vleresuar pozitivisht cfaredo kerkese per dialog nga ana e SHBA-se , po theksoi se nuk do te pranohet asnje kusht. Ai nuk ka dhene asnje sinjal per pezullimin e pasurimit te uraniumit.
Nderkohe ne Pentagon jane marre te gjitha masat dhe mndesine e nderhyrjes ushtarake te ShBA-se kunder Iranit.
Krijoni Kontakt