Shpërthim në Pejë, dëmtohen shtatë vetura të OSBE-së
Rreth orës 3:35 të mëngjesit, në Lagjen Fidanishte të Pejës, në parkingun e OSBE-së ka ndodhur një shpërthim. Me këtë rast janë dëmtuar shtatë vetura të OSBE-së dhe dy vetura private. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Stacionit Policor të Pejës.
Pos dëshmive materiale është gjetur edhe mjeti i dytë shpërthyes i cili nuk është aktivizuar. Sipas një kumtese për shtyp të SHPK-së thuhet se ende nuk dihet se kush ka qenë cak i sulmit, meqenëse zona përreth vendit të ngjarjes është e banuar.
Krijoni Kontakt