ka ca anetar te forumit tejet qesharak.
Koalicioni qeverises ne rrezik percarjeje
Levizjet e fundit ne kabinetin qeveritar kane vene ne pozite teper te veshtire kryeministrin Sali Berisha, i cili duhet te plotesoje orekset e aleateve, nese do votat e tyre per emerimin e ministrave te rinj dhe ligjeve. Nje paralajmerim te forte Berisha e mori dje ne Kuvend nga kryetari i grupit parlamentar demokristian, Nikolle Lesi, i cili tha se nese kryeministri nuk zbaton marreveshjen mes PD-PDK, asnje nga votat e tete deputeteve nuk do te jete per qeverine dhe ligjet e saj. “PDK nuk do te votoje asnje projektligj, nese PD nuk zbaton marreveshjen per bashkepunim dhe bashkeqeverisje te nenshkruar mes Sali Berishes dhe Nard Ndokes”, tha prere Lesi. Sipas tij, PDK do te prese deri te henen ne 12:00 te mesdites, qe Berisha te reagoje, ne te kundert tete deputetet e kesaj partie, perfshi dhe ministrin Ndoka, nuk do te votojne asnje projektligj. PDK eshte shprehur hapur tri dite me pare per nje post tjeter ministri, pse jo dhe ne rang zv/ministri. Keto pretendime i beri publike vete Lesi tre dite me pare. “Kerkojme gjithashtu qe te respektoni edhe marreveshjen me PDK per dy komunat e kthyera per zgjedhje ne Bushat dhe Kelmend, ku ju po punoni ndryshe diten dhe ndryshe naten. Diten mbeshtesni kandidatin e perbashket te koalicionit te djathte dhe naten kandidatin e pavarur”, tha Lesi. Sinjale aspak pozitive vijne dhe nga PBDNJ. Sekretari i Pergjithshem i kesaj partie, Leonard Solis deklaron se qeveria nuk do te kete voten e deputeteve te kesaj partie per kandidaturen e Sokol Olldashit ne postin e ministrit te Transporteve, Puneve Publike dhe Telekomunikacionit. “Kandidatura e Olldashit do te ishte e pershtatshme per ndonje ministri tjeter, pervec asaj te Transporteve. Nuk do te ishte vendi i duhur, pasi do te lindte edhe njehere binomi Rama-Olldashi, qe nenkupton rifillim konfliktesh”, tha Solis. Deklaratat e djeshme te aleateve rrezikojne seriozisht qeverine dhe kalimin e ligjeve ne Kuvend. Pa tete votat e PDK-se dhe 3 te PBDNJ-se, qeveria e djathte e ka thuajse te pamundur te kaloje projektligje te rendesishme, nese kundershtohen nga opozita. Konfliktet mes PD-se dhe aleateve te saj u thelluan se tepermi ne ndryshimet e fundit te detyruara ne qeveri, pas doreheqjes se ministrit te Jashtem, Besnik Mustafaj. Kryeministri duhet te reagoje gjate ketyre diteve, qe te mos kete rrjedhje te votave gjate votimit ne Kuvend. Nderkohe qe nuk perjashtohet mundesia e ndonje rrjedhjeje vote dhe nga ana e deputeteve te PD, pa perjashtuar ne kete rast ardhjen ne ndihme nga rrjedhjet e mundshme te votave nga opozita, te cilet, si ne rastin e ndryshime te para mund ta japin voten “per ironi” per ministrat e rinj te PD.
Ultimatumi
Kryetari i grupit demokristian Nikolle Lesi ashpersoi dje shume tonet ndaj kryeministrit Sali Berisha. Lesi, pikerisht ne momentin e ndryshimeve te reja ne qeveri, nxori ne skene marreveshjen PD-PDK, qe sipas demokristianit, kryeministri Berisha nuk e ka zbatuar. Sipas tij, kryeministri ka kohe deri diten e hene ne mesdite per te reaguar, ne te kundert tete deputetet e PDK-se nuk do te votojne asnje projektligj te qeverise. PDK pretendon nje tjeter post ministri, por ne pamundesi edhe post ne rang zv/ministri, duke shtrire bashkepunimin ne te gjitha nivelet.
Berisha
Kryeministri Sali Berisha nuk e jep veten, kur e pyesin per krisje te koalicionit dhe problemet e lindura pas ndryshimeve ne qeveri. Pa shume komente kryeministri tha dje se “Koalicioni i djathte eshte me mire se kurre ndonjehere”. Ne nje kohe qe evitoi te komentoje largimin e ministrit te Jashtem, Besnik Mustafaj, si dhe ndryshimet qe po behen ne qeveri e pretendimet e aleateve. Reagimi i kreut te qeverise erdhi menjehere pas ultimatumit te Lesit, si dhe deklarates se Solis se nuk do te votoje propozimin e Sokol Olldashit per minister te Transporteve dhe Puneve Publike.
#VamosArgentina
PD eshte ne levizje dhe ndryshim te perditshem, por ne ndryshim nga PS ku lufta e krereve zhvillohet per jete a vdekje, tek PD kjo behet ne menyre te qete dhe pa buje.
Nje njeri i vemendshem e kupton se ka dy vite qe ne PD vijne vetem emra te rinj dhe po ashtu ne qeveri po afirmohen figura te reja.
Puna me e mire qe po ben PD eshte pergatitja e drejtuesve te ardhshem permes qeverisjes, sepse nuk do te mundet kurresesi nje i sapodiplomuar ne Shqiperi apo jashte saj, qe te caje muret e sfidat allashqiptare pa kaluar neper veshtiresite e qeverisjes.
Ndersa PS per sa kohe qe ishte pushtet, ndonese pati kohe mjaft, ajo nuk arriti te krijoje nje lidership te ri, por i mbeti besnike skemave te paracaktuara klanore, me te cilat mbahet ne kembe e gjithe ngrehina e saj.
Edhe dy vite dhe PD do te kete nje lidership krejtesisht te ri, qe do te kete pervojen e nevojshme dhe te mjaftueshme per te qeverisur.
Vazhdon kriza te shumica. Tė vegjlit me "oreks" pėr poste
Krizėn brenda koalicionit tė djathtė, tashmė Kryeministri Berisha nuk mund ta fshehė pas batutave dhe shakave siē ka bėrė deri mė tani duke thėnė "se gjithēka po shkon shkėlqyeshėm", sepse mosmarrėveshjet nė koalicion, sa vijnė dhe thellohen mė shumė. Pas ultimatumit tė bėrė dy ditė mė parė nga kryetari i Grupit parlamentar tė PDK-sė, Nikoll Lesi, se kjo forcė politike nuk do tė votojė asnjė nismė tė qeverisė pa u respektuar marrėveshja me kėtė parti dhe pa u konsultuar me aleatėt dhe grupet e interesit, dje ka ardhur njė tjetėr "ultimatum", por pak mė i zbutuar nga kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule. Ky i fundit, nga mbledhja e asamblesė sė partisė sė tij i ka kujtuar Kryeministrit Berisha se nuk mund tė marrė mė vendime dhe nisma pa u konsultuar mė parė me partitė aleate dhe grupet e interesit, pėrndryshe vota e tyre do tė jetė kundėr qeverisė.
Deklarata e PBDNJ-sė
Kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, i ka kėrkuar PD-sė dhe konkretisht, Kryeministri Berisha tė lėrė mėnjanė konfliktet dhe tė kėrkojė mė shumė dialog pėr ligjet e rėndėsishme me grupet e interesit qė duhet tė jenė aleatėt kryesorė tė qeverisė. "Koalicioni dhe forca kryesore drejtuese, pra Partia Demokratike nuk duhet tė injorojnė favorin mė tė madh qė kanė, pikėrisht njė koalicion kaq tė gjerė, e cila siguron mbėshtetjen e fuqishme pėr reformat. Kėto reforma realizohen vetėm me dialogė, konsultime e negocime paraprake, jo vetėm mes aleatėve, por me tė gjitha grupet e interesit, nė qoftė se nuk do tė arrijmė qė tė shndėrrojmė nė aleatė, grupet e interesit qytetarin dhe shoqėrinė kėto reforma tė dhimbshme qė kėrkohen pėr tu bėrė nuk do tė jemi tė suksesshme nė realizmin e tyre", ėshtė shprehur Dule. Sipas tij, lufta ndaj informalitetit dhe krimit ekonomik duhet tė bėhet pa dallime dhe pa pėrzgjedhje. Sipas tij, "duhet njė luftė frontale sistematike e pa kompromis, pa klientelizėm, pa selektivitet, kėto beteja janė nga mė delikatet. Nėse futet elementi i selektivitetit nė luftėn ndaj korrupsionit nė luftėn ndaj informalitetit dhe krimit ekonomik apo fenomeneve tė tjera negative, nėse hyn klientelizmi qoftė edhe nė shkallė minimale nė luftėn kundėr tyre ka dėshtuar i gjithė procesi". Deklaratat e Dules kanė qenė mjaft tė qarta, nėpėrmjet tė cilave ai i ka pėrcjellė mesazhin Kryeministrit Berisha se PBDNJ-ja nuk do tė bėhet palė nė sulmet individuale tė qeverisė ndaj medias dhe biznesit, pra votat e deputetėve tė PBDNJ-sė do tė jenė kundėr nismave qė nuk do tė gjejnė konsensus tė gjerė edhe me grupet e interesit. Dhe kjo deklaratė vjen pak ditė para se tė votohet nė Kuvend ligji pėr platformėn dixhitale ku PBDNJ-ja ka kundėrshtuar faktin e hartimit tė tij, pa u konsultuar mė parė me grupet e interesit.
Deklarata e PDK-sė
Kryetari i Grupit parlamentar tė PDK-sė, Nikoll Lesi, ka zyrtarizuar dje deklaratėn e tij tė bėrė nė seancėn e sė enjtes ku i dha ultimatum Kryeministrit pėr respektimin e marrėveshjes mes dy partive aleate. Nė tė kundėrt, nėse Berisha nuk e respektonte kėtė marrėveshje, deri tė hėnėn nė mesditė, Lesi dhe 7 deputetėt e tjerė tė PDK-sė do tė votojnė kundėr ēdo projektligji apo nisme qė do tė paraqitet nė Kuvend nga qeveria. Pėr tė konkretizuar deklaratėn e tij nė Kuvend, deputeti Lesi dje ėshtė paraqitur nė zyrėn e zv/kryeministrit Gamend Oketa, ku i ka paraqitur me shkrim tė gjitha pikat e marrėveshjes qė ai kėrkon tė plotėsohen deri tė hėnėn. "Ishim nė takim me zėvendėskryeministrin Oketa pėr kėrkesat tona qė i kemi bėrė tė ditura publikisht edhe nė Parlament. Kėto kėrkesa konsistojnė nė zbatimin e marrėveshjes mes PD dhe PDK tė firmosur nga kryetarėt. Tashmė, kėto kėrkesa i kemi parashtruar zyrtarisht sipas marrėveshjes dhe presim njė pėrgjigje deri ditėn e hėnė. Nėse pėrgjigjja nuk vjen, mbetet qėndrimi qė kam deklaruar tė enjten nė Parlament", ėshtė shprehur Lesi. Nė bazė tė marrėveshjes, PDK-ja kėrkon dy poste ministrore dhe poste tė tjera nė qeverisje.
© Gazeta Shqip - 2006-2007
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
PD i kujton Rames “Hakmarrjen”
Partia Demokratike kryqezon lider te larte te kundershtares se tij politike, Partise Socialiste. Per eksponente te partise me te madhe ne mazhorance, kryetari i PS-se, Edi Rama dhe kryeredaktori i organit zyrtar mediatik te kesaj partie, Erion Brace, jane te lidhur direkt me organizatat kriminale. Nisur nga pergjimet e publikuara ne shtyp, te bisedave te disa drejtuesve te organizatave kriminale, ku kane dale edhe emrat e dy zyrtareve te larte te PS-se, PD nuk heziton t’i deklaroje ata si mbrojtes se krimit. PD permes zedhenesit te saj, Gerti Bogdani. Thekson se pergjimet, “zbulojne dhe konfirmojne lidhjet direkte dhe me te fuqishme te krimit te organizuar, te bandave me te rrezikshme te vendit, asaj te “Hakmarrjes per Drejtesi” dhe asaj te Aldo Bares, respektivisht me Edvin Ramen dhe leitnandin e tij, Erion Brace”. Per demokratet, dosjet faktojne se Rama dhe Brace, ishin pergjegjesit politik dhe menaxheret e lavanderise se parave te krimit te organizuar ne Shqiperi. “Keto lidhje te kreut socialist me grupet me te rrezikshme kriminale te Shqiperise dhe Europes, jane kercenim direkt te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian dhe NATO”, deklaroi zedhenesi demokrat, Bogdani. Sipas tij, keto lidhje kriminale te kryetarit Rama, perbejne edhe nje kercenim per vete PS-ne. Te njejtin pozicion ka mbajtur edhe deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferri, i cili pa doreza hedh akuza te renda ndaj Rames dhe Braces, te cilet sipas tij, jane te lidhur me organizatat me te fuqishme ne rajon. Sipas tij, zbardhja e bisedave telefonike, jane vertetimi i akuzave te hedhura nga kryetari demokrat, Sali Berisha, tek thoshte se Rama ishte kapur nga organizata kriminale “Hakmarrja per Drejtesi”. “Ne pjesen e pare flitet per trafik prostitutash dhe ne pjesen e dyte shprehet mbeshtetja qe Edi Rama i jep ‘Hakmarrjes per Drejtesi’. Une do te thoja se kjo eshte politika e re e Edi Rames, kjo eshte fuqia e ndryshimit te Edi Rames, kjo eshte e ardhmja evropiane qe do te ndertoje Edi Rama”, ka deklaruar Xhaferri dje ne nje prononcim per mediat. Sipas tij, gjithcka eshte shnderruar ne fakt dhe tashme larg akuzave politike. “Gjykata e Torinos ne Itali mbaroi pune me krahun ushtarak te organizates kriminale, i mbetet drejtesise shqiptare te merret me krahun politik te saj. Eshte mese e qarte per te gjithe shqiptaret se ky eshte edhe themeli i konfliktit qe ka sot PD me drejtesine shqiptare”, tha Xhaferri.
#VamosArgentina
MA MIRA MUTI I FISNIKUT SE SA BUKA E TE LIGUT! (I LIGU ~LEXON PARTIA
SOCJALISTE)
Departamenti Amerikan i Shtetit vlerėson me nota pozitive hapat e ndėrmarrė nga Tirana zyrtare
SHBA: Progres nė luftėn ndaj krimit dhe korrupsionit
Departamenti Amerikan i Shtetit vlerėson me nota pozitive progresin qė Shqipėria ka bėrė nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu, administrata amerikane vlerėson rolin e qeverisė shqiptare nė luftėn kundėr terrorizmit dhe bashkėpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kundėr kėtij fenomeni. Kėto vlerėsime u publikuan nė njė raport vjetor tė Departamentit tė Shtetit, i cili detajon veprimtarinė e tė gjitha vendeve tė botės ndaj kėtyre fenomeneve. Raporti vlerėson nė tė njėjtėn kohė edhe pjesėmarrjen e trupave ushtarake shqiptare nė misionet paqėruajtėse nė Afganistan dhe Irak. "Shqipėria kontribuon me trupat e saj ushtarake nė Afganistan dhe Irak, ka ngrirė llogaritė bankare tė lidhura me financimin e terrorizimit apo pastrimin e parave dhe ka punuar me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera nė luftėn kundėr terrorizimit. "Shqipėria ka bėrė progres nė identifikimin e cėnimit tė kufijve nė det dhe nė tokė, por qeveria dhe forcat e policisė janė pėrballur me sfida thelbėsore nė vendosjen e sigurisė kufitare dhe luftėn ndaj krimit tė organizuar dhe korrupsionit", thekson raporti. Dokumenti vlerėson pozitivisht gjithashtu azilin politik qė qeveria shqiptare u ofroi 5 tė dėnuarve tė Gjirit tė Guantanamos, pasi Shtetet e Bashkuara pėrcaktuan se ata nuk konsideroheshin luftėtarė armiq. "Shqipėria ėshtė angazhuar publikisht tė mbajė prezencėn e saj nė Irak pėr aq kohė sa do tė jetė e nevojshme, dhe ka njė kontigjent me rreth 120 ushtarėsh nė kėtė vend. Nė Afganistan, Shqipėria dėrgoi 26 trupa, pėrfshirė edhe anėtarėt e njėsisė sė pėrbashkėt mjekėsore", nėnvizon mė tej raporti. Sipas dokumentit edhe pse nuk u ngrinė asete tė tjera, qeveria shqiptare zbuloi shtatė prona tė tjera tė grupeve tashmė tė identifikuara, tė cilat u sekuestruan mė pas. Ndėrkohė, qė Shėrbimi Informativ Shtetėror ėshtė njėsia mė kryesore e kundėrterrorizmit nė qeverinė shqiptare, shumica e sukseseve tė tij kaluan pa u vėnė re pėr shkak tė natyrės sė fshehtė tė punės sė tij. Raporti vlerėson se efektiviteti i pėrpjekjeve tė qeverisė kundėr financimeve tė terrorizmit u pengua nga burimet e pamjaftueshme financiare, komunikimi i varfėr, mungesa e infrastrukturės nė pėrpunimin e tė dhėnave dhe personelit tė pa trajnuar.
Raporti i Freedom House vlerėson ligjet e rėndėsishme tė mazhorancės
Qeveria "Berisha" po mban premtimet
Ministrat "braktisin" selinė blu
Pėrveē Topallit, Rusmalit dhe Bodes, tani mungon dhe zv/ministri Strazimiri
Pas "zbehjes sė pushtetit" tė Partisė Demokratike nė zgjedhjet e fundit lokale, Kryeministri dhe deputetėt e djathtė premtuan se PD-ja do i nėnshtrohet njė analize nė zonat ku ka humbur, por kjo ende nuk ka ndodhur. Kreu i PD-sė, Sali Berisha, ka hedhur idenė brenda grupit tė PD-sė pėr ndarjen e mandateve partiake nga ato ministrore, por edhe kjo ende nuk ėshtė bėrė realitet. Konkretisht nė njė nga mbledhjet e grupit tė PD-sė nė mesin e muajit mars, Kryeministri Berisha ka bėrė me dije para deputetėve tė tij se sė shpejti do tė ketė ndarje tė mandateve qeveritare nga ato partiake. Ideja e kreut tė selisė blu ėshtė tė fuqizojė sekretariatin e Partisė Demokratike, duke u hequr ministrave tė kabinetit tė tij tė drejtėn qė tė vazhdojnė tė mbajnė edhe njė post nė parti. Papajtueshmėria e njė pjese tė rėndėsishme tė PD-sė me idenė e Kryeministrit ka bėrė qė edhe ndarja e posteve tė lihet nė harresė. Premtimet dhe deklaratat e lanēuara, por tė pazbatuara ende, vazhdojnė tė sjellin njė situatė tė heshtur dhe jo aktive brenda gjirit tė partisė mė tė madhe tė vendit. Ndonėse gėzojnė shijen e pushtetit, organizimi i punės brenda selisė blu lė shumė pėr tė dėshiruar. Ministrat qė mbajnė poste nė sekretariatet e partisė kanė kohė qė sduken pranė kėsaj selie, tė cilėn e vizitojnė tek-tuk vetėm disa deputetė. Megjithėse pas rezultatit tė zgjedhjeve tė 18 shkurtit u premtua se do tė bėheshin reflektime mė tė thella sesa njė analizė brenda partisė, gjėrat pas 18 shkurtit deri mė sot nuk kanė ndryshuar edhe aq shumė. Krijimi i ekuilibrave tė rinj brenda mazhorancės ishte versioni mė i mundshėm qė kėrkohej tė zbatohej. Pėrveē pėrfshirjes nė qeveri tė aleatėve demokristianė dhe ndryshimit tė disa ministrave jo shumė tė rėndėsishėm, analiza brenda PD duket se ėshtė lėnė nė harresė. Pranė selisė sė PD-sė qarkullojnė fjalėt se analiza ėshtė shtyrė sėrish. Shkak pėr kėtė ėshtė bėrė ardhja e Presidentit tė SHBA, Xhorxh Bush, dhe zgjedhja e Presidentit tė ri tė Republikės. Deri pas zgjedhjes sė kreut tė shtetit, nė selinė e PD-sė do tė vazhdojė tė mbizotėrojė heshtja.
Mandatet
Zotėrimi i dy mandateve njėkohėsisht, njė nė nivelet ministrore dhe njė tjetėr brenda partisė, bėn qė Partia Demokratike tė mos jetė e mirorganizuar si forca politike kundėrshtare e saj, Partia Socialiste. Sekretariati i PD-sė ka zbarkuar i gjithi nė postet e larta drejtuese nė ministritė e qeverisė "Berisha". Sekretari i Pėrgjithshėm, Ridvan Bode, sekretari i Ēėshtjeve ligjore, Ilir Rusmali, sekretari pėr pushtetin lokal, Ferdinand Poni dhe sekretari pėr partneritetin, Gent Strazimiri, janė fokusuar sė tepėrmi nė punėt brenda dikastereve qė drejtojnė, se sa nė punėt brenda Partisė Demokratike. Madje edhe zyra e degės sė PD-sė Tiranė ėshtė lėnė nė heshtje pas kalimit tė Bujar Nishanit pranė Ministrisė sė Brendshme dhe pas kalimit tė Sokol Olldashit pranė Ministrisė sė Transporteve. Plus kėsaj, edhe posti i sekretarit tė Marrėdhėnieve me Publikun ka ngelur i pazėvendėsuar qė prej "ngrirjes" sė avokatit Spartak Ngjela nga Kryeministri Berisha. Nė kėtė mėnyrė sekretariati i partisė nė pushtet ka ngelur i zbuluar nė organizimin e tij dhe pėr mirorganizimin e tij, me gjithė kundėrshtinė e njė pjese tė deputetėve demokratė, ndarja e posteve partiake nga ato konsiderohet e domosdoshme.
Riorganizimi i PD
Ristrukturimi i posteve brenda Partisė Demokratike pritet tė bėhet pas vizitės sė Presidentit amerikan, Xhorxh Bush, dhe pas zgjedhjes sė Presidentit tė ri tė Republikės. Ndonėse janė shtyrė pa afat, ajo ēka dihet me siguri ėshtė se do tė ketė njė ndryshim te kryetarėt nė nivele degėsh. Kryesisht nga vala e ndryshimeve do tė preken qytete si Tirana, Durrėsi, Lushnja, Elbasani dhe Korēa. Deri tani, pėrveē njė "tėrheqjeje veshi", asgjė mė shumė nuk ėshtė bėrė brenda selisė blu pėr humbjen e kėsaj partie nė qytetet kryesore tė vendit, si Tiranė, Durrės, Lushnjė, Berat, Korēė dhe Elbasan. Gjatė kohės kur ka zėvendėsuar ministrat e kabinetit tė tij me emra tė rinj, Berisha ėshtė shprehur se ministrave tė shkarkuar nga kabineti do tu garantohet njė post i rėndėsishėm nė Partinė Demokratike. Qė prej fillimit tė marsit, Aldo Bumēi, Arenca Trashani dhe Maksim Cikuli kanė ngelur pa poste tė rėndėsishme partiake. Ndėrkohė qė ministra si Bode dhe Rusmali, qė nuk u bie koha tė dalin nė selinė blu, mbajnė ende mandate tė rėndėsishme sekretarėsh brenda partisė.
Shqip
Kryeministri takohet me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė NATO-s dhe merr pjesė nė Kėshillin e Ambasadorėve tė Aleancės
Scheffer: Shqipėria, shumė pranė anėtarėsimit
Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ka vlerėsuar dje pozitivisht reformat e ndėrmarra nga qeveria shqiptare dhe kontributin e saj pėr operacionet e NATO-s. Kėtė deklaratė, ai e ka bėrė gjatė takimit qė ka pasur me Kryeministrin e Shqipėrisė, Sali Berisha, i cili ka ndėrmarrė njė vizitė zyrtare nė Bruksel. Gjatė kėsaj vizite, Berisha ka marrė pjesė edhe nė Kėshillin e Ambasadorėve tė Aleancės sė Atlantikut tė Veriut, ku ka deklaruar se Shqipėria ėshtė nė rrugėn e anėtarėsimit nė NATO. Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ka bėrė tė ditur se mundėsitė pėr anėtarėsimin nė NATO janė tė mėdha dhe reale, por, sipas tij, kjo do tė varet nga plotėsimi i standardeve qė janė kėrkuar nga ndėrkombėtarėt. Mė tej, kreu i qeverisė theksoi se integrimi euro-atlantik ėshtė njė nga prioritetet krysore tė kėsaj qeverie, madje ėshtė shprehur i sigurt se ky proces ka mbėshtetjen jo vetėm tė forcave politike, por tė tė gjithė shqiptarėve. "Jam kėtu pėr tė konfirmuar vendosmėrinė tonė tė palėkundur pėr integrimin nė NATO. Por, gjithashtu, unė jam kėtu pėr t'ju informuar pėr punėn e madhe qė ėshtė ndėrmarrė nė Shqipėri, me qėllim transformimin e kėtij pėrkushtimi nė reforma tė thella politike, ekonomike, ushtarake dhe sociale, dhe nė veprime konkrete, qė ta meritojmė plotėsisht ftesėn pėr anėtarėsim nė Samitin e Bukureshtit", ėshtė shprehur Berisha gjatė fjalės qė ka mbajtur nė Kėshillin e Ambasadorėve tė Aleancės sė Atlantikut tė Veriut.
Nė takimin qė ėshtė zhvilluar dje nė mbyllje tė ciklit tė 8-tė tė MAP-it pėr Shqipėrinė, ambasadorėt e NATO-s kanė vlerėsuar arritjet e qeverisė shqiptare nė fushėn e mbrojtjes dhe tė reformave nė Forcat e Armatosura Shqiptare. Nė mėnyrė tė veēantė, Kėshilli i Ambasadorėve tė Aleancės sė Atlantikut tė Veriut ka vlerėsuar rritjen e buxhetit pėr mbrojtjen nė 2 pėr qind tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto nė vitin 2008 dhe masat pėr rritjen e forcės goditėse nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve tė paligjshme, si dhe treguesit ekonomiko-financiarė. Po ashtu, qeveria shqiptare ėshtė vlerėsuar edhe pėr politikėn e saj tė jashtme dhe rolin moderator nė rajon, nė drejtim tė paqes dhe sigurisė, si dhe kontributin e saj nė misionet e drejtuara nga NATO, ku merr pjesė Shqipėria, si dhe luftėn kundėr terrorizmit. Gjatė kėtij takimi, kreu i qeverisė shqiptare ka prezantuar para Kėshillit tė Ambasadorėve tė Aleancės sė Atlantikut tė Veriut progresin e bėrė nė procesin e anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, qė ėshtė nė kuadėr tė Planit kombėtar tė Veprimit tė Anėtarėsimit (MAP).
P D
P-PIKE
D- DREJTIMI
Krijoni Kontakt