kohen kur SALI BERISHA te largohet nga partia demokratike,
atehere mund te themi me plot goje se socialistet mund te bejne cfar te duan me fatet e shqiperise, dhe kurre nuk mund te kene nje konkurente te forte si PD apo SALIUN!
kohen kur SALI BERISHA te largohet nga partia demokratike,
atehere mund te themi me plot goje se socialistet mund te bejne cfar te duan me fatet e shqiperise, dhe kurre nuk mund te kene nje konkurente te forte si PD apo SALIUN!
Nuk arrita te lexoj te gjitha postimet me siper per shkak te kohes por kerkoj falje nese do them dicka qe tashme eshte thene nga dikush tjeter me siper
Mendimi im eshte se PD s'ka te ardhme me Berishen ne krye. Fatkeqesisht, mendoj se z. Berisha eshte konsumuar dhe i takon te kaluares. Ai ne fakt duhet te terhiqet me nder (perderisa mundet) dhe t'i lere vendin nje me te riu. Une mendoj se PD do duhej te udhehiqet nga Bamir TOPI, person per te cilin kam pershtypjen se e pelqejne shume shqiptare, qofshin BLU apo ROZE.
Te ike - edhe ate te mos kthehet me! Jo si Nano qe iku - e u kthye akoma me i pelqyer nga antare te PS-se, kongresmenet e tij te devotshem qe e priten ne zgjedhjet e fundit me organizime fushatash komuniste, me ne qender kryetarin e ndershem.
Koha ėshtė e maskarenjėve
Por atdheu i Shqiptarėve
Korrieri:
Veizi: Rikthehet dinjiteti i votės nė njėsinė nr 10
E Diele, 08 Prill 2007
Ish-kryetarja e njėsisė bashkiake numėr dhjetė nė kryeqytet, Mira Veizi, kandidate e Partisė Socialiste nė zgjedhjet e 18 shkurtit, shprehet entuziaste pėr rivotimin nė kėtė njėsi. Sipas Mira Veizit, vota e qytetarėve do tė rivendosė dinjitetin e procesit zgjedhor problematik, qė sipas saj u zhvillua nė kėtė zonė mė 18 shkurt. Tashmė elektoratit tė kėsaj zone do ti rikthehet nė vend dinjiteti i nėpėrkėmbur. Me kėtė rast do ti dėshmojmė opinionit publik dhe faktorit ndėrkombėtar, se jemi ne ata qė dimė ti kėrkojmė standardet, ti respektojmė dhe madje ti garantojmė ato, u shpreh Mira Veizi. Kandidatja e Partisė Socialiste nė njėsinė numėr 10, Veizi, deklaroi se ishte pikėrisht ajo, qė si kandidate kėrkoi qė votat dhe vullneti i zgjedhėsve i shprehur shumė qartė mė 18 shkurt, tė mos konvertoheshin nė gogla. Kėtu Veizi i referohet faktit qė, pėrpara se tė jepej vendimi i ankimimit tė PS-sė pėr parregullsi tė procesit zgjedhor nė kėtė njėsinė bashkiake nr. 10, KQZ hodhi nė short se kush do tė shpalljet fituesi, pasi zgjedhjet kishin dalė na balotazh. Megjithėse shorti shpalli fitues Veizin, kjo e fundit mirėpret vendimin e Kolegjit pėr ripėrsėritje tė procesit, e bindur se fitoi mė 18 shkurt dhe se do tė korrė njė rezultat tė suksesshėm. Fitorja nė zonėn nr. 10 ishte e qartė dhe me diferencė tė dukshme, pavarėsisht presioneve tė institucioneve tė shtetit, si Drejtoria e Burgjeve me drejtorin nė krye, Komisariatin Nr. 3 etj. Ditėn e votimit do ta shndėrrojmė nė njė festė, ku do tė bėjmė konkluzionin e fitores sė madhe nė Tiranė tė Edi Ramės dhe 9 njėsive bashkiake tė fituara nga e majta progresiste, tha Veizi, e cila falėnderoi edhe gjithė ata tė cilėt e votuan mė 18 shkurt.
--
Dy llafe..
Pd ka rastin te provoje vehten..
une jam i bindur se ne 18 shkurt kuc mac-eria e Ps-s u dynd ne kuti te votimit.. dhe jo dyndje demokrat-ce.. qe o burra po dalim nga qendra e votimit te shikojm i kemi apo jo emrat.. pikerisht diten e votimit.. e po si patem po hikim i her nga tregu cam me pa ca bohet apo ne kafe te rremes.. por Socialistet duallen socialist-ce.. pra jo vetem me kuc e mac e me refugjat ku i kan e ku si kan.. por te paisur te gjithe me letrat e nevojshme qe e bejne te vlefsheme voten dhe me emrat ne lista te betonuara 1 muaj perpara..
Pd kishte kohe te reflektoje mbas 18 shkurtit e te ujdiste gafat e saje si psh qe elektorati i saje u cfaq vetem ne darke te dites se votimit pa pasur certifikata apo pa e ditur ku i kan emrat..gje qe rzultoj me.. Avullim te tmerrshem te elektoratit demokratik.. dhe fitore bombastike te Edvin rames..
rasti po u vjen..
pra ne njesin nr 10 ndeshet perseri Ndershmeria Demokrate me Nerjakoizmin edvinist..
Le te shohim se a kan ven ment Demokratet..
Pra a e kan bere detyren NR .. 1 ..paisjen e elektoratit te vet me.. 2 gjera.. me dijenine se ku e kan koken..pra ku do votojne.. dhe me letrat e nevojshme per votim..
Po nuk e fituan kte rivotim.. athere fundi eshte i afert..
Edvin rama do ti binde trupin diplomatik ne Tirane ne se Fiton Veza e tij ..kjo Veizja.. se Ai duhet ta sundoje shqiperine..
Berisha eshte ne Prove..
Ill pangot e tije jan ne prove..
Kuptohet dhe ky i parashytuari ne Pd.. Bogdan.. a si e ka..
Ky rast nuk vjen me..
Bamir Topi sms nė distancė Berishės: Mos luaj me mua
Derguar me: 19/04/2007 - 07:23
• Marrėdhėniet jo shumė tė mira mes Topit e Berishės kanė nisur qė nė momentin kur kreu i PD-sė e shpalli kandidaturė zyrtare tė maxhorancės pėr President
Nėnkryetari i Partisė Demokratike, Bamir Topi, qė prej dy ditėsh ėshtė kritik ndaj qėndrimeve dhe pazareve tė Berishės, lidhur me vendimet e fundit tė marra nė Parlament, si pėr sa i takon ligjit tė gjobave, ashtu dhe pėr dekretet e Presidentit Moisiu lidhur me emėrimin e gjyqtarėve tė Gjykatės sė Lartė.
Burimet bėjnė tė ditur, se Topi ka qenė negociator i PD-sė me Presidencėn, ku nė njė takim me Presidentin Moisiu, ėshtė folur se tre dekretet e tij pėr gjyqtarėt do tė kalojnė nė Parlament me miratimin e maxhorancės. Njė gjė e tillė nuk ndodhi, kaluan vetėm dy dekrete, ndėrsa i treti jo. Kjo ka bėrė qė Topi tė mos jetė nė njė pozicion tė favorshėm pėrballė institucionit me tė cilin ka negociuar dhe tė mbetet i zhgėnjyer nga kryetari i PD-sė, Berisha. Por ajo qė ka vendosur nė kėtė mes pėr fatin e dekreteve tė Presidentit pėr gjyqtarėt e lartė ka qenė vetė Topalli, e cila njihet qė nuk ka marrėdhėnie tė mira me Presidentin Moisiu. Ajo ka qenė kundėr kėtyre negociatave, prandaj ka kėrkuar nga Berisha qė t’ua imponojė deputetėve tė PD-sė nė mbledhjen e grupit parlamentar, qė tė mos kalojė dekretet e Moisiut. Por pas shumė diskutimesh, sigurisht jo nė mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha ka deklaruar se deputetėt e PD-sė do tė votojnė pėr dy prej tyre, qė tashmė kanė kaluar. Edhe ligji pėr gjobat e biznesit, nuk ka qenė e lehtė pėr Topin qė tė negociojė njė pazar momenti tė bėrė mes PD-sė dhe PDK-sė. Madje as prania e tij nė njė negociatė jo tė natyrshme, atė mes tij Topallit dhe Ndokės, s’ka qenė shumė e lehtė pėr Topin, i cili nė Parlament deklaroi se nuk mund tė bėhen pazare tė tilla, qoftė edhe pėr karrige ministrore.
Por marrėdhėniet jo shumė tė mira mes Topit e Berishės kanė nisur qė nė momentin kur kreu i PD-sė e shpalli kandidaturė zyrtare tė maxhorancės pėr President. Topi vetė nuk e ka mohuar faktin se do tė kandidojė, por njė prezantim i tillė nė publik, pa marrė mė parė mendimin e partive tė koalicionit, sigurisht qė i ka prishur shumė punė. Berisha e ka keqpėrdorur Topin, duke mos u shqetėsuar fare se pėr njė vendim kaq tė rėndėsishėm, ku nuk janė tė sigurta tė gjitha votat, duhet tė merret nė mėnyrė kolegjiale, nė mėnyrė qė edhe koalicioni tė jetė nė unision me kėtė kandidaturė. Tani Topi gjendet pa pėrkrahjen e PBDNJ-sė, tė PR-sė dhe tė PDK-sė, pasi qė tė trija kėto parti, edhe pse kanė vlerėsuar figurėn e tij, nuk e kanė mbėshtetur atė si kandidaturė pėr President. PBDNJ-ja, me anė tė sekretarit tė pėrgjithshėm, Solis ka deklaruar votėn e hapur pro Nanos si kandidat pėr President, demokristianėt janė shprehur se ende s’kanė marrė njė vendim, pro njė rikandidimi tė Moisiut, ndėrsa republikanėt kanė shpallur Godon si kandidat. Ky i fundit, duke e kuptuar lojėn mes partive, ėshtė shprehur pro Topit dhe ka deklaruar se do tė pranojė tė kandidojė vetėm nėse Parlamenti shkon nė krizė.
Gilmana Bushati balkan web..
---------------
me cduken bathet Pd do shkermoqet cop e cik..
nuk jan te zot..
i zente ne fyt vota e 3 korrikasve..
nuk diten te bejne me ate asgje..
mafia e fituar doli..
bravo edvin..
fute ne xhep te vogel pd-ne e kija mamane se jan mesuar te perdhunohen..
dhe shqiperine kollofite.. se e meriton..
nuk rrin dot pa nje enver hitler ..
he me te lumte..
Per t'i dhene nje pergjigje direkte titullit te temes, kam besimin se PD do te pastrohet nga llumi i saj aktual, nga 'te lashtet' pseudo-demokrate e te paafte, dhe do te mbushet me nje elite te re me kulturen dhe aftesite intelektuale te duhura per te drejtuar kete parti dhe, pse jo, edhe vendin.
Kur u inaugurua KOP-i dhe kur u mbush me Lulzimra e me shoke, mendova se ata do te induktonin nje fryme ndryshimi, nje lineance te re ne parti, duke eliminuar perfundimisht virusin Berisha dhe semundjet virale qe ai kish sjelle ne parti e ne vend. Por ndodhi e kunderta, u infektua me keto viruse edhe KOP-i dhe s'po i gjendet kura. Ky nuk eshte virus patologjik dhe fiziologjik, por shfaq simptoma budallalleku dhe paaftesie. Kjo shihet qarte edhe tek disa diskutante ketu.
Uroj, mbi te gjitha, te vije nje fryme e ne PD (shfrytezoj rastin te them te njejten gje per PS), sepse populli yne tani me teper se kurre ka nevoje per sovranin Ligj!
"The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)
Deklarata e Topit per koalicionin- reagime brenda PD-se
Autori i Lajmit:
L.K
Astrit Patozi e ka cilesuar deklaraten e numrit dy te selise blu mendim personal duke shtuar se ajo qe nevojitet jane vetem disa permiresime brenda koalicionit
Deklarata e djeshme e kryetarit te grupit parlamentar te Partise Demokratike Bamir Topi se koalicioni qeverises ka probleme ne funksionimin e tij ka ngjallur reagime brenda Partise Demokratike. Astrit Patozi e ka cilesuar deklaraten e numrit dy te selise blu mendim personal duke shtuar se ajo qe nevojitet jane vetem disa permiresime brenda koalicionit. Nga ana tjeter nenkryetar i grupit parlamentar te PD Ilir Bano tha se edhe pse koalicioni ka probleme, asnje prej tyre nuk e cenon ate. Deklarata e deputeteve demokrate ehste bere pak para fillimit te seances se sotme te Kuvendit.
#VamosArgentina
Habitem kush njerez jan simpatizant te PD .
Pd, ka harru me vdek duket dhe nga germat .
{partia derrave} gjuhen Popullore .
Deputetėt e PD-sė pranojnė problemet mes tyre. Koalicioni nuk po funksionon siē duhet
Krisja nė gjirin e mazhorancės tashmė sa vjen dhe thellohet mė shumė. Zėrit tė kryetarit tė Grupit parlamentar tė PD-sė, Bamir Topi, se koalicioni qeveris ka probleme, dje i janė bashkangjitur edhe mjaft deputetė tė tjerė tė mazhorancės, tė cilėt kanė pranuar se problemi ėshtė evident, duke i nxjerrė mė nė pah problemet qė janė shkaktuar nga qeverisja e kėtyre dy viteve. Por ka edhe nga ata deputetė, tė cilėt kundėrshtojnė deklaratat e Topit, duke u shprehur se koalicioni po shkon shumė mirė ashtu, siē ka edhe njė grup tjetėr deputetėsh, tė cilėt heshtin duke mos dashur tė bėhen pjesė e kėtij debati. Dje, nė sallėn e Kuvendit, mendimin e Topit e ka pėrforcuar edhe kryetari i Grupit tė PDK-sė, Nikollė Lesi, por me tone paksa mė tė ashpra se homologu i tij demokrat. Topi ka akuzuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė Grupin e PD-sė dhe konkretisht, Kryeministrin Berisha si shkaktarin kryesor pėr mosfunksionimin e koalicionit qeverisės. Kryetari i Grupit tė PDK-sė ėshtė shprehur se Kryeministri dhe Grupi i PD-sė duke iu drejtuar Topit, nuk mund tė vijnė mė nė Parlament me projektligje duke kėrkuar miratimin e tyre pa u konsultuar mė parė me kryetarėt e partive aleate dhe kryetarėt e grupeve parlamentare. "Ne nuk mund tė vijmė si shėrbėtorė se thotė z. Berisha, projektligje tė rėndėsishme qoftė pėr biznesin, qoftė pėr median, apo edhe projektligje tė tjera siē ėshtė edhe reforma nė drejtėsi, po deklaroj se nėse do tė ndodhė mė qė pėr projektligje tė rėndėsishme siē ėshtė ai i platformės dixhitale apo reformės zgjedhore, nuk do tė uleni pėr tė diskutuar me partitė e koalicionit qeverisės dhe grupet parlamentare para se tė vini nė seancė e deklaroj votėn kundėr nė tė gjitha projektligjet qė do tė sillni", ėshtė shprehur deputeti Lesi. Mendimin e deputetit Lesi e ka mbėshtetur edhe kryetari i Grupit tė PD-sė, Topi, duke rikonfirmuar deklaratat e bėra njė ditė mė parė se ai ėshtė pėr bashkėpunimin midis tė tė gjitha palėve. Pro Topit duke rikonfirmuar problemet qė ka koalicioni i djathtė janė shprehur edhe deputetė tė tjerė si, ish-ministri i Kulturės, Bujar Leskaj, i cili ka deklaruar se "Topi, kryetari i grupit Parlamentarė tė PD-sė, kandidati i vetėm i mazhorancės pėr President bėri njė analizė tė plotė dhe unė e mbėshtes plotėsisht atė". Po kėshtu, deputeti i PD-sė, Edmond Spaho, ėshtė shprehur se "koalicioni ka nevojė pėr njė rakordim mė tė mirė tė partive, tė cilat janė aleate qeveritare pėr ēėshtje tė ndryshme, kur them rakordim synohet qė tė implementohet me mirė programi i qeverisė". Ndėrsa deputeti Pal Dajēi ka deklaruar duke iu drejtuar mediave se ju e patė qė votat rrodhėn majtas dhe normalisht shqetėsimi i Topit ishte i drejtė, por pėrderisa votat nuk dalin, themi se kemi probleme, por besoj se gjėrat do tė sqarohen. Ndėrsa kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, ka deklaruar se qeveria ėshtė shndėrruar nė njė grup nėpunėsish, tė cilėt respektojnė vendime qė merren prej tė tjerėve, ėshtė momenti pėr tė ndryshuar mentalitetin. Ndėrsa deputeti Zogaj, duke pranuar krisjen nė koalicion dhe grupin e PD-sė ėshtė shprehur se "midis disa mosrakordimeve dhe rreshtores unė preferoj mosrakordimin". Por kėto zėra janė kundėrshtuar nga deputetė tė tjerė tė mazhorancės si: Patozi, Bumēi, Bano etj., tė cilėt rreshtohen pėrkrah qėndrimeve tė Kryeministrit Berisha, duke mos pranuar publikisht se koalicioni ka realisht probleme. Ata kanė theksuar se deklarata e kryetarit tė Grupit tė PD-sė, Topi, ka qenė deklaratė personale, pasi koalicioni po funksion.
© Gazeta Shqip - 2006-2007
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
Qė kur Berisha erdhi nė pushtet, ai ushqeu njė ėndėrr: tė marrė nėn kontroll prokurorinė, sepse pėrmes saj do tė mund tė kontrollonte (edhe politikisht) hetimet ndaj kundėrshtarėve tė tij. E kishte bėrė kėtė gjė mė parė, nga 1992 deri nė 1997, dhe shpresonte ta bėnte sėrish. Gabimet e tij taktike megjithatė, detyruan presidentin e vendit qė tė refuzonte firmosjen e dekretit pėr shkarkimin e prokurorit tė Pėrgjithshėm Theodhori Sollaku, ... i cili, nėse nuk do tė kish qenė objekt i shantazheve agresive dhe arrogante nga ana e Berishės, ndoshta sot do tė gjendej nė krye tė ndonjė institucioni tjetėr tė Drejtėsisė.
Pasi dėshtoi me pėrpjekjen pėr vėnien nėn kontroll tė Prokurorisė, Berisha tentoi tė kishte sė paku kontrollin e KLD, i bindur se kėshtu mund tė kontrollonte (edhe politikisht) fatet e proceseve tė kundėrshtarėve tė vet. Edhe kėtė herė Berisha veproi me agresivitet dhe arrogancė, duke shtyrė presidentin Moisiu qė tė qėndronte fort edhe ndaj kėtij “puēi demokratik” tė cilin kryeministri donte tė realizonte ndaj organit tė kontrollit tė gjyqėsorit.
Pasi dėshtuan projektet pėr kontrollin e prokurorisė dhe gjykatave, Berisha shpiku ligjin e gjobave, qė nxjerr jashtė loje prokurori dhe gjykatat, dhe ia beson vetėm duarve tė veta pushtetin pėr tė vendosur fatet financiare tė kundėrshtarėve tė vet. T’i japėsh vetes (me tė njėjtėn arrogancė tė dėshmuar ndaj prokurorisė dhe KLD-s) pushtetin pėr t’i vjelė gjobėn biznesit para se ai tė mund tė bėj ankim nė gjykatė, do tė thotė t’i atribuosh vetes njė pushtet madje mė tė madh se dhe vetė Prokuori i Pėrgjithshėm. Ky i fundit pėr tė arrestuar dikė, ose pėr tė vendosur pėr shembull sekuestron mbi njė apartament, duhet mė parė tė ketė vendimin nga gjykata. Dhe pas arrestimit, ose pas sekuestros, i takon sėrish gjykatės tė vendosė urgjentisht vlefshmėrinė ose jo tė atij vendimi.
Berisha pėrkundrazi, ka sot pushtetin pėr tė vėnė njė gjobė (duke sajuar pėr shembull njė evazion prej 10 milion eurosh) dhe tė pretendojė pagesėn e menjėhershme tė 1.5 milion eurove (ose 15%) qė vlejnė sa 10 nga ato apartamente qė Sollaku, pėrkundrazi, nuk ka tė drejtė t’i sekuestrojė. Berisha ka arritur ta kthejė policinė tatimore nė njė organ inkuizicioni tė plotēfuqishme, tė tillė qė nuk ekziston nė asnjė vend tjetėr demokratik. Duke mos marrė nėn kontroll prokurorinė, Berisha, ka krijuar prokurorinė e vetė personale, e cila nuk mundet ende tė burgosė biznesmenėt, por qė ka megjithatė forcėn pėr tė dėnuar me falimentim ekonomik tė gjithė ata qė rreshtohen kundėr tij.
Gazeta Shqiptare
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
Postuar mė parė nga Zemrushja
[COLOR="Red"]Ministri i Drejtėsisė tha se do tė ndėrmarrė tė gjitha hapat pėr tė ndjekur institucionalisht ēėshtjen "Gjermeni"
Rusmali: Pėr Gjermenėt nuk ka vend nė drejtėsi
Ministri i Drejtėsisė, Ilir Rusmali, deklaroi dje gjatė njė konference pėr shtyp se, do tė ndėrmarrė tė gjitha hapat qė i lejon funksioni pėr tė denoncuar dhe pėr tė ndjekur institucionalisht ēėshtjen Gjermeni, dhe ēdo rast tjetėr ku drejtėsia i nėnshtrohet krimit. "Garantoj opinionin publik se si ministėr i Drejtėsisė, do tė ndėrmarr tė gjitha hapat qė mė lejon funksioni pėr tė denoncuar dhe pėr tė ndjekur institucionalisht, jo vetėm rastin e anėtarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė (KLD), Artan Gjermeni, por edhe ēdo rast tjetėr ku drejtėsia i nėnshtrohet krimit", u shpreh ministri i Drejtėsisė, Ilir Rusmali, gjatė konferencės pėr shtyp, lidhur me ēėshtjen Gjermeni.
"Pėrpara tre ditėsh nė cilėsinė e ministrit tė Drejtėsisė, kam marrė pjesė nė inaugurimin e punimeve pėr Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda, nė Tiranė, ku kam shprehur vlerėsimin tim maksimal pėr modelin pozitiv tė pushtetit gjyqėsor qė ėshtė instaluar nė atė Gjykatė", tha Rusmali, duke shtuar se, si ministėr i Drejtėsisė kam vullnetin maksimal qė modelet pozitive t'i promovoj me gjithė fuqinė time, sepse vetėm kėshtu ne mund tė rrisim besimin e opinionit publik shqiptar tek drejtėsia, sikundėr kam gjithė vullnetin qė tė denoncoj tė gjitha modelet e shėmtuara qė janė ende tė instaluara brenda pushtetit gjyqėsor.
Ministri i Drejtėsisė, tha se modeli mė i shėmtuar, i bėrė publik deri mė sot, ėshtė modeli i kapjes sė instancave mė tė larta tė pushtetit gjyqėsor nga pėrfaqėsues politikė dhe juridikė tė organizatave kriminale shqiptare siē ėshtė edhe rasti i denoncimit mė sė fundi nga njė pjesė e medias sė shkruar tė shtypit shqiptar, i funksionit tė gjyqtarit dhe anėtarit tė KLD-sė, Artan Gjermeni, nė shėrbim tė bandės kriminale tė Lushnjes. Duke iu referuar edhe tė dhėnave, tė cilat kjo ministri disponon pėr ēėshtjen nė fjalė, ai nėnvizoi se denoncimi vjen nga tė dhėnat qė merren nga provat e dosjeve gjyqėsore qė administrohen nga gjykatat italiane dhe qė tregojnė lidhjen e drejtpėrdrejtė tė funksionarit nė fjalė me eksponentėt kryesorė tė bandės kriminale.
Duke iu refruar prononcimit tė bėrė nga anėtari i KLD-sė, Artan Gjermeni, nė media, se "ai nuk ka asnjė lidhje me bandėn e Lushnjes", ministri i Drejtėsisė, theksoi se, "dua tė risjell sot nė vėmendjen tuaj, njė rast qė ėshtė bėrė publik dhe mė parė, por qė ėshtė neglizhuar, qė ėshtė injoruar dhe mbuluar nga Prokurori i Pėrgjithshėm i Republikės sė Shqipėrisė dhe nga eksponentėt mė tė lartė tė KLD-sė, me qėllim qė tė favorizonin njeriun e bandės tė kapte pushtetin gjyqėsor". Ministri Rusmali tha mė tej se, nė gjykimin qė i ėshtė bėrė bandės sė Lushnjes nga Gjykata e Krimeve tė Rėnda, i penduari i bandės, Petrit Liēi, ka deklaruar njė nga rastet e pėrfshirjes sė drejtpėrdrejtė tė gjyqtarit dhe kryetarit tė Gjykatės sė Lushnjes, nė lirimin e tij nga burgu. Petrit Liēi, ėshtė ndihmuar pėr t'u liruar nga burgu pėr akuzėn e "armėmbajtjes pa leje" nga gjyqtari Gjermeni me ndėrhyrjen e Enver Dondollakut, dhe kjo gjė ėshtė nė deponimet qė Liēi ka bėrė pėrpara Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda, u shpreh ministri i Drejtėsisė, duke publikuar para medias ekstratin e procesit gjyqėsor sė seancės gjyqėsore.
"Siē rezulton nga hetimi i kryer nga inspektoriati i Ministrisė sė Drejtėsisė nė atė kohė, me veprim tė drejtpėrdrejtė nė kundėrshtim me ligjin, Artan Gjermeni, jashtė proēedurave tė shortit, nė dhunim tė proēedurave tė shortit, ka marrė pėrsipėr drejtpėrdrejt gjykimin e ēėshtjes sė Liēit, nuk e ka hedhur nė short, e ka gjykuar vetė dhe pėr akuzėn e "armėmbajtjes pa leje", e ka liruar pas 40 ditėsh burg", nėnvizoi ministri Rusmali, i cili bėri publik pėrpara medias edhe provat sė bashku me vendimin qė ka marrė nė atė kohė gjyqtari dhe Kryetari i Gjykatės sė Lushnjes, Artan Gjermeni, pėr kėtė ēėshtje.
Ministri i Drejtėsisė tha se, "tė gjitha materialet nuk janė sekret dhe nuk janė tė panjohura", duke shtuar se, "nė kohėn e tyre ato i janė vėnė nė dispozicion Presidentit tė Republikės dhe KLD-sė, tė cilėt nė atė kohė nuk kanė ndėrmarrė asnjė veprim pėr tė denoncuar rastin e shėmtuar tė kapjes sė pushtetit gjyqėsor nga bandat kriminale, por pėrkundrazi kanė shėrbyer vetė si protektorė tė kėtij protektori tė krimit". Nė cilėsinė e ministrit tė Drejtėsisė, Ilir Rusmali u shpreh se, do tė ndėrmarrė tė gjitha hapat qė mė lejon funksioni pėr tė denoncuar dhe pėr tė ndjekur institucionalisht kėtė rast dhe ēdo rast tjetėr ku drejtėsia i nėnshtrohet krimit. "Drejtėsia dhe krimi i kanė rrugėt e ndara, jo tė pėrbashkėta, siē ka ndodhur deri mė sot me anėtarin e KLD-sė, Artan Gjermeni", nėnvizoi ministri i Drejtėsisė.
Ndėrsa, pyetjes sė gazetarėve tė pranishėm, pėr hapat qė ai do tė ndėrmarrė pėr shkarkimin e Artan Gjermenit si anėtar i KLD-sė, ministri Rusmali iu pėrgjigj: "Hapat pėr lėvizje institucionale janė tė pėrcaktuara tė gjitha nė ligj. Unė marr pėrsipėr tė angazhohem qė t'ju informoj si ministėr i Drejtėsisė pėr hapat qė ministri i Drejtėsisė, jo politika, jo partitė politike, jo institucionet e tjera, do tė ndėrmarrė nė ndjekjen e kėtij skandali tė turpshėm tė drejtėsisė, do t'ju informoj, ashtu siē bėra dhe sot, ēdo ditė kur unė do tė ndėrmarr njė veprim. Sigurisht, qė nuk mund t'i parathem, duhet tė ndėrmarr veprime, pastaj t'ju informoj".
R.POLISI
Heshtja e Moisiut, kryeprokurorit Sollaku dhe e opozitės ėshtė e patolerueshme
Patozi: KLD ėshtė e kapur nga mafia
Deputeti i Partisė Demokratike, Astrit Patozi, denoncoi dje heshtjen e Presidentit tė Republikės, Prokurorit tė Pėrgjithshėm dhe tė opozitės sė majtė, pas fakteve tronditėse tė publikuara nė shtyp pėr lidhjet e anėtarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Artan Gjermeni, me bandėn kriminale tė Aldo Bares. Duke iu referuar fakteve dhe dėshmive tė prokurorit tė Kavajės, Sulejman Tole, nė Komisionin Hetimor parlamentar pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Patozi tha se tashmė ėshtė e qartė mėnyra se si u pezullua ēėshtja penale nė ngarkim tė Gjermenit, me qėllim qė t'i jepej atij mundėsi tė zgjidhej anėtar nė institucionin e lartė tė drejtėsisė. "Nė shtypin e shkruar janė publikuar fakte tė reja qė hedhin dritė mbi skandalin e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė dhe mbi vetė Artan Gjermenin. Unė dėshiroj qė tė risjell nė vėmendje tė publikut, se njė vit mė parė, para Komisionit Hetimor parlamentar qė hetoi kryeprokurorin Sollaku, prokurori i Kavajės, Sulejman Tola, dėshmoi dhe dha fakte tronditėse tė cilat hedhin dritė pėr mėnyrėn se si u pezullua ēėshtja penale nė ngarkim tė Artan Gjermenit, nė mėnyrė qė t'i hapej rruga emėrimit tė tij si anėtar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė", u shpreh ish-kryetari i Komisionit Hetimor parlamentar pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Ai sqaroi se faktet e reja qė u botuan nė njė tė pėrditshme, qė ėshtė shumė larg ndikimit tė qeverisė, rikonfirmojnė faktin qė institucioni mė i lartė i drejtėsisė, sė bashku me Presidentin e Republikės kanė anashkaluar ligjin pėr zgjedhjen e Gjermenit si anėtar i KLD-sė. "Unė gjykoj se faktet e reja qė ka paraqitur shtypi dhe askush nuk mund tė thotė se ajo gazetė qė i ka publikuar ato ėshtė nėn ndikimin e mazhorancės, rikonfirmojnė faktin qė kupola e lartė e drejtėsisė nė Shqipėri, Presidenti i Republikės kanė kryer njė konspiracion, nė mėnyrė qė t'i hapin rrugėn emėrimit nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė tė njė protektori tė bandės sė Aldo Bares. Unė jam kėtu pėr tė denoncuar heshtjen e patolerueshme tė Presidentit tė Republikės, heshtjen e patolerueshme tė kryeprokurorit tė Republikės dhe sidomos heshtjen e opozitės, e cila nė kėtė rast duhej tė shprehej, sepse bėhet fjalė pėr njė organ kushtetues, siē ėshtė Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, i cili ėshtė kapur nga mafia me tė paktėn njė anėtar", vlerėsoi deputeti i mazhorancės. Pak ditė mė parė, nė njė gazetė tė pėrditshme u publikuan skandale tė reja qė dėshmojnė lidhjet e ngushta tė anėtarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Artan Gjermeni, me bandėn famėkeqe tė Lushnjės. Faktet e kishin burimin nga Prokuroria italiane, e cila zbuloi, pėrmes njė telefonate tė pėrgjuar tė anėtarėve tė bandės kriminale, favorizimet qė ata prisnin nga anėtari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Artan Gjermeni. Ky i fundit ishte akuzuar edhe mė parė pėr favorizime tė bandės sė Aldo Bares gjatė kohės kur drejtonte Gjykatėn e Lushnjės, nė kėmbim tė pėrfitimeve monetare dhe materiale. Ai u padit nga Inspektoriati i Lartė i Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive pėr deklarim tė rremė tė pasurisė, por ēėshtja e tij u mbyll nė mėnyrė urgjente nga Prokurori i Pėrgjithshėm Theodhori Sollaku. Mbyllja e ēėshtjes u bė me qėllim pėr t'i hapur rrugėn zgjedhjes sė tij si anėtar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, duke shpresuar se marrja e mandatit tė anėtarit tė institucionit tė lartė tė drejtėsisė do ta shpėtonte atė pėrfundimisht nga akuzat e shumta qė i rėndonin.
Banda e Lushnjes bashkėpunonte me zyrtarėt e lartė tė qeverisė socialiste pėr tė mbajtur nėn kontroll strukturat e antikrimit
Banda e Aldo Bares emėronte drejtuesit e policisė
Banda e Aldo Bares kishte njė veprimtari tė gjerė, duke rivalėzuar strukturat e shtetit tė atėhershėm. Jo vetėm kaq, por mjaft nga emėrimet e bėra nė policinė e Lushnjes dhe tė Fierit nė atė kohė janė bėrė me ndėrhyrjen e bandės sė Aldo Bares. Kjo bandė kishte korruptuar mjaft zyrtarė tė lartė tė qeverisė dhe policisė sė Lushnjes, duke mbajtur nėn kontroll tė plotė strukturat e antikrimit. Pėrgjimet telefonike tė kryera pėr vite me radhė nga Seksioni i Shtatė i Antidrogės sė Torinos dėshmojnė qartė lidhjet e saj me qeverinė e majtė pėr tė krijuar fushė veprimi. Nė dosjen hetimore nr.9772/02 tė antimafias italiane janė pėrfshirė transkriptimet e dhjetra telefonatave tė bėra mes krerėve tė organizatės. "Profesori", Aldo Bare, kėrkonte vazhdimisht informacion nė lidhje me situatėn e rendit nė Drejtorinė e Qarkut Fier dhe nė Komisariatin e Lushnjės. Ai kėrkonte tė dinte deri dhe detajet mė tė hollėsishme pėr ēdo lėvizje tė policisė, nė mėnyrė qė tė ishte gjithmonė njė hap para saj.
Kapobanda Aldo Bare dhe krahu i djathtė i tij, Enver Dondollaku, tregonin njė interes tė veēantė pėr emėrimet e titullarėve tė policisė nė territorin ku ata kishin marrė emrin "Komisariati nr.2" i Lushnjės. Nė dosjen hetimore tė antimafias italiane tregohen fakte konkrete se si kapot e "Bandės sė Lushnjės" emėronin krerėt e policisė lokale dhe ushtronin presion ndaj tyre, pėr t'i detyruar ata qė tė mos bėnin asnjė veprim ndaj bandės sė Lushnjes. Sipas hetimeve tė kryera nga policia italiane rezulton se "Profesori" dhe njerėzit mė tė afėrt pranė tij kėrkonin tė ndikonin nė mėnyrė qė titullarėt e Fierit dhe tė Lushnjės tė ishin ose njerėz tė tyre, ose tė ishin figura tė korruptuara, qė mund t'iu shkaktonin telashe.
Bashkėpunimi i bandės me policinė
Nė telefonatėn e bėrė pasditen e 21 nėntorit 2002 mes Enver Dondollakut dhe Drejtorit tė Policisė sė Fierit, Hasan Rama, i cili kishte nėn varėsi dhe rrethin e Lushnjės, duket qartė se si drejtuesit e bandės kishin nė varėsi drejtuesit e policisė. Transkriptimi i telefonatės nr.3 nė dosjen 9772/02 tė Seksionit tė Shtatė tė Antidrogės sė Torinos, tregon se si Dondollaku e urdhėron drejtorin e policisė sė Fierit qė tė mos godasė anėtarėt e bandės qė janė nė kėrkim. Telefonata ėshtė bėrė nė orėn 17:53 tė datės 21 nėntor 2002. Marrėsi ėshtė identifikuar me numrin e telefonit 328/8591394 qė pėrdorej nga Dondollaku, ndėrsa pritėsi ėshtė personi me emrin "Hasan", me numėr telefoni 00355682031822.
Enver Dondollaku i thotė drejtorit tė policisė sė Fierit: "Ti po na hap shumė probleme, ti dhe miqtė e tu. Po ta them hapur. Ti bėn punėn tėnde, por nėse nuk do tė kesh probleme, lėre punėn". Ndėrsa titullari i policisė pėrgjigjet: "Dėgjo, zotėri, ti s'duhet tė mė flasėsh kėshtu, sepse unė s'tė kam hapur kurrė probleme, unė bėj punėn time dhe ti tėnden. Unė jam drejtori i Policisė sė Fierit dhe nuk dua t'ia di pėr ty, nuk mė intereson fare. Unė, nė Lushnje, gjithė jetėn time kam qenė vetėm tre herė. Ti bėn punėn tėnde, unė timen. Unė jam drejtori i policisė sė Fierit, dhe jo Lushnjės, prandaj s'duhet tė mė telefonosh mė...", e mbyll bisedėn drejtori i policisė sė Fierit.
Ndėrsa nga transkriptimet e bisedave nr.139, 140, 141, 142 rezulton se Dondollaku i kėrkon "Profesorit" numrin e shefit tė krimeve nė Lushnje, pėr disa lajme qė janė botuar nė media nė lidhje me pėrfshirjen e anėtarėve tė bandės nė njė ngjarje. Aldo Bare e gjen numrin e shefit tė krimeve dhe emrin e tij, qė identifikohet si "Bashkimi" (Bashkim Ymeri). Mė pas, Dondollaku e telefonon shefin e krimeve tė Lushnjės dhe i kėrkon llogari se kush ishte burimi i informacioneve qė kishte botuar media. Ky i fundit i deklaron se nuk ishte ai personi qė kishte folur me gazetarėt, por Dondollaku i bėn presion duke i thėnė se "edhe ti je njė nga ata".
Pse u la i lirė pėr 8 vjet Aldo Bare
Duke lexuar pjesė tė dosjes sė Antimafias italiane pėr lidhjet e bandės sė Aldo Bares me strukturat e qeverisė socialiste, kupton se pse qeveria e majtė nuk kishte interes dhe vullnet pėr ta shkatėrruar kėtė bandė. Krerėt e bandės sė Lushnjes kishin arritur deri aty, sa tė emėronin vetė drejtuesit e policisė dhe tė korruptonin mjaft zyrtarė tė lartė tė qeverisė sė atėhershme, nė mėnyrė qė drejtuesit e bandės tė kishin fushė tė lirė veprimi nė aktivitetin e tyre kriminal. Ndėrsa kryetari i Gjykatės sė Lushnjes, Artan Gjermeni i shėrbente me vullnet kėsaj bande nė kėmbim tė parave dhe pronave. Kreu i bandės sė Lushnjes, Alfred Shkurti, edhe pse i njohur pėr njė sėrė vrasjesh dhe krimesh tė tjera si, rrėmbime personi dhe prone, si dhe pėr trafik ndėrkombėtar droge, nė vitin 1998 u pajis me pasaportė fals me emrin Aldo Bare dhe me vizė nga strukturat e qeverisė sė atėhershme. Nga ajo kohė, ai e drejtoi bandėn pėr disa vjet nga mėrgimi, por duke u futur lirisht edhe nė Shqipėri.
Nėse qeveria socialiste do tė ishte e impenjuar nė luftėn ndaj bandave dhe krimit tė organizuar, sigurisht qė kreu i bandės sė Lushnjes do tė kishte pėrfunduar nė pranga shumė kohė mė pėrpara. Fakti qė ai ėshtė futur nė Shqipėri gjatė katėr viteve tė fundit, tregon qartė se ish-qeveria socialiste nuk ishte e interesuar ta arrestonte atė. Banda e drejtuar nga Aldo Bare ka kryer njė sėrė vrasjesh dhe krimesh tė tjera nga viti 1997-2005, nė qytetin e Lushnjės. Menjėherė pas krijimit tė qeverisė demokratike, policia filloi arrestimet e anėtarėve tė bandės sė Lushnjes, duke vėnė nė pranga 5 anėtarė, njėri prej tė cilėve u lirua nga Gjykata e Vlorės. Aldo Bare jepte urdhra, ndėrsa anėtarėt e bandės sė tij, Enver Dondollaku, Arben e Enver Boriēi, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Erion Cici, Agur Muskaku e Rexhep Gina, etj., kryenin ekzekutimet, rrėmbimet e presonave, tė pronės, etj.
Banda e Lushnjes ka gėzuar mbėshtetje nga disa prej ish-qeveritarėve socialistė, tė cilėt pėr tetė vjet nuk e prekėn superkriminelin, i cili ka bėrė mė shumė se 15 vrasje. Lėnia e lirė e Bares nga qeveritė e PS dhe hyrje-daljet nė Shqipėri nė njė kohė qė kishte njė mandat arresti, flasin qartė pėr njė garanci tė plotė qė superkrimineli kishte nga pushtetarėt socialistė se ai nuk do tė prekej. Po kėshtu, vendimet e gjykatave, tė cilat gati sa nuk e kanė shpallur tė pafajshėm Baren, janė njė tjetėr dėshmi jo vetėm e nevojės pėr reformim tė pushtetit gjyqėsor, por edhe e mbajtjes peng tė kėtij pushteti nga krimi i organizuar.
Rexhep POLISI
Banda e Aldo Bares, dhjetra milion dollarė fitime nė vit nga trafiqet dhe pronat e grabitura
Organizata kriminale, pasuri pėrrallore
Banda e Aldo Bares kishte nė zotėrim prona dhe pasuri marramendėse. Kapobanda Aldo Bare mori nė zotėrim me forcė Lagunėn e Karavastasė, e cila administrohej nga anėtarėt e bandės sė Lushnjes. Ekspertėt hetimorė kanė bėrė tė ditur se, aktiviteti i Lagunės sė Karavastasė ka sjellė mė shumė se 5 milion dollarė fitim nė vit pėr arkėn e organizatės kriminale. Ndėrkohė, kjo organizatė kishte nė zotėrim edhe dhjetra kazino e biznese tė tjera tė fshehura, tė cilat sillnin miliona dollarė fitime. Njė lum parash sillte edhe trafiku i drogės, njė aktivitet kriminal i zgjeruar i bandės dhe qė drejtohej nga Aldo Bare nėpėrmjet telefonit. Kjo organizatė kriminale kishte pronėsi edhe mbi sportklub Lushnjėn, mbi stadiumin e kėtij qyteti, aksione dhe nė ndėrtime e investime tė shumta. Ndėrkohė, Prokuroria ka nisur verifikimin dhe sekuestrimin e aktivitetit tė Lagunės sė Karavastasė, disa hoteleve, bingove, etj., qė dyshohet se janė pasuri e organizatės kriminale qė drejtohej nga Aldo Bare.
[/COLOR]
Krijoni Kontakt