
Postuar mė parė nga
AAAA
Terrorizmi nuk pėrgojohet, por luftohet
Nga Gjergj Thanasi - Shqiptarėt janė kombi mė proamerikan nė Evropėn Kontinentale.Kosovarėt, si pjesė e kombit shqiptar, nė vitin 1999 i shpėtuan gjenocidit alla-boshnjak vetėm prej bombave dhe raketave tė amerikanėve. Nga kushdo mund tė prisje njė akt terrorist antiamerikan me stampė fetare, por jo nga shqiptarėt, pėrkatėsisht kosovarėt. E pamendueshmja ndodhi: shqiptarėt kosovarė planifikonin vrasjen e ushtarėve amerikanė! Antiamerikanizmi deri nė kufijtė e terrorizmit - e ka mbėshtetjen mbi tri shtylla. Sė pari, krimi i organizuar. Kėmbėngulja antikrim e qeverisė Berisha, ndonėse e penguar nga Arturo-Ui-tė e drejtėsisė dhe nga Plaku-i Ndershėm-Dogsboru i Presidencės pati disa rezultate, ndonėse jokonkluzive. Goditja e grupeve tė falsifikatorėve, pėrveē elementit- thjesht- policor, vėshtirėsoi pajisjen e terroristėve me dokumente tė ndryshme udhėtimi. Nė kėtė kontekst mund tė ofrohen shembuj negativė nga e kaluara e qeverisjes socialiste. Kemi nga dokumente pėr marrje vize italiane tė terroristit Alfred Shkurti deri te disa individė nga Beluēistani, klientė tė organizatės Go Ėest. Bombat me telekomandė janė tregues tipikė tė sofistikimit tė krimit tė organizuar deri nė nivelin e akteve tė mirėfillta terroriste. Pėrshkallėzimi ilustrohet me autobombėn te VEFA, ku u pėrdor tajmer (anglisht timer) me acid, teknologji e viteve 40 ndėrsa nė autobombėn elbasanase nė Portin e Durrėsit u pėrdor telekomanda e thjeshtė. Mė pas terroristėt e Aldos, ndonjė grup mediatik kryeqytetas dhe ekstremistėt fetarė nė periferi tė Fierit pėrdorėn bombat me celular, teknologji e viteve 90. Nėse kėto segmente kriminalo-terroriste nuk neutralizohen plotėsisht, nuk ėshtė ēudi, qė nė Shqipėri tė eksperimentohen teknologjitė mė tė fundit si: EFP (explosively formed divece), tė pajisura dhe me PIS (passive infrared sensors). Grupet kriminale shqiptare, tė mikluara nga pėrkrahja dhe bashkėpunimi frytdhėnės me segmente tė sė majtės, atėherė nė pushtet, tentuan trafikun e lėndėve strategjike. Jo mė kot 007-ta i botės, zoti Gross, dhe zoti El Baradey vizituan Tiranėn nė pranverėn e vitit 2005. Ėshtė e tepėrt tė themi se organeve ligjzbatuese nė varėsi tė kabinetit Berisha, nuk mund tu tolerohet kurrsesi pėrsėritja e kėtij trafiku sot. Sė dyti, Lavdi zotit fanatizmi fetar dhe ekstremizmi islamik janė minimalė nė radhėt e shqiptarėve. Ky realitet pozitiv mund tė prishet pėr faktin se shėrbimet inteligjente tė vendeve, qė nuk ia duan tė mirėn Shqipėrisė, normalisht, punojnė nė kėtė drejtim. Nga ana tjetėr, krimi i organizuar pėrpiqet aktivisht ti pastrojė e ti shumojė paratė e pista. Nė aktivitete tė ligjshme, si, p.sh., ndėrtimtaria. Mesihati islamik shqiptare, me pronat e shumta tė patundshme nė zotėrim, ėshtė njė objektiv i lakmueshėm i krimit. Ekzistenca, nė disa pika dominuese tė kėtij komuniteti tė personave vulnerabėl pėr shkak tė sė kaluarės ose tė tashmes sė tyre, ua lehtėson punėn, si krimit tė organizuar, ashtu edhe 007-ave tė komshinjve. Pėr tė ilustruar mendimin tim, mund tė ofrohen mjaft shembuj, qė nga ekzekutimi i tė ndjerit Tivari, deri te greva e Xhamisė sė Tabakėve. Sė treti, segmentet e politikės sė majtė, tė lidhur me krimin e organizuar e terrorizmin. Jo pak hierarkė tė sė majtės shqiptarė, pėrfshirė dhe tė majtėt e pavarur tė gjyqėsorit, janė simbiotikė me krimin. Lidhje, jo vetėm sipas formulės klasike tė shkėmbimit tė favoreve, por edhe me lidhje gjaku. Vėllai i X deputeti serialkiller dhe psikopat me kartelė; djemtė e Y deputeteje pistolero dhe eksportues bazukash; vėllai i Z kryetari bashkie tranzitues substancash strategjike, qė nga ndonjė izotop ceziumi deri te yelloė cake; pėr hollėsi mund tė pyesni z. El Baradein nė Vjenė. Vetė eksponentė tė sė majtės pėrmendin deputetin Prifti, akuzonin kolegėt e tyre se ndanin shtratin me Alfred Shkurtin. Dolcis in fundis, shefi zulmėmadh i sė majtės, Edi Rama, dora vetė, sipas parimit mė jep tė jap, nė vitin 2002, pasi e pėrmbyti gjysmėn e Tiranės, shpėrndante elektroshtėpiake falas pėr familjet e viktimave tė veta, bashkė me pėrfaqėsuesit e fondacionit Al Haramein. Se ēfarė ėshtė ky fondacion, e mėsoni me njė klikim nė sitin e Departamentit amerikan tė Shtetit. Tabloja qartėsohet edhe mė, nėse identifikohen ato elemente tė kriminalizuara tė sė majtės shqiptare, qė furnizojnė grupet klandestine majtiste greke me lloj-lloj armėsh, pėrfshirė lėshues raketash tė tipit RPG-7-D. Gjendja ishte shqetėsuese qė nė vitin 2002-2004 kur Katsat izraelite nė vendet fqinje dhanė alarmin pėr trafikun e organizuar tė armėve nga banditeria shqiptare me destinacion llagėmet, qė lidhin Rripin e Gazės me Sinain. Sipas izraelitėve, qė i dinė mirė kėto punė, nga Shqipėria shkonin armė dhe vinin ngarkesa legale orizi pėr tė maskuar ngarkesat kontrabandė tė kafes dhe drogės. Poēat, Ramat dhe Toskat, mė sė paku, nuk bėnė asgjė pėr tė ndaluar kėtė trafik. Si konkluzion, fjalėt janė tė tepėrta. Kryeministri Berisha ka rastin e artė tė presė me shpatėn e ligjit nyjėn gordiane, ku pleksen krimi i organizuar, segmente tė inkriminuara tė sė majtės dhe filiale tė terrorizmit ndėrkombėtar. Njė veprim i tillė, madje edhe duke pėrdorur mjete jo fort ortodokse, do tė ishte dhurata mė e mirė pėr Mikun e Shqipėrisė, qė do tė na vizitojė nė qershor. PS. Ky artikull i drejtohet si lexuesit, tė gjerė, ashtu edhe atij tė specializuar. Prandaj, pėr tė pėrēuar plotėsisht mesazhin, ėshtė pėrdorur njė kombinim i dy teknikave tė marrėdhėnieve me publikun: Iceberg technique (teknika e ajsbergut) dhe Names dropping technique (teknika e nxjerrjes sė emrave).
Krijoni Kontakt