Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 59
  1. #11
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Berisha, njė burracak qė mbjell frikė

    Gazeta Shqip

    Mustafa Nano

    Tash njė vit e kusur prej ditės qė Berisha ka riardhur nė pushtet, ka qėlluar shpesh, qė miq, kolegė, dashamirės, lexues tė vėmendshėm tė shkrimeve tė mia e ndjekės gjithashtu tė vėmendshėm tė kuturisjeve tė mia nėpėr studio televizive e nėpėr beteja publike, tė mė kėshillojnė tė bėj kujdes e tė jem mė i pėrpjesėtimuar nė qortimet e kritikat e mia ndaj Sali Berishės, pasi "atij, dhe bandės sė tij, nuk u zihet besė". Kanė dashur tė mė thonė me kėtė, se unė duhet tė ruaj kokėn. Dhe merret vesh, qė koka mund tė ruhet ose duke e qepur gojėn, ose duke dhėnė opinione tė rrumbullakosura, tė cilat as nuk shpojnė, as nuk ngjisin.

    Tė them tė drejtėn, bezdisem sa s‘ka ku tė shkojė nga kjo kėshillė. Bezdisem sė pari, ngaqė e di qė te kjo sindromė kolektive, Berisha sheh tė konkretizuar bash atė qė ai ka planifikuar nė mėnyrė metodike tė mbjellė me sjelljen e tij publike e politike. Dhe, me ē‘duket, ia ka arritur qėllimit. Sidomos brenda Partisė Demokratike, ku nuk pipėtin asgjė nė asnjė rrethanė. Bezdisem sė dyti, ngaqė kjo sindromė ėshtė njė lethal weapon pėr energjitė civile tė shoqėrisė. E di qė apatia e shoqėrisė sė sotme civile nė Shqipėri shpjegohet mė sė shumti qoftė me faktorė tė tjerė endemikė e tradicionalė, qoftė me pėrpėlitjet e shumė aktorėve tė saj nė luftėn pėr tė siguruar "kotheren e bukės" pėr vete e pėr familjen e tyre (kjo pėrpėlitje, nė mos ėshtė korrupsion, pjell korrupsion), por edhe kjo klimė frike luan njė rol jo tė vogėl pėr ta mbajtur kėtė shoqėri tė ēmobilizuar e vėshtirėsisht tė mobilizueshme.

    Ndonjėherė, pėrballė atyre qė janė mė tė sigurt tek ajo qė thonė, gjė qė e demonstrojnė duke mė rrėfyer dėshmi tė dėgjuara nga gojė miqsh, apo gjėra qė i kanė hequr vetė mbi kurriz, e lė shtirjen mėnjanė, dhe pohoj zėplotė, se po, edhe unė e besoj qė berishianėt e kanė qejf dhunėn ndaj kundėrshtarėve tė tyre, por jemi nė vitin 2006, dreqi ta hajė, dhe gjatė gjithė kėtyre viteve, ata duhet tė kenė mėsuar ta latojnė disi instinktin e tyre tė dhunės; me kėtė dua t‘u mbush mendjen bashkėbiseduesve, se Shqipėria e sotme, e cila ėshtė shumė e ndryshme nga Shqipėria qė la Berisha e tė tijtė nė vitin 1997, nė mos i shkurajon kėta mujsharė, i bėn tė jenė sidoqoftė - pa dėshirė - mė tė sofistikuar nė ushtrimin e zejes sė tyre; dhe kjo do tė thotė se janė tė detyruar t‘i vėnė disi fre tundimit pėr tė marrė me tė mirė e pėr tė ledhatuar pulsionet e tyre tė egra; kjo do tė thotė mė nė fund, se do t‘u duhet tė mendohen mirė pėrpara se tė derdhen me grushte mbi njė gazetar tė njohur.

    Nė tė vėrtetė, kjo ėshtė ajo qė kam menduar. Dhe thellė-thellė, ajo bezdia, qė provoj pas kėshillės qė mė japin tė tjerėt pėr t‘u ruajtur e pėr tė qenė mė i kujdesshėm, vjen edhe prej faktit qė ata mė ngacmojnė njė "plagė tė hapur". Unė, si tė gjithė ata qė kanė guxuar tė jenė tė zėshėm me kritikat ndaj Berishės, kam frikė gjithashtu. Po si e kam mundur kėtė frikė? Nė tė vėrtetė, nuk ėshtė se e kam mundur; unė bashkėjetoj me tė prej vitesh. Nėse them diēka mė shumė e mė fort se ca tė tjerė, kėtė e bėj, ngaqė nuk mund tė mos e them. Nėse do tė heshtja, nėse do ta mbaja veten peng tė kėsaj frike, nuk di pse mendoj se do tė sėmuresha. E di qė, ndėrsa nxjerr e ngre zėrin, frika ėshtė aty, brenda meje, por dobare nuk sėmurem. Kaq e thjeshtė ėshtė puna. Dhe do tė ishte pėr tė qeshur, nėse lexues tė mi do tė merrnin pėr qėndrim heroik atė qė nė tė vėrtetė nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse njė zgjedhje "pragmatike" nė tė mirė tė kararit tim tė brendshėm.


    * * *


    Frika ėshtė njė nga gjėrat mė njerėzore. Tė gjithė - duke pėrjashtuar nga njėra anė njė pjesė tė sėmurėsh mendorė, e nga ana tjetėr njė pjesė fanatikėsh tė dendur me dogma e me ideale - kanė frikė. Por kjo s‘do tė thotė amĆ”, se nuk ka njerėz qė janė mė shumė apo mė pak frikacakė se tė tjerėt. Fjala vjen, Sali Berisha, nė kundėrshtim me ē‘mund tė mendohet prej atyre qė e rrethojnė, ėshtė njė burracak par excellence. Ai ėshtė para sė gjithash e mbi tė gjitha njė burracak. Ėshtė i tillė edhe ngaqė bėn ēmos ta fshehė qė ėshtė i tillė. Nė njė intervistė, qė i kam marrė pėr televizionin A1, nė prag tė zgjedhjeve tė 3 korrikut 2005, pyetjes sime se "a mendoni ndonjėherė pėr vdekjen? Ēfarė mendoni?", ai iu pėrgjigj me njė frazė, qė ta rrėqeth mishin mė keq sesa vdekja vetė. "Ėshtė gjėja qė mė shqetėson mė pak se ēdo gjė tjetėr", tha ai. Edhe njė kamikaz, qė ikėn me bujė e vullnetmirė nga kjo botė, pasi i janė shpėlarė trutė prej njė didaktike tė urrejtjes pėr jetėn tokėsore, me siguri nuk i ka tė rregulluara pėr fare e mirė hesapet me vdekjen. Ėshtė e zorshme tė besosh, se kamikazėt ikin nga kjo botė tė zhveshur krejt prej mundimit ekzistencial, i cili - sido qė t‘i vijmė rrotull - lidhet kryesisht me vdekjen. Ndėrsa Berisha thotė, se "(vdekja) ėshtė gjėja qė mė shqetėson mė pak se ēdo gjė tjetėr". "Ēfarė kafshe heroike!", do tė thosha pėr tė nė rast se do ta besoja. Mirėpo, ata qė i njohin pozat e tij shtinjake, e kanė shumė tė lehtė tė thonė: ēfarė burracaku! Nuk di pse burracakėt i pėrfytyroj gjithėherėn si njerėz tė mbėrthyer prej makthit konstant tė vdekjes, tė cilin (makthin) ata tentojnė ta mundin duke mos folur pėr tė (vdekjen). Burracakėt janė tė terrorizuar prej vdekjes. Ndoshta, edhe tė poshtrit.

    "Kish frikė prej vdekjes, tamam sikur tė ish i poshtėr" - kjo ėshtė njė thėnie balzac-iane, tė cilėn shkrimtari i madh francez e shtie nė punė pėr tė karakterizuar njė prej personazheve tė tij. Mė ka mbetur aq shumė nė mendje kjo frazė, me pėrmbajtjen e sė cilės jam dakord edhe sot e kėsaj dite (nuk mė kujtohet tani nė cilin libėr tė tijin e kam hasur), sa gjatė gjithė kohės, nė mėnyrė gati instiktive, e kam parė veten nė grackėn e ēalltisjes pėr tė gjurmuar e matur frikėn te tė gjithė njerėzit e poshtėr, qė kam njohur. Dhe pothuaj nė tė gjitha herėt kam konfirmuar atė qė ka paralajmėruar Balzac-u: njerėzit e liq janė pėrveē tė tjerash edhe burracakė.

    Vini re: nuk po them qė frikacakėt janė njerėz tė liq. Po them bash tė kundėrtėn: njerėzit e liq janė frikacakė. Nėse shfaqen ndonjėherė si njerėz qė fqinjėrojnė mė lehtė e mė shpesh se tė tjerėt me vdekjen, kjo nuk ndodh ngaqė janė trima e tė guximshėm, por ngaqė jeta qė bėjnė mes lakmish e gjakimesh tė shpėrpjesėtimuara e tė pakontrolluara nuk u lė shans tjetėr, veēse tė fqinjėrojnė lehtė e shpesh me vdekjen. Dhe nė kėtė mes nuk e kam fjalėn vetėm pėr njerėz tė poshtėr qė i janė futur botės sė krimit; e kam fjalėn edhe pėr njerėz tė poshtėr, tė cilėt gjakojnė pushtet me ēdo kusht e me ēdo ēmim, e tė cilėt nuk duan t‘ia dinė pėr asnjė parim e ideal (prandaj janė tė poshtėr) nė pėrpjekjet pėr ta fituar kėtė pushtet.

    Sali Berisha ėshtė njėri syresh. Ka mbi dhjetė vjet qė nuk guxon tė shkelė nė vendin e tij tė lindjes, ku trembet, se - po tė shkonte - do ta prisnin guerilas tė motivuar prej politikės sė tij sektare. Ėshtė kjo politikė e tij sektare - pėrveē tė tjerash - qė e shndėrroi nė target tė kėtyre guerilasve vrastarė edhe Azem Hajdarin, udhėheqėsin e lėvizjes studentore tė vitit 1990. Kryeministri shqiptar ėshtė i lirė tė shkelė nė ēdo qoshe tė Shqipėrisė, tė Evropės e tė planetit, por ai nuk mund tė shkelė atje, ku ka lindur e ku ėshtė rritur. Mund tė hyjė pa asnjė problem nė ēdo bastion tė sė majtės shqiptare, ku do tė gjenden se s‘bėn njerėz qė do ta presin tė papenguar nga askush me bujė, me lule e me tam-tam-e, por nuk mund tė hyjė nė zonėn e Tropojės, banorėt e sė cilės janė nė shumicė dėrrmuese mbėshtetės tė tij. Nė fakt, duke e marrė me mend se ē‘e pret atje, ka tė drejtė tė ketė frikė (dhe nė kėtė pikė, duhet mirėkuptuar), por ėshtė absurde tė mendosh qė ne shqiptarėt kemi pėr kryeministėr njė njeri, i cili nuk shkel dot nė vendin e tij tė lindjes; nuk shkel dot, ngaqė i duhet tė ballafaqohet me pėrthyerje tė dhunshme tė politikės sė tij sektare.

    Kjo ėshtė arsyeja, qė e bėn atė tė jetojė prej gjashtėmbėdhjetė vjetėsh i rrethuar me roje tė shumta trupi. Tė gjithė udhėheqėsit e tjerė politikė e shtetėrorė tė Tiranės mund t‘i shohėsh tė rravgojnė si njerėz tė thjeshtė nėpėr rrugėt e Tiranės, tė hyjnė fillikat nėpėr kafenĆ© apo tė shkojnė diku vetėm me njerėzit e familjes, ndėrsa Sali Berisha as qė e ka ēuar nė mendje ndonjėherė tė luajė qoftė dhe pėr njė gjysmė ore rolin e njė qytetari tė zakonshėm tė Republikės sė Shqipėrisė. Ēuditėrisht, kjo gjė ishte mė e papėrfytyrueshme nė periudhėn 1997-2005, nė tė cilėn ai ishte njė opozitar "qyqar". Nė kėtė periudhė ai ishte i terrorizuar nga pushteti, tė cilin e etiketoi gjatė gjithė kohės "vrasės", ishte i terrorizuar nga policia e nga shėrbimet sekrete shqiptare, nga shėrbimet sekrete tė huaja, nga grupe terroriste kinse tė sponsorizuara nga e majta nė pushtet, tė cilėt ai i denonconte pareshtur nė konferencat e pėrditshme pėr shtypin.

    Zhurma qė bėnte - sa kohė qė ish nė opozitė - mbi pushtetin "vrasės", nuk ishte gjė tjetėr, veēse njė mėnyrė pėr tė mbuluar frikėn, qė e ndjente nga drejtime tė tjera. Nė fakt, nėse ka pasur njė shqiptar tė mbrojtur nė mėnyrė tė posaēme nga pushteti "vrasės" i tė majtėve, ai ishte Sali Berisha, tė cilit qenia nė krye tė Partisė Demokratike i jepte njė impunity tė plotė. Fatos Nano, mė shumė sesa veten mbronte Berishėn e sulmuar nga lloj-lloj paranojash. Kur ky i fundit mori vendimin pėr tė vizituar qytetin e Vlorės, ku nuk kish guxuar tė shkonte pėr tre vite me radhė pas vitit 1997, u mobilizua e u vu nė mbrojtje tė tij e gjithė policia e Republikės. E Berisha hyri nė Vlorė e doli nga Vlora, pa harruar tė stiste e propagandonte anėn ngadhėnjimtare tė kėtij gjesti. Nė fakt, e gjitha ishte "vepėr" e Kryeministrit Fatos Nano, i cili sė pari, nuk donte t‘i jepte asnjė casus belli kryeopozitarit prore tė kreshpėruar, sė dyti - nė emėr tė nonchalance-ės sė tij prej mejhanexhiu urban - nuk bėhej merak pėr pozat heroike tė rivalit tė tij. Berisha e ngrinte gjithė "trimėrinė" e tij mbi kėtė shkujdesje hedoniste tė Nanos, tė cilin megjithatė nuk ka ngurruar ta etiketojė kot mė kot si vrasės tė shumėfishtė (edhe si vrasės tė Azem Hajdarit). Duke mobilizuar tė gjithė makinėn e tij mediatike e propagandistike nė funksion tė krijimit tė idesė, se kryeministri e pushteti ishin vrasės, ai e kish mė tė lehtė tė shiste pėr trimėri tė gjitha akuzat gjėmimtare kundėr pushtetit, tė cilat i bėnte ēdo ditė ku tė mundte e si tė mundte.

    Por punėt ndryshuan, kur socialistėt zgjodhėn pėr kryeministėr Ilir Metėn. Dalėngadalė, Berisha u bė si pulė e lagur. Po ndjente se pėrballė kryeministrit riosh e rishtar, qė guxoi e shkeli Tropojėn nėn breshėritė e armėve tė guerilasve berishianė, nuk e kish mė atė impunity, qė "ia kish falur" regjimi nonchalant i Fatos Nanos. Vizita e Metės nė Tropojė, e cila u filmua nga kamerat televizive, e zgėrlaqi pėr fare "malėsorin trim mbi trima". Pak mė pas, Meta u shty edhe mė tutje: policia njė ditė prej ditėsh bėri ndalimin pėr disa orė tė Berishės. Nė rrethana tė tjera, pas njė gjesti tė tillė, Berisha do kish tentuar tė ngrinte mė kėmbė gjithė mbėshtetėsit, tė cilėt njė urdhėr i tij i bėn tė dalin me vrap nga shtėpitė e tė derdhen nėpėr rrugėt e sheshet e Tiranės. Por, atė radhė, Berisha nuk u ndje. Shqiptarėt patėn rast tė bėnin sehir ca kohė, se si contest-i politik i dominuar gjatė gjithė kohės nga xanxari Sali Berisha zuri tė dominohej nga xanxari Ilir Meta. Nuk e vranė mendjen kushedi se ēfarė, qė po lindte njė mujshar i ri, i cili po njėsoj s‘donte t‘ia dinte pėr rregulla loje e pėr shtet tė sė drejtės. Ndalimi pėr disa orė i Berishės dhe shoqėrimi i tij nė njė prej rajoneve tė policisė ishte bėrė nė fakt, jo thjesht me dijeninė, por me urdhrin e Kryeministrit Meta. Ishin ditė tė trishta pėr Berishėn, por ishin gjithashtu ditė tė trishta pėr pjesėn civile e civike tė shoqėrisė shqiptare, teksa po kuptohej se njė mujshari tė politikės mund t‘i vihej kufiri te thana, jo prej qasjeve ligjore tė shtetit e prej repulsionit moral tė shoqėrisė, por prej njė mujshari tjetėr.

    Nė mos, prej ndonjė njeriu me pamjen e namin e njė bounty hunter-i. Njė ditė tė tetorit 2006, ndėrsa Berisha lėshonte breshėri sharjesh e akuzash nga foltorja e Kuvendit nė adresė tė deputetėve tė opozitės, u pa dikush tė linte ndenjėsen, tė ēohej mė kėmbė e tė merrte rrugėn serbes-serbes drejt Kryeministrit, i cili e kish lėnė foltoren tashmė e kish zėnė vend nė poltronėn e vet mes ministrave. Ishte Paulin Stėrkaj, njė ish-polic i regjimit tė Berishės I (1992-1997), sot socialist pa dashje e deputet me dashje. Kamerat qė filmonin live skenėn, sillnin nė ekran shtatin e ngjeshur rrondokop, shpatullat e gjera dhe hapin e tij tė qetė drejt tribunės, gjė qė krijonte pėrshtypjen se deputeti ish i sigurt nė atė qė po bėnte. Zuri t‘i drejtohej Berishės me fjalė qė nuk dėgjoheshin pa u ēuar ende nga vendi, e sa mė shumė afrohej, aq mė i rėnduar bėhej gjestikulacioni i tij. "Bo, bo, tani do ta godasė Kryeministrin", kanė menduar tė gjithė ata qė e njohin Stėrkajn. Berisha vuri maskėn e murrėtyer, dhe u pa tė mblidhej e tė bėhej njė grusht. Nuk bėzajti atė copė herė, nė harkun e sė cilės Stėrkaj pėrshkoi rrugėn nga fundi te kreu i sallės sė Kuvendit, dhe nė momentin qė e pa veten tė mbrojtur nga gardhi i oficerėve kėmbėshpejtė tė sigurisė, u rigjallėrua si me magji, u ngrit mė kėmbė, dhe zuri t‘i hakėrrehej deputetit "tė fortė". Kureshtja u shua disa orė mė pas. Berisha i trimėruar prej rojeve tė trupit, qė i rrinin si parzmore, i kish drejtuar Paulin Stėrkajt njė lumė fyerjesh e sharjesh, dhe nė fund fjalėt: "Ta ēaj kokėn! Bir bushtre!" Hajde Kryeministėr, hajde! Si lum ne pėr tė!



    PS: Le tė qeverisė PD-nė si tė dojė ky gojėfėlliqur, por jo njė Shqipėri qė i tregoi nė 18 Shkurt sesa e "do".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Humdinger : 28-02-2007 mė 19:12

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Sa gjynah me vjen per mendjet e intoksikuara nga p.ordhet intelektuale te Mustafa Nanos!

    Ish-demokrati i thekur, qe urren pa mase Berishen vetem e vetem pse e hoqi nga ambasadat, e vuan edhe me teper pasojen e kesaj urrejtjeje grryese per faktin qe Sali Berisha (me te drejte) nuk e ka marre asnjehere seriozisht dhe e ka injoruar ne menyre absolute servilin e Edvin Rames.

    Bravo i qofte Sali Berishes!!!

    Burracak, o fshatari nga Skrapari, eshte ai qe leh si qen ndaj nje personi, vetem e vetem pse e ka lene me gisht ne goje. Madje as burracak nuk e meriton te quhet dikush qe lepin sot b.then e njerit e neser te nje tjetri.



    Citim Postuar mė parė nga Humdinger
    PS: Le tė qeverisė PD-nė si tė dojė ky gojėfėlliqur, por jo njė Shqipėri qė i tregoi nė 18 Shkurt sesa e "do".
    PD: Ai do e qeverise edhe PD-ne edhe RSH-ne, per aq kohe sa PSSH-ja te mbetet PPSH, ne meyre qe RSH-ja te mos kthehet edhe nje here ne RPSSH.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 01-03-2007 mė 07:39

  3. #13
    afer detit Maska e Simpatikja
    Anėtarėsuar
    13-09-2003
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    93
    Doktorri le te permirsoje punet ne Qeverri.. dhe Majlinda te marre frenat ne Parti.. e me urtesi te zgedhe kuadrin e ri qe do te perballoje agresionin mafioz e dinak te PS-se.. dhe veglave te saje..
    PD duhet te jete e forte dhe e mencur..
    Ajo i duhet shqiptareve te mire si uji si ajri si drita..

    Bujrum ne diskutime..

    Moderator mo e luaj te keqen kte teme..[/QUOTE]

    Aman po mbajtet shprese ne permiresimin e puneve ne Qeveri nga doktorri,e keni te kapme shpresen dhe realizimin e saj me i llaf.Kush e pa''FIKS FARE'' para dy-tre diteve se sa bukur foli doktorri yne i dashur.Eshte fatkeqesi qe kemi nje kryeminister te tille,qe jo vetem ngaterroi daten e zjedhjeve nga 19 Shkurt e beri 19 Maj,por fliste si kodra mbas bregut ne lidhje me fushaten nje fjale ne Kine dhe nje ne Amerike.Nuk eshte ne gjendje te lidhi dy fjale dhe jo me te rregulloje punet ne Qeverri.I ka ardhur radha te dali ne pension kryeministri,me keto lojera fjalesh qe ben

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    simpatike.. ka ndertuar gje babi yt pallat ne plazh?
    Mir ja kaloni aty?

    Fiksifare moj cupe eshte nje faqezeze sepse i xhesh cupat e vogla 14-15 vjece te fukarenjve lakuriq e i mban aty me or te tera para atyre hamshorve me ne krye xhaxhi Filip kokmadhin e pacipė.. e ata dy hamshoret bejne cdo sekond xheste hamshoresh e thone fjale te ndyra..
    Kjo eshte shtazeri por ty te pelqen se shajn saliun ata qe e urren ti me qe ashtu te ka edukuar shpija..
    Pa me thuaj nga je me origjine?


    Qe thua ti Xen djali.. Mustafa dhe shefat e mustafes po luajn nje loje..

    Ti e di qe per te vrare Azemin ata perdoren nje malok..
    Edhe per te vrare Berishen po malok perdoren.. ate te shkallnurit qe hodhi granaten si dhe ca tropojane qe klosi i perpunoi shum dinakerisht..
    Tani i jan qepur Paulinit ..katundarit prej shkodre dhe presin qe ai te veproje si Gafurri..
    Jane mjeshtra mafia e PS-se.. e tani qe me ta eshte dhe mafia e LSI-se kuptonet se kjo mjeshteri arrin maja qe do ja kish zili Fusheja i Napolonit apo Beria i Stalinit apo Shullenbergu i Himlerit..
    Cdo gje qe shkruhet ne gazetat Mafioze prane PS-se sikurse GSH ZP etj.. apo qe folet ne tv-ete e tyre ka qellime te caktuara..

    Tani per momentin kan qellim Percarjen..
    Duan ta bejne PD_ne kasht e ko.qe..

    ooBamiri thone eshte i mire ..me ata bashk qeverisim ne socialistet pa problem.. etjetj.. mirpo sapo te arrijne qeta fusin Bamirin qe te shkaterroje Berishen do ja hyne Bamirit ku te dhemb e ku te djeg.. e do i nxjerrin dosjet qe i kane dhe per ate.. Kuptohet se ata dosje kane dhe per Nen Terezen po dhe per Skenderbeun e Naim Frasherin po i dolli kunder..

    te shohim se a ka PD gjunj ti rezistoje terrorit mediatik psikologjik te ktyre ditve.. qe eshte shum i sofistikuar..
    Psh Stringa e kish ngrene ampulen e djallezive dhe po kendonte sipas shkopit te edvinit.. Taku po e po u be kohe qe tartabiqon nga bodrumet e PS-se.. e shum tjere do cfaqen..

    Ka nje gje qe te le t dyshosh se dicka nuk vete mire ne PD..

    Ata nuk komunikojne me miletin..
    Po te klikosh tek RD..del .. Faqja eshte ne ndertim..
    Po keshtu tek PD.. po keshtu tek grupi parlamentar..
    I kan ne ndertim dyert e dritaret virtuale..
    Ka 7 vjet ky muhabet..
    Pra ne seke gje per te pietur PD duhet te rrish ke dera zyrave..
    Jooo njerzit dhe nga Bostoni psh apo kabuli.. duan te flasin me PD-ne..

    Kujt i duhet mbyllja e syve e vesheve te PD-se.. etj..
    PS-se.. dihet ajo pune..

    1 milion e ca votues nuk kan votuar..
    Ky eshte Skandali qe ka ndodhur.. humbja me e madhe e PD-se dhe fitorja me emadhe e PS-se..

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sipas Gazetes Tema.. vetem gjat ktyre 10 ditve PS vetem ne Tirane ka antaresuar 1000 antare te rinj..

    I lumte..

    Vetem me 1/100 e ketij ritmi ne antaresim.. PS e ka te garantuar fitoren ne zgedhjet e ardhshme kur do qe te behen ato..

    Po PD cfar ben adhahile..

    Ah Topi Topi.. te ka lajkatosur edvini.. keqas..
    bebi vogel ska faj 2 metrosh..

    Si Tahiri i Cirkut qe mashtron me karamele qenushet ne Cirk.. keshtu luan PS me qenushet e Berishes..

    kush eshte i zoti ..mos i shkofte i zi moti.. thot proverbi..

    Specialisto socialiste.. ju lumte.. te zot jini per te vrare mu para kutis votimit.. te zot ti grumbulloni gjith sytjen dantellset e shal jashtet e tirones e Shqiperise.. ne selite tuaja.. te zot ti coni te votojne e protestojne per ju dhe ata qe hengren dru prej jush ne Spac e Burrel.. te zot tu jepni strehim politik altinave e ti fshihni Nerjaket.. dhe te zot te rruani me maune Parate e Shqiptareve e ti nxirrni jevgjit te lehin per ju.. pa kalue ora qe ja kini rrafshue me fadrom kasollet.. e me votat e cdo jevgu te neutralizoni dhe intelektualet me te shkolluar.. te Zote ti hidhni ne Otranto te mjeret e familjet e tyre te bilbilosin per ju.. te zot tja dhjet fishoni me djem te ri vlores e beratit varrezat e tu a merrni cdo vote e te beni parlament me ta.. e te mbaheni qėnėrisht ..pa guxue kush tu a prek miljardat.. te zot qe fill mbas konvaleshencave ne paris e bahamas ku harxhoni miljona euro (se leket as qe i shihni me sy) tu a po.rdhni mendjen miletit qe te votojn per ju.. e 1001 zotesi tjera qe kush i numuron..

    Hallal e paci Shqiperine..!

    E meritoni..pėjk..

  6. #16
    ▒[JuL]▒ Maska e Macho
    Anėtarėsuar
    05-01-2003
    Vendndodhja
    Me Shpirt ne TIRANE
    Postime
    322
    Se marr vesh si mund te lexoni artikujt e Mucit, kur ne 2005 ulerinte... "Morem Korcen morem Korcen...", kurse sot shkruan pallavra. Karagjozi 2007 do te jete ne qender te vemendjes e ska si ta beje ndryshe pervecse te lepije corapkat roze te psikopatit, idhullit te ketyre qe nuk dine te shkruajne me te zeza, por skuqin dhe shkronjat.

    MaChO
    ஐ███▓▒ -=][.. _| |_| |_ | ..][=- ▒▓███ஐ

  7. #17
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Reflektim nga PD-ja....!?

    PD nga 18 shkurti del me nje situate qe shumica dermuese e analisteve e percepton si humbje.
    Kjo parti nuk ka bere asnjelloj "katharsisi" a shqyrtimi institucional ne gjirin e saj qysh nga themelimi. Sigurisht, ne se biem dakord, qe te mos i quajme te tilla ca mbledhje-farse pasuar me largimin e thuajse te gjithe eksponenteve e themeluesve te saj nder vite.
    Sa kohe qe PD-ja vazhdon me tezen e fitores se madhe plebishitare, per ē‘reflektim mund te flasim?

    Ndrrimi aq mendjelehte i profesor Cikulit –nje mjek nga familje mjekesh, dhe pionier i reformes ne mjekesi (nje nga ministrat me te pa-cen edhe ne 1993-94-en), me dike qe, zoti e di se si e merr persiper kete post, nuk deshmon kurrfare reflektimi pozitiv. Po keshtu, shpallja e ngutshme e kandidatures se presidentit.

    Hedhja "premature" e emrit te Bamir Topit ne kazanin e debatit presidencial, i sjell nja dy kontribute te qarta ne kete drejtim: se pari, bllokon vete Bamirin nga ndonje "proēke" kritike e "germimi nga brenda" te fajtoreve ne PD. Se dyti, peshtjellon e Topit per ca kohe "germimin nga jashte" te opinionit e analizes se pavarur apo edhe partiake qofte.

    Nevoja per nje votbesim te zotit Berisha! – mbetet rekomandimi im.

    Pas deshtimit edhe personal te zotit Berisha ne 18 Shkurt (sepse personalisht mori persiper ta ēonte Ramen .."ne profesion te lire"), dhe perpara se te na kompozonte nje tjeter qeveri te veten, ai duhet ti nenshtrohej nje procesi ri-legjitimimi.


    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Q'fare Eshte Pd , Q'fare Eshte Ps.

    Ne kohen e dulle karit cadra e oficerave te zbulimit shkuhej me shkronja te medhaja PIKE DREJTIMI dhe ne krahun tjete po me te medhaja PD.
    Nje nate te ftofte oficeri i F.L i PD thirre oficerin e prapavijes I.M qe te shkonte tek PD por oficeri I.M nuk pergjigje pase shume thirrejeve oficeri per te mbrojtur edhe ushtarin e nderlidhjes pergjigjet,paraqituni urgjent tek PD.Jo do te shkoj tek PS ,ju lutem zberthejeni parullin ,ajo eshte e qarte pergjigjet I.L
    F.L i kerkon shpjegime I.L se qfare eshte ps , I.L pergjigjet.

    P.S eshte piqka e sateme!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    une si nje simpatizant i PD dhe si nje antar i saj mendoj se ka ardhur koha kur SALI BERISHA duhet ti leri vendin me te rinjve figurave te tjera qe ka PD .

    ketu mund te permend per ta zevendesuar : BAMIR TOPI , JOZEFINA TOPALLI , EDUART SELAMI . me shume jam per kete te fundit pas intervistes qe dha ne top-channel mu duk nje njeri me shume vizion dhe se e meriton perseri postin e kryetarit .

  10. #20
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anėtarėsuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Pėrtej Gramozit, gati pėr luftė
    Postime
    535
    Citim Postuar mė parė nga Humdinger
    Mustafa Nano

    Mustafa kush??? Ēa o ky mė po ky ėshtė shkrimtari mė i dobėt qė kam lexuar. Analist mediokėr. Mustafa Nano... nėse ky ėshtė analist ēdo kush mund tė jetė..


    Ene ti Humdinger ēa ****** do kėtu... e lexove qėllimin e temės, simpatizant tė PD-sė... ti... ēa do k'tu?!

    Pėr tiu rrikthyer temės... Njė nga fatkeqėsitė qė parashikohet tė ndodhi tani nė PD, ėshtė zgjedhja e Imamit si Sekretar i Pėrgjithshėm... ėshtė fatkeqėsi... aty duhen njerėz vėrtet demokratė e jo plera si Imami.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Evropa dhe Islami: pėrvojat e pėrbashkėta dhe e ardhmja
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 03:45
  2. Evropa dhe Islami: pėrvojat e pėrbashkėta dhe e ardhmja
    Nga Florim07 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 16:51
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Amerika, kjo shoqėri qė sheh nga e ardhmja
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 06:09
  5. SHQIPERIA ....e ardhmja pesimiste!!!
    Nga tani_26 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2004, 06:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •