Close
Faqja 4 prej 25 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 246
  1. #31
    Ne nje pjese te historikut te Kretes (ne gjuhen hollandeze) thuhet:

    "Tot 1962 woonden er in de vallei alleen maar heel grote houthakkers met blond haar, wellicht waren dat de navolgelingen van de Doriers. Ver van de rest van het eiland hadden zij hun eigen wetten en zelfs nog de bloedwraak"

    Deri ne vitin 1962, banonin ne lugine druvare trupmedhenj dhe me floke bjonde, qe cilet ishin pasardhes te dorianeve. Te shkeputur nga pjesa tjeter e ishullit, ata paten zakonet e tyre dhe po ashtu dhe zakonin e gjakmarrjes.

  2. #32
    Per shtetin e Spartes nder te tjerathuhet:

    "De vijf verschillende dorpen waarin de Doriërs woonden voegden ze samen, en zo ontstond Sparta. De Spartanen of Spartiaten vormden de heersende klasse, die als kleine minderheid de grote massa van de onderworpenen onderdrukte en voor zich liet werken"

    Pese fshatra te ndryshme, ne te cilat jetonin dorianet, u bashkuan dhe keshtu u krijua Sparta.
    Spartanet formonin klasen sunduese, te cilet si nje pakice e vogel mbanin te shtypur nje mase te madhe, te cilen edhe e detyroi te punonte per te.

    http://www.worldexplorer.be/sparta.htm
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 30-03-2007 më 18:47

  3. #33
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Baptist
    Julius Pokorny derivon termin Dorian prej Doris, "Pyll" (qe njekohesisht e ka edhe kuptimin Mal). [2] Segmenti Dori- duhet te jete indo-europiane o-gradeshe *deru-, "dru". Prandaj Mali origjinal duhet te kete perfshire territor dukshem me te madh se Dorisen. Dorian mund te perkthehet edhe si "njerez nga fshati", "malesor", "maloret", "njerezit e pyllit" apo ndonje apelim te ketij lloji i cili do te jete pershtatur me origjinen e tyre te degjuar.
    Cka nese Dorianet ne realitet ishin Druidet? Cka nese emri i Doreve eshte lexuar gabimisht nga shkrimi i Pylos ne Linearin-B si: do-ri-je-we; *Dōriēwei, prej DRW ose DRJW. Pra D'ru* dhe D'ruj?
    Nuk i heq asnje presje ketyre qe ka shkruar me lart Baptisti.

    Agimius, stergjyshi mitik i races Dorike, qe pershkruhet si mbret dhe ligjvenes, ne kohen kur ata mbreteronin ne pjesen veriore te Thesalise”. Kerkoi ndihme nga Herakliu ne luften kunder Lapitheve (cne lapithet ne Ballkan do thone ca). Bijte e tij qene Dymas, Pamfili dhe Hyllus.”

    Deri ketu nuk kemi c’te shtojme. Problem behet kur lexon nje burim tjeter sipas te cilit: “Atlasi u trashegua nga Deimas (Dymas) djale i Dardanit”. Pra Dardan dhe Agim jane sinonime.

    Me tej, nga nje burim i trete: “fjala Dryopis vjen nga "Dryon". Fjala "Dru" ne sanskritisht eshte "Dru" si dhe ne shqip, e ne greqisht "Lis". Ata ishin popullsi protohelene, pellazge dhe adhuronin Drurin e Lisit Jetedhenes. Dishendentet e kesaj popullsie, kane merituar vazhdimisht ne periudha te ndryshme historike nje vemendje te madhe per meritat e tyre personale, gjenine e tyre, e cila dilte mbi interesat e ulta te njerezve te thjeshte, te njohur si paraekzistenca e asaj qe shkruhet : "mund te shesim femijte tane, por jo fisnikerine tone"….perendite, me kurthet e tyre, do t'i kthenin ne hi banoret e atij vendi, por ata duke ju drejtuar orakullit Apollon, moren pergjigjen prej tij, qe duhej te shmangim kete zemerim dhe te merrnim per mbrojtes Panin, i cili ishte Perendia e te gjitha gjerave. Banoret e Trikalles , ne Thesali, duke degjuar keto fjale, nga goja e Atlasit, u rrembyen nga gezimi, dhe i shtyne ata qe komandonin, ne gosti, duke ju bere atyre demostrime mjaft miqesore…
    ...pa gjetur kushte te mira per te jetuar, u rregulluan me cfare te mundnin, dhe arriten te mblidhnin mjaltin e lisave. Ata jetuan me kete ushqim per rreth 64 vjet. Shume mjalte rridhte atehere nga druret e lisave.” Pra, Atlasi del si paraedhes edhe i Doreve edhe Dryopeve, pellazge protohelene.
    Po permbahem se cituari ketu Herodotin qe kane sakatosur, sa arrin te quaje Jonianiet hellene dhe pellazge, ndersa Druided hellene Jo pellazge! (Sipas tij jo vetem na del qe hellenet qene te perzier, qe Doriket nuk qene helene, por edhe qe duke qene vete Jonian Pellazg nuk kuptonte gjuhen pellazge, pra gjuhen e tij. Nuk besoj se fama e nje historiani ka mbijetuar mijevjecare per hir te idjotesise). Po ashtu Strabo dhe Plini i vendosin Dryopet ne nje vend me Sellet, Hellopet e Moloset.

    Tjeter, nga nje burim i katert, “druided…duhet shenuar se afer Manastirit … ndodhen tri brigje varresh te vjetra qe u thone tumulus, si ato te Komanit ne Puke”.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 30-03-2007 më 23:34
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #34
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Justiniani 2007
    O Baptist,
    Nqs. nuk e kuptove se ku ne ballkan po ta perseris : Ne zonat e Epirit dhe te Maqedonise pra ne trevat me te spikatura Ilire. Pse mendoj une keshtu ? gjetjet arkeologjike te gjilperave te perdorura per veshjet popullore te atyre koheve te gjetura ne Mikene, Iolkosi, Tirinti etj i pershtaten me shume popullsise se Epirit dhe te Maqedonise sepse jane gjetur edhe aty, po ashtu edhe fibulat, thikat dhe shpatat, majat e heshtave ne forme flake jane te stilit epirot dhe maqedonas, pra jane ilire, sipas meje, sepse ta thashe qe Hamondi gabon kur i quan greke keto popullsi. Ndersa per pyetjen "Pse u dynden ?" me ler perseri te te sjell kete mendim : eshte e besuar se gjate shekujve XIII, XII, XI p.e.s. ne ato zona, pra ne mikene, kane qene periudha ose kryengritjesh ose luftrash te brendeshme per pushtet sepse numri i vend banimeve ka rene nga 320 vendbanime ne shek XIII ne 130 vendbanime ne shek XII dhe ne 40 vendbanime ne shek XI, (Arkeologjia, faqe 91) pra fiset dore mbushen kete vakum te krijuar. Por une mendoj gjithashtu a priori se Doret duhet te kene qene aleate te Trojaneve sepse fisi Hylleis i doreve tregon origjinen Ilire te tyre dhe ne dime qe edhe Dardanet ishin aleate te Trojaneve keshtu qe ekziston mundesia te kene shkuar edhe per tu hakmarre kundra Mikenasve, por ky eshte mendimi im dhe nuk ze ndonje vend te rendesishem. Ndersa per sa i perket gjuhes se folur me duhet vetem te te sjell prapashtesen on/an qe eshte besuar nga shume filolog qe eshte me origjine Ilire si Dyman (fisi tjeter Dorian), Dodon, Euritan, Atintan, Enian, Enkelan, Trojan, Dardan, sic eshte edhe nt/nd si Taulant, Korint, etj etj .... pra gjuha e tyre duhet te kete qene brenda grupit te dialekteve te Ilirishtes.
    Per kete pokornin nuk kam lexuar ndonje gje dhe s'di cfare me te thane, por mungesa e perdorimit te zanoreve eshte shume spekulative mendoj une, sepse ka nje probabilitet perdorimi qe mund te dalin lloj-lloj kuptimesh.... gjithashtu edhe pse shqipja (gegnishtja) mund te ndihmoje ne perkthimin e shume fjaleve te greqishtes se vjeter kjo perseri eshte e pa studiuar mire dhe le hapesira per te spekulluar sepse ne nuk e kemi shkruajtur gjuhen dhe ato fjale qe dime nga ilirishtja jane shume pak per te arritur konkluzione te qarta. Ky eshte mendimi "zyrtar" i studiuesve qe edhe mua me duket llogjik, ndersa mendimi im "privat" eshte se edhe Mikenasit edhe Kretasit kane qene pellazge sepse Etnologia Andromaqi Gjergji e lidh veshjen popullore femerore te quajtur xhubleta me figurina te gjetura ne krete,(per te sjelle vetem nje shembull ) pra mendoj se ka njefare lidhje ndermjet neve trashgimetareve te vertete dhe atyre qe nuk ekzistojne me ne greqi. Por perseri komplikohen gjerat kur u gjet ne Norvegji nje lloj xhublete e ngjashme me ate shqiptare ? (Gazeta Shqiptare 4 shkurt 2007, shkrim nga Prof. Agim Bido etnolog)

    Tani per sa i perket asaj qe thua ti edhe mund te jete e vertete sepse une e kam postuar me pare qe nuk jam ekspert ne kete fushe thjesht keto qe po them kane nje llogjike qe me bejne ti besoj si te verteta dhe jo vetem mua por edhe shume te tjereve ndersa alternativa juaj eshte paksa minorene, por duhet pohuar qe e verteta eshte gjithnje ne minorance.... por ndodh edhe e kunderta.
    Me fal por une shoh nje dallim te vogel kur thote: "Ne afersi te shijakut" jo ne Shijak!
    Megjithese mire e kishe kuptuar ku e kisha vene piken e krahasimit. Prandaj shoh se nuk eshte nevoja ta riformuloj

    Megjithate serish me thua te njejten: "...ne zonat e Epirit dhe Maqedonise".
    Dhe une pyes: -Pse ne zonat e Epirit dhe te Maqedonise? Per cfare arsye? Ne cka e mbeshtete kete hipoteze? Me cilin fakt tu mbush mendja se eshte pikerisht keshtu?

    Po te ekzistonin fakte qe e mbeshtesin kete hipoteze ato do te shpreheshin ne nje menyre te perafert me improvizimin ne vijim:
    Sipas "kasaj dhe asaj" gjetje arkeologjike me tipare te dallueshme qartesisht te kultures Dorike, ne filan lokacion te Epirit, e poashtu ne filan lokacionin tjeter te Maqedonise, dhe bazuar ne datimin e sakte kohor (sipas filan metodes doli se gjetjet i takojne vitit x pes ±20-30 vjete) i cili perputhet plotesisht me periudhen para fillimit te dyndjeve dorike, kemi ardhur ne perfundim se ky popull eshte me origjine nga ky regjion i cili sic thame shtrihej mes maqedonise dhe Epirit te mevonshem historik.
    Por nuk shoh, as nuk kam arritur te lexoj dicka te tille deri me sot. Prandaj te thirra te shtrosh fakte e jo hamendje.

    Nje fakt i tille do te me bindte plotesisht ne relevancen historike te kesaj hipoteze dhe une do te arrija te pajtohesha me qendrimin tend perfundimisht. Por deri atehere, ashtu si me pare une per veten time "hipotezen e dyndjes dorike" do ta konsideroj vetem se nje spekulim joshkencor me qellime te caktuara politike te cilat here e kthejne ne kete kahje dhe here i japin kahje te kundert kesaj dyndjeje. (Pra praralelisht me kete spekulim ekziston edhe spekulimi i cili thote se dyndja ka ndodhur me kahje te kundert duke perfunduar ne jug te maqedonise se sotme). Dhe cila eshte e verteta ketu? Per mua, asnjera! Sepse asnjera prej tyre nuk ka fakte materiale per te deshmuar se pranija e doreve hipotetik eshte me e vjeter ne Azi se ne kufijte e pranise se tyre veriore ne ballkan, as anasjelltas.

    Prandaj, me keto qe ke risjellur me shtryn ta bej nje kunder teze aprioristike te tipit:
    Doret e kishin prejardhjen nga rrethinat e Gjakoves.
    Ti do te me thuash jo! Dhe ndoshta "Ne cka e mebshtete?".
    Kurse une do te them: E mbeshtes ne faktin se "dylberizmi" eshte tradite e vazhduar qe ka rrenjet pikerisht ne paraardhesit e tyre te gjinise dorike. Te cilet ne helade inauguruan te paret pedofiline e ketij lloji.
    Dhe ti si do ta kundershtosh kete perputhje te plote dhe te logjikshme thashethemesh?

    ***
    Tendenca per ta paraqitur "dyndjen dorike "si ndermarrje hakmarrese ndaj shembjes se Trojes, mund te jete thjeshte e thene vetem e pelqyeshme, por eshte ekstremisht joshkencore, e palogjikshme dhe e pa argumentueshme, perpos nese deshiron ta konsideroje si argument deshiren per ta besuar per shkak te pelqyeshmerise se saj.

    Doret zhduken shtresn helenistike, por doret thone historianet u bene pikat kondenzuese te asaj qe me vone do ta njohim si etni greke, keshtu serish bijme tek antinomite e papajtueshme me faktet. Po te jete se historia ka rrjedhur sipas hipotezes qe ke perqafuar ti, atehere ky vlug, nuk ka se si te jete etnikisht dicka tjeter perpos ilire por faktet tjera ekundershtojne kete poaq bindshem.

    Realisht nuk ke pergjegjur asnjeren nga pyetjet qe kerkojne pergjegje ultimative per te arritur ndonje perfundim me relevance shkencore historike ne lidhje me qeshtjen Dore qe do te na nxirrte nga kjo antinomi faktesh ose me saktesisht interpretimesh te pabaza dhe te papajtueshme te ketij problemi.

    Prandaj, deri ne kete pike cdo gje qe merr per baze Doret eshte thjeshte nje manipulim joshkencor dhe sot e kesaj dite i takon nje domeni spekulativ te cendrueshem sa nje llomotitje kafenesh prane gotes me raki.

    ***
    Doret ose jane Druide ose nuk kane ekzistuar fare!
    E vetmja zgjidhje tjeter alternative nese apstrahojme pranine e fuqishme Druide neper malet tona mbetet ajo qe e kisha thene ne filim:

    "Doret" ishin thjeshte fshatare te rrethinave te qyteteve te dikurshme te fuqishme te regjionit te cilet pas kolapsit ekonomik qe erdh si pasoje e rrenimit te qendres tregtare boterore arriten te futeshin neper qytetet qe per shekuj ishin te mbrojtura mire dhe nuk lejonin influkse nga popullata primitive brenda shoqerise se tyre te avancuar shumefish per nga aspekti civilizues por qe keta "fashatare" nuk ishin te ndryshem etnikisht nga oazat e shoqerive te mbyllura qytetare.
    Dhe te vetmin dallim qe mund ta kishin ishte dialekti!

    Por edhe kjo me duket me teper force logjike e pajitmit te kundershtive ekstreme se sa dicka qe mund te mbeshtetet me fakte automatike... Eshte fakt qe ekzistojne nje varg gjurmesh historike te cilat pa ndonje mund te madh do te mund ta meshtesnin sistematikisht me nje mozaik faktesh te gjetura prej vitesh kete qendrim timin deri ne formulimin e nje fotografie shume te perafert historike te saj. Por mua kjo me duket teper e logjikshme, prandaj as vet nuk e besoj ne ate mase sa te hidhem ne mbledhjen dhe sistematizimin e fakteve qe do ta argumentonin kete.

    Kjo teori pos tjerash pretendon ta anihiloje edhe vet nocionin "dorik" i cili sic shihet eshte pjekur aq shume neper kokat e historianeve dhe litaraturen boterore dhe eshte lidhur aq ngushte me stilin famoz Dorik sa qe eshte e paleverdishme nje ndermarrje e tille. Se po e the kete ne fillim te diskutimit, askush nuk do te kete as miresine me te vogel te te degjoje deri ne fund. Do te te meret fjala ende pa e filluar mire. Por nuk eshte kjo arsye e vetme, sepse ka edhe menyre e mundesi qe te pajtohet nocioni "stili dorik" me eliminimin e nocionit "etniteti Dorik", Sepse stili dorik nuk eshte asgje me teper se "stil naiv" "stil grotesk" "stil primitiv" pra thjeshte joestetik dhe "i pa tjerrur" dhe te tille jane te gjithe banoret e shoqerive primitive malore ndersa stadi i tyre dhe menyra e jeteses ishte e njejte gjithkund neper ballkan. Prandaj nje shoqeri e tille si qe me origjine ilire si kushtimisht greke kur te hyj neper qytete do te prodhoje prej gurit forma te ngjashme me te cilat jane rritur dhemesuar ne natyre pra shtylla do te jete thjeshte shtylle e rrumbullaket si cdo shtylle druri qe kan perdorur deri dje per ndertimet tradicionale prej druri...

    Mirepo edhe teoria e influksit te Druideve malesor ne kete periudhe te dekadences se qyteterimit (epik) protohistorik boteror behet gjithnje e me e prekshme dhe merr formen e celesit te vetem te kesaj qeshtjeje kaq rende te ngaterruar por serish ketu nuk ka papajtueshmeri mes keasj qe po them tani dhe asaj te pares sepse edhe emri "druid" eshte mjaft arbitrar dhe ne rastin me te mire e ka kuptimin popullate malesoresh dhe ne mase te madhe rri ne pajtim me ate qe e quajta popoullate "fshatare" qe jetonte jahte mureve te qyteteve.

    P.S.:
    Nuk kam cfare te shtoj me teper ne lidhje me informatat qe ke sjellur, sepse nuk shkrove asgje jasht asaj qe vec e kishe thene.

    Ju pershendes, me shprese e nuk jam zgjatur shume dhe nuk jam ngaterruar me teper se c'me lejohet gjate ketij eksplikimi me prezentimin e qendrimit tim personal te veshtrimit mbi kete qeshtje me te cilen asnjehere me mare nuk jam marrur seriozisht per arsyet (e kundershtive ekzistuese ne fundamentin e kesaj hipoteze) qe i kam shprehur perciptazi ne krye te ketij veshtrimi.
    Mirembetshi.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Justiniani2007
    : ...kur Austria vuri dore mbi Bosnje - Hercegovinen, shume myslymane boshnjak merguan dhe shkuan ne Shqiperi, ku ngriten nje ishull teresisht Boshnjak prane Shijakut.....
    e di qe s'ka lidhje me temen apo qe kuptimi qe doje te na jepje ti ishte krahasimues duke menduar qe Shijaku duhet te ishte teresisht shqiptar por po ta them qe mundohu te zgjedhesh ndonje qytet si Mirdita per 100% shqiptare ose si Gramshi dhe Skrapari, sepse shume mikse eshte bere popullsia sot ne Shqiperi .....
    Kur u hapen kufijte, minoritaret shqiptare (perjashtohet ketu dyndja dorike 1990 e veriut+jugut shqiptar puro me emra fals +aqis +iqis) vajten ne Greqi si ne shtepine e tyre te origjines se eterve...por a jane ata grek 100%...a i shohin vete greket si te tille? Ata flasin edhe shqip por edhe ne Shqiperi s'u pane si 100% shqiptare. Keshtu edhe me boshnjaket qe thua zotrote...apo duhet te themi kosovaret qe erdhen ne Shqiperi apo me mire shqiptaret qe erdhen ne Shqiperi?...se qe thoj ti edhe ne Italine e jugut eshte nje vend qe quhet Pianura dei Albanezi...POR ka edhe zera qe e thone Pianura dei Grecci. Pse? Sepse te ardhurit vinin nga Greqia, pavarsiht se sot qarqe te ndryshme ekstremiste greke shqiptaret e Italise se jugut i quajne emigrim te grekeve LOL...
    Ti thua qe Shqiperia eshte bere mix to mix?....Ku e pe mer vlla....dhe pastaj pyet Styxin ti se ku jeton...ndoshta duhet te pyesim ne, se ku jeton ti? Apo e ke shtepine te lagjia kineze te Medresia dhe te duket Tirana si China Town. Shqiperia ka nje popullsi shume kompakte ku minorancat reale jane te pakta fare (hiq dore nga Dule/Bollano or Just..).

    Kerkoj ndjese edhe njehere qe dola nga tema.
    Tani per tu kthyer serish ne teme...
    Kam lexuar diku nje koincidence pak te cuditshme..ne te flitet per nje dyndje tjeter ne po te njejten kohe, por kjo dyndje nuk besoj se ishte bjonde truplarte me sy blu...pasi vinte nga toka prane Izraelit dhe ishte e debuar (mos urrehen gje greket me cifutet?-thjesht nje pyetje bera...ipoteze dmth).
    Kurse per librat qe thua o Just eshte e vertete qe i gjen..por Styx nuk e ka keq ne ate qe thote.
    Shendet e te mira te tereve

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    Citim Postuar më parë nga Justiniani 2007
    Ekonomia e tregut ka rregullatoret e saj por me i rendesishmi eshte qe po solle brockulla, veshtire te te shiten ne nje treg ku etja per dije e qytetareve ka spostuar shume pseudohistoriane paranoike si puna jote.

    …por duhet pohuar qe e verteta eshte gjithnje ne minorance.... por ndodh edhe e kunderta
    Filozofi e denje per nje greko-hettit. Per cfare lloj dijeje e ke fjalen? Ah, po, “dijen e vertete” (togfjalesh domethenes ne kontradikten qe permbledh, sepse ka edhe dije te pavertete) me konsensus populist dhe orthodokso-kishtar. Me kete filozofi je bere shumice ne greqi e shpreson te behesh edhe ne Shqiperi?

  7. #37
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga harmonies
    Filozofi e denje per nje greko-hettit. Per cfare lloj dijeje e ke fjalen? Ah, po, “dijen e vertete” (togfjalesh domethenes ne kontradikten qe permbledh, sepse ka edhe dije te pavertete) me konsensus populist dhe orthodokso-kishtar. Me kete filozofi je bere shumice ne greqi e shpreson te behesh edhe ne Shqiperi?
    Po ju zoteri harmonies, keni dicka per te shtuar/hequr ne lidhje me Doret. Apo pasi na e prure ketu nje teori edhe me te abstrakte se kjo "dyndja hipotetike dorike" a mund ta na spjegosh barazimin befasues "greko-hetit" dhe kush autor mbeshtete kete "zbulim epokal" dhe ne cka bazohet kjo shpifje e padegjuar.

    Nder tjera prej nga e nxorre perfundimin se ti personalisht je me musliman se zoteriu tjeter i cili qenka pro "dyndjes dorike" me nickun Justiniani2007?

    Dhe e fundmja ne cka ndertohet bindja jote se cdo dituri qenka e vertete?

    Athua nuk paska dije te pavertete; dije te gabueshme dhe te pavlere, per dallim nga dituria e sakte dhe e argumentushme, qe mund te vertetohet me fakte te pakontestueshme materiale ne cilendo kohe?

    Me cka e binde veten se shkrimi yt qofte edhe me nje shkronje te vetme i ka kontribuar ndricimit te panjohurive qe erresojne subjektin ne diskutim dhe se larg asaj qe na i bere hettitet greker, kete "fakt" qe nuk e ta pranon askush ne bote e perdore si mjet fshikullues ndaj kolegut i cili ka te drejte ta kete edhe gabim.

    Kurse e drejte e jotja e pakontestueshme eshte vete e vetem ta bindesh me argumente se eshte ndryshe. Pavaresisht faktit se ty te paska dalur ne fixhan se X zoteriu qenka nje greko-hetit i "grupit shumice" ne greqi qe po u perpiqka te behet "shumice" ne shqiperi.

    Nese ke hyre per te bere keso lloj shakash te perkujtoj
    se jane hapur tema te posacme ku mund ta shprehesh opinionin tend personal ne lidhje me ndonje anetar te caktuar te forumit te tema "perse urreni/adhuroni personin qe postoi... " apo te ngjashme sa te duash.

    Ju faleminderit
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #38
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Habitem pse beri kaq pershtypje teoria greko-hetite. Apo nga frika se te kanibalizon teorine shume te "mbeshtetur" dardano-hetite, te cilen na e servire dhe ta gelltisim pa uje ...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #39
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    per hir te se vertetes nuk ja vlen te futemi ne diskutime te kota dhe pa vlere me disa si puna e Barat apo ky/kjo Harmonia.....

    Baptist,
    Ne qofte se numri i renies se vendbanimeve ne Mikene, apo gjetja e gjilperave (kapseve) te kostumeve popullore qe jane vertetime te bindshme qe tregojne se popullsia e Epirit dhe e Maqedonise vishte kostume te ndryshme popullore nga popullsia Mikenasa qe perdorte gjilpera te ndryshme per nga funksioni i kapjes se rrobav ( e vertetuar nga gjetjet arkeologjike ne te dy trevat) at'here duhet te te them ne vazhdimesi te te gjithave qe jane thene sepse me duket se po harron faktorin largesi dhe evoluim ndryshe kur flitet edhe per popullsi te se njejtes race... (me ler te te them qe n.q.s. Kosova dhe Shqiperia nuk bashkohen shpejt, mundesia qe te kthehen pas 200 vjetesh ne armiq me njeri-tjetrin eshte shume e madhe, Shih serbet dhe kroatet, slovenet, sllavet ne pergjithesi), pra ne kete llogjike une mendoj se te parit e historise ne kendveshtrimin dialektik te zhvillimit e ben me te besueshme, me aq sa di une, teorine qe Doret "oportuniste" ta kene bere kete dyndje dhe ta kene shkatarruar ose rrenuar qyteterimin Mikenas, (ketu duke ditur qe jane shkaterruar vetem vendbanimet e brendeshme dhe jo ato bregdetare [Arkeologjia]) edhe pse mund te kene patur te njejten race te larget me banoret e Mikenes qe mund te kene pasur nje dialekt gjuhesor te zhvilluar krejt ndryshem duke patur parasysh faktoret e tjere te zhvillimit te tyre, sic mund te kene qene ardhje popullsish te ndryshme dhe me vone te asimiluara, tregtia me qyteterimet e tjera te mesdheut etj. pra marrjet dhe dheniet e Mikenasve me popuj me te zhvilluar te mesdheut sesa ajo pjese e pellazgeve (?) qe u quajten Ilire, Epiriote apo Maqedonas nga ku besohet se Doret kane ardhur. Por ketu, me sa ke shkruar me siper per pranine Dore ne rrethinat e qyteteve te zhvilluara, meduket se po flasim per te njejten gje sepse largesia ndermjet Peloponezit ne teresi dhe luginave qe e lidhin me Epirin nuk jane aq te medha sa te mundohemi te ndajme fijen e flokut ne gjysem.
    Ndersa per pederastine e Doreve ka shkruajtur edhe Johann Georg Van Hann dhe lidhjen e tyre jo vetem me Gjakovaret, por ne teresi me Shqiperine e veriut (Robert Elsie, A dictionary of Albanian Religion, Mythology and folk culture, faqe 202,) por ndoshta duhet te lexosh edhe faqen 115-116 te se njejtes veper qe te shikosh se nder Tosket pederastia ishte e perhapur shume me teper, gje qe po ta lidh me Doret del perseri ajo qe besoj une se Doret e kane prejardhjen ne Epir dhe Maqedoni. Ndersa po ti shtosh kesaj edhe Filipin e II te Maqedonise, qe mbante djem te vegjel per tu argetuar, apo Ali Pash Tepelena, vertetohet akoma me shume kjo pike. Por mendoj se ke bere shaka me sjelljen e ketij fakti keshtu qe mos e merr parasysh argumentimin tim.

  10. #40
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    citim nga Barat
    Kur u hapen kufijte, minoritaret shqiptare (perjashtohet ketu dyndja dorike 1990 e veriut+jugut shqiptar puro me emra fals +aqis +iqis) vajten ne Greqi si ne shtepine e tyre te origjines se eterve...por a jane ata grek 100%...a i shohin vete greket si te tille? Ata flasin edhe shqip por edhe ne Shqiperi s'u pane si 100% shqiptare. Keshtu edhe me boshnjaket qe thua zotrote...apo duhet te themi kosovaret qe erdhen ne Shqiperi apo me mire shqiptaret qe erdhen ne Shqiperi?...se qe thoj ti edhe ne Italine e jugut eshte nje vend qe quhet Pianura dei Albanezi...POR ka edhe zera qe e thone Pianura dei Grecci. Pse? Sepse te ardhurit vinin nga Greqia, pavarsiht se sot qarqe te ndryshme ekstremiste greke shqiptaret e Italise se jugut i quajne emigrim te grekeve LOL...
    Ti thua qe Shqiperia eshte bere mix to mix?....Ku e pe mer vlla....dhe pastaj pyet Styxin ti se ku jeton...ndoshta duhet te pyesim ne, se ku jeton ti? Apo e ke shtepine te lagjia kineze te Medresia dhe te duket Tirana si China Town. Shqiperia ka nje popullsi shume kompakte ku minorancat reale jane te pakta fare (hiq dore nga Dule/Bollano or Just..).
    Nuk rri dot pa te permendur qe ka edhe Kosovare dhe Cam qe kane ardhur njesoj si Boshnjaket e Shijakut ne Shqiperi, dhe jane ngulur ne zonat e Lushnjes, Fierit, Vlores, etj qe nuk kane ruajtur as serbishten e as greqishten o djali, sepse kane qene dhe jane shqiptare..... keshtu qe mos ja fut kot sepse kam nje antipati per keto lloj argumentimesh qe jane shume te ngjashme me ato greke e serbe qe bejne cdo gje te tyren...... vetem ki parasysh nje shprehje shqiptare qe thote : Kujdes nga njerzit e tu (ketu shqiptare si puna jote) se ta bejne te keqen pa dashje nga padituria.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Justiniani 2007 për postimin:

    Kreksi (22-02-2023)

Faqja 4 prej 25 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 891
    Postimi i Fundit: 29-06-2025, 18:23
  2. Genjeshtra me e madhe ne historine Shqipe
    Nga gladiator në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 219
    Postimi i Fundit: 06-01-2012, 14:55
  3. Shqiperia Dhe Greqia Antike
    Nga Pelasgian në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 27-12-2002, 06:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •