-
Hasan Ceka
Apollonia
Hasan CEKA,
Njė ndėr qytetet mė tė lashtė dhe mė tė rėndėsishėm tė vendit tonė, ka qenė Apollonia. Ky qytet i themeluar mė se njėzet e pesė shekuj mė parė (nė vjetin 1966 kishte pėr tė festuar 2550 vjetorin) nuk ėshtė mė. Sipėrfaqen e kodrės, mbi tė cilėn ngrihej dikur qyteti mė i madh dhe qendra kulturave mė e rėndėsishme e bregut lindor t'Adriatikut, e mbulojnė sot pjesėrisht ara drithi tė mbushura me njė lemeri tė madhe copash tjegullash, pjesėrisht e lėndina plot ferra e kaēube. Vetėm disa gėrmadha tė paka, dėshmitė e vetme tė jetės dhe tė madhėshtisė sė dikurshme tė qytetit, shifen aty kėtu mbi kėtė kodėr, qė ngrihet nė jugė-lindje tė fshatit Pojan tė Fierit ose fshihen ende nė tokė e presin tė zbulohen nga kazma e arkeologut.
Kodra, mbi tė cilėn ngrihej qyteti i Apollonisė bėn pjesė nė vargun e lartėsive tė Mallakastrės, qė zgjaten nė drejtim tė veri-perėndimit pėr nga deti, por shkrihen nė fushė shumė kilometra para se tė arrijnė brigjet e Adriatikut. Nga Fieri, Apollonia ėshtė vetėm 10 km. Larg, kėshtu qė nė stinėn e verės mund tė vizitohet fare lehtė edhe mė kėmbė. Pėr kėtė qėllim mjafton tė ndiqet udha Fier-Seman, deri tek ferma "Ēlirimi". Sė kėtejmi merret udha e fshatit Radostinė, qė duket nė krahun e majtė; pėr njė gjysmė ore arrihet mandej nė godinėn e manastirit tė Shėnmrisė, ku ėshtė vendosė muzeu, qė pėrmbledh nė gjirin e tij shumė nga sendet arkeologjike tė gjetura nė vazhdim tė gėrmimeve. Vizituesit i pret kėtu njė guidė, njė udhėheqės, qė e ndihmon dhe i shpjegon atij qoftė monumentet arkeologjike tė zbuluara nė gėrmimet, qoftė sendet e ekspozuara nė muze. Me automjet Apollonia mund tė vizitohet nė ēdo kohė e stinė nga ana e Levanit (mbi rrugėn Fier-Vlorė) nja 10 km., larg nga qyteti i parė, kurse nė verė rruga mund tė shkurtohet duke ndjekur rrugėn Fier-Seman nė drejtim tė fshatit Pojan.
Megjithėse nė vijė tė drejtė ndodhej afėr tetė kilometra larg bregdetit, Apollonia ishte liman dhe lidhej me Adriatikun nėpėrmjet lumit tė Vjosės, i cili nė ato kohė rridhte pranė qytetit dhe u lejonte anijeve tė hidhnin hekurat e tyre vetėm 1800 m larg mureve tė tij.
Prej banorėve tė parė qė ishin helenė nga origjina, qytetit u quajt Apollonia, nė shenjė falėnderimi kundrejt perėndisė Apollon, i cili, si mbrojtės i bujqėsisė dhe i blegtorisė, ishte njėkohėsisht edhe mbrojtės i kolonistėve. Pėr rreth Apollonisė banonte fisi i fuqishėm ilir i Taulantėve, pa pėlqimin e tė cilėve kolonistėt helenė, qė u ngulėn pėr herė tė parė kėtu dhe themeluan qytetin, nuk do tė kishin mundur tė qėndronin. Ngritja e qytetit nė mes tė njė krahine tė pasur tė banuar nga ilirėt siē ishte kjo pjesė e Myzeqesė, qė kufizohet me Mallakastrėn lė tė kuptojsh se helenėt e parė, qė ranė nė kontakt me popullsinė vendase, kishin qėllime thjesht tregtare, gjė qė ishte nė interesin e tė dy palėve. Me forcimin e mėtejshėm tė qytetit me kolonistė tė tjerė erdhėn edhe njė tok zanatlinj, por edhe bujq e blegtorė, qė ēfrytėzonin tokat e kullotat pėr rreth qytetit, tė cilat nuk i pushtuan me forcė, por ia u dhanė ilirėt nė shkėmbim me prodhime t'artizanatit grek apo nė bazė tė marrėveshjeve tė tjera. Ndėr zanatllinjt njė rol me rėndėsi luanin muratorėt e gurė-gėdhėndėsit si dhe poēarėt. Tė parėve, qė ishin njėkohėsisht edhe arqitektė, u takonte tė ndėrtonin jo vetėm shtėpiat e banimit dhe muret e para mbrojtėse, qė i siguronin kėto nga sulme eventuale ilire, por edhe godinat me karakter zyrtar, nėr tė tjera tempujt e atyre perėndive, qė adhuroheshin nga banorėt, nė ballė tė tė cilėve qėndronte Apolloni dhe e motra Artemizi, hyjnesha e grigjeve dhe e gjuetisė. Poēarėt ishin po aq tė domosdoshėm mbai enėt e pėrdorimit tė pėrditshėm pregatiteshin kryesisht prej balte tė pjekur. Me gjithė kėtė njė tok sende t'artizanatit, veēanėrisht enė luksi, duke pėrfshirė edhe enė prej balte tė pjekur ishin tė pikturuara artistikisht nė sipėrfaqe vijoshin nė fillim kryesisht nga Greqia d.m.th., nga vendi ose mė mirė tė themi nga qytetet e origjinės sė qytetarėve tė Apollonisė, kurse nė shekujt e mėvonshėm edhe nga viset e botės greke veēanėrisht nga kolonitė greke tė bregdetit perėndimor t'Adriatikut....
*Pjesė nga libri "Apollonia"
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt