E Shtune, 24 Shkurt 2007
Kreret e partive opozitare kane kercenuar se vendi do te perfshihet ne protesta masive deri ne largimin e kryeministrit nga posti, ne rast se tentohet te preket vota ne Durres dhe Elbasan. Ata kane kerkuar nga kreu i maxhorances qe te njohe rezultatin
Opozita e bashkuar kercenon me protesta masive, deri ne largimin e kryeministrit Sali Berisha, ne rast se tenton te prishe zgjedhjet dhe te cenoje voten e shqiptareve. Ne nje deklarim te perbashket ne seline e Partise Socialiste, lideret e opozites, Rama, Meta, Ceka e Milo i kane bere thirrje kryeministrit Berisha qe te njohe rezultatin e zgjedhjeve vendore, dhe te heqe dore nga tentativat per bllokimin dhe prishjen e zgjedhjeve ne bashkine e Durresit dhe te Elbasanit, ku kandidatet e opozites jane fitues te padiskutueshem. Ne rast te kundert keto protesta do te vazhdojne deri ne largimin e Berishes nga posti i tij. "I bejme thirrje kryeministrit te Shqiperise qe te heqe dore urgjentisht nga perpjekja per te permbysur ne menyre te dhunshme dhe jo demokratike rezultatin e qarte si drita e diellit ne Durres dhe Elbasan", deklaroi Edi Rama. Ne te kundert sipas kryetarit te PS-se dhe opozites se bashkuar do te detyrohet te konsiderojne si mundesine e vetme vendosjen e "nje barrikade njerezore per te penguar me cdo cmim kete atentat kunder demokracise, protesta te cilat do te zgjasin deri ne largimin e Berishes". Kreret e partive opozitare shprehen qendrimin e tyre per situaten aktuale duke derguar mesazhin e rradhes kryeministrit, per njohjen e rezultatit dhe respektimin e standardeve ne zonat Elbasan dhe Durres ku ende nuk eshte mbyllur procesi i numerimit te votave. Kreu Rama ne fjalen e tij shprehu keqardhjen per kryeministrin e vendit i cili nuk eshte ne gjendje te pranoje humbjen e zgjedhjeve brenda standardeve demokratike, duke tentuar manipulimin e tyre me cdo kusht. "Ne jemi shume te shqetesuar vecanerisht per perpjekjet antidemokratike dhe te orkestruara te qeverise per te marre peng Durresin dhe Elbasanin duke mos pasur asnje skrupull dhe duke mos u ndalur perpara faktit se qytetaret e ne keto dy qytete jane shprehur me voten e tyre te lire dhe e kane dhene verdiktin e tyre", deklaroi Rama. Sipas kryetarit te PS-se, epoka e Sali Berishes ka mbaruar, i takon atij ne rradhe te pare te nxjerre konkluzione te qarta nga verdikti i 18 shkurtit. Sipas Rames kryeministri Berisha e ka bere Shqiperine gazin e botes duke e degraduar procesin zgjedhor dhe duke nderhyre brutalisht ne kete proces.
Aleatet
Me i ashper ne drejtim te Berishes ka qene kryetari i LSI, Ilir Meta. Ai eshte shprehur se opozita e bashkuar ne asnje menyre nuk do te lejonte te cenohet qofte edhe nje vote e vetme, duke i kerkuar te respektohen rezultatet te cilat jane te qarta per opinionin publik. "Ne rast se Berisha do te guxoje dhe do te vazhdoje ne kete rruge te mbrapshte te urdherave politike ndaj komisionereve te tij per bllokuar rezultatet, per te mos njohur zgjedhjet, atehere ne do te jemi te detyruar qe t'i bejme thirrje te gjithe qytetareve per te mbrojtur votat e tyre",theksoi Meta. Sipas kreut te LSI-se, "nese cenohen zgjedhjet opozita e bashkuar do te zhvilloje protesta, te cilat do te ndalojne vetem me largimin e Sali Berishes nga zyra e kryeministrit". Sipas tij, ne rast se ai guxon te mendoje se do te mund te cenonte akoma voten e bere tashme publike nga ana qytetareve, ne pastaj kete histori do ta mbyllim me largimin e Sali Berishes nga kjo zyre, ku ai ne fakt nuk e ka merituar ndonjehere edhe qe te hyje. Te te njejten linje kane qene dhe lideri i PAD, Neritan Ceka teksa eshte shprehur se kjo ka qene nje fitore e qytetareve dhe Berisha duhet te dije qe qytetaret dine te mbrojne fitoren e tyre. Kryetari i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo, shprehu qendrimin e tij per vleresimet qe erdhen nga komuniteti nderkombetar per procesin zgjedhor, vleresime shume negative te cilat perkeqesohen gjithe e me shume nese vazhdohet ne te njejten linje nga maxhoranca ne pushtet. Milo ka akuzuar qeverine Berisha se me abuzimet ne procesn zgjodhore, po krijon nje imazh negative ne arenen nderkombetare.
Thane
Edi Rama: "Epoka e Sali Berishes ka mbaruar. Mbetet vetem formalizimi i fundit te kesaj epoke dhe i takon zotit Berisha ne rradhe te pare e pastaj te gjithe te djathtes te nxjerre konkluzione te qarta nga verdikti i 18 shkurtit dhe te mos e beje Shqiperine gazin e botes duke e degraduar procesin zgjedhor ne nje farse dhe duke nderhyre brutalisht ne kete proces. Jam ketu per t'i bere thirrje kryeministrit te Shqiperise se bashku me te gjithe koleget qe te heqe dore urgjentisht nga perpjekja per te permbysur ne menyre te dhunshme dhe jo demokratike rezultatin e qarte si drita e diellit ne Durres dhe Elbasan. Ne te kundert do te na duhet qe te konsiderojme vendosjen e nje barrikade njerezore per te penduar me cdo cmim kete atentat kunder demokracise dhe kete perpjekje te palejueshme ne kundershtim me vullnetin e sovranit ne Durres dhe ne Elbasan".
Ilir Meta: "Ne rast se Berisha do te guxoje dhe do te vazhdoje ne kete rruge te mbrapshte te urdherave politike ndaj komisionereve te tij per bllokuar rezultatet, per te mos njohur zgjedhjet dhe per te terhequr zvarre gjithe kete proces zgjedhor, atehere ne do te jemi te detyruar qe t'i bejme thirrje te gjithe qytetareve per te mbrojtur votat e tyre. Por jo vetem, kaq, por do te jemi te detyruar qe kete ta perfundojme me largimin e Sali Berishes nga zyra e kryeministrit. Ne rast se ai nuk ka nxjerre mesime nga keto zgjedhje dhe ne rast se ai guxon se do te mund te cenonte akoma voten e bere tashme publike nga ana qytetareve, ne pastaj kete histori do ta mbyllim me largimin e Sali Berishes nga kjo zyre ku ai ne fakt nuk e ka merituar ndonjehere edhe qe te hyje".
Ceka dhe Milo: "Kjo ka qene nje fitore e qytetareve dhe zoti Berisha duhet te dije qe qytetaret dine te mbrojne fitoren e tyre", deklaroi Ceka. "Ne rast se Sali Berisha do te guxoje te preke voten, atehere do te duhet te perballet me rezistencen e shqiptareve, ne Durres ne Elbasan dhe kudo. Eshte e patolerueshme qe pasi e ka kthyer Shqiperine prapa ne kuptimin e standardeve, dhe pasi Shqiperia sot ka humbur sikur e thone edhe monitoret nderkombetare, tani ne kete mjegull paszgjedhore te rrembehet rezultati i vendosur me voten e qytetareve. Kjo as nuk tolerohet dhe as nuk ndodh dot, persa kohe ne jemi ketu te gjalle dhe ne kembe. Dhe na vjen shume keq qe leximi yne i votes me modesti dhe me perulesi perpara popullit shqiptar dhe ne respekt te plote te pakices ne te gjithe qytetet ku ne kemi fituar eshte konsideruar si dobesi apo si mungese deshire per te festuar", theksoi Milo.
Korrieri
Krijoni Kontakt