Po tė kujtoj qė Lezha ishte sundim venedik, qė para disa muajsh se tė arrinte ajo ditė e ndame, qė flitet tek pjesėza e mėsipėrme, Skėnderbeu terrorizonte banorėt e qytetit, nė kuadėr tė plakēiktjeve nė territoret venedike, e raportuar nga ankesat e vetė banorėve nė Acta Albaniae Veneta si: ''...njėfarė Jeorgius Castriot ka kryer shumė grabitje e vazhdon tė grabitė bagėtitė e tyre e tė marrė rob gratė dhe fėmijėt e tyre''. Grabitjet nė tėrėsi kryeshin kryesisht pėrkundrejt territoreve otomane, por edhe atyre venedike, ku veē disa javė pas rikthimit tė Kastriotit, ekziston dhe citati i mėsipėrm i dokumentuar. Gjithsesi, hapėrdarja e territoreve arbėre lart dhe poshtė nėpėr fuqi tė huaja, dhe qėndrimi inekzistent i Skėnderbeut pėr ti inkuadruar nė sundim arbėr, nuk justifikohet me pjesėza nga Liga e Lezhės qė legjitimohet veē si njė bashkim politik nė disa rrethana tė veēanta nėn ombrellėn venedike. Nė tė kundėrt si shpjegohet vijimi mė tej, kur: "Ai (Skėnderbeu) mėtonte tė bėhej zot nė tė gjithė vendin, dhe zuri rob zotin Joan dhe zotin Gojka Balsha dhe i dėrgoi ata te mbreti Ferrante Plaku nė Napoli, qė ky t'i mbante robėr, e pastaj ua mori sundimet qė ndodheshin midis Krujės dhe Lezhės, dua tė them tokėn e Misias" shprehet Muzaka tek kronikat e tij. Madje Muzakajt dhe Topiajt u fyen rėndė nga Kastrioti, i cili e detyroi kėtė tė fundit (Muzakė Topinė) tė dėbonte gruan e tij dhe tė martohej me Mamica Kastriotin, ku sipas Dhimitėr Frangut, njė familje qė e quante veten Karloviēi (lavdiplotė ose pasardhėsit e Karlit nė sllavisht) pėrbėnte njė precedent turpi. Muzaki e pėrshkruan dhe mė tej sjelljen e Kastriotit: ''Ai nuk druhej as para Zotit, as para ndonjė gjėje tjetėr, as para djemve qė kishin ata'', ku shpjegon mė sė miri dhe thyerjen e rėndė tė rendit hyjnor, nderit dhe emrit tė familjeve fisnike tė kohės.
Ēfarė kėrkon tė tregosh me pjesėmarrjen e Kolės dhe Palit nė Lezhė? Logjikisht, e justifikon apo mbulon dot konfliktin e ashpėr qė do tė lind mė tej mes Kastriotėve dhe Dukagjinėve? Dhe, meqė historiografia komuniste, tentoi tė zhdukte UNI-n shqiptar nė kuadėr tė sllavizimit, pėrse e mohonte vazhdimisht kėtė konflikt mes dy familjeve?
Krijoni Kontakt