Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anëtarësuar
    29-06-2004
    Postime
    211

    Emrat shqip të disa emrave të huaj

    Po e hap kete teme per te diskutuar mbi disa fjale te huaja qe jan edhe sot ne perdorim , dhe deri me sot nuk di qe te zevendesohen me ndonje emer shqip .

    Psh sheqeri , tenxhere , tepsia , kusia e shume te tjera qe tani nuk me kujtohen . Doja te dija se para se te pushtonte turku , a ka ekzistuar keto fjale ne shqip , dhe ne se po , si jane quajtur ?

    Ne se ndonjeri di te na thote ndonje gje mbi keto fjale e ftoj te diskutojme mbi keto fjale qe nuk ju gjendet origjinali .

  2. #2
    kunder racizmit
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    pyetje e veshtire !!!

    per sheqerin:
    Ne shqip kemi fjalet i embel dhe mjalte qe mendohen te jene formuara nga rrenja para-shqipe 'melita'. Plus kjo ka lidhje edhe me fjalen thrake 'amalusta' qe do te thoshte pikerisht sheqer. Un mendoj qe dikur shqipja perdorte dicka te ngjashme, por nuk mund te thuhet me saktesi.

    per Tenxhere, tepsi kusi:
    nje fjale qe i korespondon e cila eshte 100% shpiq eshte fjala 'ene/a'. nga kjo fjale ne shqip eshte krijuar edhe fjala 'anije' sipas Cabej.

    shpresoj te kem ndihmuar sado pak

  3. #3
    Tirona ne zemrat tona Maska e ~Miracles~
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Vendndodhja
    Tek shtepia ime
    Postime
    31
    Tenxheres i themi ndryshe edhe kusi, megjithese nuk jam e sigurte nese eshte fjale shqip apo jo. Po te jete shqip eshte formuar ndoshta nga fjalet "ku ziej-kusi". Mbase!
    Me siguri qe kemi patur fjalet tona per te gjitha sendet, te cilat fatkeqesisht u harruan pasi na pushtuan turcebylycet.
    Carpe diem!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Postime
    7
    Per shume nga keto fjale duhet bere nje studim ne gjuhen Arbereshe dhe Arvanitase, duke filtruar elementet modern (grek- latin) dhe aty do te gjesh fjalet origjinale.
    + nje studim i mbeshtetur dhe i bazuar ne punen e Kristofrodhit qe shkoi fshat me fshat per te zbuluar fjale te verteta shqipe.

    Ai arriti ta bente ne kohen e mushkes, dhe i vetem, imagjino cfare mund te behet sot me makina dhe me 6 fakultete gjuhe ne Shqiperi dhe mijera studente per praktike mesimore + kompiutera. te gjitha fjalet mund te skedohen dhe perzgjidhen.

    I Kadare ka kryer pune per keto fjale:
    jastek - nenkrese - nenkoke
    shishe - qelq
    etj..

  5. #5
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    këtu
    Postime
    231
    Per shume nga keto fjale duhet bere nje studim ne gjuhen Arbereshe dhe Arvanitase, duke filtruar elementet modern (grek- latin) dhe aty do te gjesh fjalet origjinale.
    Ti nisesh nga supozimi i gabuar se arbereshet e Italise dhe te Greqise e kane ruajtur me mire shqipen, apo se gjuha e tyre permban fjale me autentike shqipe. Mirepo nje supozim i tille, pervec deshires per te pare nje shqipe ideale, nuk merr parasysh gjendjen reale qe ka mbizoteruar ne territoret ku kane banuar ata. Arbereshet e Italise dhe Greqise nuk e kane pasur shtetin e tyre, apo ndonje status autonomie, qe do tu mundesonte kultivimin dhe ruajtjen e gjuhes se tyre. Duke qene relativisht pak ne numer, te shkaperderdhur neper territore ku ata u vendosen, si dhe te shkeputur nga trungu i shqipfolesve ne Ballkanin Perendimor arbereshet e kane pasur shume te veshtire ruajtjen dhe kultivimin e gjuhes, prandaj edhe shqipja e tyre (arberishtja) eshte me e thjeshtezuar se shqipja qe flitet ne trojet shqiptare, kurse fjalori i arberishtes se tyre eshte me i vafer me fjale autentike shqipe. Shtoja ketu edhe presionin e ushtruar nga autoritetet shteterore, si dhe shkollimin e detyruar vetem ne gjuhen greke apo italiane, dhe rezultatet jane ato qe jane.

    Per me teper, ndryshimet me te medha ne gjuhen shqipe, dmth nga ilirishtja ne shqip, nuk ndodhin ne kohen e turqve, sic mendojne disa, por shume shekuj para ardhjes se turqve ne Ballkan. Kur turqit e pushtuan Ballkanin gjuha shqipe ishte shume me ndryshe se c'kishte qene ilirishtja, me shume latinizma, sllavizma dhe greqizma. Pra edhe sikur arbereshet te kishin pasur mundesine te ruajne me se miri gjuhen e tyre, perseri ajo arberishtja e tyre do te ishte larg asaj ilirishtes origjinale antike. I vetmi tipar qe do ta dallonte gjuhen e tyre nga ajo e shqipfolseve ne Ballkan do te ishte mungesa e turqizmave.

    shishe - qelq
    Jo shishe - qelq, por shishe - grykore, grykese.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979
    Citim Postuar më parë nga darkman
    pyetje e veshtire !!!


    nje fjale qe i korespondon e cila eshte 100% shpiq eshte fjala 'ene/a'. nga kjo fjale ne shqip eshte krijuar edhe fjala 'anije' sipas Cabej.

    shpresoj te kem ndihmuar sado pak
    Ene nuk eshte fjale shqipe por arabe .

  7. #7
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    http://www.geocities.com/protoillyrian/turkish.html

    Po i bie qe edhe qerpik, det,detar,shes,bosh,yll dhe dallge qenkan turke.Ne pamundesi te nje vertetimi qe
    turqit dhe arabet i kane marre keto fjale nga shqipja, fjalori autokton i shqipes se paster po vjen gjithnje e duke u tkurrur.

  8. #8
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Nje fjale interesante per mendimin tim per "anije" eshte edhe fjala e konfirmuar ilire "lembi".Duke pasur parasysh formen e nje anije antike ilire, "lembi" eshte ne te njejten familje gjuhesore me dhembi, gjembi etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qerim : 05-03-2006 më 08:17

  9. #9
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Posi ore posi, turqit na paskan dhene fjalen "det" !! E ku e pane detin ato atje ne rreze te Mongolise ? Dhe u dhane kete fjale shqiptareve gjithmone buze detit ? E si i paskan thene shqiptaret detit para se Murati apo Mehmeti, ska rendesi numri, te shkelnin ketu ?

    Jo po ashtu i bie qe edhe fjalen "cacao" afrikanet ta kene huazuar nga anglishtja !

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    po si jo :ne shqiptarët jemi të gjuhës e të shkrimeve ,andai i kemi punët për mrekulli " do e bëjmë edhe bashkimin kombëtar"

    "Mr.i dituri"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shpjegimi i emrave të qyteteve shqiptare
    Nga rili në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 394
    Postimi i Fundit: 08-03-2023, 18:43
  2. Emrat dhe Cilesite e Zotit!
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 17-11-2010, 03:33
  3. Leksika e emrave Ilire
    Nga white-knight në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 13:02
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2005, 09:08
  5. Leksika e emrave ilire
    Nga kastriot në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •