Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do jete piloti me i sukseshem per Ferrarin

Votues
26. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Kimi Raikonen

    18 69.23%
  • Felipe Massa

    8 30.77%
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 53
  1. #21
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Bahrain tre vitet e fundit

    2006 ishte gara e pare e sezonit.

    Kualifikimi
    Shumaker – Massa 1-2 te ndjekur nga Button dhe Alonso 3-4 me Montoya dhe Barichello ne 6 me te miret.

    Gara
    Alonso; Shumaker (+1.2 sekonda); Raikonnen ( u nis nga vendi i fundit, 22) dhe Massa (+69.9) ne vend te 9.

    2005 ishte gara e trete si kete sezon

    Kualifikimi
    Alonso, Shumaker te ndjekur nga Trulli, Heidfeld, Webber dhe R. Shumaker. Barrichello ne vend te 15.

    Gara
    Alonso; Trulli; Raikonnen ( u nis nga 9). Barrichello i 9 nje xhiro mbrapa dhe Shumaker pati probleme hidraulike kompletoi vetem 12 xhiro.

    2004
    ishte gara e trete si kete sezon

    Kualifikimi
    Shumaker – Barrichello 1-2; Montoya dhe R. Shumaker me Button dhe Sato ne 6 me te miret.

    Gara
    Shumaker; Barrichello (+1.3) dhe Button.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Isomer937 : 12-04-2007 mė 09:30
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  2. #22
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    PROVAT E LIRA te PREMTE

    Ferrari ka dominuar praktiken e lire te te premtes.

    Kimi ka udhehequr grupin ne te dyja sesionet. McLaren bashkohet ne grupin e pare te ndjekura afer nga BMW; shtate kohet e para ndahen nga me pak se gjsyme sekonde. Kohet me te mira te sesionit te dyte qe eshte dhe tregues pasi pista u pastrua me shume nga pluhuri jane si me poshte:

    Vendi __ Piloti __________Makina_____________Koha e xhiros______Xhiro
    01 K. Räikkönen_________Ferrari________________1:33.527_ ______ 33
    02 L. Hamilton__________ McLaren______________ 1:33.540_______ 33
    03 R. Kubica____________ BMW_________________ 1:33.732_______ 37
    04 F. Massa_____________ Ferrari_______________ 1:33.772_______ 28
    05 F. Alonso_____________ McLaren______________ 1:33.784_______ 30
    06 A. Wurz______________ Williams_______________ 1:33.973_______ 26
    07 N. Heidfeld____________ BMW_________________ 1:34.076_______ 34
    08 N. Rosberg____________ Williams______________ 1:34.189_______ 34
    09 D. Coulthard___________ Red Bull______________ 1:34.359_______ 32
    10 J. Trulli________________ Toyota_______________ 1:34.366_______ 33
    12 H. Kovalainen___________ Renault______________ 1:34.585_______ 33
    15 G. Fisichella_____________ Renault______________ 1:34.796_______ 34




    Problemet e Hondes vazhdojne me shperthimin e motorit te Jenson Button. Dukey nje uikend tjeter i gjate per Honden. Renault eshte gjithashtu dobet serish 1 sekonde mbrapa McLaren dhe Ferrari. Neser POLE POSITION do diskutohet mes Ferrarit dhe McLaren; mund te kemi nje suprize nga BMW. Parashikoj nje BMW ne rreshtin e dyte (ne vend te 3 ose te 4).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Isomer937 : 13-04-2007 mė 18:39
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e ANNUIT COEPTIS
    Anėtarėsuar
    08-02-2007
    Vendndodhja
    ....larg
    Postime
    110
    Pershendetje ne radhe te pare!!!

    Tani sa i lexova keto kohet e fundit te rregjistruara por te them te drejten vazhdoj te jem skeptik.Pilotet e medhej asnjehere sjane munduar me mish e me shpirt te nxjerrin kohe maximale ne prova te lira
    gjithsesi raikkonnen ngelet nje pilot i mire, por larg gjakftohtesise se shumit.Me keto probleme qe po tregon motor ferrarit, shpresoj te mos i perseritet sezoni i dy vjeteve me para.
    SHPRESOJ TE FITOJe SEPSE E MERITON
    .......NOVUS ORDO SECLORUM........

  4. #24
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nje foto .............
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Sui generis

  5. #25
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    TRIMUF ne Bahrain

    Ferrari me Felipe Massen ka arritur te fitoje garen e dyte kete sezonit. Tani ndodhen vetem 5 pike pas McLaren ne kampionatin e konstruktoreve.

    Ne kualifikime jane 3/3 me 2 Pole positions nga Massa dhe nje nga Raikonnen.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  6. #26
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    KIMI kerkon me shume nga FERRARI

    Kimi kerkon pune me te mire nga skuadra e tij. Kimi mendon se gjate gares Ferrari ka te gjitha karakteristikat per te ruajtur avantazhin dhe te jete e shpejte xhiro pas xhiroje.

    Kimi thote se problemet kryesore jane me Kualifikimin ku makina nuk ka shpejtesine e duhur kur kerkohet vetem nje xhiro e shpejte.

    Kimi thote : 22 pike nga 30 jane shume por mund te kisha dhe 30 pike nqse do isha kualifikuar me mire.

    Ndoshta Kimi nuk eshte mesuar akoma me Ferrarin se Massa ka treguar me perjeshtim te gares te pare ku pati probleme qe Ferrari ka shpejtesine e duhur per te kapur Pole Position.

    Diferenca mes McLaren dhe Ferrari eshte vetem te dhjetat e sekondes. Fakti qe Ferrari nuk eshte aq e shpejte sac mendoheshe duket ne faktin qe Kimit nuk ja nderruan motorin per ne Malajzi. Kimi ka marre penallti me nderrim motori ne McLaren dhe nga fundi ka dale ne fillim. Nqse kishte te njejten siguri me Ferrari do e kish bere serish kete veprim.

    Kimi po perpiqet qe te vere ne seder skuadren dhe ta ktheje kampionatin ne nje beteje mes tij dhe Masses.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  7. #27
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Nje vit me pare

    Kimi kishte 14 pike tani ka 22.

    Massa kishte 4 pike tani ka 17.

    Ferrari kishte pike 15 tani ka 39.

    Nje vit me pare Shumaker ishte plot 17 pike pas Alonso. Ferrari ishte 27 pike pas Renose qe kryesonte me 42 pike.

    Kete vit pas tre garash Kimi eshte ne krye te renditjes me pike te barabarta me Alonso dhe Hamilton dhe Massa eshte vetem 5 pike pas ketij grupi. Ferrari eshte vetem 5 pike larg McLaren qe duke patur parasysh faktin qe ka dhe 14 gara eshte nje distance qesharake. Per luften per titull mund te diskutojne vetem McLaren, Ferrari dhe BMW. Gara tjeter eshte per vend te katert.

    Ferrari pra vazhdon e sigurt pas largimit te Shumit. Nuk ka asnje arsye per alarm ne kampin e kuq. Ne garat e Evropes Ferrari ka qene tradicionalisht mire. Le te shpresojme per nje dominim ne Spanje pas tre javesh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Isomer937 : 18-04-2007 mė 20:07
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  8. #28
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Massa fiton mbeshtetjen e Ferrarit

    Massa eshte pergezuar nga te gjithe drejtuesit e Ferrarit qe nga Zhan Todt deri te presidenti.

    Pas gabimit te Malajzise Massa ka patur nje nga garat me te mire te tij. Ne momente te vecanta mund te mendoje se ai do te jete Kampion. Te shohim cdo ndodhe ne Evrope. Massa ishte shprehur qe objektivi i tij ishte te merrte sa me shume pike ne fillim te sezonit.

    A do arrije Massa te realizoje Pole Position te trete rradhazi ne Spanje?

    Pergjigjja do vije me 12 Maj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Isomer937 : 18-04-2007 mė 20:33
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  9. #29
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Massa shkelqen

    Pole Position i 3 rradhazi.

    I pari pilot te fitoje 2 gara rresht dhe i vetmi pilot qe ka 2 fitore. Ndoshta Massa do jete se shpejti # 1 ne Ferrari.

    Kimi te premte ne darke u largua me shpejt se te tjeret nga garazhi ne nje kohe kur makina kishte probleme me "understeer" ne kthesat e avashta. Nga ana tjeter Shumaker ka ndenjur deri naten vone duke dhene pervojen e tij per te permiresuar kete problem. Massa ka qendruar gjithashtu ne garazh nderkohe qe Kimi ka dale per "xhiron" e tij te qejfit a te clodhjes.

    Kimi eshte ankuar per mungesen e shpejtesise nga Ferrari ne xhiro te vetme. Eshte e qarte qe Ferrari nuk ka kete problem pasi deri tani eshte 4 per 4 ne Pole Positions. Duhet me shume pune nga Kimi dhe ndoshta nje periudhe pak me e gjate per t'u adaptuar me Ferrarin. Le te shohim cdo te ndodhe ne Monako per me pak se 2 jave
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  10. #30
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    pas 4 garash ne 2006

    Kimi kishte 18 pike tani ka 22.

    Massa kishte 9 pike tani ka 27.

    Ferrari kishte pike 15 tani ka 39.

    Nje vit me pare Shumaker (21 pike) ishte 15 pike pas Alonso (36). Ferrari ishte 21 pike pas Renose qe kryesonte me 51 pike.

    Pas kesaj gare Kimi ka rreshqitur ne vendin e 4. Hamilton kryeson me 30 pike i ndjekur nga afer nga Alonso (28) dhe Massa vetem 3 pike larg kryes.

    Ferrari ka rreshqitur me 4 pike ndaj McLaren qe per te 4 here kete sezon e ka mbyllur garen me te dyja makinat. Tani Ferrari eshte 9 pike pas McLaren dhe ne nje vend te trete te larget ndodhet BMW-ja.

    Lufta per titull do jete mes McLaren dhe Ferrari. Kush do arrije te perfundoje garen ne zonen e pikeve me te dyja makinat (ne shumicen e garave)do fitoje titullin kampion konstruktoresh. BMW udheheq ndjeshem garen per vend te trete por duket se RedBull dhe Renault do futen ne kete gare; nje drite shprese per garen per vend te trete ka dhe Williams por Wurz duket qe eshte nje pilot jo ne lartesine e Webber dhe zor se ben me shume se cereku i pikeve qe do beje Rosberg.

    Ne Monaco pritet te shikojme spektakel dhe me shume parakalime sec pame ne Barcelone. Shumica e parakalimeve ne Spanje ishin dublime; modifikimet e kthesave te fundit nuk sollen aspak spektakel.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ferrari braktis Formula 1
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 13:07
  2. FORMULA 1, sezoni 2007! - Shpallen kampionė Ferrari dhe Kimi Räikkönen
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 101
    Postimi i Fundit: 21-11-2007, 03:08
  3. Barrichello largohet nga Ferrari !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 18:53
  4. Ferrari
    Nga ice_storm nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 09-01-2005, 08:31
  5. Fokusi i sezonit 2004 tė Formulės 1
    Nga VAZELOS nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-10-2004, 07:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •