Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do jete piloti me i sukseshem per Ferrarin

Votues
26. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Kimi Raikonen

    18 69.23%
  • Felipe Massa

    8 30.77%
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 53
  1. #11
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Talking Aventurat E Kimit

    Nje jave para fillimit te KAMPIONATIT ne F1 Kimi hyn ne nje gare per makina debore ne Finlande. A do kete disiplinim nga Ferrari?
    Kimi tregoi aftesite e tij si pilot por ndoshta mungesen e disiplines qe i duhet nje KAMPIONI te mundshem gjate gares Enduro Sprint ne Kopparberg King me makinen e tij te debores 58 Lunx MaMo.
    Per arsye qe nuk jane akoma te qarta Kimi garoi me pseudonimin 'James Hunt'. Mendohet qe arsyeja e perdorimit te pikerisht ketij pseudonimi eshte per te nxjerre ne pah ngjashmerite mes Raikkonen dhe Hunt. Te dy njihen si pijanike te medhenj dhe per dalje neper klube nate dhe “party” te ndryshme. HUNT ka qene kampion bote ne 1976 ku ka mundur Nikki Lauda ne garen e fundit te sezonit. Lauda ne garen e Japonise ne nje shi te rrembyer vendosi te mos garonte pas disa xhirosh nga frika e nje aksidenti te mundshem. Hunt perfundoi garen ne vend te trete dhe gjithashtu fitoi dhe titullin kampion. Skeda e Hunt perfshin: 92 nisje me 10 fitore; ai eshte nisur 14 here nga Pole Position (vendi i pare). Hunt vdiq ne moshen 45 vjecare nga nje atak ne zemer.
    Kimi e fitoi kete gare me nje kohe prej 19 minutash dhe 38.25 sekonda, duke perfunduar afersisht 20 sekonda para rivalit me te afert Pasi Hietalo.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  2. #12
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Ferrari pas 2 garash

    Ferrari ndodhet ne nje pozicion jo te favorshem ne Kampionatin e konstruktoreve ku eshte ne vend te dyte 9 pike pas McLaren por 13 pike para BMW.

    Nje rast i humbur pas shume gazetave dhe sic mendojne shume njerez perfshi dhe mua ne Malajzi. Mgjate Ferrari ndodhet me mire se ku ishte vjet ne keto kohe dhe nje fitore ne Bahrain do ta zhvendose serish balancen nga ana e Ferrarit.

    Parashikimi i forumistave duket se po del. Raikonen me makine te demtuar arriti rezultat me te mire se MASSA. Kimi se shpejti do behet numri 1 i skuadres dhe detyra e Masses do jete te bllokoje Alonson dhe Hamilton.

    Shpresoj per nje ngritje te Hamilton qe te kete lufte brenda McLaren ne kete menyre KIMI do arrije te siguroje titullin e pilotit me te mire.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  3. #13
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Renditja e konstruktoreve

    Skuadra Piket
    McLaren 32
    Ferrari 23
    BMW 10
    Renault 8
    Toyota 3
    Williams 2
    Honda 0
    Red Bull 0
    Toro Rosso 0
    Spyker MF1 0
    Super Aguri 0

    6 skuadra kane provuar shijen e pikeve te tjerat vazhdojne te enderrojne. Turpi me i madh do jete kur te marre pike Super Aguri para Hondes.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  4. #14
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Kimi eshte me guximtar dhe me i shpejte.Besoj se do triumfoje me Ferrarin

  5. #15
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Dobet Ferrari, do duhet durim. Mbase ky vit do humbi ne kolaudimin e makines me dy pilotet.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #16
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Kush eshte Felipe Massa?

    Skeda e Massas marre nga F1.com

    Skuadra:____________Ferrari
    Kombesia:___________Brazilian
    Ditlindja:____________25/04/1981
    Vendlindja:__________Sao Paulo
    Grand Prix te diskutuara:__73
    Kampion Bote:________0
    Gara te fituara:_______2
    Pole Position:________4
    Podiume:___________ 7
    Pike:_______________114

    2006 Tre pole positions dhe 2 gara te fituara vitin e shkuar ne krah te Michael Schumacher gjate vitit te pare ne Ferrari. Rezultatet e pjeses te dyte me Ferrarin krijuan nje rritje ne reputacion dhe e bene te konsiderohet si nje nga talentet e F1. Perfundoi i treti ne Kampionatin e pilotave pas Alonsos dhe Shumaker.

    2005 Kete sezon arrin rezultate me te mira se shoku i skuadres dhe ish Kampioni i Botes Jacques Villeneuve duke perfunduar i 13 ne Kampionatin e Pilotave me Sauber. Arrin rezultatin me te mire per momentin duke zene vendin e katert ne Kanada. Firmos kontraten per te kaluar ne Ferrari si shoku dhe numri 2 ne skuader pas Michael Schumacher.

    2004 Rikthehet si pilot per gara me Sauber. Sezon i mbushur me gabime qe perfundon me 12 pike dhe me nje vend te katert ne Belgjike.

    2003 Shofer provash per Ferrarin ne kete sezon.

    2002 Sezoni i pare ne F1 me Sauber. Perfundon i 13 ne Kampionatin e piloteve me rezultatin me te mire nje vend te peste ne Spanje.

    2001 Fiton Formula 3000 Euro-Series me gjashte fitore ne tete gara, gjashte pole positions dhe pese xhiro me te shpejta.

    2000 Perfundon i pari ne dy kompeticionet Serine Italiane dhe Europiane Formula Renault.

    1999 Fiton Kampionatin Brazilian Formula Chevrolet.

    1998 perfundon i pesti ne Kampionatin Brazilian Formula Chevrolet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Isomer937 : 10-04-2007 mė 18:52
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  7. #17
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Massa duhet te rritet

    1. Nisja nga Pole Position ishte me e dobta qe kam pare ne shume kohe. Eshte bere e zakonshme qe kush niset nga POLE fiton. Massa mendoi qe Alonso do ta ruante makinen po aq koha sa e la Massa te hapur vijen jo Hamiltoni qe e kalonte nga Pozicioni 4 po shyqyr qe nuk e kaloi Kovalainen nga 12.

    2. Manovrat e parakalimit ishin aq te dobta sa Hamilton nje fillestar arriti ta mbaje prapa dhe ta shtyje te gaboje. Problemet me parakalimin u vune ne dukje dhe ne Australi ku Ferrari nje makine superiore ne krahasim me Williams i dha probleme Masses.

    3. Durimi dhe dorezimi. Me shume durim per te parakaluar Hamilton ndoshta do kish sjelle nje rezultat me te mire per Ferrarin. Pas gabimit qe beri Massa garoi si i dhj*r* ne breke. Ne asnje moment nuk tentoi te parakalonte Heidfield.

    4. Xhirot kur duhet dhene maksimumi. Massa xhiron shpejt kur nuk eshte shume e nevojshme dhe kur duhet te ece shpejt para hyrjes ne PIT atij i mungon guximi ta shtyje makinen ne maksimum.

    Shpresat qe Massa te jete pretendent per titullin kampion do marre forme me te qarte pas gares ne Bahrain. Nje dominim i Kimit ne kualifikim dhe ne gare mund te sjelle PABARAZI ne skuader.

    P.S. Skeda e Kimit do vije neser.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  8. #18
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Massa mbrohet

    Massa nuk komenton rreth thenieve te Hamiltonit ne konferences e shtypit pas gares: Ia hodha Masses dhe e bera te gabonte.

    Massa thote:

    E vetmja gje e sigurt pasi me kaloi Alonso ishte qe duhet te parakaloja Hamilton sa me shpejt qe ishte e mundur. Po qe se nuk mundohesha ta kaloja e shumta qe do dilja ishte vendi i trete. Ai do futej ne PIT ne xhiron 17 dhe Hamilton pritej tre xhiro me vone pas kish me shume benzine. Ne pamundesi per ta kaluar ne PITS ose ne tre xhirot ekstra e vetmja menyre per ta kaluar ishte ne piste. Nuk kisha deshire te rrija pas McLaren-it gjithe garen.

    Nqse njerezit me akuzojne qe gabova; PO e pranoj qe gabova. Nqse nuk kisha gabuar do isha para Hamiltonit. Nuk jam i zhgenjyer qe provova ta parakaloj dhe neser ne te njetjen situata do provoja serish ta kaloja. Nga jashte mund te duket ndryshe por me informacionin qe kishim kjo ishte gjeja e duhur.

    Gjithmone mund te mesosh nga gabimet dhe do marr gjerat pozitive nga keto gara. Nder keto ben pjese fakti qe ka 7 pike dhe Pole Position.

    Massa vazhdon te jete i cuditur me shpejtesine dhe xhirot e shpejta te McLaren dhe gjithashtu ka pranuar qe beri nje nisje te gabuar.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  9. #19
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Ku do shkoje Ross Brawn?

    Jean Todt kembengul qe Ferrari te jete skuadra e pare te flase me teknikun gjeni (Ross Brawn) nqse ai vendos te rikthehet ne F1. Ne fund te sezonit te shkuar Brawn u largua per nje vit “sabbatical” (vit me pushime pak a shume) pas 10 sezonesh me Ferrarin. Ai eshte i lire te flase me ke skuader te doje dhe te levize ne cilen skuader te doje pak a shume pa i marre leje askujt.

    Gjate qendrimit ne Maranello Brawn, ne bashkepunim me te madhin Michael Schumacher, e shnderruan Ferrari nga nje zvarranik ne nje superfuqi. Dominimi i Ferrarit ne fillim te viteve 2000 solli ndryshimin e disa rregullave; me e rendesishmja pilotet qe merrnin pike: nga 6 qe kish qene me pare ata u bene 8. Ne te njejten kohe dhe sistemi i pikeve ndryshoi. Honda ka shprehur deshiren dhe i ka future friken Ferrarit duke deklaruar se deshiron ta marre Brawn. Ne keto momente Honda po kalon ndoshta periudhen me te veshtire ne 5 vitet e fundit dhe shpreson qe Brawn te jape shtysen e duhur per te qene Kampion Bote HONDAS.

    Bossi i Ferrarit (Todt) eshte shprehur qe do preferonte qe Brawn te fliste me te para se te bente ndryshim skuadre: "E verteta eshte se Brawn u largua nga roli i tij qe te kishte me shume kohe te lire per vete". " Ne kemi rene dakord qe nqse do te rikthehet ne F1 ai do bisedoje ne fillim me mua. Ndoshta ai nuk do te jete me pjese e garave ose kerkon te kete nje rol te ri ne skuader; keto jane gjera qe mund te diskutohen. Brawn ka bere shume gjera per Ferrarin dhe une jam gati te bisedoj i hapur me te rreth te ardhmes te tij."
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  10. #20
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Bahrain sipas Kimit dhe Masses

    Kimi deklaron se ka shpresa per fitore:

    “Sic e kam thene gjithmone une jam ketu per te fituar gara. Kur e kemi makinen 100% mendoj qe do rimarrim shpejtesine e humbur ne Sepang. Me makinen me motor te ri shpresoj te kem nje gare me te mire se ne Sepang.. McLaren ka ecur perprara dhe fitorja nuk do jete aq e lehte sa ne Australi.”

    Massa gjithashtu shpreh optimizem:

    “Vitin e shkuar humba pole position ndaj Michael me te mijtat e sekondave. Pata nje gare shume te keqe ku bera nje gabim dhe pata nje PIT STOP problematik ku pata probleme me nje nga rrotat. Kjo piste me pelqen dhe do garoj per fitore jo vetem per vete por edhe per Ferrarin.”
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ferrari braktis Formula 1
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 13:07
  2. FORMULA 1, sezoni 2007! - Shpallen kampionė Ferrari dhe Kimi Räikkönen
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 101
    Postimi i Fundit: 21-11-2007, 03:08
  3. Barrichello largohet nga Ferrari !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 18:53
  4. Ferrari
    Nga ice_storm nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 09-01-2005, 08:31
  5. Fokusi i sezonit 2004 tė Formulės 1
    Nga VAZELOS nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-10-2004, 07:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •