Nje jave para fillimit te KAMPIONATIT ne F1 Kimi hyn ne nje gare per makina debore ne Finlande. A do kete disiplinim nga Ferrari?
Kimi tregoi aftesite e tij si pilot por ndoshta mungesen e disiplines qe i duhet nje KAMPIONI te mundshem gjate gares Enduro Sprint ne Kopparberg King me makinen e tij te debores 58 Lunx MaMo.
Per arsye qe nuk jane akoma te qarta Kimi garoi me pseudonimin 'James Hunt'. Mendohet qe arsyeja e perdorimit te pikerisht ketij pseudonimi eshte per te nxjerre ne pah ngjashmerite mes Raikkonen dhe Hunt. Te dy njihen si pijanike te medhenj dhe per dalje neper klube nate dhe “party” te ndryshme. HUNT ka qene kampion bote ne 1976 ku ka mundur Nikki Lauda ne garen e fundit te sezonit. Lauda ne garen e Japonise ne nje shi te rrembyer vendosi te mos garonte pas disa xhirosh nga frika e nje aksidenti te mundshem. Hunt perfundoi garen ne vend te trete dhe gjithashtu fitoi dhe titullin kampion. Skeda e Hunt perfshin: 92 nisje me 10 fitore; ai eshte nisur 14 here nga Pole Position (vendi i pare). Hunt vdiq ne moshen 45 vjecare nga nje atak ne zemer.
Kimi e fitoi kete gare me nje kohe prej 19 minutash dhe 38.25 sekonda, duke perfunduar afersisht 20 sekonda para rivalit me te afert Pasi Hietalo.
Krijoni Kontakt