Eshte edhe nje teme tjeter ku shtrohet kjo pyetje, pyetje qe ka ngelur pa pergjigje dhe do te doja ta jap pergjigjen atje por nuk mundem pasi ajo teme eshte e mbyllur ndaj edhe po e hap nje tem te re ketu me ket shkrim te At Foti Cicit
Psallmi i mjellmës
Duke u kthyer në Toronto, tek ngjarjet e fundit shqiptarokanadeze,
le të njoftojmë se u mbyllën të vetmet kisha
shqipfolëse në gjithë mërgatën ortodokse shqiptare. Ishte
kryepeshkopi Anastasios ai që në vitin 2000 bëri të njëjtën
gjë në Athinë, kur na zhbëri Lidhjen e Shqiptarëve
Ortodoksë në Greqi “Shën Asti”, e cila në nëntor 1999
kishte siguruar lejën nga Gjykata e Athinës dhe nga
kryepeshkopi Kristódhulos për të nisur shërbesat shqip në
Athinë. Edhe at Artur Liolini atëherë veproi kundër Lidhjes
së shqiptarëve të Greqisë, duke na akuzuar se nuk kishim
marrë lejën nga kryepeshkopi i Shqipërisë. Po kush e pengoi
imzot Janullatosin ta na e jepte bekimin, të cilin ia kërkuam
disa herë? Përse kryepeshkopi i Athinës, në të kundërt, u
përgjigj menjëherë dhe na ftoi për takim? Mbas disa muajsh,
kur ne u ankuam tek imzot Kristódhulos për premtimet e
shkelura, ai u përgjigj përsëri me sinqeritet: “Kur nuk ju do
kisha juaj shqiptare, çfarë mund të bëj unë për ju?”
Nëse fajin e kishte cilësia e themeluesit dhe drejtuesit të
Lidhjes - ky shkrues, domethënë - çfarë bëri KOASH-i për
shqiptarët e Greqisë këta gjashtë vjet, mbas përzënies sime
nga Greqia, kur atje komunitetet e tjera etnike janë
organizuar me priftërinjtë e tyre, në gjuhët e tyre? Kishat e
tjera ortodokse jo vetëm që nuk i pengojnë bijtë e bijat e tyre
të organizohen në Greqi, por ndërmjetësojnë vazhdimisht
për ta te kisha greke. Apo ndoshta kjo justifikohet se
.com .com
265
primatët e atyre kishave nuk janë grekë dhe nuk janë kaq
aktivë jashtë shtetit dhe besimit të tyre fetar? Nëse unë qeshë
i keq, a nuk ekspozohet tanimë vetë kryepeshkopi Janullatos
për mungesa të tilla në njerëz, mbas 15 vjetësh shërbese të
paftuar ndër shqiptarë?
http://www.shqiptarortodoks.com/tekste/ ... ici1_6.pdf
Krijoni Kontakt