Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 98
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Endrrimtari
    Anėtarėsuar
    10-04-2004
    Postime
    63
    Pershendetje vellezer

    Ne ketej ne Kosove kemi degjuar per tallonat e famshem, mirepo te ju them te drejten nuk e kam ditur se me ata tallona keni marre kaq pak ushqime, kam menduar se per cdo person ka qene sasi e njejte ushqimi, me nje fjale sa me shume anetare familja aq ushqime. Bile ne degjonim se ju hiqnit per gjera si veshje, orendi, teknike te bardhe por jo edhe per ushqime, gjithmone kam menduar se ju ushqimin, edhe pse jo te llojllojshem, e keni te bollshem. Disa kosovare qe kane qene vizite ne ato kohera ne Shqiperi thonin se veshmbathje nuk kane aq, psh dy kostume gjithsejt, si dhe nuk kane shtepi te medha, ndersa ushqimin e kane te mire .

    Edhe ne Kosove nuk ka qene situate aq e mire ekonomike, ne gjithe Jugosllavine ne kemi qene me te varferit. Ka pasur shume kontradikta, dallime, ndarjet i varfer i pasur kane qene shume te thella, mirepo ne kemi blere me para jo me tallona, ke mundur te blesh edhe 50 kg sheqer, ashtu si kane qene ne thase, e blinim me shumice pasi qe kushtonte me lire, por megjithate kemi qene te varfer, sepse nuk mund t'i perthekonim shume gjera

    Me intereson te di se ne ate kohe a ka pasur tallona edhe per veshmbathje ?

  2. #42
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Pershendetje Enderrimtari!...ne rradhe te pare te falenderoj per pjesmarrjen tende ne kete teme...sa per tallonat,per veshmbathje nuk kishte....kishte per mallra te tjera konsumi...Ishte nje cope talloni i quajtur autorizim te cilin duhej ta merrje per tu strehuar...per ta marre kete tallon,duhej....1,te punoje vullnetar ne ndertimin e pallatit tend dhe te shume pallateve te tjere...2,kishe lehtesira nese ishe familje deshmori,nese kishe miq ne komitetin egzekutiv,nese gjeje ndonje forme per te kompromentuar ata te zyres se strehimit,por kjo e treta ishte nje thike me dy presa...mund te srehoeshe ne nje shtepi por mund te strehoeshe edhe ne ndonje qeli....3,nese nuk kishe keto mundesi qe te tregova me siper,atehere duhej te prisje derisa tju tekej atyre te satrehimit!Tollona te tjera te quajtura autorizime,duhej ti merrje edhe per te mobiluar shtepine,per te marre ato pak elektroshtepiake qe tregu i varfer i asaj kohe te ofronte...pra+pageses ne
    leke,te duhej edhe autorizimi per te blere nje televizor,sobe,bufe,apo gjera te tjera te kesaj natyre..ne pallatin tim,mua me ra fati te parit qe te merrja te famshmin autorizim per te blere nje televizor bardh e zi te markes Iliria...komplet banoret e pallatit, vinin e shikonin televizor ne shtepine time...per nje periudhe dy vjecare,shtepia ime u kthye ne kinema...sa per ushqimet,kishin bere nje fare perllogaritjeje ne baze te frymeve por ishte nje ndarje qesharake,sa per te mbajtur frymen gjalle"...sidomos mbasi prishem maredheniet me Kinen,kriza ekonomike vazhdoi te thellohej pasi prodhimi vendas,nuk mund ti plotesonte nevojat e konsumatorit...ju ne Kosove,ndoshta keni qene te varfer ne ate kohe por keni keni gezuar me teper liri se ne,flas gjithmone per ate kohe"...dhe flas gjithashtu per liri ekonomike qe te mos keqkuptohemi"....ne ne ate kohe, 50 kile sheqer nuk i kishim pare ndonjehere te gjitha bashke, e jo me ti blinim...gjithmone ushqimet i merrnim me rracion me perjashtim te ndonje rasti vdekjeje apo dasme...edhe ne kete rast,duhej me patjeter te merrje autorizim"
    Sa per veshjet,visheshim te gjithe si shtepi e femijes...mallrat qe te ofronte mapoja apo demodeja ishin te gjitha te njejta,nuk behej fjale qe te gjeje nje gje te ndryshme edhe copat e pakta qe mund te merrje ishin po te njejta,dok, fanellate,terital
    dhe duhej te shkoje ti qepje ne rrobaqepsi sipas nje standarti te caktuar...thjesht dhe pa lajle lujle...nuk lejoheshin prerjet ekstravagante....
    C'te te them tjeter?"c'do gje kontrollohej,c'do gje jepej me rracion"
    Nje sistem tallonizimi ne ushqim,ne sjellje,kudo"...shume i veshtire per tu kuptuar nese nuk e ke perjetuar vete !

  3. #43
    kapedani Maska e don zuani
    Anėtarėsuar
    30-12-2005
    Vendndodhja
    moon
    Postime
    37
    A mor shoke edhe shoqe apo zonja dhe zoterinj si te doni do tu drejtohem.
    Mua me kujtohen mire ato kohe.....
    Me shume me kujtohen radhet e qumeshtit, kosit apo vajgurit.
    Per qumeshtin me conin prinderit ne oren 3 te nates kur isha vetem 10 vjec. Vija tek dyqani i bulmetit tek 2 dhjetori dhe rrija si qen i ngordhur derisa te hapej dyqani ne oren 5. Pastaj shtyheshin njerzit si te terbuar dhe ai qe ishte i fundit dile i pari. Me te rriturit futeshin para, me te fortet nuk rrinin ne radhe, te njohurit merrnin nje arke me qumesht. Kur me vinte radha mua qumeshti mbaronte. Thosha me vete: O komunizem te q....... robt.
    Mbasdite ishte radha e kosit. Zija radhen qe ne oren 12 apo 1 dhe dyqani hapej ne tre. Prape nje zanat kur me vinte radha mua ishte mbaruar edhe kosi. O PPSH te q.... robt.
    Te shtunen ne vend qe te luaja me moshataret e mi prindrit do me dergonin per vajguri.
    Duke ecur rruges me bidonat e vajgurit qe ishin me te medhenj se mua thosha: O Enver te q...... robt , me le pa luajtur edhe sot. Me iku femijeria dhe nuk gezova nje dite o Enver shkerdhata.

    to be continued......

  4. #44
    kapedani Maska e don zuani
    Anėtarėsuar
    30-12-2005
    Vendndodhja
    moon
    Postime
    37
    Me kujtohet kur dolen jeans per here te pare tek Mapua. U vrane njerezit per jeans, grate beheshin si shtriga, burrat si kafshe, cunat si bisha kush te merrte jeans.
    Ca njerez shtypeshin nga asfiksia, ca pleqve u ra atak ne zemer, grate shtynin dhe kapnin per lesh koke, me cunat kerciste grushti taze dhe per cfare... for a pair of super ugly jeans

  5. #45
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Aman duhet ta pranosh Don Zuani se xhinset levi-s shkonin shume me syte e nxire
    ,jo per gje por meqe s'kishim syze dielli per ti kombinuar me xhinset,gjetem nje menyre shume origjinale per ti zevendesuar ato!

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Endrrimtari
    Anėtarėsuar
    10-04-2004
    Postime
    63
    Shoku tanku flm per pergjigjen.
    Ne Kosove kishte nje periudhe pritjeje ne radhe, ishin vitet e 80-ta kur Udheheqesia e Jugosllavise krijoi nje krize ekonomike vetem ne Kosove, per qellime te erreta, qe shqiptaret te revoltoheshin, te humbnin durimin dhe te shpernguleshin.
    Kriza kishte pasur edhe ne vitet e 50-ta por gjithnje vetem ne Kosove, dhe ate kohe kosovaret-shqiptare u shpengulen me te madhe ne Turqi per nje jete me te mire. Donin pra edhe nje shperngulje tjeter.
    Ne vitet e 80-ta kishte pritje per buke, miell, vaj, dhe detergjent (ishte nje lloj detergjenti "Fax"), bile nga kjo mungese e detergjenit me emrin "Fax", tek ne lindi shprehja cka ke humbur si faxi ?
    Kishte dhe mungese benzine, dolen edhe triskat per benzine triska=tallon, dhe u be nje radhe per qarkullimin e automjeteve, psh te henave, te merkurave, te premteve leviznin automjetet qe kishin tabelat qe perfundonin me numer cift, ndersa te martave, te enjteve dhe te shtunave leviznin automjetet qe kishin tabelat qe perfundonin me numer tek.
    Mirepo gjendej disi zgjidhja sepse gjithsecili kishte dikend qe kishte lidhje me viset tjera jugosllave dhe na sillnin nga atje miell, sheqer. detergjent e vaj

    Interesante, vertet eshte teme interesante. Ftoj ne kete teme edhe kosovaret, sidomos ata me ne moshe te rikujtojne nga ditet e krizave ekonomike ne Kosove, kur prisnim para furrave, dhe ata me te pasurit blinin buke te bardhe, ndersa ne te tjeret blinim buke te zeze, sepse shumica e kosovareve ishin me te varferit e Jugosllavise.
    Hajde pra rikujtoni...

  7. #47
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Per Enderrimtarin!....nuk e ve ne dyshim miku im,se edhe ju keni patur probleme ekonomike ne ate kohe...kjo ishte nje krize te cilen e vuanin te gjitha vendet komuniste por ne e vuanim me teper nga te gjithe sepse ishim te izoluar jo vetem kundrejt botes perendimore por edhe kundrejt asaj lindore...ishim krejt te vetem dhe ne te tilla kushte,mbijetesa ishte teper e veshtire....sa per makinat,per ne nuk ishte nje problem pasi edhe ato pak automjete qe ishin ne qarkullim,ishin te gjitha prone e shtetit, edhe ato me tollona e merrnin naften...

    Te pershendes...

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Endrrimtari
    Anėtarėsuar
    10-04-2004
    Postime
    63
    Hajde more kosovare merrni pjese ne diskutimin e hapur nga shoku tanku

    Se vertet me kapi nje lloj "nostalgjie"

    Te kujtojme ato kohe te veshtira

    Apo ne kosovaret duhet vetem te lavdohemi se kemi veshur jeans, kemi pasur grupe rock, kemi pasur vetura, kemi shkuar me pushime ne Greqi, Bullgari e Turqi

    Une kujtoj se me shume me therrisnin "Ai djale me xhemper te kuq" se sa ne emrin tim

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Ishim te djegur edhe per nje cike neilon.,e ju kujtohen kemishet e nejlonit per burrat,nuk quheshe dhender pa nje kemishe nejloni te bardhe .Pastaj dolen feshfeshet ,galloshet e gomes ,furnellat me vaj guri etj.Kulmi ishte kur ne Tirane u hap nje dyqan qe mbushte rezervat e stilolapsave.

  10. #50
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Une per vete i vodha nje here vellait te madh rradion Iliria...per dy ore u bera njishi i lagjes...shkuam me shoket ne nje vend te distancuar nga lagjia dhe degjonim kenge Italiane...e shnderruam pyllin ne diskoteke e shnderruam

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 27 janar - Dita e Perkujtimit tė viktimave tė Hollokaustit
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-01-2010, 11:47
  2. Poezi Humoristike
    Nga new-man nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2009, 17:15
  3. Opozita e majtė, protesta nė mbarė vendin
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 101
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 05:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •