Pershendetje te nderuar forumiste!Hapa kete teme,per tju risjelle nder mend ato kohet e hershme te tallonave...disa i kujtojne me keqardhje...disave,kur ju kujtohet ju vjen te qeshin.... ka edhe nga ata qe nuk duan ta kujtojne fare ate periudhe tragjikomike por mendoj se eshte e mira qe ti hedhim ndonjehere syte nga e kaluara. Une mendova ta trajtonim me humor kete teme pasi kane kaluar shume kohe dhe ne gjate kesaj kohe,tragjizem kemi patur plot por humor jo edhe aq...ju ndoshta do te thoni se nuk ja vlen qe te qeshim me fatkeqesite tona!...ndoshta eshte e vertete ,por edhe qe te qajme nuk besoj se ja vlen!
Per te mos u zgjatur me ne sqarime,do te doja tju pyesja nese ju kujtohen ato kohe kur gjithshka e merrnim me rracion...buken,mishin,gjalpin apo djathin ndonjehere kur kishte...qumeshtin,vezet e te tjera me rradhe...Prinderit e mi,edhe sot e kesaj dite i vuajne akoma pasojat e asaj kohe.....-Nuk ha dot shume se me eshte ngushtuar stomaku,thote ndonjehere e ngrata nena ime....-per nje kohe shume te gjate i kemi konsumuar ushqimet me rracion dhe nuk mund te mesohemi me nje rregjim tjeter ushqimi!...I jap te drejte,edhe brezi im duket qarte qe eshte nje brez i cili nuk ka marre kalorite e duhura ushqimore...vijme te gjithe te paket nga shendeti...gjithashtu edhe ushqim nuk eshte se hame shume.
Me kujtohet kur nena ime me dergonte ndonjehere te merrja ushqimet e 15-diteshit....merrnim dy pako margarine,nje pako marmallate fiku,dy shishe vaj luledielli nje pako sheqer,nje pako oriz,gjysem kile mish,e disa vogelsira te tjera...Me keto shtyheshim per 15 dite rresht....cudi si mbanim frymen gjalle!Ishim 5 anetare ne familjen time,babai,nena dhe tre vellezer,une isha me i vogli...margarinen e kisha fiksim...nje here,kur nena me dergoi te merrja ushqimet,
rruges duke ikur per ne shtepi,hengra njeren nga pakot 100 gramshe te margarines dhe per te mos u dalluar,e mbusha me graso....kur e hapi nena per te na lyer fetat e bukes, vuri duart ne koke...per fat te mire nuk vinte dore mbi mua por me qortoi ashper...-po si do tja bej une me ty more djale?...me nxive jeten me keto prapesite e tua!...babai nuk u tregua edhe aq i sjellshem,me ka dhene nja dy shpulla te fuqishme edukuese qe do ti mbaj mend per tere jeten...
-spurdhjak i dreqit...gjithmone me ty do te merremi ne"...nuk na mjaftojne prapesite qe ben neper lagje por tani do te na lesh edhe pa ngrene!...lere pastaj dy vellezerit e medhenj,mi bene veshet si parafango zisi)....per te mos folur per vazhdimin e 15 diteshit pastaj...si ndeshkim e kam ngrene buken thate...nenes i vinte keq dhe ma lyente me vaje e me sheqer...kur u mbarua sheqeri ma lyente me vaj e me kripe))...ka qene 15 diteshi me i keq i jetes sime...i denuar qe te vuaja urie per prapesine qe bera...qe atehere margarinen e shikoja me dylbi
qe atehere,humba edhe privilegjin qe kisha per te shkuar e per te marre ushqimet.Megjithese me duhej te prisja dy ore ne rradhe perpara deres se dyqanit por e quaj privilegj pasi e lyeja ndonje cike gishtin me marmallate apo me margarine.....lere te flasim pastaj per rradhet e vajgurit e te qumeshtit....une meqe isha i vogel dhe i shkathet,me merrnin e me ngjisnin te dritarja e vogel e dyqanit te vajgurit
qe ti jepja bidonat shitesit...dilja mire pasi ndonjehere,per ndihmen qe ju jepja,banoret e lagjes me jepnin ndonje pese lekesh per te blere pasta,kulacka ose kasata...i blija dhe i ndaja me shoket e lagjes...kjo ishte nje gje e mire ne ate kohe tek ne pasi edhe pse fukarallik,ndanim c'do gje me njeri tjetrin...tani ndonjehere edhe e vidhnim,kisha nje sfungjer te shtepia dhe shkoja e thithja vajgurin e furrnelave te komshijve...edhe per kete gje kam ngrene dru,jo vetem nga plaku,por edhe nga keshilli i lagjes...mbas asaj druje, nuk e kam bere me...)))
Kam plot histori per te treguar por tani nuk dua te flas me teper pasi dua te degjoj edhe historite tuaja te asaj kohe....jam i sigurt se gjithekush ka shume per te treguar nga ajo periudhe e veshtire...e veshtire por e kujtuar me nostalgji pasi eshte pjese e jetes sone...e femijerise apo e rinise se gjitheseicilit prej nesh....pavaresisht veshtiresive te kaluara,duhet ta pranojme se kishte edhe shume situata te kendshme dhe se njerezit e rrespektonin me teper njeri tjetrin...
Krijoni Kontakt