Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 98
  1. #1
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395

    Talking A ju kujtohen tallonat?

    Pershendetje te nderuar forumiste!Hapa kete teme,per tju risjelle nder mend ato kohet e hershme te tallonave...disa i kujtojne me keqardhje...disave,kur ju kujtohet ju vjen te qeshin.... ka edhe nga ata qe nuk duan ta kujtojne fare ate periudhe tragjikomike por mendoj se eshte e mira qe ti hedhim ndonjehere syte nga e kaluara. Une mendova ta trajtonim me humor kete teme pasi kane kaluar shume kohe dhe ne gjate kesaj kohe,tragjizem kemi patur plot por humor jo edhe aq...ju ndoshta do te thoni se nuk ja vlen qe te qeshim me fatkeqesite tona!...ndoshta eshte e vertete ,por edhe qe te qajme nuk besoj se ja vlen!
    Per te mos u zgjatur me ne sqarime,do te doja tju pyesja nese ju kujtohen ato kohe kur gjithshka e merrnim me rracion...buken,mishin,gjalpin apo djathin ndonjehere kur kishte...qumeshtin,vezet e te tjera me rradhe...Prinderit e mi,edhe sot e kesaj dite i vuajne akoma pasojat e asaj kohe.....-Nuk ha dot shume se me eshte ngushtuar stomaku,thote ndonjehere e ngrata nena ime....-per nje kohe shume te gjate i kemi konsumuar ushqimet me rracion dhe nuk mund te mesohemi me nje rregjim tjeter ushqimi!...I jap te drejte,edhe brezi im duket qarte qe eshte nje brez i cili nuk ka marre kalorite e duhura ushqimore...vijme te gjithe te paket nga shendeti...gjithashtu edhe ushqim nuk eshte se hame shume.

    Me kujtohet kur nena ime me dergonte ndonjehere te merrja ushqimet e 15-diteshit....merrnim dy pako margarine,nje pako marmallate fiku,dy shishe vaj luledielli nje pako sheqer,nje pako oriz,gjysem kile mish,e disa vogelsira te tjera...Me keto shtyheshim per 15 dite rresht....cudi si mbanim frymen gjalle!Ishim 5 anetare ne familjen time,babai,nena dhe tre vellezer,une isha me i vogli...margarinen e kisha fiksim...nje here,kur nena me dergoi te merrja ushqimet,
    rruges duke ikur per ne shtepi,hengra njeren nga pakot 100 gramshe te margarines dhe per te mos u dalluar,e mbusha me graso....kur e hapi nena per te na lyer fetat e bukes, vuri duart ne koke...per fat te mire nuk vinte dore mbi mua por me qortoi ashper...-po si do tja bej une me ty more djale?...me nxive jeten me keto prapesite e tua!...babai nuk u tregua edhe aq i sjellshem,me ka dhene nja dy shpulla te fuqishme edukuese qe do ti mbaj mend per tere jeten...
    -spurdhjak i dreqit...gjithmone me ty do te merremi ne"...nuk na mjaftojne prapesite qe ben neper lagje por tani do te na lesh edhe pa ngrene!...lere pastaj dy vellezerit e medhenj,mi bene veshet si parafango zisi)....per te mos folur per vazhdimin e 15 diteshit pastaj...si ndeshkim e kam ngrene buken thate...nenes i vinte keq dhe ma lyente me vaje e me sheqer...kur u mbarua sheqeri ma lyente me vaj e me kripe))...ka qene 15 diteshi me i keq i jetes sime...i denuar qe te vuaja urie per prapesine qe bera...qe atehere margarinen e shikoja me dylbi
    qe atehere,humba edhe privilegjin qe kisha per te shkuar e per te marre ushqimet.Megjithese me duhej te prisja dy ore ne rradhe perpara deres se dyqanit por e quaj privilegj pasi e lyeja ndonje cike gishtin me marmallate apo me margarine.....lere te flasim pastaj per rradhet e vajgurit e te qumeshtit....une meqe isha i vogel dhe i shkathet,me merrnin e me ngjisnin te dritarja e vogel e dyqanit te vajgurit
    qe ti jepja bidonat shitesit...dilja mire pasi ndonjehere,per ndihmen qe ju jepja,banoret e lagjes me jepnin ndonje pese lekesh per te blere pasta,kulacka ose kasata...i blija dhe i ndaja me shoket e lagjes...kjo ishte nje gje e mire ne ate kohe tek ne pasi edhe pse fukarallik,ndanim c'do gje me njeri tjetrin...tani ndonjehere edhe e vidhnim,kisha nje sfungjer te shtepia dhe shkoja e thithja vajgurin e furrnelave te komshijve...edhe per kete gje kam ngrene dru,jo vetem nga plaku,por edhe nga keshilli i lagjes...mbas asaj druje, nuk e kam bere me...)))
    Kam plot histori per te treguar por tani nuk dua te flas me teper pasi dua te degjoj edhe historite tuaja te asaj kohe....jam i sigurt se gjithekush ka shume per te treguar nga ajo periudhe e veshtire...e veshtire por e kujtuar me nostalgji pasi eshte pjese e jetes sone...e femijerise apo e rinise se gjitheseicilit prej nesh....pavaresisht veshtiresive te kaluara,duhet ta pranojme se kishte edhe shume situata te kendshme dhe se njerezit e rrespektonin me teper njeri tjetrin...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Shoku tanku Hallall per temen qe ke hap ku tka shku menja mer burr i math je


    Baba man men kur shkoja me Vellain dor prej dore se i vogel baba ne ate kohe ,edhe prisnim, prisinim ne rradhe per te marr ca ushqimime, ose me sakte Rracjonin tone
    PS: gjat rruges gjysma ushqimit ngelte sa ca ishin kshu ushqime te gatshme ca ska pas ne ate kohe nejse po un me vellain sa te ikshim der ne shpi i binte gati 30 min rruge gjysmat i hashim rruges kur ikshim ne shpi na e bante Plaku me Plaken mua dhe Vellait te math car i keni ba ushqimeve re ēuna por un si cun i urt ,kurse vellai math ame Ba, se icik kemi hang se u lodhem tu prit Ne rradhe po prap skishim ca me ba rrug e gjat ishte looool

    Kan qen sa kohe te veshtira dhe te mira njekohensisht at`here ka pas lloj lloj qyfyresh duke prit ne Rradhe per te marr Ushqimet .

    Respekt.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BaBa : 22-02-2007 mė 17:48

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anėtarėsuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Po ore, e merr me te qeshur ti, e keni vene re se mediat dhe organizata te ndryshme po flasin per OBEZITET ( eshte nje semundje e huaj) nder shqiptaret. HA ha ha haaa, i keni vene re fotografite e bera para viteve `90, dukemi si njerez qe i kane liruar nga kampet e perqendrimit, ndersa tani jane zgjeruar te gjithe ne masen XXXL........ Mos ardhte kurre ajo kohe!! Si kemi jetuar? E per cfare, per ideale ne diell.

  4. #4
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anėtarėsuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Mos me keq o perendi e madhe.
    Momentet me te veshtira, baraztragjike me ato te nje lufte te cmendur ,me nje armik te padukshem(urise edhe ne kuptimin e mirefillte) qe kalonin permasat e ironise e te tragjedise jane shkaqet qe na larguan nga njeri-tjetri qe na bene te anojme nga mosbesimi megjithese per tradite kemi besen.

    Jane joperralla qe nuk do te na besojne femijet dhe ndonjehere na tallin:"po femrat me tollona i kishit babi !?" Po le t'i kalojme duke qeshur .........
    Viktimat me te para te kesaj periudhe ishin ata me biografi te "cenuar".Te fusnin brenda per nje llaf goje,per nje shaka akoma.
    -O xha Ndoni kur e ke radhen ti (me shaka kur do te nderrosh jete d.m.th.)qe te pime ndonje kafe?-Perfundimi 3-vjet burg per axhitacion /propagande.
    Mos te them per alkooldashesit e gjore se si kalonin.....lere me mire po permend ate shprehjen "Pijaneci shqiptar e ka thare goten e rakise, me kocke ne dore " kjo i thote te gjitha.
    Qe atehere doli shprehja :"Gjak e dhjame t'u befte"Dhjami na mungonte atehere ishte enderr vone kuptuam se ishte i demshem e kishim si enderr te shkretin.
    Kur dolem nga kampi na thoshin fare hanit ju qe jeni te dobet ? Ku ta dinin ata nese hanim apo jo.....(pak e ekzaxhiruar).
    Pershendetje!
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  5. #5
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Pershendetje miq!

    Babe!...nga njera ane me vjen keq por nga ana tjeter edhe me behet qefi qe,
    qe ti e ke perjetuar pjeserisht ate kohe...nje njeri qe ka njohur vuajtjet,di ta vleresoje jeten...megjithate le te shpresojme qe te mos ju rikthehemi edhe nje here atyre koherave...

    Joss!...ne rradhe te pare, gezohem qe u njohem"...se dyti,do te doja te te thosha se problemin e obeziteve,ne as e kemi njohur,dhe as besoj se do ta njohim ndonjehere ne shkalle te gjere popullsie si'c ndodh ne shume vende te
    tjera te botes...kete problem,e kane ata njerez te cilet e kane patur edhe dikur
    (pushtetaret)...dikur,ndoshta jo kaq te theksuar sa sot por prape kishin shenja mbipeshe megjithese e mbanin trupin ne forme ne saje te zborit

    Arben!...mos me thuaj se ke qene me njolle ne bjografi"...te gjithe kemi qene te privuar ne shume drejtime dhe liri ne ate kohe por nese ne kemi jetuar ne katin e pare te ferrit,te persekutuarit kane jetuar ne bodrumin e tij...te qaj vertet hallin nese ke qene i tille...megjithate,vitet kane kaluar dhe nga ajo kohe nuk na kane mbetur gje tjeter pervec kujtimeve...ja vlentju rikthehemi per te pare ku ishim dhe ku jemi...si eshte ajo shprehja e vjeter Marksiste Leniniste..."kush harron te kaluaren nuk ecen perpara"...

  6. #6
    azagori Maska e Korca_Reli
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Chicago U.S.A.
    Postime
    355
    Kur qanin nje te vdekur(qe e kishte emrin Trifon) ne kohen e diktatures i thoshin:
    O Trifon more Trifon linde me triske vdiqe me tallon

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    e cna kujtuat tollonat tani para gjumit ?
    ARBEN,a e di ti qe kete shrimin tend e lexojne antaret e byros POLITIKE TE PPSH ! A PO KE NDERMEND bashke me shokun tanku te shkoni ne burrel ..

    tollonat kush nuk i mban mend !
    dilte vaji dhe sheqer 1 here ne 2 muaj me duket .
    mamaja thoshte jam ne pune neser se kam 6 ore mesim ,keni tollonen tek sirtari bufes dhe mos harroni te merrni ushqimet ,dhe kur ikte kujdes me thoshte kujdes alnosa se mos te griset qeska e letres se sheqerit rruges se ishte e pambundur qe mos ta derdhja cdo here rruges ,po jo se e derdhja po e grrisja vet dhe haja sheqer rruges dhe i thosha me ra nga dora ..hahaha
    dhe ju e dini vete si behej ne radhe ,shtynin njerezit qe kur i kujtoj me vjen te qesh per 1 kg sheqer dhe gjysme kg vaj !kam shume gallata po po pertoi ti shkruaj se po me mbyllen syte ,nex time !!!

  8. #8
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Alnosa!..ata PPSH-istat,te na marrin te keqen ne ashtu si na e kane marre"...tani edhe Spaci eshte kthyer nga ish kamp perqendrimi ne kamping
    Po the qe e ke ngrene shume sheqerin ne ate kohe,do te doja te pyesja se ne c'moshe i ke vene protezat,a je mesuar ndonje cike me to,a te shkuan ndonje cike shtrenjte,i vendose ketu apo te rrezistuan dhembet deri atje?...shpresoj qe ti kesh vene te pakten dhe te mos i kesh lene mbas dore per shkak te kokfortesise tende"...jo per gje po do dukeshe si ato Kinezet pa dhembe qe kane ngrene tere jeten oriz!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Shoku tanku : Babe!...nga njera ane me vjen keq por nga ana tjeter edhe me behet qefi qe,
    qe ti e ke perjetuar pjeserisht ate kohe...nje njeri qe ka njohur vuajtjet,di ta vleresoje jeten...megjithate le te shpresojme qe te mos ju rikthehemi edhe nje here atyre koherave...

    Po aman re se kemi lan l3sht3 at here kemi sharru looool mir qe merrte Plaku dy rroga si me nai dallavere ne pun dhe sja kemi kalu aq keq loool

    Ajo kohe mos te Ardht kurr Shoku tanku, po ka pas dhe te forta aman per ne qe kemi qen pak si mir na gjendja Ekonomike

    PS: Po me nai Ane mir qe kan qen Ashtu ajo kohe Se Shqiptare`t ne keto dite te sotme din me u Ambjentu Naper bote shum mire


    Respekt.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    tanku kujdes se nuk e di me cin ke te besh ! jo ne spac po ne grabjan te lushnjes te coj per internim !!!

    hahaha protezat thot .sa per dijenin tende te me marresh te keqen se nuk kam fare ,se sado qe i ha embelsirat dhembet i kam perla te bardhe
    ################################################
    tollonat e kishim llafin !
    kisha dhe nje zakon te keq ,kur shkoja te bleja buk,sa vija nga dyqni deri tek shpija i shqyeja buken sikur e kishin hengur qente e lagjes !ah maman e kam pasur te rrept ,mi kepuste nja 2 turinjve ,po merrja vesh une !te nesermen e njejta gje !po kur dilte djath 500 gram na takonte se 5 veta ishim ne familje !
    pupupupu mos ardhshin me ato kohe ,se po ti them ty ketu shoku tanku se po i thash keshtu ketu ne shtepi fillojne o doni demokraci ju ,doni te livadhisni ,eh o enver pse vdiqe ?????hahahahahaha

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 27 janar - Dita e Perkujtimit tė viktimave tė Hollokaustit
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-01-2010, 11:47
  2. Poezi Humoristike
    Nga new-man nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2009, 17:15
  3. Opozita e majtė, protesta nė mbarė vendin
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 101
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 05:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •