
Postuar më parë nga
DardanG
T more fisniku dhe, pasi e quan vetin "student", po ta bëjë cejfin, pra fisniku student, së pari shtron një temë shumë të paqëlluar për diskutim, pastaj edhe bënë edhe një pyetje budallaqe kur thua "nëse dielli shuhet a mund të paramendohet jeta në tokë...!" Po si more i uruar mund të paramendohet jeta në tokë pa dritë, dhe pa ngrohje, pra pa Diell! Drita ( që vie nga dielli e jo nga yjet dhe as nga Hëna, e cila e merr dritën poashtu nga dielli), ngrohtësia, ajri dhe uji janë burimet e jetës në tokë! Këtë e mësojnë, sipas planprogrameve, nxenësit e shkollës fillore, ndaj edhe ti është dashur ta dish këtë dhe të mos shtrosh pyetje budallaqe!
I përmend disa "argumente" shkencore dhe ato cfarë thonë religjionet për fundin e botës! As shkenca dhe as feja nuk dijnë së pari për fillimin e botës dhe as nuk do të dijnë për fundin e botës! Nuk dihet as cfarë është fshehtësia dhe qëllimi , apo kuptimi i Jetës në këtë Tokë, sa një pikë uji në ujërat e tokës krahasuar me Gjithësinë( e kufizuar apo e pakufizuar), apo ndoshta edhe më pakl
Në fund të viteve të shtatëdhejta, kur pritej që Apollo, me astronautët e parë, të shkelë në Hënë, e pyeten një shkencëtar francez, cfarë mendon ai për këtë?! Dhe ai u përgjigj se njeriu mund të shkoj në Hënë, por ne nuk dijmë ende asgjë për misterin e kësaj bote, pra asgjë nuk dijmë për tokën dhe jetën në tokë!
Pra, para se të shtrojmë tema "të mëdha"dhe bëjmë "parashikime" shkencore e fetare, duhet të mësojmë pak për jetën në tokë, ato kushtet e para pa të cilat nuk mund të jetohet:drita, ngrohtësa( pra dielli) uji, ajri! Pastaj kur t´i zotërojmë këto mund të shkojmë më larg, madje më larg se në Hënë, nëse mundemi!
Krijoni Kontakt