Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 73 prej 73
  1. #71
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Koncepti I Shumësisë Së Botëve

    Astrofizikanët e sotëm konsiderojnë se është krejtësisht e mundur prania e planeteve të ngjashëm me Tokën. Sa i përket sistemit diellor, asnjë njeri i arsyeshëm nuk mendon se në një planet tjetër të këtij sistemi ka kushte të përgjithshme që janë të ngjashme me ato të Tokës.Duhet, pra, t'i kërkojmë jashtë sistemit diellor. Ekzistimi i tyre eventual jashtë këtij konsiderohet si i mundshëm për këto shkaqe.

    Konsiderohet se në Galaktikën tonë afër gjysma e të 100 miliardë yjeve duhet të kenë sistemin planetar sikurse Dielli. Vërtetës këta 50 miliardë yje kanë sistem sikurse të Diellit, rrotullim të ngadalshëm, veti që të bën të mendosh se rreth tyre ekzistojnë planetet si satelitë. Largësia e këtyre yjeve është e tillë që satelitët planetarë të supozuar nuk janë të dukshëm, por ekzistimi i tyre konsiderohet shumë i besueshëm për shkak të disa karakteristikave të orbitave: valëzimi i lehtë i orbitave të yjeve është shenjë e pranisë së një shoqëruesi * sateliti planetar. Kështu ylli i Bernardit do ta kishte së paku një shoqërues planetar, masa e të cilit është më e madhe se e Jupiterit e, ndoshta, edhe dy satelitë. P. Guerin ka shkruar: "Është e qartë se sistemet planetare janë me shumicë të përhapur në Gjithësi. Sistemi diellor dhe Toka nuk janë të vetmit..." Dhe si përkrahje:"Jeta, si edhe planetet që i japin strehim, është e përhapur në tërë Gjithësinë, gjithkund ku ka gjetur kushte fiziko*kimike të nevojshme për fillimin dhe zhvillimin e saj".
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  2. #72
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Materia Ndëryjore

    Procesi bazë i formimit të Gjithësisë ishte përbërë nga kondesimi i materies fillestare të mjegullnajës së Gjithësisë, pastaj në ndarjen e saj në pjesë të cilat në fillim formuan masat galaktike. Këto pastaj u copëtuan në yje, të cilat, sikurse nënproduktet e prodhimit, dhanë planetët. Këto ndarje të pandërprera kanë lënë ndërmjet grupimeve të elementëve kryesorë ato që do t'i quanim mbetje, përkatësisht mbeturina. Këto quhen me termin e njohur shkencor: materie galaktike ndëryjore. Kjo materie është përshkruar herë si mjegullnajë shndritëse me shkëlqim të madh të cilat përhapin dritën që e marrin nga yjet e tjerë, e që, sipas astrofizikantëve, kanë mundur të formohen prej "pluhurit" ose "avullit", herë si mjegullnaja të errëta, me dëndësi të dobët ose si materie ndëryjore dhe më diskrete, e njohur për pengimin e matjeve fotometrike në astronomi. Ekzistimi i "urave" të materieve ndërmjet galaktikave është i padyshimtë. Sido që të jenë rradhitur këto gazra, ata, për shkak të hapësirës gjigante që zënë për arsye të largësisë reciproke të paskajshme të galaktikave, kishin mundur t'i përshtaten një mase, e cila, ndonëse me dëndësinë e saj të dobët mund të tejkalojë tërësinë e masave galaktike. A. Boichot kësaj ekzistence të masave ndërmjet galaktikave i jep rëndësi të shkallës së parë, e cila do të mund "të ndryshojë dukshëm idenë mbi evolucionin e Gjithësisë".


    Discover the cosmos!
    Each day we feature a different image or photograph of our fascinating universe, along with a brief explanation written by a professional astronomer.
    January 9, 1996
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  3. #73
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Konfrontimi Me Të Dhënat Kur'anore Mbi Krijimn

    T'i hulumtojmë pesë pika të rëndësishme për të cilat Kur'ani ofron të dhëna të sakta kur është fjala për krijimin.

    1. Gjashtë periudhat kohore të krijimit të qiejve dhetë Tokës sipas Kur'anit, mbulojnë formimin e trupave qiellorë, formimin e Tokës dhe zhvillimin e këtyre të fundit, kur ende nuk ishte bërë (me "ushqimin" e saj) e banueshme për njeriun. Për këtë të fundit, ngjarjet sipas tregimit Kur'anor janë zhvilluar në katër periudha kohore. A duhet në këtë të vërejmë epokat teologjike të cilat i përshkruan shkenca bashkëkohore, kurse njeriu, siç është e njohur, është paraqitur në kvartar ( periudha e katërt e formimit të Tokës). Kjo është hipoteza e rëndomtë, sepse askush nuk mund të përgjigjet në këtë pyetje.

    Por duhet kuptuar se për formimin e trupave qiellorë dhe për formimin e Tokës ishin të nevojshme dy faza, sikurse shpjegohet në ajetet 9 gjer në 12 të sures 41. Shkenca neve na mëson se nëse merret si shembull (dhe i vetmi shembull i mundshëm) formimi i Diellit dhe nënprodukti i tij -Tokës, proçesi është zhvilluar me kondensimin e mjergullnajës së parë dhe copëtimit të saj. Pikërisht këtë e shpreh Kur'ani në mënyrë krejt eksplicite duke përmendur proçeset, të cilat, duke u nisur nga "avulli" qiellor, prodhuan bashkimin e pastaj copëtimin. Këtu vërejmë njëjtësinë e përkryer të të dhënave kur'anore me ato shkencore.

    2. Shkenca ka vërtetuar gërshetimin e dy ngjarjeve të formimit të një ylli (siç është Dielli) dhe të satelitëve të tij ose njërit nga satelitët e tij (siç është Toka). A nuk paraqitet ky gërshetim edhe në tekstin kur'anor, siç e thamë më sipër ?

    3. Pajtueshmëria ndërmjet pohimit mbi egzistimin e këtij "avulli" në fazën fillestare të Gjithësisë, për të cilën flet Kur'ani, për të treguar gjendjen paradominuese të materies së gaztë, e cila atëherë e kishte formuar, dhe koncepcionit mbi mjergullnajën e Gjithësisë të fazës fillestare, sipas shkencës bashkëkohore, është e qartë.

    4. Shumësia e qiejve që në Kur'an është shprehur me simbolin e numrit 7, rëndësinë e të cilit e pamë më sipër, e konfirmon vërtetësinë e saj në shkencën bashkëkohore përmes konstatimeve të astrofizikantëve mbi sistemet e galaktikave dhe numrit të shumtë të tyre. Përkundrazi shumësia e tokëve analogjike me Tokën tonë, së paku sipas disa pikëpamjeve të saja është kuptim që buron nga teksti Kur'anor, realitetin e të cilit shkenca akoma nuk e ka demonstruar : megithëse shkencëtarët e konsiderojnë krejtësisht të besueshme.

    5. Ekzistimi i një ndërkrijimi, midis qiejve dhe Tokës, që është shprehur në Kur'an, mund të krahasohet me urat e materieve të cilat janë të pranishme jashtë sistemeve astronomike të organizuara.

    Nëse, ndërkaq,të gjitha pyetjet të cilat i parashtron tregimi kur'anor nuk janë të vërtetuara shkencërisht deri më sot, përsëri nuk ekziston as më i vogli kundërshtim ndërmjet teksteve kur'anore që kanë të bëjnë me krijimin, dhe njohurive bashkëkohore mbi formimin e Gjithësisë. Në fakt, kjo meriton të thuhet për Shpalljen kur'anore, sepse u pa qartë se teksti i Besëlidhjes së Vjetër, të cilën e kemi sot në dispozicion, ka dhënë hollësira që nuk janë të pranueshme nga këndvështrimi shkencor. Megjithatë, nuk kemi pse të çuditemi për këtë kur e dimë që teksti priftëror, përkatësisht teksti që e shkruajtën priftërinjtë lidhur me tregimin mbi krijimin në Bibël, e kanë shkruar priftërinjtë e kohës së persekutimit babilonik, të cilët kishin qëllime legaliste, që i kemi saktësuar dhe të cilat në atë frymë bashkuan tregime të ndryshme në përshtatje me pikëpamjet e tyre teologjike. Egzistimin e një dallimi të këtillë në mes tregimit biblik dhe të dhënave kur'anore mbi krijimin është edhe më interesant ta theksojmë për shkak të akuzave krejtësisht arbitrare që nuk e kishin kursyer Muhammedin a.s. prej fillimit të Islamit: se gjoja e kishte kopjuar tregimin biblik. Akuza për temën e krijimit nuk ka aspak bazë. Si ka mundur një njeri para më shumë se 14 shekujsh ta korrigjojë tregimin, i cili ishte në qarkullim, duke i eleminuar trillimet nga pikëpamja shkencore dhe t'i shpallë nga vetvetja të dhënat, saktësinë e të cilave shkenca përfundimisht do ta vërtetojë në kohën tonë. Një supozim i tillë është i paqëndrueshëm.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 28-02-2007 më 14:26
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema të Ngjashme

  1. Besoni tek dashuria platonike ?
    Nga Kryeplaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-07-2011, 09:25
  2. Berisha: Dita e sotme shenon fundin e tranzicionit shqiptar
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 16:08
  3. A besoni se ka korrupsion ne institucionet e Kosovës?
    Nga ILMGAP në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 22-09-2009, 15:14
  4. A besoni në bestytni...?
    Nga master2006 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 07:22
  5. Përse besoni në Zot?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 06-03-2004, 11:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •