Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 73
  1. #61
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga J-X
    o besimtar te fuqishem.

    sot ne gazete lexova nje artikull qe thoshte per mbarimin e tokes, sipas shkencetareve dhe zbulimeve qe kane bere ata deri tani toka do te shkaterohet ne vitin 2012 dhe ne daten 21-22 dhjetor, sipas tyre kjo do te shkaktohet nga ngrohja globale, (mbase po them mbase nga lufte berthamore) dhe nga mundesit e goditjes se ndoje meteori, nga te gjitha keto shkencetaret u shqetesuan dhe filluan te kerkojne neper libra, si bibla, profecira, shkrimet e majave dhe astrologji, dhe mbasi u be kjo gje dolen ne konkluzion qe bota do te shkaterohet ne daten e dhene mesiper. ju qe mereni me keto gjera a thot gje kurrani, bibla, buda per kete gje??????

    informacioni mar nga gazeta e perditshme daily star e britanis se madhe.
    ja po e perseris ate qe postova dite me pare :

    ORA E DITËS SË GJYKIMIT
    ËSHTË PARACAKTUAR

    Me kalimin e kohës, ne me shpejtësi i afrohemi Ditës së Gjykimit. Shumica e njerëzve mendojnë se kjo Ditë është në të ardhmën e largët. Mirëpo, ata do të duhej këshilluar që të përkujtojnë se gjeneratat e mëparshme kishin të njëjtin qëndrim. Në të vërtetë, çdo njeri i cili ka jetuar ndonjëherë do të jetë dëshmitar i këtyre ngjarjeve dhe do të tubohet në praninë e Allahut; askush s’do të jetë në gjendje të ik. Pasiqë vetëm Allahu e di kur do të vjen Dita e Gjykimit, nuk ka kurrfarë garance se nuk do të ndodhë ndërsa ju jeni duke bërë plane për të ardhmën dhe jeni të zënë me jetërat tuaja të përditshme, sepse:

    Thuaj: "Unë nuk e di a do të jetë afër ajo që u premtohet, apo Zoti im do ta vonojë atë shumë?" Ai është Njohësi i të fshehtës, por fshehtësinë e Tij nuk ia zbulon askujt. (Sure Xhinn: 25-26)

    Rregulli madhështor në të cilin Allahu krijoi jetën do të përfundojë në një kohë të panjohur për ne. Ata që dyshojnë për këtë fakt dhe zgjedhin të mos besojnë në të mund ta konsiderojnë veten si të arsyeshëm, dhe kështu kjo Ditë do të jetë një ditë e vështirë dhe e frikshme për ta. Për këtë arsye, është shumë më dobiprurëse dhe pozitive që të besohet në të, sepse nuk do të ketë dobi të besohet në të kur të ketë arritur Ora (momenti) apo të ndjehet keqardhje për vet-mashtrimin e tyre. Një varg e përshkruan keqardhjen e tillë, si vijon:

    E kur të vie Vala e Madhe (kijameti), atë Ditë njeriu përkujton se çka ka punuar. (Sure Nazi’at: 34-35)
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #62
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    TOKA

    Toka do të dridhet nga tërmetet/dridhjet

    Kur të dridhet Toka me dridhjen e saj të fuqishme, dhe të nxjerrë Toka atë që ka në brendinë e saj, dhe njeriu të pyes: "Ç'ka kjo (që bën këtë dridhje)?" Atë Ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta, ngase Zoti yt e ka frymëzuar atë. (Sure Zilzal: 1-5)

    Në Ditën e Gjykimit, një zhurmë shurdhuese do të pasojë tingëllimën e surit dhe një dridhje e pakrahasueshme do ta dridhë Tokën. Malet e mëdha, drunjët, rrokaqiejt, ndërtesat – në fakt çdo vend në Tokë – do të fillojë të lëkundet në të njëjtën kohë. Njerëzit do të bëjnë panik dhe do të mbërthehen nga një frikë e tmerrshme. Aspekti që më së shumti ngjallë frikë është se askush nuk mund t’i ik asaj dhe të gjejë çfarëdo lloj strehimi, sepse kjo dridhje nuk i ngjanë tjerave me të cilët jemi mësuar; në të vërtetë, kjo dridhje do të vazhdojë gjersa Toka të jetë rrafshuar. (Allahu e di më së miri.) Allahu i përshkruan këto dridhje, si në vazhdim:

    Ditën që vrullshëm bëhet dridhja, pas së cilës pason tjetra. Atë ditë zemrat janë të tronditura dhe shikimet të trishtuara. (Sure Nazi’at: 6-9)

    Përpiquni të paramendoni se sa i prekin dridhjet që ne i njohim ata që i përjetojnë ato. Këto dridhje zgjatën vetëm për sekonda, por rezultatet ishin megjithatë shkatërruese. Me qinda mijëra vdiqën në ose nën ndërtesat e rrënuara dhe të mbijetuarit u varfëruan. Shtëpitë, pronat, fitimet dhe kursimet u shkatërruan përnjëherë. Këto fatkeqësi u panë nga secili dhe, në ato momente, asnjë person dhe asnjë fuqi s’mundi t’u bëj ballë. Dridhjet e Ditës së Gjykimit nuk do të mund të krahasohen me asgjë sa i përket ashpërsisë, pasojave dhe gjerësisë së zonës së prekur. Kur të mbarojnë ato, nuk do të mbetet asnjë rrënojë apo jetë në këtë planet.
    Pa marrë parasysh se sa e ashpër do të jetë dridhja, njerëzit që janë të përgatitur për një ngjarje të tillë shpesh gjejnë mënyrë për të mbijetuar. Mirëpo, me të dëgjuar të tingullit të Surit, madje edhe ata do të kuptojnë se kjo nuk është një dridhje e rëndomtë dhe se nuk ka mundësi ikjeje.
    Kur’ani paralajmëron për këtë ngjarje dhe për dridhjet, si vijon:

    O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj! Sepse dridhja e Orës (kijametit) është një gjë e llahtarshme. (Sure Haxhxh: 1)

    Në atë moment, asgjë në Tokë nuk do të ketë kuptim. Çdo gjë që i largoi njerëzit nga udha e drejtë (p.sh. shtëpitë luksoze, rrokaqiejt gjigant, hotelet me 5 yje, kursimet e akumuluara jetësore në mënyrë ambicioze, shtëpitë, dekorimet, pallatet, urat, të gjitha ndërtesat më të njohura, Piramidat që kanë mbijetuar të gjitha fatkeqësitë natyrore deri më tani, kështjellat historike dhe qytete të tëra) të gjitha do të bëhen pluhur e hi sikurse kështjellat nga rëra në plazh. Çdo gjë që i bën njerëzit të ndihen krenar që i posedojnë ato, si edhe nami, nderi, prestigji dhe fuqia e tyre do të asgjësohen në çast dhe përnjëherë do të bëhen të pakuptim, sepse:

    Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet Toka njëpasnjëshëm, dhe kur të vjen Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë rradhë-rradhë, dhe atë ditë sillet Xhehennemi, atë Ditë njeriut i bie në mend. Por si do t’i ndihmojë atij përkujtimi? (Sure Fexhr: 21-23)

    Kur i tërë planeti të sprapset, ata që gjetën çdo lloj arsyetimi për të mohuar Allahun dhe që nuk u përfshinë në asnjë veprim të adhurimit, përkundër faktit se e dinin ç’kërkohej prej tyre, më në fund do ta kuptojnë se vetëm tek Allahu ka strehim. Mirëpo, tani është tepër vonë për ta që të korrigjohen dhe as pendimi i tyre s’ju hyn më në punë.
    Pas frikës, ndjenja që do të përjetohet më së shumti atë Ditë do të jetë paaftësia. Njerëzimi, i cili ndërmuar masa paraprake ndaj çdo fatkeqësie të mundshme dhe katastrofe vdekjeprurëse (p.sh. tërmete të fuqishme, uragane të forta dhe madje luftëra bërthamore), do të jetë i paaftë të fshihet apo të mbijetojë këtë ndodhi. Asgjë dhe askush, pa marrë parasysh se si u mashtruan gjersa ishin gjallë, s’do të jenë në gjendje të udhëzohen në vend të sigurt.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    A ka ndonje qe e mendon si une, qe universi nuk ka as fillim e as mbarim?

  4. #64
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    tjetra..>>>

    Toka nxjerrë atë që është në brendinë e saj

    Dhe të nxjerrë Toka atë që ka në brendinë e saj, dhe njeriu të pyet: "Ç'ka kjo (që bën këtë dridhje)?" Atë ditë, ajo rrëfen tregimet e veta, ngase Zoti yt e ka frymëzuar atë. (Sure Zilzal: 2-5)

    Bërthama e Tokës, që fillon në një thellësi prej 5,000 – 6,000 kilometra (3,000 – 3, 700 milja) nga sipërfaqja, përbëhet nga magma tejet e ngjeshur që ka një temperaturë që vlerësohet të jetë 5,000C (9,000F). 1 Llava që rrjedhë prej erupcioneve vullkanike vie prej zonave afër bërthamës. Gjatë historisë, erupcionet vullkanike kanë shkaktuar llahtar, kanë sjellë vdekjen e shumë njerëzve dhe, në disa raste, kanë varrosur qytete të tëra. Llava del prej çarjeve në korën e Tokës dhe, sa më e lartë që të jetë shtypja, më i lartë është shpërthimi i saj në qiell. Faktori kryesor në këtë proces është prania e gazërave të ndryshme që ndahen nga substanca e lëngët në udhëtimin drejt sipërfaqes, sepse ato formojnë një shtresë mbi magmën dhe e rritin shtypjen. Sa më e lartë të jetë përmasa e gazërave, më e madhe është fuqia e shpërthimeve që pasojnë. Llava që vlon e shëndrron sipërfaqen e zonës që prek pothuaj në Ferr. Erupcionet e tilla të të kufizuara prekin vetëm një rajon të kufizuar. Hulumtuesit mund të parashohin fatkeqësi të tilla dhe të sigurojnë ndërmarrjen masat të domosdoshme paraprake.
    Kur’ani thot se “Toka do të nxjerrë atë që ka në brendinë e saj,” duke sugjeruar se, përveç shumë gjërave tjera nën tokë, magma do të gufojë jashtë. Dridhjet lëkundëse që po e çajnë koren e planetit në nivel global, do të përgatisin terrenin për një katastrofë të tillë. Në Ditën e Gjykimit, tërmete shkatërruese do ta përmbysin Tokën, dhe njerëzit duke u përpjekur që t’u ikin copërave që bien mbi ta do të zihen në llavën që gufon jashtë sipërfaqes së çarë të Tokës. Përsëri, ata do të kuptojnë se nuk mund t’i iket vdekjes. Katastrofat do të pasohen nga njëra tjetra dhe njerëzit do të mbërthehen nga njëra apo tjetra. (Allahu e di më së miri.)
    Toka i përulet vullnetit të Allahut, sepse:

    Dhe kur Toka të shtrihet në gjerësinë e saj dhe të nxjerr çka ka në brendi e të çlirohet, dhe t'i bindet Zotit të saj, ashtu si i takon. (Sure Inshikak: 3-5)

    Dita e Fundit ka arritur, koha e njerëzimit ka mbaruar dhe gjithçka ka përfunduar. Asgjë e gjallë s’mund t’i ikë kësaj dite, sepse kur ajo të përfundojë më në fund, s’do të mbetet asgjë: asnjë farë, asnjë bimë, asnjë mikroorganizëm – madje as edhe Toka vet.
    Magma nuk është barra e vetme që do të zbrazet jashtë atë Ditë. Magma përçon nxehtësinë dhe reaksionet kimike në shtresën e jashtme (në mantel - mbulesë) dhe në mes të mantelit dhe kores. Prandaj, me siguri se do të bartë nxehtësi të madhe dhe shumë substanca tjera nëntokësore në sipërfaqe, duke e ngritur në këtë mënyrë temperaturën e sipërfaqes në nivele të panjohura më parë. Ngjarjet e tilla do të bëjnë që Toka të nxjerrë jashtë gjithë ç’ka në brendinë e saj: mineralet, qymyrin, naftën e papërpunuar, kufomat, rrënojat dhe kështu me rradhë. Toka do të përmbyset, sepse:

    Dhe kur të zbrazen varret, secili njeri do ta dijë se çka ka punuar dhe çka ka lënë prapa. (Sure Infitar: 4-5)

    Uji i nëndheshëm do të dal prej të çarave dhe, për shkak të natyrës së tij nën presion tejet të lartë, do të shkaktojë dëm në afërsi dhe do të vërshojë tërë planetin.
    Erupcionet vullkanike do të dërgojnë ndotësit lartë në atmosferë. Historia na tregon se erupcione të tilla pasohen prej shirave të pluhurit dhe hirit që bien në zonën e prekur dhe ndonjëherë madje e varrosin atë. Allahu thot se “Malet shkapërderdhën e bëhen copë e thërmi, e bëhen pluhur i shpërndarë” (Sure Vakia: 5-6). Duke u bazuar në këtë, është shumë e mundshme që eksplodime dhe erupcione të tilla do të ndodhin gjithandej në Tokë në Ditën e Gjykimit.
    Njerëzit do të ndeshen me një ndëshkim shkatërrues. Retë e pluhurit dhe tymit që do të mbulojnë çdo vend, si edhe gazërat që do të shpërndahen përnjëherë, do të mbytin njerëzit dhe do të shkaktojnë vuajtje të tmerrshme. Të gjitha këto ndodhi do t’i bëjnë mosbesimtarët të kuptojnë shkallën e vuajtjes së përjetshme që i pret ata në Xhehennem. Allahu u jap fund jetëve të njerëzve me një pamje aq tronditëse dhe për mosbesimtarët Ai ka përgatitur një vuajtje shpirtërore dhe fizike që s’mund të shprehet me fjalë. Përballë ngjarjeve të tilla të papërballueshme, një frikë shkatërruese e vdekjes do ta pllakosë planetin dhe asgjë tjetër s’do të mbetet përveç frikës dhe pendimit.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #65
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    A ka ndonje qe e mendon si une, qe universi nuk ka as fillim e as mbarim?
    ka asi qe mendejne si ti mirpo ..leht mund te thuhet se e kan gabim...

    mbi qdo send ne jete existon kjo teori "Qdo fillim e ka edhe fundin e tij"

    qdo send ka fund ne kete jete edhe hekuri ka fundin e tij ,bota njerzore,bota bimore,bota shtazore,qdo gje qe eshte e lenget e ngurte dhe e gazet e kan fundin e tyre...

    kush mendon ndryshe ka bere hipoteze te gabuar dhe ka paraqite fakte jeteshkurtera...
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #66
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    UNE MENDOJ SI xfiles. UNIVERSI NUK KA AS FILLIM AS MBARIM.
    CDO GJE E KA NJE FILLIM E NJE MBARIM,POR KJO NUK DO TE THOTE SE
    FUNDI I BOTES PO VJEN....

    KETO JANE GJYKIME TE TEPRUARA,,,,,,,,,

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e The Fighter
    Anëtarësuar
    27-02-2007
    Postime
    40
    Te Besosh Ne Fundin E Botes Dhe Diten E Gjykimit Me Sa E Di Une Eshte Obligim Fetar Pa Mare Parasysh Se Per Cilen Fe Behet Fjale.
    Keto Mendime Tona Mund Te Jen Vetem Paragjykime Te Ndodhive Qe Mund Te Shfaqen Ne Kete Bote. Pa Mare Parasysh Paragjykimet Dhe Mendimet E Te Tjereve Ne Gjithmon Mundohemi Te Shkaterojme Te Mirat Qe Na I Jep Natyra. Nuk Eshte E Rastesishme Qe Edhe Opinioni Me I Gjere Boteror Viteve Te Fundit Jep Rendesi Te Vecante Kushteve Te Ndryshuara Klimatike.

  8. #68
    oboboooooooo........
    Hallall hallall , po si s'ka fund bota
    "cdo gje qe lind eshte e destinuar te vdese"


    Sa fike kane njerezit ta njohin te verteten po duan ti bien rrotull!!!!

  9. #69
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Pa mos dashur te futem ne debate fetare te cilat mund te polemizohen lehte, do jepja nje pergjigje praktike mbi kete pyetje shume interesante!

    Fundi i Botes po ndodh cdo dite, po e afrojme ne cdo dite. Ngrohja globale eshte nje nga faktoret me te medhenj qe kontribojne ne kete "fund" dhe njekohesisht eshte nje nga problemet me te cilat mendoj se duhet marre.

    Ne te gjithe japim kontributin tone ne rritjen e temperaturave globale, dhe te gjitha keto ndikojne ne shkrirjen e akullnajave te medha ne polin e veriut te cilat do derdhen ne det. Dhe deti do dale nga "shtrati" per te mbuluar token, dhe ja fillimi i fundit te botes.

    Sikur bota te merrej me se shumti me kete ngrohjen globale dhe me pak me luftera, mbase do jepnim nje kontribut me te madh per te "shpetuar" veten dhe te tjeret.

    Gjithsesi, mendoj qe fundi i Botes eshte parapare edhe ne Islam edhe ne Krishterizem. Kam pershtypjen se Kijameti dhe Apokalipsa (nese s'gaboj - keshtu quhet ne Bibel), jane permendur ne "librat e Zotit" prandaj s'shoh ndonje arsye per te mos e besuar.

    Hej, edhe Nostradamusi e ka permendur! Patjeter duhet te jete e vertete!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  10. #70
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Formimi Dhe Evolucioni I Galaktikës Së Yjeve Dhe E Sistemit Planetar

    Citim Postuar më parë nga xfiles
    A ka ndonje qe e mendon si une, qe universi nuk ka as fillim e as mbarim?
    Ç'kishte ekzistuar në fillim në hapësirën e pafund që e zënë galaktikat? Shkenca bashkëkohore mund të japë një përgjigje në këtë pyetje vetëm duke filluar prej një periudhe largësinë kohore të së cilës nuk mund ta shënojë me shifra.

    Shkenca disponon me të gjitha shkaqet për të konsideruar se në kohët më të largëta Gjithësia është krijuar prej një mase, përkatësisht materie të gaztë, e cila përbëhej kryesisht nga hidrogjeni dhe pjesërisht nga heliumi në rrotullim të ngadalshëm. Kjo mjegullnajë e dendur pastaj është ndarë në shumë grupime me përmasa dhe masa të konsiderueshme. Astrofizikanët vlerësojnë se ato janë një miliard deri 100 miliardë herë më të mëdha se masa e sotme e Diellit, e cila është 300.000 herë më e madhe se e Tokës. Këto madhësi tregojnë rëndësinë e pjesëve të masës së gaztë, nga e cila pastaj do të krijohen galaktikat.

    Grisja e re do t'i formojë yjet. Atëherë ndodhi një proces i kondensimit me ç'rast futen në veprim forcat e gravitetit (sepse këta trupa janë në lëvizje gjithnjë më të madhe dhe rrotullim më të shpejtë), presionet, ndikimi i fushave magnetike dhe rrezatimet. Yjet bëhen të shndritshëm duke vezulluar dhe duke i shndërruar forcat e gravitetit në energji termike. Në këtë kuadër futet në veprim edhe reaksioni termobërthamor dhe me fuzion atomet me peshë më të madhe formohen në dëm të atomeve më të lehta: kështu kalohet prej hidrogjenit në helium, pastaj në karbon dhe oksigjen, për të arritur gjer te metali e jometali. Kështu yjet bëjnë jetën e vet dhe astronomia bashkëkohore i klasifikon mbi bazë të fazave të evoluimit të tyre. Yjet e kanë edhe kohën e vdekjes: është vërejtur sesi në fazën e fundit të evoluimit bëhet zvogëlimi i madh dhe i shpejtë i disa yjeve të cilët bëhen "trupa të vërtetë shkëmborë".

    Planetët, posaçërisht Toka, gjithashtu rrjedhin prej një procesi të ndarjes, duke filluar nga baza fillestare çfarë ishte fillimisht mjegullnaja. Por, mëse një çerek shekulli nuk kundërshtohen indikacionet se Dielli ishte kondensuar në brendinë e një mjegullnaje të jashtëzakonshme dhe se planetet e kishin bërë të njëjtën gjë në periferi të kësaj mjegullnaje gjigante e cila e kishte rrethuar atë. Duhet të vërejmë (e kjo është me interes të madh për lëndën për të cilën e kemi fjalën këtu) se nuk kishte vazhdimësi në formimin e elementit tokësor. Ekziston paralelizëm evolutiv me njëjtësinë e prejardhjes. Këtu shkenca na jep njohuri mbi epokën në të cilën ishin zhvilluar ngjarjet, të cilat i përmendëm ashtu si janë zhvilluar, në mënyrë mjaft të saktë. Derisa vjetërsia e Galaktikës sonë vlerësohet përafërsisht në 10 miliardë vjet, pak më shumë se 5 miliardë vjet më vonë, sipas kësaj hipoteze, do të marrë pjesë në formimin e sistemit diellor. Hulumtimi i radioaktivitetit natyror mundëson që vjetërsia e Tokës dhe momenti i formimit të Diellit të vlerësohet 4,5 miliardë vjet, me një saktësi së paku prej 100 milion vjetësh, sipas përllogaritjes së disa shkencëtarëve. Kjo saktësi provokon të nderohet pasi edhe pse 100 milionë vjet janë një periudhë e madhe, raporti ndërmjet pasaktësisë maksimale dhe kohës së përgjithshme që matet është 0,1:4,5 ose 2,2%.

    Kështu astrofizikanët kanë arritur gjer në një shkallë të lartë të njohurive të procesit të përgjithshëm të formimit të sistemit diellor, për të cilin mund të konkludojmë si vijon: kondensimi dhe dendësimi i masës së gaztë në rrotullim e sipër, ndarja në grupe të veçanta të cilat i ka lënë Dielli dhe planetet, në mes tyre Tokën. Këto të arritura të shkencës lidhur me njohuritë mbi mjegullnajën fillestare dhe mënyrën e ndarjes së saj të pafund, në shumë yje të grumbulluar në galaktika, nuk lë kurrëfarë dyshimi në ligjshmërinë e konceptit mbi shumësinë e botëve, por ato nuk ofrojnë kurrëfarë saktësie për ekzistimin në Gjithësi të diçkaje, e cila pak a shumë mund t'i ngjajë Tokës.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Besoni tek dashuria platonike ?
    Nga Kryeplaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-07-2011, 09:25
  2. Berisha: Dita e sotme shenon fundin e tranzicionit shqiptar
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 16:08
  3. A besoni se ka korrupsion ne institucionet e Kosovës?
    Nga ILMGAP në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 22-09-2009, 15:14
  4. A besoni në bestytni...?
    Nga master2006 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 07:22
  5. Përse besoni në Zot?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 06-03-2004, 11:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •