Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 73
  1. #21
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    ja feja qfar thote per kete:

    DITA E GJYKIMIT ËSHTË NJË
    REALITET I PADYSHIMTË


    Ata që janë të kënaqur me vlerat dhe kënaqësitë e përkohshme të kësaj bote bëjnë ç’munden për t’i injoruar faktet e tilla si vdekja e tyre përfundimtare, e cila është fare pranë dhe Ditën e Ringjalljes. Duke mos menduar për të vërteta të tilla, ata i thonë vetvetes se mund të jetojnë vetëm për veten e tyre dhe të harrojnë për obligimet e tyre ndaj Allahut.
    Kur’ani përshkruan në mënyrë figurative ngjarjet e Ditës së Fundit dhe tronditjen, frikën, panikun dhe gjendjen mendore që shoqëron gjithë njerëzit. Gjithësia do të marr fund në të njëjtën mënyrë madhështore në të cilën u krijua. Planetet do të dalin prej orbitave të tyre dhe malet do të lëvizin. Përballë ngjarjeve të tilla mahnitëse, ata që vënë besimin e tyre në rastësi dhe ndodhi të rastësishme do të kuptojnë se vetëm Allahu sundon gjithçka. Allahu shpall:

    Thuaj: "Kujt i takon gjithçka është në qiej dhe në tokë?" Thuaj: "Vetëm Allahut." Ai ia përcaktoi mëshirën Vetes. Ai do t'ju tubojë në Ditën e Ringjalljes, për të cilën gjë nuk ka dyshim. Ata që i shkaktuan humbje vetvetes, ata nuk besojnë. (Sure En’am: 12)

    E kur t’i fryhet Surit me një frymë, dhe të ngrihen toka e kodrat e t'i mëshojnë njëra-tjetrës me një të goditur. Në atë Ditë ndodhë e vërteta (kijameti). (Sure Hakka: 13-15)
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 24-02-2007 më 08:17
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #22
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    ORA E DITËS SË GJYKIMIT
    ËSHTË PARACAKTUAR

    Me kalimin e kohës, ne me shpejtësi i afrohemi Ditës së Gjykimit. Shumica e njerëzve mendojnë se kjo Ditë është në të ardhmën e largët. Mirëpo, ata do të duhej këshilluar që të përkujtojnë se gjeneratat e mëparshme kishin të njëjtin qëndrim. Në të vërtetë, çdo njeri i cili ka jetuar ndonjëherë do të jetë dëshmitar i këtyre ngjarjeve dhe do të tubohet në praninë e Allahut; askush s’do të jetë në gjendje të ik. Pasiqë vetëm Allahu e di kur do të vjen Dita e Gjykimit, nuk ka kurrfarë garance se nuk do të ndodhë ndërsa ju jeni duke bërë plane për të ardhmën dhe jeni të zënë me jetërat tuaja të përditshme, sepse:

    Thuaj: "Unë nuk e di a do të jetë afër ajo që u premtohet, apo Zoti im do ta vonojë atë shumë?" Ai është Njohësi i të fshehtës, por fshehtësinë e Tij nuk ia zbulon askujt. (Sure Xhinn: 25-26)

    Rregulli madhështor në të cilin Allahu krijoi jetën do të përfundojë në një kohë të panjohur për ne. Ata që dyshojnë për këtë fakt dhe zgjedhin të mos besojnë në të mund ta konsiderojnë veten si të arsyeshëm, dhe kështu kjo Ditë do të jetë një ditë e vështirë dhe e frikshme për ta. Për këtë arsye, është shumë më dobiprurëse dhe pozitive që të besohet në të, sepse nuk do të ketë dobi të besohet në të kur të ketë arritur Ora (momenti) apo të ndjehet keqardhje për vet-mashtrimin e tyre. Një varg e përshkruan keqardhjen e tillë, si vijon:

    E kur të vie Vala e Madhe (kijameti), atë Ditë njeriu përkujton se çka ka punuar. (Sure Nazi’at: 34-35)
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #23
    dude Maska e smoki
    Anëtarësuar
    02-02-2007
    Vendndodhja
    somewhere
    Postime
    68
    ORA E DITËS SË GJYKIMIT
    ËSHTË PARACAKTUAR
    ahahaha ju te shkrini
    SHQIPTAR

  4. #24
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    NGJARJET E ASAJ DITE


    Siç zbulon Kur’ani, Dita e Gjykimit është “Dita kur njerëzimi do të qëndrojë përpara Zotit të botërave” (Sure Mutaffifin: 6). Është një ditë e egër e ngjarjeve të papara më parë, një ditë gjatë të cilës gjithësia dhe gjithë ç’ka në të do të asgjësohet. Atë Ditë, çdo njeri do të jetë dëshmitar dhe do të kuptojë fuqinë e Allahut. Mosbesimtarët do të vuajnë një frikë, mundim dhe vuajtje të tmerrshme dhe do të përjetohet e gjithë keqardhja, frika dhe përulja e fshehtë e tyre.
    Kur’ani na paraqet disa alegori për këtë ngjarje. Ky kapitull ofron një përshkrim të përgjithshëm të ngjarjeve të kësaj Dite dhe hulumton kuptimet e tyre. Allahu e di më së miri dhe vetëm dijenia e Tij është e pakufishme. Ne, në anën tjetër, mund të kuptojmë dhe të rrëfejmë vetëm atë që Ai ka shpallur dhe na ka mësuar.
    Gjithçka që rrëfehet në këtë kapitull buron nga Kur’ani dhe prandaj është jashtë çdo dyshimi. Duke pasur parasysh se vetëm Allahu e di se si do të ndodhin të gjitha këto ngjarje, gjërat mund të ndodhin ndryshe nga ajo që presim ne. Ne i dijmë vetëm këto fakte me siguri: ngjarjet premtuara prej Tij do të ndodhin, njerëzit në Ditën e Gjykimit do të përballen me një skenë madhështore të ndryshme nga çdo gjë të parë më parë dhe se gjithësia dhe gjithçka që përmban ajo do të asgjësohen krejtësisht. Njerëzit nuk do të kenë mundësi ta dinë arsyen për këtë, të ikin dhe të shpëtojnë vetveten apo të përpiqen të gjejnë ndonjë zgjidhje. Çdokush do të kuptojë se Allahu dhe Ahireti(jeta e ardhshme) ekzistojnë.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #25
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga J-X
    sipas nje emisioni qe pash ne tv fundi i tokes dhe i sistemit tone diellor do behet nga shperthimi i diellit qe nga ky moment do shkatrohen dhe planetet. por ama para se te shperthej dielli ai do behet nje diell i kuq ne nje madhesi 10 here me te madhe dhe do vazhdoj te rritet duke shtuar fuqin e tij(dielli eshte akoma ne zhvillim) kur te arij kete gje dy planetet afer tij do villojne te shkrijn dhe ne toke nuk mund te kete mundesi te jetosh sepse do jete shume nxeht. ketu eshte fundi i njerzimit se jetuari ne toke. (fete tuaja nuk thone gje per kete????) dhe mbas kesaj dielli do vazhdoj punen e tij deri sa te arij ne shpethimin e tij duke u bere nje vrim e zeze, dhe duke shkartuar cdo gje rreth tij.
    ja qfar thote Kurani ne lidhje me shuarjen e yjeve...te cilat i ka thene para 1400 vjeteve te cilat jan zbuluar tash ...lexoje...S'ka dyshim se ajo që ju është premtuar do të ndodhë pa tjetër. Kur yjet të shuhen, dhe kur qielli të hapet. (Sure Murselat: 7-9)

    a nevoitet koment ketu ....
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #26
    Shqiptari Maska e J-X
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Kasolle
    Postime
    121
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student
    ja qfar thote Kurani ne lidhje me shuarjen e yjeve...te cilat i ka thene para 1400 vjeteve te cilat jan zbuluar tash ...lexoje...S'ka dyshim se ajo që ju është premtuar do të ndodhë pa tjetër. Kur yjet të shuhen, dhe kur qielli të hapet. (Sure Murselat: 7-9)

    a nevoitet koment ketu ....


    a ke per kete qe the te shkruajtur fakte ne pergamen???? me te dhena shkencore me hronologjine etj?? apo e lexove te kur'ani qe more te xhamia, ate qe te dha myftiu dhe mbaroj?
    Ndryshuar për herë të fundit nga J-X : 24-02-2007 më 08:57

    Lyco Jay

  7. #27
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga J-X
    a ke per kete qe the te shkruajtur fakte ne pergamen???? me te dhena shkencore me hronologjine etj?? apo e lexove te kur'ani qe more te xhamia, ate qe te dha myftiu dhe mbaroj?

    nuk po te kuptoje qafr don te thuash mirpo ...nese je i sinqert atehere thuaj para opinionit se UNE ME QELIM DUA TE I NJOROJE FAKTET EVERTETA HYJNORE... dhe ai qe injoron te verteten quhet injorant ...


    kete iniciativ per pagezim injorantesh mund ta filloje qe tash ...
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #28
    Shqiptari Maska e J-X
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Kasolle
    Postime
    121
    un po te them qe ca eshte shkruajtur ne kur'anin tuaj eshte e vertetuar qe jan te shkruara 1400 vjet me perpara apo jo? neqoftese nuk jane shume lehte ata qe kane interes per fene e tyre dmth hoxhallaret, prifterinjte dhe papa mund ta shkruajne me vone dhe ju i besoni. sic do ti fakte shkencore nga mua un dua fakte shkencore dhe nga feja jote. nje liber i botuar 200 vjete me perpara nuk me mjafton un dua ate qe u shkruajt i pari para 1400 vjeteve.

    Lyco Jay

  9. #29
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Ne baze te ligjeve te fizikes gjithcka ka fillim dhe mbarim,domethene jetegjatesia e gjithckaje eshte subjekt i kohes.Bota,perderisa ben pjese ne nje Univers te ushtruar nga ligje te tilla te fizikes nuk ka si te jete imortale! Yjet (Dielli eshte ylli me i afert qe kemi nga me teper se 100 bilion yje te galaksise tone ) tash me eshte vertetuar se vdesin pas mbarimit te lendes e cila i ben ata aq te fuqishem.Forca e jashtezakonshme qe krijohet dhe ndricimi masiv nuk jane nga djegja por nga shnderrimi i gazerave nga nje forme ne nje tjeter,si psh hidrogjeni ne Helium,gje kjo qe shkakton renien e peshes ne nje shkalle prej 4 milion tonesh per second! Keshtu qe pas 45,000 milion vitesh sdo jete asgje me teper se nje glob i vdekur.Pra mos e merr per panik...nese 45,000 milion vite nuk u mjaftojne..c'fare doni tjeter?

    Nuk e kam idene se c'fare interpretimi ka feja rreth kesaj qeshtje.

    PS: Kam vene re se disa ketu komentojne shkurt me fraza te tilla si "C'fare jane keto budalleqe" etj! Gjithsekush ka te drejten e mendimit te tij,keni pak respek per anetaret e tjere dhe nese medoni te kunderten e asaj qe mendon tjetri,te pakten bejeni nje eforte per te illustruar gjeresisht arsyen qe u shtyn ne nje mendim te tille,ose duke sjellur fakte.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  10. #30
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga smoki
    Ti tani do te dish prejardhjen time apo ke ndonje gje per te then ne lidhje me temen!!???

    ne rast se ke ndonje gje per teme thuaje, ske nevoje te dish nga e kam prejardhejn une, nga majmuni apo nga hardhuca... se mje bo si ato adoleshentet e shkolles qe te ngjiten si muti pas kepuce edhe nuk te shqiten deri sa tjua besh qejfin tjua thuash ooo ke te drejte.. Kshu duhet me te then edhe ty??

    ooo ke te drejte..

    hajt tani ik rras biberonin ne goje edhe mjaft lexove ne google.
    Fjalet qe shkrove Smoki e pasqyrojne kulturen , edukimin , arsimimin tuaj !
    Tek ty kam verejtur gjera jo te mira , ato jane :
    Cudi eshte menyra se si futesh neper tema , si diskuton me te tjeret.Kur jep mendimin tend , kur kyqesh ne teme me dukesh sikur Makushi me koke ne toke!
    Sdin ti pershtatesh temes , nuk sjell asnje argument ne lidhje me temen qe diskutohet por edhe tek te gjitha temat tjera te ketij forumi e ben te njejten gje!

    Termin " m*t " Smoki shume po e mbajshe ne goje , ndoshta kjo eshte arsyeja se perse te gjitha postimeve tua i vie era m*t !
    Apo ndoshta ke punuar shume neper WC e tashi ku te shkosh m*t e ben !!!


    Sa me shume qe diskutoj me ty aq me shume i dua kafshet ?!

    Shtrohet pyetja Perse?!

    Shembull konkret po e marr qenushin tim ... edhe pse ai nuk di te flas ( ti din te flasesh , ke mendjen - shfrytezoje kete mundesi ) , kur ti them rri qete... ashtu vepron , kur ti them mos " Leh - ulerin " qenushi ndalet dhe me nuk leh - ulerin ! Gjene te cilen nuk e kam verejtur verejtur tek ti d.m.th. shume po leh - ulerin e nuk po sjell kunderargumente ne lidhje me temen te cilen jemi duke e diskutuar por vazhdon te leh - ulerin gjepura vend e pavend !?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 24-02-2007 më 14:34
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Besoni tek dashuria platonike ?
    Nga Kryeplaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-07-2011, 09:25
  2. Berisha: Dita e sotme shenon fundin e tranzicionit shqiptar
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 16:08
  3. A besoni se ka korrupsion ne institucionet e Kosovës?
    Nga ILMGAP në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 22-09-2009, 15:14
  4. A besoni në bestytni...?
    Nga master2006 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 07:22
  5. Përse besoni në Zot?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 06-03-2004, 11:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •