Si vendbanim, Lipjani njihet qė nga periudha romake, por jo si vend i rėndėsishėm. Qytet me rėndėsi dhe kryqėzim i rėndėsishėm i rrugėve ishte Ulpiana, e cila ndodhej nė verilindje nė largėsi rreth 10 km nga Lipjani. Lipjani, nė periudhėn romake ishte kryesisht njė vendbanim i vogėl nė rrugėn pėr nė Lissum. Identifikimi i Lipjanit me emrin Ulpiana mė vonė ėshtė vėrtetuar edhe me zbulimet e gėrmadhave tė vendbanimeve tė antikės sė vjetėr dhe tė periudhės bizantine1)* nė Lipjanin e sotėm.






Nga antika e vjetėr emri Lypenion, Lypiana padyshim vihet deri te emri i tashėm Lipjan. Ky vendbanim shtrihet nė pjesėn qendrore tė Kosovės, pėrrreth luginės sė lumit Sitnicė, qyteti i vogėl deri nė vitin 527, kurė ka pasur emrin ULPIANA. Nėn themelet e kishės sė vjetėr nė kėtė pjesė tė qytezės janė zbuluar themelet e bazilikės bizantine, ndėrsa nga vet Lipjani janė tė njohura disa monumente - epigrafe, prej tė cilave vėrtetohen tė dhėnat pėr ekzistimin e Ulpianės.






Me zhvillimin e industrisė – minierės nė vendbanimin e Janjevės, u bė e njohur edhe Prishtina, qė deri atėherė nuk ishte e njohur. Kėshtu me kalimin e kohės, Lipjani humbi rėndėsinė e mėparshme dhe funksiononte si njė “shesh” i thjeshtė nė kuptim lokal.






Nė pėrgjithėsi deri me ndėrtimin e hekurudhės nga francezėt, nė fund tė shek. tė kaluar (1873-1874), Lipjani ishte njė fshat i rėndomtė, i njohur si kryqėzim i rrugėve nė rajon. Nė kėtė hekurudhė Lipjani fitoi stacionin hekurudhor krahas tė cilit u ndėrtuan punėtoritė e para me karakter tregtar, depot pėr grumbullimin e drithėrave, dhe disa dyqane zejtare, kėshtu qė deri nė fund tė shek. XIX gjatė kohės sė sundimit turk, kjo pjesė e re e Lipjanit fitoi pamjen e njė qyteze. Definitivisht, Lipjani merr formėn e qarshisė rreth vitit 1890, kurse kjo pjesė e re e quajtur “qarshia” zgjerohet nga pjesa jugore dhe veriore.






Pas luftrave ballkanike zhvillohet pjesa e Lipjanit afėr stacionit hekurudhor, nė pjesėn lindore tė tė cilit ekzistonin disa shtėpi qė nga viti 1890. Mirėpo, me pėrfundimin e Luftės I-rė Botėrore ėshtė rritur numri kėtyre shtėpive. Ishin shtėpi me karakter fshati. Pas luftės Lipjani zgjerohet edhe nga pjesa jugore, veriore dhe perėndimore. Ndėrtimet e para individuale fillojnė nė pjesėn pėrgjatė rrugėve Prishtinė-Shtime – Ferizaj, ndėrsa mė vonė edhe nga jugu nga Mostina (lagje e Lipjanit). Deri nė vitin 1912, nė kohėn e sundimit turk ka qenė nė pėrbėrje tė Vilajetit tė Kosovės, qė ėshtė shtrirė deri nė Manastir. Prej vitit 1914-1918 –(Lufta e Parė Botėrore) Lipjani mbetet nė pjesėn e Kosovės, e cila ka qenė e sunduar nga Bullgaria.






Me funksionimin e hekurudhės Kosovė-Maqedoni-Greqi u rriten aktivitetet ekonomike, konkurrenca nė treg nė qendra, si Mitrovicė, Ferizaj dhe Lipjan, tė cilat ndikuan nė dobėsimin e tregut nė qendrat mė tė mėdha, si Prishtina, Prizreni dhe Gjakova.





Qė nga kjo kohė fillon tė zhvillohet Lipjani. Nė 120 m nga Lipjani fillon formimi i pjesės tjetėr pėrreth stacionit, kryesisht aktivitete tregtare. Me ndėrtime individuale gjithashtu pėrfshihet edhe pjesa nė anėn e majtė dhe tė djathtė tė rrugės pėr nė Prishtinė.






Nė veri tė vendbanimit janė ngritur objektet publike dhe bujqėsore, derisa nė rrugėn pėr Magurė ngriten objektet kolektive tė banimit. Nė kuadėr tė Lipjanit hyn edhe qyteza e vjetėr e vendbanimit tė Janjevės, e cila pėrfshin pjesėn qendrore nga ana veriore – malore e Komunės sė Lipjanit, ndėrsa nga aspekti tregtar mė shumė gravitohej nga Prishtina.






Nė vitin 1918 fillon ndarja nė Banovina. Lipjani ka qenė njėsi nėn prefekturėn e Prishtinės, kurse qendra e Banovinės ka qenė nė Shkup. Mandej Lipjani hyri nė kuadėr tė rrethit tė Graēanicės me seli nė Prishtinė, kurse si qytezė Lipjani ėshtė shpallur nė vitin 1920. Nga viti 1925 bėhet njė organizim i ri me kėshilla lokalė: Shalė, Janjevė, Gushtericė, Babush i Muhaxherėve, Magurė dhe Lepi. Lipjani ka qenė qendėr e kėtyre kėshillave lokale, me kryetarin e kėshillave lokale nėn prefekturėn e Prishtinės deri mė 1941.




--------------------------------------------------------------------------------

1 )*Marrė nga shėnimet e gjetura nė Planin urbanistik pėr qytetin e Lipjanit 1986