Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Exclamation Moska kërcënon bazat amerikane të mbrojtjes nga raketat

    Moska kërcënon bazat amerikane të mbrojtjes nga raketat


    Moskë, 20 shkurt - Komandanti i forcës stretegjike ruse të raketave thotë se Rusia është e aftë të godasë baza amerikane të mbrojtjes nga raketat nëse baza të tilla ndërtohen në Republikën Çeke apo Poloni. Gjenerali Nikolai Solovtsov paralajmëroi se Rusia ka aftësitë e nevojshme për të rifilluar ndërtimin e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi nëse Kremlini tërhiqet nga një traktat për mospërhapjen e armëve që ka nënshkruar me Shtetet e Bashkuara. Një zëdhënës i Natos i cilësoi fjalët e gjeneralit si komente ekstreme, të panevojshme dhe të vjetruara.

  2. #2
    dude Maska e smoki
    Anëtarësuar
    02-02-2007
    Vendndodhja
    somewhere
    Postime
    68
    Rusia vdiq njehere e pergjithmone
    Shume e sakte.

    Atyre tju cojne ndonje cope buke te hajne sepse nga i ftohti teper skan mbi gje sivjet, edhe ti lene raketat edhe luften e 3 boterore, sepse Njerzimi Do PAQE mjaft me kto luftra, fetare apo shtet me shtet.
    SHQIPTAR

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Rusia eshte nje gjigant qe po fle per momentin. Nuk duhet ti zihet bese kurre.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Nato hedh poshte kercenimet ruse per sistemet antiraketore ne Poloni dhe Ceki

    NATO i hodhi poshtë si "gjuhë ekstreme" kërcënimet ruse se Polonia dhe Çekia mund të jenë shënjestër e raketave ruse, nëse ato lejojnë vendosjen e sistemit mbrojtës raketor amerikan. Zëdhënësi James Appathurai tha se "janë të pajustifikueshme" komentet e gjeneralit Nikolai Solovtsov, komandantit të forcave strategjike raketore të Rusisë. Dje kryeministrat e Çekisë dhe Polonisë thanë se vendet e tyre me siguri do të dakordohen për vendosjen e mburojës antiraketore amerikane.

    24 ORË
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Rusiai kerkon ndihme TEKNOLOGJIKE Suedise per shume probleme

    Iku koha kur Rusi vidhte teknologjine e te tjereve,,,,,,,,,,ata po kthehen ne identitet dita dites dmth, ne pijanece dhe prostituta

    tjeter

    PROBLEMI SLLAV po diskutohet ne rrethet shkencore te Evropes duke analizuar me hollesi genin e tyre barbar, (eshte popull qe nuk mund te frenoje instiktet dhe paraqet rrezikshmeri)
    Po studjohet ndarja ne kategori e ketij populli, (polak,bjellorusi,ukraine etj,,)

    Polonia sot
    konsiderohet KANCERI i Evropes , po i sjell dhe do ti sjelli Evropes deme ekonomike te pallogaritshme (70% jane alkoliste , 49% e cifteve jane ndare)

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga evertet
    Rusiai kerkon ndihme TEKNOLOGJIKE Suedise per shume probleme

    Iku koha kur Rusi vidhte teknologjine e te tjereve,,,,,,,,,,ata po kthehen ne identitet dita dites dmth, ne pijanece dhe prostituta

    tjeter

    PROBLEMI SLLAV po diskutohet ne rrethet shkencore te Evropes duke analizuar me hollesi genin e tyre barbar, (eshte popull qe nuk mund te frenoje instiktet dhe paraqet rrezikshmeri)
    Po studjohet ndarja ne kategori e ketij populli, (polak,bjellorusi,ukraine etj,,)

    Polonia sot
    konsiderohet KANCERI i Evropes , po i sjell dhe do ti sjelli Evropes deme ekonomike te pallogaritshme (70% jane alkoliste , 49% e cifteve jane ndare)
    Per ate pune ke Sllovenine dhe Gjermanine qe kane primatin. Per problemin Sllav, kot ta di une ku po diskutohet ? Gjithe familjet mbreterore Europiane jane te nderlidhura ngushte me ato Sllave. Mos flit gjera kot me kot. Te rrime me kembe ne toke e te analizojme realitetin qe eshte qe ta perdorim me se miri ne avantazhin tone aty ku kemi mundesi.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    Rusia eshte nje gjigant qe po fle per momentin. Nuk duhet ti zihet bese kurre.
    Nuk po fle, por po "rikuperohet."

    Pertej "letargjise" ia vlen te rishikohet roli i Rusise. Duke u mbeshtetur dhe nga pikepamjet e teorise se realizmit (ne politiken nderkombetare) nje Rusi e dobet nuk i ben mire regjimit nternacional. Hegjemonia nuk eshte nje sistem stabilizues. Mjafton te shikojme vitet e fundit.

    Pertej aspektit global, ne ate europian kemi te bejme me disa faktore te tjere. Polonia po "luan" rrezikshem me fqinjet e saj, sidomos Gjermanine dhe Rusine. Aleanca, ne aspektin e vasalitetit me US nuk i sherben interesave afatgjata te Polonise ne kontekstin e BE. Per me teper rezultatet po shihen qe tani, psh ne projektin e naftesjellsit Rusi-Gjermani qe do anashkaloj Polonine. Edhe pse binjaket e qeverise polake po shfryjne mllefin, ky projekt eshte mjaft i jystifikuar kur kihet parasysh politika e tyre "ultra-nacionaliste."

    Foreign Affairs kishte nje artikull ne lidhje me kete ceshtje ne revisten e saj Nov/Dec 2006. Kur te kthehem ne shtepi (jam ne Atlanta per 10 dite) do sjell ca fragmante nga artikulli.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Lioness,

    Rusia u ka shume borxhe shteteve te Europes Qendrore e Lindore, mbasi i pushtoi gjate L2B dhe me perdhune i mbajti 50 vjet nen sundim, duke ju imponue sistemin e vet komunist.

    Kujto vetem se me 1956 futi ushtrine e kuqe e tanket ne Hungari, me 1969 shkeli me tanke Cekosllovakine ndersa me 1980 kercenoi hapur Polonine per futjen e Ushtrise Rusi, cka detyroi qeverine polake te impononte ligjin e luftes e te burgoste mijra sindikaliste.

    Si Cekia edhe Polonia kane vuejte edhe sulmin e Gjermanise se Hitlerit, viktimat e para dhe sidomos Polonia pesoi 5-6 milione te vdekur gjate L2B. Per ironi pakti gjermano-Rus percaktonte ndamjen e ketij shteti mes ketyre 2 fuqive.

    Pra historia e shekullit te kaluar ka qene pak e hidhet per kete shtete sidomos prej Rusise (BS).
    Tashti ata kane nji mundesi qe duke u perfshi ne NATO ti zgjidhin njihere e mire problemet e mbrojtjes, ashtu sic i kane zgjidhe, ma pare Turqia, Greqia, Italia, Spanja etj.

    Deklaratat ruse jane krejt arrogante dhe te paturpshme, mbasi ne vend te kerkojne ndjese u kerkojne llogari ish-"te pushtuarve". Natyrisht qe mbrojtja prej Rusise asht prioritet per ta. E meqe vete nuk mund ta perballojne kane pranuar teknologjine amerikane (NATO).

    Ne fakt simbas Reuters, deklaratat ruse vecse e kane shtu vendosmerine ceke e polake per te pranuar mbrojtjen anti-balistike, mbasi ata i konsiderojne si kercenim direkt te Rusise.
    Dmth per cdo vendim qe mund te marrin keto qeveri e qe nuk i konvenon Rusise, mund te perballen me kercenim te tille, prandaj u duhet mbrojtja anti-balistike.

    Si shtete te NATOS, Rusia e din mire se si Cekia edhe Polonia nuk mund te veprojne ne koke te vet, keshtu problemi i saj eshte me NATON (qe ne fakt i zoteron keto sisteme) e jo me keto shtete.

    Asht turp per kete shtet qe e quan veten europian, dhe kerkon tregti me Europen, te perpiqet me "blackmail" ish-viktimat e veta.

    PS.
    Kalofsh mire ne Atlanta... po mos u lodh kaq shume per ne te forumit... deri ne Atlanta per nji artikull?
    Ndoshta ta nisin me poste... hahaha
    Ndryshuar për herë të fundit nga Labeati : 21-02-2007 më 22:07

  9. #9
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Te jete per borxhe cdo superfuqi apo ish superfuqi i ka borxhe dikujt apo shume. Ndaj mos t'i hyjme kesaj llogarie.
    Jashte kontekstit te Luftes se Ftohte gabimet qe fuqite e medha kane bere me Rusine, kane pase konsekuenca mjaft te medha.

    Per nje menyre se si duhet trajtuar Rusia ia vlen te lexohet Bismark.

    Persa i perket ceshtjes ne fjale, nuk eshte NATO por US qe do ndertoje sistemin. Per me teper NATO si koncept i perket te kaluares. Nqs BE do te arrije shkallen e nje bashkimi te mirefillte atehere duhet te ndertoj, me sakte konsolidoje ushtrine e saj. Themelet jane hedhur, por zhvillimet jane te ngadalta.

    PS: Prodi dha doreheqjen sot sepse ndermjet te tjerash ministrat e tij votuan kunder zgjerimit te bazes amerikane ne Itali. Qe do te thote per Polonine???

    PS: lol, jam ne Atlanta per pune/pushime, dhe nuk i mar librat me vete kur udhetoj :P.

  10. #10
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Nese kjo e ashtuquajtur "mbrojtje kunder-rakete" eshte e drejtuar kunder te ashtuquajturave raketa Iraniane (qe egzistojne po aq sa edhe bumjet me atom te Sadam-mavrise)......perse Amerika nuk e ngre (sipas ligjeve balistike) sistemin ne Turqi, Greqi apo Bullgari?......
    Ariu Rus mund te jete ne gjume apo i semure per ca kohe por jo budalla......
    Analiza e Lioness eshte e sakte.
    Si do reagone Daj Sami nese raketa Ruse te tipit S-400 /S-500 do dislokoheshin ne Toronto dhe Havane per ti bere balle rrezikut te raketave te Zululandit (qe teknologjine me te avancuar kane balonat tabake?)......
    Nese kukllat proamerikane ne Varshave kujtojne se Daj Sami do sakrifikoje New-Yorkun, Bostonin e Cikagon per mercenaret (historikisht te tille kane qene polaket) e Warshaves, gabohen te pakten po aq sa edhe ne 1939......
    500 Uzina Ruse jane vene keto dite ne gadishmeri per te filluar prodhimin ne mase te Raketave Strategjike me Rreze te Mesme Veprimi.
    Pritet vetem urdheri i Komandantit Suprem (pas denoncimit te mundshem te Traktatit respektiv te nenshkruar nga Gorbacovi...).....
    Zarat e Amerikes mund te rrine te qete se do digjen te gjalle 20 minuta para Kataklizmes planetare qe do marre me vehte Mosken, Peterburgun dhe cdo qender te banuar te Kaubojsave ne USA!
    Ariu po konsideron tashme nje aleance deri ushtarake me Dragoin.......
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  4. A është kërcënim Amerika për paqen botërore?
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •