Close
Faqja 20 prej 24 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 231
  1. #191
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Komunari Berisha


    Tirana Observer


    Plator NESTURI

    Ndodhi ajo ēfarė nuk pritej. Rezultatet e 18 Shkurtit nuk po llogariten nėpėrmjet numrit tė votave qė kanė marrė palėt nė zgjedhje, por nė bazė tė sipėrfaqes sė zonave qė ka fituar secila prej tyre. Ishte vetė kryeministri Berisha qė si njė topograf i mirė e ndau vendin me centimetra katrorė, i futi njė tė bojatisur dhe i rezultoi nė hartė njė Shqipėri blu. Nuk pati kurrfarė rėndėsie nėse nė qytetet kryesore tė vendit e djathta nė pushtet rezultonte humbėse, nuk kish rėndėsi qė me blu ishin ngjyer shumė fusha tė mbetura djerrė ngaqė banorėt e fshatrave kanė rendur drejt qyteteve. Berishės i duhej njė imazh fitoreje dhe pėr kėtė i mjaftoi edhe panorama aspak idilike e fshatit tė boshatisur. Njė gjetje e paparė kjo, dhe fantazi tepėr intriguese. As sulltanėve dikur qė vėrshonin me ushtritė e tyre nė ēdo cep tė vendit, nuk u shkonte mendja tė deklaronin se e kishin marrė Shqipėrinė pa shtėnė nė dorė Krujėn. Pale tė mendonin se pėrveē kryeqytetit tė ri, Tiranės, nuk qaseshin dot as nė dyert e Durrėsit, Vlorės, Fierit, Elbasanit, Korēės, Gjirokastrės e kėshtu me radhė. Por edhe ky koncept qenka tepėr larg mėnyrės sė gjykimit tė kryeministrit tonė.
    Menjėherė pas shpalljes sė rezultateve tė para, kur filloi tė bėhej i qartė kahu i fitores, ajo ēfarė pritej mė me kėrshėri nuk ish festa qė do tė zhvillonte opozita sesa mėnyra e reagimit tė kampit tė djathtė nė pushtet ndaj humbjes flagrante tė 18 Shkurtit. Nė kėshtjellat kryesore tė vendit ish ngritur flamuri i tė majtės dhe kjo e bėnte evidente triumfin e tyre. Por reagimi i pozitės pritej edhe pėr njė arsye tjetėr. Jo thjesht pėr tė parė nėse e pranon humbjen apo jo, as pėr tė bėrė rolin e tė viktimizuarit duke nxjerrė shkaqe qė nuk vareshin prej saj dhe qė e ēuan drejt dėshtimit. Arsyeja e vėrtetė ishte vetė Berisha fakti se si do ta pėrballonte humbjen e shtatė tė tij nė kėto 15 vjet. Sali Berisha ėshtė i njohur si menaxhues i mirė i humbjeve. Ka humbur nė zgjedhjet e para pluraliste, por diti tė fitojė bindshėm pas njė viti kundėr Ramiz Alisė. Humbi pas disa muajsh nė zgjedhjet lokale, dėshtoi nė ’94 me Kushtetutėn, por nuk hezitoi tė pėrdorė dhunėn e kėrbaēin pėr tė dalė triumfues pa kundėrshtarė mė 1996. Do tė mendohej se “era Berisha” do tė mbyllej pėrfundimisht pas ngjarjeve tė vitit ’97, por nuk ndodhi kėshtu. Strukja e tij do tė rezultonte e pėrkohshme dhe megjithėse iu desh tė duronte dėshtimet nė disa zgjedhje radhazi, ai diti ta menaxhojė varganin e humbjeve pėr t’u shfaqur sėrish nė krye tė qeverisė pas zgjedhjeve tė 3 Korrikut. Nga gjithė ky kalvar i gjatė ngjarjesh dhe zgjedhjesh, Berisha ka treguar se nuk ka ditur asnjėherė tė menaxhojė fitoret, pasi menjėherė pas tyre ka ardhur dėshtimi zgjedhor i radhės. Fakti qė njė vit e gjysmė pas rikthimit tė tij si kreu i mazhorancės, koalicioni i djathtė humb sėrish nė zgjedhje dėshmon se skema pėrsėritet pa mė tė voglin devijim. Porse askush nuk mund t’i mohojė Berishės vitalitetin nė menaxhimin e humbjeve tė tij. A duket se ėshtė sėrish nė lartėsinė e duhur pėr tė menaxhuar edhe post 18 Shkurtin?
    Nuk do tė pėrbėnte aspak surprizė qė kryeministri Berisha menjėherė pas shpalljes sė rezultateve, ndonėse shifrat flisnin dukshėm, tė pėrpiqej tė minimizonte fitoren e kundėrshtarit. Nuk pritej madje as lėvizja tjetėr qė kryeministri tė uronte kundėrshtarin e tij pėr fitoren nė zgjedhje. Ai zgjodhi njė rrugė tjetėr, pikėrisht atė qė nuk pritej. Deklaroi se kish fituar, madje ca mė keq akoma, se kish marrė njė votė plebishitare dhe mė tė madhe akoma se dhe fitorja e tij e parė 14 vjet tė shkuar. Me kėtė lėvizje tė befasishme dhe kokėfortėsi tė pamotivuar, Berisha veēse e theksoi mė shumė humbjen e tij, i dha nota qesharake nė popull dhe tė pabesueshėm edhe pėr idhtarėt e aleatėt e tij. Kėtu nuk ėshtė ēėshtja pėr tė ditur se si do tė kish deklaruar kryeministri nėse do tė kish humbur komunat e tij tė dashura por do tė kish mundur tė triumfonte nė Tiranė, Durrės, Korēė, Vlorė, Fier, Elbasan dhe Gjirokastėr. Ėshtė e qartė se sėrish do tė thosh me plot gojėn se nuk ka humbur, se do t’ia kish lėnė mė shumė dėshirė fshatin dhe votat e tij opozitės, pėr tė festuar hareshėm nė sheshet e mėdha tė qyteteve pėrpara turmave tė ekzaltuara tė militantėve. Nė fshat, fatkeqėsisht, nuk ka sheshe tė mėdha, as turma, por gjithsesi Berisha pėr hir tė entuziazmit tė parealizuar nuk ngurron tė lyejė me blu djerrinat komunare. Pavarėsisht se “komuna e Parisit”- Tirana, ėshtė nė duart e Ramės.
    Fakti qė Sali Berisha kėsaj radhe as u pėrpoq tė lexojė votėn popullore, por e sfidon duke marrė pozėn e fitimtarit, ėshtė njė shenjė jo e mirė. Ajo dėshmon se ai nuk po arrin ta menaxhojė realitetin e humbjes pėr tė cilėn ėshtė dalluar gjatė njė dekadė e gjysmė pluralizėm. Dhe kjo nuk parasheh zhvillime me kah pozitiv si nė ecurinė e mėtejshme normale tė jetės politike ashtu edhe pėr vetė zhvillimet nė tė djathtėn shqiptare. Ai qė nuk pranon humbjen nuk ėshtė njė lider partie ēfarėdo, por vetė kryeministri dhe kreu i koalicionit qeverisės, gjė e cila do tė ketė padyshim impakt nė mėnyrėn e qeverisjes, nė vijimėsinė e tensionit politik dhe harxhimin e energjive jo drejt zhvillimit ekonomik tė vendit, por pėr hir tė dominacės pėr pushtet.
    Situata postzgjedhore pėr muajt nė vijim parashikon turbulence tė reja. Nėse opozitės nuk i mbetet veē tė presė reagimin kryeministror pėr tė marrė masat dhe pėr t’iu pėrgjigjur me tė njėjtat mjete konfliktit apo kompromiseve, mbetet pėr t’u parė se cilat do tė jenė zhvillimet brenda tė djathtės. A do tė jetė koalicioni i djathtė po aq kompakt sa nė zgjedhje dhe do tė ndjekė verbėrisht tė gjitha hapat e Berishės, apo secili do tė bėjė llogaritė e veta ndėrsa rruga e nisur shkon drejt marrėzisė? Njėkohėsisht, a do tė ketė zhvillime tė brendshme nė kampin e PD-sė pėr tė dalė pėrfundimisht nga rrethi vicioz i humbjes, (pasi dhe fitoret kanė patur jetėgjatėsi tė shkurtėr nė elektorat)? Ėshtė e vėshtirė tė parashikohet se ē’do tė ndodhė Brenda selisė blu kur dihet se vullneti hekurt i Berishės u ėshtė imponuar gjithkujt dhe rebelėve u ėshtė treguar porta, pavarėsisht se shumė syresh u rikthyen sėrish. Por mė tepėr se kurrė duket evidente qė kėsaj radhe menaxhimin e humbjes ta bėjė vetė PD-ja duke mos ia lėnė mė nė dorė Berishės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Humdinger : 26-02-2007 mė 19:21

  2. #192
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ktu e 1 vit me pare derdellisja une.. qe pd po fle mbas 3 korrikut..
    shikoja ilir meten.. fshat me fshat bridhte e shperndante bluza te kuqe e tesera partie.. e ki bamiri a kush tjeter qe mbulonte punet e partise ( meqe krietari ishte bere krieminister) meazallah se kuptonin se atje ku jep nje tesere ilir metua do te thote nje m.ut per pd-ne.. nje m.ut mbi 3 korrikun.. dhe ashtu iliri duke hedhur brockulla andej ketej e mbushi partine me rini e kur nje i ri behet antar partie gezon tere fisi.. hm.. elvisi inė u fut ne parti.. e sa keshem enderruar te kishim nje me partishmeri more shoke po sna futi ppsh-ja mezallah.. e keshtu iliri me pelqim te edvinos.. se jan shok te vjeter ne xhvatje te lekut te shtetit.. i ra kryq e terthor vendit e lagjeve e rrugicave..
    edvini po ashtu nje xerr u bente ne darke gsh-istave e 24 oristave e tope chanellistave.. se me kini ne filan vend neser se kam cuar nje eskllavator qe ma dha kocua ne filan rruge e dynduni atje te tere me kamera laps e blloqe e tere diten me nxirrni mua ne ekran duke hapur kanale me eskllavatorin e dhimo kocos e me vrap gsh-istet se zp-istet po e po e ja bene edvinit petull punen per 18 shkurt..
    pd tralala meazallah se antaresoi ndonje qyqar.. joo se i kan teserat me livando..
    e keshtu punet.. mbush iliri e edvinua partine me milet e ai milet ishte vote per ata djajte hajdute..
    i lumte..

    u kujtua bamiri javen e fundit te dali nga brakka me sokolin.. ishte vone..


    prandaj bamiri dhe gjithe udhehqja e pd-se duhet te hapin rruge.. energjikve qe nuku e kan per turp te takojn njerez kudo e kurdohere..

    le ta marre merite bregu ..pd-ne e ta drejtoje ..
    kisha shum shpresa te bujar nishani e illi vejsiu mirpo diten e votimeve u kujtuab votuesit e tyre te gjejne breket kanatjeret kepucet e lidhset e kepucve nga ora 7 e mbremjes e te gjejne ku i kane certifikatat.. pasaportat dhe ku i bie qendra e votimit.. e kuptonet se mira veizet e kokomadhet ate presin tu a mbillin dyert dembeleve e zvarranikve pa shtylle kurrizore.. qe asnje votim nje her ne 4 vjet nuk din ta bejne.. e mo ci ki tom..thon spo shkoj fare..
    mirpo krahu tjater.. nuku luan me gjerat qe i ka te shenjta.. aha.. PS-ja ne 7 te mengjezit i mbaroj ato pune..
    ska lojra tek ata.. ka detyra ka militantizem.. prandaj dine ta gezojne pushtetin..

    i lumte..


    1 milion shqipo me te drejte vote nuk votuan.. e sikur te kish levrire mullaqet bamiri me shoke.. pa u bere grindavece e qef mbetur pse nuku u bene ministra me siguri nja 800 000 nga ata pd-ne kishin votuar.. e te hante m.ut edvin enver hitleri pastaj.. e te hante m.ut dhe nard ndoka qe sot ka ne dore berishen si ai mbi gryk te pusit qe ka ne dore litarin per qyqarin qe ka rene brenda..
    kulmi.. me koh ja tham ketu pd-se se nga nard ndoka vec pabesi do kini.. po pd eshte bunker qe sdegjon..
    tani edvinua 1 minut ska per ta lene berishen te qeverrise.. do ta terrorizoje ashtu sic dine mjeshtrit e terrorizmit qe jane prapavija e PS-se..

    nashti vijne ekspertet e ilir metes e bejne pellemb e band hakmarrje qe te mos guxoj kush te bej ciu..

    me mburrej njeher nje meto edvinist.. e di ci beme saliut tha..

    e rrasem ne rajon tha dhe e lam aty si m.ut mes policve duke u dridhur..
    e njeri nga ne.. usta ai tha.. i tha.. e mo sali.. si i ke nga shpija.. mir tha ky i tromaksur.. po djalin ku e ke mo.. i tha ki ustai.. kuptonet ish sigurims ramizo zylyftarist nga ata mjeshtrat.. pse cka djali uleriu i ngrati berish sic ulerin nje baba per femijen e tij.. jo po nuk e kemi pare fare sot .. pse cka ndodhur me tim bir shungullonte i ngrati doktoor .. e u zverdh e u nxi.. jo mo jo hic kot pieta i tha ki mjeshtri i terrorit.. dhe e ben berishen te luaj menc nga ankthi..

    po ai nuk ze mend.. harron shpejt hajvani..
    kujtoj se nuk jan ata me..
    se nuk i di ai se me cilet ka te benj..
    apapa..
    e din ata qe kan provuar hekurin e skuqur ne trup nga bishat enveriste..
    ja ketu ne forum jan tregimet e atyre qe mbeten gjalle..

    e kish bere cop cop nje linguane.. ne zoo parkun e amerikes.. te ngraten puntore qe kish shkuar ti jap ushqim..
    1 sekond po e humbe kujdesin te ha bisha..

    prandaj ndodhi 97 ta..

    erdhi abazi nga parisi ti ndihė bishat qe ta rrezojne berishen.. kulmi..

    e keta koklo.qet e ballit duan dhjam nga pleshti.. hajt te vem nje ram aty se tja zvogelojme votat rames gjate..
    gomarllek e dembellek.. e hajt ti bien shkurt..

    do pune politika..pik..

    te shohim se si do perpiqet saliu qe ti ndihmoje pak kto komunat e vogla qe me heroizem i thane ik.. qerrohu enveristave lokale..

    u lumt atyre.. se per tiran durres e korc e elbasan e vlore e fier (po dihet ajo pune me fierin) .. ishte vendosur qe me 20 shkurt regjimi polpotist edvino stalino metoist..

    e sdo pipetinte askush..

    pacin nder e respekt ata qe nuk u blene nga mafia..
    lavdi.. atyre 500 000 shqipove te ndergjegjshem.. qe votuan ate qe solli kte pak liri e demokraci.. pd-ne..








    rd

    --

    Delvinjotėt gėzojnė fitoren e kandidatit tė PD-sė, tė bindur nė ndryshimin e shumėpritur


    Alinani: Angazhimi im, pėr njė bashki nė shėrbim tė qytetarėve


    Nėnprefekti i Delvinės, Dhurim Alinani, qė rezultoi fitues nė garėn pėr kreun e Bashkisė tė kėtij qyteti, ua dedikon fitoren bashkėqytetarėve qė e mbėshtetėn hap pas hapi deri mė 18 shkurt, kur u mamdatua pėr tė drejtuar kėtė bashki pėr katėr vitet e ardhshme. Pasi ka festuar pa bujė fitoren, (ndonėse ajo qe e thellė me 63.5% ose 1100 vota mė shumė se rivali i tij i tė majtės), Alinani garanton njė bashki qendėr rrethi me tė gjitha institucionet e saj, ku problemet, hallet dhe shqetėsimet e komunitetit do tė jenė njėherazi edhe obligimet e tij e qė, sė bashku me ta, do tė gjejnė zgjidhje. "Do tė ngre njė bashki me vizion tė qartė, ku punėsimin si prioritet do ta mbėshtes nė nxitjen e biznesit tė vogėl e tė mesėm, njė mundėsi mė shumė pėr tė gjithė qytetarėt e saj, pėrfshi edhe emigrantėt e shumtė delvinjotė", shprehet kryebashkiaku i ri demokrat i Delvinės. Alinani ka gjithashtu projekte pėr zhvillimin e turizmit, duke u mbėshtetur nė resuset historike, natyrore, prodhuese, muzeale. Mė sė shumti, ai shpreh angazhimin pėr t'i kthyer Delvinės shkėlqimin dhe emrin e viteve tė shkuara, tė lashtėsisė sė saj historike, por edhe ndėrtimin sė bashku me qytetarėt tė njė Delvine tė re.

    Kryebashkiaku i ri, Alinani, njė nga intelektualėt mė tė kompletuar e mė me reputacion tė kėtij qyteti, demokrat i pėrkushtuar, drejtues me pėrvojė, vlerėsohet nga bashkėqytetarėt si garant i zhvillimeve dhe ndryshimeve tė tij.

    Dhurimi vjen nė krye tė kėsaj bashkie pas njė karriere tė gjatė jo vetėm politike, por edhe drejtuese e menaxhuese. Hyn nė garėn elektorale me vizion tė qartė, pėr tė sotmen e tė ardhmen e kėtij qyteti, vizione qė do t'i shpalosė nė pėrballjen elektorale tė zgjedhjeve vendore tė datės 20.01.2007.


    - Zoti Alinani, kujt ia dedikoni suksesin qė arritėt nė garėn pėr kreun e Bashkisė sė Delvinės?


    Nė radhė tė parė, fitorja e mazhorancės nė kėtė bashki ėshtė meritė e mbėshtetjes sė gjerė qė qytetarėt e Delvinės mė dhanė mua si individ dhe koalicionit tė madh tė dhjetė partive tė qendrės sė djathtė. Unė gjej rastin t'i falenderoj pėrzemėrsisht ata qė mė votuan, por dhe gjithė qytetarėt e Delvinės nė pėrgjithėsi. Mandatimin nė krye tė Bashkisė sė qytetit tim e konsiseroj si njė nder e vlerėsim tė madh qė mė bėhet. Kjo edhe pėr faktin se qyteti i Delvinės ėshtė njė qytet ndėr mė tė vjetrit nė Shqipėri e mė gjerė, me njė qytetari tė niveleve nga mė tė lartat. Ėshtė njė qytet qė kėrkon e pret ndryshimin. Nė fund tė fundit, ėshtė qyteti im qė meriton mė shumė vėmendje, pėrkushtim, dashuri, ndaj unė nuk do t'ia kursej atė. Jam krenar qė fitova nė kėto zgjedhje si pėrfaqėsues i Partisė Demokratike, kėsaj force politike qė u zgjoi gjithė shqiptarėve shpresėn e madhe se Shqipėria dhe Delvina bėhen. Janė kėto arritje qė mė bėjnė tė besoj e tė shpresoj, bashkė me qytetarėt delvinjotė, se Shqipėria do tė bėhet evropiane dhe Delvina do tė bėhet si gjithė Shqipėria.


    - Ku do tė pėrqėndrohet drejtimi i Bashkisė sė Delvinės?


    Delvina ėshtė njė qytet qė ka arritje, por kėto janė tepėr tė vogla, krahasuar me problemet e mėdha tė saj. Sė pari, Delvina ėshtė harruar prej 8 vjetėsh nga pushteti qendror. Qyteti i Delvinės, edhe nė lashtėsi, por edhe nė kohėt moderne ka qenė njė udhėkryq tregtar mes jugperėndimit jonian dhe juglindjes, Janinės deri nė Selanik, nga Saranda, port detar e deri nė Veri, nė Shkodėr, Kosovė e mė gjerė. Delvina duhet vlerėsuar pėr resurset e saj, pa tė cilat turizmi i Sarandės nuk ka mundėsi zhvillimi.

    Delvina ka nevojė pėr rrugė, sė pari, rikonstruksioni i rrugės Delvinė-Muzinė dhe ndėrtimi i rrugės Delvinė-Kardhiq, qė ėshtė vėnė nė programin e qeverisė demokratike.

    Delvina ka nevojė pėr mė shumė investime, pėr tė gjitha institucionet si nė rrethet e tjera. Delvina i ka dhėnė Shqipėrisė vlera gjatė gjithė historisė sė saj, ndaj edhe nuk duhet lėnė nė harresė. Jam i bindur se Bashkia e Delvinės do tė shihet ndryshe nga qeveria e PD, ajo do tė dijė tė shikojė, tė prekė ndryshimin.


    - Ēfarė do tė bėni mė konkretisht?


    Platforma e drejtimit tė Bashkisė do tė jetė, siē thashė edhe mė lart, nė unison me platformėn e qeverisė sė Partisė Demokratike. Nė radhė tė parė, do tė bėjmė njė bashki nė shėrbim tė qytetarėve, shqetėsimet e tyre do tė jenė edhe shqetėsimet tona. Do tė marrim shtysė nga kėrkesat e tyre, hallet dhe shqetėsimet e tyre, dhe bashkė me ta, do tė gjejmė zgjidhjet e duhura.

    Nuk do tė punojmė sot pėr sot, por me projekte vizionare, tė qarta, veēanėrisht pėr punėsimin. Ėshtė e rėndėsishme pėr ne qytetarėt delvinjotė qė duam tė jetojmė nė kėtė qytet, tė ndihemi mirė. Emigrantėt delvinjotė dhe tė huaj qė duan tė investojnė nė kėtė qytet, janė tė mirėpritur. Ne jemi tė angazhuar tė bėjmė njė qytet tė "zhurmshėm" ku punohet e jetohet, pėr ta kthyer Delvinėn nė njė qytet sa tė vlerave tė traditės, po kėshtu edhe modern, tė dashur pėr tė gjithė.


    Pėrgatiti: Halil RAMA




    CV


    Dhurim Zyber Alinani

    Datėlindja 11.06.1969

    Vėndlindja Delvinė

    Gjendja Civile I martuar

    Arsimi I lartė, Ekonomi Agrare dhe Fakulteti i Drejtėsisė

    Gjuhė e huaj: Anglisht e greqisht (njohje)

    Nė vitin 2005 fiton titullin "Avokat"

    Pėrvoja e punės:

    16 dhjetor 1993 deri mė 28 shkurt 1996, kryetar i agjencisė kombėtare tė privatizimit Dega Delvinė.

    01 mars 1996 deri mė 15 dhjetor 1997, drejtor i Bankės sė Kursimeve Delvinė.

    16 dhjetor 1997 deri mė 15 prill 2001, pėrgjegjės i sektorit tė financės nė kėshillin e rrethit Delvinė.

    13 mars 2002 deri mė 21 maj 2004, inspektor kontributesh (kontrolli) nė Degėn e Sigurimeve Shoqėrore Delvinė.

    20 nėntor 2006 - nė vazhdimėsi, nėnprefekt i Rrethit Delvinė.





    ......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 27-02-2007 mė 07:55

  3. #193
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Edi Rama, zyrtarisht fitues i zgjedhjeve nė Tiranė

    Gazeta ALBANIA


    Skerdilajd Zaimi

    Edi Rama ėshtė zyrtarisht fitues i zgjedhjeve lokale pėr Bashkinė e Tiranės. Komisioni Zgjedhor pėr Qeverisjen Vendore nė kryeqytet ka shpallur dje rezultatin e zgjedhjeve pėr bashkinė mė tė madhe nė vend, duke i dhėnė tė drejtė informacionit tė pėrcjellė deri tani, sipas tė cilit kreu socialist ėshtė rimandatuar nė krye tė saj me njė numėr votash prej 98 260, qė nėnkupton njė diferencė prej 22 130 votash nga rivali i tij Sokol Olldashi. Deklarimi i djeshėm i KZQV-sė ka mbyllur kėshtu debatin mediatik rreth ecurisė sė procesit zgjedhor nė kryeqytet dhe pėr mė tepėr rreth rezultatit final tė tij. Sipas kryetarit tė KZQV-sė, Vladimir Hodaj, Komisioni shpall fitues Edi Ramėn, mbėshtetur nga partitė PS, LSI, PAD, PSD dhe PDS. Hodaj ka publikuar edhe rezultatet pėr proporcionalin nė Tiranė ku sėrish udhėheq koalicioni i majtė. Kėshtu, opozita ka fituar nė kryeqytet tė dyja sfidat e mundshme politike. Ajo ka marrė mandatin e administrimit tė qytetit si dhe tė mandatimit politik pėr tė pėrfaqėsuar dėshirat e elektoratit nė kėtė njėsi vendore. Bie nė sy fakti se diferenca e vendosur pėrbėn njė rekord pėrsa kohė qė Rama ruan ende pėrkundrejt rivalėve demokratė njė shkėputje shumė tė madhe, pavarėsisht konsumit qė ka pėr faktin se drejton Bashkinė prej 6 vjetėsh. Duhet kujtuar kėtu fakti se edhe nė ballafaqimin e tij me Spartak Ngjelėn, nė vitin 2003, ai ka ruajtur tė njėjtėn diferencė ose me mė shumė se 3000 vota shtesė dhe njė shpėrndarje dominimi politik nė 9 njėsi bashkiake. I njėjti raport vihet re edhe nė kėto zgjedhje, ku koalicioni i majtė ėshtė riafirmuar sėrish nė 9 njėsi, duke i lėnė tė djathtėve dhe aleancės sė tyre tė madhe kontrollin nė vetėm dy njėsi. E konvertuar nė vota politike, pėrparėsia e sė majtės nė kryeqytet vendos dyshime tė mėdha mbi numrin e deputetėve qė e djathta ka nė Tiranė, duke patur parasysh se fituesit e vėrtetė janė Safet Sula, Besnik Mustafaj dhe nė njė masė tė madhe edhe Bamir Topi. Katėr deputetė tė tjerė kanė rėnė vetėm 18 muaj nga mandatimi i 3 korrikut 2005 nė njė ballafaqim qė nė tė gjitha pikėpamjet ka qenė mė tepėr politik sesa administrativ. Ndėrkaq, publikimi prej KZQV-sė i rezultateve finale i hap rrugėn administrimit tė mėtejshėm tė procesit zgjedhor nė kryeqytet prej Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, i cili qė kėtej e tutje do tė duhet tė shqyrtojė animet e PD-sė pėr Njėsinė Nr. 6 dhe Nr. 10. Ashtu sikurse pritet, ka gjasė qė pėr Njėsinė Nr.6 votimi tė ripėrsėritet pėr arsye tė incidenteve tė ndodhura ditėn e zgjedhjeve, duke mos lėnė jashtė kėsaj logjike edhe Njėsinė Nr. 10, e cila u pėrfshi nga tensione mjaft tė forta deri nė procesin e plotėsimit tė tabelės sė rezultateve.

    Tabela e Kėshillit Bashkiak tė Tiranės

    - PAD, 1 vend
    - BLD, 1 vend
    - LZHK, 1 vend
    - LSI, 6 vende
    - PAA, 1 vend
    - PBDNJ, 1 vend
    - PDR, 1 vend
    - PD, 17 vende
    - PDK, 1 vend
    - PDI 1 vend
    - PR, 2 vende
    - PSD, 1 vend
    - PS, 21 vende


    27 Shkurt 2007

  4. #194
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,079
    Sa shumė politikė(boshe)

    Mund tė marrim frymė tė lehtėsuar se tashmė qė zgjedhjet locale (nė fakt ishin mė shumė politike) mbaruan, do tė bjerė tensioni i politikės e pėr rrjedhojė edhe gjithė ai konsum energjish qė digjen duke u marrė me kėtė temė. Por, frika se kjo kohė do tė jetė e shkurtėr duke njohur edhe sindromin shqiptar, ėshtė e pranishme, se zgjedhja e Presidentit po afron, dhe jo pak kohė do tė na marrė pėrsėri tė gjithėve tema e politikės.

    Sigurisht qė nė kėtė fushė ne shqiptarėt mbajmė njė rekord mė vehte, politikė kudo, nė shtėpi, kafene, autobus, nė rastet familjare e deri nė stadium. Por pas kėsaj, vjen edhe pasioni mbi tė cilin diskutohet e koha e gjatė e tė marrurit me kėtė problem. Pasojat janė tė menjėherėshme e tė drejtėpėrdrejta. Nė tė gjitha periudhat e fushatave zgjedhore ekonomia shėnon tregues nė rėnie, tregues qė janė tė pakrahasueshėm me tė gjitha vendet e rajonit.

    Dhe pėrfshirja nė diskutimet politike ka njė spektėr tė gjėrė profesionesh sa jo rrallė thua me vehte: Po kėtij ē’i duhet gjithė ky angazhim. Sėmundja e tė marrrurit me politikė tė ishte vetėm njė sindrom zgjedhor, mbase do tė ishte i tejkalueshėm dhe jo aq me pasoja, por fatkeqėsia ėshtė se nė Shqipėri, kjo sėmundje ėshtė gjithėpėrfshirėse pėr fatin tonė tė keq gjatė gjithė vitit. Kostoja e tė marrurit me politikė nė kohėn, vendin dhe nga njerezit jo tė pėrshtatshėm normalisht qė jep pasoja nė ekonominė e tė gjithė vendit. Sejcili nga ne e ndjen se sa pak kohė i kushtohet diskutimit pėr ekonominė nė tėrėsi, pa hyrė kėtu nė specifikime tė veēanta, krahasuar me atė pėr politikėn. Dhe kjo jo vetėm nga njerėzit e zakonshėm, por edhe nga media nė tėrėsi dhe institucionet e ndryshme, organizatat qė veprojnė nė vend dhe aktorė tė tjerė tė jetės publike. Diskutimet pėr politikėn kanė njė strukturė tė veēantė nė mjaft nga televizionet kryesore tė vendit edhe nė pėriudhat jashtė zgjedhore, ndėrkohė qė fare pak gjen emisione tė strukturuara ku debatet pėr probleme ekonomike, qė do ishin me interes pėr publikun, tė zėnė vend nė strukturat programore.

    Shoqėria shqiptare shpenzon shumė kohė dhe energji duke u marrė me politikė, e cila nuk ėshtė aspak rentabėl, ndėrkohė qė drejtimi i vėmendjes nga ekonomia do tė kishte sjellė rezultate pozitive si pėr indivin, ashtu edhe pėr shoqėrinė nė tėrėsi. Nuk ėshtė fjala thjesht pėr t’u marrė me diskutime pėr ekonominė, por pėr t’i kushtuar asaj vėmendje mė shumė, pėr tė shpenzuar energjitė nė drejtim tė saj, pėr t’u investuar nė shumė plane drejt ekonomisė, drejt biznesit, qė jo rrallė “harrohet” nga temperaturat zgjedhore e koha e madhe qė i kushtohet politikės.

    nga monitor.al

  5. #195
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nese Shqiperia ka te majtte, m'u thafte e keputte dora e majte! Eshte kaq e tjetersuar e majta e vertete, sa s'ka zot nene ta majtoje pe verteti, jo sot, por edhe goxha vjet akoma. Nese po lind nje e djathte, me lejoni t'i jap nje shuplake, se s'ka hyre mire ne vathe, se s'ka dhene c'duhet te jape. Mos me keqkupto o majtist per "djathtizmin" tim, mos me keqkupto o djathtist, per "antimajtizmin" tim. Lerini te majtat e te djathtat ne arshivat e historise dhe shikoni te hidhni drejt kembet ne te mire te njerezise!

  6. #196
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Rreziqet e nje fitoreje

    E Marte, 27 Shkurt 2007

    Nga Fatos Lubonja

    Nje pjese e opinionit, duke patur parasysh demet e pakthyeshme qe ka pesuar Tirana ne kohen e Edi Rames, teksa diskuton per keto zgjedhje dhe rezultatin e tyre, ngre, mes tjerash, edhe pyetjen se si eshte e mundur qe “ky milet”, megjithate, e voton. Dhe jane te shumte ata qe e shpjegojne fitoren e tij te padiskutueshme me “punen e palodheshme” qe ky ka bere me mediat gjate viteve qe ka qene ne pushtet. Sipas ketij versioni qe nuk eshte pa baze, keto media i kane lare e shpelare trute miletit me ide gjigandiste e moderniste per qytetin metropol dhe Ramen e kane paraqitur si kampionin e ketij procesi modernizues te qytetit, nderkohe qe e tera kjo nuk eshte vecse nje manipulim i industrise se ndertimit nepermjet pronareve te televizioneve, ndertues qe presin te ngrene gratacielat e prandaj i kane shmangur kritikat per gjendjen e rende te qytetit (ne bashkepunim edhe me te tjere pronare qe presin te vazhdojne te qete bizneset e tyre te pakontrolluar nga ligji e qe u ndjene te kercenuar nga Berisha.) Ka pra nga ata qe i meshojne shume faktorit televizione ne rezultatin e zgjedhjeve. Roli i “Top Channel” sillet si shembulli me ekstrem ne kete arsyetim. Disa arrijne te thone edhe se fakti qe Rama fitoi ne qytet dhe Berisha ne fshat ka te beje me ate se ne fshatra nuk duken televizionet private. Sipas gjykimit tim, ndonese nuk mund te mohohet se krijimi i nje bote virtuale televizive ndikon ne perjetimin e shikimit te botes reale, qytetaret shqiptare nuk jane aq te verbuar e manipuluar nga televizionet. Jo vetem, por le te mos harrojme se kishte edhe disa televizione qe ishin hapur ne krahun e Berishes e qe nuk munguan te evidentojne nje pjese problemesh te krijuara nga Rama. Prandaj diskutimi mbi rezultatin e ketyre zgjedhjeve nuk me duket se duhet fokusuar tek Shqiperia virtuale, por tek Shqiperia reale, ajo qe njerezit kane pare e prekur perdite pa filtrin e ekranit.

    Sipas gjykimit tim problemi eshte se votuesi shqiptar ka qene e po mbetet i detyruar te zgjedhe midis dy te keqijave dhe, ne kete zgjedhje te fundit, ai ka pasur parasysh se PD-ja nuk ka mundur te ofroje ndonje dicka me te mire nga c’ka bere e ofruar Edi Rama, perkundrazi. Fjalet e Olldashit per plan urbanistik, e cerdhe, e kopshte, e parqe, e lulishte rrotull ndertimeve, qe kryebashkiaku nuk i ka bere, tingellonin shume te pabesueshme per votuesin mu pse, nderkaq, jo vetem e kaluara qeverisese e PD, por edhe shumecka ne punet e se tashmes, nuk ofronin ndonje gje ndryshe e me te mire - kam parasysh masakrat urbane te kryera ne zonat ku nuk qeveris Rama, si Dajti apo Kashari, kam parasysh nje lulezim te ndertimeve pa leje pas shpalljes se afatit te legalizimeve, kam parasysh ndertime abuzive e pa leje edhe ne qender te qytetit. Shtoi kesaj mungesen e kontrollit mbi territorin, qe Berisha nuk ka mundur apo nuk ka dashur ta beje gjate nje viti e gjysme qeverisje me shpresen se do te shperblehej me vote. E per te vertetuar kete vinte edhe vete fushata e Olldashit, e cila nuk qe gje tjeter, vecse perpjekje per te imituar modelin Rama te bazuar ne sponsorizimet e paligjshme dhe jotransparente te bizneseve qe presin pas fushates te shumefishojne shumen e parave te hedhura. Prandaj mendoj se nuk duhet fajesuar votuesi shqiptar pse ne vend te premtimeve te pabesueshme per ndryshim te fytyres se Tiranes preferoi te zgjedhe nje te keqe qe e ka provuar.

    Thene kjo, nga ana tjeter, gjykoj se duhet reflektuar thelle mbi ate se e gjitha kjo histori perzgjedhjeje, ku nuk perjashtohen edhe argumentet mbi rolin e mediave, eshte e barsur me nje rrezik te madh. Rreziku konsiston ne faktin se fitorja e Rames mund ta konsolidoje edhe me tej modelin e tij te qeverisjes e te berjes politike, duke e veshur ate me petkun e modelit te suksesshem, modelit te vetem triumfues e ta beje, kesisoj, edhe me te pakritikueshem.

    Para se te shtjelloj rreziqet me duhet te them se problemi me i madh qe paraqet modeli Rama eshte se ai gjate tete vjeteve u be modeli me i suksesshem politik i kapjes se shtetit nga tere ato interesa te ekonomise se paligjshme si dhe i tere atyre biznesmeneve “milionere” qe mbahen ne kembe nepermjet grabitjes se prones publike. Dhe ky sukses u garantua kryesisht nga dy faktore: nga aftesia me e madhe e Rames per t’i krijuar fasaden kesaj paligjshmerie, duke bere edhe disa pune publike, (per ata qe e kane harruar kujtoj se pastrimi aq i lavderuar i Lanes u krye kryesisht “gratis” nga ndertues, te cilet pastaj moren si shperblim leje ndertimi ne qytet, duke mbjelle kuturu dhe pa plan urbanistik monstra shumekateshe) si dhe nga ngritja e nje makine gjigande propagandistike televizionesh, te gjithe te mbajtur ne thelb nga burime indirekte qe fitohen me ndihmen e politikes si kembim sherbimesh. Edhe “investimet” e shumta jotransparente ne fushata nga biznesmene te ndryshem ishin pjese e ketij modeli.

    Ka disa faktore qe e bejne rrezikun e triumfit te ketij modeli shume te madh pas kesaj fushate.

    Faktori i pare qe ben te rritet rreziku i modelit lidhet me faktin se Berisha dhe te tijte, sikurse e shpjegova edhe me lart, tentuan ta imitojne ne shume aspekte kete model, duke i shmangur akuzat e thella mbi sistemin e duke i perqendruar ato tek personi Rama. Thirrja se qyteti ka nevoje per nje njeri normal nuk mund te kishte sukses, sepse ne fakt anormal eshte qyteti dhe ky anormalitet nuk vjen nga anormaliteti i Rames, por nga nje anormalitet shume me i madh qe ka te beje me sistemin qe ka kapur dhe perdorur edhe Ramen.

    Nje faktor i dyte rreziku ka te beje me vete PS-ne e zhvillimet brenda opozites. Qenia ne pushtet e Rames, e te ndjerit fitues me nje ane dhe synimi per te rrezuar Berishen me ane tjeter, nuk do te lejojne PS-ne te kryeje ate qe ne cdo vend te botes bejne partite kur jane ne opozite: reformimin dhe korrigjimin e tyre. Sikurse thone politologet eshte pikerisht periudha e qenies ne opozite qe lejon shume me teper sesa ajo ne pushtet qe nje parti te reformohet e korrigjohet. Sot brendaperbrenda opozites mbreteron uniteti dhe kjo fitore i ka zvogeluar shume mundesite qe PS-ja te krijoje ate proces pastrimi e reformimi per te cilin ka aq shume nevoje. Me fitoren e Rames duket se PS krijoi tipin e liderit absolut dhe autoritar, i cili nuk kontestohet ne asgje. “Lindja e nje monstre” tashme te paprekshme e ka quajtur Bushati ne nje shkrim te para disa diteve. Por nuk eshte keshtu, sepse, po te ishte keshtu, ndoshta do te shpresonim se Rama do ta ushtronte kete autoritet te paprekshem per ta pastruar partine nga te korruptuarit edhe per te goditur sistemin, pasi ai nuk mund te mos jete i vetedijshem mbi rrezikun qe paraqet edhe per te sistemi qe e ka ngritur ne pushtet. Por, “monstruoziteti” i tij eshte shume i brishte, sepse eshte krejtesisht i ngritur mbi monstruozitetin e ketij sistemi te cilit ai i ka shume borxhe prandaj dhe, duke patur parasysh edhe nevojen per te eliminuar goditjet selektive te Berishes, ai do ta perdore Ramen (dhe jo Rama ate) deri ne fund pa e lene te korrigjoje as veten dhe as partine.

    Se treti, e vetmja shprese zhvillimesh dialektike brenda opozites do te mund te vinte nga LSI, e cila e ka denoncuar dikur kete model me shprehjen tashme te bera te famshme te Metes per Ramen “makiavelist” dhe “nje pallat, nje vote”. Mirepo gjate kesaj fushate LSI e humbi identitetin e nje partie qe qofte edhe vetem ne menyre retorike e kritikonte sistemin. Ajo e reklamoi modelin “Rama” si modelin pozitiv, ne raport me ate qe paraqiste PD-ja. Do te ishte e veshtire te pritej nga LSI ndonje qendrim ndryshe pas kesaj. E vetmja gje qe premtoi Ilir Meta gjate fushates elektorale si dallim te te tijve nga PS-ja ishte transparenca me e madhe, por jo ndonje model e filozofi tjeter qeverisjeje dhe perfaqesimi.

    Se katerti, duhet thene se modeli “Rama” behet edhe me i rrezikshem per shkak se ai nuk kontestohet nga shoqeria civile e kryesisht gazetaret, pasi mediat punojne te tera brenda ketij sistemi dhe interesave te tij. Nuk mbeti pa u vene re se gjate gjithe fushates mediatike elektorale Rama evitoi ballafaqimin dhe debatin me kritiket e modelit te tij, duke preferuar te sherbehet nga nje mori televizionesh dhe gazetaresh qe i krijonin mundesine te thoshte vetem ate qe donte, duke transmetuar me kete arrogancen e nje modeli qe nuk duhet vene ne diskutim e qe mediat i trajton si propagandueset e veta.

    Nese do t’i shtojme ketij modeli edhe paramilitaret e nje ish polici te eger te Berishes, sot i kthyer ne biznesmen e deputet, Paulin Sterkaj, i cili nuk hezitoi te dale edhe ne media te na tregoje se 1600 ish-police te shkarkuar nga Berisha ishin vene ne mbrojtje te votes socialiste e se, per kete, kishte marre pergezimet e vecanta te Kryetarit te Partise, do te duhet te shqetesohemi seriozisht per rrezikun e modelit “Rama”. Askush nuk garanton se keta paramilitare duke u rikthyer neser ne polici, nuk do te jene nje arme me shume ne mbrojtje te pushtetit dhe abuzimeve te Rames.

    Duke patur parasysh triumfin e ketij modeli me nje ane dhe mungesen e nje kundermodeli nga PD, LSI e me radhe, nuk eshte veshtire te arrish ne perfundimin se vendi mbetet fortesisht i rrezikuar nga nje model qe, ne thelb, ka te beje me ate se ai nuk lejon te zhvillohen e forcohen ne vend parti politike qe perfaqesojne shtresa te ndryshme shoqerore e qe i sherbejne vendit, por grupime te pushteteshmish, te fortish e te paligjeshmish qe kapin shtetin ne emer te interesave e perfitimeve te tyre.

  7. #197
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a kini biseduar me te afermit tuaj ne shqiperi?
    cfar thone?
    sipas kqz-se me shume se gjysma e shtetasve me te drejte vote nuk kan votuar.
    pse?

    kete ne se mundeni sqarojeni me tuajet ne shqiperi.
    ky eshte thelbi i 18 shkurtit.

  8. #198
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Brari.... te Mite (kusheri te grades se pare) nuk kane votuar, dhe fakti me irriton......... Por eshte e vertet qe ata jetojne nje realitet tjeter (ne shqiperi), qe ne "nuk e njohim mire"......... Thelbi i 18 shkurtit nuk besoj se eshte vetem nje........

    Por si do qe te jete, ne kete forum Atdhedashesish, Liridashesish, ne kete forum Shqiptaresh me gjak te RI dhe me RRENJE TE VJETRA, sondazhi e jepte pelqimin kunder te ashtuvetequajtures "te majte"............. nuk them se eshte "PAK"

  9. #199
    The Daywalker Maska e Dageus
    Anėtarėsuar
    08-02-2007
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    52
    Citim Postuar mė parė nga ^TIRONA^
    jemi Populli Me I Ndyre Qe Ka Bota.eshte Budallek Ku Nuk Dine Se Cfar Eshte Vota E Lire Dhe Per Ke Voto.
    Njerez Qe Skane Brek Ne ***** Dhe Votojne Per Ata Qe U Kane Pire Gjakun Ketu E 50-60 Vjet Me Pare.

    Sali Berisha Ka Qene Gjithmone I Fituar Dhe Perseri Fitoj.

    1 Mposhti Diktaturen Ne Vitin 1990
    2 Mposhti Ramiz Aline
    3 Mposhti Fatos Nanon
    Mposhti Kelycet Komuniste Per 17 Vjet Dhe Perseri Eshte Ne Kok Te Politikes.
    Sa Koka Ndryshoj Partia Socialiste Ku Ska Ndryshim Me Kelycet E Enverit
    Pra Partia Socialiste Do Jete E Humbur Per Aq Kohe Sa Partine Demokratike Dhe Aleancen E Djathte E Drejton Sali Berisha.
    Shkoni Dhe Fshini Qyrrat Ju Kelyshet Komuniste Dhe Na Lini Te Cojme Shqiperine Drejte Evropes Si Shtetet E Tjera Lindore.
    Alby
    Shume dakort jam me ty ne shume pika po edhe Sali Berisha sikur ka marre kot fare. Kemi 17 vjet qe kemi shpallur demokracine dhe asgje te frytshme nuk kemi bere me te. Vendi akoma rrumpalle eshte dhe korrupsioni eshte bere si nje epitet i kombit. Berisha nuk para i ka mbajtur te gjithe ato premtime per te cilat njerezit nxorren rrylat e fytit duke e perkrahur neper mitingje. Une kam qene ne moshe te vogel dhe e mbaj mend gezimin e atyre diteve, po tani jemi me teper te zhgenjyer. Shyqyr qe s'jemi atje, po mjere ata qe jane.
    Not ready to make nice!!!

  10. #200
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Elbasan, ja si u pengua procesi zgjedhor nga komisionerėt e majtė


    Pse KQZ duhet tė vendosė pėr pėrsėritjen e zgjedhjeve pėr kryetar bashkie nė qytetin e Elbasanit


    Zgjedhjet e zhvilluara nė datėn 18 shkurt pėr kryetar tė Bashkisė sė Elbasanit nuk mund tė konsiderohen nė asnjė mėnyrė si njė shprehje e lirė e vullnetit tė qytetarėve. Parregullsitė e kėtij procesi kanė qenė ndėr mė tė shumtat, duke deformuar nė kėtė mėnyrė qartė vullnetin e qytetarėve tė Elbasanit pėr tė votuar kandidatin qė ata dėshironin tė ishte nė krye tė Bashkisė sė Elbasanit pėr katėr vitet e ardhshme. Procesi i votimit nė kėtė qytet ka nisur disa orė me vonesė, kjo pėr shkak tė shpėrndarjes sė materialeve tė qendrave tė votimit, ku komisionerėt e majtė gjithnjė kanė penguar procesin dhe kanė kėrcėnuar me braktisje tė tij. Ndėrkohė, pranė qendrave tė votimit kanė munguar pothuajse nė pjesėn mė tė madhe tė kohės regjistrat e gjendjes civile, duke lėnė nė kėtė mėnyrė, me insistimin e komisionerėve tė majtė, mijėra zgjedhės pa votuar.

    Nė momentin kur KZQV e Elbasanit mori vendimin pėr shpėrndarjen e regjistrit tė gjendjes civile, sekretari i kėtij komisioni, i caktuar nga PS, ka braktisur detyrėn e tij duke u fshehur pėr rreth 4 orė, me qėllimin e vetėm tė pengimit tė votimit tė zgjedhėsve tė pajisur me certifikata. Ndėrkohė, nė njė qendėr votimi zgjedhjet nuk janė zhvilluar fare, si pasojė e mosparaqitjes pranė KZQV pėr tėrheqjen e bazės materiale tė komisionerėve tė majtė. Kėto parregullsi dhe tė tjera kanė bėrė qė procesi i votimit nė qytetin e Elbasanit tė ishte krejtėsisht i deformuar dhe tė mos paraqesė vullnetin e zgjedhėsve tė kėtij procesi, tė cilėt gjatė gjithė fushatės elektorale patėn mbėshtetur fuqishėm kandidaturėn e koalicionit tė madh, Luēiano Boēi. Nisur nga kėto parregullsi, pranė KQZ, nga ana e PD Elbasan, ėshtė depozituar edhe kėrkesa pėr rizhvillimin e zgjedhjeve nė tė gjithė territorin e Bashkisė sė Elbasanit.

    Natyrisht qė ripėrsėritja e kėtyre zgjedhjeve do tė tregojė se kė realisht kanė mbėshtetur qytetarėt e Elbasanit nė datėn 18 shkurt dhe pėr kė ka qenė vullneti i tyre, qė, pėr fat tė keq, u nėpėrkėmb nga tė majtėt, tė cilėt bėnė ēmos qė ky proces tė mos ishte i lirė dhe zgjedhėsit tė mos iu afroheshin kutive tė votimit, pasi kishin frikė nga vullneti i tyre. Krerėt socialistė vrapuan tė deklaronin fitoren e tyre, tė bindur se vetėm duke imponuar zgjedhjet e pandershme dhe procesin e manipuluar, pėrsa u pėrket standardeve, do tė arrinin tė fitonin Bashkinė e Elbasanit. Fakti se rezultati nė mazhoritar nuk paraqet vullnetin e popullit tė Elbasanit, duket fare qartė nė pėrbėrjen e Kėshillit Bashkiak, ku forcat e koalicionit tė djathtė kanė arritur tė marin shumicėn e numrit tė kėshilltarėve. Pra, elbasanasit treguan se mbėshtesin tė djathtėn dhe vetėm manipulimi dhe mbajtja e tyre larg kutive tė votimit mund t'iu jepte shanse tė majtėve tė fitonin.

    Ky skenar i pėrgatitur deri nė detajet e tij, duket se nė 18 shkurt i dha frytet e hidhura pėr qytetarėt elbasanas, por nuk do tė mund tė ndalė vullnetin e lirė tė tyre, i cili do tė shprehet fuqishėm nė rast tė pėrsėritjes se zgjedhjeve nė kėtė bashki. Demokratėt e kėtij qyteti ndihen tė sigurt se KQZ do tė vendosė qė zgjedhjet pėr Bashkinė e Elbasanit do tė rikthehen dhe mė pas do tė bėjnė maksimumin e tyre, qė vota e qytetarėve tė mos bjerė pre e skemave tashmė disavjeēare tė PS pėr manipulimin e zgjedhjeve me tė gjitha mjetet, dhe pėr transformimin e vullnetit tė popullit.


    Altin CAKA





    RD

Faqja 20 prej 24 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 22 Mars 2009 Zgjedhjet Lokale ne Maqedoni ??
    Nga faruk_01 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 17:52
  2. Statusi perfundimtar i Kosoves - lajme, analiza, komente
    Nga ideus nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 22-06-2006, 14:25
  3. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  4. "Nano Ik", protesta sėrrisht nė Bruksel
    Nga Asteroid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •