Close
Faqja 19 prej 24 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 231
  1. #181
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    ...

    Po me vjen ndermend titulli i nje kenge me ritme labe " E kam une e ke ti "

    Populli arrin te shohe mes te drejtes dhe se gabuares.

    Sfida e ardhshme e te dyja paleve qofshin te majte apo te djathte eshte ceshtja e regjistrimit te popullsise dhe certifikatave.

    Si dhe pozita dhe opozita te ulen ne tryezat e bisedimeve me njera tjetren per sfidat qe Shqiperia ka ndermarre, BE apo NATO.

    Por, smund ta fsheh deshiren te shikoj ne bashkbisedim Topin (si kryetar i PD) me Ramen

    Mirulexofshim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ingenuous : 25-02-2007 mė 11:38
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #182
    Citim Postuar mė parė nga Ingenuous
    Po me vjen ndermend titulli i nje kenge me ritme labe " E kam une e ke ti "

    Populli arrin te shohe mes te drejtes dhe se gabuares.

    Sfida e ardhshme e te dyja paleve qofshin te majte apo te djathte eshte ceshtja e regjistrimit te popullsise dhe certifikatave.

    Si dhe pozita dhe opozita te ulen ne tryezat e bisedimeve me njera tjetren per sfidat qe Shqiperia ka ndermarre, BE apo NATO.

    Por, smund ta fsheh deshiren te shikoj ne bashkbisedim Topin (si kryetar i PD) me Ramen

    Mirulexofshim.
    Publiku (jo populli) nuk arrin te shohe vete ne mes te se drejtes dhe se gabuares, se po te ishte keshtu sic thua ti nuk do te kishim patur kurre ne histori luftra, diktatura apo shperdorime te pushtetit dhe korrupsion nga politika.
    Por vete fakti se ekziston politika dhe politikanet, ben qe publiku te behet pjese e lojes se tyre politike sa ai qe eshte me manipulatori i opinionit, ai qe shtie ne dore median, ai qe blen bizneset, arrin dhe te krijoje pershtypjen se "populli" po ben zgjedhjen e vet.
    Hitleri erdhi ne pushtet me votat e "popullit", per Stalinin dhe Enverin votohej 99.99%!? A ishte "populli" ai qe bente zgjedhjen e drejte?

    Sfida e ardhshme e gjithe shoqerise shqiptare, eshte qe te gjeje rrugen dhe menyrat qe te arrije te ndertoje nje sistem demokratik te qendrueshem, te krijoje nje ekonomi te vertete te tregut (dhe jo ekonomi te fiseve, klaneve dhe politikaneve) dhe te siguroje mekanizmat qe e mbrojne lirine e individit dhe te mbare shoqerise.

    Punet e tjera jane pune mekanike, jane detyra klase te atyre qe marrin rrogen neper komuna, bashki dhe ministri.

    Ndersa sa i perket kompromisit politik, duhet thene per hir te se vertetes se ka qene opozita qe i ka bere bisht kesaj, sepse ajo per fat te keq keqdrejtohet nga figura qe parim te punes se tyre kane destruksionin, mosmarreveshjen, shantazhin, demagogjine etj.

    Shqiperia e vuan ende ndasine e krijuar nga vitet e pushtimit komunist, ndasi e krijuar permes zbatimit te diferencimit politik (pushkatimit te opozites, perndjekjen me pushke atyre qe mendonin ndryshe dhe krijimin e nje sistemi njepartiak), ekonomik (grabitjen e pronave te pronareve te medhenj dhe te qytetareve e fshatareve) dhe krahinor ( duke e paraqitur me shume se gjysmen e Shqiperise si te prapambetur, si tribale etj).

    Ndarja ne te majte e ne te djathte eshte nje karikature politike e shekullit te 21-te per Shqiperine, sepse tek ne nuk ka ende nje ndarje klasore, por ka nje ndarje primitive ne fise, familje, fshatra, krahina, klane, grupime kriminale etj.

  3. #183
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Berisha do tė caktojė vetė drejtuesit e rinj tė partisė nėpėr rrethe. Ndryshimet nė qeveri do tė prekin ministrat e parėndėsishėm

    Katarsis nė PD pas "fitores"

    Humbjen e zgjedhjeve do ta paguajnė krerėt lokalė dhe deputetėt e Tiranės


    Gazeta Shqip

    Pas humbjes sė bashkive kryesore nga Partia Demokratike, strukturat brenda partisė sė djathtė priten tė ndryshojnė nga e para. Java tjetėr do tė jetė definitive pėr strukturėn e re tė PD-sė, ku priten debate tė ashpra pėr rindėrtimin e saj. Pjesė e ndryshimeve do tė jetė edhe qeveria "Berisha", e cila sė shpejti do tė marrė formatimin qeveria "Berisha 2". Furtunė shkarkimesh brenda strukturės sė Partisė Demokratike priten tė bėhen javėn tjetėr nė ato vende ku shumica parlamentare ka humbur nė zgjedhjet lokale tė 18 shkurtit. Krahas emėrimeve tė kryetarėve tė rinj nė drejtimin e degėve tė PD-sė nė rrethe priten tė futen edhe emrat e rinj nė qeveri. Megjithėse pėr pėrzgjedhjet e kryetarėve tė rinj tė degėve nė rrethe, sekretari organizativ i PD-sė, Flamur Noka, shpjegoi se nuk do tė merret Kryeministri Berisha, burime pranė selisė blu tregojnė se do tė jetė pikėrisht Kryeministri ai qė do tė pėrcaktojė emrat e drejtuesve tė rinj. Pavarėsisht se janė koshientė ndaj rezultatit tė zgjedhjeve, deputetėt e PD-sė kanė marrė urdhėr ta shpalosin rezultatin e zgjedhjeve tė 18 shkurtit si fitimtarė pėr Partinė Demokratike, ku megjithėse kanė humbur Tiranėn dhe qytetet kryesore tė vendit dhe PD-ja ka fituar vetėm zonat dytėsore tė saj. Zėra brenda selisė blu pohojnė se Kryeministri Berisha do tė veshė me petkun e fajtorit deputetėt e kryeqytetit pėr humbjen e thellė nė Tiranė, e kundėrta ndodh me deputetėt e PD-sė, tė cilėt kėrkojnė leximin e mesazhit tė elektoratit mė 18 shkurt dhe ndryshimet drastike nė qeveri. Pas analizės sė thellė tė strukturave tė PD-sė, ku epiqendra e pėrgjegjėsisė sė humbjes do tė jetė Tirana, nuk dihet ende saktėsisht se ēfarė pozicioni do tė marrė kryetari i degės sė PD-sė Tiranė, Sokol Olldashi, i cili ėshtė parė shpesh nė selinė blu pas zgjedhjeve lokale.

    Ndryshimet brenda qeverisė

    Ndryshime drastike priten tė bėhen edhe nė qeveri. Megjithėse Kryeministri Berisha ka ngurruar tė marrė njė hap tė tillė menjėherė, pėr shkak tė ekuilibrave tė mazhorancės nė Parlament. Burime brenda partisė nė pushtet bėjnė me dije se nė kabinetin e ri qeveritar do tė futet edhe Partia Demokristiane. Mėsohet se emra tė rinj do tė bėhen pjesė e kabinetit qeveritar, por do tė ketė edhe nga ata ministra qė do tė rrotullohen brenda kabinetit qeverisės duke ndėrruar pozicionin e dikasterit qė mbulojnė.

    Priten tė largohen nga kabineti qeveritar ministri i Kulturės, Turizmit, Rinisė dhe Sporteve, Bujar Leskaj, ministrja e Integrimit, Arenca Trashani, ministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, ministri i Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta, Kosta Barka, dhe ministri i Shėndetėsisė, Maksim Cikuli.

    Struktura e PD-sė

    Partia Demokratike pėrgatitet tė emėrojė emra tė rinj nė degėt e PD-sė nė rrethe. Emėrimi i drejtuesve tė rinj do tė bėhet menjėherė pas mbledhjes qė do tė zhvillohet javėn qė vjen. Kryesitė e degėve, rretheve, qarqeve, rajoneve elektorale, qyteteve qė kanė mė shumė se dy nėndegė pėrbėhen nga jo mė pak se 15 anėtarė. Kryesia e PD-sė do tė pėrcaktojė numrin e anėtarėve pėr ēdo kryesi, si dhe kriteret qė duhet tė plotėsojnė kandidatėt pėr anėtarė kryesie. Sipas nenit 25 tė statusit tė PD-sė, jo mė pak se njė e katėrta e anėtarėve tė kryesisė duhet tė jenė femra.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Humdinger : 25-02-2007 mė 16:41

  4. #184
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Topi: “PD-ja humbi qytetet e mėdha”

    Gazeta Albania

    Valentina MADANI

    Nėnkryetari i PD-sė, Bamir Topi, pranoi dje publikisht se maxhoranca nė zgjedhjet e 18 shkurtit ka humbur bashkitė kryesore nė vend. Por ai nuk bėri pėrgjegjės individė tė caktuar nė PD pėr rezultatet e dobėta tė “Aleancės sė Madhe” nė zgjedhjet vendore tė sė dielės. Sipas Topit, pėrgjegjėsia pėr kėtė humbje ėshtė kolektive. Nisur nga ky fakt, funksionari i lartė i PD-sė sheh nevojėn e ndryshimeve nė qeveri, pasi jo tė gjithė ministrat kanė qenė nė lartėsinė e duhur. Topi bėri tė qartė se askush nuk mund tė abuzojė me humbjen apo fitoren e zgjedhjeve. Megjithatė, ai shprehu bindjen se maxhoranca i ka tė gjitha premisat qė tė rikonsolidojė pozicionet e veta.
    “Tė gjithė kanė atė pjesė tė pėrgjegjėsisė qė lidhet me ato momente qė ne i quajmė jo tė kėnaqshme, por pėrgjegjėsia nuk mund tė specifikohet, ajo ėshtė relative. Nė tė tilla raste njeriu merr pėrgjegjėsitė e veta, por nė kėto raste them se pėrgjegjėsia ėshtė kolektive”, - tha Topi. Nisur nga ky fakt, ai u bėri thirrje strukturave tė PD-sė qė tė reflektojnė mbi rezultatin e zgjedhjeve dhe tė analizojnė ēdo shkak qė ka ēuar nė kėtė rezultat.
    I pyetur mbi ndryshimet nė qeveri, z.Topi pohoi se nuk i lidh dhe nuk i kondicionon thjesht nga rezultatet e zgjedhjeve tė pushtetit vendor.
    “Unė, vuri nė dukje Topi, kam parė edhe vullnetin e zotit kryeministėr dhe tė personazheve tė tjera tė maxhorancės, tė cilėt nė mėnyrė tė konsoliduar kėrkojnė dhe deklarojnė qė ndryshimet nė qeveri janė tė nevojshme dhe tė domosdoshme, madje kjo ėshtė paralajmėruar edhe para zgjedhjeve tė pushtetit vendor”.
    Pyetjes sė gazetarėve nėse do tė ndikojnė rezultatet zgjedhore nė kėtė drejtim, nėnkryetari i PD-sė iu pėrgjigj se "aty ku ka pasur njė ecuri jo si duhet tė reformave, apo tė marrjes nė konsideratė nė mėnyrė harmonike pėr tė gjithė interesat nė tė gjithė territorin shqiptar, kėrkohet qė tė bėhet njė analizė mė specifike dhe unė besoj se jemi nė momentin kur ėshtė e mundur qė tė bėhet kjo analizė".
    Drejtuesi i lartė i PD-sė kėrkoi qė askush nga palėt tė mos abuzojė me rezultatin e zgjedhjeve vendore, si me humbjen, ashtu edhe me fitoren, por ėshtė shumė e nevojshme qė tė ketė njė klimė tė pėrshtatshme pėr tė zhvilluar tė gjitha ato standarde qė i duan tė gjithė qytetarėt shqiptarė".
    Duke komentuar situatėn paszgjedhore, Topi u shpreh se "gjykimi pėr zgjedhjet e pushtetit vendor, natyrisht qė ėshtė disi i veēantė nga zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare, sepse zgjedhjet politike lexohen mė drejtpėrdrejt dhe kanė njė tregues, i cili projektohet nė maxhorancėn parlamentare qė merr edhe tė drejtėn pėr realizimin e qeverisė dhe pėr ekzekutivin". Sipas tij, zgjedhjet e pushtetit vendor natyrisht qė kanė njė lexim disi specifik, pasi ka disa tregues pėr t'u diskutuar.
    "Rreth mbėshtetjes politike nė tė gjithė territorin kuptohet qė ėshtė numri i votave, pastaj kur vjen tek ēėshtja e rėndėsisė, se sa rėndėsi ka njė fitore nė qytet, apo njė fitore nė komunė, kuptohet dhe kėtu nuk ka asnjė gjė pėr ta diskutuar ndryshe, se fitoret nė qytetet e mėdha dhe tė rėndėsishme sigurisht qė janė fitore qė duhen marrė nė konsideratė dhe PD-ja ėshtė shprehur nėpėrmjet kryetarit tė saj", - tha z.Topi.
    Nė kėtė drejtim ai theksoi se "nė tė tilla zgjedhje merren edhe leksionet e duhura, pasi aty ku ke fituar ti tenton qė tė konsolidosh fitoren, dhe aty ku ke humbur kėrkon qė tė gjesh arsyen, dhe natyrisht qė mundėsitė janė pėr tė riparuar tė gjitha ato defekte qė janė parė gjatė rrugės". Bamir Topi vuri nė dukje se ndonjėherė ėshtė e nevojshme pėr tė rikuperuar pozicionet, pėr tė parė hapat, pėr tė parė gabimet dhe ėshtė mirė qė njeriu tė ketė objektivitet qė aty ku ka bėrė gabime, natyrisht duhet tė ketė koshiencėn dhe duhet tė riparojė". Nė kėtė kuadėr ai shprehu bindjen se "ekziston vullneti qė tė gjitha institucionet tė shkojnė nė njė rrjedhė normale, sikurse e kėrkon stadi i demokracisė nė Shqipėri, ndaj do tė uroja qė askush nuk duhet tė abuzojė me rezultatin, qoftė me humbjen, qoftė me fitoren, por ėshtė shumė e nevojshme qė tė ketė njė klimė tė pėrshtatshme pėr tė zhvilluar tė gjitha ato standarde qė i duan tė gjithė qytetarėt shqiptarė".
    "Nuk ka asnjė gjė pėr t'u shqetėsuar, nė kėto momente mendoj qė vota lexohet nė disa mėnyra, por e rėndėsishme ėshtė qė PD-ja dhe maxhoranca duhet t'i rikthehet me njė vėmendje absolute qendrave tė mėdha urbane, sepse kuptohet se pesha e tyre specifike ėshtė ajo qė ėshtė", - deklaroi z. Topi.
    Sipas tij, "tani jemi nė momentin kur rezultatet po dalin hap pas hapi, pra duhet tė jemi jashtėzakonisht tė matur qė kur tė dalin tė gjitha rezultatet nė mėnyrė zyrtare, atėherė edhe komentet dhe analizat bėhen mė serioze".
    Topi gjykoi se ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja pėr tė gjithė shqiptarėt, ėshtė se duhet tė kuptojnė se reformat duhet tė vazhdojnė dhe duhet t'i pėrfshijnė tė gjitha institucionet, edhe ata qė nuk kanė qenė koshient pėr pozicionet qė kanė pasur".
    Z. Topi u shpreh se "tė gjithė kanė atė pjesė tė pėrgjegjėsisė qė lidhet pikėrisht me ato momente qė ne i konsiderojmė jo tė kėnaqshme dhe pėrgjegjėsia nuk mund tė specifikohet, pasi ajo ėshtė gjithmonė relative, por nė tė tilla raste gjithsecili merr pėrgjegjėsitė e veta".
    "Besoj se ka njė pėrgjegjėsi kolektive pėr tė gjitha reflektimet e mundshme, qė tė dalim sa mė shpejt nė njė fushė tė hapur ku gjithēka tė jetė e projektuar, qoftė pėr maxhorancėn, qoftė pėr opozitėn, sepse kėrkojmė tė zhvillojmė jo thjesht njė bashkėpunim institucional, por edhe nė kuadrin e zgjedhjeve tė pushtetit vendor kėrkojmė qė tė forcojmė tė gjitha linjat e decentralizmit tė pushtetit, pavarėsisht ku ėshtė fituar ky pushtet, nė mėnyrė qė qytetari tė provojė efektin e reformave tė maxhorancės, por besoj edhe shėrbimin nė nivel lokal", - theksoi nėnkryetari i PD-sė.

  5. #185
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Godo: Humbja e PD, Berisha jashte realitetit. Ndryshimet ne qeveri te nevojshme

    Derguar me: 25/02/2007 - 12:56

    Balkan Web

    • Ndersa per mundesine e kandidimit te tij per president Godo ka mohuar gjithēka, duke thene se nuk eshte pjese e aspiratave te tij politike, porse ka mohuar qe dhe Nano te mund jete nje kandidature e duhur per President.

    Per kryetarin e nderit te republikaneve, Sabri Godo per humbjen e koalicionit te djathte ne zgjedhjet vendore, pergjegjes duhet te jene te gjithe perfshire ketu dhe Berishen si kryeminister e kryetar te PD-se. Ne nje interviste dhene per nje te perditshme shqiptare, Godo eshte i habitur nga qendrimi i kryeministrit Berisha, i cili shpalli fitoren plebishitare ne te gjithe vendin, duke e krahasuar ate me fitoren e vitit 1992. “Me duket se ai eshte jashte realitetit te gjerave. Ne 1992 une ketu kam qene dhe kam marre pjese ne zgjedhje dhe e di qe atehere 70% e shqiptareve votuan per demokracine. Kurse sot nuk kemi te njejtat raporte”, shprehet Godo per te perditshmen “Panorama”.
    I pyetur ne lidhje me ndryshimet ne qeveri Godo thote se 4-5 ministra duhet te lene postet e tyre, pasi nuk kane perballuar me eficence punen ne keto 18 muaj si dhe fushaten e PD-se, por pa permendur emra konkrete. “Mbase per kete nuk kane dhe aq faj se eshte e para here qe merrnin mbi supe nje pergjegjesi shteterore”, shprehet Godo. Ndersa per mundesine e kandidimit te tij per president Godo ka mohuar gjithēka, duke thene se nuk eshte pjese e aspiratave te tij politike, porse ka mohuar qe Nano mund te jete nje kandidature e duhur per President.
    ” E kam thene ne menyre te qarte qe une nuk kam nje aspirim te tille dhe nuk jam kurrsesi kandidat. Nuk e di se sa here duhet ta perseris kete qe gazetaret te me besojne me ne fund se kesaj here po them te verteten”.

    Godo: Nano ka dale perfundimisht nga politika

    Pyetjes nese kryeministri Nano pas ketyre zgjedhjeve ka me mundesi te jete president i vendit, Godo shprehet se Nano per te ka dale nga politika perfundimisht. “Kandidimi i Nanos per president eshte jashte diskutimit. Une them se ketu mund te behen 1000 njerez te tjere kandidat per president dhe Nano te jete jashte ketyre te 1000. Nano beri nje fare levizje tani dhe nuk e di seē donte te arrinte me ate, beri gjoja nje gjysme fushate ne favor te socialisteve dhe atje ku e beri kete fushate humbi. Kjo fitore e Rames ne akordance ne radhe te pare me Meten dhe me aleatet e tjere me duket se i tha qarte Nanos se koha e tij tashme ka kaluar. Me te vertete ai mund te vazhdoje te beje turizem, por tani per tani ai nuk ka asnje shans per t’u rikthyer ne politike dhe nese tenton do te jete nje perpjekje me te vertete e mjere, qe nuk do ta nxjerre ne asnje vend. Kurse per kandidimin e tij une e kam thene edhe me pare, e kam kundershtuar ate mendim se mund te perkrahet nga Berisha, megjithese shume gjera treguan se nje eventualitet i tille mund te ngjante por me ate Berisha do te shkaterronte veten perfundimisht nese do ta perkrahte”, tha Godo.


    Daniela Bonollari

  6. #186
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Opozita: Protesta po cenoi voten Berisha

    Korrieri


    E Shtune, 24 Shkurt 2007

    Kreret e partive opozitare kane kercenuar se vendi do te perfshihet ne protesta masive deri ne largimin e kryeministrit nga posti, ne rast se tentohet te preket vota ne Durres dhe Elbasan. Ata kane kerkuar nga kreu i maxhorances qe te njohe rezultatin

    Opozita e bashkuar kercenon me protesta masive, deri ne largimin e kryeministrit Sali Berisha, ne rast se tenton te prishe zgjedhjet dhe te cenoje voten e shqiptareve. Ne nje deklarim te perbashket ne seline e Partise Socialiste, lideret e opozites, Rama, Meta, Ceka e Milo i kane bere thirrje kryeministrit Berisha qe te njohe rezultatin e zgjedhjeve vendore, dhe te heqe dore nga tentativat per bllokimin dhe prishjen e zgjedhjeve ne bashkine e Durresit dhe te Elbasanit, ku kandidatet e opozites jane fitues te padiskutueshem. Ne rast te kundert keto protesta do te vazhdojne deri ne largimin e Berishes nga posti i tij. "I bejme thirrje kryeministrit te Shqiperise qe te heqe dore urgjentisht nga perpjekja per te permbysur ne menyre te dhunshme dhe jo demokratike rezultatin e qarte si drita e diellit ne Durres dhe Elbasan", deklaroi Edi Rama. Ne te kundert sipas kryetarit te PS-se dhe opozites se bashkuar do te detyrohet te konsiderojne si mundesine e vetme vendosjen e "nje barrikade njerezore per te penguar me cdo cmim kete atentat kunder demokracise, protesta te cilat do te zgjasin deri ne largimin e Berishes". Kreret e partive opozitare shprehen qendrimin e tyre per situaten aktuale duke derguar mesazhin e rradhes kryeministrit, per njohjen e rezultatit dhe respektimin e standardeve ne zonat Elbasan dhe Durres ku ende nuk eshte mbyllur procesi i numerimit te votave. Kreu Rama ne fjalen e tij shprehu keqardhjen per kryeministrin e vendit i cili nuk eshte ne gjendje te pranoje humbjen e zgjedhjeve brenda standardeve demokratike, duke tentuar manipulimin e tyre me cdo kusht. "Ne jemi shume te shqetesuar vecanerisht per perpjekjet antidemokratike dhe te orkestruara te qeverise per te marre peng Durresin dhe Elbasanin duke mos pasur asnje skrupull dhe duke mos u ndalur perpara faktit se qytetaret e ne keto dy qytete jane shprehur me voten e tyre te lire dhe e kane dhene verdiktin e tyre", deklaroi Rama. Sipas kryetarit te PS-se, epoka e Sali Berishes ka mbaruar, i takon atij ne rradhe te pare te nxjerre konkluzione te qarta nga verdikti i 18 shkurtit. Sipas Rames kryeministri Berisha e ka bere Shqiperine gazin e botes duke e degraduar procesin zgjedhor dhe duke nderhyre brutalisht ne kete proces.

    Aleatet

    Me i ashper ne drejtim te Berishes ka qene kryetari i LSI, Ilir Meta. Ai eshte shprehur se opozita e bashkuar ne asnje menyre nuk do te lejonte te cenohet qofte edhe nje vote e vetme, duke i kerkuar te respektohen rezultatet te cilat jane te qarta per opinionin publik. "Ne rast se Berisha do te guxoje dhe do te vazhdoje ne kete rruge te mbrapshte te urdherave politike ndaj komisionereve te tij per bllokuar rezultatet, per te mos njohur zgjedhjet, atehere ne do te jemi te detyruar qe t'i bejme thirrje te gjithe qytetareve per te mbrojtur votat e tyre",theksoi Meta. Sipas kreut te LSI-se, "nese cenohen zgjedhjet opozita e bashkuar do te zhvilloje protesta, te cilat do te ndalojne vetem me largimin e Sali Berishes nga zyra e kryeministrit". Sipas tij, ne rast se ai guxon te mendoje se do te mund te cenonte akoma voten e bere tashme publike nga ana qytetareve, ne pastaj kete histori do ta mbyllim me largimin e Sali Berishes nga kjo zyre, ku ai ne fakt nuk e ka merituar ndonjehere edhe qe te hyje. Te te njejten linje kane qene dhe lideri i PAD, Neritan Ceka teksa eshte shprehur se kjo ka qene nje fitore e qytetareve dhe Berisha duhet te dije qe qytetaret dine te mbrojne fitoren e tyre. Kryetari i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo, shprehu qendrimin e tij per vleresimet qe erdhen nga komuniteti nderkombetar per procesin zgjedhor, vleresime shume negative te cilat perkeqesohen gjithe e me shume nese vazhdohet ne te njejten linje nga maxhoranca ne pushtet. Milo ka akuzuar qeverine Berisha se me abuzimet ne procesn zgjodhore, po krijon nje imazh negative ne arenen nderkombetare.

    Thane

    Edi Rama: "Epoka e Sali Berishes ka mbaruar. Mbetet vetem formalizimi i fundit te kesaj epoke dhe i takon zotit Berisha ne rradhe te pare e pastaj te gjithe te djathtes te nxjerre konkluzione te qarta nga verdikti i 18 shkurtit dhe te mos e beje Shqiperine gazin e botes duke e degraduar procesin zgjedhor ne nje farse dhe duke nderhyre brutalisht ne kete proces. Jam ketu per t'i bere thirrje kryeministrit te Shqiperise se bashku me te gjithe koleget qe te heqe dore urgjentisht nga perpjekja per te permbysur ne menyre te dhunshme dhe jo demokratike rezultatin e qarte si drita e diellit ne Durres dhe Elbasan. Ne te kundert do te na duhet qe te konsiderojme vendosjen e nje barrikade njerezore per te penduar me cdo cmim kete atentat kunder demokracise dhe kete perpjekje te palejueshme ne kundershtim me vullnetin e sovranit ne Durres dhe ne Elbasan".

    Ilir Meta: "Ne rast se Berisha do te guxoje dhe do te vazhdoje ne kete rruge te mbrapshte te urdherave politike ndaj komisionereve te tij per bllokuar rezultatet, per te mos njohur zgjedhjet dhe per te terhequr zvarre gjithe kete proces zgjedhor, atehere ne do te jemi te detyruar qe t'i bejme thirrje te gjithe qytetareve per te mbrojtur votat e tyre. Por jo vetem, kaq, por do te jemi te detyruar qe kete ta perfundojme me largimin e Sali Berishes nga zyra e kryeministrit. Ne rast se ai nuk ka nxjerre mesime nga keto zgjedhje dhe ne rast se ai guxon se do te mund te cenonte akoma voten e bere tashme publike nga ana qytetareve, ne pastaj kete histori do ta mbyllim me largimin e Sali Berishes nga kjo zyre ku ai ne fakt nuk e ka merituar ndonjehere edhe qe te hyje".

    Ceka dhe Milo: "Kjo ka qene nje fitore e qytetareve dhe zoti Berisha duhet te dije qe qytetaret dine te mbrojne fitoren e tyre", deklaroi Ceka. "Ne rast se Sali Berisha do te guxoje te preke voten, atehere do te duhet te perballet me rezistencen e shqiptareve, ne Durres ne Elbasan dhe kudo. Eshte e patolerueshme qe pasi e ka kthyer Shqiperine prapa ne kuptimin e standardeve, dhe pasi Shqiperia sot ka humbur sikur e thone edhe monitoret nderkombetare, tani ne kete mjegull paszgjedhore te rrembehet rezultati i vendosur me voten e qytetareve. Kjo as nuk tolerohet dhe as nuk ndodh dot, persa kohe ne jemi ketu te gjalle dhe ne kembe. Dhe na vjen shume keq qe leximi yne i votes me modesti dhe me perulesi perpara popullit shqiptar dhe ne respekt te plote te pakices ne te gjithe qytetet ku ne kemi fituar eshte konsideruar si dobesi apo si mungese deshire per te festuar", theksoi Milo.

  7. #187
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323

    Kan fitu pjeset(partit) ka humb e tera( Shqiperia)

    gjithmon kjo pune ne ket vend, her j a hipe e her ta hipi,daē dje ne komunizem daē sot ne kte kripto...disa kenaqen me luge bosh,ca me te zgjuar,pordhuesit e fjalve te hapura e pislleqeve te fshefta hane... e mbase kujtojn edhe qe jane burra te mire, ne te vertete qena te rrahur.

    kte vend qeka e thene me se duket t a terheqin si per kapistalli maskarejt e budallejt, bravo Edvin Rama, talli nga pak po mos i trajto keq edhe po e pate ne dore se jane gjunah te mjeret

  8. #188
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    DW: “Berisha pėrgatit shkarkimit e Bamir Topit”

    Gazeta Albania



    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nė Tiranė shpalli sot rezultatin nė 302 njėsi vendore nga 384 nė nivel kombėtar. Sipas Leonard Ollit, zėdhėnės i KQZ-sė, nė 9 njėsi vendore votimi nuk ėshtė kryer, nė 3 tė tjera numėrimi i votave ėshtė bllokuar nga mosmarrėveshjet mes komisionerėve demokratė dhe socialistė.
    Rezultatet e sapopublikuara nga KQZ-ja nuk kanė ndryshuar hartėn elektorale tė shpallur tanimė: pushtetin lokal nė Tiranė dhe qytetet kryesore i ka marrė e majta opozitare, kurse nė zonat rurale e djathta qeverisėse.
    Por rezultatet e saposhpallura treguan pėrqindjen e partive nė proporcinal, ku PS-ja ėshtė nė avantazh me 19,36% tė votave nė raport me PD-nė, qė ka 18,52%.
    Mungesa e rezultatit pėrfundimtar po sjell njė situatė paradoksale nė Shqipėri. Kryetarėt e dy kampeve politike kundėrshare, qė morėn pjesė nė garė, Edi Rama nga opozita dhe Sali Berisha nga maxhoranca qeverisėse, secili deklaron se i ka fituar ai zgjedhjet lokale tė 18 shkurtit. Cili prej tyre thotė tė vėrtetėn? I vetmi institucion qė e ka detyrė kushtetuese t“i japė pėrgjigje kėsaj pyetjeje tė thjeshtė vazhdon tė heshtė.
    Nė kėtė heshtje shifrash, qė i japin fund situatės sė mėsipėrme, kampet kundėrshtare pėrdorin argumentet e tyre. Opozita thotė se elektorati nė Tiranė dhe qytetet kryesore, ku ajo ka fituar, ėshtė mė i madh nė numėr sesa ai nė disa dhjetėra komunave tė marra sė bashku. Qeveria thotė se numri i komunave mė i madh se ai i qyteteve kryesore ėshtė domethėnės pėr fitoren e saj.
    Opozita pyet pse heshti deri tani Berisha nėse fitorja nė zonat rurale do tė thotė fitore e zgjedhjeve lokale dhe pse aleatėt e tij nė bashkėqeverisje nuk flasin pėr fitore?
    Republikanė, demokristianė dhe PBDNJ-ja kėrkojnė mbajtje pėrgjegjėsie dhe ndryshime nė qeveri, si reflektim pėr humbjen e zgjedhjeve nė qytetet e mėdha.
    Vetė kryeministri Berisha pranoi se do tė bėjė ndryshime, por jo si reflektim pėr humbjen, por pėr tė pėrshpejtuar ritmin e reformave tė ngadalėsuara gjatė fushatės dhe pėr tė realizuar premtimet gjatė zhvillimit tė saj.

    Burime konfidenciale nga PD-ja pohuan pėr DW se nė qarqe tė larta tė PD-sė po pėrgatitet qė faturėn e humbjes t’ia ngarkojnė nėnkryetarit tė saj dhe kryetarit tė Grupit Parlamentar tė PD-sė, Bamir Topi, i cili drejtoi fushatėn e ish-ministrit tė Brendshėm, Sokol Olldashi, qė humbi nė Tiranė pėrballė Edi Ramės.

    Pas humbjes Olldashi duket se nuk ka shanse tė rikthehet nė qeveri. Kryeministri Berisha e cilėsoi atė mbrėmė njė figurė kryesore vetėm tė partisė.
    Rezultatet zyrtare pėr tė 384 qendrat e votimit nė shkallė vendi nuk pritet tė dalin para 25 shkurtit. Deri atėherė secili kamp do tė thotė se i ka fituar ai zgjedhjet lokale. Ndėrsa nė prapaskenat e PD-sė po pėrgatiten ndėrrime postesh tė larta dhe emra tė rinj pėr tė marrė portofole ministrore tė atyre qė do tė paguajnė me largim nga qeveria.

    Sa pėr pėrgjegjėsinė e kryeministrit Berisha, qė mori pjesė vetė nė fushatėn e zgjedhjeve lokale, sipas njė sondazhi tė kryer nga NEWS 24, kanal i pavarur televiziv i Tiranės, 84 pėr qind e tė anketurve mendojnė se Berisha duhet tė japė dorėheqjen pas humbjes se zgjedhjeve.

    Gjithsesi, qeveria e djathtė ndodhet para zhvillimesh tė reja, qė me pak fjalė do tė pėrmblidheshin: prishje e ekuilibrave ekzistuese mes demokratėve e partive aleate dhe vendosje ekuilibrash tė reja. Aktualisht maxhoranca e djathtė ka dy deputetė mė pak: Sokol Olldashin, qė la mandatin pėr tė kandiduar pėr kryetar bashkie dhe Spartak Ngjela, qė nuk bėn pjesė mė nė Grupin Parlamentar tė demokratėve, gjė qė ia bėn tė vėshtirė miratimin e vendimeve tė qeverisė me 2/3 e parlamentit pa votėn e opozitės.


    26 Shkurt 2007

  9. #189
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Godo: “Nuk qeveriset me llafe dhe deklarata boshe”

    Gazeta Albania

    Z. Godo, kush mendoni se ishin shkaqet kryesore qė sollėn humbjen e sė djathtės mė 18 shkurt?

    - Kam thėnė edhe disa kohė mė parė se Berisha duhet tė bėjė ndryshime nė qeveri. Ishte i domosdoshėm njė rikompozim i kabinetit. Ndaj tani mendoj se njė nga shkaqet kryesore tė humbjes sė maxhorancės nė kėto zgjedhje ishte paaftėsia e disa ministrave. Meqenėse tani kaloi njė periudhė mė shumė se njėvjeēare dhe i pamė “zotėsitė” e kėtyre ministrave tė rinj, gjykoj se 3-4 ministra duhen zėvendėsuar. Kjo ėshtė e pashmangshme.

    Nė kushte tė tilla humbjeje, ka zėra se kryeministri duhet tė japė dorėheqjen. Ai i mbėshtesni kėta zėra pėr largimin e Berishės?

    - Kryeministri ka njė mandat 4-vjecar, tė cilin nuk e ka pėrfunduar. Duhet tė vazhdojė punėn dhe tė mendojė se si tė rikuperojė gjėrat pas 18 shkurtit. E riktheksoj, duhet tė largohet tė paktėn njė e treta e ministrave. Qeveria duhet tė ndryshojnė. Njerėz qė nuk patėn ndonjė pėrvojė tė madhe nga e kaluara dhe ndoshta nuk patėn kohė tė mjaftueshme tė provojnė kapacitetet e tyre.

    A ėshtė i mjaftueshėm vetėm largimi i disa ministrave, apo kėrkohen lėvizje tė tjera emergjente nga ana e z. Berisha?

    - Z. Berisha, sė pari duhet tė forcojė qeverisjen. Sė dyti, tė shpallė mė nė fund njė strategji tė qartė pėr luftėn kundėr korrupsionit. Nuk ecet mė me llafe dhe deklarata boshe. Duhet tė pėrqendrohet nė dy ēėshtje: ē’do tė bėhet me ish-klikėn e korruptuar tė qeverisjes sė majtė, falė sė cilės erdhi nė fuqi Berisha. E dyta, ē’do tė bėhet pėr tė ndalur ringjalljen e njė korrupsioni tė ri brenda administratės qė po krijohet.

    Jeni i bindur se ka tė korruptuar edhe nė qeverinė “Berisha”?

    - Unė jam i bindur dhe ka shenja tė qarta se njerėz tė rinj, tė emėruar simpatizantė tė partisė nė vend, sidomos aty ku qarkullon leku, kanė filluar tė vjedhin po aq sa tė parėt.


    26 Shkurt 2007

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e Kristiano
    Anėtarėsuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Lezhe
    Postime
    476
    A PRAP ME KTO ZGJEDHJE.U MOR VESHT PRA.NE TIRANE FITOI KRIMINELI MA I MADH NE BOT EDI RAMA,NJERIU MA ... ....PO FAJIN E KAN KTO TIRANASIT.BOLL SE NA QMENET ME KETO GJANA TASH. HUMDINGER,DO TE HAPIM NJE NENFORUM PER TY QE TE BESH KOMENTE E MOST TE NA MERZISESH ME

Faqja 19 prej 24 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 22 Mars 2009 Zgjedhjet Lokale ne Maqedoni ??
    Nga faruk_01 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 17:52
  2. Statusi perfundimtar i Kosoves - lajme, analiza, komente
    Nga ideus nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 22-06-2006, 14:25
  3. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  4. "Nano Ik", protesta sėrrisht nė Bruksel
    Nga Asteroid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •