Tani qe mjegulla mbi rezultatin e zgjedhjeve po ngrihet pak nga pak, duket se kemi te bejme me nje fitore derrmuese te se majtes. Duke ju referuar rezultateve te ECA-Mjaft, qe deri tani kane qene paralel me ato cka ka konfirmuar KQZ-ja vetem se disa ore me shpejt, duket se PD ka arritur te fitoje vetem ne Shkoder, Peshkopi dhe Kukes ndersa PS ka fituar ose po fiton ne menyre komode (+10% diference) ne Tirane, Vlore, Korce, Lushnje, Fier, Gjirokaster nderkohe qe ka fituar ngushte ne Durres dhe kryeson ngushte ne Elbasan.
Duke i marre si te mireqena keto rezultate, del se Edi Rama ka arritur nje fitore spektakolare ne dy fronte ne keto zgjedhje. Ndaj Berishes dhe Olldashit nga njera ane, dhe ndaj Nanos brenda per brenda partise se vet. Me fitoren ne thuajse gjithe kryeqendrat e vendit perjashtuar Shkodren, Rama dhe e majta kane nje justifikim te forte per te provokuar zgjedhje te parakohshme ne castin e zgjedhjes se presidentit. Per mua, perdorja e zgjedhjes se presidentit si shkak per zgjedhje te parakohshme eshte imorale, sepse behet fjale per 84 vota parlamentare te cilat si zor qe ti arrije ndonjehere i vetem njeri krah i politikes keshtu qe presidenti duhet te jete konsensual, per me teper qe dhe roli si udheheqes shteti deri diku e kerkon kete gje. Por nga ana tjeter keto zgjedhje kana vene ne dyshim dhe moralitetin e te djathes dhe Berishes per te qeverisur dhe 2 vjet e gjysem te tjera kur eshte dukshem ne pakice. Nje tregues per kete do jete dhe vota popullore ne shkalle vendi, ndonese per kete do duhet rrezik dhe nja nje jave.
Me kete fitore, Edi Rama gjithashtu ka forcuar pozitat e tij ne krye te PS-se, ku gjithmone ne keto 18 muaj ka patur hijen e Nanos mbi koke. Mgjth fitorja ndaj Nanos nuk eshte ende e sigurt apo perfundimtare. Ky i fundit ka akoma nje numer jo te vogel deputetesh qe e perkrahin, nderkohe qe mungesa e Blushit dhe Majkot ne krah te Rames ne mitingun permbylles mund te jete nje tregues qe keta te dy po lekunde(shi)n drejt Nanos. Edi Rama ka ne dizavantazh te vetin faktin se eshte jashte parlamentit te sotem dhe doreheqja si kryetari per deputet ne zgjedhjet e rradhes mund ti kushtoje. Mgjth deri atehere ka kohe dhe ky problem eshte luks ne krahasim me ato qe ka e djathta sot.
Tjeter fitues i ketyre zgjedhjeve eshte Ilir Meta dhe LSI qe konfirmohet si forca e trete me e madhe ne vend. Ndarja nga PS-ja i kushtoi humbjen te majtes ne 2005, dhe bashkimi me Ramen dy vjet me vone i dha fitoren atij. Ne mungese te votave te LSI-se, Rama do kishte humbur ne Tirane dhe Dako ne Durres.
Humbesi me i madh brenda te djathtes sigurisht qe eshte Berisha e shume me pak se ai Olldashi qe zor se mund te kete me ndonje te ardhme ne politike. Politizimi i nje fushate per zgjedhje vendore dashur pa dashur e ktheu kete ne nje beteje Berisha-Rama po aq ne mos me teper se Olldashi-Rama. Kriza energjitike pas deklarimit per 24 ore drita duhet ti kete renduar shume ne keto zgjedhje. Dalja pompoze e Nanos bashke me Berishen, ndonese ne mendimin tim e justifikuar per shkak te bllokimit absurd qe Rama dhe e majta i paten bere procesit zgjedhor, pashmangshmerisht la nje shije te hidhur te shqiptaret e zhytur ne erresiren e pas-festave. Per me teper gafa e Berishes kur u pyet per akuzat kunder Nanos, "mos konfondoni deklaratat elektorale dhe post elektorale". Gjithashtu me ate fjali te vetme, Berisha dogji kalin fitues te zgjedhjeve te 2005, luften kunder korrupsionit. Ne nje vit e gjysem, e djathta ka humbur shumicen e avantazhit qe siguroi ne tre korrik ne boshtin Tirane-Durres: ne 2005, PS fitoi vetem 4 nga 22 zona (madje tre nga keto kater keto shume ngushte: 17, 400 dhe 100 vota). Po ashtu fakti qe ne dy fitoret e medha te vendoreve te 2003-it, ne Korce dhe Elbasan, e djathta nuk kandidoi dot kryebashkiaket aktuale eshte tjeter tregues negativ per te.
Ndonese ishin vetem zgjedhje vendore, kjo humbje ishte nje shenje per Berishen qe te largohet nga roli i liderit absolut. Ne shtyp eshte perfolur here pas here teza se ne 2007, ne kembim te konsensusit per presidentin, e majta mund te kerkoje largimin e Berishes nga posti i kryeministrit. PD dhe e djathta ne pergjithesi duhet qe tani te pregatitet per skenaret pa Berishen ne zgjedhjet e ardhshme. Topi dhe Topalli duken si dy figurat me te mundshme per kete pozicion. Se fundi, ne rast bllokimi te zgjedhjes se presidentit pas disa muajsh, uroj qe mazhoranca mos e shikoje si zgjidhje Fatos Nanon. Mund te fitojne dy vjet por rrezikojne te humbin akoma me teper nga elektorati.
Krijoni Kontakt