Close
Faqja 21 prej 24 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 231
  1. #201
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga Dageus
    Shume dakort jam me ty ne shume pika po edhe Sali Berisha sikur ka marre kot fare. Kemi 17 vjet qe kemi shpallur demokracine dhe asgje te frytshme nuk kemi bere me te. Vendi akoma rrumpalle eshte dhe korrupsioni eshte bere si nje epitet i kombit. Berisha nuk para i ka mbajtur te gjithe ato premtime per te cilat njerezit nxorren rrylat e fytit duke e perkrahur neper mitingje. Une kam qene ne moshe te vogel dhe e mbaj mend gezimin e atyre diteve, po tani jemi me teper te zhgenjyer. Shyqyr qe s'jemi atje, po mjere ata qe jane.


    I mjere je ti or qyq qe endesh rrugeve te botes, por nuk e kupton.
    Ne Shqiperine do ta bejme edhe pa ty e shoket e tu qe i keni kthyer shpinen.Neser si do u thoni femijeve tuaj, kur t`iu pyesin: - C`bere ti o babi kur Atdheu kishte nevoje per Burra ?
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  2. #202
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Emisioni investigativ nė "Top Channel" i dėrgon njė letėr anonime ministrit tė Financave dhe drejtorit tė Doganave

    "Fiks Fare" shkarkon doganierėt e Kapshticės

    Bode: "Tė largohen gradualisht nga puna" ata qė u angazhuan nė fushatėn e PS


    Gazeta Shqip


    Njė letėr anonime e "Fiks Fare" u ka kushtuar vendin e punės disa doganierėve. Pa asnjė bazė tjetėr ligjore, vetėm me informacione nga "baza", ministri i Financave ka urdhėruar drejtorin e Pėrgjithshėm tė Doganave "tė marrė masa pėr t‘i larguar nga puna gradualisht" tė gjithė ata doganierė, tė cilėt janė angazhuar nė fushatėn e Partisė Socialiste nė vitin 2005 apo qė kanė miq nė Kontrollin e Lartė tė Shtetit. "Fiks Fare" i dėrgoi njė vit mė parė, njė letėr anonime ministrit tė Financave dhe drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Doganave, pėrmes sė cilės bėhej fjalė pėr "abuzime" tė kryera nga disa doganierė nė Kapshticė. Menjėherė pas kėsaj letre u vendos nė lėvizje Komisioni Disiplinor i Doganave.

    Letra anonime ishte pa firmė dhe pa adresė. Vetėm shėnimi: "Dua tė mbetem anonim" dhe qyteti Korēė ishin tė dhėnat mbi autorin e letrės. Informacioni ishte i detajuar dhe me emra konkretė doganierėsh. Sipas letrės, arsyeja qė pėrse doganieri me emrin Gentian Aliēkolli duhej tė largohej nga puna ishte financimi qė i kishte bėrė fushatės sė Partisė Socialiste. Madje pėr kėtė akuzė nuk kishte asnjė dokument. Pėr doganierin tjetėr Shefqet Vranici, nė letėr ngrihej akuza pėr njė karburant, pronė e tij, gjithmonė sipas anonimit, pikė qė ndodhet nė rrugėn e Kamzės pėr nė Zall-Herr. Ndėrsa pėr Skėnder Labinotin, nė letėr theksohej se ka blerė katėr shtėpi, njė nė Pogradec, dy nė Tiranė dhe njė tjetėr madje nė Itali. Pėr Nafiz Zyfin menduam tė shkruanim se i ka mbyllur problemet me Kontrollin e Lartė tė Shtetit, pikėrisht me kryetarin e kėtij institucioni, tė cilin duhet ta ketė mik tė ngushtė. Ndėrsa doganieri Lavdosh Zerbaj, sipas letrės anonime tė "Fiks Fare", problemet qė i kishte nxjerrė KLSH-ja i ka mbyllur me lekė. Akuza mė e rėndė ishte pėr njė doganier, i cili qėndron nė kėtė detyrė prej 14 vjetėsh. "14 vjet doganier, ndėrron lėkurėn si kameleoni", thuhej nė letėr.

    Letra e anonime e emisionit investigativ nė "Top Channel" vuri nė lėvizje administratėn e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave si dhe Komisionin Disiplinor. Drejtori i administratės dhe personelit, Kadri Rrapi, pasi pyeti lart e poshtė pėr njė muaj rresht, i bėri me dije kreut tė doganave, zotit Pėrparim Dervishi, se "nė pėrgjithėsi, tė gjitha pretendimet e ngritura nė letrėn anonime qėndrojnė nga dy burime, qė nuk kanė lidhje me njėri-tjetrin". Nga tė ruhen mė parė doganierėt. Pėrveē anonimėve, ministrit tė Financave dhe drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Doganave u ēojnė informacione edhe deputetėt. Tė dhėnat e dėrguara nga kėta tė fundit dėgjohen me mjaft seriozitet, edhe kur nuk kanė asnjė dokument me tė cilin tė justifikojnė pretendimet e tyre. Kjo vėrtetohet nė njė mbledhje tė Komisionit Disiplinor tė 24 gushtit 2006. Nė pikėn M tė informacionit qė ky komision i ka dėrguar numrit njė tė doganave shqiptare shkruhet: "Informacion nga Drejtoria e Administrim Personelit, me nr. 11730 tė Protokollit datė 11.08.2006, bazuar nė tė dhėnat e dėrguara nga deputetit Bujar Leskaj, Ardian Kollozi dhe Agron Sharra pėr disa punonjės nga personeli i Doganės sė Vlorės". Ajo qė tė bie nė sy nė kėtė raport tė Komisionit Disiplinor, tė mbėrritur nė tavolinėn e drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Doganave, janė shėnimet e tij pėrbri propozimeve tė komisionit. Pėr punonjėsin e doganės Shefqet Vranici, pėr tė cilin Komisioni Disiplinor propozon vėrejtjen me paralajmėrim, drejtori Dervishi vė shėnimin e largimit nga puna. Ndėrsa pėr propozimin pėr largim nga puna tė Skėnder Labinotit, Dervishi firmos qė ndaj tij tė merret masa e vėrejtjes me paralajmėrim. Nė fund fare, kreu i doganave kėrkon tė zbatohen propozimet e Komisionit Disiplinor, por "me ndryshimet e bėra nga ana ime".

    Tė gjitha informacionet qė i erdhėn nga anonimi korēar, drejtori i Pėrgjithshėm i Doganave i pa me kujdes dhe zbatoi urdhrin e ministrit tė Financave, Ridvan Bode. Filloi t‘i largojė nga puna gradualisht tė gjithė doganierėt qė ishin pėrmendur nga anonimi nė letrėn e tij disafaqėshe. Z.Lavdosh Zerba u largua nga detyra me motivacionin e shkurtimit tė vendit tė punės. Po kėshtu edhe z.Nazif Zyfi. Pra, pa asnjė verifikim tė gjithė, njėri pas tjetrit firmosi largimin nga puna tė tė gjithė doganierėve, emrat e tė cilėve u pėrmendėn nė njė letėr anonime qė ra nė duart e drejtuesve tė doganave dhe ministrisė sė Financave. Mbi bazėn e informacioneve tė tilla janė shkarkuar nga puna rreth 700 punonjės dogane, tė cilėt kanė fituar tė drejtėn e tyre nė Komisionin e Shėrbimit Civil.

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dhe ma trokelliste goten ne ate takimin me median Saliu me Filip Fiksin mafiozin qe cke me te..

    dinakeria e mafies arrin maja..
    po kjo tregon qe mbas atyre dy palacove te fiksit eshte nje shtab mjeshtrash te PPSH-se..
    i lumte.. kur gjejne gomere..
    po megjithate gomeret e pd-se duhen votuar sepse me shushunjat e ps-se e me te tille mashtrues prostituta nuk e duam shqiperine..

    bode pra e lufton korrupsionin.. kjo del nga cka shkruan gazeta e mafies shqip e shqiptare.. kurse mafia e filipave tallet me shtetin dhe fatin e njerzve..
    dhe smund te presesh tjetr nga ajo bande pedofilesh qe cdo nate xhveshin vajzat e vogla lakuriq ne sy te hamshoreve ne ekran apo prezent ne salle..

  4. #204
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Pack: “Njerėzit, tė pakėnaqur me qeverinė ‘Berisha’”

    Gazeta Albania



    Valentina MADANI

    Doris Pack qė nga Brukseli i bėn tė ditur kryeministrit Sali Berisha se ėshtė nėn vėzhgimin e plotė tė Europės dhe Amerikės pėr ēdo lėvizje politike qė do tė ndėrmarrė pas zgjedhjeve administrative tė 18 shkurtit. Pėr europarlamentaren Doris Pack, kryeministri duhet tė bėjė urgjentisht ndryshime nė qeveri, pasi rezultati i zgjedhjeve lokale tregon se ka shumė njerėz tė pakėnaqur nga puna e qeverisė aktuale. Nga kreu i qeverisė shqiptare ajo kėrkon qė t’i japė zgjidhje sa mė shpejt pajisjes sė qytetarėve me kartat e identitetit, pasi pa kėtė dokument nuk mund tė ketė zgjedhje tė reja. Znj. Pack i kujtoi z. Berisha se si Europa, ashtu dhe Amerika, po vėzhgojnė me shumė kujdes punėn e qeverisė sė tij, ndaj duhet tė tregohet i kujdesshėm nė ēdo hap qė do tė marrė.
    “Sipas mendimit tim, ėshtė shumė e qartė se Berisha dhe qeveria e tij e dinė se tė gjithė po e vėzhgojnė qeverinė. Si europianėt dhe amerikanėt e vėzhgojnė se ēfarė ėshtė duke bėrė qeveria nė kėtė moment, ndaj duhet tė tregoheni shumė vigjilentė”, - theksoi Pack.
    Gjatė njė interviste tė dhėnė pėr “ALSAT”, ajo shprehet kundėr emrit tė Fatos Nanos pėr president tė ri tė Shqipėrisė, ndėrkohė qė vlerėson Alfred Moisiun pėr punėn, rolin qė ka luajtur nė zbutjen e krizave politike. Pa dashur tė flasė pėr kandidimin e Nanos apo rikandidimin e Moisiut, Pack gjykon se momentalisht Berisha duhet tė merret me zėvendėsime nė kabinetin qeveritar. Ajo i bėn tė ditur opozitės se duhet tė heqė dorė nga zgjedhjet e parakohshme, pasi, sipas saj, problemet qė u vėrejtėn gjatė zgjedhjeve tė kaluara do tė jetė prezente edhe nė zgjedhjet e reja nėse nuk pėrgatiten kartat e identitetit.
    “Rezultati i 18 shkurtit ėshtė i tillė qė tregon se ka njerėz qė nuk janė tė kėnaqur. Nga ky rezultat mendoj se qeveria dhe z. Berisha e kuptojnė se duhet tė ketė ndryshime, ndoshta nė politikat e tyre. Ndoshta kjo varet edhe pse nuk janė mbajtur premtimet. Por njė vit e gjysmė nuk janė shumė. Ėshtė njė kohė e shkurtėr nėse duan tė bėjnė diēka. Unė e di shumė mirė se ata e kanė luftuar korrupsionin. Dhe ajo qė dua tė theksoj ėshtė gjithēka qė ėshtė bėrė nė fushėn e edukimit. Kishte njė terren politik me tė vėrtetė tė sėmurė”, - deklaroi ajo.
    Por europarlamentarja Doris Pack shpjegoi dhe shmangien e takimit nė Tiranė me kryetarin e PS-sė Edi Rama, ndėrkohė qė takoi kreun e shtetit dhe drejtuesit e maxhorancės. Kritikave pėr mungesėn e takimit me Ramėn, Pack iu pėrgjigj: “Sepse ai nuk deshi tė na shihte. Kjo ėshtė e vėrteta. Takimin e kishim kėrkuar ne. E kishim lėnė rreth orės 3 dhe ēfarė ndodh. Nuk pashė zotin Rama, por zonjėn Dade. Atėherė isha unė ajo qė i thashė znj. Dade se nuk ėshtė shumė e sjellshme kundrejt kolegut Rycker, qė ėshtė edhe raportuesi pėr Shqipėrinė qė tė mos i jepet shansi pėr tė takuar kryetarin e opozitės. Unė e kam takuar gjithmonė z.Rama, sa herė qė ka kėrkuar tė mė shohė kur ka ardhur nė Strasburg. E kam takuar dy herė, nėse e mbaj mend mirė, dhe kam qenė shumė e gatshme pėr ta dėgjuar”.
    Pėrsa i pėrket planit tė opozitės pėr zgjedhje paraprake nė Shqipėri, Pack tha se nė ēfarėdo kohe qė tė ketė zgjedhje, mė parė duhet tė marrė fund ēėshtja e kartave tė identitetit. Sipas saj, ky dokument ėshtė i domosdoshėm pėr zgjedhje tė reja.
    “Pėr tė bėrė zgjedhje tė reja, cilatdo qofshin, duhen bėrė kartat e identitetit. Nuk ka mėnyrė tjetėr pėr tė bėrė zgjedhje normale. Kėtė e mendojnė qė tė gjithė. Edhe ODIHR-i e ka thėnė kėtė. Besoj nė tė vėrtetė se kjo ėshtė baza qė duhet pasur, sepse nuk mund tė rifillojė procesi. Unė mendoj se ėshtė e qartė se i takon qeverisė qė tė punojė, sepse i takon asaj tė bėja kartat e identitetit. Dhe opozita duhet tė presė nė mėnyrė qė qeveria ta bėjė kėtė gjė”, - theksoi Doris Pack. Por europarlamentarja nuk beson tek ndonjė manovėr e qeverisė “Berisha” pėr tė vonuar procesin e kartave tė identitetit vetėm qė tė shmangė zgjedhje tė parakohshme nė vend.
    “Sipas mendimit tim, ėshtė shumė e qartė qė Berisha dhe qeveria e tij e dinė se tė gjithė po e vėzhgojnė qeverinė. Si europianėt, dhe amerikanėt vėzhgojnė se ēfarė ėshtė duke bėrė qeveria nė kėtė moment, ndaj duhet tė tregoheni shumė vigjilentė. Por kartat nuk do tė bėhen brenda dy muajve. Kjo ėshte e qartė. Pėr kėtė arsye nuk ėshtė as momenti pėr tė folur pėr zgjedhje tė reja, sepse tė njėjtat probleme qė patėt gjatė kėtyre zgjedhjeve, do tė keni edhe nė tė ardhmen. Por ndoshta nė kėtė moment socialistėt duan tė kenė zgjedhje sepse fituan. Nė fillim nuk deshėn, sepse ndoshta trembeshin nga njė dėshtim, por tani e dinė se fituan dhe ndoshta duan tė bėjnė zgjedhje”, - deklaroi Doris Pack.



    3 Mars 2007


    PS: Ja drodhi Berishnikov-it dhe Doris-i... u vulos shporrja e satrapit

  5. #205
    Flet kryetarja e Delegacionit tė Parlamentit Evropian pėr Evropėn Juglindore, Doris Pack



    Pack: Po pėrgatisim raportin

    pėr tė kėrkuar president konsensual



    Eurodeputetja nga Gjermania shpjegon nė njė intervistė tė zgjeruar qėndrimin mbi zgjedhjet lokale, konsideratat nė lidhje me politikėn e Ramės dhe rrėfen pėr herė tė parė sesi Rama nuk pranoi ta takonte atė dhe raportuesin e PE-sė, edhe pse i kishte kėrkuar njė takim atij mė pėrpara



    Zonja Pack, ju keni qenė nė Shqipėri gjatė zgjedhjeve si zakonisht. Fillimisht desha t’ju pyes, si u zhvilluan zgjedhjet gjatė ditės sė votimit?



    Dita e votimit ishte korrekte. Pati probleme me disa qendra qė nuk u hapėn nė kohė, pasi mungonte dokumentacioni. Por, pėr herė tė parė nuk pashė probleme me listat e votuesve dhe kjo mė bėri pėrshtypje dhe isha e kėnaqur. Por ne nuk mund tė shohim vetėm ditėn e zgjedhjeve, por gjithēka ndodhi rreth kėtyre zgjedhjeve.



    Pas zgjedhjeve ka patur njė raport nga ODIHR-i lidhur me kėtė, ku thuhet se nuk janė arritur standardet, a jeni dakord me kėtė?



    Natyrisht tė gjithė e dinė qė kam qenė shumė kritike para Krishtlindjeve, kur unė i kėrkova politikanėve tė arrinin konsensusin pėr tė garantuar zhvillimin normal tė zgjedhjeve. Kishte probleme me mungesėn e kartave tė identitetit, por kjo ėshtė njė gjė qė ekziston para shumė kohėsh, prej 17 vjetėsh. Pra, nėse opozita do dėshironte tė kishte dokumente mė tė qarta, duhej ta kishte bėrė kėtė gjatė 8 viteve. Unė shpresoj me tė vėrtetė qė qeveria aktuale do t’i kushtohet kėsaj detyre pėr t’i pajisur qytetarėt me njė kartė identiteti. Me njė kartė nuk ka probleme pėr tė votuar, siē ėshtė me certifikatat. Dhe gjithēka qė duhet, ėshtė vetėm njė regjistėr. Dhe zgjedhjet e ardhshme tė vitit 2009-tė duhen organizuar nė njė klimė tė qartė dhe tė pastėr si nė njė demokraci normale.



    Zonja Pack, nuk ėshtė vetėm problemi i dokumenteve pėr zgjedhjet, por folėt edhe pėr klimėn politike, mungesėn e vullnetit mes politikanėve. Ēfarė mendoni pėr kėtė?



    Ky ėshtė njė problem qė ekziston prej shumė kohėsh nė Shqipėri. E dini ēfarė? Nė Shqipėri fjala kompromis nuk ėshtė shumė e dashur. Tė gjithė mendojnė se duke pėrdorur pushtetin qė ke, atėherė je dikushi, por ky ėshtė njė budallallėk. Kompromisi ėshtė njė instrument qė pėrdoret dhe qė duhet tė pėrdoret gjithandej, ku jemi dy, tre ose katėr. Ne, nė Parlamentin Evropian, jemi 27 vende dhe nuk ėshtė aspak e lehtė tė gjesh njė konsensus apo njė kompromis edhe brenda grupit tė partisė time, politike apo te socialistėt, pasi kemi shumė kombe tė pėrfshira. Kolegėt e grupit tim tė vendeve tė tjera nuk kanė tė njėjtat pikėpamje me mua, por duhet gjithmonė tė gjendet kompromisi, me tė cilin Ballkani nuk ėshtė familjarizuar shumė. Por ky ėshtė njė problem qė nuk e keni vetėm ju nė Shqipėri. Kėtė problem e kam hasur edhe me boshnjakėt. Por, ka ardhur momenti qė fryma e kompromisit duhet tė futet nė skenėn politike. Ideja e kompromisit shihet edhe si dobėsi nga politikanėt, por mendoj se duhet folur me tė gjithė politikanėt nė terren se nė njė kohė tė vėshtirė duhet gjetur patjetėr njė kompromis, sepse pėrndryshe nuk mund tė drejtosh njė vend. Pra, nėse dikush nuk e ka shumicėn absolute, duhet tė bėjė patjetėr njė kompromis. Kėshtu ndodhi me zgjedhjet dhe ndoshta do tė ndodhė kėshtu sė afėrmi edhe me kandidaturėn e presidentit.



    Zoti Berisha erdhi nė pushtet duke premtuar se do t`i bėnte kartat e identitetit, por as ai nuk e bėri kėtė gjė.



    Kjo ėshtė diēka qė kam kritikuar gjithmonė, sepse premtimet duhen realizuar. Por nuk mund tė fajėsoj vetėm zotin Berisha, pse nuk bėri gjatė njė viti, atė qė tė tjerėt nuk e bėnė gjatė 8 vjetėve. Pra, nuk ėshtė mirė qė s`e ka bėrė akoma, por shpresojmė qė do ta bėjė tani, pasi presim prej 17 vjetėve. Dhe ka ardhur koha qė kjo gjė tė bėhet. Por nuk ėshtė nevoja qė tė flitet pėr faje, megjithėse kam folur gjatė fushatės zgjedhore dhe para saj dhe tani duhet qė ēdo politikan shqiptar tė marrė pėrgjegjėsitė e tij qė t’i japė Shqipėrisė imazhin e njė demokracie tė pjekur. Dhe njė demokraci e pjekur do tė thotė gjithashtu se duhet tė keni tė paktėn edhe kartėn e identitetit. Tė paktėn.



    Zonja Pack, le tė flasim pak edhe pėr atė qė zoti Berisha ka premtuar dhe ēfarė ėshtė bėrė. E lexoni rezultatin e zgjedhjeve, ku Partia Socialiste fitoi shumicėn dhe Tiranėn si njė dėnim ndoshta pėr arsyen e mosmbajtjes sė tė gjitha premtimeve, a mund ta analizoni se ēfarė ka bėrė dhe ēfarė jo?



    Jo, nuk jam nė pozicionin pėr tė gjykuar se ēfarė ka bėrė nė tė vėrtetė dhe ēfarė nuk ka bėrė qeveria, por rezultati ėshtė i tillė qė tregon se ka njerėz qė nuk janė tė kėnaqur. Atėherė ky rezultat dhe mendoj se qeveria dhe zoti Berisha e kuptojnė se duhet tė ketė ndryshime, ndoshta nė politikat e tyre, ndoshta kjo varet edhe pse nuk janė mbajtur premtimet, por njė vit e gjysmė nuk ėshtė shumė. Ėshtė njė kohė e shkurtėr, nėse duan tė bėjnė diēka. Unė e di shumė mirė, ata kanė pėr tė luftuar korrupsionin dhe ajo qė dua tė theksoj, ėshtė gjithēka ėshtė bėrė nė fushėn e edukimit. Kishte njė terren politik me tė vėrtetė tė sėmurė. Kishte shumė korrupsion nė brendėsi dhe ēfarė nuk mund tė ndikojė, pasi ēfarė kanė bėrė. Kam me tė vėrtetė njė respekt tė madh pėr ndryshimin nė fushėn e politikave tė edukimit. Por nuk jam e aftė tė gjykoj nė fushat e tjera, por analiza e komisionit vitin e shkuar nuk ishte e keqe. Edhe rezoluta qė u u hartua nga presidenti i ri nga Estonia, kolegu i vjetėr, Tomas Ilgen, ishte njė rezolutė mjaft korrekte. Ndonėse duhet punuar shumė nė fushėn e energjisė, kjo ėshtė njė gjė qė duhet bėrė, gjithashtu pėr kartat e identitetit, duhet vazhduar tė punohet pėr problemet e edukimit. Ėshtė thelbi pėr ata qė kanė nevojė pėr njė arsim tė mirė. Duhet kushtuar kujdes nė drejtėsi dhe tė gjitha kėto. Politikanėt nė Shqipėri e dinė mirė se nuk jam unė ajo qė duhet tė jap leksione, por po paraqes vetėm disa vėrejtje, pėr tė cilat unė mendoj se duhen bėrė ndryshime nga tė gjithė. Dhe besoj se do tė bėhen.





    Zonja Pack, ju folėt pėr ndryshime politikash, ndoshta pėr shkak tė rezultatit tė zgjedhjeve, ndėrsa nė Shqipėri po kėrkohen ndryshime edhe nė qeveri. Ēfarė mendoni pėr kėtė?



    Unė nuk jam shqiptare, por besoj se zoti Berisha si kryeministėr qė ėshtė, mendoj se di se ē’duhet bėrė. Unė nuk pėrzihem fare unė, nuk jam pėrzier kurrė mė parė dhe nuk kam ndėrmend ta bėj edhe nė kėtė moment.



    Ju u takuat me zotin Berisha, me kryetaren e parlamentit, Topalli, me presidentin Moisiu, por nuk u takuat me kryetarin e PS-sė, zotin Edi Rama. Ka patur disa kritika nė Shqipėri pėr kėtė. Pse nuk u takuat me zotin Rama?



    Sepse ai nuk deshi tė na shihte. Kjo ėshtė e vėrteta. Takimin e kishim kėrkuar ne. E kishim lėnė rreth orės 3 dhe ēfarė ndodh? Nuk pashė zotin Rama, por zonjėn Dade. Atėhere isha unė ajo qė i thashė zonjės Dade se nuk ėshtė shumė e sjellshme kundrejt kolegut Rycker qė ėshtė edhe raportuesi pėr Shqipėrinė, qė tė mos i jepet shansi pėr tė takuar kryetarin e partisė mė tė madhe tė opozitės. Unė e kam takuar gjithmonė zotin Rama sa herė qė ka kėrkuar tė mė shohė, kur ka ardhur nė Strasburg. Kanė qenė rreth dy herė, nėse e mbaj mend mirė dhe kam qenė shumė e gatshme pėr ta dėgjuar. I kėrkova zyrės tė garantojė vizitėn. Pra, kėrkova t’i shoh tė tre ata, kėrkova tė takoj dhe kryetarin e PS-sė, zotin Rama, si dhe atė tė LSI-sė, zotin Meta. Por Meta nuk u pėrgjigj, ndėrsa zoti Rama nuk mė tha qė nuk dėshiron tė na takojė dhe na bėri tė vinim, por ai nuk ishte aty. Pra, nuk pati mundėsi tė na flasė. Por isha unė ajo qė kėrkova qė zoti Rama tė paktėn tė takonte vetėm zotin Rycker po atė natė dhe njė ditė para zgjedhjeve zoti Rycker u takuar me zotin Rama vetėm pėr 15 minuta. Kjo ėshtė e vėrteta, nuk ishte faji im. Unė jam gjithmonė shumė korrekte dhe nuk m`u duk shumė korrekte ēfarė u tha nėpėr gazeta. Nuk e di kush e ka botuar, por nė ēdo rast nuk thanė tė vėrtetėn. Unė kisha njė axhendė dhe iu kėrkova tė gjithėve takim. Por ata qė nuk duan tė na shohin, atėherė faji bie mbi ta dhe jo mbi mua.



    Zonja Pack, mund tė thuhet se ndoshta ėshtė hera e parė qė shohim kritika rreth Brukselit. Pasi dhe nga disa komentatorė thuhet se zonja Pack anon nė krahun e zotit Berisha, pasi ėshtė e djathtė. Po ju bėj njė pyetje direkte: A jeni vėrtet nė krah tė Berishės, sepse ėshtė i djathtė, ndoshta dhe pėr kėtė arsye dhe zoti Rama nuk ka dashur t’ju takojė?



    Dėgjoni, ėshtė shumė e thjeshtė. Ėshte qartė se unė bėj pjesė nė grupin e Partive Popullore Evropiane, ku zoti Berisha dhe zoti Pollo bėjnė pjesė si vėzhgues nė kėtė familje. Por unė nuk shkova atje si kryetare e grave demokristiane nė Evropė, apo si parlamentare demokristiane, por isha atje si kryetare e delegacionit pėr Evropėn Juglindore, ku bėn pjesė dhe Shqipėria. Unė jam munduar gjithmonė tė jem e paanshme. Nuk kam asnjė pishman, sepse jam munduar gjithmonė tė jem korrekte. Ka mundėsi tė mos kem qenė korrekte, kur nuk kam qenė e informuar mirė. Ka mundėsi, ėshtė humane, por jam pėrpjekur tė jem korrekte. Dhe tė gjithė e dinė shumė mirė se edhe nė kohėn kur zoti Berisha ka bėrė gjėra qė nuk mund t’i pranoja, unė e kam kritikuar hapur. Jam unė ajo qė e kam kritikuar pėr bojkotimin e parlamentit. E kam kritikuar gjithnjė, kur ka patur arsye. E di ēfarė, unė nuk jam diplomate, nuk kam qenė kurrė dhe as nuk kam pėr tė qenė ndonjėherė. Unė them gjithnjė atė qė mendoj. E kam thėnė nė kohėn kur zoti Nano ka qenė nė qeveri, kur zoti Meta ka qenė nė qeveri dhe e kam thėnė edhe tani, kur zoti Berisha ėshtė nė qeveri. Nėse ndodh diēka qė ėshtė pėr t`u kritikuar, e bėj fillimisht privatisht dhe, nėse pėrsėritet, e bėj publikisht. Kėshtu ka ndodhur gjithnjė dhe askush nuk do tė mė ndalojė ta bėj. Unė nuk jam socialiste dhe nuk jam nė familjen, ku ėshtė Rama dhe Rama nuk ėshtė nė krahun tim politik, por kjo nuk do tė thotė se nuk e mbėshtes, kur thotė dhe bėn gjėra tė drejta. Kur unė i kėrkoj si lider i opozitės qė tė punojė nė parlament dhe tė bėjė gjithēka qė duhet bėrė, kur je nė opozitė, kjo kėrkesa ime ėshtė korrekte. Nuk e kėrkoj vetėm se ai ėshtė socialist, por tė njėjtėn gjė ia kam kėrkuar edhe Berishės. Nė tė vėrtetė, mendoj se njerėzit normalė nė Shqipėri nuk e kanė mendjen e shkurtėr, e dinė shumė mirė se unė e kam bėrė tė ditur, kur ka qenė e mundur. Mund t’ju tregoj shumė gazeta qė e vėrtetojnė kėtė gjė.



    Nė Shqipėri ka gjithmonė njė tendencė pėr tė pritur nga Brukseli deklarata direkte, por kjo nuk vjen nga komisioni, as nga zoti Solana, pasi janė nė njė pozicion qė nuk iu lejohet. Prandaj pėrdorin gjuhėn e dyfishtė. Por ju keni aftėsinė t’i thoni gjėrat troē. A mos ndodh kjo, ngaqė ju thoni gjithmonė atė qė mendoni dhe, kur mė nė fund thuhen gjėrat drejt, atėherė kjo nuk iu pėlqen tė tjerėve?



    Ėshtė normale. Kush i do gjėrat kritike. Unė e kuptoj shumė mirė se socialistėt e opozitės nuk mbetėn tė kėnaqur me ato qė thashė para Krishtlindjeve, por ato qė iu them, i bėj sepse e dua Shqipėrinė dhe qė Shqipėria tė lulėzojė. Keni nevojė pėr njė opozitė qė punon dhe kjo natyrisht vlen edhe pėr qeverinė. Por nė atė kohė mendova vėrtet se ishte njė manovėr politike. Ndoshta nuk ishte e tillė, por nga ajo qė unė pashė nga jashtė dhe nga njerėzit qė mė informuan, jo nga Berisha, nga tė tjerėt, pra, tė gjitha partitė dėgjohen dhe mendova se ishte njė lojė e bėrė enkas, pasi ato nuk ishin gati pėr zgjedhje nė atė moment. Pra, unė desha vėrtet ta ndihmoja Shqipėrinė dhe partitė politike qė tė uleshin bashkė pėr tė gjetur njė kompromis. Por ju e dini shumė mirė, kompromisi ėshtė diēka jo e dashur nga Ballkani.



    Ju u pėrpoqėt, nuk e arritėt, morėt kritika nga Shqipėria. Gjėra qė ndodhn, siē kritikoni ju, kritikojnė dhe ata. Cilat do tė jenė pasojat e kėtyre zgjedhjeve qė nuk i plotėsuan standardet pėr integrimin e Shqipėrisė?



    Po ju them gjithmonė qė ėshtė njė hap i dėshtuar. Tė gjithė e dinė tani se ishte hera e fundit, pėr tė mos patur herė tė fundit pėr sė dyti duhen bėrė kartat e identitetit dhe tani ėshtė qeveria qė duhet tė punojė pėr kėtė dhe e kėrkoj me forcė qė tė punojė sa mė shpejt tė jetė e mundur. Sigurisht, nuk mund tė bėhen pėr dy muaj, por ndoshta pėr njė vit ose njė vit e gjysmė tė kemi mundėsinė t’i shpėrndajnė tė gjithėve njė kartė identiteti. Pėr kėtė nevojitet edhe regjistrimi. Pra, duhen bėrė tė gjitha kėto. Por, siē kam mėsuar, kur isha atje, qeveria i ka marrė tė gjitha masat qė t`i bėjė sa mė shpejt tė jetė e mundur. Shpresoj se do tė fillojė, pėrndryshe do tė zgjasė shumė dhe Shqipėria ka pėr tė humbur me tė vėrtetė kursin, pasi e gjithė kjo dėnon afrimin me BE-nė. Pasi i gjithė ky spektakėl qė patėm pėrgjatė disa muajve la njė mesazh tė tmerrshėm dhe qesharak nė institucione. Kėshtu e kam cilėsuar unė, tė tjerėt ndoshta jo. Prandaj e theksova kėtė, sepse desha tė zgjoheshin nė Shqipėri. Sepse nuk ėshtė vetėm qeveria qė mund ta ofrojė vendin me Bashkimin Evropian, janė tė gjithė politikanėt nė opozitė dhe tė gjithė njerėzit e shoqėrisė civile qė punojnė pėr afrimin. Dhe pėr kėtė nė tė vėrtetė duhet tė hapin sytė dhe tė shohn sė ēfarė imazhi japin jashtė vendit. Ky ishte problemi im para Krishtlindjeve.



    Opozita ka paraqitur planin pėr zgjedhje paraprake nė Shqipėri. A mendoni se ėshtė e mundshme qė tė mbahen zgjedhjet paraprake me apo pa kartat e identitetit?



    Pėr tė bėrė zgjedhje tė reja, cilatdo qofshin, duhen bėrė kartat e identitetit, nuk ka mėnyrė pėr tė bėrė pa kėtė. Kėtė e besojnė qė tė gjithė, edhe ODIHR-i e ka thėnė kėtė. Besoj nė tė vėrtetė se kjo ėshtė baza qė duhet patur, sepse nuk mund tė rifillojė. Unė mendoj se ėshtė e qartė tash se i takon qeverisė qė tė punojė, sepse i takon asaj. Dhe opozita duhet tė presė, nė mėnyrė qė qeveria ta bėjė kėtė gjė.



    Mos ndoshta zoti Berisha dhe qeveria do ta vonojnė kėtė gjė, nė mėnyrė qė opozita tė mos mund tė realizojė zgjedhje tė parakohshme?



    Dėgjo, do tė ishte realisht njė manovėr politike. Sipas mendimit tim, ėshtė shumė e qartė qė zoti Berisha dhe qeveria e tij e dinė qė duhet ta bėjnė dhe tė gjithė po e vėzhgojnė qeverinė. Si evropianėt, dhe amerikanėt e vėzhgojnė se ēfarė ėshtė duke bėrė qeveria nė kėtė moment dhe ndaj duhet tė tregoheni shumė vigjilent. Por nuk do tė bėhen brenda dy muajve, kjo ėshtė e qartė, pasi zgjat disa muaj. Pėr kėtė arsye nuk ėshtė tani momenti pėr tė folur pėr zgjedhje tė reja, sepse tė njėjtat probleme qė patėt gjatė kėtyre zgjedhjeve, do tė kishit edhe nė tė ardhmen. Por ndoshta nė kėtė moment, socialistėt duan tė kenė zgjedhje, sepse fituan. Nė fillim nuk deshėn, sepse, ndoshta trembeshin nga njė dėshtim, por tani e dinė se fituan dhe ndoshta duan tė bėjnė zgjedhje. Por iu takon atyre qė tė presin zgjedhjet e reja, nė mėnyrė qė kėto zgjedhje tė realizohen nė njė klimė ligjore dhe korrekte. Ligjore? Nė fakt, gjithēka ishte ligjore, por jo korrekte.



    Kur shohim ēfarė ndodhi nė Shqipėri, pra mungesėn e besimit mes dy partive, shohim rezultatin e zgjedhjeve nė Shqipėri; kur flitet pėr lidershpin e ri qė hedh poshtė tė vjetrin, kur brenda Partisė Demokratike nė shėnjestėr ėshtė Sali Berisha, pasi Fatos Nano u largua; si e shihni ju? A vėreni njė ndryshim lidershipi me Edi Ramėn, pasi ėshtė i ri?



    Unė nė fakt shoh rreth e rrotull tij. A nuk janė po tė njėjtėt njerėz? A nuk ishin kėta gjatė gjithė kėtyre viteve nė politikė. Atėherė, nėse Rama ėshtė i ri, ka tė tjerė nė Partinė Demokratike qė janė tė rinj. Unė mendoj se nuk ėshtė ēėshtje vjetėrsie, por ėshtė njė ēėshtje e mendėsisė sė re dhe mendoj se duhet kupuar vėrtet se njė politikė duhet kuptuar mbi njė kompromis. Nėse nuk kemi shumicėn absolute, duhen bėrė kompromise dhe kjo i kėrkohet fillimisht qeverisė qė tė ofrojė njė konsens, pastaj i takon opozitės pėr tė arritur kompromisin. Pra, ky ėshtė problemi. Nuk mendoj se ndikon ndryshimi i njerėve, por mendėsia, e cila mbetet akoma shumė e vjetėr. Duhet punuar mbi kėtė mendėsi tė vjetėr. Por Rama nuk ėshtė i ri. Ka qenė prej kohėsh kryebashkiak i Tiranės dhe ėshtė hera e tretė qė zgjidhet, apo jo? Pra, nuk dua tė flas pėr njerėz apo pėr persona, pasi nuk jam unė ajo qė votoj pėr ta dhe nuk ėshtė puna ime. Nuk do tė pranoja, nėse dikush do tė thoshte pėr dikė nė Gjermani, nėse duhet hequr apo duhet mbajtur. Pra, kjo gjė ju takon juve ta bėni.



    Zonja Pack, do tė ketė njė raport tė ri, tė hartuar nga monitoruesit. Ēfarė do tė shkruhet nė kėtė raport pėr rrugėn qė i mbetet Shqipėrisė? Cilat do tė jenė kritikat qė do tė bėjė parlamenti nė kėtė raport?



    Normalisht nuk do tė bėjnė njė raport nė kėtė moment, pasi sapo kemi miratuar raportin e bėrė nė vjeshtė. Do tė bėjmė njė raport tė shkurtėr para se tė miratohet presidenti pėr tė vėrtetuar sjelljen tonė decizive pėr tė patur njė president konsensual, pėr tė mos patur problemet qė kemi patur. Pėr kėtė arsye, nė flasim pėr situatėn qė ėshtė bazuar mbi dokumentet e OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet, pasi ne nuk ishim atje pėr tė vėzhguar zgjedhjet lokale, pasi Parlamenti Evropain nuk e bėn kurrė kėtė. Prandaj nuk e shpreha kurrė kėtė, kur isha atje, pasi kisha shkuar si kryetare e Delegacionit Evropain pėr tė treguar interesin tim. Do tė flitet edhe pėr kartat e identitetit dhe pėr gjėra tė tilla qė do tė pėrbėjnė brendėsinė e raportit qė do tė hartojė zoti Rycker.





    Le tė pėrfundojmė me presidentin, meqė e pėrmendėt. Zgjedhjet pėr tė po afrojnė. Ēfarė mendoni pėr rolin e presidentit tė Shqipėrisė gjatė zgjedhjeve?



    Mendoj se ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm, me sa mbaj mend nė fund. Pa tė ndoshta nuk do tė kishit mundėsinė pėr tė bėrė zgjedhje. Unė kam njė respekt mjaft tė madh pėr kėtė president dhe mendoj se ka bėrė njė punė tė mirė, pavarėsisht se nuk jam unė ajo qė duhet tė vlerėsoj apo tė kritikoj. Thjesht, shpreh respektin tim pėr presidentin Moisiu, qė ka bėrė njė punė tė mirė.



    Po pėr zotin Nano? Thuhet shpesh si njė kandidaturė e mundshme pėr presidentin konsensual. A mendoni se ėshtė njė kandidaturė e mirė? A mund tė bėni dhe njė gjykim tė fundit?



    Tė gjithė e dinė se ēfarė mendoj dhe tė gjithė e dinė se ēfarė ka bėrė nė vitin 2003, pas vitit 2002 dhe pas zgjedhjeve. Tė gjithė e dinė se ēfarė roli ka luajtur Parlamenti Evropian. Nuk kam asgjė pėr tė shtuar.

    Gazeta Tema

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ky top qanelli me kte fiks faren po arrin kulme..
    bejne letra anonime e ngatrrojne njerez e familje e nuk i hyn ferr ne kembe..
    kam bindje se top qanalli me krejt cka ka eshte nje si pun kexhibije speciale e ps-se qe ne kushtet pluraliste nuk mund ta mbajne ilegalisht pa i gjetur nje forme te maskuar.. ne kte rast nje media telovizive kinse informativo defruso llako fikso filipo rudin mato harro-xhungore..
    i lumte.. gjejn shesh bejn pershesh..

    ata doganiret qe e kan pesuar nga shpifjet e fikso kexhibise ps-iste.. sdo benin keq ta hidhnin ne gjyq kte deg speciale te mafies..

  7. #207
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,079

    100 batutat e politikanėvenė fushatėn zgjedhore

    Fushata zgjedhore e 18 shkurtit, mė tepėr se njė betejė programesh, ėshtė kthyer nė njė betejė batutash. Nė njė luftė qė s’njeh limite etike, kufij fantazie apo pengesa gjeografike. Qė nga Kruja, Sali Berisha e cilėson Edi Ramėn si “Mister Kriza”. Ndėrsa Rama nga Tirana, e quan “Plaku Mere”.
    Nė Lezhė, kreu i bashkisė thotė se kandidati i PS-sė do ta bėjė kėtė qytet tė bukur si pikturat e kundėrshtarit politik, Pėrvathi. Po nga ky qytet, ditė mė vonė nuk vonon dhe pėrgjigjja nga Berisha: “Ndėrsa nė Lezhė kandidon piktori i shkėlqyer, nė Tiranė kandidon piktori i dėshtuar”. Por beteja me batuta nuk ėshtė monopol i duelit mes dy liderėve tė partive kryesore.

    Nė kėtė “valle” futen herė pas here edhe pėrkrahės tė tyre politikė si dhe stafet qė i mbajnė veshėt ngritur pėr ēdo batutė tė hedhur nga kundėrshtari. Me mesazhe telefonike ata mbajnė nė kontakt shefat e tyre pėr t’i komunikuar “tė fortėn” e radhės sė palės tjetėr. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve “e fortė” ėshtė njė fjalė apo shprehje qė pėrdoret pėr denigrim personal. E, kjo s’ka kaluar pa tėrheqje veshi edhe nga organizma ndėrkombėtare qė mbrojnė tė drejtat e njeriut. Por batutomania ėshtė bėrė shumė mė e fortė se vaksinat e ndėrkombėtarėve.

    Ajo ėshtė kthyer nė moto tė fushatės, qė nga mitingjet e shesheve tė qyteteve e deri nė sallat e mbyllura tė studiove televizive. “Tirana Observer” ka mbledhur vetėm 100 batuta, tė deklaruara gjatė ditėve tė nxehta tė fushatės. Njė potpuri krahasimesh, epitetesh e metaforash, savi e qesėndi qė do t’i kishin zili edhe gazetarėt e rubrikave humoristike. Nuk thoshte mė kot nė shekullin e 17-tė Shekspiri: “Fjala ėshtė gracka ku shpirti i mbretit kapet si laraska”. Katėr shekuj mė pas, nė kėtė situatė “Batuta ėshtė gracka ku shpirti i politikanit kapet si laraska”.



    Edi Rama, kryetar i PS-sė(Tiranė, 21 janar 2007, nė hapjen e fushatės nė Pallatin e Kongreseve)
    Mua, Sali Berisha pėr vete mė ngjan me atė beun plak tė filmit “Koncert nė vitin ‘36” qė donte tė prishte koncertin me zhurmėn e ahengut te ēingive tė tij.

    Sali Berisha, kryeministėr
    (Nė bashkinė e Kamzės, 5 shkurt 2007)
    Po shikoja lajmet, shikoja Edvin Ramėn nė bulevardin e Kombinatit. Po ecte pash mė pash bulevardit tė Kombinatit dhe takon papritmas, nė mes tė bulevardit, njė gomar. Aty ku ju kishte premtuar se do tė kalonte tramvaji, po kalonte sot vetėm veshgjati pėr ta pėrshėndetur ish-kryetarin. Pas 3 vitesh takohej me veshgjatin nė tė njėjtin vend.

    Ilir Meta, kryetar i LSI-sė
    (Tiranė, 21 janar 2007, nė hapjen e fushatės nė Pallatin e Kongreseve)
    Jam i bindur nė fitoren e kėtyre zgjedhjeve, si njė domosdoshmėri, pasi e ardhmja e vendit ėshtė nė rrezik pėr shkak tė qeverisjes sė mbrapshtė tė tė vetmit Don Kishot qė kalėron ende majė Rosinantit tė tij politik nė Evropė.

    Skėnder Gjinushi, kryetar i PSD-sė
    (Tiranė, 21 janar 2007, nė hapjen e fushatės nė Pallatin e Kongreseve)
    Nė kohėn kur Edi Rama punonte, Sokol Olldashi rendte nėpėr Tiranė nė kėrkim tė qenve tė ngordhur.

    Sali Berisha, kryeministėr
    (Nė qytetin e Lezhės, 25 janar 2007)
    Ndėrsa nė Lezhė kandidon piktori i shkėlqyer, i talentuar, i suksesit, nė Tiranė kandidon piktori i dėshtuar.

    Fatos Nano, ish-kryeministėr
    (Nė Komunėn Dajt, Tiranė 1 shkurt 2007)
    Nuk besoj se tė gjitha vrimat e fushatės sė PS-sė mund t’i mbyll unė, por nuk mendoj se ka ndonjė vrimė tė zbuluar aktualisht.

    Neritan Ceka, kryetar i PAD-sė
    (Nė qytetin e Sarandės, 27 janar 2007)
    “Mos gaboni mė e tė votoni djathtas, se jo vetėm nuk ikni djathtas, por ikni mbrapa dhe bini nė greminė”

    Edi Rama, kryetar i PS-sė
    (Te njėsia Nr. 3 Tiranė, 24 janar 2007)
    Falėnderoj Blendi Klosin qė ėshtė kėtu, falėnderoj Bashkim Finon qė ėshtė po kėtu, falėnderoj Erjon Braēen, Musain dhe, sigurisht, duke mos harruar qė ėmbėlsirėn ta lė pėr nė fund, falėnderoj dhe zonjėn Arta, qė ėshtė prova e gjallė e faktit qė socialistėt sa mė shumė kalon koha, aq mė shumė pėrmirėsohen dhe nuk plaken.

    Besnik Bare, kreu i PS-sė nė Tiranė
    (Konferencė pėr shtyp, 29 janar 2007)
    Kryeministri Berisha ėshtė besnik i teorisė sė tij tė vjetėr tė flakjes sė limonit tė shtrydhur. Berisha, me pėrpjekje pėr tė ruajtur nėnkolonelin Pone, shiti ushtarin Ndoc. (ēėshtja e certifikatave)

    Ben Blushi, sekretar politik i PS-sė
    (Nė emisionin “Opinion” nė Tv Klan, 1 shkurt 2007)
    PD-ja do qė ta fitojė Tiranėn nė mėnyrė tė paligjshme. Si grekėt qė morėt Trojėn me Akilin. Por kėta pėrdorėn njė Akil tė sėmurė dhe tė gjorė pėr Tiranėn. Kjo ėshtė e pamoralshme.

    Edi Rama, kryetar i PS-sė
    (Tiranė, 21 janar 2007, nė hapjen e fushatės nė Pallatin e Kongreseve)
    I dashur profesor (Skėnder Gjinushi), je prova e gjallė e faktit se njė parti e vogėl s’ka nevojė tė bėhet e madhe pėr tė pasur njė rol tė madh.

    Edi Rama, kryetar i PS-sė
    (Tiranė, 21 janar 2007, nė hapjen e fushatės nė Pallatin e Kongreseve)
    Tė ndarė humbėm, tė bashkuar do tė fitojmė! Pėr Shqipėrinė, pėr fėmijėt tanė dhe tė kundėrshtarėve tanė.

    Ilir Meta, kryetar i LSI-sė
    (Tiranė, 21 janar 2007, nė hapjen e fushatės nė Pallatin e Kongreseve)
    Ky kalorės i errėsirės e ka zhytur vendin nė njė situatė tė paprecedentė nė tė gjitha zhvillimet e tij politike, ekonomike e sociale, duke rrezikuar tė na kthejė pas, aty ku e la pushtetin nė vitin 1997, por kėsaj radhe jo nėn gjėmimin e armėve, por nėn gjėmimin e gjeneratorėve.

    Skėnder Gjinushi, kryetar i PSD-sė
    (Tiranė, 21 janar 2007, nė hapjen e fushatės nė Pallatin e Kongreseve)

    E majta do tė jetė fituese mė 18 shkurt. Kurse njė fitore si ajo e djathtės ėshtė njė fitore e tillė, si Agrarėt, tė cilėt, pasi marrin pushtetin, rendin pas mishit si qeni pas kockės.

    Ilir Meta,kryetar i LSI-sė
    (Nė qytetin e Beratit, 23 janar 2007)
    Sali Berishėn nė 18 shkurt do ta nxjerrim lakuriq, pra me zero pėr qind.

    Skėnder Gjinushi, kryetar i PSD-sė
    (Tiranė, 21 janar 2007, nė hapjen e fushatės nė Pallatin e Kongreseve)
    Qeveria e “duarve tė pastra” ka nė momentin qė “Sali trafikanti” nuk ka pėrmbajtur premtimin e tij pėr 24 orė drita, duke na dhėnė 24 orė errėsirė.


    Neritan Ceka, kryetar i PAD-sė
    (Tiranė, 21 janar 2007, nė hapjen e fushatės nė Pallatin e Kongreseve)
    Tė votosh Edin Ramėn pėr kryebashkiak, do tė thotė tė votosh pėr nderin tėnd.

    Edi Rama, kryetar i PS-sė
    (Tek njėsia Nr. 1, Tiranė, 22 janar)
    Fakti qė unė nuk dua, por do t’ua kthej Tiranėn atyre qė e shkatėrruan nė vitet ’90. Koha e tyre ka mbaruar bashkė me shekullin e shkuar.

    Ilir Meta, kryetar i LSI-sė
    (Nė njėsinė Nr. 6, Tiranė, 23 janar 2007)
    Kandidati i PD-sė ėshtė vetėm njė kandidat patentash dhe nuk ka shans as ai dhe as kryeministri Berisha qė me certifikatat e 3 korrikut tė devijojė vullnetin e popullit tė Kombinatit tė Tiranės.

    Ilir Meta, kryetar i LSI-sė
    (Nė njėsinė Nr. 6 Tiranė, 23 janar 2007)
    Nuk ka sondazh qė t’i japė shpresė dhe shanse as Berishės dhe aq mė tepėr Olldashit.

    Skėnder Gjinushi, kryetar i PSD-sė
    (Nė qytetin e Elbasanit, 23 janar)
    Kėto ditė qeveria e Berishės mbush 500 ditė, qė shqiptarėve u kujtojnė 500 vjetėt e pushtimit otoman.

    Edi Rama, kryetar i PS-sė
    (Nė njėsinė Nr. 6, Tiranė, 23 janar 2007)
    Duhet tė ndahemi nga politika e mustaqes dhe e ahengut tė Berishės.

    Ilir Meta, kryetar i LSI-sė
    (Nė Dibėr, 24 janar 2007)

    Asnjė votė mos e ēoni dėm. Dibranėt dallohen pėr menēuri dhe pėr pragmatizėm. 18 shkurti nuk ėshtė ora e zgjedhjeve vendore, por ėshtė ora e zgjedhjeve tė pėrgjithshme dhe e ndarjes pėrfundimtare me Sali Berishėn.

    Skėnder Gjinushi, kryetar i PSD-sė
    (Nė qytetin e Korēės, 24 janar 2007)
    Jemi tė bindur qė e majta do tė fitojė nė qarkun e Korēės. Meqenėse kolegėt tanė pėrmendėn shumė figura tė shquara, si Themistokli Gėrmenji, Skėnder Luarasi, Dritėro Agolli, unė do tė pėrmend njė figurė tė shquar, Sali Berishėn. Ne do t’i tregojmė mė 18 shkurt Sali Berishės se ai ka tė drejtė kur thotė se “kur nuk tė do Korēa nuk tė do e gjithė Shqipėria”.

    Edi Rama, kryetar i PS-sė
    (Nė njėsinė Nr. 7 Tiranė, 26 janar 2007)
    Do falėnderoj dhe deputetėt e Tiranės tė pranishėm zysh Ermelindėn, dhe Andis Harasanin. Nė fund fare, s’diskutohet qė vendin e ka ėmbėlsira zysh Arta qė po kompenson mungesėn e deputetit socialist nė njėsinė Nr. 7.

    Skėnder Gjinushi, kryetar i PSD-sė
    (Nė njėsinė Nr. 7 Tiranė, e premte 26 janar 2007)
    E majta do tė rezultojė fituese nė zgjedhjet lokale, pavarėsisht sondazheve. Se sondazhet kanė njė sekret, varet se ku e fut sondėn.

    Edi Rama, kryetar i PS-sė
    (Nė qytetin e Vlorės, 26 janar 2007)
    Ju vlonjatėt kur doni t’i mėsoni notin dikujt e zhysni thellė nė ujė deri aty ku nuk i arrijnė me kėmbėt. Unė them se ėshtė koha qė duhet tė zhysim kryeministrin, qė edhe ai ta mėsojė notin. Por jo vetėm kaq, qė tė ketė si tė kthehet nė shtėpi, por edhe tė lahet nga balta qė ndyn tė tjerėt.

    Shpėtim Gjika, kreu i bashkisė sė Vlorės
    (Nė qytetin e Vlorės, 26 janar 2007)
    Unė vij sot pėrpara jush, jo pėr t’ju kėrkuar votėn, por pėr t’ju rikėrkuar zemrėn.

    Edi Rama, kryetar i PS-sė
    (Nė qytetin e Sarandės, 27 janar 2007)
    Ju shpreh falėnderimin dhe mirėnjohjen time mė tė thellė kėtyre vajzave, veēanėrisht asaj, qė duket si Ilir Meta, tė cilat na dhanė njė pamje shumė origjinale dhe shumė tė bukur tė kėtij bashkimi tė madh.

    Sokol Olldashi, kandidat i mazhorancės pėr bashkinė e Tiranės
    (Takim me banorėt e Kombinatit, 28 janar 2007)
    Edi Rama e ndjen mė mirė se kushdo tjetėr shijen e humbjes dhe kėtė e tregon mė sė miri fakti qė nuk po guxon tė pėrballet me banorėt e kryeqytetit. Ai ėshtė kudo nė Shqipėri, por vetėm nė Tiranė nuk ėshtė.

    Edi Rama, kryetar i PS-sė
    (Nė qytetin e Lezhės, 28 janar 2007)
    Ju siguroj se me Viktor Tushėn do e bėjmė Lezhėn tė bukur si pikturat e Pėrvathit (kandidati i PD-sė, Lezhė).

    Ilir Meta, kryetar i LSI-sė
    (Nė Tiranė, hapja e fushatės nga LSI, 29 janar 2007)
    Sali Berisha ėshtė mister Errėsira, mister Paaftėsia, mister Rrėnimi, mister Intoleranca.

    Ilir Meta, kryetar i LSI-sė
    (Nė Tiranė, hapja e fushatės nga LSI, 29 janar 2007)
    Berisha urren bulevardin, pasi urren zhvillimin, urren simbolin e disidencės, pasi ai vetė ka qenė shėrbėtori besnik i komunizmit. Ti mund tė mbretėrosh vetėm nė llum.

    Edi Rama, kryetar i PS-sė
    (Nė njė televizion italian, 29 janar)
    Pėr kundėrshtarin dua tė them vetėm njė fjalė, qė mė 19 shkurt ai do tė jetė i papunė.

    Sokol Olldashi, kandidat i mazhorancės pėr bashkinė e Tiranės
    (Takim tė njėsia nr 1 Tiranė, 30 janar)
    Ditėn qė Rama nuk do tė jetė mė kryebashkiak, tė marrė me vete nga zyrat e bashkisė edhe breshkat.

    Majlinda Bregu, zėdhėnėse e PD-sė
    (Pėr projektin e Ramės, 31 janar)
    Meqė sot Rama shpalli projektin e tij pėr 4 vjet, tė shtrirė nė 2 vjet pėr Tiranėn shumėngjyrėshe, dmth qė do tė vazhdojė tė ngjyejė pallatet, le tė bėjė njė konferencė pėr shtyp e tė na thotė se si e ka ndarė mendjen kėtė radhė, pallatet do t’i lyejė nga para apo nga pas.

    Ben Blushi, sekretar Politik i PS-sė
    (Te emisioni “Top Story”, 31 janar 2007)
    Rama nuk do tė merrte as votėn time, nėse do ta dija se do tė ndėrpriste mandatin si kryetar bashkie pas fitores.

    Sali Berisha, kryeministėr
    (Te njėsia Nr. 7, Tiranė, 31 janar 2007)
    Sot po dėgjoja ish-kryetarin e bashkisė, i cili botoi vėllimin e 1100 gėnjeshtrave, tė paraqiste si vepra tė 6-vjeēarit tė tij 3 shkolla tė meremetuara, dy prej tė cilave ju ranė tavanet dhe shtruan fėmijėt nė spital.

    Sali Berisha, kryeministėr
    (Te njėsia Nr. 7, Tiranė, 31 janar 2007)
    Kur dalin statistikat e sėmundjeve tė tmerrshme qė u krijohen qytetarėve nga ndotjet, gjen ndonjė tellall pėr t’i hedhur poshtė me cinizėm ato, paēka se vetė nuk jeton kėtu, por shkon e mbyllet nė muzeun e Pezės. Sigurisht, nė Pezė nuk ka ndėrtime, nuk hapet bulevardi, nuk ka punime rrugėsh.

    Sali Berisha, kryeministėr
    (Tek njėsia bashkiake Nr.7, Tiranė, 31 janar 2007)
    Ndaj, vėllezėr e motra, mė datėn 18 shkurt Edvin Kriza, Edvin Mashtrimi shkon dhe bashkohet me “gonxhen” e tij.

    Sokol Olldashi, kandidati i mazhorancės pėr bashkinė e Tiranės
    (Tek njėsia Nr. 7, 31 janar 2007)
    E dėgjova sot kryetarin e komunės sė Pezės qė shpalosi njė projekt, dhe vura re vetėm njė gjė, qė ėshtė plani i vitit 2000 me tė gjithė premtimet e tij tė pa mbajtura. Por nuk do t’i duhet farė ai plan, le ta marrė me vete kur tė iki nga zyra, pa harruar gjithmonė tė marrė dhe breshkat.

    Edi Rama, kryetar i Partisė Socialiste
    (Nė bashkinė e Vorės, Tiranė 1 shkurt 2007)
    Mirėdita tė gjithėve, nė radhė tė parė dua t’ju them se kėto ditėt e fundit janė ngatėrruar pak gjėrat, unė nuk jam as Zoti Edi Rama dhe as Shoku Edi Rama, jam Edi Rama.

    Sali Berisha, kryeministėr
    (Nė qytetin e Beratit, 1 shkurt 2007)
    Shoku Fadil ke ndėrtuar njė vilė si kėshtjellė, edhe Edvini tjetėr e ka bėrė muzeun nė Pezė si kėshtjellė. Nuk mund tė them se kanė pėrfunduar nė mure, dyer dritare, dhe kolltuqe, taksat e qytetarėve tė Beratit, por druaj se shumica e tyre.

    Majlinda Bregu, zėdhėnėse e fushatės sė PD
    (Konferencė pėr shtyp, 1 shkurt 2007)
    Nuk ka dyshim se nga formimi i cungėt kulturor e politik i Ramės nuk mund tė presėsh ndonjė gjetje tė arrirė. As ėshtė ēudi qė dėshpėrimi i tij, gjithnjė e mė alarmant nė prag tė disfatės, t’i sjellė ndėr mend vetėm figura qė i bėjnė shoqėri Ramės nė orėt e vetmisė.

    Sokol Olldashi, kandidat i mazhorancės pėr bashkinė e Tiranės
    (Takim me banorėt e njėsisė Nr. 4, Tiranė, 1 shkurt 2007)
    Kam parė gjėra qė shumė pak njerėz qė jetojnė nė Tiranė i shikojnė, rrėnim tė pėrmasave tė paimagjinueshme. Pashė njė varfėri ekstreme nė njė dimension qė, edhe pse jetoj vetė nė Tiranė, se kisha parė kurrė. Kam parė fytyrėn e vėrtetė tė Edi Ramės.

    Bamir Topi, nėnkryetari i PD-sė
    (Takim me banorėt e njėsisė Nr. 4, 1 shkurt 2007)
    E shohim shpesh qė shfaqet si kryetar bashkie me zėdhėnėsin e tij, kjo tregon se ai ėshtė tėrhequr nga kjo garė dhe se e ka humbur kėtė garė. Kėshtu qė ne mė 18 shkurt do tė votojmė formalisht fitoren e Sokol Olldashit

    Sali Berisha, kryeministėr
    (Takim nė banorėt e Vlorės, 2 shkurt 2007)
    Mė lejoni t’i bėj njė thirrje, t’i them shoku Shpėtim dil e bėj fushatė se ne jemi qeveri demokratike, jemi pėr fushata tė qytetėruara dhe mos rri nė bashki si nė kėshtjellė duke lėshuar pėrditė fletėrrufe, pasi qytetarėt duan projekte, duan vizion dhe tė ardhme, i ke ditėt e numėruara.

    Ilir Meta, kreu i LSI-sė
    (Takim me banorėt e Urės Vajgurore, 3 shkurt 2007)
    Dua tė distancohem nga njė kandidat i pavarur (Agim Bregasi), qė s’ėshtė gjė tjetėr, veēse njė mashtrues ordiner, qė nė fushatėn e tij elektorale pėrdor siglat e PS-sė dhe LSI-sė.

    Sali Berisha, kryeministėr
    (Takim me banorėt e Lushnjės, 3 shkurt 2007)
    Nė Tiranė, kryetari i PS edhe kandidon. Tirana ėshtė bastioni i fundit i kleptokracisė, por ju garantoj se zoti Edi Rama ka vetėm njė fat, atė tė piktorit nė profesion tė lirė, tė piktorit tė dėshtuar. Tė shkojė tė bojatisė Pezėn, por edhe atje nuk e lėnė.

    Edi Rama, kryetar i PS-sė
    (Takim me banorėt e Urės Vajgurore, 3 shkurt 2007)
    Ai qė ka tė drejtė tė valėvitė flamujt e opozitės ėshtė Syrja Ormėnaj dhe jo kandidati i pavarur, tė cilit i ka mbetur vetėm shkopi i kėtyre flamujve, dhe me fitoren e kėtij kandidati nė bashkinė e Urės-Vajgurore ju do tė bėni tė mundur largimin e hurit dhe tė shkopit njėherė e mirė.

    Sali Berisha, kryeministėr
    (Takimi me banorėt e Saukut, 3 shkurt 2007)
    Ndėrsa Peza ėshtė nė rregull. Atje ka shkuar ish-kryetari ynė, dhe ka zaptuar muzeun pėr tė jetuar pėr vete. Nė qoftė se e doni Tiranėn pa Edi Ramėn, duhet tė falėnderoni Partinė Socialiste, sepse ka njė vit qė ai nuk ėshtė mė nė Tiranė.

    Sokol Olldashi, kandidat i mazhorancės pėr bashkinė e Tiranės
    (Nė hapjen e fushatės sė LZHK, 3 shkurt 2007)
    Sot Edi Rama ftoi qytetarėt tė krijojnė njė shoqatė pėr tė shėtitur nga liqeni, por unė e siguroi se do tė ketė katėr vjet kohė tė shėtisė nga liqeni, por pa qytetarėt, sepse qytetarėt do tė jetojnė nė qytet

    Andis Harasani, deputet i PS-sė
    (Konferencė pėr shtyp, 3 shkurt 2007)
    Sali Berisha ėshtė bėrė si plaku Mere

    Eduart Shalsi, drejtor kabineti nė bashkinė Tiranė
    (Te Parku i Liqenit, 3 shkurt 2007)
    Sokol Olldashi e ka ndotur Tiranėn me postera

    Eduart Shalsi, drejtor kabineti nė bashkinė Tiranė
    (Te njėsia Nr. 6, Tiranė, 3 shkurt 2007)
    Ollofiqi ka nisur tė lajė makinat e rrugėve

    Edi Rama, kryetar i PS-sė
    (Intervistė pėr gazetėn greke “Ta Nea”, 4 shkurt 2007)
    Atyre qė mė akuzojnė pėr zbukurimin e Tiranės, u kam thėnė: “Provoni tė pėrfytyroni botėn, me vajza dhe gra, tė cilat nuk u pėlqen vetja dhe nuk zbukurohen! Si do tė jetė njė botė e tillė”?

    Edi Rama,kryetar i PS-sė
    (Intervistė pėr gazetėn greke “Ta Nea”, 4 shkurt 2007) “Pėr mua, Tirana ishte njė grua qė kishte rėnė poshtė, e braktisur dhe e pistė. Dhe gjėja e parė qė bėri, ishte tė ngrihej, tė krihej, tė vinte buzėkuqin dhe tė dilte xhiro. Dhe njė gjė interesante. Tė gjithė ata qė mė akuzojnė pėrse ngjyrosėm fasadat e pallateve, janė burra. Me tė vėrtetė, nuk kam dėgjuar asnjė grua qė tė ankohet pėrse i dhamė ngjyra qytetit... “

    Fatos Nano, ish-kryeministėr
    (Takimi me banorėt e Sarandės, 4 shkurt 2007)
    Saranda dhe Shqipėria duhet tė dalin nga miti apo fataliteti, ku siē e thotė legjenda e kalasė se Rozafės "...ditėn ndėrtohet dhe natėn shkatėrrohet", ajo duhet tė ndėrtohet.

    Edi Rama, kryetar i PS-sė
    (Intervistė pėr gazetėn greke “Ta Nea”, 4 shkurt 2007)
    “Tirana ėshtė "ėndrra amerikane" e shqiptarėve. Disa shkuan dhe gjetėn "ėndrrėn amerikane" jashtė Shqipėrisė. Tė tjerėt vijnė qė ta gjejnė kėtu...“

    Edi Rama, kryetar i PS-sė
    (Intervistė pėr gazetėn greke “Ta Nea”, 4 shkurt 2007)
    “Shqipėria sot, pėr njė tė huaj qė nuk e njeh Shqipėrinė, ėshtė njė “Amerikė e vogėl” nė pelena”

    Ilir Meta, kryetar i LSI-sė
    (Nė emisionin “Zonė e ndaluar”, 5 shkurt 2007)
    “Unė kam qenė socialist dhe do tė mbetem njė socialist”

    Edi Rama, kryetar i PS-sė
    (Nė Kombinat, takim me banorėt. Konflikt me njė pronar lokali, 5 shkurt 2007)
    “O maskara, do ta shohėsh pas 18 shkurtit, ti dhe kioska jote”!

    Edi Rama, kryetar i PS-sė
    (Nė njė takim me gratė kandidate pėr Kėshillin Bashkiak, 5 shkurt 2007)
    “Sot nė listėn tonė pėr kėshillin tonė bashkiak kemi 50% gra dhe vajza, dhe 50% burra dhe, pa u mbetur hatri burrave, unė them se po t’i peshosh tė dyja anėt, nga numri janė tė barabartė, por nga vlerat qė ato pėrfaqėsojnė, sigurisht, pesha anon nga ana e grave”

    Edi Rama, kryetar i PS-sė
    (Nė njė takim me gratė kandidate pėr Kėshillin Bashkiak, 5 shkurt 2007)
    “Kryetarėve tė partisė nė disa qytete u ishin mbyllur pėrfundimisht sytė, se qyteti ishte i mbushur me gra dhe ju dukej sikur pėrtej 3-4 grave qė kishin vėnė pėr dekor, nuk kishte mė gra tė tjera”

    Sokol Olldashi, kandidat i mazhorancės pėr Bashkinė e Tiranės
    (Takimi nė Kamzė, 5 shkurt 2007)
    Pėrballė kam njė njeri qė sot paradite mblodhi ca ndėrtues dhe doli me njė kompjuter pėr t'iu treguar se si duhet tė kontrollojnė lejet e ndėrtimit. Kompjuteri i tij nuk punonte, sepse donte password dhe username. Doli njė ndėrtues, i cili e ka vuajtur mbi supe gjashtė vjet qeverisjen e kėsaj bashkie, dhe shkruajti si username “Blendi Gonxhe” dhe si pasword “35 euro/m2”

    Sokol Olldashi, kandidat i mazhorancės pėr Bashkinė e Tiranės
    (Takim me romėt, 5 shkurt 2007)
    Romėt jetojnė nė terren tė hapur dhe duhet tė kesh paturpėsinė e Ramės qė t’u trokasėsh nė derė dhe t’u thuash na bėni pak aheng

    Edi Rama, kryetar i PS-sė
    (Nė njė takim me gratė kandidate pėr Kėshillin Bashkiak, 5 shkurt 2007)

    “ta do ta dinė mirė qė jo nė Tiranė, por as nė Mamurras nuk do tė jenė nė gjendje tė prekin njė votė, ata duhet ta dinė mirė, qė jo nė Tiranė, por edhe nė Mamurras do tė ndeshen me njė barrikadė burrash e grash qė janė edhe mė tė forta se burrat dhe qė do t’i zmbrapsin tė gjitha pėrpjekjet e tyre

    Ilir Meta, kryetar i LSI-sė
    (Nė qytetin e Vlorės, 5 shkurt 2007)
    Padyshim e kuqja do tė fitojė nė tė gjithė Shqipėrinė e, sidomos nė Vlorėn e flamurit.

    Edi Rama, kryetar i PS-sė
    (Nė njė takim me gratė kandidate pėr Kėshillin Bashkiak, 5 shkurt 2007)
    Njė peshė tė rėndė ka dhuna dhe krimi nė familje mbi gruan dhe mbi vajzėn, por ėshtė shumė e vėshtirė ama e domosdoshme tė ndėrtosh politika, tė cilat e kthejnė nė sistem ēmontimin e kėtij sistemi qė ne kemi aktualisht, i cili bėn qė edhe burra tė nderuar, analistė dhe opinionistė qė japin mend pėr tė gjitha gjėrat dhe qė tundin kudo flamurin e progresit dhe tė moralit, kur ėshtė fjala pėr kėtė ēėshtje, pėr ēėshtjen e barazisė gjinore, jashtė kamerave, mė thonė: “Me gjithė mend e ke atė punėn e grave ti”?

    Edi Rama, kryetar i PS-sė
    (Nė njė takim me gratė kandidate pėr Kėshillin Bashkiak, 5 shkurt 2007)
    Asnjė grua nuk ėshtė ushtar apo kukulla e partisė

    Sali Berisha, kryeministėr
    (Nė qytetin e Mamurrasit, 6 shkurt 2007)
    Para njė muaji u thoshte tė gjithė tė huajve se nuk i njihni laēianėt si janė, se do tė mė vijnė nga Laēi e Mamurrasi me certifikata pėr tė mė humbur zgjedhjet nė Tiranė. Kėtė ua pėrmendte edhe kolegėve tė mi, por ata i jepnin ilaēe. Tani ka tre net qė sheh vetėm kompjuterin e gjendjes civile tė Mamurrasit.

    Edi Rama, kryetar i PS-sė
    (Nė prezantimin e hartės turistike tė Tiranės, 6 shkurt 2007)
    Pėr tė ardhur deri kėtu ka qenė e nevojshme qė tė kishim njė qytet qė tė kishte rrugė, tė kishte sipėrfaqe tė gjelbėrta, tė kishte disa monumente tė restauruar dhe qė tė kishte ēfarė tė ofronte nga pikėpamja e lėvizjes dhe interesit pėr vizitorėt”

    Edi Rama, kryetar i PS-sė
    (Nė prezantimin e hartės turistike tė Tiranės, 6 shkurt 2007)
    6 vjet mė parė nė Tiranė nuk mund tė bėje dot njė kartolinė, nuk kishte asnjė vend nga qendra deri ne periferi ku mund tė bėhej njė fotografi-kartolinė nga qyteti i Tiranės, pasi gjithēka ishte e zhytur nė plehra dhe nėn betonimin e ndėrtimeve pa leje.

    Sokol Olldashi, kandidat i mazhorancės pėr Bashkinė e Tiranės
    (Takim me banorėt e njėsisė Nr. 8 Tiranė, 6 shkurt 2007)
    Para se tė vija kėtu, po shikoja nė televizor ish-kryetarin e bashkisė tė akuzonte qeverinė se nė orėn 04:00 tė mėngjesit kishin ikur dritat. Vrava mendjen dhe thashė, “ē'farė bėnte ky njeri zgjuar nė kėtė orė kur tė gjithė flenė”. Nė bazė dhe tė informacioneve qė kam, i dhashė njė shpjegim, mė thanė se ka tre muaj qė nuk e zė gjumi dhe nuk do ta zėrė gjumi deri mė 18 shkurt, pastaj pas 19 shkurtit do tė ketė boll kohė tė shkojė nė Pezė dhe tė flejė i qetė.

    Sokol Olldashi, kandidat i mazhorancės pėr bashkinė e Tiranės
    (Takim me banorėt e njėsisė Nr. 8 Tiranė, 6 shkurt 2007)
    Tė gjitha kėto godina publike nuk janė bėrė vetėm pėr njė shkak, sepse nga ato nuk ka mundur dot tė vjedhė para, pasi ato janė tek pallati i Dash Pezės

    Edi Rama, kryetar i PS-sė
    (Takim me intelektualėt e Durrėsit, 6 shkurt 2007)
    Armand Teliti ėshtė njė djalė i plakur qė gėlltit ēdo mėngjes fjalimet e kryeministrit pa i pėrtypur mė parė, ai ėshtė njė papagall i programit tė qeverisė dhe njė karikaturė e kryeministrit.

    Shpėtim Gjika, kandidat i opozitės pėr bashkinė e Vlorės
    (Takim me banorėt e Vlorės, 6 shkurt 2007)
    Ju e keni shoferin dhe nuk kini pėrse ta ndėrroni atė. Ajo qė ju kėrkoni nga unė, ėshtė tė rris shpejtėsinė e lėvizjes nė njė marsh mė tė lartė. Unė ua garantoj kėtė, pasi jam njė shofer i mirė.

    Pandeli Majko, sekretar i Pėrgjithshėm i PS-sė
    (Nė qytetin e Burrelit, 6 shkurt 2007)
    Qeveria ėshtė e paaftė, demokratėt kanė vėnė “gomarin para kalit”.

    Sali Berisha, kryeministėr
    (Nė qytetin e Krujės, 7 shkurt 2007)
    Ju bėj thirrje qė, mė 18 shkurt, tė gjithė nė lartėsinė e menēurisė krutane, tė votoni pėr Lulzim Gunin e mos harroni se nė Shqipėri po shėtit nė ditėt e fundit si njė hije “mister Kriza”.

    Sali Berisha, kryeministėr
    (Nė qytetin e Krujės, 7 shkurt 2007)
    Unė, sikundėr dhe ju, kemi dhe do tė kemi respekt tė palėkundur pėr kundėrshtarin, sepse kemi qenė pa kundėrshtar, dhe uroj tė mos mbetemi kurrė pa kundėrshtar. Por zoti Rama ėshtė “mister Kriza”. Ai ėshtė ciklik nė krizėn e tij. Nė 18 shkurt t’i japim mundėsinė tė dalė nė profesion tė lirė dhe Shqipėria tė eci drejt Evropės”.

    Kastriot Islami, deputet i PS-sė
    (Nė njė konferencė pėr shtyp, 7 shkurt 2007)
    Duhet tė keni parasysh qė historia e telefonatave qė ndodh shpesh nga aleatėt, qė, pėr t’i bėrė presion kryetarit tė partisė, Edi Rama, nuk ėshtė pjesė dhe nuk duhet tė jetė pjesė e taktikės sė ndėrtimit tė koalicioneve institucionale dhe afatgjata.

    Kastriot Islami, deputet i PS-sė
    (Nė njė konferencė pėr shtyp, 7 shkurt 2007)
    Nuk mė takon dhe mė vjen turp tė merrem me disa zėdhėnės me pagesė qė shkruajnė nėpėr media dhe pėrdorin lloj-lloj etiketimesh, dhe nuk ėshtė nė nivelin tim, sepse duhet tė dini se Ajnshtani ka thėnė qė debatet bėhen me njerėz tė tė njėjtit nivel, pasi ata nuk janė tė nivelit tim dhe nuk ja vlen tė merrem me asnjė.

    Eduart Shalsi, drejtor kabineti nė Bashkinė e Tiranės
    (Nė Laprakė, 5 shkurt 2007)
    Tė vjen keq kur sheh kujdestarėt e tipit beibisiter qė rrethojnė Olldashin t’i vėnė atij nė gojė lloj-lloj broēkullash.

    Eduart Shalsi, drejtor kabineti nė Bashkinė e Tiranės
    (Nė Sauk, 3 shkurt 2007)
    Turi absurd i kandidatit ambulant vijoi sot me gafėn e radhės nė periferi tė Tiranės, ku, duke dashur tė tregonte papastėrtinė e qytetit, ai doli jashtė tij, duke treguar plehrat e Farkės qė pėr fatin e tij tė keq qeveriset nga partia e tij.

    Eduart Shalsi, drejtor kabineti nė bashkinė e Tiranės
    (Nė Laprakė, 5 shkurt 2007)
    Ē’mund ti thuash pėrveēse UFO-kandidat njė njeriu qė nuk e di se Policia Rrugore varet nga ai si ministėr i Brendshėm qė prej njė viti e gjysmė. Dhe kur nuk di se ēfarė pėrgjegjėsie ka pasur, imagjinoni pėr ato qė i gėnjen mendja tė marrė.

    Eduart Shalsi, drejtor kabineti nė bashkinė e Tiranės
    (Nė njėsinė nr 9 Tiranė, 29 janar 2007)
    Nė mėnyrė qė tė fillojė tė kuptojė sadopak Tiranėn, i ofrojmė njė tur shėtitės.

    Eduart Shalsi, drejtor kabineti nė bashkinė e Tiranės
    (Nė njėsinė Nr 9 Tiranė, 29 janar 2007)
    I verbuar, Olldashi nuk mund tė dallojė transformimin e dukshėm tė qytetit, qyteti, qė nė fakt po ēuditet me kėtė turist politik tė ardhur nga e kaluara, nė kėrkim tė njė Tirane qė ėshtė zhdukur sė bashku me vitet famėkeqe ‘90.

    Eduart Shalsi, drejtor kabineti nė bashkinė e Tiranės
    (Konferencė pėr shtyp, 22 janar 2007)
    Mblodhi gratė nė njė takim te 15-katėshi duke u premtuar pėrfshirje. Ndėrkohė qė asnjė nga kandidatet pėr minibashkitė e kryeqytetit nuk ėshtė femėr.

    Eduart Shalsi, drejtor kabineti nė bashkinė e Tiranės
    (Nė njėsinė Nr. 9 Tiranė, 29 janar 2007)
    “Shprehje e dhimbshme e mungesės sė alternativave tė kėtij pionieri tė politikės sė vjetėr.

    Sali Berisha, kryeministėr
    (Nė komunėn e Kasharit, 7 shkurt 2007)
    Edi Rama, tani, nga njėra anė betohet pėr kokėn e Ramės sė vogėl, qė ėshtė Ilir Meta, nga ana tjetėr i dėrgon deputetėt e tij pėr tė mbėshtetur kandidatėt e tij kundėr kandidatėve tė Ilir Metės. Parashikoni harmoninė e koalicionit tė tyre, hile, intriga dhe asgjė tjetėr.

    Genc Pollo, ministėr i Arsimit dhe kryetar i PDR-sė
    (Nė qytetin e Burrelit, 21 janar 2007)
    Asnjėherė politika e re nuk ėshtė bllokim, obstruksion dhe ngatėrresė. Nuk ėshtė bllokim nė Parlament pėrmes dhunės zhurmės dhe bilbilave, nuk ėshtė bojkot i sallės sė seancės plenare pėr tė penguar qeverinė me mandat tė ligjshėm pėr tė realizuar programin e vetė, dhe nuk ėshtė pengesė e tė drejtės kushtetuese qė shqiptarėt tė realizojnė zgjedhjet. Pėr fat tė keq, kryetari i PS-sė nė qendėr i ka realizuar nė mėnyrė tė shkėlqyer kėto tipare tė politikės sė vjetėr.

    Sali Berisha, kryeministėr
    (Nė qytetin e Laēit, 25 janar 2007)
    Kam njė thirrje miqėsore pėr tė gjithė burrat dhe gratė e Kurbinit: Mos e trembni kundėrshtarin. Ai, gjatė krizės qė krijoi, u thoshte kolegėve tė mi mjekė se i dilnin para laēianė me certifikata dhe ata i jepnin mjekimin. U thoshte diplomatėve evropianė se ata nuk e dinin se ē’ishin laēianėt me certifikata.

    Sali Berisha, kryeministėr
    (Nė qytetin e Laēit, 25 janar 2007)
    Nuk e kanė fajin ata, nuk e kanė fajin certifikatat, por, siē tha edhe njė nga udhėheqėsit socialistė, i sėmurė ėshtė dikush tjetėr.

    Sali Berisha, kryeministėr
    (Nė njėsinė Nr. 1, Tiranė, 26 janar)
    Ish-kryetari e shndėrroi kėtė qytet tė mrekullueshėm dhe tė bekuar, qytetarėt e tij dhe bukuritė natyrore nė njė piramidė tė betonit dhe lejeve tė ndėrtimit. Tirana ka pasur me dhjetėra prona publike dhe qindra hektarė, por, nė qoftė se nuk do t’u jepeshin Gonxheve, do tė ndėrtoheshin shkolla qė fėmijėt

    Sali Berisha, kryeministėr
    (Nė qytetin e Korēės, 27 janar)
    Korēa, me menēurinė dhe zgjuarsinė e saj politike, nuk mund tė rezervojė pėrveēse votėn kundėr atij qė sot ka hyrė nė historinė e Shqipėrisė si “mister Kriza”

    Sali Berisha, kryeministėr
    (Nė qytetin e Korēės, 27 janar)
    Unė mendoj se kandidati tjetėr sjell humbjen. Atė e kanė nxjerrė pėr humbjen, sepse tė pėrfaqėsosh “mister Krizėn” apo “mister Certifikatėn”, vetėm ky dallim ėshtė i mjaftueshėm.

    Sali Berisha, kryeministėr
    (Nė qytetin e Elbasanit, 27 janar)
    Shokut Qazim do t’i them dy fjalė: E para qė do tė them, shoku Qazim, ėshtė se kur nuk tė do mėhalla, pėrse do tė dojė qyteti, kur ti nuk binde dot tė votojnė pėr ty ata me tė cilėt je rritur, pėrse kėrkon ti votat e qytetit.

    Sali Berisha, kryeministėr
    (Nė qytetin e Elbasanit, 27 janar)
    Disa vula tė zeza i ke marrė pėr prokurimet, tani unė do tė them kėtu, se vulėn mė tė fuqishme do ta japė Elbasani mė 18 shkurt.

    nga qeveria.eu

  8. #208
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,079

    Nuk do te ishte me mire sikur ne Shqiperi zgjedhjet te beheshin nje here ne 5 vjet

    Keshtu kursenim me shume burime njerzore e financiare dhe atij qe fitonte i jepej koha e duhur te bente diēka per qytetin.

    Ne Evrope apo Amerike eshte keshtu, vetem ne Shqiperi na lind nevoja te nderrojme kolltuket ēdo 3 vjet.

    Gati 1,5 milionė euro llogaritet kostoja e pėrbashkėt e dy kandidatėve tė mėdhenj nė fushatėn elektorale pėr bashkinė e kryeqytetit.
    Ndėrkohė qė ligji sanksionon qė subjektet zgjedhore nuk mund tė shpenzojnė mė shumė se sa 10-fishi i financimit qė pėrfitojnė nga buxheti i shtetit.

    Partia Socialiste ka pėrfituar rreth 18 milionė lekė nga buxheti i shtetit, ndėrsa Partia Demokratike, rreth 12 milionė lekė. Por, ndėrsa flitet pėr faturėn e krejt fushatės nė nivel republike, shifra prej gati 1,5 milionė eurosh shpenzohet vetėm nga dy kandidatėt kryeqytetas. Afėrmendsh, totali i shpenzimeve tė fushatės pėr krejt vendin, e tejkalon kufirin ligjor pėr secilėn nga partitė. Por, edhe nėse merren parasysh vetėm paratė e hedhura nė kryeqytet, sponsorizimet nga sektori i biznesit paraqiten tejet tė larta.

    Shpenzimet pėr billboarde dhe postera

    Nė kryeqytet numėrohen rreth 300 billboard-e (tabela tė ndricuara anės rrugės) me sipėrfaqe 2 metra katrorė. Qeraja mujore e secilit kushton rreth 500 euro nė muaj, ēka lejon tė llogaritet se Ramės dhe Olldashit sė bashku do t’u duhen rreth 150 mijė euro gjatė njė muaji fushate.

    Pak mė e vėshtirė tė gjendet raporti i saktė shifror mes tė dyve, pasi mesa shihet ka mė shumė postera tė kandidatit demokrat sesa tė kreut aktual tė bashkisė. Duke llogaritur qė posterat e mėdhenj kanė njė ēmim prej 15 euro pėr metėr katror, vetėm vlera e posterave llogaritet nė rreth 10 mijė euro, ēka e ēon vlerėn totale tė pozimit, plus billboardet nė 160 mijė euro.

    Por ekzistojnė edhe billboarde tė mėdha, tė cilat kanė pėrmasa 10 x 4 metra. Vetėm vlera e posterit tė kandidatit pėrkatės, nė njė billboard tė tillė, shkon nė 600 euro. Ekzitojnė 50 tė tilla nė kryeqytet dhe nė rrethinat e tij tė afėrta, tė cilat kanė njė qira prej 3 000 euro nė muaj. Vlera e qirasė plus vlerėn e posterave pėr rreth 50 “tabela” tė tilla, shkon nė rreth 180 mijė euro.

    Nga ana tjetėr, edhe posterat klasikė nuk janė harruar. Ata kanė mbushur ēdo rrugė e qoshk tė Tiranės. Vlerat e posterave shkojnė nga 1 euro deri nė 10 euro copa, sipas cilėsisė dhe madhėsisė, duke shėnuar njė ēmim mesatar prej 5 eurosh. Tė dy kandidatėt bashkė rezulton tė kenė prodhuar rreth 10 mijė postera. Kjo e ēon vlerėn totale tė kėtij zėri shpenzimesh elektorale nė 50 mijė euro.

    Pėrdorimi i transportit publik

    Qytetarėt simpatizante tė njėrit apo tė tjetrit kandidat do tė kenė fatin e keq apo tė mirė, qė gjatė kėtyre javėve tė fushatės tė udhėtojnė brenda autobusėve me fytyrėn e favoritit tė tyre apo me “surratin” e atij tjetrit”, tė stamposur nė tė gjithė gjatėsinė e mjetit urban.

    Por sa kushton tė veshėsh me fytyrėn tėnde njė autobus me gjithė njerėz brenda pėr njė muaj? Rreth 1200 euro kushton vetėm posteri-ngjitės. Qiraja e njė autobusi vėrtitet rreth 3 000 eurove nė muaj. Ndėrkaq, mėsohet se njėri nga kandidatėt ka rekrutuar 20 mjete tė transportit urban, ndėrsa kandidati tjetėr 15 tė tilla. Pra kemi 35 autobusė “elektoralė” nė qarkullim nė rrugėt e Tiranės, tė cilėt bashkė me njerėzinė e shtypur si miza pėrbrenda, transportojnė nėpėr trafikun kryeqytetas, nga stacioni nė stacion, edhe buzagazin elektoral tė dy kandidatėve. Sipas aritmetikės elementare, qiramarrja e kėtyre autobusėve pėr transport, bashkė me vlerėn e posterave-ngjitės, kushton rreth 136 mijė euro.

    Qiramarrja e ambienteve

    Njė zė i rėndėsishėm nė shpenzimet elektorale ėshtė qiramarrja e pėrditshme – zakonisht mė shumė se njė nė ditė – e ambienteve pėr tė organizuar tubime tė hareshme elektorale. Mė tė aksesuarat janė Pallati i Kongreseve, Pallati i Sporteve “Asllan Rusi”, Pallati i Sporteve “Fahrije Hoti”, Muzeu Historik Kombėtar, Hotel Tirana etj. Qiramarrja e kėtyre ambienteve vėrtitet nga 500 deri nė 3000 euro. Duke pasur parasysh qė organizohen disa takime nė ditė nga tė dyja palėt, llogaritet tė shpenzohen rreth 3000 euro nė ditė nga kandidatėt, duke e ēuar totalin e kohėzgjatjes sė fushatės nė rreth 90 000 euro.

    Shpenzimet “dytėsore”,

    Tė dy kandidatėt kanė shpenzuar sė bashku, rreth 20 mijė euro vetėm pėr shėrbimin fotografik, i cili ka fiksuar vizionin novator dhe optimist tė imazhit tė tė dy kandidatėve pėr Bashkinė, rrugėve tė Tiranės.

    Seti: xhup, shall dhe kapele, i mbėshtetėsve rioshė tė njėrit prej kandidatėve, ka kushtuar 3000 euro nė total pėr 100 persona. Ndėrsa zėrat: karburant, audio me qira, flamuj dhe kinkalerina tė tjera elektorale, nuk llogaritet ta kalojnė vlerėn e 5000 eurove pėr tė dy kandidatėt bashkė. Njė militant euforik kushton 5 euro nė ditė, ndėrkohė qė nė tė gjithė Tiranėn, pėr rreth 30 ditė fushatė, llogariten 100 syresh tė aktivizuar. Kjo fatura llogaritet nė 15 mijė euro.

    Spotet televizive

    Ky zė ėshtė pesha “mė e rėndė” e krejt fushatės. Ēmimi mesatar e reklamave elektorale nė televizion ėshtė 5 euro nė sekondė.
    Spoti i njė kandidati shfaqet nė disa raste 30 herė nė ditė nė njė televizion. Pėr rrjedhojė, njė kandidat shpenzon 5000 euro nė ditė nė njė televizion. Tė dy bashkė, shpenzojnė 10 000 euro nė ditė. Duke llogaritur katėr televizione tė dorės sė parė dhe rreth 20 ditė transmetim, shifra shkon nė rreth 800 000 euro spote elektorale gjatė fushatės.

    “Zarfet gri”

    Njė zė qė tradicionalisht ka garantuar sukses nė zgjedhje, janė shumat qė u jepen nėn dorė funksionarėve e personave tė ndryshėm, nė pozicione tė rėndėsishme gjatė fushatės zgjedhore. Kjo metodė ka vite qė testohet nga tė dy krahėt PS-PD dhe ka dhėnė rezultat pothuaj nė tė gjitha fushatat e deritanishme. Shumat e angazhuara nė korrupsion elektoral nuk mund tė llogariten, por zėnė njė fetė tė konsiderueshme tė shpenzimeve, te cilat edhe ato kanė tendencėn tė fshihen. Pikėrisht sic u shpreh edhe bordi

    Artistėt tifo pėr gjysmė milioni

    Fushatat zgjedhore, qofshin ato vendore apo parlamentare, mbeten sezonet mė fitimprurės pėr artistėt, veēanėrisht
    kėngėtarėt.

    Vetėm pak minuta “aheng”, mjafton pėr tė nxjerrė nga shtėpia tė rinj e pleq, para se tė nisė mitingu i rradhės.

    Padyshim, qė kėshtu joshen tė gjithė qytetarėt pėr tė dalė nė shesh, qoftė edhe nė qytezėn mė tė vogėl. Sivjet, edhe artistėt janė mė tė motivuar tė dalin nė skenė pėr tė kėnduar kundrejt shumave qė derdhen pa kursim nga subjektet politike. Ndryshe nga fushatat e shkuara, tashmė qė tė gjithė e dinė se ē’efekt ka tė kesh me vete nė miting edhe disa nga kėngėtarėt mė tė mirė tė momentit, nuk kursehen tė paguajnė deri nė gjysmė milioni pėr njė kėngė. Ky ėshtė edhe tregu aktual qė vjen pėr kėngėtarėt tanė, tė cilėt lėnė pas axhendėn e tyre koncertore pėr tė pėrfituar nga situata. Ajo qė dihet mė siguri dhe kėngėtarėt nuk e fshehin, ėshtė fakti se askush nuk ėshtė aty, nė skenėn shumėngjyrėshe pėr tė treguar vėrtet se i pėrket njėrit apo tjetrit kah. “Unė jam njė artiste dhe kur shkoj nė njė miting pėr tė kėnduar nuk shkoj aty pasi pėrfaqėsoj njėrėn apo tjetrėn parti, por sepse nė njė farė mėnyrė bėj punė. Jam artiste dhe kėndoj para ofertave qė mė bėhen”-pohon Ēiljeta Xhilaga, njė prej kėngėtareve qė pothuajse nuk refuzon asnjėherė ofertat qė vijnė pėr koncerte tė tilla.

    Koncerti i fushatės

    Nė zgjedhjet e shkuara lokale kėnga “Tirona” e grupit West Side Family nuk ishte gjė tjetėr veēse njė hit, por qė me Edin Ramėn nė grup, padyshim qė do tė shėnonte nė shenjė dyfish edhe mė fort. Kėtu e kanė zanafillėn edhe prurjet nė rritje tė kėngėtarėve apo humoristėve nė mitingjet politike. Ēiljeta Xhilaga, Rovena Stefa, Zajmina Vajsari, Soni Malaj, Redon Makashi, Poni, Mariola, Sabiani, e shumė tė tjerė tė brezit tė ri, pothuajse nuk kanė munguar nė shfaqjet e fundit nė skenė,

    ku lajtmotivi kryesor ka qenė politika dhe premtimet elektorale.

    Ofertat qė vijnė nga tė dyja kampet e partive mė tė mėdha nė vend janė vėrtet tė hatashme, kėshtu pėr njė koncert nė kryeqytet njė kėngėtar paguhet plot 30 mijė lekė tė vjetra, ndėrsa pėr koncertet jashtė Tiranės 400 dhe plot gjysmė milioni nė qytetet e largėta. “Ofertat qė u bėhen kėngėtarėve pėr tė marrė pjesė nė mitingje, gjithmonė nė rrafshin artistik gjatė viteve tė fundit kanė ardhur gjithmonė duke u rritur, madje mund tė them qė janė dy ose trefishuar me vitet e shkuara dhe kjo ėshtė pozitive”-pohon pėr Mapo, Rovena Stefa.

    Ajo thekson se tė kėnduarit nė fushata i kėngėtarėve konsiston gjithmonė nė pėrfaqėsimin artistik tė tyre dhe asnjėherė nė atė politik, por pse jo nevojitet njė bashkėpunim nė ta ardhmen, qė kėngėtarė tė caktuar tė pėrfaqėsojnė njė grupim tė caktuar politik siē ndodh rėndom nė shumė vende tė tjera. Mėsohet se tashmė janė firmosur nga tė dyja kahet disa kontrata me kėngėtarėt mė tė mirė tė momentit, pėr 10 koncerte gjatė fushatės pėr zgjedhjet vendore. Nė shumicėn e rasteve kontratat qė arrijnė nė 3 deri nė 4 milionė lekė tė vjetra, nuk janė gjė tjetėr veēse njė kontribut i bizneseve, tė cilat edhe paguajnė faturėn e “argėtimit” tė popullit nė mitingje. Nė shumicėn e rasteve pėrzgjedhja e artistėve qė marrin pjesė nė mitingje me zėrin e tyre apo batutat e humorit, lidhet ngushtė edhe me menynė e rrymave muzikore qė ato pėrfaqėsojnė nė tregun muzikor.

    Kėshtu Artiola Toska, Valbona Mema, Sinan Hoxha dhe tė tjerė kėngėtarė tė Shqipėrisė sė Mesme janė tė destinuar tė kėndojnė vetėm nė kėto zona,
    ndėrsa Poni, Mariola apo Silva Gunbardhi, janė prenotuar tashmė pėr mitingjet nė jug tė vendit duke pasur si antipastė muzikėn labe. Ndryshe nga vitet e tjera, kėngėt me motive labe pothuajse mbeten mė tė pėlqyerat, kjo ėshtė edhe njė arsye, qė nė fushata po shohim kaq shumė ritmet e bregdetit. Por nė tregun e komercit tė mitingjeve elektorale nuk po mungojnė as tė ashtuquajturat rryma si turbofolk por edhe ato qytetarė, e cila nė shumicėn e rasteve ėshtė e destinuar pėr mitingje lokale.

    Artistėt nė radhėt e partive politike

    Nė zgjedhjet e shkuara kėngėtari i njohur Aleksandėr Gjoka e shfaqi hapur mbėshtetjen e tij pėr PD-nė, ndėrsa pjesa tjetėr e artistėve, heshtėn. Sivjet, jo vetėm qė po shpallen hapur bindjet, por njė pjesė e artistėve janė ofruar edhe nė grupin e kėshilltarėve madje dhe kandidatėve tė minibashkive. Kėshtu nė stafin e kėshilltarėve tė Olldashit ėshtė rreshtuar aktorja e njohur Yllka Mujo, ndėrsa nė krahun e kryetarit aktual tė Bashkisė sė Tiranės njė tjetėr aktore, Luiza Xhuvani.
    Secila prej tyre tani duket se po shton rivalitetin jo vetėm nė skenė, por edhe nė politikė, duke shpallur pėr herė tė parė publikisht prirjet e tyre partiake. Megjithė kėtė, Lėvizja Socialiste pėr Integrim rezulton me numrin mė tė madh tė kėshilltarėve VIP-a me emra tė njohur tė muzikės si: Klajdi Musabelliu , Besmir Metani, Eneida Tarifa si dhe sportistėt Sulejman Demollari dhe peshėngritėsi Viron Bezhani.

    Pėrfshirja e emrave tė njohur tė artit dhe sportit nė politikė, duket se ėshtė kthyer tashmė nė njė armė tė fortė pėr tė joshur votuesit, kjo edhe pėr faktin se njė pjesė e tyre, prej kohėsh kanė dalė hapur pėrkrah kandidatėve qė mbėshtesin nė fushatė.



    nga www.qeveria.eu

  9. #209
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Kėrcėnohet dhe rrihet komisioneri i PS-sė

    Dashamir Markohasani: Mė keqtrajtoi vėllai i kandidatit tė PD-sė


    Gazeta Shqip



    Kėrcėnohet dhe rrihet kryetari i qendrės sė votimit 1867 nė Kombinat. Dashamir Markohasani ėshtė keqtrajtuar nga Agim Nezaj, vėllai i kandidatit pėr njėsinė nr. 6, Fatmir Nezaj. Denoncimi ėshtė kryer nė Komisariatin e Policisė sė Kombinatit nga vetė i dėmtuari, ndėrsa mėsohet se kanė filluar menjėherė verifikimet pėr kėtė akt tė shėmtuar, i cili pason situatėn e ndezur ditėn e zgjedhjeve nė kėtė qendėr votimi. Burime zyrtare nga policia e Tiranės thanė pėr "Shqip" se, sipas denoncimit tė Markohasanit, ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme. I dėmtuari dhe Agim Nezaj janė takuar pėr tė biseduar pėr situatėn nė ditėn e zgjedhjeve, ku pėrfaqėsuesit e Partisė Demokratike pretendojnė se shumė qytetarė nuk janė lėnė tė votojnė, megjithėse ishin nė radhė. Pas disa shkėmbimesh batutash, mėsohet se Nezaj ka kėrcėnuar kryetarin e qendrės sė votimit 1867 pėr situatėn e krijuar nga komisionerėt socialistė, tė cilėt nuk kanė lėnė tė votojnė njė numėr personash. Situata ka degjeneruar deri nė sharje dhe rrahje. "Dashamir Markohasani ndodhej nė shkollė nė Kamėz, kur ėshtė thirrur nga njė person. Ka dalė nga territori i shkollės dhe ėshtė takuar me Agim Nezajn. Pėr disa minuta kanė shkėmbyer batuta dhe nė njė moment Nezaj e qėllon me shpullė, duke e kėrcėnuar. Pas ngjarjes, Markohasani ka shkuar nė Komisariatin e Policisė Nr.6, ku ka kryer edhe denoncimin pėrkatės, nėn akuzėn e ‘kėrcėnimit‘ dhe rrahjes‘", tha Policia e Tiranės. Ndėrkaq, familjarėt e kryetarit tė qendrės sė votimit 1867 akuzojnė Agim Nezajn pėr dhunėn e ushtruar ndaj tė afėrmit e tyre. Nė polici kanė deklaruar se ngjarja ka ndodhur pėr motive politike, pasi Dashamiri ka mbėshtetur opozitėn nė zgjedhjet e 18 shkurtit.
    Ditėn e votimeve janė shėnuar njė numėr i konsideruar incidentesh nė Kombinat. Njė anėtar i qendrės sė votimit 1867 ėshtė kėrcėnuar me jetė. Ėshtė dashur ndėrhyrja e policisė pėr tė qetėsuar situatėn, e cila ka degraduar me sharje dhe kėrcėnime serioze. Nė vendngjarje kanė mbėrritur ministra, deputetė, anėtarėt e KQZ-sė pėr tė qetėsuar situatėn. Situata mė e rėndė e procesit zgjedhor ėshtė zhvilluar nė lagjen e Kombinatit ku kandidoi Fatmir Nezaj i PD-sė dhe Luzhiana Abazaj e LSI-sė. Gjatė gjithė ditės sė zgjedhjeve, nė dy qendrat e votimit nė lagjen Kombinat 1866 dhe 1867 ka pasur turma tė mėdha njerėzish qė votonin nė masė. E alarmuar nga kjo situatė, nė vendngjarje janė dislokuar edhe forca policore, tė cilat shpeshherė me kėrkesė tė anėtarėve tė komisioneve kanė ndėrprerė votimet pėr shkak tė mbipopullimit. Nė shesh qėndronin qindra qytetarė-militanė. Kėta tė fundit qėndronin nė oborret e qendrave tė votimit duke krijuar vėshtirėsi nė votime. Nė disa raste, opozita akuzonte se militantėt e djathtė nė kėtė zonė nuk kanė lejuar qytetarėt e majtė pėr tė votuar. Menjėherė ka ardhur kundėrpėrgjigjja, e cila ka qenė se zona nė fjalė ėshtė bastion i sė djathtės. Megjithatė, ngjarja mė e rėndė ėshtė shėnuar vetėm ditėn e djeshme, jo nė qendrėn e votimit, por nė Kamėz.

    Incidentet gjatė ditės sė zgjedhjeve nė Kombinat


    Policia e Tiranės ka marrė sinjalizime pėr incidente ditėn e zgjedhjeve nė Kombinat. Nė disa raste, ca qytetarė janė kapur teksa votonin me certifikata false. Njė gjė e tillė ka alarmuar situatėn, ndėrsa opozita ka ndėrruar kryetarin e komisionit nė qendrėn e votimit 1867. Situata ėshtė qetėsuar me shfaqjen e kryetarit tė KQZ-sė, Ēlirim Gjata, dhe disa anėtarė. Pas disa negociatash ėshtė rėnė dakord qė votimi tė mbyllet. Rreth orės 20:00 (18 shkurt 2007) nė qendrėn e votimit janė shfaqur rreth gjashtė punonjės policie, tė cilėt kanė filluar tė nxjerrin nga qendra e votimit qytetarė tė shumtė qė ishin nė radhė pėr tė votuar. Disa minuta mė vonė, deputeti Bujar Nishani deklaroi se kėta persona nuk do tė largohen, ndėrsa rreth orės 20:34 janė larguar tė gjitha kutitė e votimit drejt KQZ-sė, duke i dhėnė fund njė kalvari tė gjatė replikash midis dy forcave mė tė mėdha nė vend. Mėsohet se qendrėn e votimit e ka vizituar edhe Johan Lohan, ambasadori i BE-sė.

  10. #210
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,079

    Paskuqan, KQZ shpall fitues kandidatin demokrat

    • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur fituesin per zonen e Paskuqanit ku pas numerimit te kutise se fundit fitues del kandidati demokrat Jashar Hoxha me 292 vota me shume se rivali i tij i majte.

    Edhe pse nė avantazh, koalicioni i majtė ishte ai qė ankimoi nė KQZ rezultatin dhe kėrkoi qė tė numėroheshin edhe votat e njė kutie nė qendrėn 2056 nė Paskuqan.Numėrimi i kutisė nga KQZ-ja gjatė paradites sė djeshme, nxori nė avantazh tė lartė kandidatin demokrat, Hoxha.

    Nga 598 fletė votimi, 426 ishin nė favor tė kandidatit demokrat, ndėrsa vetėm 134 nė favor tė kandidatit tė majtė, Gjin Prengaj. Pjesa tjetėr, rreth 38 fletė votimi, dolėn tė pavlefshme. Me gjithė rezultatet e nxjerra dje nga numėrimi i kutisė, KQZ vendosi sot.


    GSH

Faqja 21 prej 24 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 22 Mars 2009 Zgjedhjet Lokale ne Maqedoni ??
    Nga faruk_01 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 17:52
  2. Statusi perfundimtar i Kosoves - lajme, analiza, komente
    Nga ideus nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 22-06-2006, 14:25
  3. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  4. "Nano Ik", protesta sėrrisht nė Bruksel
    Nga Asteroid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •