Komunari Berisha
Tirana Observer
Plator NESTURI
Ndodhi ajo ēfarė nuk pritej. Rezultatet e 18 Shkurtit nuk po llogariten nėpėrmjet numrit tė votave qė kanė marrė palėt nė zgjedhje, por nė bazė tė sipėrfaqes sė zonave qė ka fituar secila prej tyre. Ishte vetė kryeministri Berisha qė si njė topograf i mirė e ndau vendin me centimetra katrorė, i futi njė tė bojatisur dhe i rezultoi nė hartė njė Shqipėri blu. Nuk pati kurrfarė rėndėsie nėse nė qytetet kryesore tė vendit e djathta nė pushtet rezultonte humbėse, nuk kish rėndėsi qė me blu ishin ngjyer shumė fusha tė mbetura djerrė ngaqė banorėt e fshatrave kanė rendur drejt qyteteve. Berishės i duhej njė imazh fitoreje dhe pėr kėtė i mjaftoi edhe panorama aspak idilike e fshatit tė boshatisur. Njė gjetje e paparė kjo, dhe fantazi tepėr intriguese. As sulltanėve dikur qė vėrshonin me ushtritė e tyre nė ēdo cep tė vendit, nuk u shkonte mendja tė deklaronin se e kishin marrė Shqipėrinė pa shtėnė nė dorė Krujėn. Pale tė mendonin se pėrveē kryeqytetit tė ri, Tiranės, nuk qaseshin dot as nė dyert e Durrėsit, Vlorės, Fierit, Elbasanit, Korēės, Gjirokastrės e kėshtu me radhė. Por edhe ky koncept qenka tepėr larg mėnyrės sė gjykimit tė kryeministrit tonė.
Menjėherė pas shpalljes sė rezultateve tė para, kur filloi tė bėhej i qartė kahu i fitores, ajo ēfarė pritej mė me kėrshėri nuk ish festa qė do tė zhvillonte opozita sesa mėnyra e reagimit tė kampit tė djathtė nė pushtet ndaj humbjes flagrante tė 18 Shkurtit. Nė kėshtjellat kryesore tė vendit ish ngritur flamuri i tė majtės dhe kjo e bėnte evidente triumfin e tyre. Por reagimi i pozitės pritej edhe pėr njė arsye tjetėr. Jo thjesht pėr tė parė nėse e pranon humbjen apo jo, as pėr tė bėrė rolin e tė viktimizuarit duke nxjerrė shkaqe qė nuk vareshin prej saj dhe qė e ēuan drejt dėshtimit. Arsyeja e vėrtetė ishte vetė Berisha fakti se si do ta pėrballonte humbjen e shtatė tė tij nė kėto 15 vjet. Sali Berisha ėshtė i njohur si menaxhues i mirė i humbjeve. Ka humbur nė zgjedhjet e para pluraliste, por diti tė fitojė bindshėm pas njė viti kundėr Ramiz Alisė. Humbi pas disa muajsh nė zgjedhjet lokale, dėshtoi nė ’94 me Kushtetutėn, por nuk hezitoi tė pėrdorė dhunėn e kėrbaēin pėr tė dalė triumfues pa kundėrshtarė mė 1996. Do tė mendohej se “era Berisha” do tė mbyllej pėrfundimisht pas ngjarjeve tė vitit ’97, por nuk ndodhi kėshtu. Strukja e tij do tė rezultonte e pėrkohshme dhe megjithėse iu desh tė duronte dėshtimet nė disa zgjedhje radhazi, ai diti ta menaxhojė varganin e humbjeve pėr t’u shfaqur sėrish nė krye tė qeverisė pas zgjedhjeve tė 3 Korrikut. Nga gjithė ky kalvar i gjatė ngjarjesh dhe zgjedhjesh, Berisha ka treguar se nuk ka ditur asnjėherė tė menaxhojė fitoret, pasi menjėherė pas tyre ka ardhur dėshtimi zgjedhor i radhės. Fakti qė njė vit e gjysmė pas rikthimit tė tij si kreu i mazhorancės, koalicioni i djathtė humb sėrish nė zgjedhje dėshmon se skema pėrsėritet pa mė tė voglin devijim. Porse askush nuk mund t’i mohojė Berishės vitalitetin nė menaxhimin e humbjeve tė tij. A duket se ėshtė sėrish nė lartėsinė e duhur pėr tė menaxhuar edhe post 18 Shkurtin?
Nuk do tė pėrbėnte aspak surprizė qė kryeministri Berisha menjėherė pas shpalljes sė rezultateve, ndonėse shifrat flisnin dukshėm, tė pėrpiqej tė minimizonte fitoren e kundėrshtarit. Nuk pritej madje as lėvizja tjetėr qė kryeministri tė uronte kundėrshtarin e tij pėr fitoren nė zgjedhje. Ai zgjodhi njė rrugė tjetėr, pikėrisht atė qė nuk pritej. Deklaroi se kish fituar, madje ca mė keq akoma, se kish marrė njė votė plebishitare dhe mė tė madhe akoma se dhe fitorja e tij e parė 14 vjet tė shkuar. Me kėtė lėvizje tė befasishme dhe kokėfortėsi tė pamotivuar, Berisha veēse e theksoi mė shumė humbjen e tij, i dha nota qesharake nė popull dhe tė pabesueshėm edhe pėr idhtarėt e aleatėt e tij. Kėtu nuk ėshtė ēėshtja pėr tė ditur se si do tė kish deklaruar kryeministri nėse do tė kish humbur komunat e tij tė dashura por do tė kish mundur tė triumfonte nė Tiranė, Durrės, Korēė, Vlorė, Fier, Elbasan dhe Gjirokastėr. Ėshtė e qartė se sėrish do tė thosh me plot gojėn se nuk ka humbur, se do t’ia kish lėnė mė shumė dėshirė fshatin dhe votat e tij opozitės, pėr tė festuar hareshėm nė sheshet e mėdha tė qyteteve pėrpara turmave tė ekzaltuara tė militantėve. Nė fshat, fatkeqėsisht, nuk ka sheshe tė mėdha, as turma, por gjithsesi Berisha pėr hir tė entuziazmit tė parealizuar nuk ngurron tė lyejė me blu djerrinat komunare. Pavarėsisht se “komuna e Parisit”- Tirana, ėshtė nė duart e Ramės.
Fakti qė Sali Berisha kėsaj radhe as u pėrpoq tė lexojė votėn popullore, por e sfidon duke marrė pozėn e fitimtarit, ėshtė njė shenjė jo e mirė. Ajo dėshmon se ai nuk po arrin ta menaxhojė realitetin e humbjes pėr tė cilėn ėshtė dalluar gjatė njė dekadė e gjysmė pluralizėm. Dhe kjo nuk parasheh zhvillime me kah pozitiv si nė ecurinė e mėtejshme normale tė jetės politike ashtu edhe pėr vetė zhvillimet nė tė djathtėn shqiptare. Ai qė nuk pranon humbjen nuk ėshtė njė lider partie ēfarėdo, por vetė kryeministri dhe kreu i koalicionit qeverisės, gjė e cila do tė ketė padyshim impakt nė mėnyrėn e qeverisjes, nė vijimėsinė e tensionit politik dhe harxhimin e energjive jo drejt zhvillimit ekonomik tė vendit, por pėr hir tė dominacės pėr pushtet.
Situata postzgjedhore pėr muajt nė vijim parashikon turbulence tė reja. Nėse opozitės nuk i mbetet veē tė presė reagimin kryeministror pėr tė marrė masat dhe pėr t’iu pėrgjigjur me tė njėjtat mjete konfliktit apo kompromiseve, mbetet pėr t’u parė se cilat do tė jenė zhvillimet brenda tė djathtės. A do tė jetė koalicioni i djathtė po aq kompakt sa nė zgjedhje dhe do tė ndjekė verbėrisht tė gjitha hapat e Berishės, apo secili do tė bėjė llogaritė e veta ndėrsa rruga e nisur shkon drejt marrėzisė? Njėkohėsisht, a do tė ketė zhvillime tė brendshme nė kampin e PD-sė pėr tė dalė pėrfundimisht nga rrethi vicioz i humbjes, (pasi dhe fitoret kanė patur jetėgjatėsi tė shkurtėr nė elektorat)? Ėshtė e vėshtirė tė parashikohet se ē’do tė ndodhė Brenda selisė blu kur dihet se vullneti hekurt i Berishės u ėshtė imponuar gjithkujt dhe rebelėve u ėshtė treguar porta, pavarėsisht se shumė syresh u rikthyen sėrish. Por mė tepėr se kurrė duket evidente qė kėsaj radhe menaxhimin e humbjes ta bėjė vetė PD-ja duke mos ia lėnė mė nė dorė Berishės.
Krijoni Kontakt