Close
Faqja 16 prej 24 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 231
  1. #151
    Senior Member Maska e IL_DON
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    ne mal
    Postime
    163
    Problemi qe shtrohet eshte nese kemi vertet nje te djathte reale? Apo kemi nje te djathte te uzurpuar?

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Koalicioni i Madh i se djathtes, eshte koalicioni me i madh ne historine e pluralizmit shqiptar dhe asnje parti e djathte nuk ka ngelur jashte tij. Po te lexosh perqindjet e votave brenda se majtes, do te shikosh nje dyfishim te elektoratit te LSI nga zgjedhjet e kaluara, qe do te thote qe elektorati i majte qe nuk perqafon lidershipin e Rames apo personin e tij, ka votuar per alternativen e rradhes se majte, LSI.

    Kastriot Islami e peshkaqenet e tjere te PS e kishin mire kur thoshin qe Rama po shkaterron PS me aleancen e ngritur me LSI dhe perqindjet e votave te ketyre zgjedhjeve e vertetuan shqetesimin e tyre.

    Ilir Meta ka shume per te festuar nga rezultati i ketyre zgjedhjeve, por jo PS.

    Albo

    Vetem pergjithe te citimit nuk ke bere!

    Problemi qendron: - A duhet te qendroje Sali Berisha me ne krye te PD-se pas ketyre zgjedhjeve nenstandart (sipas te huajve)dhe me disfaten ne qendrat me te medha urbane ?
    GABIM 404

  2. #152
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Koalicioni i Madh i se djathtes, eshte koalicioni me i madh ne historine e pluralizmit shqiptar dhe asnje parti e djathte nuk ka ngelur jashte tij.
    Kjo ka faturen e vet qeverisese, sepse te duhet te perfshish te gjitha ne qeveri. Psh tani Berisha nuk ka mundesi ta lere jashte qeverise PDR-ne, por rrezik do ti duhet te shperndaje poste zv ministrash dhe per LZHK e PLL.

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Po te lexosh perqindjet e votave brenda se majtes, do te shikosh nje dyfishim te elektoratit te LSI nga zgjedhjet e kaluara,
    Mua nuk me del ashtu llogaria. LSI pati 8.4% ne 2005 dhe 8.67% (shiko lidhjet ne faqen e KQZ-se). Nderkohe dhe djathtas nuk eshte me mire ne shifra: PD 18.6% vs. PR+PDK+PDR 17%
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pedro nuk i kam shpikur une kanibalet por jan aty ne seline roze.. dhe ti e di me mire se une kte pune..
    tani dolli gangsterrri Enveri edvin dhe shoku i tij hitleri ilir met.. dhe kercenuan Sali Berishen.. Do te te qerojme dhe nga zyra i thane se koha jote ka perfunduar..
    Kjo eshte arrogance e padegjuar..
    Keshtu i thoshin dhe ne 96-ten dhe dihet cfar ndodhi.. mijra vete i cuan ne varre keta perbindesha qe nuk u behet vone.. se kercet kallashi mbi kokat e fmijve shqiptar.. boll atyre tu realizohet plani.. qe te cojne varg pa ndalim valixhet me euro ne bankat e botes.. e per kete e vetem per kete e duan pushtetin absolut.. Se ideal tjater skane..keta vampire..

  4. #154
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Citim Postuar mė parė nga Brari
    tani dolli gangsterrri Enveri edvin dhe shoku i tij hitleri ilir met..
    Jo jo, Hitleri ishte nga ana e djathte e politikes kshuqe ben mire t'a gjesh nga politikanet e te djathtes se mbase e gjen mes tyre. S'do te duhet te kerkosh gjate per emrin e tij, t'a premtoj.
    As qe du me dit!

  5. #155
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    PS u konfirmua si partia me e madhe ne Shqiperi si subjekt i vetem. Ka marre deri tani 19.36% te votave per partite (keshillet bashkiake dhe te komunave) nga 18.52% qe ka marre PD, dhe kjo pa llogaritur votat ne 7 bashkite kryesore dhe me te medha ku PS fitoi voten partiake edhe me 10-15% difference. PS e mban "peng" LSI qe nga keto zgjedhje duket se do kete 10-15% te votes popullore per partite. PD ama e ka keq, sepse ka PR, PDK, dhe PDR qe e mbajne peng me nga 5-7% seicila, dhe ketu nuk futet Xhuveli me 4%. PS i duhet te bjere dakort me 1 aleat te madh per te pasur qendrushmeri ne qeverisje, PD me minimumi 3 qe edhe sic po shikohet deri tani bejne vazhdimisht deklarata kontradiktore.
    PD gjithashtu eshte perpara ne votat e hedhura direkt per kryetar bashkie/komune te mbeshtetur nga subjekti partiak. Ajo ka marre deri tani 75 mije vota me shume bashke me aletatet. Po kjo sigurisht eshte nje diference shume provizore, pasi vetem Tirana i jep PS 25 mije vota me shume.

  6. #156
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Thx .. dardajan .. per reportazhet nga Tirana.. si dhe konkluzionet e qarta..
    E di qe je i mire per reporter ti..
    ti vete per ke votove?
    cthoshin tiransit per Zogun e zi?
    I pelqen ki modeli si e beri basha apo duan sic e kish nisur edvinua..?

    Dua vetem te vertetat..
    Une e bera mundimin tim shkova e votova bera nje rrug e dy pune kurse vota eshte sekret .

    Kalova edhe tek zogu i zi kishte pak rremuje por kalohej kurse ai shatrivani qe beri ne mes te rotondit ishte si ato aksionet e Enverit dhe mendoj se kur te bjere shi dhe pompat te mos funksionojne uji do dale neper rruge dhe do beje vetem balte.

    Thuhej edhe qe kalimi u prish sepse ne te djathte te tij dikush ka bere nje goxha pallat dhe tre katet e para dilnin jashte funksionimit pra nuk shiteshin me.

    Thonin edhe qe nuk i interesonte shum te prishet apo te behet por i intereson se u hodhen miliona dollare dem dhe askush nuk pagoi nje pese lekesh apo te shkoj ne burg, nuk i pelqen edhe ajo e Edit qe thot se do ta ndertojme prap, si puna e shpis qe dogji gjermani.

    Nje gje me beri pershtypje ne votime

    Komisioneret erdhen ne pune sipas qejfit dhe filluan votimet edhe tek ne me 45 min vonese, pastaj me erdhi keq kur pash ndonje komisioner te djathte qe ishte llumi i lagjes sone dhe pa shkolle 8 vjecare.

    Te pelqen apo jo reportazhi im ..... nuk mund te ndryshoj realitetin
    larguar forever

  7. #157
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Fakt korrupsioni

    Sot ish kryetari i bashkise se Korces Robert Damo (PS ) kerkon te mblidhet KRT e korces per ndarjen e disa truallve ndertimi.
    gje qe nuk u realizua pasi nuk u paraqiten te gjith antaret, edhe per faktin se ai nuk kishte me mandat per te kryer nje gje te tille por me sa duket kishte marre parate dhe nuk i dha token keshtu qe rrezikon koken .

    Ndodhin edhe keto ne Shqiperi

    I ēafte ujku i ēaftte
    larguar forever

  8. #158
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    ....

    Robert Damo nuk eshte i PS por i PD.

    Te kthehemi ne teme:

    Emri i pare humbes eshte Sali Berisha, i cili mori persiper te zhvillonte nje fushate politike, ndaj dhe humbja e tij eshte e paster politike dhe jo administrative siē po perpiqen ta analizojne.
    Eshte shume vone tani, per t‘u justifikuar se keto jane zgjedhje lokale, administrate, jo politike, jo pushteti. Demi eshte bere dhe Berisha nese vertete e do Partine Demokratike dhe nuk do qe humbja ne zgjedhjet e ardhshme gjenerale, te jete dhe me e thelle, duhet te largohet.
    Ai eshte faktori i pare i kesaj humbjeje dhe kjo eshte vote kunder tij.

    "Koha per Ndryshim" ne PD


    Mirulexofshim
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  9. #159
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Citim Postuar mė parė nga artur
    O Marsela po babai yt po punon ne fshat se eshte nga fshati?? Apo thjesht eshte pozicionuar politikisht, dhe ka shkuar te marre rrogen si te gjithe komissioneret (pd+ps).
    Zgjedhjet ne Durres dhe Elbasan kerkohen nese ka hapesira ligjore. E majta, pa pasur hapesira ligjore, ta thyen karrigen vrastare mu ne mes te parlamentit, te thyen vazot me lule, dhe te shtie me arme (pistolete) mu ne mes te parlamentit. I kini pare ne televizor besoj, ju qe keni televizor.........
    Nuk ke perse ta kthesh ne personal diskutimin ktu.Une e permenda babin per te thene qe ato nuk ishin fjale te degjuara ne ere..dhe sa per dijeni meqe u interesove eshte i lindur ne Tirane, nuk eshte fare i pozicionuar politikisht dhe atje ishte se eshte pergjegjes ne nje firme ndertimi qe po kryente punime diku aty afer.

    Per cfare hapsirash ligjore kerkohen zgjedhjet atje?Se ishin jasht standarteve per te cilat Berisha e Rusmajli `cirren` se ishin te arritura, europiane?
    Nga njera ane mendoj te dalin tamam kto rezultatet e te biem ne qetesi se diskutime zgjedhjesh ne pune, diskutime ne shtepi, te tjera ktu..e nga ana tjeter mendoj sa keq qe duam ti shmangemi edhe te menduarit per veten tone..edhe te kerkuarit te drejten tone..ehhhh
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  10. #160
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Problemi qendron: - A duhet te qendroje Sali Berisha me ne krye te PD-se pas ketyre zgjedhjeve nenstandart (sipas te huajve)dhe me disfaten ne qendrat me te medha urbane ?
    Zgjedhjet ishin nen-standard jo per faj te qeverise qe beri te pamunduren per te ngritur standarde, por per faj te opozites qe e zvarriti procesin deri ne krijimin e nje krize kushtetuese. Sipas standardeve demokratike te Perendimit zgjedhjet ishin pa standard, por sipas standardeve te demokracise shqiptare te ngritura ne keto 16 vjet pluralizmit zgjedhjet ishin me te qetat dhe me te lirat.

    Une nuk e kuptoj dot kete deduksionin llogjik te njerezve qe kerkojne doreheqjen e nje kryeministri pasi koalicioni i tij humbi ne zgjedhjet lokale te mbajtura ne qytetet kryesore te vendit. Pozitat e Berishes si kryeminister do te kercenoheshin nga verdikti i votes se lire vetem nese kundershtaret e tij politike do te merrnin shumicen e votave ne zgjedhje. Kjo nuk ndodhi, por ndodhi e kunderta, koalicioni i djathte mori me shume vota nga shqiptaret se ne zgjedhjet e korrikut 2005.

    Pra mandati i kryeministrit te vendit dhe koalicionit te tij eshte forcuar e jo kercenuar nga keto zgjedhje. Humbja ne qytetet lokale ka nevoje per analize ne kuadrin lokal pasi ne kuadrin qarkor apo kombetar e djathta fitoi bindshem.

    Kjo ka faturen e vet qeverisese, sepse te duhet te perfshish te gjitha ne qeveri. Psh tani Berisha nuk ka mundesi ta lere jashte qeverise PDR-ne, por rrezik do ti duhet te shperndaje poste zv ministrash dhe per LZHK e PLL.
    Dhe perse emerimi i njerezve te partive te vogla ne kabinet eshte problem? Une do ta shihja kete si problem nese njerezit e partive te vogla qe do te perfaqesoheshin ne qeveri nuk do te ishin te afte te kryenin detyrat dhe reformat e qeverise Berisha. Dhe per sa kohe qe Berisha zgjedh njerezit e duhur ne kabinetin e tij mua nuk me shqeteson aspak fakti se ata mund te jene republikane, balliste, demokrastiane apo te PBDNJ.

    Dhe po ta vesh re, PD eshte treguar shume bujare me partite e vogla ne keto zgjedhje lokale dhe kjo shpjegon se perse perqindjet e partive te vogla jane ngritur ndjeshem pasi votat e demokrateve kane shkuar per kandidatet e partive te vogla.

    Mua nuk me del ashtu llogaria. LSI pati 8.4% ne 2005 dhe 8.67% (shiko lidhjet ne faqen e KQZ-se). Nderkohe dhe djathtas nuk eshte me mire ne shifra: PD 18.6% vs. PR+PDK+PDR 17%
    Kur u shpreha ashtu per LSI nuk kisha parasysh voten kombetare pasi ajo nuk eshte publikuar ende, por kisha parasysh qe ne qytetet e medha LSI ka marre mesatarisht mbi 10% te votave te hedhura majtas. Dhe nje parti e re dhe e vogel qe kalon 10% ne qytetet e medha ku kandidonin edhe kandidatet e PS, tregon nje rritje te madhe te popullaritetit dhe mbeshtetjes se LSI ne radhet e elektoratit te majte. Ai zgjedhes socialist qe nuk eshte i kenaqur me lidershipin e Rames dhe nuk do te votoje per nje kandidat te djathte, ka votuar per LSI.

    Hemoragjia e votes ne PS po shkon ne favor te LSI dhe shqetesimi parazgjedhor i ngritur nga Kastriot Islami eshte me vend.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 23-02-2007 mė 18:13

Faqja 16 prej 24 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 22 Mars 2009 Zgjedhjet Lokale ne Maqedoni ??
    Nga faruk_01 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 17:52
  2. Statusi perfundimtar i Kosoves - lajme, analiza, komente
    Nga ideus nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 22-06-2006, 14:25
  3. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  4. "Nano Ik", protesta sėrrisht nė Bruksel
    Nga Asteroid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •