Close
Faqja 8 prej 24 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 231
  1. #71
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Nuk ishte ky majtas qe tha per ate djathats qe e ktheu nga nje "nje antar - nje vote" ne "nje pallat - nje vote" ?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  2. #72
    shqiptar Maska e eagle's son
    Anėtarėsuar
    17-10-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    161
    mua ato rubrika me thone vetem dicka:

    keto fryrje per zgjedhje te parakohshme jane minus i madh per shqiperine
    proud 2 be me, the eagle's son

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vet edvini i ka cuar fotot per botim .. cfar nano thoni.

    Nuk vete nano me edvinin neper plazhe. jan personat e rrethit te ngushte te edvinit qe e kan fotografuar. E ata pa urdher te Edit nuk shperndajn Foto dhe Edi nuk eshte budall me i len fotot ne xhepat e te tjereve. Eshte ujk i vjetr ai ne pun speciale. Nuk eshte aprovuar rastesisht ai per te katapultuar direk nga emigrant ne france e minister ne Tirane.
    Do ket pasur rekomandim Nano nga kupola. Psh Ramizi.. Nexhi etj. Natyrisht dhe nga ndonji spiunazh i huaj.

    nejse po atij i lumte.. e lodhi Saliun me parullen nuk hyjm ne zgedhje dhe Sala nga Paniku harroj se simpatizantet e Pd-se skishin certifikata e aty ja futi Edvini. Ka mjeshteri PS-ja.

    Nejse...

    --

    RD

    Fitorja e cėnuar nga kamikazėt e Ramės

    Artur KOPANI

    Zgjedhjet e sė dielės dėshmuan zgjerimin e mbėshtetjes pėr Partinė Demokratike dhe qeverinė e koalicionit nė mbarė vendin. Fitorja, deri tani, nė 38 bashki dhe 181 komuna nga veriu nė jug, ėshtė njė indikator i qartė se reformat e thella qė kanė pėrfshirė vendin, pavarėsisht kostos kanė aprovimin e njė shumice qytetarėsh nga mė tė lartat nė historinė e pluralizmit. Pavarėsisht se kėto zgjedhje po ripėrtėrinin organet e qeverisjes vendore, afro 60 pėr qind e shqiptarėve u orientuan blu nė zgjedhjen e tyre duke i dhėnė qeverisė njė suport, qė pak qeveri e shijojnė pas dy vite reformash, tė drejtuara kryesisht kundėr informalitetit dhe ndėrtimit tė njė shteti ligjor funksional.

    Zgjedhjet dhe rezultati i tyre kanė mesazhet e tyre specifike pėr ēdo qytet dhe komunė, por mesazhi i shumicės dhe mė i rėndėsishmi qė i vjen koalicionit qeverisės ėshtė vazhdimėsia e reformave tė suksesshme pėr integrimin e shpejtė tė Shqipėrisė nė NATO dhe Bashkimin Europian. Nisur nga ndarja e qartė e politikės nė dy blloqe tė mėdha, falė zotit elektorati i djathtė u shpreh qartazi qė mbetet pa mėdyshje i angazhuar dhe pėrkrah forcave politike qė qysh prej 1990 kanė ndėrmarrė misionin historik pėr tė rikthyer Shqipėrinė kah Perėndimi, pėr tė zėnė vendin tonė nė familjen europiane.

    Vėzhguesit ndėrkombėtarė vlerėsuan maksimalisht rolin e qeverisė dhe tė institucioneve tė kontrolluara prej saj nė seriozitetin, vullnetin dhe pėrgjegjshmėrinė qė kėto zgjedhje tė mbeteshin demokratike, por na i bėnė me gisht ata qė mes nesh i kemi identifikuar prej kohėsh si forcat mė regresive tė vendit, qė pėrfaqėsohen nga Edi Rama dhe Partia Socialiste. Pavarėsisht pėrpjekjeve titanike tė mazhorancės, qė kėto zgjedhje tė mos kontrolloheshin mė nga vrasės serialė, ne pamė kamikazė tė prerė mė gėrshėrė nė zyrėn e Edi Ramės qė mbyllnin kutitė e votimit, zyrat e ēertifikatave, grabisnin listat e votuesve, vulat e qendrave, apo largoheshin me orė tė tėra nga qendrat e votimit, si pjesė e strategjisė qė ia doli tė pėrjashtojė me mijėra e mijėra votues nga demonstrimi i tė drejtės sė tyre kushtetuese. Sikurse thuhet edhe nė raportin e OSBE-sė, akte tė tilla, tė kryera kryesisht nė Tiranė, degraduan procesin e votimit. Pėrshembull nė njė qendėr votimi tė Tiranės, socialistėt i ndėrruan tre herė kryetarėt, e secili prej tyre e mbajti tė bllokuar procesin, duke lėnė mbi 1 mijė votues pas derės.

    Tė gjitha kėto poshtėrsi tė kuzhinės sė socialistėve, qė po t'ju shtosh bllokimin deri njė muaj mė parė tė njė marrėveshje pėr reformėn zgjedhore, kanė patur qėllim tė vetėm dekurajimin e qytetarėve pėr t'u pėrfshirė nė procesin zgjedhor. Krijimi i njė klime politike konfliktuale deri tek vendosja e kushteve frenuese dhe diskriminuese pėr votuesit kėrkonin injektimin e pakėnaqėsisė, e deri tė njė apatie tė qytetarėve pėr politikėn. Nė kushtet, kur siē deklaroi sekretari i Pėrgjithshėm i PS-sė skalionet sė majtės janė nė rrjesht, veprime tė tilla tinzare ia dolėn qė tė mbajnė qindra mijėra qytetarė larg kutive tė votimit, duke goditur me mėnyrėn e tyre njė prej arritjeve mė tė rėndėsishme tė postkomunizmit "Tė drejtėn e Votės", por edhe duke mos lejuar tė afirmohet nė pėrmasat e saj reale forcėn e koalicionit qeveritar, mbėshtetjen e gjėrė qė alternativa e sė djathtės ka nė shoqėrinė shqiptare.

  4. #74
    shqiptar Maska e eagle's son
    Anėtarėsuar
    17-10-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    161
    hahahahahahahah i nolt je me kete punen e spiunazhit

    mire qe sna doli tosi thuj hahahahhahaha
    proud 2 be me, the eagle's son

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar mė parė nga Sa Kot
    Nuk eshte puna te mati po eshte tek fakti qe nuk ka numra konkrete dhe faktike, por vetem perqindje zonash, perqindje komunash, perqindje fshatrash, por asnjeri nuk po publikon numrat e votave.
    Lajmi i fundit nga PD dhe i pa pergenjeshtruar nga PS :

    Koalicioni i djathtė qeverisės udhėheq me 110 mijė vota mė shumė se sa koalicioni i majtė ose me 61% tė votave nė tė gjithė vendin, kundrejt 39% qė ka mundur tė fitojė koalicioni i majtė

    Me qe ra fjala

    Ne 2005 pati deputet si p.sh Stefan Cipa qe mori mandatin me 4694 vota, por pati dhe deputet si Bamir Topi qe e mori me 9756 vota.
    (Po nuk besove shife vet tek:http://www.cec.org.al/2004/Zgjedheje...a/buletini.htm )

    Une per te be qefin ty po them se nje deputet i fuqishem duhet te fitoj 11 000 vota. Pra nga 110 000 vota me teper, do kishim 10 deputet me shume.

    Gjithmone duke e krahasuar me zgjedhjet 2005 dhe duke supozuar qe ne 2005 diferenca PD me PS ishte 0 vota. Sepse po te marr per te mirqene theniet e lidershipit te majte, qe ne 2005 e majta kishte rreth 66 000 vota me shume se e djathta, ateher diferences se tanishme prej 110 000 votash, duhet ti shtohet edhe ajo qe kishte e majta ndaj se djathtes ne 2005 dhe dalim ne perfundimin qe:
    Rama i ka humbur ne krahasim me 2005 te majtes 176 000 vota

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 21-02-2007 mė 20:00

  6. #76
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar mė parė nga iliria e para
    A ju thone dicka keto rubrika?
    E di se kush jane, Don Kishoti dhe Sanco Panco,mungon vetem gomari i Sancos, Pandi

  7. #77
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    PS partia e pare

    Data e Publikimit: 21/02/2007

    Nga Edi Rama

    Dua t'ju uroj tė gjithėve pėr fitoren tuaj
    tė merituar nė Tiranė e nė tė gjithė
    Shqipėrinė! Dhe dua t'ju falenderoj tė gjithėve pėr energjitė e jashtėzakonshme qė shpenzuat nė njė betejė pėr tė ardhmen.
    Ne u ngritėm mbi tė shkuarėn tonė tė vetėdijshėm se nuk ka njė politikė tė re nėse nuk ka lidhje mes fjalės dhe veprės, nuk ka njė politikė tė re nėse nuk ka vullnet pėr emancipim brenda partive dhe mes partive, nuk ka njė politikė tė re nėse nuk ka lidership qė ta mishėrojė tė renė me shembullin e tij, me fjalėn dhe punėn e tij.
    Ne dhamė tė gjithė diēka nga vetja, sipas rradhės sė pėrgjegjėsisė, tė vetėdijshėm se koha e koalicioneve dekorative ka vdekur dhe se gardhet plot gjemba qė, qysh prej kohės sė vjetėr, ndanin partitė tona e plot ndėr ne me njėri-tjetrin, duheshin shembur pėr t'i hapur rrugėn jo njė bashkimi mekanik shifrash po njė bashkimi tė madh zemrash, jo njė bashkimi formal mes strukturave partiake po njė bashkimi aspak tė lehtė tė familjes njėmilionėshe tė socialistėve e tė progresistėve shqiptarė, jo njė bashkimi pėr fitoren aritmetike tė zgjedhjeve, po njė bashkimi pėr tė hapur njė rrugė tė re pėr Shqipėrinė.
    Ne u bashkuam nė emėr tė sė ardhmes dhe u angazhuam tė punojmė sė bashku me shqiptarėt pėr tė ardhmen e fėmijėve tanė e tė fėmijėve tė kundėrshtarėve tanė pa asnjė dallim.
    Sot ka rilindur njė shpresė e re shqiptare tek njė e majtė e re. Kjo shpresė duhet konsoliduar me vizion e kurajo, sepse rruga e re sapo ėshtė hapur dhe do tė ishte e palejueshme qė kjo fitore e madhe tė na pengonte tė rroknim pėrmbajtjen e mandatit tė 18 shkurtit. Ky mandat ėshtė njė kredi qė shqiptarėt na e dhanė pėr tė ndėrtuar tė majtėn e re, forcėn e madhe progresiste qė i duhet Shqipėrisė pėr tė jetėsuar ėndrrėn europiane, dhe kurrėsesi njė alibi pėr tė ndalur kurimin e saponisur tė sėmundjeve tė trashėguara nė organizmin e Partisė Socialiste.
    Kemi fituar thuajse tė gjitha qytetet e mėdha tė vendit, por kemi fituar shumicėn nė kėshillat vendorė edhe nė njė sėrė qytetesh e komunash ku shumica e qytetarėve nuk kanė zgjedhur kandidatin tonė. Pa asnjė dyshim do ta lexojmė me shumė vėmendje votėn e kėtyre zonave e do tė pėrkushtohemi seriozisht pėr tė garantuar mirėqeverisjen pėr kėto komunitete, duke i ofruar kryebashkiakėve e kryekomunarėve tė djathtė bashkėpunimin e mbėshtetjen tonė pėr vendime tė drejta nė tė mirė tė qytetarėve.
    Partia Socialiste ėshtė sot forca e parė politike nė vend. Jo vetėm nė qytet, po edhe nė fshat. Koalicioni Bashkė pėr tė Ardhmen ėshtė sot fitues me diferencė tė ndjeshme ndaj palės tjetėr. Shqipėria sot qeveriset nga njė grumbull forcash politike qė nuk gėzojnė mbėshtetjen e shumicės sė popullit, as nė zonat urbane dhe as nė zonat rurale.
    Por sot ėshtė dita pėr tė kuptuar se kjo fitore duhet tė na bėjė mė modestė. Shqiptarėt na kanė besuar, euforia do tė ishte shpėrdorim i pafalshėm i besimit tė tyre. Shqiptarėt na kanė votuar, detyra jonė ėshtė ta lexojmė me shumė vėmendje votėn e tyre. Jo vetėm aty ku nuk kemi fituar e ku do tė ndalemi me shumė seriozitet pėr tė kuptuar pse - nė, por edhe aty ku kemi fituar thellė e ku duhet medoemos tė kuptojmė deri nė detaje pse na ka votuar shumica e pse nuk na ka votuar pakica.
    Kemi premtuar njė qeverisje vendore tė drejtė me tė gjithė e tė barabartė nė trajtimin e ēdo qytetari. Dhe do ta mbajmė kėtė premtim themelor. Asnjė pakicė nė asnjė qytet ku ne do tė qeverisim nuk duhet e nuk do tė ndjehet e humbur. Pėrkundrazi, ne duhet dhe do ta dėgjojmė zėrin e saj me mė shumė modesti e durim sesa asnjėherė mė parė.
    Po tė bėja falenderime tė veēanta do tė mė duhej t'ju mbaja kėtu tėrė natėn, gjė qė nuk do tė ma falnit pas tėrė kėtyre netėve pa gjumė. Prandaj me lejen e tė gjithė atyre qė nuk do t'i pėrmend dot dhe, nė emėr tė tė gjithė familjes sonė tė madhe politike, mė duhet t'u pėrulem me respekt tė thellė mijėra komisionerėve socialistė qė, nė kushte aspak njerėzore, garantuan votėn e ēdo qytetari.
    Dua t'i siguroj se ne nuk do ta harrojmė kurrė kėtė kontribut tė paēmuar tė tyre dhe se, nė ndėrkohė, Partia Socialiste do tė angazhohet menjėherė pėr njė reformė tė thellė tė procesit e tė infrastrukturės zgjedhore, nė mėnyrė qė t'i jepet fund kėsaj mėnyre primitive tė realizimit tė vendimmarrjes sė popullit.
    Unė jam krenar qė, falė nė rradhė tė parė kėtyre grave e burrave tė ndershėm e tė paepur, por edhe falė mijėra vullnetarėve qė u organizuan nė terren, ne e mbajtėm premtimin solemn pėr tė mbrojtur ēdo votė dhe pėr tė zmbrapsur ēdo pėrpjekje kėrcėnuese ndaj lirisė e barazisė sė votimit. Eshtė pėr tė ardhur keq qė nė drejtim tė standarteve Shqipėria, siē e nėnvizuan monitoruesit ndėrkombėtarė, humbi njė mundėsi duke dėshmuar, nė fakt, sesa tė drejta kanė qenė shqetėsimet konstante tė opozitės pėr standartet e sesa tė dėmshme pozicionimet refraktare tė palės tjetėr ndaj propozimeve tona.
    I lutem Zotit qė Arian Hyka, komisioneri socialist i cili gjendet nė rrezik pėr jetėn pėr shkak tė goditjeve kriminale qė ka marrė nė kokė gjatė kryerjes sė detyrės, tė kthehet me kėmbėt e veta nė shtėpi dhe i kėrkoj Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė angazhohet personalisht pėr tė ndjekur cėshtjen deri nė nxjerrjen e fajtorėve pėrpara gjyqit.
    Sakrificat e kėtyre mijėra njerėzve tė thjeshtė, qė me ditė e netė tė tėra punuan pėr tė ēertifikuar fitoren tonė, duhet t'i mbajė mend mirė ēdo i zgjedhur i yni, nė krye tė njėsisė vendore a nė kėshillin e bashkisė apo komunės. Ashtu sikundėr ēdo i zgjedhur duhet tė mos e harrojė pėr asnjė sekondė se mandati i tij ėshtė i popullit dhe se asnjė komunitet nė Shqipėri nuk ka mė kohė pėr tė humbur i harruar nga tė zgjedhurit e vet.
    Respekt, respekt dhe vetėm respekt pėr ata qė na kanė zgjedhur pėr punė, punė dhe vetėm punė!
    Dua tė falenderoj posaēėrisht mikun e vjetėr dhe aleatin tonė tė ri strategjik Ilir Meta. Suksesi i binomit PS - LSI ėshtė njė fitore brenda fitores dhe kam bindjen se sė bashku do tė punojmė me sukses pėr njė sėrė reformash tė mėdha nė kuadrin e njė programi tė ri kombėtar pėr tė nxjerrė pėrfundimisht Shqipėrinė nga tranzicioni.
    Falenderoj nga zemra Skėnder Gjinushin, Neritan Cekėn e Paskal Milon, tė cilėt luajtėn me dinjitet rolin e tyre dhe provuan se nė kėtė aleancė s'ka tė mėdhenj e tė vegjėl.
    I jam mirėnjohės sekretarėve tė Partisė Socialiste, Pandit, Benit, Artės, Blendit e Bashkimit dhe shumicės sė deputetėve tanė, tė cilėt u pėrkushtuan me tė gjitha energjitė e mundėsitė e tyre pėr ta arritur dhe mbrojtur rezultatin fitues.
    I jam mirėnjohės ekipit teknik tė fushatės qė e bėri natėn ditė duke krijuar kushtet pėr realizimin e fushatės mė profesionale e mė njerėzore qė ėshtė realizuar deri mė sot nė Shqipėri.
    Nė cilėsinė e Kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės u them tė gjithė bashkėqytetarėve tė mi: Kjo ėshtė fitorja jonė mė e bukur dhe ky do tė jetė mandati ynė mė i suksesshėm, sepse mė shumė sesa asnjėherė ne do tė jemi tė bashkuar pėr interesat e familjes sonė tė madhe ku, tė gjithė ata qė nuk kanė votuar pėr mua unė i konsideroj shtysėn jetike pėr pėrmirėsimin e cilėsisė sė qeverisjes sė Tiranės.
    Dje kemi filluar sondazhin tonė postelektoral. Do tė mbledhim me profesionalizėm, do tė lexojmė me vėmendje e do tė diskutojmė me sytė nga e ardhmja tė gjitha arsyet e votės pro dhe kundėr nė Tiranė. Nė kėtė qytet askush nuk do tė ndjehet i papėrfillur dhe askujt nuk do t'i mungojė dora jonė e shtrirė e bashkėpunimit pėr tė ardhmen e tė gjithė fėmijėve.
    Fitoren e Tiranės dua ta ndaj me tė gjithė, sepse ėshtė fitorja e tė gjithėve, por janė shumė e unė kėtu, me lejen e kryetarit tė partisė Besnik Bare, do tė pėrmend, nga njėra anė ekipin e Bashkisė sė Tiranės, qė ka bėrė realitet veprėn qė na dha suksesin dhe, nga ana tjetėr, deputetėt e angazhuar drejtėpėrdrejt nė Tiranė prej muajsh, Paulinin, Andisin, Shpetimin, Musain e Fatmirin, tė cilėt me pėrkushtimin e tyre tė jashtėzakonshėm dhe aftėsinė e admirueshme tė organizimit nuk lanė asnjė votė tė shkojė dėm.
    Njėmijė herė ndjesė atyre mijėra tė njohurve e tė panjohurve qė mė kanė dėrguar me mijėra mesazhe urimi qė e kam pasur tė pamundur t'u kthej pėrgjigje.
    Miqtė e mi,
    Shqipėria dhe shqiptarėt kanė rikthyer sytė nga ne dhe na kanė ridhėnė besimin. Duhet ta mbajmė kėtė peshė tė madhe si shėrbėtorė tė denjė tė kėtij vendi e tė kėtyre njerėzve. Politika e re ėshtė nė rradhė tė parė pėrulėsi nė kryerjen e detyrės ndaj qytetarit. Eshtė koha t'u provojmė qytetarėve shqiptarė se fitorja e 18 shkurtit na ka bėrė edhe mė tė vetėdijshėm pėr detyrat qė kemi ndaj tyre.

  8. #78
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    3 pyetje 3 pėrgjigje

    Tirana Observer

    1. Sipas rezultateve tė deritanishme, koalicioni i majtė rezulton fitues i zgjedhjeve lokale. Si duhet lexuar kjo votė si avantazhi qė krijoi Lėvizja Socialiste pėr Integrim, si vlerė e Partisė Socialiste apo njė votė kundėr qeverisė?

    2. A mund tė na rendisni disa nga arsyet pėrse Partia Demokratike i humbi kėto zgjedhje?

    3. Si e parashikoni a do tė ketė lėvizje politike nė kampin e djathtė pas kėsaj humbjeje?

    ..........................

    Alfred Peza

    Drejtor i tv “Ora news”

    1. Vota e 18 Shkurtit duhet lexuar si njė votė, sa kundėr qeverisė dhe premtimeve tė pambajtura tė saj, ashtu dhe si meritė e tė majtės dhe Edi Ramės pėr tė ndėrtuar njė koalicion qė duket se ka rezultuar fitues. Por, vota e zgjedhjeve lokale ka dhe njė lexim tjetėr pėrveēse leximit pro dhe kundėr, e cila ka tė bėjė me faktin qė e majta ka fituar bashkitė mė tė mėdha tė vendit, dhe e djathta bashkitė e vogla dhe nė pėrgjithėsi nė komuna. E ēuditshme ėshtė qė nė shumė komuna dhe bashki tė vendit, pėr herė tė parė pas 16 vitesh nė to fiton e majta, ose e djathta. Pra, nė bashkitė tradicionalisht tė majta fiton e djathta dhe anasjelltas, nė komunat e bashkitė tradicionalisht tė djathta fiton e majta. Kjo bėn ta analizosh kėtė proces edhe nga kėndvėshtrimi social, sepse fitorja e tė djathtės nė zonat rurale, pėrgjithėsisht tė varfra tė vendit, shkon nė tė kundėrt tė filozofisė sė njė tė djathte, po tė kemi parasysh se e djathta ėshtė pėrfaqėsuese e shtresave tė pasura dhe ish-pronarėve. Po ashtu ka ndodhur edhe me tė majtėn, qė kėtė radhė ka fituar nė qytetet mė tė mėdha tė vendit ku ka nivel mė tė lartė jetese dhe jeton pjesa mė e pasur e popullsisė, e cila presupozohet qė mbron shtresat e ulėta sociale tė shoqėrisė. Se ē'ka ndodhur nė realitet qė ėshtė krijuar ky handikap, kjo kėrkon njė analizė mė tė thellė sesa nė kėtė rast.

    2. E para, gjykoj se ka qenė kriza energjetike njė nga arsyet e humbjes. Krizė nga mė tė rėndat e 16 viteve tė fundit, e cila ishte nė kontrast me premtimin e Berishės gjatė fushatės sė 3 Korrikut se brenda 2 vjetėve do ju jepte shqiptarėve 24 orė drita nė 24 orė. E dyta, ishte viktimizimi i Edi Ramės dhe fushata negativiste qė e djathta ndėrtoi ndaj tij, e cila lidhet me fjalimin e hapjes sė fushatės sė zgjedhjes gjatė sė cilit z. Berisha i pėrmendi probleme private dhe familjare, qė vazhdoi me publikimin e fotove nudo, me tritolin pak minuta pasi doli nga restoranti, por edhe me pėrmendjen e faktit qė Rama ka pasur njė jetė sentimentale jo shumė tė rregullt sipas gjykimit tė PD-sė. Njė arsye tjetėr qė ka tė bėjė me humbjen e PD-sė, ėshtė pėrpjekja 18 mujore e Berishės pėr marrjen nėn kontroll tė institucioneve kushtetuese, ēka nė koshiencėn e votuesve mund tė ketė lėnė shijen se dhėnia e mė shumė pushteti tė djathtės, do tė ēonte nė abuzimin me tė.

    3. Zor se do tė ketė ndonjėherė lėvizje politike brenda PD-sė, pėr aq kohė sa nė krye tė partisė do tė jetė Sali Berisha. Aq mė pak tani qė s'ka ndodhur njė hata shumė e madhe. Janė humbur njė palė zgjedhje lokale duke qenė nė pushtet qendror. Po t'i referohemi historisė 16-vjeēare tė kėsaj partie, zėra kundėr Berishės apo kundėr lidershipit tė PD-sė, nuk ka pasur as nė vitin '97 i cili ka qenė lidershipi mė i vėshtirė i PD-sė. Ky ėshtė realiteti. Ndėrkohė qė nė gjykimin tim, nuk ėshtė se PD-ja dhe e djathta nuk kanė nevojė pėr njė reformim tė thellė, i cili do ta bėnte kėtė strukturė politike mė bashkėkohore, mė funksionale dhe mbi tė gjitha mė afėr shtresės sė popullsisė, interesat e sė cilės ajo duhet tė pėrfaqėsojė mė mirė.

    ..........................

    Ilva Tare

    Analiste

    1. Rezultati i zgjedhjeve tė 18 Shkurtit nuk mund tė ketė njė arsye tė vetme, por besoj se janė njė seri faktorėsh qė e ēuan nė fitore tė thellė tė majtėn. Duhen pritur edhe rezultatet pėrfundimtare pėr tė analizuar mė thellė votėn e shqiptarėve, por nė arsyetimin tim mė sė shumti ėshtė njė votė kundėr Berishės dhe qeverisjes sė tij. Ky lexim i rezultatit mund tė bėhet pėr Tiranėn, Durrėsin, Elbasanin, Korēėn ndėrkohė qė nė zonat rurale Partia Demokratike ka rezultuar fituese. Qeveria e Berishės ėshtė ndėshkuar nga shqiptarėt pėr 18 muajt e drejtimit tė shtetit qė siē e dimė tė gjithė janė shoqėruar me mungesė dritash, largime nga puna tė njerėzve tė zėvendėsuar nga militantė tė PD-sė, mosrealizim premtimesh elektorale dhe mospėrmirėsim tė jetesės sė qytetarėve. Klima konfliktuale me udhėheqėsin e opozitės e ka viktimizuar Ramėn nė sytė e elektoratit dhe sipas meje shqiptarėt janė tė prirė tė pėrkrahin viktimėn. Edhe dalja nė skenė e Berishės pėrkrah Nanos dhe hapja e rrugės pėr postin e Presidentit nga ish-kryetarit socialist mund tė ketė qenė njė tjetėr faktor ndėshkues, i gjykuar si njė kthim nė tė shkuarėn. Bashkimi i sė majtės dhe dalja nė zgjedhje bashkė me LSI-nė mendoj se e ka ndihmuar fitoren, por nuk ka qenė shkaku kryesor i votės majtas. Sikundėr mund tė them se bashkimi me PS-nė ka fuqizuar edhe mė tej partinė e Ilir Metės.

    2. E para dhe mbi tė gjitha ėshtė apatia e qeverisė Berisha dhe tė ministrave tė tij. Kur PD-ja erdhi nė pushtet nė 3 Korrik u duk se njerėzit qė i dhanė fitoren do tė sillnin njė ritėm tė ri dhe vizion qeverisjeje, gjė qė nuk ndodhi. Edhe vetė simpatizantėt demokratė duken tė pakėnaqur me paaftėsinė e disa ministrave tė Berishės pėr tė gjeneruar politika moderne dhe fitimprurėse. Etja pėr investime serioze dhe jo propagandė boshe e ēoi nė njė votė gati kapitulluese shumicėn nė pushtet. I ndodhur pėrpara kėsaj vote besoj se Berisha duhet tė marrė seriozisht nė konsideratė gjendjen e partisė qė ai drejton, madje edhe dorėzimi i pushtetit partiak tek njė personalitet tjetėr demokrat do tė ishte njė lėvizje pėr t'u inkurajuar e kryeministrit. Pas 16 vjetėsh tė Berishės si udhėheqėsi absolut i PD-sė, shqiptarėt nuk duken tė lumtur me menaxhimin partiak dhe ekzekutiv tė kryetarit tė tyre. Mendimi pėr t'u tėrhequr menēur dhe pėr t'i hapur rrugė njerėzve tė rinj, sikur ndodhi nė partinė socialiste mund tė shpėtonte tė djathtėn nga njė kolaps i parekuperueshėm.

    3. Sapo e ezaurova nė pėrgjigjen e mėsipėrme kėtė pyetje. Jam e mendimit se Berisha duhet tė reflektojė me qetėsi dhe maturi ndaj kėsaj vote krejtėsisht ndėshkuese ndaj tij dhe frymės me tė cilėn po qeveris vendin. Gjykoj se lėvizje politike do tė ketė dhe duhet tė ketė si nė kampin demokrat ashtu edhe nė partinė socialiste. Tanimė qė Rama u legjitimua si lider i sė majtės pėrmes njė vote masive edhe reagimi i tij deri mė sot i pazėshėm ndaj kundėrshtarėve tė brendshėm do tė bėhet mė agresiv. Besoj se do tė jetė kohė interesante, pėr nga pikėpamja gazetareske.

    ..........................

    Arben Muka

    Korrespondent i radios "Deutsche Welle"

    1. Zgjedhjet vendore kanė specifikė decentralizimin e shifrave. Kėshtu qė nga treguesit paraprakė qė kam nė dorė nuk di ende me saktėsi se kush ėshtė fituesi total nė tė gjitha bashkitė dhe komunat e vendit. Por ėshtė fakt i pakundėrshtueshėm se e majta ka fituar nė qendrat kryesore urbane, aty ku dhe u bė lufta mė e madhe politike. Sa i takon koalicionit tė majtė, veēanėrisht marrėdhėniet PS-LSI, duket se kjo ka qenė njė nga arsyet e avantazhit tė opozitės nė zgjedhjet e sė dielės sė kaluar. PS-ja dhe LSI-ja kanė korrigjuar njė nga defektet kryesore tė 3 korrikut 2005. A ishte vota pro opozitės e 18 Shkurtit dhe votė kundėr qeverisė? Patjetėr. Pėrderisa nė tribunat elektorale tė mazhorancės anėtarė tė qeverisė ishin mjaft aktivė, pėrderisa gjatė fushatės u morėn vendime, masa u realizuan disa performanca tė fillimit tė investimeve aty e atje nga qeveria, atėherė vota ishte dhe njė vlerėsues pėr tė. Vetė fakti qė dr. Berisha ishte kryefushatuesi pėr kėto zgjedhje lokale atėherė vota e qytetarėve ishte njė vlerėsim pėr tė dhe kabinetin e tij. Unė jam mė idenė se votimet e tė dielės ishin njė test jo pėr mazhorancėn parlamentare - pasi ajo ėshtė legjitimuar me zgjedhje demokratike tė pranuara nga palėt nė 3 korrik 2005 - por ka qenė test pėr qeverinė, pasi pushteti qendror ėshtė mjaft i lidhur me pushtetin lokal, ku dhe ndjeshmėria e qytetarėve ėshtė dhe mė e madhe.

    2. Kjo ėshtė njė ēėshtje qė do e diskutojnė nė gjerėsi dhe thellėsi forumet drejtuese tė kėsaj partie. Pėr mendimin tim ajo qė ka sjellė njė rezultat zhgėnjyes pėr PD-nė dhe aleatėt e saj nė mazhorancė ka lidhje nė radhė tė parė me takimin Berisha - Nano. Ėshtė njė takim qė vetėm e dėmtoi kryeministrin. Ky takim mund tė ishte njė kėshillė e keqe nga ata qė kryeministri mban rreth vetes dhe ua dėgjon fjalėn, mund tė ishte njė kurth ku e ēoi aleanca Rama - Meta, mund tė ishte njė lėvizje e parakohshme e dr. Berishės nisur nga qėndrimi refraktar i opozitės, mund tė ishte dhe pozitiv pėr fatet e demokracisė nė Shqipėri etj., etj., por kam bindjen se takimi e ka dėmtuar rėndė reputacionin e kryeministrit. E ēarmatosi atė nga arma kryesore qė e ringriti dhe i dha lavdi pas 1997-s, lufta kundėr korrupsionit dhe ideja pėr qeverisje me duar tė pastra. Arma e vėrtetė e kryeministrit u duk se shndėrrua nė njė armė druri, si ato qė pėrdoreshin nė kohėn e komunizmit kur zboristėt talleshin me njėri-tjetrin pėr luftėn kundėr kapitalizmit dhe social-imperializmit... Arsye tjetėr. Unė nuk e di se si ėshtė kėshilluar PD-ja gjatė fushatės elektorale nga kompania e huaj, por nga ajo qė kam parė konstatova se nė kėtė proces u prish balanca mes kritikės sė kundėrshtarit dhe asaj qė ofronte vetė PD-ja. Nė propagandėn e mazhorancės mė shumė se sa ofertė dhe angazhim pėr ato qė do tė bėnte nė 4 vitet e ardhshme nė pushtetin lokal, kishte kritika pėr kundėrshtarin. Pala tjetėr u tregua mė e kujdesshme nė kėtė drejtim. Njė arsye tjetėr ėshtė trajtimi injorues pėr shtresėn e ish-pronarėve, pėr ish tė pėrndjekurit dhe tė persekutuarit politikė, si dhe formula e koalicionit me aleatėt.

    3. Them se kryeministri ka shumė punė pas shpalljes sė rezultatit pėrfundimtar tė kėtyre zgjedhjeve. Ai siē ka premtuar duhet tė bėjė rikompozimin e qeverisė, ku nuk duhet tė plotėsojė vetėm dėshirat e aleatėve, por dhe tė marrė nė konsideratė votėn kundėr nė zgjedhjet e sė dielės. Duhet tė bėjė sforco shumė tė madhe tė fitojė garėn pėr bashkinė e Shijakut, pasi njė deputet nė kėto kohė ėshtė shumė i vlefshėm. Mazhoranca duhet gjithashtu tė pėrgatitet tė jetė shumė tolerante nė caktimin e njė emri tė ri pėr Presidentin.

    ..........................

    Mimoza Dervishi

    Analiste

    1. Vota duhet lexuar ashtu siē u hodh, votė pėr koalicionin e majtė, nė Tiranė dhe bashkitė mė tė mėdha tė vendit. Arsyet pse kemi njė rezultat tė tillė janė tė shumta dhe mendoj se duhet nisur me bashkimin e opozitės qė ishte njė faktor i rėndėsishėm dhe hapi i parė drejt fitores. Por jo i vetmi, nė njė situatė tė tillė komplekse, vlerat dhe meritat janė po kaq komplekse dhe nuk mendoj se njė faktor i vetėm mbisundon mbi tjetrin. Kini parasysh se historikisht nė Shqipėri kush merr Tiranėn ka fituar nė total, dhe kjo betejė kryeqytetase kėsaj radhe ishte e rrallė, e paparė ndonjėherė, pėr arsye qė tashmė i dimė dhe qė lidhen me staturėn dhe pozicionin e Edi Ramės. Njė meritė e madhe i takon atij, qoftė dhe pėr faktin se brenda njė kohe tė shkurtėr nė krye tė PS-sė arriti tė bashkojė opozitėn e copėtuar keq nga Nano dhe tė mbledhė partinė e hallakatur nga njė humbje e zgjedhjeve tė pėrgjithshme. Pėrsa i pėrket pastaj ndarjes sė tortės sė fitores brenda sė majtės, i takon atyre vetė dhe besoj se kjo do shikohet kur tė marrim vesh dhe pėrqindjet e secilės parti, qė gjithsesi nuk mė duken aq tė rėndėsishme. Ata u futėn pėr tė fituar bashkė dhe ia arritėn. Vota e 18 shkurtit sigurisht qė ėshtė dhe njė votė kundėr qeverisė, por mė shumė mendoj ėshtė votėbesimi i parė publik qė socialistėt dhe tė majtėt nė Shqipėri i dhanė Edi Ramės si kryetar i tyre. Dhe kjo ėshtė fitore e madhe pėr tė, sepse pas 15 vjetėsh mė njė tjetėr lider, tek i cili elektorati ka besuar edhe verbėrisht, tani ėshtė po ky elektorat qė beson dhe sheh tek Rama njė udhėheqės tė duhur pėr t'u pėrballur me Berishėn. Unė nuk mendoj qė po tė ishte Nano nė krye tė PS-sė, vetėm pas njė vit e gjysmė qeverisje tė PD-sė, ai do kishte ēuar partinė tij nė njė fitore tė tillė. As Nano, as Berisha nuk e kanė arritur kurrė njė gjė tė tillė me gjithė sukseset dhe dėshtimet e tyre nė historinė 16-vjeēare.

    2. Mendoj qė njė nga arsyet e humbjes sė tė djathtės, krahas atyre qė pėrmendėm nė pėrgjigjen e parė, ėshtė zhgėnjimi i shqiptarėve nga qeverisja e mazhorancės dhe Berisha tregoi se nuk mund tė jetė njė kryeministėr apo menaxhues i mirė i qeverisė. Por gjithashtu njė arsye po kaq e rėndėsishme mendoj qė ka tė bėjė me votėn e 3 Korrikut dhe i vė njė pikėpyetje fitores sė PD-sė dhe mazhorancės nė tėrėsi, e cila ėshtė e ndėrtuar me njė koalicioni tė arnuar keq. Arsyeja tjetėr pse humbėn tė djathtėt duhet parė tek mėnyra si ndėrtuan fushatėn, fushatė qė ne fakt ka nisur qysh kur Edi Rama u zgjodh nė krye tė PS-sė. Ne tė gjithė kėtu, nė kėtė forum dhe nėpėr mediumet tona e kemi thėnė se kjo betejė lokale u kthye nė njė luftė personale mes Berishės dhe Ramės dhe ky ishte njė defekt i krejt mazhorancės. Fushata u bė tejet negative dhe u kthye nė njė bumerang pėr PD-nė, pothuaj nė ēdo hap qė ata hidhnin. Ka dhe faktorė tė tjerė qė luajtėn njė rol nė gjithė kėtė histori, siē ishte takimi Berisha-Nano, ku kam qenė e mendimit se tė dy humbėn pėr herė tė fundit, por humbja e Berishės ėshtė mė e dukshme sot. E Nanos ėshtė mė e heshtur dhe s'ka si tė jetė ndryshe.

    3. Nuk e parashikoj dot, mund dhe tė ketė lėvizje. E mira do ishte tė ketė lėvizje. Berisha pas njė stazhi kaq tė gjatė nė politikė, besoj ėshtė nė gjendje tė dijė tė lexojė votėn e shqiptarėve. Nėqoftėse nuk do degradimin pėrfundimtar tė partisė sė tij, duhet tė hapė rrugėn pėr njė lidership tė ri. E kėrkon koha, e kėrkon kampi pėrballė dhe sapo ėshtė provuar qė kundėr kohės nuk del dot. Megjithatė surpriza e parė pas rezultatit tė zgjedhjeve, ishte qetėsia e Berishės dhe pranimi i rezultatit, gjė qė nuk e kemi parė nė gjithė historinė e tij politike. Ai madje dukej i qetė sikur ka bėrė paqe me veten dhe ka marrė njė vendim nė kokėn e tij, pse jo pėr t'u larguar. Ndoshta ka menduar se duhet ta mbyllė ndryshe, qė tė mbahet mend pėr mirė. Po tė kesh parasysh edhe goditjen e ndėrkombėtarėve, humbja e tij ėshtė akoma mė personale dhe paēka se kėto janė zgjedhje lokale, ato ishin njė rikonfirmim ose jo i pushtetit tė tij personal. Ndoshta do na habisė shpejt me ndonjė vendim, qė vetėm ai mund ta marrė dhe as mos prisni tė ketė ndonjė lėvizje nga tė tjerė aty brenda, tė gjithė e njohim autoritetin e Berishės dhe squlljen e tė tjerėve qė nga i dyti pas tij deri tek i fundit nė Partinė Demokratike. Pra nė ndodh diēka brenda kėsaj partie, kjo ėshtė vetėm nė dorė tė Berishės.

    ..........................

    Erjon Tase

    Kryeredaktor i "Gazeta Shqiptare"

    1. Mendoj se rezultati ėshtė kompleks. Ka rėndėsi faktori LSI, provė e kėsaj ėshtė fakti qė aty ku kanė konkurruar kandidatė tė pavarur, si pėr shembull nė Pėrmet, Tepelenė e Sarandė, e majta ka humbur. Ka patur rėndėsinė e tij faktori i punės sė deritanishme tė qeverisė, provė ėshtė fakti qė janė ndryshuar rezultatet e thella tė PD-sė sė 3 korrikut 2005 nė Durrės, ndryshimi i ngjyrės blu tė Shijakut, fitorja e sė majtės nė Korēė apo rifitimi i thellė nė Vlorė. Kjo tregon se votuesit e 2005-ės, nuk kanė mbetur tė kėnaqur nga puna e qeverisė, dora e hekurt e kryeministrit, shkelja e autonomisė, apo edhe niveli i emėrimeve tė kryera nė drejtoritė lokale. Ka sigurisht edhe njė marzh militantėsh qė prisnin tė emėroheshin drejtorė apo zv. ministra qė pėrfunduan tė pakėnaqur gjatė kėtyre muajve tė qeverisjes sė partisė qė votuan. Nuk duhet harruar se reformat nė administratė shkaktuan shumė pakėnaqėsi dhe e kthyen situatėn nė vitin '92. Por mbi tė gjitha, kjo votė ėshtė njė provė se nė vitin 2005, votuesit donin tė ndėshkonin ish-kryeministrin Fatos Nano dhe mėnyrėn e tij tė tė drejtuarit tė vendit.
    2. Disa nga arsyet i rendita pak mė lart. Njė tjetėr mund tė jetė edhe lideri i saj. Pas Nanos, ndoshta votuesit duan tė tregojnė se duhet tė ndryshojė edhe lideri i djathtė. Shqiptarėt kėrkojnė njė politikė tė re jo si ajo qė e mbajti tė bllokuar reformėn zgjedhore dhe nuk gjeti gjuhėn e pėrbashkėt deri sa ndėrkombėtarėt u detyruan tė kėrcėnonin se do tė largoheshin nga bisedimet.

    3. Ndryshimi i parė do tė jetė pasi tashmė kabineti ka njė vend tė mbetur bosh tė ministrit tė Brendshėm. Kryeministri duhet tė kėnaqė tė gjitha rrymat dhe aleatėt me emrin e ri qė do tė pėrcaktojė nė kėtė detyrė tė rėndėsishme. Sė dyti, evident ėshtė fakti qė aleanca e djathtė rrezikon tė humbasė njė deputet pėr shkak tė fitores sė majtė nė Shijak dhe zgjedhjeve qė do tė kryhen pas disa muajsh nė kėtė zonė. Nė kėtė situatė, kėrcėnimet e aleatėve si PBDNJ-ja apo PDK-ja do tė jenė edhe mė tė rrezikshme pėr kryeministrin. Mbetet pėr t'u parė se si do tė arrijė kryeministri qė tė gjejė zgjidhjen pėr tė kėnaqur tė gjithė pa rrezikuar shumicėn.

    ..........................

    Plator Nesturi

    Analist

    1. Nėse ne sot duhet tė flasim pėr zgjedhjet apo pėr rezultatet e saj sė pari desha tė bėj njė dallim. Zgjedhjet edhe kėtė radhė janė zhvilluar vetėm nė Shqipėrinė e mesme dhe nė jug tė vendit. Pjesa veriore sidomos, mbetet e kalcifikuar ashtu si vetė PD-ja ndaj koncepteve fillestare tė demokracisė. Kėtė e shpreh pasi nė kėto zona pjesėmarrja nė votim ėshtė tepėr e ulėt ē'ka tregon se nė mentalitetin e atyre banorėve ėshtė ngulitur se si tė marrėsh pjesė nė votim si tė mos tė votosh, atje votat dhe rezultati janė tė paracaktuar nga sherifėt zonalė tė mikluar nga politika. Kėtu besoj se ka ndikuar dhe fakti qė beteja e madhe ishte pėrqendruar tek Tirana dhe ēakallėt kanė bėrė namin gjetkė.
    Por tė komentojmė rezultatin mė nė jug. Vihet re se opozita ka marrė qytetet kryesore ndėrsa e djathta kėsaj radhe ka nė anėn e saj njė shumicė dėrrmuese komunash. Duket sikur kemi njė ndarje civilizimesh. Por ēėshtja nuk ėshtė kaq e thjeshtė. E majta nuk ka fituar nėpėr qytete sepse ėshtė mė e qytetėruar. Jo larg, por dy vjet mė parė ishin pikėrisht qytetet qė e ēuan nė opozitė tė majtėn duke u besuar mandatet deputetėve tė djathtė. Mjafton tė kujtojmė Durrėsin, Tiranėn por edhe Vlorėn. Atėherė pse ky ndryshim kahesh brenda njė viti e gjysmė? Gjykimi im ėshtė se qyteti i dha njė mėsim tė mirė mazhorancės duke i treguar se mbetet e pacivilizuar, se i ka premtuar luftė kundėr korrupsionit dhe nuk e ka bėrė, i ka premtuar rritje ekonomike dhe ka sjellė pas vetes krizėn energjetike. Qytetit i ėshtė premtuar shtet ligjor, paqe sociale, ndihmė biznesit, ulje taksash, rritje rrogash etj, por nė vend tė tyre ai ka parė qė konflikti i ashpėr politik tentohet tė transferohet nė konflikt social. Qyteti ka kuptuar se premtimet e pambajtura nuk janė thjesht demagogji apo mashtrim, por dhe mungesė civilizimi. PD-ja kėsaj radhe nuk kish mė KOP apo figura tė reja pėr tė prezantuar si alternativa tė modernizimit tė saj. Gjithēka ishte akaparuar nga Berisha dhe vota qytetare duhet pėrkthyer si votė kundėr sė vjetrės dhe anakronikes.
    Nuk mendoj se kėto zgjedhje duhen konsideruar si fitore e sė majtės, si fitore tė PS-sė apo tė LSI-sė e kėshtu me radhė. Gjykoj se kėto zgjedhje ishin fitore e qytetarisė. Dhe kjo ishte thirrja mė e drejtpėrdrejtė se forcat politike nė pėrgjithėsi, si djathtas ashtu dhe majtas duhet tė ndryshojnė, tė transformohen nė sensin qytetar dhe kualitativ.

    2. Ėshtė pėr t'u parė tabela pėrmbyllėse e votimeve dhe sidomos pėrqindja e rezultateve politike. Nė kėtė aspekt, nė shkallė vendi mendoj se nuk do tė ketė njė diferencė tė madhe midis dy forcave kryesore politike. Por edhe sikur tė jetė pėrpara, Partia Demokratike kurrsesi nuk mund tė marrė imazhin e triumfuesit pėrderisa fitorja e saj ėshtė strukur komunave dhe fshatrave tė Shqipėrisė, banorėt e tė cilave synojnė drejtimin nga qytetet apo metropoli i vendit.
    PD-ja, gjatė njė viti e gjysmė qeverisjeje tregoi se nuk kish ndryshuar prej njė dekade mė parė dhe pėr kėtė shkak nuk kish se ēfarė tė ofronte pėr qytetarėt. Imazhi qė paraqiti nė zgjedhjet e 2005-s se diēka kishte ndryshuar, se ishin rikthyer tė ikurit apo se po bėnte pjesė tė saj vlerat mė tė mira nga shoqėria civile, kish avulluar qė pas dy muajve tė parė tė qeverisjes. Gjithēka dhe gjithkund ishte Berisha ēka do tė sillte dhe pasoja pėr qeverisjen dhe administrimin e vendit. Berisha ishte dhe kryeministėr, edhe drejtor i KESH-it, ishte dhe kryefinancier me "Shqipėria 1 Euro" ashtu edhe kryepolic ndėrsa ndėshkonte skafet. Ndaj dhe humbja nė zgjedhjet lokale ėshtė e Berishės. Qoftė edhe pėr Tiranėn, humbės nuk ėshtė Olldashi, por vetė kryeministri.

    3. Kryeministri Berisha ka deklaruar se cilido tė ish rezultati i zgjedhjeve do tė bėnte ndryshime nė kabinetin e tij. Nėse PD-ja ka humbur, presupozohet se ndryshimet do tė jenė mė tė thella. Kėtu nuk ėshtė fjala vetėm pėr zbatimin e marrėveshjes qė ka me PDK-nė e Ndokės, por dhe me cilėsinė qeverisėse tė ministrave tė tij. Nė kėtė aspekt gjykoj se aleatėt e djathtė presin qė hapin e parė ta bėjė Berisha dhe mė pas, nė varėsi tė plotėsimit apo jo tė interesave tė tyre, do tė mbajnė dhe qėndrimet pėrkatėse nė lidhje me koalicionin qeverisės. Por mua mė duket krisja ka filluar qė para dhe gjatė zgjedhjeve. PBDNJ-ja ka konkurruar e vetme dhe jashtė koalicionit, ndėrsa problemet e krijuara nė Bushat midis kandidatėve dhe mbėshtetėsve tė PD-sė dhe tė PDK-sė, tregon se kahu i marrėdhėnieve midis dy partive po shkon drejt acarimit. Nuk dihet nėse do tė ketė ndonjė rritje tė presionit nga ana e PR-sė lidhur me ēėshtjen e pronave, por ajo ēfarė ėshtė mė e sigurt ėshtė se Xhuveli nuk do t'i krijojė asnjė problem qeverisjes sė djathtė.

    ..........................

    Bledar Zaganjori

    Kryeredaktor i gazetės "Shqip"

    1. Pėr mendimin tim kjo duhet vlerėsuar si njė votė kundėr Berishės. Ashtu sikurse ishte njė votė kundėr Nanos ajo mė 3 korrik 2005 dhe jo njė votė pro Berishės. Pra, edhe atėherė duhet bėrė diferencimi, nuk ėshtė se fitoi Berisha sikurse tani, mė 18 Shkurt, ai humbi. Berisha sikurse personalizoi kėtė fushatė zgjedhore, personalizoi gjithēka nė qeverisje pas 3 Korrikut dhe ėshtė normale qė tė jetė ai qė tė marrė mbi vetė pėrgjegjėsinė e humbjes.

    2. Janė njė sėrė faktorėsh ata qė ndikuan nė humbjen e kėtyre zgjedhjeve, faktorė qė lidhen me gabimet e bėra nė kėto 18 muaj qeverisje, dhe qė janė evidentuar aq shumė herė nė media sa ėshtė e kotė t'i pėrsėrisim apo t'i zgjerojmė sėrish. Pėrpos gabimeve qė rendita nė pyetjen e parė, ato qė kanė tė bėjnė me sjelljen politike, Berisha pagoi dėshtimet e qeverisjes sė tij, me privatizimet, investimet publike, pensionet e tė tjera dhe sė fundi edhe krizėn e pėrsėritur dhe tepėr tė gjatė energjetike qė pėrveēse i lodhi njerėzit, i bėri ata tė reflektojnė nė profesionalizmin e kėsaj qeverie. Njė qeveri qė nuk ėshtė e aftė tė furnizojė sot nė vitin 2007 vendin me energji e po kėshtu nuk vepron sipas programit, por sipas konjukturave, orientimeve direkte dhe humorit tė kryeministrit. Pra kthehet nė njė qeveri qė nuk vepron fare.
    Partia Demokratike dėshtoi me KOP-in i cili njė vit e gjysmė pas zgjedhjeve tė 3 Korrikut thuajse nuk ekziston mė. Gjithashtu tradhtoi edhe misionin e saj, sidomos atė pėr drejtėsi sociale, pas akuzave qė i bėri socialistėve pėr injorimin e disa shtresave tė shoqėrisė, si ish-pronarėt, qytetarėt dhe intelektualėt. Njė parti qė mbėshtet fort fushatėn e saj te legalizimet, nuk mund tė pretendojė tė mbajė fort shtrėnguar pas saj tė gjithė ata votues qė e sollėn nė pushtet pėr shkak tė gabimeve tė qeverisjes sė kaluar, dhe qė njė pjesė e tyre mund tė konsiderohen elektorat tradicional i saj.

    3. Nuk kam ndonjė pritshmėri tė madhe, pra nuk mendoj se edhe kėtė radhė do tė ndodhė ndonjė lėvizje politike brenda Partisė Demokratike. Me ndonjė pėrjashtim tė vogėl ku do tė gjendet ndonjė fajtor pėr goditjen qė do tė paguajė pėr tė gjithė gabimet, nuk ėshtė se do tė ndodhė ndonjė tėrmet apo rokadė nė krye tė saj apo tė qeverisė. Nė kushte normale njė kryetar partie nuk kishte pėrse tė jepte dorėheqjen, por nė kohėn kur Berisha i kėrkoi Nanos mė 2005-ėn tė dilte nė pension dhe Ramės nė 2007-ėn nė profesion tė lirė, sipas rregullave tė lojės, duhet tė bėjė tė njėjtėn gjė. Aq mė tepėr kur vota pėr zgjedhjet lokale u kthye nė njė votė pro apo kundėr tij. Nuk ėshtė se do tė ndodhė. Do tė ketė tėrmet nė administratėn politike, pra ndonjė drejtor i rėndėsishėm do tė vuajė rrjedhojat e zgjedhjeve, pėrveēse rrezikojnė tė gjithė ata ministra tė vėnė mė parė nė shėnjestėr, ku muajin tjetėr pritet qė tė bėhet rikompozimi i qeverisė. Vetėm se kėtė radhė ekuilibrat brenda mazhorancės janė tronditur dhe Berisha duhet tė tregohet mjaft i kujdesshėm pėr tė ruajtur ekuilibrat e votės nė Kuvend me tė vetėt dhe aleatėt nė kėtė moment tė vėshtirė.

    ..........................

    Patrik Sadikaj

    Kryeredaktor i "Standard"

    1. Mendoj se tė treja qėndrojnė. Por mė kryesorja ishte pakėnaqėsia ndaj qeverisjes qė solli kėtė ndėshkim nė zgjedhjet lokale pėr PD-nė. Nė njė vit qeverisjeje, mazhoranca nuk ėshtė se arriti tė bėnte shumė nga ato qė kishte premtuar. Pastaj edhe Partia Socialiste arriti tė bėnte njė fushatė ndoshta mė tė mirė elektorale dhe ofroi nė disa raste vlera nė kandidimin nė bashkitė kryesore dhe kėtu Edi Rama merr pikėt maksimale sepse ėshtė edhe njė nga shtyllat kryesore tė kėsaj fitoreje. Ndėrsa LSI-ja tregoi edhe njėherė se ėshtė forcė e 3-tė nė vend, gjė kjo qė nuk ėshtė pak pėr tė ndikuar nė njė pėrplasje koalicionesh.

    2. Pėr mendimin tim kjo ka qenė njė situatė e ngjashme si ajo e 3 Korrikut. Pra ka qenė njė votė kundėr PD-sė. Po e them edhe arsyetimin se pse ka qenė e tillė. Nėse e mbani mend, nė 3 Korrik PD-ja erdhi nė pushtet me sloganin pėr tė luftuar korrupsionin, kapjen e shtetit. Por nė njė vit qeverisjeje nė kėtė drejtim ėshtė bėrė shumė pak. Cilat janė betejat antikorrupsion tė qeverisjes sė deritanishme? Nėse do ta quajmė luftė antikorrupsion ēėshtjen e "Zogut tė Zi" atėherė prapė do tė ishte shumė pak. Por nė njė vit nė krye tė vendit nuk mund tė mjaftohej kurrsesi me njė ēėshtje qė nė njė farė mėnyre ishte mė shumė ēėshtje kryeneēėsie sesa njė platformė e mirėfilltė pėr tė luftuar fenomenet negative tė mbetura nga qeverisja socialiste. Kurse nė anė tė tjera kjo u ndje shumė pak. Madje nė shumė raste ishin strukturat e kėtij shteti qė u vunė nėn akuzė pėr korrupsion e tenderime tė parregullta pėr disa muaj me radhė. Pra PD humbi betejėn kryesore, atė qė e solli nė pushtet dhe kjo gjė ėshtė reflektuar ndjeshėm nė elektorat.

    3. Kėtė tė them tė drejtėn e besoj pak. Nė parti gjėrat do tė vijojnė tė rrjedhin normalisht, kurse nė koalicion mund tė ketė lėvizje qė gjithsesi nuk do tė ndryshojnė ndonjė gjė tė madhe tė paktėn deri nė momentin e zgjedhjes sė Presidentit tė ri. Aty do tė shihet realisht ndikimi qė ka pasur humbja e zgjedhjeve lokale pėr koalicionin e djathtė nė Shqipėri. Ndėrsa ajo qė do pėsojė mė shumė ndryshime nė kėtė moment mendoj se ėshtė qeveria e cila ka domosdoshmėrisht nevojė pėr ndryshime deri edhe drastike.

    ..........................

    Edlira Gjoni
    Analiste

    1. Si duhet lexuar vota e shqiptarėve nė kėto zgjedhje? Duhet lexuar ashtu siē ėshtė; votė kundėr, jo votė pro. Tė lodhur nga fushata e mbingarkuar me negativizėm, tė zhgėnjyer nga pritja pėr ndryshime tė dukshme pėr njė vit e gjysmė qeverisje, tė ēakėrdisur nga njė takim qė 'preu nė besė dhe la me gisht nė gojė' fanatikėt e Nanos dhe tė Berishės, vota pėr Edi Ramėn dhe pėr koalicionin e majtė, mė shumė se gjithēka, ėshtė njė lutje, vullnet dhe shpresė e zgjedhėsve shqiptarė pėr tė hequr nga pėrditshmėria e tyre figurat e konsumuara. Shansi i tyre ėshtė djegur pėrgjatė viteve tė tėra mė radhė. Kurse Rama ėshtė ende i ri nė pėrmbushjen e ngopjes. Ai diti tė dalė mbi veten duke toleruar kėrkesat e fryra tė LSI-sė; tregoi maturi ēudi-bėrėse nė reagimin e qetė ndaj skandaleve, gjuhės dhe mėnyrave tė ulėta qė pėrdorėn ndaj tij miqtė e majtė dhe tė djathtė, dha shembull pėrkatėsie dhe barazie nė pritjen pa zhurmė nė radhėn pėr tė votuar, dhe nuk u mundua fare tė pėrgėnjeshtronte akuzat e sė djathtės pėr asgjė nė lidhje me tė. Rama la punėn tė fliste vetė, menaxhoi shumė mirė lėnien nė hije tė konsumimit gjashtė vjeēar, e ēoi shkėlqyer garėn aty pikėrisht aty ku ju dhemb kryeqytetasve, rivalitet mes tij dhe Berishės, (ta ketė ditur vallė se kundėrshtari i tij de juro quhej Sokol Olldashi?), nuk u mor fare me takimet qė janė thika me dy presa, vazhdoi i qetė tė ushqente frikėn e qytetarėve pėr rikthim pas nė rast se Tirana shkonte sėrish djathtas, dhe sot e gjithė pėrpjekja e tij pasqyrohet nė njė Tiranė me rrugė tė qeta, nė njė PD me veshė tė varur dhe nė njė koalicion qė pret lėvizjet e tij tė mėvonshme. Vota pro Edi Ramės dhe koalicionit qė krijoi ai ėshtė ndėshkim pėr mėnyrėn e deritanishme tė qeverisjes dhe tendencat arbitrare qė lodhja shqiptare nuk i pėrballon dot mė.

    2. Kushdo qė ka qenė ideatori i fushatės sė tė djathtėve, ka bėrė gabim po aq tė madh sa ē'ka bėrė zgjedhje tė zgjuar ideatori i fushatės sė 2005-ės. Loja me demaskimin dhe lakuriqėsinė e kundėrshtarit, la lakuriq vetė bindjen e pabazė tė PD-sė dhe ėndrrėn e domosdoshme tė saj pėr tė ribėrė tė sajėn Tiranėn. Fillimisht Besnik Mustafaj, pastaj Spartak Ngjela dhe sė fundi Sokol Olldashi, me shumė sesa humbės tė sė djathtės, janė nė tė vėrtetė viktima tė Sali Berishės. Tirana ka frikė prej politikės sė tij. Kryeqytetasit votuan nė masė tė madhe edhe pėr seriozitetin dhe pėrkushtimin e Olldashit, por shumicės iu drodh dora tė votonte pėr tė, kur dihej se kryebashkiaku 'de fakto' do tė shndėrrohej nga Sokol nė Sali, sapo tė mbaronte numėrimi i votave.
    Berisha nuk i la hapėsirėn e duhur Olldashit, ia mbyti identitetin, pavarėsinė, personalitetin e tij. Pėrveē kėsaj, edhe nė bashkitė kryesorė tė vendit, PD-ja kishte zgjedhur njerėz qė i pėrgjigjeshin mė mirė imazhit tė Berishės, autoritarizmit dhe mungesės sė tij tė tolerancės, sulmit ndaj kundėrshtarit dhe britmės 'gjurmėt, gjurmėt', kur ujku ishte pėrpara syve. Kurse kandidatėt e PS-sė, ēuditėrisht karakterizohen nga njė emėrues i pėrbashkėt qetėsie, dinakėrie, argumentimi dhe kontroll i kujdesshėm i toruas. Tė gjitha kėto vėnė nė pikėpyetje kapacitetin e tė djathtės, qė edhe nė rastin mė tė mirė, shndėrrohet me ose pa vetėdije nė shėmbėlltyrė tė shembullit tė ofruar prej vitesh dhe dėshtimesh tė tėra me radhė.

    3. A do tė ketė lėvizje politike nė kampin e djathtė pas kėsaj humbjeje? Ndoshta nga Xhuveli dhe Dule po. Apo nuk janė tė djathtė ata? Janė pjesė e 'kampit' tė djathtė, dhe mund tė spostohen paksa, si elektronė tė lirė qė janė shndėrruar. Tė tjerėt nuk kanė ku tė shkojnė. Pasi tė ulin edhe stendat me buzėqeshjet e ngrira nė ēdo cep tė vendit, tė djathtėt e bindur duhet tė rikonsiderojnė nga e para njohjen e vetes dhe pritshmėritė qė kanė pėr tė. Nėse shuplaka e votės sė 18 Shkurtit nuk e trazon imazhin e tyre tė fjetur, atėherė do tė jetė shumė vonė tė kujtohen pėr reflektim kur tė jenė gati edhe pėr njė tjetėr tė tillė kur vota tė flasė sėrish.
    gjedlira@yahoo.co.uk

    ..........................

    Dritan Ylli

    Drejtor informacioni nė LSI

    1. Fitorja spektakolare e koalicionit tė majtė "Bashkė pėr tė Ardhmen" i pėrbėrė nga boshti kryesor PS-LSI, por edhe nga partitė e tjera tė majta, PSD, PDS dhe PAD ishte pikėrisht triumf i elektoratit tė majtė, qė pėrbėn shumicėn nė Shqipėri. Mendoj se e majta, e bashkuar nė koalicion, arriti tė menaxhonte nė mėnyrė tė shkėlqyer vlerat dhe integritetin e secilės nga pesė forcat politike qė e pėrbėjnė, duke reflektuar njė standard tė lartė tė performancės sė njė fushate tepėr moderne, tė qytetėruar dhe interesante gjithashtu. Sigurisht qė fitorja e koalicionit tė majtė, ishte edhe njė votė kundėr Berishės nė radhė tė parė dhe qeverisė sė tij, tė paaftė nė sektorėt kryesorė tė drejtimit tė vendit. Pėr tė ardhur tek pėrgjigja pėr pjesėn e parė tė pyetjes suaj mbi avantazhet qė krijoi LSI-ja, qė unė nė fakt e lashė pėr nė fund, por duke menduar se nuk ėshtė mė pak e rėndėsishmja. Lėvizja Socialiste pėr Integrim dhe e majta e bashkuar nė tėrėsi, rikthyen sėrish shpresėn tek qytetarėt, ndaj dhe u votuan me shumicė. LSI-ja rezulton tė ketė marrė njė votėbesim tė gjerė nga shqiptarėt, duke pasur njė progres tepėr tė admirueshėm nga zgjedhjet e kaluara dhe duke u konsoliduar fuqishėm si njė ndėr tre forcat politike kryesore nė Shqipėri. Pikėrisht qė kėtu duhet parė edhe avantazhi qė krijoi LSI-ja, tek besimi i qytetarėve nė njė politikė tė re qė ofron LSI-ja, tek njė politikėbėrje e pėrgjegjshme dhe gjithnjė nė favor tė qytetarėve, si dhe garancia qė njerėzit e saj tė jenė gjithnjė nė shėrbim tė komunitetit dhe jo tė politikės sė kulisave dhe interesave tė ngushta. Sigurisht qė tė gjitha kėto vlera tė pashkėputura edhe nga pėrqindja e votave, bashkėngjiten dhe shkojnė nė harmoni tė plotė edhe me vlerat e partive tė tjera tė majta.
    E majta ofroi vlerat dhe platformat mė tė mira pėr drejtimin e pushtetit lokal, ndaj korri njė fitore bindėse. E majta arriti tė tregojė para shqiptarėve se vetėm vlerat qė pėrbėn ajo respektojnė shtetin ligjor dhe Kushtetutėn. E majta arriti tė tregojė para shqiptarėve se ajo nuk i mashtron me demagogjinė e tapive elektorale tė Berishės dhe Memisė, por ofron garanci, dinjitet dhe integritet pėr ēdo shqiptar. Nė fund tė fundit, kjo ėshtė e majta. Ajo qė nė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, triumfon nė Shqipėri!

    2. Fakti qė Partia Demokratike ka humbur boshtin Tiranė-Durrės-Lushnjė-Fier-Vlorė dhe nga ana tjetėr nė boshtin Elbasan-Pogradec-Korēė, duke mos harruar tė pėrmendim qytete tė tilla nė veri si Lezha apo Puka tregon se kemi njė votė kundėr PD-sė nė pjesėn dėrrmuese tė vendit, nė bashkitė dhe qytetet kryesore. Mendoj se ky ėshtė njė tregues i qartė, se Berisha dhe elektorati i tij shkojnė gjithnjė e mė tepėr drejt minorancės, pėr t'i lėnė vendin forcave dhe liderėve tė pėrgjegjshėm pėr ta ndarė njė herė e mirė Shqipėrinė nga tranzicioni i stėrzgjatur, drejt integrimit tė sigurt nė BE. Pra Berisha duhet ta marrė vesh pėrfundimisht se populli shqiptar nuk e do mė, se nuk i beson mė dhe se fitorja e tij nė 3 Korrik ishte njė fitore aksidentale, e klonuar me Dushk dhe antikushtetuetshmėri.
    Gjithsesi duhet pranuar dhe theksuar fakti qė pėrmenda edhe mė sipėr, qė nė Shqipėri, nė rang kombėtar e majta e bashkuar rezulton tė ketė mė shumė vota dhe mbėshtetje popullore sesa e krahu i djathtė i politikės.

    3. Nė fakt duhet tė ketė. Mė pėlqeu komenti i njėrit prej kolegėve gazetarė sot, i cili thoshte se ėshtė "koha pėr ndryshim" nė Partinė Demokratike. Sigurisht qė kjo ėshtė ēėshtje e vetė strukturave dhe anėtarėsisė sė PD-sė, por mendoj se me njė drejtues tė plakur nė tė gjitha drejtimet, Partia Demokratike po shkon gjithnjė e mė shumė drejt degradimit tė saj. Berisha tashmė duhet tė ikė, sepse aty nė PD mesa duket nuk e largon kush, ēfarėdo qė tė bėjė ky njeri dhe ēfarėdo kostoje t'i sjellė partisė sė tij. Dikur Nano thoshte se "unė dhe Berisha derisa votohemi, nuk kemi pse tė ikim". Por, votimet e 3 Korrikut tė 2005-ės dhe kėta tė 18 Shkurtit, qė sapo pėrfunduan, treguan se Nano dhe Berisha nuk votohen mė nga shqiptarėt. Mendoj se kjo ėshtė njė ogur i mirė pėr Shqipėrinė dhe tė ardhmen evropiane tė saj. Nano gjithsesi iku, edhe Berisha duhet tė bėjė si ai.
    Por, mendoj se ndryshime duhet tė ketė edhe nė kampin e majtė tė politikės, pasi disa prej figurave tė vjetra tė PS-sė rezultojnė me humbje tė mėdha nė zonat ku ata i konsideronin si "pashallėqe". Janė ata njerėz nė strukturat drejtuese tė PS-sė, qė pėrbėjnė ende njė kastė tė vjetėr nė politikėn e re, qė po mundohet tė implementojė PS-ja me Edi Ramėn nė krye. Besoj se ka ardhur koha, qė edhe kėta pėrfaqėsues tė politikės sė vjetėr tė sė majtės, tė largohen pėr t'i hapur rrugėn politikės sė re, iniciuese e sė cilės tashmė ėshtė konfirmuar plotėsisht qė ėshtė Lėvizja Socialiste pėr Integrim. Tashmė e majta nė Shqipėri, qė me krijimin e LSI-sė po shkėputet gjithnjė e mė shumė nga mendėsitė e vjetra dhe pengmarrja e bajraktarizmave tė dalėboje.

  9. #79
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Pėrse i humbi zgjedhjet PD-ja

  10. #80
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Citim Postuar mė parė nga Antimafia
    Lajmi i fundit nga PD dhe i pa pergenjeshtruar nga PS :

    Koalicioni i djathtė qeverisės udhėheq me 110 mijė vota mė shumė se sa koalicioni i majtė ose me 61% tė votave nė tė gjithė vendin, kundrejt 39% qė ka mundur tė fitojė koalicioni i majtė

    Rama i ka humbur ne krahasim me 2005 te majtes 176 000 vota

    Sa per lajmin e fundit nga PD, me ate Majlinda "Mi-gru" ne krye, mundohu te gjesh ndonje statistike me te pavarur sesa ajo se ja morrem doren me perqindjet e PD-se.

    E dyta, edhe sikur ato perqindjet te ishin te verteta, keto shifra qe jep ti nga 100 apo 200 mije, jane krejtesisht te pabesueshme.

    Ore njeri, c'fare nuk kupton nga fakti qe PS ka fituar 9 QYTETE KRYSORE. Shumica e popullsise ndodhet ne keto qytete kryesore. Nuk ka ketu vend per diskutim fare. Nqs ka humb 9 qytete kryesore nga 12 gjithesej, PD-ja i ka humbur keto zgjedhje SI HERET.

    Rezultati perfundimtar flet qarte, dhe nuk mund t'ja mbushesh mendjen kurre asnje njeriu sepse vete situata flet qarte.

    Degjo, PS-ja ka krijuar kushte pothuajse perfekte per zgjedhje te parakohshme. Ata do te shfrytezojne kete fuqi te sapofituar per te krijuar nje tension te papare mbi PD-ne, dhe PD-ja nuk ka me metoda se si t'a evitoje kete. Gjithe fshatrat dhe komunat qe ka fituar nuk do te kene asnje efekt mbi presionin qe do krijoje PS-ja ne shkalle vendi qe t'a largoje PD-ne. Kjo eshte mese e qarte, debati i shifrave eshte lajm i vjeter tashme. Ne keto momente ne ndodhemi perpara realitetit, dhe sa me shume qe kalon koha, aq me shume po shtohet etja dhe padurimi i Ilirit dhe Edit per pushtet.

    Dhe dicka me thote qe do t'ja arrine, dhe shume shpejt.
    As qe du me dit!

Faqja 8 prej 24 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 22 Mars 2009 Zgjedhjet Lokale ne Maqedoni ??
    Nga faruk_01 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 17:52
  2. Statusi perfundimtar i Kosoves - lajme, analiza, komente
    Nga ideus nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 22-06-2006, 14:25
  3. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  4. "Nano Ik", protesta sėrrisht nė Bruksel
    Nga Asteroid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •