Close
Faqja 9 prej 24 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 231
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Nga rezultatet e publikuara deri tani ne faqen e KQZ-se (ku ende nuk jane perfshire rezultatet e bashkive me te medha), per 204 komuna dhe 26 bashki nga perkatesisht 307 dhe 66 gjithsej, nga votat e partive (jo kandidateve) dalin keto rezultate

    PD: 98018 vota
    PS: 97724
    LSI: 40334
    PR: 30194
    PDR: 26375
    PDK: 25570
    PBDNJ: 23889
    PSD: 23741
    PAD: 22075
    PAA: 21793
    PDS: 17756
    PLL: 13198
    LZHK: 11901
    PBK: 10469
    BLD: 10668

    Gjithsej sipas koalicioneve

    E djathta (PD+PR+PDK+PDR+PAA+PLL+LZHK+PBK+BLD)
    248186 = 49.76%

    E majta (PS+LSI+PSD+PAD+PDS)
    201630 = 40.43%


    Per tu vene re eshte qe ende nuk jane perfshire rezultatet e fitoreve te thella te PS-se ne Tirane, Vlore, Gjirokaster, Fier, Korce.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #82
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    PS nuk fitoi ne Tirane, Durres, Fier, Vlore, Pogradec, PS mbrojti ne keto zona ate mandat qe kish fituar 3 vjet me pare pasi keto qytytete qeveriseshin nga socialiste dhe detyrimisht do te ishin favorite per te fituar perballe cdo lloj kandidati te se djathtes. Te vetmet fitore te cilat PS mund ti quaje me te vertete fitore jane bashkite qe nderruan duar, ajo e Korces, Elbasanit, Shijakut qe ua fituan demokrateve. Dhe po te besh llogaritesh fitoren se sa bashki e komuna ndryshuan duar ne keto zgjedhje si numer, te fituar nuk dalin socialistet por demokratet.

    Sa per fitoren e Edvin Rames ne Tirane, ajo nuk eshte nje "fitore" ajo e ka emrin MBIJETESE NE POLITIKEN SHQIPTARE. Mendoni sikur Rama te kish humbur ne keto zgjedhje, ai do te ishte peshk i ngordhur ne politiken shqiptare. Por edhe si kryetar bashkie i Tiranes, ai eshte prape nje mutacion ne politiken shqiptare, pasi mbase per here te pare ne historine politike boterore opoziten e udheheq nje kryetar bashkie! Vete fakti qe Rama rikandidoi ne Tirane deshmon friken me te cilen ai jeton brenda llojit te tij. Po ti kish pozitat e forta ne parti, ai do te kandidonte dike tjeter per kryetar bashkie ne Tirane e vete do te mbante vetem titullin kryetar i PS, kryetar i opozites se majte. Bile humbjet ne bastionet socialiste mund ti faturohen ne menyre direkte Rames dhe politikes se ndjekur prej tij brenda partise ne keto zgjedhje, qe la shume socialiste te pakenaqur ne zonat elektorale me besnike per te majtet.

    Une po pres qe KQZ te publikoje shifrat zyrtare ne rang republike ne menyre qe te dalin ne drite te humburit dhe te fituarit e vertete te ketyre zgjedhjeve.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-02-2007 mė 01:25

  3. #83
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Eshte ky pjese e mentalitet qe i humbi Tiranen PDs. Olldashi ia kerkoi voten Tiranasve si provincial, si te ishte nga bregu i lumit dhe jo nga metropoli shqiptar. Sulmi mbi jeten private eshte shume provincial ne natyre, pasi mbi te gjitha tregon nje emancipim te ulet, nje moral anadollak0-mesjetar qe Tirana nuk e pranon.
    Emancipim te ulet nje kandidat si Sokol Olldashi qe doli perpara kamerave dhe falenderoi gjithe elektoratin e Tiranes si ata qe votuan per te si ata qe nuk votuan per te?! Dhe me e bukura eshte se te flet per qytetari nje njeri qe mbeshtet nje psikopat klinik qe ka fjalorin me vulgar dhe sjelljen me perverse se rrugaci me i keq i Shqiperise!

    Megjithate, nga ato qe shkruan, nuk je duke mbrojtur figuren e Rames, je duke deshmuar atyre qe te lexojne moralin dhe edukaten tende si njeri. Dhe kjo nuk ka te beje fare me bindje politike, kjo ka te beje me moralin e qytetarine e gjithesecilit.

    Albo

  4. #84
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Jo vetem kaq, por edhe ne bashkite qe PD fitoi ne Jug, ne bastionet e PSse, PD fitoi kryetarin e bashkise pasi ne vota per partite PD eshte prape ne minorance. Shikoni votat per keshillin bashkiak ne Permet, Memaliaj, Tepelene, Gramsh, Selenice, Cakran, Libohove, Erseke etj ne faqen zyrtare te KQZ qe ta vertetoni kete. Votat per kryetar bashkie te PD nuk kane qene aspak vota per PDne sidomos ne jug. E bukura eshte se PD mbledh statistikat qe ajo do. Psh Majlinda vazhdimisht thoshte se PS duhet te pregatitet per humbje ne Tirane, pastaj se PD ka fituar shumicen e Bashkive te medha - disa here permendi Durresin. Pastaj i la bashkite dhe thoshte se ka fituar shumicen e ndarrjeve administrative dhe se ne Tirane akoma "ska rezultatet paraprake dhe numerimi vazhdon". Tani thote se ka fituar votat totale. Ne 7 Bashkite me te medhaja ku fitoi PS jetojne gjysma e votuesve pra rreth 750,000 vete (rreth 1.5 milione votuan), qe do te thote se PD duhet ta kete fituar 2/3 te gjysmes tjeter te votave qe te neutralizoje disavantazhin ne bashkite kryesore dhe te kete nje teprice prej 110 mije votash. Kjo sikur PS te mos kete fituar asnje bashki apo komune tjeter vec 7 bashkive te medha.

  5. #85
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    “Olldashi, deklarimi i humbjes, akt qytetar dhe civil”


    E Merkure, 21 Shkurt 2007


    Pandeli Majko ne rolin e sekretarit te Pergjithshem ne Partine Socialiste, ka shprehur konsideraten e tij per njohjen e humbjes nga kandidati i PD-se per Bashkine e Tiranes, Sokol Olldashi. Sipas tij, kandidati i mazhorances me kete veprim tregoi nje gjest qytetarie, teksa ka bere dhe deklarimin e humbjes ne zgjedhjet vendore per Bashkine e Tiranes, ku ende nuk ka dale verdikti final.



    Bunkeriste,apo bllokiste,ky eshte ndryshimi i madh mes emancipimit,kurajos,burrerrise se Olldashit per te pranuar humbjen.
    Kurse ju,humbjet i shoqeroni me kallash,me ulerima pseudo-revolucionesh,me harbuteri.

    Keto zgjedhje konsoliduan egoizmin,ambicjen e semure te dy njerzve te etur per pushtet RAMA-META.Derisa do vije nje dite qe dy kruekomunistet te veshur me petkun klloun te te quajturve "socialiste",ashtu si puna e gjarprinjve do hane kokat e njeri-tjetrit.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #86
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Emancipim te ulet nje kandidat si Sokol Olldashi qe doli perpara kamerave dhe falenderoi gjithe elektoratin e Tiranes si ata qe votuan per te si ata qe nuk votuan per te?! Dhe me e bukura eshte se te flet per qytetari nje njeri qe mbeshtet nje psikopat klinik qe ka fjalorin me vulgar dhe sjelljen me perverse se rrugaci me i keq i Shqiperise!

    Megjithate, nga ato qe shkruan, nuk je duke mbrojtur figuren e Rames, je duke deshmuar atyre qe te lexojne moralin dhe edukaten tende si njeri. Dhe kjo nuk ka te beje fare me bindje politike, kjo ka te beje me moralin e qytetarine e gjithesecilit.

    Albo
    Akti i Olldashit s'eshte aspak i paprecedent ne politiken shqiptare, dhe sidomos ne Tirane eshte pare disa here. Qeveria Nano e la mandatin e saj me ceremoni pritese te protokolluara, qe Olldashi (si pak te tjere) nuk denjoi ta respektonte edhe pse Toska e priti ne zyre per disa ore. Duka ne Shijak jo vetem qe beri nje deklarate te tille ne 2005 ku humbi ngushte, por i telefonoi edhe vete Olldashit ti uronte fitoren. Edhe nje here, akti i Olldashit impresionon provincialin dhe jo Tiranasit. Tirana ka standarde me te larta se keto.
    Keshtu qe habia dhe ngazellimi yt per nje akt qytetar te "papare" e te "padegjuar" te Olldashit eshte shume grotesk per nje qytet si Tirana. Pee te tjerat nuk dua te komentoj, se nuk dua te bej fallxhorin si zotrote e te te analizoj moralin. As te njoh, as dua te te njoh, dhe as te me njohesh. Befsh qejf.

  7. #87
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Thumbs up

    Zara ka thene dicka shume te rendesishme qe i perket analizes paszgjedhore:

    PD MBLEDH STATISTIKAT QE AJO DO!

    Kjo tashme eshte teper e qarte!

    Sa here qe PD flet per statistika, nuk thote asnjehere dicka direkte, por fillojne...po te mbledhesh kete plus kete plus kete tjetren, ne dalim fitues.

    KETO JANE JUSTIFIKIME NGA PD!

    Nqs PD do te kishte fituar me te vertete, do te fliste per vota ne rrang kombetar. Nuk do mblidhte Bilishtin me Qafkraben e me Rrezmushken per te dale si fituese.

    VOTAT TOTALE JANE ATO QE TREGOJNE FITUESIN!

    Dhe me vjen keq te dashur demokrate, por fituesi NUK JENI JU.



    Ne kete analize paszgjedhore, dicka dallohet thelle:

    PS FITON, PD NUK E PRANON!

    ...sic e ka zakon!
    As qe du me dit!

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    saakot.. nuk eshte PD fituese por mafia vertet..
    Ajo me fuqishem do vazhdoje ta betonizoje tiranen me Mik kodhelen e Edvin Meten.. .. por nje gje e dini ju te gjithe se Ishte Pd qe luftoj te kete Zgedhje.. e ishte PS qe donte 97-te gjakatare..

    Dhe Pd i beri zgedhjet..
    Edhe kjo eshte fitore..

    Sigurisht nuk ngopeni ju me kaq.. Epilogu qe juve ju kenaq eshte .. PD ne litar e mbi trupin e saje Luizat Dadet e mimet duke u mufatur me gjak..

    Dasht Zoti e zonja Ris e nuk ju realizohet kjo enderr..


    ----


    RD

    Deputetėt socialistė provokojnė konflikte me komisionerėt e PD-sė nė Njėsinė nr.2


    Komisioneri i PS gris procesverbalin e njė qėndre votimi


    Paulin Sterkaj dhe Alfred Dalipi, deputetė tė Partisė Socialiste, kanė provokuar njė konflikt fizik me komisionerėt e Partisė Demokratike nė Njėsinė Bashkiake nr.2, nė Tiranė. Pasi kanė urdhėruar kryetarin socialist tė KZQV tė kėsaj njėsie tė japė dorėheqjen, meqenėse nuk kishte pranuar manipulimin e rezultatit, deputetėt socialistė kanė filluar tė ushtrojnė presion ndaj komisionerėve tė Partisė Demokratike, duke iu kėrkuar atyre pranimin e procesverbaleve, tė cilat shpallnin njė kuti votimi tė pavlefshme, me vendim tė tė gjithė anėtarėve tė KZQV-sė. Sterkaj u ka kėrkuar nėnkryetarit dhe anėtarėve tė tjerė tė KZQV-sė qė tė administrojnė si tė vlefshėm njė procesverbal tė njė kutie votimi, e cila, me njė vendim unanim tė KZQV-sė, ishte shpallur e pavlefshme. Komisionerėt e djathtė e kanė kundėrshtuar njė gjė tė tillė, ndėrkohė qė deputetėt socialistė kanė vijuar mė tej tė ushtrojnė presion, duke mos kursyer as konfrontimet fizike me komisionerėt e djathtė. Sipas kandidatit tė koalicionit tė djathtė nė kėtė njėsi vendore, Bujar Brovina, procesverbali ėshtė grisur nga komisionerėt e PS-sė, me qėllim provokimin e njė konflikti mes deputetėve dhe komisionerėve tė PD-sė. "Procesverbali ka qenė mbi tavolinė, nuk ka qenė nė kuti dhe ai ėshtė grisur nga komisionerėt e Partisė Socialiste", shpjegoi Brovina pas kėtij incidenti. Por situata nė qendrėn e numėrimit tė votave nė kėtė njėsi ėshtė tensionuar mė vonė, kur Partia Socialiste ka propozuar si kryetar tė KZQV-sė njė person qė nuk ka asnjė ide pėr procesin e numėrimit tė votave. Komisionerėt e djathtė nė kėtė qendėr numėrimi shpjeguan se kryetari i ri ka marrė kutinė e bllokuar, duke u justifikuar se nuk e dinte qė ajo ishte e bllokuar. Ai ka futur mė pas procesverbalin nė kuti, gjė qė nuk duhej tė ndodhte, pasi procesverbali duhet tė dorėzohet nė KZQV. "Kemi njė kryetar tė KZQV-sė qė nuk ka asnjė ide lidhur me procesin e numėrimit tė votave, madje merr kutinė qė ėshtė e bllokuar. Ėshtė kryeplak i zgjedhur nga njėsia bashkiake dhe nuk ia ka idenė. Sapo ka ardhur nga shtėpia, se e kanė marrė nė telefon dhe tenton tė hapė kutinė qė ishte e bllokuar, duke thėnė se nuk e dinte qė ishte e bllokuar", shprehet njė nga komisionerėt e djathtė, i cili saktėsoi se njė gjė e tillė ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me Kodin Zgjedhor.






    Nishani: KQZ tė shpallė tė pavlefshme zgjedhjet nė Kombinat


    Deputeti i Partisė Demokratike, Bujar Nishani, i kėrkoi dje Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve tė shpallė tė pavlefshėm procesin zgjedhor nė Njėsinė Vendore nr.7, nė Kombinat. Ai theksoi se nga shkeljet e rėnda tė ligjit dhe Kodit Zgjedhor nga komisionerėt e Partisė Socialiste nė kėtė njėsi zgjedhore, mė shumė se 1000 zgjedhės nuk u lejuan tė ushtrojnė tė drejtėn e tyre tė votės. Duke marrė parasysh diferencėn mjaft tė vogėl me tė cilėn kryeson kandidati i Partisė Socialiste nė kėtė zonė, Nishani theksoi se diferenca prej 100 votash dhe mohimi i tė drejtės sė numėrimit edhe atyre qė votuan nė kėtė zonė, pėrbėjnė njė shkak tė pakontestueshėm pėr shpalljen e pavlefshmėrisė sė zgjedhjeve nė kėtė njėsi vendore. "Megjithė kėto qėndrime tė papėrgjegjshme antiligjore, antidemokratike, tė dėnueshme nga tė gjitha cilėsitė administrative dhe penale mundi tė mbetet mbrapa vetėm 100 vota, nė njė kohė qė 1 mijė votues u penguan tė votojnė pėr kandidatin e koalicionit tė djathtė ditėn e votimit. Po ashtu, iu mohua e drejta e numėrimit edhe atyre qė mundėn tė hedhin votėn e tyre nė kėtė qendėr votimi ditėn e votimit. Ne kemi konstatuar shkelje tė rėnda tė Ligjit dhe Kodit Zgjedhor, tė manipulimit nga ana e komisionerėve tė sė majtės nė kėtė njėsi zgjedhore dhe pėr kėtė do t'i drejtohem menjėherė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve pėr tė kėrkuar pavlefshmėrinė e zgjedhjeve nė kėtė njėsi vendore", vlerėsoi deputeti i Partisė Demokratike, Bujar Nishani.

    Ylber Drazhi





    Kryetari i KQZ u kėrkon banorėve respektimin e institucioneve dhe heqjen dorė nga protestat

    Gjata: Pezulluam numėrimin e votave nė Bushat

    Kryetari i KQZ-sė, Ēlirim Gjata, pas vendimit tė kėtij institucioni pėr pezullimin e KZQV-sė nė Komunėn Bushat, kėrkoi nga kandidatėt qė pėr ēėshtjet e tyre tė respektojnė institucionet dhe jo tė nxjerrin njerėzit nė rrugė nė mbėshtetje tė kėrkesave tė tyre, duke krijuar kėshtu situata tė rėnda. Gjatė njė komunikimi me mediat, kryetari Gjata bėri tė ditur se, gjendja nė Bushat, ishte tepėr e rėnduar. "Sipas organeve tė rendit, gjendja nė Komunėn e Bushatit ishte tepėr e agravuar dhe mund tė shkaktonte dhe pėrplasje midis militantėve tė tė dy kandidatėve pėr kryetarė komune nė atė zonė. KQZ, duke parė se procesi po degjeneronte, mori vendimin pėr pezullimin e procedurave tė numėrimit nė KZQV-nė Bushat", tha kryetari Gjata. Sipas tij, aktualisht ka filluar ekzekutimi i kėtij vendimi dhe baza materiale zgjedhore do tė sillet pranė KQZ-sė ashtu siē ėshtė dhe mė pas ky institucion do tė marrė njė vendim lidhur me kėtė ēėshtje. "Sapo tė marrim tė dhėnat, mė pas do tė veprojmė me masa tė tjera lidhur me komisionerėt ose anėtarėt e grupit tė numėrimit tė votave. Por, shkaktarėt e kėsaj situate sipas informacioneve qė kemi janė kandidatėt dhe deputeti i zonės", deklaroi kryetari i KQZ-sė, Ēlirim Gjata. Duke komentuar situatėn e rėndė nė kėtė njėsi vendore, ai theksoi se mund tė ketė shumė parregullsi nė kėtė KZQV dhe nuk paragjykohet asgjė. Gjata theksoi gjithashtu se mund tė ketė dhe pavlefshmėri, dhe ata qė ankohen mund tė kenė tė drejtė, por gjithsesi duhen ndjekur rrugėt institucionale. "Nė asnjė mėnyrė kandidatėt nuk mund tė veprojnė qė tė nxjerrin njerėzit nė rrugė nė mbėshtetje tė kėrkesave tė tyre. Ajo qė tė paktėn arritėm vjet, qe rruga institucionale, ku ministrat mbanin radhėn pranė KQZ-sė pėr tė shqyrtuar ēėshtjet e tyre pranė kėtij institucioni, kėsaj radhe u prish pikėrisht nga tė njėjtėt njerėz", tha Gjata dhe shtoi se, mosrespektimi i institucioneve ēoi nė krijimin e njė gjendjeje tė rėnduar, ndaj u pa e nevojshme ndėrhyrja e KQZ-sė.






    KQZ padit pėr ndjekje penale Kryetarin e KZQV-sė sė Paskuqanit


    Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve miratoi dje, vendimin pėr ndjekje penale ndaj Bedri Muēės, kryetar i KZQV-sė, nė Komunėn e Paskuqanit tė Qarkut Tiranė, si dhe vendosjen e masės administrative me gjobė pėr 13 anėtarėt e kėtij komisioni, pėr bllokimin e procesit tė numėrimit tė votave. Gjatė njė konference pėr shtyp, kryetari Gjata, duke deklaruar vendimin e KQZ-sė, sqaroi se, Komisioni njė ditė mė parė mori njė tjetėr vendim ndaj KZQV-sė Paskuqan, lidhur me detyrimin e saj pėr tė pėrfunduar procesin e numėrimit tė votave, ndėrkohė qė kishte mbetur dhe vetėm njė kuti pėr t'u numėruar. "Por kjo nuk u zbatua dhe KQZ-ja e ndodhur pėrpara kėtyre shkeljeve ligjore, vendosi shkarkimin e kryetarit tė KZQV-sė Paskuqan dhe ndaj tij tė bėhej kallėzim penal nė Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Tiranė", tha kryetari i KQZ-sė Ēlirim Gjata. Sipas tij, KQZ-ja ka vendosur masėn administrative me gjobė nė masėn 30 mijė lekė pėr 13 anėtarėt e KZQV-sė Paskuqan dhe kjo e fundit detyrohet qė tė pėrfundojė numėrimin e votave deri nė orėn 17. 00 tė ditės sė djeshme e nėse kjo nuk realizohet, atėherė do tė merret njė vendim tjetėr edhe pėr anėtarėt e tjerė. Gjithashtu, masėn administrative me gjobė pėr bllokimin ose mospėrfundim tė procesit tė numėrimit tė votave, KQZ-ja mori dje edhe ndaj KZQV-sė Komuna Bubullimė, ku gjobiti me 50 mijė lekė kryetarin e saj dhe me 30 mijė lekė anėtarėt. Sipas kryetarit tė KQZ-sė, Gjata, e njėjta masė me gjobė ėshtė marrė edhe pėr drejtuesit e KZQV-sė Armen, ku u gjobitėn kryetari, zv/kryetari dhe sekretari. Gjatė deklaratės sė tij pėr shtyp, Gjata informoi gjithashtu se probleme janė krijuar nga anėtarėt e spektrit tė majtė edhe nė Komunėn Shllak. "Nė Komunėn Shllak sipas informacioneve, anėtarėt e spektrit tė majtė nuk paraqiten, atėherė KQZ-ja vendosi shkarkimin e tyre dhe ndjekje penale dhe gjithashtu i ka kėrkuar subjektit pėrkatės tė bėjė zėvendėsimin e tyre", tha Gjata. Sipas tij, gjithashtu nė KZQV-nė e Komunės Shupenzė ėshtė e njėjta situatė, janė vendosur gjoba pėr kryetarin, zv/kryetarin dhe sekretarin dhe pėr anėtarėt e tjerė si edhe ėshtė kėrkuar tė pėrfundojnė procesin e numėrimit tė votave.

  9. #89
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ndoka: PD, presion pėr tė mė bėrė pjesė tė manipulimit

    08:47 22/02/07



    "Unė kam pasur presion nga eksponentė tė lartė tė PD, pėr t'u bėrė pjesė e njė procesi tė manipuluar".

    Deklarata e fortė ėshtė lėshuar nga aleati i Partisė Demokratike, kryedemokristiani Nard Ndoka.
    Ky i fundit, ka qenė mė kritik sė kurrė ndaj PD, pas pėrfundimit tė procesit zgjedhor tė 18 Shkurtit. Nė njė intervistė pėr TVAlsat i pyetur rreth deklaratės nė fjalė, kryetari i PDKsė, Ndoka, (pa dashur tė zgjatet konkretisht) shtoi se manipulimi pėrfshinte mėnyrėn se si do tė ndiqej me kutitė e votimit, pra cila prej tyre duhej tė hapej e cila jo, cila duhet tė zvarritej etj.

    Kryetari i PDK-sė, Nard Ndoka, ishte tepėr kritik me mėnyrėn se si PD kishte bashkėpunuar me demokristianėt nė zgjedhjet lokale. Ai ndihej i tradhtuar, duke u shprehur se PD ishte treguar si armike dhe jo si aleate, gjatė procesit zgjedhor. Ndoka e ka filluar pakėnaqėsinė e tij me moszbatimin e marrėveshjes mes PD dhe PDK-sė, qė me shkeljen e afateve pėr pėrfshirjen e njė pėrfaqėsuesi tė PDK-sė nė postin e zv/ministrit tė Jashtėm.

    Ndoka citoi gjithashtu se, pak kohė mė parė ishte falsifikuar edhe Vendimi i Kėshillit tė Ministrave, duke ndryshuar pozicionin e zv/ministrit tė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, qė zėvendėsonte Armand Telitin.

    Sipas Ndokės, vendi i Telitit ka mbetur bosh, pasi zv ministri i emėruar (dikur nė vend tė Telitit) ka kaluar nė njė nivel tė tretė. Kryetari i demokristianėve ėshtė shprehur gjithashtu se, kryeministri Berisha duhet tė ndryshonte disa ministra qė para zgjedhjeve, nė mėnyrė qė rezultati i tanishėm tė mos ishte nė kėto pėrmasa. Ndoka tha gjithashtu, se pasojė e kėtij rezultati qė mori PD ishte edhe lufta e dėshtuar, sipas tij, ndaj Prokurorit tė Pėrgjithshėm dhe disa institucioneve tė tjera tė pavarura.

    Duke u ndalur mė pas tek zgjedhjet lokale, Ndoka tha se PDK kishte humbur nė disa komuna vetėm sepse PD kishte future kandidatė tė pavarur. "Kemi humbur disa komuna dhe bashki, se PD futi kandidatėt e pavarur.

    Ashtu siē ndodhi edhe nė Bushat.

    Kishte acarim tė tejskajshėm tė dy kandidatėve. Nėse do tė kishte pėrplasje, pasojat do tė ishin tė paimagjinueshme. Shmangėm njė gjakderdhje ne Bushat. E mbyllėm problemin e Bushatit.

    Vijmė nė Divjakė.
    Kryetari i bashkisė i PD kandidoi pėr PBDNJ-nė me mbėshtetjen nga deputeti i zonės, (ndėrkohe qė kjo zonė i ishte lėnė PDK-sė). I kam kėrkuar Kryeministrit qė tė ishte prezent nė Divjakė dhe nuk mori pjesė",- tha Ndoka, duke shtuar se PDK nė kėtė zonė pėrfaqėsohej me njė zonjė tė nderuar. Pėr pasojė, kryetari i PDK-sė u shpreh se partia qė ai drejton, ka humbur besimin tek kryeministri Sali Berisha dhe vetė PD.

    "Arritėm qė tė marrim njė rezultat qė i kalon katėr pėrqindėshit.

    Nuk ėshtė votė e mėsuesve, kapterėve apo e Dushkut, por ėshtė votė e anėtarėve tė PDKsė dhe simpatizantėve tė saj",- tha Ndoka.

    Ai shtoi se, "nėse kjo parti nuk do te kishte pėrfaqėsues nė komisionet e qendrave tė votimit dhe nė atė tė numėrimit, atėherė PDK nuk do tė kishte mbi 4% tė votave, sepse kėto vota do tė ishin zeruar nė tė kundėrt".

    Kryetari i demokristianėve nuk ėshtė pėrgjigjur konkretisht pyetjes nėse do tė kėrkonte dorėheqjen e kryeministrit Sali Berisha, duke cituar se kjo mbetet analize e mazhorancės, por kėrkoi reflektim nga strukturat e PD-sė.

    Shekulli/A.P
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E majta arriti tė tregojė para shqiptarėve se vetėm vlerat qė pėrbėn ajo respektojnė shtetin ligjor dhe Kushtetutėn. E majta arriti tė tregojė para shqiptarėve se ajo nuk i mashtron me demagogjinė e tapive elektorale tė Berishės dhe Memisė, por ofron garanci, dinjitet dhe integritet pėr ēdo shqiptar.

    thote mes tjerash Dritan Illi i Metes..

    --

    E ka fjalen Dritani se.. po ishe i Metes ske nevoj per tapi nga Berish Memia se ben ville 3 katshe pa tapi e pa qene pronar trualli por dhe duke qene nga skrapari sikurse Ilir Meta..

    PS e LSI or shoki dritan illi .. ofron vetem nje garanci.. ne se je guerrils i saje mund te vrasesh ne mes te bulevardit .. nje njeri te pafajshem.. ne sy te nje gruaje e nje femije.. e dore per dore.. ne se dora tjeter eshte po guerilse speciale e mafies dado edvinoiste.. e te largohesh i qete e te katapultohesh i sigurte brenda nates me ndihmen e kesaj mafieje ndac ne bruksel ndac ne paris..

    kjo eshte garancia qe ofron e majta pPSH iste Sulo gradeco meto iste o Illi i Meto Bankierit .. E pikerisht se ka ofruar kte garanci qe nga 42 i shekullit te kaluar ju militoni aty..

    Ajo Mafi ja garantoj sigurine atyre pushtave qe ne pabesi e vrane anastas lulen qe ne 42-43 aty ne fshatin tend ne skrapar o shoki ylli..

    ajo mafi garantoj altin shyto gjoleket e prandaj jini aty dhe sot..

    se aty mund te vrasesh si benci .. mamane e elce liles .. e brenda nates te jesh i instaluar ne itali a bruksel.. mund te vjedhesh valixhet me euro nga buxheti i shtetit e ti cosh ne nyc e zyrih si shefi yt meto kokomadhi e edvin bi.thmadhi..

    prandaj jini shume ju..

Faqja 9 prej 24 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 22 Mars 2009 Zgjedhjet Lokale ne Maqedoni ??
    Nga faruk_01 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 17:52
  2. Statusi perfundimtar i Kosoves - lajme, analiza, komente
    Nga ideus nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 22-06-2006, 14:25
  3. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  4. "Nano Ik", protesta sėrrisht nė Bruksel
    Nga Asteroid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •