Close
Faqja 5 prej 24 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 231
  1. #41
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Thumbs up

    Populli sa vjen e po stervitet me te tilla pislliqe, dhe shume shpejt PD-ja do te jete nje force aq e dobet, saqe nuk do te konsiderohet dot as parti.

    I gjithe historiku i PD ne pushtet eshte i barabarte me 1 fjale te vetme:

    VIOLENCE!

    Vetem keshtu dine t'i zgjidhin problemet ata, dhe jane pikerisht shkaku qe Shqiperia duket me keq se Iraku. Me ze zgjebja vetem kur e mendoj qe ai shtet po drejtohet nga nje tufe kafshesh malesh qe s'dine te flasin as shqip sic duhet.

    Te mos merziten aspak, se me Edin ne krye te PS-se...do i skuqet prapanica mire e mire.

    Edi eshte ARTIST, ne te gjitha kuptimet e mundshme te fjales, dhe PD-ja do te kete privilegjin qe te eksperiencoje artin e Edit ne te gjitha drejtimet. As mos te behet merak fare, planin ja ka bere ai me kohe e me vakt.

    Ai ka eksperience ne spastrimin e pleherave tashme, e ka marre eksperiencen kur na pastroi Tiranen nga ato kjoskat e baraket e qelbta qe na solli PD-ja. Ate nivel kane ato te PD-se se mos...s'ka pse cuditemi fare, fajde, kjoska, rrjepje tokash.

    E kemi pare se c'fare i kane bere Shkodres gjithe keto vite qe kane qene ne fuqi ne fakt, duket me keq se nje zone lufte. Edhe prape e hengren te shkretet, s'e kuptoj se si jetojne dot me ate nivel mesjetar qe i ofron PD-ja.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sa Kot : 21-02-2007 mė 03:21
    As qe du me dit!

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Edi eshte ARTIST, ne te gjitha kuptimet e mundshme te fjales, dhe PD-ja do te kete privilegjin qe te eksperiencoje artin e Edit ne te gjitha drejtimet. As mos te behet merak fare, planin ja ka bere ai me kohe e me vakt.
    Nese une do te isha ne te njejtat pozita qe eshte sot Sali Berisha ne Shqiperi, une do te gezohesha qe Edvin Rama mbijetoi ne zgjedhjet lokale. Mbijetesa e tij ne politiken shqiptare vetem sa do te thelloje luften e brendshme brenda llojit. Dhe ata njerez qe i nxorren ne shesh fotot nudo, po ata njerez do te nxjerrin ne drite te palara te tjera neser qe nuk do ti gjykoje me vetem opinioni publik por prokuroria. Ekziston nje histori e hershme ne Partine e Punes se Shqiperise, qe nga koha e Kadri Hazbiut, Mehmet Shehut, e deri tek burgu i Fatos Nanos.

    Edvin Rama mund te jete nje psikopat klinik qe nuk i behet vone per askend, por une mezi po pres te shikoj reagimin ne fytyren e te huajve qe do te vijne ne Tirane e te takojne Ramen per ti shtrenguar doren atij e per te pozuar me te perpara kamerave.

    Albo

  3. #43
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Zgjedhjet lokale jane zgjedhje lokale. Prandaj nuk ishte nevoja qe kryeministri i vendit te bente fushate ne gjithe Shqiperine, nuk ishte nevoja qe Berisha te largonte ministrin me te suksesshem te kabinetit te tij per nje fushate lokale, nuk ishte nevoja qe te personalizohej nje fushate e tere elektorale me kreun aktual te socialisteve ne Tirane.

    Ne aspektin e politikave qeverisese, e rendesishme per Shqiperine nuk eshte se kush eshte ne krye te nje bashkie apo te nje komune, por se kush eshte ne krye te qeverise, kush po i jep zgjidhje problemit te prones, problemit te legalizimeve, problemit te droges, problemit te korrupsionit, problemit te krimit te organizuar, problemit te furnizimit me uje dhe energji elektrike.

    Albo
    Shume i forte ai problemi i energjise elektrike ne fakt...

    Po me cuditi kjo pjesa kur the qe nuk ka rendesi kush eshte ne krye te bashkive.

    Epo atehere pse behen zgjedhjet lokale? Per qejf? Bashkia eshte nje nga hallkat me kryesore ne perparimin e nje qyteti. Nqs qytetaret nuk jane te kenaqur me qytetin e tyre, kjo do te shkaktonte revolta e ankesa nga me te ndryshmet.

    Le te mos harrojme ketu Zogun E Zi, qe bashkia deshte t'a ndertonte dhe qeveria e prishi. I la robt ne balt me muaj te tere deri sa i futen fadromen fare. Dhe tani kane ndertuar nje rrotullam alla-tropoja qe eshte bere gazi i botes.

    Po reputacioni i kujt u demtua nga kjo gje? Ti mos kujton se u demtua reputacioni i Edit? Vota e Tiranasve foli qarte rreth kesaj ceshtjeje.

    Dhe te tilla probleme nuk do te ndodhin vetem ne Tirane jo, por do te plasin ne te gjithe vendin. Se ke 9 qytete kryesore ku bashkia eshte e PS...dhe te gjitha konfliktet qe do te kete me qeverine, do te reflektojne mbi mireqenien e c'do qyteti.

    Presioni do te jete teper i larte tashme per PD-ne, dhe sa here qe ajo do te kundershtoje kerkesat e bashkive te PS-se, populli nuk do t'a harroje ne zgjedhjet e ardhshme vendore!

    Te cilat, me siguri do te vine me shpejt sec duhet. Dyshoj se PD-ja do te jete ne gjendje te manaxhoje gjendjen tashme qe ka trecerekun e qyteteve kryesore nen kontrollin e opozites. PD-ja eshte teper e brishte ne fushen e menjanimit te problemeve, ata vetem dine te zihen dhe te shahen dhe t'a lene popullin ne tranzicion deri sa t'i teket.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sa Kot : 21-02-2007 mė 03:45
    As qe du me dit!

  4. #44
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Thumbs up

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Nese une do te isha ne te njejtat pozita qe eshte sot Sali Berisha ne Shqiperi, une do te gezohesha qe Edvin Rama mbijetoi ne zgjedhjet lokale. Mbijetesa e tij ne politiken shqiptare vetem sa do te thelloje luften e brendshme brenda llojit. Dhe ata njerez qe i nxorren ne shesh fotot nudo, po ata njerez do te nxjerrin ne drite te palara te tjera neser qe nuk do ti gjykoje me vetem opinioni publik por prokuroria. Ekziston nje histori e hershme ne Partine e Punes se Shqiperise, qe nga koha e Kadri Hazbiut, Mehmet Shehut, e deri tek burgu i Fatos Nanos.

    Edvin Rama mund te jete nje psikopat klinik qe nuk i behet vone per askend, por une mezi po pres te shikoj reagimin ne fytyren e te huajve qe do te vijne ne Tirane e te takojne Ramen per ti shtrenguar doren atij e per te pozuar me te perpara kamerave.

    Albo
    Foto nudo, pune e madhe. Ata qe nxorren fotot treguan nivelin e tyre qe nderhyne ne momentet me private te nje personi, dhe edhe njehere...sic tregoi vota, populli nuk u trondit nga nje organ riprodhues qe e kane pare me kohe e me vakt.

    Te besh foto nudo, te besh edhe xhirim duke bere sex biles, nuk eshte asgje perverse, asgje psiqike nqs keto jane per perdorim personal.

    Ajo qe eshte perverse dhe psiqike eshte qe ka njerez ne bote qe jane aq te semure qe jane ne gjendje te shkelin privacine e tjetrit sikur s'ka asnje pike rendesije, dhe t'a quajne nje merite sepse vodhen dhe publikuan fotot private te dikujt.
    As qe du me dit!

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush na e sjell ketu shkrimin e andi bushatit ne Tema... lindja e nje monstre..?

    konkluzioni pra eshte se qytetet e medha duan Edvina.. kurse fshati ja ka kuptuar vleren Berishes.. atij qe zhduku kolkozianizmin stalinist enverist e i beri fshataret zot ne nje cop toke.. me lop e kerr e shpi e liri qe i biri fshatarit te punoje jashte.. endrra keto te pa enderruara deri para 20 vjetesh as nga enderrimtaret me te cmendur.. por qe berisha i beri realitet..

    Pra Qytetaret kan nje pakenaqsi me berishen..

    Cfare valle..

    Te jete puna dritave?

    mundet..

    Por do kete dhe te tjera halle..

    Edvini u tregua nje strateg i madh..
    Ai diti ti bashkoje cakenjte.. ujqerit ..gjarperinjte.. hafijet.. hajdutet kanibalet ..bushtrat .. panterat e vjetra e te reja.. krokodilet.. vampiret e enveristet e ti lidhe e kopsise mire e ti nderseje kunder atij qe solli demokracine..
    Urrejtjen per demokracine ai e gjeti te gatshme ne PS..
    Inkriminimin e anteresise se PS-se ne vitet enveriste diti ta perdore si kavo celiki qe ti lidhi fort mbas qerres se tije personale.. dhe me te gjitha keto krijoi armaten e tmerrshme qe shkaterron dhe Kohen.. pra ja mbrriti ta ktheje prapa rroten e historise..
    PPSH sot me e forte se ne vitet 70-80 te enverit.. pret qe te kape dhe ate zyre qe formalisht nuk e ka.. Zyren e Kryeministrise.. te cilen me sa duken bathet.. sic e cfaqte sot dhe GSH.. zedhensja e Vampireve.. Hapin tjeter te ardhjes ne pushtet absolut te Enverit te ri.. do ta kerkojne qe neser me nje agresivitet edvino metoist te papare..

    PD si gjithmone e ngathet dhe e friksuar..

    Ka shkaqe psikoanilitike dhe kjo..

    Nuk mundet per pak vite.. ankthi i frikes qe i kapte njerzit nga tmerri i policise sekrete enveriste te zhduket..
    Ai eshte pjekur tashme ne nen koshiencen e njerzve..

    PS ka ditur me mjeshteri ta mbaje si arme e pasuri te sajen.. ate cka krijoi klika gjakatare enveriste per 50 vjet.. pra tmerrin nga PPSH-ja..

    por per cudi po cfaqen zona trime..
    dihet Shkodra.. si qytet por po trimerohet dhe fshati ..

    Ne Jug.. berisha ka krijuar nje mendim tek njerzit e thjeshte.. qe ai nuk ja do te keqen.. dhe se e keqja nuk eshte Berisha por ata.. qe 50 vjet i mbajten te izoluar e te uritur.. pra kelisheria e PPSH-se..
    Dhe ata leber e mallakastriot me karakter sfiduan kallashin gjoleko mal ruco ist e dinakerine fino edvino braceiste e ja dhane voten djemve te tyre demokrate..


    kjo eshte fitore e madhe..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 21-02-2007 mė 06:10

  6. #46
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Thumbs up

    Jo jo, ja t'a them une ty se si eshte puna.

    Fshati nuk ka te njejtin nivel jetese si qyteti. Qytetaret kane kerkesa shume here me te forta sesa fshataret.

    Nqs fshataret u kenaqen me token, me daljen jashte shteti, lopen edhe kerrin...pra gjera bazike, kjo eshte e kuptueshme.

    Por qytetari ka kerkesa shume here me te forta sesa lopa dhe kerri. Ne pronen private dhe daljen jashte e konsiderojme si nje e drejte e c'do personi, dhe vetem sepse "Sala" e solli (edhe pse ka pasur koka me te medha qe e planifikuan nje gje te tille), kjo nuk do te thote tashi qe ai eshte mbreti dhe duhet t'i falim gabimet e tjera...qe nuk i numerohen dot se na del barku vendit.

    Qytetari i dha shume shanse Sales.....po Sala perfitoi nga vota e tyre. Abuzoi me te, dhe per kete folen rezultatet...qe nga fajdet e kjoskat e deri tek energjia elektrike e Zogu I Zi e m'the t'thashi.

    Protagonistat e ketyre zgjedhjeve ishin gabimet e Sales dhe sukseset e Edit. Populli ndeshkoi Berishen dhe lavderoi Ramen, kjo eshte e pakontestueshme...dhe rezultati i ve vulen. PS = 9, PD = 3.
    As qe du me dit!

  7. #47
    kunder racizmit
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    jam shume kurjoz per situaten ne himare.
    Nese dikush di rezultatet atje a mund ti shkruaj ??
    Plus edhe se si po ecet atje.
    Dje ne darke pashe qe kishte tensione.
    FLM

  8. #48
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Berisha luftoi krimin dhe korrupsionin, dhe si rezultat uli nivelin e jeteses se Tiranes. Prandaj u denua.

    Tirana votoi per nje rikthim te shpejte te standartit te jeteses qe humbi.
    Gabimi themelor i Berishes ishte qe nuk tregoi arsyet perse nje ekonomi e mbeshtetur mbi krimin, megjithses boll joshese per momentin, eshte vetevrasje per nje komb.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e G....
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Vendndodhja
    Torino IT
    Postime
    68
    Zgjedhjet tregojne se PS ka fituar ne pjesen me te madhe te vendit
    ēdo te thote kjo?
    Nje fitore e tille nuk eshte ne dobi te politikes se zhvillimit sepse kemi nje kontrast ndermjet pushtetit lokal dhe atij qendror
    Qe te eci perpara politika e zhvillimit economiko politik duhet qe administrata publike te jete BESNIKE e pushtetit qendror
    Ne vendet perendimore nje gje e tille mund te sillte bashkepunim dhe ballancim te pushtetit por ne vendin tone te pa pervoje
    kjo humbje do te sjelle crregullime, mosmarrveshje dhe pse jo dhe zgjedhje te parakohshme

    Une shpresoj qe kjo shuplake qe mori Sala e bashke me te PD
    te sjelli nje rryme te re mendimi dhe organizimi brenda strukturave te kesaj partie

    Uroj qe fryma e bashkpunimit te mbizoteroje ketej e tutje sepse ngerēet politike qe parashikohen ne nje te ardhme jo shume te larget mund te sjellin pasoja te pariparueshme, si ne fushen politike, ashtu dhe ne fushen ekonomike te vendit

    Stabilizimi politik eshte kusht kryesor per te kryer hapin e pare drejt perendimit por keto zgjedhje premtojne te kunderten.......

    LE TE SHOHIM VAZHDIMIN
    ME MIRE NJE VEZE SOT
    SE NJE PULE NESER

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Tema, 21 shkurt 2007

    Lindja e njė monstre
    *
    Andi Bushati
    *
    Rezultati plebishitar i 18 shkurtit do tė ketė si rrjedhojė krijimin e njė monstre tė re, politike, nė kuptimin qė deri mė tani kjo fjalė ka pasur pėr Nanon e Berishėn. Ky ėshtė Edi Rama, fituesi pothuajse i vetmuar i garės sė dy ditėve mė parė. Natyrisht, ai ėshtė nė shumė aspekte i ndryshėm nga dy tė parėt, por kėto zgjedhje e bėnė automatikisht njė tė ngjashmin e tyre. Sė paku nė njė kuptim, se kėtė radhė ndaj tij u provua pothuajse gjithēka. Ashtu sikurse Nano provoi fyerjet, kėrcėnimet, burgosjen, tradhtinė e tė vetėve nė ditė tė vėshtira, ashtu sikurse Berisha ka provuar zbritjet mė tė forta nė humnerė, qindra-mijra vetė qė e kontestonin nė tė gjithė Shqipėrinė, largimin me armė dhe braktisjen nga tė gjithė lakejtė e mėparshėm, edhe Edi Rama deri mė 18 shkurt provoi pothuajse gjithēka. Tashmė, ai ėshtė njeriu qė i ka rezistuar akuzės tė njohur pėr tė gjithė, megjithėse jo ligjėrisht tė vėrtetuar, pėr korrupsion. Ai arriti t'i mbijetojė kritikave si shkatėrruesi i Tiranės tė sė nesėrmes. Ai arriti t'ia hedhė sulmeve politike tė njė dandy tė plakur e qesharak, qė vazhdon tė vetėquhet politikan. Ai arriti tė shpėrfillė kontestimin e ujqėrve pazarxhij tė PS-sė, qė bėnė gjithēka qė ai tė dilte humbės. Ai arriti tė shmangė tė shkuarėn e njė rrugaēi libertin qė endet plazheve tė Evropės me hallatet jashtė. Arriti tė bėjė tė pavlefshme lakuriqėsinė e tij, fizike, politike dhe shpirtėrore. Ai ia doli tė shndėrrojė nė nul ndėrrimin e grave si makina tė fortėsh dhe mosstabilitetin familjar qė e ka shoqėruar gjatė gjithė jetės. Edi Rama u ngrit mbi tė gjitha kėto, megjithėse ndaj tij u pėrdorėn nė mėnyrėn mė tė ashpėr njė e nga njė kėto akuza. Megjithėse pėr kėtė u vu nė punė njė makineri e stėrmadhe propagande, njė pjesė tė sė cilės ai vetė e kishte projektuar, mbėshtetur dhe sponsorizuar.

    Po si ndodhi qė Edi Rama i rezistoi gjithė kėsaj furtune? Si ėshtė e mundur qė ai rifitoi Tiranėn dhe pothuajse tė gjitha qytetet e mėdha tė Shqipėrisė?

    Natyrisht, arsyeja e parė duhet kėrkuar te kjo makinė e stėrmadhe propagande. Te mėnyra mjeshtėrore, mashtruese dhe e sofistikuar, me tė cilėn ai di ta pėrdorė atė. Nė kėto zgjedhje Edi Rama arriti tė mbajė pėr vete mediat mė tė mėdha tė vendit. Tė ketė mbėshtetjen e pakusht dhe gati ledhatuese tė tyre. Fabrika e tij (jo e ideve) e propagandės doli tejet mė e fortė se ajo e kundėrshtarit. Jo se kėta tė dytėt ishin tė dobėt e tė pabesueshėm, por se ata kritikat e tyre shpeshherė tė drejta e tė argumentuara, kėrkuan t'i shisnin pėrmes njė makine propagande, qė nuk mund tė ishte e besueshme, pasi i kishte thurur pėr pesė vite hosanna Ramės dhe donte pėr pesė muaj ta zhbėnte atė.

    Por, gjithsesi, ky ėshtė vetėm kėndvėshtrimi i jashtėm i ndėrtimit tė njė kulti, sepse fitorja e Ramės ka shumė arsye tė tjera. Ajo lidhet sė pari me vetė modelin e tij. Ose mė mirė me njė vullnet qytetar pėr tė kaluar nga kėmbimi 15-vjeēar i pushtetit mes dyshes historike Nano-Berisha, te liderė tė rinj, me shpresėn se ata do tė jenė kalimtarė dhe mė lehtė tė ndryshueshėm.

    Ajo lidhet me zgjedhjen e tij pėr tė dalė nė fushatė sė bashku me Ilir Metėn, duke i garantuar edhe njėherė zgjedhėsve se vota e tyre pėr tė majtėn, ndryshe nga ajo pėr Berishėn, do tė kishte mė shumė se njė garant.

    Ajo lidhet me fushatėn e tij, qė mund tė mbahet mend si fushata e parė, e rėndėsishme e pambizotėruar nga sharjet dhe akuzat, gjė qė tregoi se njerėzit janė shumė tė lodhur prej kėsaj lloj politike, sado tė vėrteta qofshin gjėrat qė artikulon ajo.

    Megjithė kėtė enumeracion argumentesh, duhet thėnė se kjo votė e qartė, mbarėpopullore, nuk ishte kryesisht njė votė pėr modelin Rama. Ajo ishte mbi tė gjitha njė plebishit, pėr mėnyrėn sesi ka qeverisur Berisha dhe PD-ja.

    Nė pamje tė parė ajo duket si njė kthesė e ēuditshme. Nėse PD-ja erdhi nė pushtet (ide kjo e pranuar nė masė) me kartėn e antikorrupsionit, duket sikur tani kjo tezė ka rėnė. Simboli i antikorrupsionit, i propoganduar prej saj, pra, Edi Rama, arriti njė fitore shokuese. Atėherė, ēfarė ka ndodhur? Mos vallė nė mė pak se dy vite, kėta njerėz e amnistuan korrupsionin? Jo, jo dhe jo. Por ata dėnuan keqpėrdorimin qė PD-ja i bėri luftės me tė. Aspak nė rrafshin teknik, ku qeveria 'Berisha' mblodhi mė shumė tė ardhura dhe shkatėrroi sistemin piramidal tė vjedhjes nga kryeministri e deri te doganieri, por nė rrafsh politik.

    Sepse, pakkush mund ta pranonte nė Shqipėri, qė lufta kundėr korrupsionit tė pėrdorej si shantazh i ulėt, politik, sikurse nė rastin e kompanisė ajrore 'Albatros'. Sepse askush nuk mund ta pranonte gjithashtu qė tė korruptuarit ishin opozitarėt e sotėm dhe jo ata tė anatemuarit dje, por tė harruarit sot, pasi nuk pėrbėnin mė rrezik politik.

    Sepse askush nuk mund tė mos shihte me pėrēmim, megjithė ndershmėrinė e rivalit tė Ramės, Olldashi, se fushata e tij kishte ndėr financuesit kryesorė, sekserin e dikurshėm tė kryebashkiakut. Se, nėse Olldashi denonconte rrokaqiejt frymėmarrės dhe pozonte nė sfond me pallatin e Dash Pezės, ai nuk e bėnte kėtė pėrballė 22- katėshve blu.

    Tė gjitha kėto votuesit i dallojnė. Dhe kėtė luftė selektive ndaj korrupsionit, PD-ja e bėri hapur, ditėn pėr diell. Ajo u bė mė e prekshme, mė flagrante dhe humbi tė gjitha kredencialet e saj, pas takimit tė turpshėm, grotesk, qė ka pasur njė ndikim tė ndjeshėm nė rezultatet e 18 shkurtit, atij mes Nanos dhe Berishės.

    Atė ditė kryeministri e vrau kalin e tij tė betejės. Atė ditė ai i bėri tė gjithė tė besojnė se nuk ishte mė luftėtari i antikorrupsionit qė ata kishin votuar, por oportunisti qė kėrkonte tė pėrfitonte prej tij. Duke shtrėnguar duart me njeriun qė e kish etiketuar si pronar tė autobusėve dhe helikopterėve tė drogės, duke e paraqitur atė si tė ardhmen evropiane tė Shqipėrisė, Berisha shkeli me kėmbė kauzėn e madhe, pėr tė cilėn shqiptarėt i kishin besuar me shumė vėshtirėsi pushtetin. Tashmė, askush nuk mund ta merrte seriozisht tek rrekej tė akuzonte kryeprokurorin, KLD-nė, apo presidentin pėr korrupsion. Ai kishte bėrė pakt me demiurgun shqiptar tė kėtij fenomeni.

    Por, vota plebishitare anti-Berishė nuk ishte vetėm pėr shkak tė antikorrupsionit.

    Njė faktor tjetėr ėshtė edhe brerja e premtimeve tė tre korrikut, kthimi gjithnjė e mė shumė i PD-sė nė forcėn e njė njeriu tė vetėm. Dy vite mė parė, shqiptarėt votuan jo vetėm pėr Berishėn, por edhe pėr faktin se ai ktheu pranė vetes tė larguarit dhe premtoi njė qeverisje me frymėn e re tė KOP-it.

    Vėrtet nga kėto lėvizje tė mėdha nė sipėrfaqe nuk ka asnjė hap mbrapa. Edhe tė rikthyerit e '92-shit edhe kopistėt janė aty. Por, me kalimin e kohės, ata u bėnė gjithnjė e mė tė heshtur, gjithnjė e mė insinjifikantė. Ata u bėnė gjithnjė e mė tė mbytyr nga pesha e rėndė e njėshit. Nė momentin qė duhej ata nuk arritėn qė tė bėheshin, ashtu sikurse kishin premtuar mė tre korrik, barriera tė abuzivizmit. Kėtė forcė frenuese nuk arriti ta ketė pėr shembull, as kopisti, Aldo Bumēi, nė betejat donkishoteske kundėr Theodhori Sollakut. Kėtė lloj force nuk arriti ta imponojė as Genc Ruli, nė drejtimin, voluntarist, politik, amatoresk qė vetė kryeministri i bėri KESH-it dhe qė pati si pasojė krizėn energjitike.

    Por, vota kundėr PD-sė nuk duhet parė vetėm si njė votė e gabimeve tė saj. Ajo ėshtė gjithashtu edhe njė votė e pamundėsisė pėr tė shpjeguar reformat. Vetė fakti qė shumė biznese ilegale u prenė, qė shumė trafiqe u ndėshkuan, qė shumė biznese u futėn nė sistem e u shndėrruan nė tė tatueshėm, ka njė kosto jo tė vogėl. Sė pari, ajo shkakton pakėnaqėsi te kėto shtresa. Sė dyti, ajo i dėmton edhe ekonomikisht njerėzit qė sillen rreth tyre. Pra, ajo ka njė kosto pėr njė shumicė tė madhe njerėzish. Ashtu si ēdo reformė progresiste ajo ka njė ēmim. Nuk ka asnjė dyshim se ato janė nga ato reforma qė e ēojnė vendin pėrpara, qė shkruajnė faqe tė reja, por ato janė tė dhimbshme elektoralisht. Pėr t`i pėrballuar ato, duhet njė fushatė e vėrtetė, propagandistike. Duhet tė vihet nė funksionim njė sistem i tėrė sqarues e propagandues. Ndėrsa PD-ja e Berisha, ndėrkohė qė kishin vendosur tė ndėrmerrnin kėto reforma, e harxhonin energjinė dhe sistemin e tyre, propagandues, me luftėn kundėr kundėrshtarit. Ndaj edhe kjo mospėrputhje e skajshme mes reformave tė rėnda dhe pambėshtetjes propagandistike tė tyre pėrbėn njė nga shkaqet e humbjes sė PD-sė.

    Pra, ashtu sikurse shihet, rezultati drastik i 18 shkurtit ishte mė shumė njė ndėshkim pėr qeverisjen 'Berisha', sesa njė votė plebishitare pėr modelin Rama.

    Ky pėrfundim bėhet gjithnjė e mė i pranueshėm, po tė kujtojmė se vota e zgjedhėsve nė kėtė ambient politik, ku askush nuk ngjall shpresė, ėshtė gjithnjė njė votė ndėshkuese, pėr tė mos lėnė qė zullumi tė trashet dhe e keqja tė degradojė. Kėshtu u votua edhe kėtė radhė. E nė kėtė pikėpamje, edhe kjo votė ishte njė leksion i mirė demokracie. Megjithėse bashkė me tė ajo polli edhe njė tjetėr anomali. Atė qė u tha nė fillim. Lindjen e njė monstre tjetėr, politike. Fituesin e padiskutueshėm tė kėtyre zgjedhjeve, Edi Ramėn, ndaj tė cilit kėtė herė u provua gjithēka. Edhe lufta, edhe shantazhi. Edhe hajdutėria, edhe lakuriqėsia. Edhe presioni, edhe tradhtia. Pas kėsaj atij askush dhe asgjė nuk ka ē'ti bėjė mė shumė. Askush nuk ka ēt'i pėrdorė, armatim mė tė rėndė. E kėtu fillon njė risk i ri, qė ka tė bėjė me mėnyrėn shqiptare tė tė bėrit politikė, me pėrdormimin e armės sė fundit, asaj mė tė rėndės, ndaj kundėrshtarit. Nė kėtė betejė politike, tė parėn reale tė jetės sė tij, Edi Rama u pėrball me kėtė. Me atė sistem absurd qė, nė rast se nuk funksionon deri nė fund, e shndėrron viktimėn e tij nė njė monstėr politike. Nė njė qenie tė pashkatėrrueshme dhe tė pandjeshme. Sepse ndaj tij nuk mund tė pėrdoret mė asgjė.

    E ky ėshtė edhe mėkati i kėsaj fushate. Sepse, gjithsesi, abuziv, i korruptuar, autoritar ose jo, Edi Rama, deri mė tani, ka qenė nga ata qė e ka matur suksesin e tij, politik pėrmes metrit tė punės. Pas kėtyre zgjedhjeve, ku gjithkush tentoi t'i bėjė shumėēka, ai ka kuptuar se kurrkush nuk ka ēe dėmton mė shumė. Ndaj metri tij pas kėsaj rrezikon tė jetė tjetėr. Ai i njeriut tė pashkatėrrueshėm. Modeli i liderit historik, qė i ėshtė thėnė gjithshka e prapė vazhdon tė mbijetojė, ndaj tė cilit ėshtė provuar ēdo gjė, ndaj nuk mėton mė as tė tregojė se ėshtė i ndryshėm. Pra, nė kėtė kuptim, kėto zgjedhje janė pėr t'u pasur frikė, sepse ato vėrtet ngritėn njė lider. Por, ndoshta brenda tij, kanė pjellė edhe njė monstėr. Natyrisht, politike.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

Faqja 5 prej 24 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 22 Mars 2009 Zgjedhjet Lokale ne Maqedoni ??
    Nga faruk_01 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 17:52
  2. Statusi perfundimtar i Kosoves - lajme, analiza, komente
    Nga ideus nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 22-06-2006, 14:25
  3. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  4. "Nano Ik", protesta sėrrisht nė Bruksel
    Nga Asteroid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •