Close
Faqja 4 prej 24 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 231
  1. #31
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    DR Rieux,nuk jane fitore te ajrit,trafikut,kaosit,rrugeve.
    Sot fituan Enveret,Ramizet,Manushet,Haredinet,Adilet,Xhelilet ,pra Xhelatet e rinj.
    Ashtu si soji i tyre edhe keta te sotmit kane organizim shembullor.
    Isha 25 dite Janari ne Shqiperi,dhe cibanet e kuq nuk i zinte gjumi.Kishin prekur nostalgjine e vjeter dhe "bastunet" e nacional-clirimtares e gdhinin mes kafeneve,si komandanti dikur kasolleve te Galigatit.
    PD solli ne Fier dhe emeroi kryetar Ferdinad Muratin,mesa me thane djale zoteri,pak kohe me pare kish lene Toronton.
    Por sa te njihej Ferdinandi me elektoratin dhe mbeshtetesit e tij,Baftjari kish kohe qe kish dale ne llogore nga lagja Liri deri tek 11 Janari.
    Ndersa PD ka ngel akoma ne Fier me militantet e 90.

    Sot nuk fitoi vetem Rama,por edhe falangat Shekullore te Kokedhimes qe tashme do behet me i florinjte.
    Se doemos haracin e mbeshtetejes se Edvin lakuriqve do ta kete te shtrenjte zoteria K K.



    Jepi Cezarit ato qe i takojne Cezarit............
    Me duket se erdhi koha qe Berisha te marre gjithcka qe i dha brishtesise se demokracise qe ne fillim-vitet e 90 e deri me sot,por ka ardhur koha e ndryshimeve,e nje ere te re per te djathtet,me ide te reja,me njerez me energji,nese nuk duan ta lene ate pjese tjeter te popullit te perjetoje ndonje 50-vjecar te ri Enverian te Edvineve,Paskaleve qe muaj me pare ne Peze ngriten dolli ne emer te tij.
    E djathta nese do te ruaje voten e 3 Korrikut duhet te punoje,te kete me teper vizion e te jete me pak dogmatike.
    Shpejt sa nuk eshte vone .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 20-02-2007 mė 23:37
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #32
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Ashtu i do mushka drute.Eshte mesuar ky popull me poshterime,me shtirje,me kurvellek,me spiunlliqe,me pislliqe.Ata qe e qine 50 vjet do ta qine edhe 50 te tjera.Perfundimisht jemi popull i marum.E kuptoj qe jane shume te gezuar ata qe jetonin ne bllok,sepse prape ne bllok jetojne,kishin nga nji benz te vjeter,sot nuk dine se sa konto bankare kane,dje i kalonin pushimet ne pika ku populli i thjeshte as nuk mund te afrohej,sot i bien botes qark sipas qefit,deri dje kamuflonin orientimet e tyre seksuale,perversitetin e tyre,veset e tyre,sot ata mund te jetojne hapur me veset e tyre,bile edhe pergezohen se duke hapur bythet do te shkojme me shpejt ne Europe.Por nuk e kuptoj per c'fare ekzaltohen turmat e shkreta?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga murik : 20-02-2007 mė 23:58

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Nje nga komunistet ketu ku banoj une me takoi dhe me tha i ngazelluar: Edi i fiton zgjedhjet edhe pa breke.......? Eshte per te qare dhe per te qeshur ne te njejten kohe. Nejse keto jane rezultatet, dhe per keto rezultate ka fajin kryesor PD. Ketu nuk behet fjale per programe apo per persona. Ketu behet fjale per te ruajtur votat dhe ketu PD deshtoi........Tani nuk na ngelet gje tjeter te shohim per nje periudhe te trete bemat e edit. E gezofshin edin qytetaret e Tiranes!..........

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    mase nuk ja vlen te shihet politikisht ēeshtja se s ja vlen,politika ktu s vlen pervec si fasade
    mase me teper e me objektivisht duhet pare se kush qe me i shkathti me i shpejti..duhen pare si ndeshje sportive kto lloj spektaklesh
    nje gje esht e sigurte se vezen e kuqe s e ben askush...as pula jo...

  5. #35
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar mė parė nga kolombi
    Sot fituan Enveret,Ramizet,Manushet,Haredinet,Adilet,Xhelilet ,pra Xhelatet e rinj.
    Ashtu si soji i tyre edhe keta te sotmit kane organizim shembullor.
    Harron dhe flet me mllef kundėr njė populli tė tėrė i cili votoi atė qė ju duk mė i pėrshtatshėm sesa errėsira, papunėsia, klanet familjare... kėtė ditė populli votoi atė qė e meritoi votėn dhe jo mashtrimin, klanet mafioze tė organizuara nga All-Lamb-i dhe atyre qė na servirėn All-Lamb-in pėr tė ndershėm.
    Nuk mundesh as ti dhe askush tjetėr tė hedhė poshtė verdiktin e popullit, sepse ai ėshtė vėshtruesi dhe ekzekutori mė i mirė i "politikanėve" tanė.
    Gabohesh kur thua se ky popull votoi, Enveret, Ramizet, Manushet, Haredinet, Adilet, Xhelilet, sepse po tė ishte kėshtu, shėrbėtori i tyre i pėrulur Berishnikov, do ishte duke pėllitur nėpėr TV pėr fitoren e madhe tė PD-sė dhe besimit tė "madh" qė ka populli shqiptar tek e ardhmja e udhėhequr nga PD-ja.


    E djathta nese do te ruaje voten e 3 Korrikut duhet te punoje,te kete me teper vizion e te jete me pak dogmatike.
    Shpejt sa nuk eshte vone .
    Vota e 3 Korrikut, duket qartė sa e "vėrtetė" ka qenė dhe sa "padrejtėsisht" u shtynė numėrimet e votave atėhere, pėr tė fituar vetėm 1 deputet mė shumė se kundėrshtari dhe ja arritėt me Lefter Xhuvelin... por njerzia atij Xhuvelkės ja dhanė votėn pėr krahun e majtė dhe jo pėr Berishnikovin.
    Vota e 3 Korrikut AUTOMATIKISHT ka rėnė dhe sė shpejti me hir apo pa hir Berishnikovin jo vetėm nuk do ta kemi mė kryeministėr, por as ju nuk do ta keni mė kryetar partie, sepse ju ēoi dita ditės "pėr fitore" dėshtake duke ju bėrė njė parti me vulė tė humbur, pa formė dhe horizont.
    Pra qajeni votėn e 3 korrikut... e keni humbur edhe atė sepse harta politike shqiptare, votat e popullit, krijuan konfigurim tė ri MBI hartėn e vjetėr e tė mballosur tė Berishnikovit.
    Ngushėllimet e mia pėr humbjen e thellė.

  6. #36
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Kush fitoi ne Tirane ? Arturo UI ? Ehh...po...doemos !

    Humdinger, e ke pa teatrin? Si s'i ka lene gje ai, he? (lol)
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    shqiptaret kan ren pre e parrullave dhe e llafollogjise boshe

    e majta qe esht derivat i se djathtes se kalbezuar e ka arsye e edhe merita qe te jete

    ktu me sa duket ashush s e di se c esht historikisht e ne thelb e majt e djatht ose e di dhe ka humbur fillin

    verdikti i pop. deshmoi se me teper vleka nje liberal modertrn ne katror se nje namuzqar koti e ashtu qofte

  8. #38
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    PD do humbi vazhdimisht nqs kerkon ta marre pushtetin ne emer te konfliktit. Te gjithe e pame Berishen ne parlament tek uleriste se ai i hoqi ata te PS nga pushteti ashtu si hodhi baballaret e tyre. Inat adoleshenti. Duket sikur PD e merr pushtetin per inat te opozites jo sepse kane ide apo strategji zhvillimi. Me tej fryma e konfliktit per gjithcka e ka shkaterruar dhe lodhur ate shoqeri, e ka vene ne ankth, ne frike ne pasiguri. Vete Berisha eshte misherimi i kesaj fryme tek flet per gjak, per vrases, per kriminele, ulerima e cjerrje qe nuk premtojne zgjidhje problemesh me paqe dhedialog. Prish Zogun e Zi, prish projekte si ai i Trenit Tirane Durres, anullo privatizime, shty pa fund investime si depozitat e naftes ne Vlore, ate te autostrades Levan Tepelene, kundershto investime si fshati turistik i Kakomese, TECi ne Vlore(edhe pse tashme eshte pranuar). Shqiptaret duan paqe dhe politika e PD nuk e reflekton kete. Ka 15 vjet qe mendohet dhe sillet keshtu, shiko si zihen komisioneret, si rrihen, shiko si flasin shqiptaret - fut ne burg kete e vare ate tjetrin, ky eshte kelysh koministi, ai eshte vrases, ky tjetri kriminel, - te gjitha keto per pasione politike. Po i the opozitarit kriminel e vrases i ke thene jo paqes sociale dhe dialogut politik ne vend. Emigrantet shikojne nga jashte kete ambient frike dhe mallkojne ate vend, eshte shume i pasigurte per tu kthyer. Investitoret shikojne sesi u mohoen kontratat e meparshme partnereve te tyre dhe ikin, as qe shikojne nga Shqiperia. Ata kerkojne qe shqiptaret te mrren vesh me njeri tjetrin ne fillim e pastaj me ta. Frike, ankth, konflikt kudo qe shkon. Edi lakuriq, Edi pervert, mallkuar qofte Edi, a thua se Edi i ka vrare farefisin. Askush nuk flet per planet e zhvillimi te Tiranes te Edit apo Olldashit, por allatet e Edit nuk u hiqen nga goje. Ndoshta Edi lakuriq u kercenon burrerine......

  9. #39
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    Shekulli eshte gazeta e miliarderit te pare shqiptar Koco kokdhimes i cili beri miliarda fillimisht me piramiden e pare qe beri me ajdin sejdine me bekimin e Ramiz Alise e Fatos Nanos.. e pastaj kollofiti gjysmen e shqiperise..

    Vlor caushi..

    Cte ardhme sillni ju more..
    E pa Vlora mire cfar i solli PS-ja..
    vetem nga ju Caushet jan nja tre varre djemsh.. ne varrezat e dhjetfishuara nga kallashi zabitoist.. e pa nena e atij nipit te Mezanit se cfar solli mezani me shoket nga tirana..
    i veshet me te zeza mijra nena..po ato te ngratat skan goje te flasin se e ke ti Kompjuterin me Zejnepen..

    Ju sillni ate qe sollet ne fshatrat e Vlores qe me 1942.. pyet gjyshin se te tregon.. duke hapur luften vllavrasese.. dhe e vazhduat 50 vjet e pastaj e katranoset ne 97-ten e ne vazhdim.. e kushedi kur mbaron..

    18 shkurti eshte dit Zije..
    Vetem zi do shikojne shqiptaret nga fitorja e vampireve..
    Kshu i do mushka drute.
    Ska shoqeri njerezore me te marre edhe injorante si shqiperia.

    Te shkojne te bejne hajer tani qytetaret e thjeshte legjitim.

    E gezofshi edvin ramen.

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet nė Bllog
    22
    Albo si gjithemone komentet i bene aq sa shikon me ate syrin tend berishjan. Ku shikon qe te del ashtu? Apo shiko mitingjet e Berishes ne mbyllje te fushates? Hapi syte eshte 20 shkurt dhe eshte votuar dhe ka rezultate.
    Kur ka fituar Edvin Rama dhe PS ne zgjedhje, perse nuk dalin te festojne? Ne fakt, une do te habitesha nese PD do te fitonte ne Tirane, Durres, Elbasan, Fieri, qytete ne te cilat para 2005 lulezonte ekonomia e krimit e korrupsionit. Aldo Baret, Lulzim Berisha, Doklet dhe trafikantet e droges se Fierit e Elbasanit qe qeveria e Berishes ka hedhur pas hekurave sot, ne nje dekade pushteti socialist nuk ngriten vetem nje pasuri per veten e tyre, ngriten nje biznes kriminal qe ushqente ekonomite lokale dhe prej se ciles perfitonin ne menyre direkte apo indirekte qindra familje.

    Fitorja e socialisteve ne keto qytete te medha dhe fitorja e demokrateve ne komunat dhe bashkite e vogla rreth tyre, deshmon se sa e forte eshte ende pushteti i mafies krimnalo-politike ne Shqiperi. Prandaj, Berisha jo vetem qe beri gabim qe emeroi Olldashin ne kete fushate, por ai as nuk duhet te mendoje se Shqiperia eshte cliruar nga kthetrat e mafies. Ka ende shume pune qe qeveria e tij duhet te beje ne kete drejtim qe te cliroje vendin njehere e pergjithmone nga pushteti i mafies politike.

    Une uroj qe ata te PD-se te mos kene mendjen si ky me siper. Tirana me diference te ngushte votash? Lajmet e fundit flasin per 19000 vota perparesi te Rames. Qe kur +12% eshte diference e ngushte? Qe kur fitoret ne Tepelene, Ballsh dhe Permet barazpeshojne humbjet ne Tirane, Durres, Elbasan, Gjirokaster, Lezhe, Shijak, Lushnje (ketu ke zgjedhje kuvendore pas 2.5 javesh) qe ta quash gjithcka si barazim?
    1. Ne zgjedhjet lokale perqindjet qe fitojne kandidatet ne zgjedhje eshte merite 80% e kandidateve dhe 20% e partive qe i mbeshtesin. Nje nga risite e ketyre zgjedhjeve eshte suksesi i kandidateve te pavarur pa asnje mbeshtetje politike.

    2. Ne do te kerkosh te heqesh nje paralele midis mbeshtetjes qe gezojne partite politike ne nje zone te caktuar elektorale duke perdorur te dhenat e zgjedhjeve te sapobera lokale, mund te perdoresh ose numrin e vendeve e keshilltareve te fituara ne ate zone, ose perqindjen e votave ne rang qarku apo kombetar. Por nuk mund te nxjerresh konkluzione se meqenese Tirana votoi per Edvin Ramen pardje do te votoje per socialistet perseri kur te mbahen zgjedhjet parlamentare. Eshte njesoj si te krahasosh mollet me dardhet e te thuash qe jane e njejta frute.

    3. 20 000 vota diference ne nje kryeqytet qe mendohet se strehon 1 milion banore eshte nje pike ne nje kove me uje. Pa harruar qe pervec Vlores e Lezhes, rezultati ka qene i ngushte ne bashkite e tjera ku kane fituar socialistet. Dhe sic e thashe me lart, me ate sy qe shoh une situaten, cudia per mua nuk eshte qe ne qytetet e medha fituan te majtet, cudia per mua eshte qe demokratet fituan mbase me shume vota ne jug te vendit se ne gjithe historine e pluralizmit politik te ketyre 16 vjeteve.

    PD duhet te reflektoje per shume gjera por une jam kurioz te dija se cfare ndikimi pati ne votim heshtja e Olldashit ndaj akuzave te Shekullit apo publikimi i fotografive lakuriq te Rames. Ndersa Berisha duhet te reflektoje a ja vlente ta kthente nje gare ne thelb lokale ne nje beteje per "jeta a vdekje".
    PD beri disa gabime ne kete fushate dhe dy gabimet kryesore ishin: a) mbivleresimi i zgjedhjeve lokale b) anashkalimi i objektivave qeverisese per hir te perllogaritjeve politike. Zgjedhjet lokale jane zgjedhje lokale. Prandaj nuk ishte nevoja qe kryeministri i vendit te bente fushate ne gjithe Shqiperine, nuk ishte nevoja qe Berisha te largonte ministrin me te suksesshem te kabinetit te tij per nje fushate lokale, nuk ishte nevoja qe te personalizohej nje fushate e tere elektorale me kreun aktual te socialisteve ne Tirane.

    Ne aspektin e politikave qeverisese, e rendesishme per Shqiperine nuk eshte se kush eshte ne krye te nje bashkie apo te nje komune, por se kush eshte ne krye te qeverise, kush po i jep zgjidhje problemit te prones, problemit te legalizimeve, problemit te droges, problemit te korrupsionit, problemit te krimit te organizuar, problemit te furnizimit me uje dhe energji elektrike.

    Nese kryeministri i vendit do ti kish rezistuar sic duhet tundimit te triumfeve politike per hir te nje qeverisje te forte dhe konseguente, ai nuk do te humbiste aq kohe dhe energji sa humbi me fushaten elektorale lokale. Shqiperia ka probleme shume here me te rendesishme se sa politika lokale e bashkive dhe komunave. Pushteti lokal eshte bishti i kalit ne qeverisjen e vendit.

    Sokol Olldashi e ka vendin ne kabinetin qeveritar e jo ne pushtetin lokal. Kandidatura demokrate me shanset me te medha per te fituar ne Tirane eshte ajo e Bamir Topit, i cili me sa duket i ka vene syrin postit te presidentit te vendit.

    Pervec zhgenjimit ne Korce dhe Elbasan, PD nuk ka humbur ndonje bashki tjeter, pasi bashkite e tjera ishin ne duart e socialisteve ne mandatin e kaluar. Po ta shikosh me syrin e dinamikes se votes, PD ka shume per te festuar ne keto zgjedhje, elektorati i saj shtrihet sot nga njeri cep i Shqiperise ne cepin tjeter dhe zgjedhes qe asnjehere ne keto 16 vjet nuk kishin votuar per nje kandidat te saj, kane votuar per te.

    Albo

Faqja 4 prej 24 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 22 Mars 2009 Zgjedhjet Lokale ne Maqedoni ??
    Nga faruk_01 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 17:52
  2. Statusi perfundimtar i Kosoves - lajme, analiza, komente
    Nga ideus nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 22-06-2006, 14:25
  3. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  4. "Nano Ik", protesta sėrrisht nė Bruksel
    Nga Asteroid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •